Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Gjuhësi / Politikë

ANIJA E TESEUT

I ashtuquajturi paradoks i anijes së Teseut lidhet me historinë e mëposhtme, të rrëfyer nga Plutarku:

Anija me të cilën Teseu dhe të rinjtë e Athinës u kthyen prej Krete kishte tridhjetë rema, dhe u ruajt prej Athinasve deri në kohën e Demetrius Falereus-it, duke ia hequr dërrasat e vjetra kur i kalbeshin, e duke i zëvendësuar me dërrasa të reja, më të forta, deri në atë pikë sa anija erdhi e u shndërrua, për filozofët, në një shembull të gjallë të problemit logjik të gjërave që rriten; pse njëra palë ngulte këmbë se anija kishte mbetur e njëjta, ndërsa pala tjetër pretendonte të kundërtën.

Paradoksi pra mund të formulohet kështu: nëse anija zëvendësohet e gjitha, pjesë pas pjese, a mbetet e njëjtë me anijen origjinale?

Ky paradoks ka të bëjë me probleme të njëjtësisë e të identitetit, sikurse ka të bëjë me marrëdhëniet midis emrit dhe sendit ose dukurisë së cilës i referohet emri.

Saussure, që është themeluesi i strukturalizmit në gjuhësi, sjell shembullin tjetër të trenit Gjenevë-Paris të orës 8:45. Edhe pse treni që niset sot nuk është fizikisht i njëjtë me trenin që u nis dje, përsëri është “i njëjti” tren, thotë Saussure.

Nuk dua të hyj këtu në diskutimin filozofik të ideve të njëjtësisë dhe të identitetit. Por marrëdhëniet midis emrit dhe sendit, të ndërmjetësuara siç janë prej kuptimit, ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhëniet që vendosim me sendet.

Koralja e simfonisë së 9-të të Beethoven-it ekziston në partiturë, në një shfaqje të orkestrës filarmonike të Berlinit, si himn i lëvizjes sandiniste në Nikaragua, ose si këngë e përdorur për të qetësuar tigrin në filmin “Help” të Beatles.

Qëndrueshmëria e emrit ushqen iluzionin e qëndrueshmërisë së konceptit, dhe për rrjedhim edhe të sendit përkatës.

Në diskutimet e zjarrta për të përcaktuar thelbin e identitetit shqiptar, prirja është për ta shtrirë këtë deri në kufijtë jo të logjikës, por të imagjinatës; në kohë dhe në hapësirë. Megjithatë, kur një bashkatdhetar kryen një krim të shëmtuar, menjëherë do të ngrihen të zakonshmit, për të deklaruar se ky “vetëm shqiptar nuk mund të jetë”.

Analfabetët zakonisht përkufizohen si ata që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë; por një person me shkollë që as shkruan as lexon prej vitesh, do të fyhej menjëherë po ta quanin analfabet…

Qeveria shqiptare nuk arrin dot ta kryejë regjistrimin e popullsisë, sepse është e zënë me punë të tjera. Prandaj, kur vjen puna për të diskutuar një çështje aq kritike sa përkatësia fetare e qytetarëve, u drejtohet, pa iu dredhur qerpiku, statistikave të vitit 1938, për ta nxjerrë Shqipërinë si vend “me shumicë myslimane”. Në të vërtetë, duhej thënë: “vend i cili në vitin 1938 rezultonte me shumicë myslimane”. Këtë nuk e them për të kundërshtuar që myslimanët mund ta kenë ruajtur shumicën; por vetëm për të theksuar se 70 vjet të rrëmujshme nuk mund të injorohen. Ka myslimanë që nuk besojnë më; ka që thonë jemi myslimanë por e hamë mishin e derrit dhe nuk falemi; ka të tjerë që janë pagëzuar e janë bërë të krishterë; sikurse ka edhe të krishterë që kanë përqafuar Islamin… prandaj duhet bërë ai i bekuar regjistrim, që të qetësohen edhe enciklopeditë e botës një herë e mirë.

Përsëri thuhet: Shqipëria është vend i vogël, po t’u besojmë distancave metrike midis dy pikave, ose kilometrave rrugorë. Po kujt i hyjnë në punë distancat metrike dhe gurët kilometrikë (përveç topografëve)? Kur ti ke ndërmend të marrësh autobusin në Tiranë për të shkuar në Peshkopi, nuk të interesojnë aq kilometrat që do të përshkosh, sesa orët që do të të duhen për të arritur në destinacion. Nga pikëpamja praktike, distanca Tiranë-Peshkopi është më e madhe se, të themi, Paris-Londër.

Ndonjë ditë dikush do të arrijë të krijojë një hartë ku distancat të maten me orë, jo me centimetra – dhe le të dalë kush të thotë, atëherë, se Shqipëria është e vogël.

Gjuhën zakonisht e përkufizojnë si vegël komunikimi, por në të shumtën e rasteve, jemi ne folësit që flitemi prej gjuhës. Të marrim fjalën “parti”, së cilës kujtojmë se ia dimë kuptimin dhe përdorimin, në katër shembujt e mëposhtëm, të cilët u referohen partive në Shqipëri:

  1. Partia e Punës
  2. Partia Socialiste
  3. Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut
  4. Partia Konservatore

Tani, kush e njeh sado pak historinë e lëvizjeve politike në Shqipërinë e këtyre 50 vjetëve të fundit, do të bjerë dakord me mua se PPSH nuk ishte parti, por kastë pushtetare; sepse partisë me përkufizim duhet t’i kundërvihen parti të tjera; PBDNJ është, në thelb, transfigurim i një organizate që mbron të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri; të cilën ta quash “parti” don të thotë që grekët etnikë atje kanë të njëjtat qëndrime politike, çka unë nuk e besoj shumë; përkundrazi, Partia Konservatore është e regjistruar si “parti”, por nuk dihet nëse ekziston apo jo, jashtë dokumenteve zyrtare. Më në fund, Partia Socialiste kurrë nuk e ka denoncuar të kaluarën e vet të frikshme, as faktin që është vazhdim i pandërprerë i PPSH; por natyra e saj ndërroi rrënjësisht që me lindjen e Partisë Demokratike, dhe vendosjen e pluralizmit partiak në Shqipëri.

Përsëri duhet të kujtojmë trenin Gjenevë-Paris të orës 8:45 të Saussure-it; rëndësi ka që ta dallojmë këtë tren nga ai i orës 9:45, jo të dimë numrin serial të lokomotivës, ose emrin e makinistit.

Nga ana tjetër, është vetë shqipja që na detyron t’i quajmë “parti” të gjitha organizatat e mësipërme, dhe emri i përbashkët ndihmon për t’i turbulluar ujërat, meqë “partisë” i njihen të drejta, funksione dhe detyra të caktuara në kushtetutë.

Ose të marrim një tjetër koncept politik kyç: demokracinë. Si kriter i domosdoshëm (por jo i mjaftueshëm) për të pasur demokraci vlerësohen zgjedhjet e lira, nga populli mbarë, të përfaqësuesve të vet në parlament. Pas fiaskos së përpjekjeve amerikane për të vendosur demokracinë në Irak, shumë analistë kanë pyetur nëse demokracia mund të eksportohet; sidomos nëse mund të eksportohet në një shoqëri tribaliste, si ajo irakenia.

Mua kjo më ka bërë të mendoj për zgjedhjet në provincën shqiptare, sidomos në fshat. Të marrim një fshat hipotetik, të dominuar nga dy fise: Xhafzotajt dhe Xhafhysajt. Unë kam frikë se, nëse Xhafzotajt janë më të shumtë se Xhafhysajt, zgjedhjet atje do t’i fitojë gjithnjë kandidati i përkrahur prej Xhafzotajve, i cili, pas gjase, do të jetë edhe vetë Xhafzotaj. Zgjedhjet e lira, në këtë fshat, instaurojnë një sistem që nuk është aq demokratik, sesa demografik; meqë zgjedhësit do t’u përmbahen vijave fisnore. E vetmja shpresë për Xhafhysajt është të bëjnë e të bëjnë fëmijë…

Shembulli im është i sajuar, por gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri ka ndodhur shumë shpesh që ndarja midis atyre që bëheshin me Ballin dhe të tjerëve që bëheshin me Lëvizjen, ndiqte kufijtë e fshatrave, të fiseve e të familjeve të zgjeruara.

Pyes: a është demokraci ajo ku fitojnë gjithnjë Xhafzotajt? Zgjedhjet demokratike, ashtu siç janë zbatuar në Shqipëri, mbështeten mbi votën e lirë të individëve, por në një fshat të ndarë mes dy fisesh, individët, në të vërtetë, janë vetëm dy. Individit, në kuptimin liberal-perëndimor, i përgjigjet fisi, si grup njerëzish politikisht të njësuar.

Përgjigjem: nuk është demokraci, por e quajmë ashtu pjesërisht sepse tingëllon mirë, pjesërisht sepse nuk kemi fjalë tjetër.

Ngushëllimi i vetëm: edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, po të gjykosh nga milionat e dollarëve që u duhen kandidatëve për t’i përballuar shpenzimet e fushatave elektorale, vështirë të quhen demokratike; meqë shumë nga ato miliona përfundojnë në reklama televizive e në forma të tjera reklamimi në mediat, të cilat kanë të bëjnë me publikun si të tillë, jo me zgjedhësit.

Paradoks tjetër: në SHBA demokracia është realitet i gjallë e i prekshëm në nivelin lokal, ose komunitar; përkundrazi, në Shqipëri, është tribalizmi lokal ai që e përçudnon nocionin. Në SHBA janë korporatat që kërkojnë t’u uzurpojnë të drejtat individëve, në Shqipëri janë fiset, klanet, lidhjet e gjakut.

Megjithatë fjala mbetet e njëjtë si atje si këtu: demokraci; dhe shumë njerëz gënjehen e kujtojnë se është fjala për të njëjtin koncept, në kohë dhe në hapësirë; duke filluar që nga demokracia e Athinës së Teseut.

41 Komente

  1. Ne akoma nuk e dime me saktesi se pervec emrit demokraci si ka funksionuar ajo ne ate kohe qe u fut ne sistem dhe nese njerzit ishin te kenaqur me te. Mbase nuk kishin sistem me te mire. Ajo, demokracia, pati nje zhdukje gati dymije vjecare dhe kur u fut perseri kush e di se sa “gozhde e derrasa” i jane hequr dhe i jane shturar qe atehere. Tamam pune anijeje.

    Kjo eshte aq e vertete sa sot per fatet e demokracise vendoset nga pleqesia e fshatrave ne Xhafzotaj dhe Des Moines se si i vete halli vendit per kater vite qe do vijne. Pra ne vend qe te kemi shpalosje planesh te partive kemi premtime boshe te pa mbajtshme nga te gjithe garuesit per te qene i pari i vendit. Per shembull. Asnje nga kandidatet demokrat per president ne SHBA nuk perthyhet qarte ne problemin e kthimit te trupave ne shtepi duke vendosur nje date te percaktuar. Dhe te luaje kete karte deri ne zgjedhjen President ashtu si beri Spanja dhe ku e di une kush tjter. Pra fitoren e tij/saj ta mbeshtese ne nje ceshtje kaq te madhe per te cilen ka nje mbeshtetje gati 100% te zgjedhesve. Arsyeja eshte e thjeshte. Sa here qe ne kongres apo senat eshte votuar per luften ne Irak eshte gjendur nje gjashteshe nga Fatosi per te hedhur poshte ate qe ka kerkuar shumica.

    Lexova diku se Putin ka dale me idene e “sovreign demokracy” duke i thene Perendimit dhe SHBA-se “just live us alone”.

    Ambulant Vender

  2. Sistemi politik amerikan vuan nga një kontradiktë midis kushtetutës nga njëra anë, dhe rritjes së ndikimit të korporatave në jetën politike të vendit nga ana tjetër. Krijuesit e kombit amerikan vërtet i dhanë botës një dokument vlera e të cilit mbetet e paçmuar edhe sot e kësaj dite, së bashku me filozofinë politike përkatëse; por nuk mund ta parashikonin dot as zëvendësimin e sipërmarrjes private me korporatizmin, as zëvendësimin e komunikimit të drejtpërdrejtë mes njerëzve me komunikimin e tërthortë nëpërmjet mass mediave. Ajo që amerikanët vazhdojnë ta quajnë “demokraci” dhe t’ia ofrojnë botës si model, është në të vërtetë një spektakël i kontrolluar në masë të madhe nga investimet shumëmilionëshe të korporatave të mëdha në mediat. Nëse vetë procesi i votës i ruan disa tradita të mirëfillta demokratike, procesi që i paraprin votës tashmë ka degraduar në një reklamë të thjeshtuar për publikun televiziv, ku kandidatët akuzojnë njëri-tjetrin për idiotësira, teksa shqetësimet themelore të këtij vendi – si lufta e kotë dhe e kushtueshme në Irak, kriza e sistemit shëndetësor (me 47 milion qytetarë amerikanë të pasiguruar), sigurimet shoqërore, dollari i dobët, vartësia energjitike nga nafta – mbeten pa u prekur. Për këtë arsye, unë nuk besoj se SHBA ka shumë arsye t’i tregojë Rusisë së Putinit se çfarë duhet të bëjë për ta forcuar “demokracinë”; aq më tepër që ndikimi amerikan mbi politikën ruse në kohën e Jelcinit pati pasoja katastrofike për Rusinë vetë, dhe këtë rusët nuk kanë arsye ta harrojnë. Nga ana tjetër, siç pata rast ta thoja tashmë, amerikanët kanë traditë të fortë demokratike në nivel lokal ose komunitar, çka jep shpresë se përpjekjet për ta korrigjuar helmimin e jetës publike nga korporatat do të vazhdojnë; sikurse e kanë edhe instinktin demokratik, sado të topitur nga droga mediatike. Interneti jep disa shpresa në këtë drejtim, sidomos po të gjykohet nga zhvillimet e viteve të fundit, të cilat kanë zbuluar korrupsionin e thellë të mass mediave tradicionale nga grupet e interesave, lobet e fuqishme në Washington DC dhe korporatat vetë. Mua më tërheq shumë, në këtë aspekt, mesazhi politik i Ron Paul, i cili ende nuk ka humbur shanset, me gjithë bojkotimin që po i bëjnë mass mediat tradicionale. Ndoshta pas zgjedhjeve të vitit 2008, administrata e re amerikane do ta kuptojë më në fund se sistemi demokratik nuk mund t’i ofrohet botës mbarë si recetë magjike për zhvillim dhe mbrothësi; dhe se të drejtat e njeriut janë më të rëndësishme sesa vota e lirë universale, e cila shpesh sjell në fuqi populistë të regjur, si Chavez-i ose miku i tij, Ahmadinexhadi i Iranit; aq më tepër kur, në shumë raste, demokraci përkthehet si hapje e tregjeve për plaçkitës të ndryshëm, të shumë flamurëve, të cilët i maskojnë hajdutëritë e tyre si gjoja “deregulation” ose “free enterprise”. Vitet e fundit, në botën mbarë, kanë treguar se shumë vende në zhvillim nuk kanë nevojë për zgjedhje, por për stabilitet. Stabiliteti ndihmon formimin e klasës së mesme, klasa e mesme bën presion për zgjerim të të drejtave të njeriut, e kjo vetvetiu do të shpjerë në demokratizim. Tha.

  3. Xhaje, në SHBA (dhe me siguri në shumë vende të tjera), korporata ka fituar statusin “person”. Ndonëse nuk ka aftësi mendore apo morale. Por nuk mund ta dënosh një korporatë me burgim ku thyen ligjin. Ka kaluar në më pak të drejta dhe privilegje se një person, në më shumë.

  4. Me kete te fundit me pelqeve shume Xhaxha.

    Pra ne keto dite qe jetojme shohim nje deformim te demokracise per sa kohe fjala e “sovranit” duhet vetem per diten e zgjedhjeve dhe me pas i kthehet kurrizi dhe nuk i degjohet me fjala sikur te mos ekzistoje me fare. Edhe kur imazhi dhe ecuria e qeverise shenon treguesit me te dobet, gjithnje sipas sondazheve, nuk ka burre nene qe ta beje ate te ktheje rruge dhe as mos te shkoje ne mend per nje doreheqje dhe zgjedhje te parakohshme. Po flas gjithnje ne parim per sistemin demokratik sot ne bote. Kuptohet me disa perjashtime shume rralla. Japonia. Ne kohera te vjetra sistemi demokratik italjan shahej per 46 qeveri ne 41 vjet por te them te drejtem ishte shume here me mire ashtu sepse ata ndryshoni vetem nje ose dy ministra dhe nuk permbysnin gjithe administraten si behet sot ne Amerike e Shqiperi qe nderrojne deri edhe rojet te dera si “kundershtaret” tane.

    Perseri dua te kthehem te Anija e Teseut. Pa hyre ne hollesira, sot fjala “demokraci” ka te beje thjesht vetem hedhjen e votes ne kutine e votimit sepse me pas cdo gje do te ndjeke rrugen qe percaktojne te tjeret. Pra shprehu lirshem se me pas punet do te ndjekin rrjedhen qe eshte percaktuar: fitime maksimale per ata qe derdhen parate ne fushate.

    Me siper i kushtoje nje vend te vecante politikes aktuale amerikane. Nuk jam krej dakord me ty kur thua:

    “Nëse vetë procesi i votës i ruan disa tradita të mirëfillta demokratike, procesi që i paraprin votës tashmë ka degraduar në një reklamë të thjeshtuar……”

    Perse Iowa dhe New Hampshire rezervojne te drejten per te zgjedhur kandidiatet demokrate dhe republikane per president dhe jo shtete te tjera ku grupet racore dhe etnike perfaqesojne me mire perberjen e popullates ne vend?

    Perse vota e presidentit ne 12 Nentor duhet qe te matet me dy tregues: vota e drejtperdrejt dhe kolegji elektoral? Keto nuk jane pyetjete te mijat. Mjafton e drejperdrejta.

    Nuk duken si shume demokratike dhe ca me pak te mirefillta. Tha Putin ne intervisten me TIME Magazine dhene Adi Agnius, zevendes kryeredaktor. Gjuha kocka nuk ka dhe kocka thyen.

    Puna e vetos se Presidentit eshte tjeter gje dhe shume e holle per tu kuptuar por jo detyrimisht e drejte.

    Keshtu eshte kur ke rroba te dala mode ne dyqan dhe jo vetem nuk i shet dot me por edhe ti falesh nuk i hyn kujt ne pune. Demode.

    Thone te gjithe.

  5. Me perjashtim te Amerikes vendet e te tjera neper bote nuk jane perpjekur qe ta eksportojne demokracine. Edhe Amerika e ka bere ate jo se i eshte hapur barku qe ti shohe vendet e tjera me demokraci por i eshte dashur per te ngritur dhe ngulur rregjime qe ti trajtoje me pas ato vende si kopshti pas shtepise.

    Sot kush me shume e kush me pak e ka nje kushtetute ku ka jane hedhur themelet e shtetit demokratik. Mirepo veshtiresia fillon me zbatimin e saj dhe puna ngaterohet me pushtet e tjera, kryesisht me gjyqesorin.

    Pervec atyre qe u permenden nga nderhyrjet me siper, ne Amerike nje ngaterese tjeter disi intirguese eshte ajo e perzierjes se fese me politiken dhe si rrjedhim me parimet baze te demokracise. Pastori Billi Graham ka dhene bekimin e kishes dhe ishte mik direkt i plot shtate persidenteve amerikane. Shumave prej qindra dhe mijera besimtareve qe mbushnin shkallet e stadiumeve qe te degjonin gospel-in e tij ai ju drejtohej qe Niksoni eshte njeriu i zgjedhur nga Zoti qe te jete peresidenti i ri i Amerikes. Dhe cudia me e madhe eshte (aspak per mua) qe te gjitha ata qe u mbeshteten nga ai (endorsment) dolen presidente te Amerikes.

    Kete pune sot vazhdon ta beje i biri i Bill-it dhe nje djale tjeter i ri te cilit ne kete moment nuk ja mbaj dot mend emrin por qe kujt do ti bjere rradha ta shohe do me jape te drejte qe i ngjet Robert Papes. Ky i fundit duket se ka me shume njerez rreth grigjes se tij. Po te mbeshtese Rudi Giuliani-n me siguri aty do jete edhe fundi i terrorizmit fondamentalist ne bote.

    Gezuar Vitin e Ri.

    MB

  6. Demokracia Amerikane nuk eshte nje sistem i pavarur, por funksionon e bazuar teresisht ne dy struktura mbeshtetese; tregu dhe komponenti shoqeror (gje qe edhe ne shqiptaret kemi filluar ta kuptojme ne vete sistemin tone). Pra demokracia ne Amerike deri me tash nuk eshte pare asnjehere si e shkeputur nga tregu, dhe ka qene gjithe kohen e drejtuar nga white protestant males. Te flasesh per ndikim negativ te korporatave dhe kishes ne demokracine Amerikane tregon qe nuk e njeh ate. Lobingu ka qene i ligjeruar ne US ne krye te heres, dhe po ashtu ‘In God We Trust’ nuk eshte nje dekor i rastesishem i monedhes amerikane. Demokracia ne baze ngjan si dy pika uji me aktivizmin fetar protestant.
    Por kjo nuk do te thote qe US nuk ndodhet prball nje situate te sforcuar qe ndoshta do t’i duhet te zgjedhi midis nje gruaje, nje zezaku, ose nje te pavaruri si Bloomberg per presidentin e ardhshem. Dhe kjo e fundit u be e mundur vetem nga inkompetenca e nje presidenti si G.W.Bush qe e tronditi sistemin aq shume sa qe eshte vene teresisht ne pikpyetje.

  7. Une nuk mar persiper per te gjykuar nese eshte pozitive apo negative ndikimi i tregut dhe fese ne politike o ujk i zi. Ajo qe dua te them une eshte qe demokracia per popullin e thjeshte qe ka shume fe’, rraca dhe halle rendesi ka qe ne shprehjen e vullnetit te tij te mos fuse hundet feja sepse ideologjizohen ceshtjet dhe ca me keq shperqendrohet shenjestra nga hallet e verteta qe i tha Xhaxhai me siper. Partite shpalosin programet dhe ne baze te drejtimit (majtas, djathtas) ato mbeshtesin ceshtjet qe feja i shan ose i perkrah si p.sh. martesat e te njejtit seks, abortit, ejt,. Kaq.

    Kam edhe nje tjeter. Une kam bindje te pa lekundur se asnje nga ata mjeranet e zinj qe kishin mbushur shkallet e stadiumit para dy javesh me rastin e perkrahjes qe Oprah Winfrey dha per Barak Obama-n ishte aty per Obama-n. Te gjithe kishin shkuar per te pare “live” Oprah-n milionere te bere nga shitja e reklamave televizive ne kohen e daljes se saj ne show. Dhe te gjithe xhiron e mallarave ne reklama e bejne te zinjte fukarenj pas pune. Ja arsyeja (pozitive ose negative) pse tregu dhe feja nuk duhet te fuse hundet ne punet e zgjedhjeve.

    Dhe me tutje bie me kembet e tua brenda kur thua se politika e vendit me demokracine me te kulluar e qe duhet te marin shembull gjithe bota eshte e drejtuar nga white protestant males. Shume keq. Shoqeria e tyre eshte shume racore dhe etnike pra duhet te respektohen qe te gjithe duke i perfshire te gjithe.

    Perseri fajin nuk e ka as gruaja as i ziu as G. W. Bush-i as Bloomberg-u por ata qe vene ne kuti dhe ju hedhin voten atyre.

    Me te keqin ose e zgjedh me doren tende ose ta japin me zor te tjeret. Tek e fundit te gjithe njelloj jane.

    MB

  8. Ujk i zi, unë fola për një kontradiktë midis kushtetutës amerikane, dhe realitetit të sotëm të demokracisë në SHBA, i cili dominohet nga korporatat dhe nga mediat. Natyrisht, në kohën kur u hartua kushtetuta, korporatat nuk ekzistonin, dhe tregu shihej si vend gjeometrik i sipërmarrjes së lirë; prandaj edhe kontradikta. Problemi mund të formulohet edhe kështu: a mund të ketë vërtet demokraci në një vend gati 300 milionësh, të përfshirë në gjithfarë luftrash anembanë botës? Unë kësaj pyetjeje do t’i përgjigjesha: vetëm në nivelin lokal. Demokracia në nivelin federal është më shumë spektakël për turmat.
    Në këtë mes, ndoshta ia vlen të ndalem një çast edhe në degradimin që i bën tregu i sotëm atij tipari themelor të demokracisë pjesëmarrëse (participative) që është e drejta e fjalës së lirë. Idealisht, e drejta e fjalës duhej të realizohej nëpërmjet një dialogu mes palëve, ku e vërteta ose zgjidhja optimale të qasej gjatë ballafaqimit të ndërsjelltë. Përkundrazi, sot në SHBA zhurmën më të madhe për të drejtën e fjalës e dëgjon kur është puna për kufizimin e pornografisë, ose, edhe më keq akoma, reklamën. Meqë reklama është shpirti i tregut të sotëm, atëherë atje duhet kërkuar edhe shpërfytyrimi që i ka sjellë korporatizmi kësaj të drejte.
    E kam fjalën atje që reklama nuk është arsyetuese, por bindëse; nuk është dialogjike, por monologjike. Është një diskurs që nuk pranon feedback. Qëllimi i reklamës nuk është t’i bëjë njerëzit të mendojnë, por të marrin pjesë në mekanizmat e tregut duke ia dorëzuar paratë tregtarit përkatës. Dukuria merr përmasa kaq të frikshme, sa një medium i tërë, televizioni, organizohet rreth reklamës – të mallrave dhe të vetvetes.
    Dhe jo vetëm kaq. Fetishizimi i tregut bën që edhe demokracia ta marrë për model: duke e trajtuar votën si të ishte pará; dhe duke e shndërruar dialogun e kandidatëve me zgjedhësit në reklama të kandidatëve si të ishin mallra për t’u blerë, hedhur në tregun e votës nga grupet e interesave, të cilat shpesh përkojnë me korporata të ndryshme. E keqja themelore këtu ka të bëjë me natyrën e modelit, ose të reklamës; sepse ky lloj mesazhi nuk synon dialogun dhe të vërtetën, por vetëm hipnotizimin e publikut, nëpërmjet një teknologjie të manipulimit e cila sa vjen e përsoset.

  9. Margarit, me sa kuptoj une shqetesimi i juaj, por edhe i Xha Xhait qendron tek efekti ‘totalitarizues’ – i ndryshem nga ai ideologjizues do vereja une – qe disa pjese te struktures shoqerore dhe tregtare mund te kene ne kurriz te demokracise. Fakt eshte qe US Supreme Court ka pasur gjate historise se vet nje numer pa fund rastesh qe trajtojne First Amandment. Une nuk jam ekspert ne ligj apo kushtetute, por kjo gje me ben te mendoj se duhet pare si thelbi ashtu edhe shfaqja, dhe do tregohesha i kujdesshem ta quaja demokracine ne nivel federal ‘spektakel per turmat’, sepse ashtu sic eshte, ne fakt eshte pjese e struktures dhe jo spektaklit apo dekorit.
    E gjithe kjo, edhe nje here, nuk e zhvlereson leximin kritik qe i behet Bill Graham, evangjelicizmit ne nderhyrjen e tij ne politike, apo efektit imponues te korporates Amerikane ne vetevete, por duhet pasur kujdes se ne c’pozicione i vendos keto shprehje ne ekuacionin kompleks te demokracise, ku sic thashe tregu dhe shoqeria jane variablat kryesore.
    Fakti qe per Xhafhysajt dhe Xhafzotajt kjo qe diskutojme ne ketu (pra diskutimi per demokracine) eshte thjeshte nje spektakel nuk e ben ate domosdoshmerisht te tille.

  10. Me te drejte thua o ujk i zi se shqetesimi qendron pikerisht te efekti totalitarizues i fushates zgjedhore ne pergjithesi dhe mberthimi i votuesit ne mendimin se kujt do ti jape voten a thua se te nesermen e ardhjes ne postin presidencial te filan kandidati do ndodh cudia dhe gjema nese vjen tjetri. Po. Ne nivel federal demokracia amerikane eshte nje spektakel i mirfillte e i stisur; njelloj si “Deal No Deal”. Nga ana tjeter te nesermen e votimit i thuhet botes se ja si e zgjedh populli amerikan presidentin e vet.

    Korporatat dhe feja, nepermjet kandidateve per president ne kete gare, shihet qe po gllaberojne dhe corodisin votuesin amerikan duke e shperqendruar gjithnje e me shume me retoriken boshe.

    Se bashku me renien ekonomike ne vitete e fundit, e cila ka qene e ndjeshme, a mendojne amerikanet se edhe demokracia po dobesohet? Nuk mendoj se ata e bejne nje lidhje te tille. Pra, kam pershtypjen se ata ekonomine dhe demokracine i kane pare gjithnje te shkeputura nga njera tjetra edhe pse standarti i jeteses bie ndjeshem ne gjithshka qe dime. Dikush mund te thote me te drejte se pse po demtohet demokracia? Demokracia nuk demtohet si nocion por ne funksionimin e saj. Pra thene ndryshe presidenti i zgjedhur nuk do te jete ne gjendje te adresoje problemet shqetesuese te popullit deri ne mbarim te mandatit; premtime per te cilat u zotua se do ti zgjidhte.

    Me tutje. Perse ata besojne aq shume se X ose Y kandidat per president do te perbeje nje ndryshim te madh per te bere qe ecuria ekonomike te kete rrjedha te ndryshme pas zgjedhjes se Presidentit kur dihet qe ekonomia ndjek ciklet 4-7 vjecare te ngritjeve-zbritjeve? Nuk dua te komentoj per politikat ekonomike qe gjithnje favorizojne rrjedhjen e parase nga xhepi i te varferve ne drejtim te xhepit te pasurve. Pretendentja per te mare kandidaturen nga pala e demokrateve si kalin e betejes se saj po perdor persidencen e Bill-it i cili i solli vendit vetem qendrueshmeri ekonomike dhe kur e mbaroj mandatin la ne buxhet 600 miljarde dollare teprice. Por perseri ketu amerikanet harrojne se ajo “begati” ne ate kohe nuk i dedikohet politikave ekonomike te Clinton-it por dy fluckave spekulluese me te medha qe ka pare historia ekonomike amerikane; dotcom-it, housing dhe real estate market. E para plasi ne kohen kur ai po dilte nga Shtepia e Bardhe ndersa te dytes porsa i ka hyre gjilpera dhe ka filluar te leshoj ajer me shpejtesi. Ishte pikerisht koha kur Federal Reserve po shiste te famshmet CDO ( collateralized debt obligations ) si security bonds anembane botes ne nje vlere qe sot llogaritet ne gati 3 trilion dollare. Per situaten ekonomike akutale une personalisht nuk bej pergjegjes Bush-in edhe pse dihen gabimet me tonelata qe ai ka bere gjate te dy presidencave. Atehere lind pyetja se sa do jete ne gjendje presidenti i ri per te bere nje shendoshje te ekonomise dhe per te nderuar kursin e te gjitha politikave te tjera qe kane nje lidhje te pa ndashme nga ekonomia?

    U perpoqa qe te qendroj brenda temes por me shume doja te ndaja disa mendime me ju.

    MB

  11. Jam qytetar amerikan që prej 6 vjetësh, por praktikisht kam marrë pjesë në proceset demokratike vetëm duke votuar. Për fat të keq, NY është një shtet që pak a shumë dihet se voton “majtas” (majtas, në kuptimin që i japin këtij koncepti këtu), prandaj vota e individit nuk ngre peshë – ndryshe nga, të them, Ohio ose Florida dhe shtete të tjera të lëkundura. Megjithatë, vetë të votuarit gjithnjë më ka tërhequr; madje edhe kur nuk kam pasur dyshime se kujt do t’ia jepja votën time. Në kutinë e votimit gjithnjë jam përpjekur t’i jap gjestit tim një kuptim që të shkojë përtej ritualit demokratik, duke e menduar si unik, ashtu siç jam unë unik – ose edhe miliona të tjerë, secili i papërsëritshëm si person. Kjo gjithnjë më është ballafaquar me anonimitetin total, madje të detyruar të procesit; ose të statistikës që më bashkon numerikisht me gjithë të tjerët, duke m’i anuluar të gjitha tiparet e veçanta, të papërsëritshme e të çmuara për mua. E gjithë kjo, për t’ia besuar vullnetin tim politik një personi që nuk e njoh, por vetëm e kam parë në TV duke shqiptuar gjëra triviale, të nxjerra nga libra për fëmijë; gjëra që ndoshta unë vetë do të kisha turp t’i thoja në publik. Ndoshta edhe më shumë më ka frymëzuar dëshira për ndryshim; ose vota kundër administratës në fuqi, sepse kur nuk përfshihesh drejtpërdrejt në politikë, vota kundër është gjithnjë më individuale sesa vota pro. Po a mjafton kjo për të marrë pjesë në qeverisjen e vendit? Mbaj mend si, në ceremoninë e natyralizimit, gjykatësi që e mori fjalën për të na përshëndetur ne qytetarëve të rinj amerikanë, na porositi që, në çdo rrethanë, të kryenim detyrën tonë ndaj vendit që na kish pranuar në gjirin e vet, dhe të mos neglizhonim të… paguanim taksat. Kjo kërkesë më la gojëhapur; sepse unë kisha pritur të na porosiste të mos rrinim pa votuar, sepse tek e fundit çka është tjetër aq e shenjtë sa vota për një qytetar? Mirëpo ky përfaqësues i shtetit e paskësh pasur merakun te paraja, jo te vota, çka më la një shije të hidhur, duke ma prishur kujtimin e atij momenti përgjithnjë.

  12. Jam qytetari amerikan qe prej gjashte vjetesh dhe praktikisht nuk kam mare mundimin qe te mar pjese ne asnje proces demokratik duke mos votuar te gjitha nivelet; lokale, shteterore dhe te pergjithshme. Edhe ne NJ tradicionalisht votuesit jane te prirur majtas por gjate ketyre viteve te qendrimit tim ketu ka patur qeverisje sa te majta dhe te djathta. Dhe une nuk e di se kush ka perfituar ose verejtur ndryshime qofte edhe mikroskopike nga drejtimi i administratave me perkatesi te ndryshme partiake me perjashtim te vete te zgjedhurve dhe shpores se tyre qe i kane bere gjithe fushaten.

    Vota individuale e jona qe XHaxhai permend, per kandidatet nuk ka kurfare rendesie per arsyen e thjeshte se sot po humbet cdo dite e me teper deshira e te qenurit sherbetor i popullit kundrejt rroges. Sot te qenurit ne krye te puneve eshte se qe diten qe pare qe kandidati zgjidhet fillon te medoje per dy gjera: C’fare del mbi rrogen dhe se si do rizgjidhet. Nuk me duhet me shume arsye per te shkuar per te gjuajtur peshk ne oqean ne vend qe te votoj.

    Xhaxha. Sa per punonjesin e zyres se INS kur ke bere betimin si shtetas i ri, ka dashur te kujtoje vetem taksat si aspektin me te rendesishem i te qenurit qytetar i ndershem pasi ai e ka nenkuptuar vetvetiu dhe as qe e ka vene ne dyshim deshiren e zjarrte te emigranteve te rinj per te hedhur voten e tyre ne kutine e demokracise. Tek e fundit, e drejta e votes eshte e vemtja gje qe i privohet nje qytetari qe mban karten jeshile. Dhe une kam pare shume qytetare amerikane me prejardhje nga Bangladeshi dhe Latinos se si ju shendrisin syte diten e votimeve. Si neve ne monizem.

    MB

  13. Edhe une, megjithese qytetar amerikan prej 4 vjetesh, demokracine e shijoj vetem ne votime, dmth ne ato te pergjithshmet dhe te shtetit, se ne lokalet s’kam marre pjese kurre (me duket se ne pergjithesi ne shqiptaret jemi me te terhequr prej politikes se madhe se sa asaj “grassroots”, ne kundershtim me aksiomen amerikane se “all politics is local”). Personalisht besoj se e drejta e votes duhet ushtruar, megjithese secila vote personale humbet ne anonimitetin e statistikave sic thote Xhaxhai. Demokracia amerikane ka shume te meta dhe me duket se s’ka ndonje gje te perbashket me demokracine athinase (por nuk shkoj deri atje sa te ndaj nihilizmin e Margaritit, qe me duket krejt ne kundershtim me shkallen e larte te analizave te tij politike). Eshte shume e goditur lidhja qe ben ketu Xhaxhai me totalitarizmin e reklames dhe te televizionit. Nje problem i madh mendoj une eshte se amerikanet:
    1. as qe e dine fare se c’ka qene demokracia klasike 2. kujtojne se e tyrja eshte fiks si ajo e Athines, ne mos rimisherimi i saj kulmor 3. nuk japin asnje grosh te ndryshkur per te mesuar prej te tjereve dmth gjithmone preferojne te rishpikin rroten.

    Kush jane te tjeret? Po ja psh vendet e ndryshme europiane ku do vecoja nordiket dhe Zvicren. A jane ato modele te transpozueshme ne Amerike?
    Mbase jo, por te pakten eshte ndryshe kur perpiqesh te mesosh dicka prej tjetrit, dmth kur je mendjehapur, jo mendjembyllur, se s’thone kot shkodranet qe mallkimi me i madh eshte “t’hyft vetja n’qef”.
    Sa per ate qe thua ti ujk i zi se “in God we trust” nuk eshte kot, ky eshte nje pohim aq i pergjithshem sa mund ta perdoresh si te duash. Qe kishat ishin locus i demokracise vendore gjate Revolucionit Amerikan kjo s’mund te mohohet, por ne kushtet e sotme, fare te ndryshme nga ato te kohes se Revolucionit, ajo parrulle eshte pa ndonje domethenie te madhe. Nderkaq fondamentalistet WASP qe permend ti, bejne be e rrufe dhe bile paraqesin edhe “fakte” per ate qe kjo demokraci dhe Verbi i saj, Kushtetuta, qenka e bazuar ne doktrinen e krishtere, kur dihet qarte se vete Kushtetuta eshte nje “Godless document”, per te mos folur pastaj per parimet morale te asaj feje te cilat zor se i gjen ne politiken amerikane.
    Demokracia per mendimin tim eshte nje aparat i nderliqshem te cilin duhet shume kohe per ta mesuar, por edhe shume mund per ta mbajtur ne gjendje pune, se ndryshket. Pra nese Xhafzotajt dhe Xhafhysajt (apo dhe irakianet e kushdo tjeter) duan demokraci, atehere TE DYJA palet duhet ti respektojne rregullat e perdorimit, perndryshe ajo mund te kthehet ne te kunderten e saj.

  14. Pjesmarrja e e ulet e qytetareve te rinj ne jeten politike te komunitetit apo me gjere, nuk me duket se ka shume te beje me mungesen e mundesive per pjesmarrje apo me kufizimin e pjesmarrjes vetem me votimet. Ka shume te ngjare te kete lidhje me mungesen e deshires tone (ndofta se jemi lodhur e neveritur nga pjesmarrja me dhune qe detyroheshim te benim ne te shkuaren) per te marre pjese ne jeten e komunitetit perreth.

    Asnje nga ata qe u ankuan ketu, nuk na tha nese eshte bere ndonje organizim a grumbullim aty rrotull; a ka patur ndonje takim me kandidatet per presidente te cdonjeres parti; a ka patur prezantime e diskutime per probleme gjithfaresh? Ma merr mendja qe ata qe jane te interesuar te marrin pjese ne ushtrimin e pushtetit si qytetare, me siguri do ti gjejne rruget e mundesite, pa pritur qe te ballafaqohen me politikanet vetem nepermjet ekranit te TV-se.

    Mbase duhen lexuar ato fletushkat qe na vijne ne kutine e postes cdo dite. Ku i dihet c’kane brenda.

  15. LG, shumë me vend vërejtja jote për mefshtësinë e shqiptarëve në SHBA dhe ngurrimin për të marrë pjesë në demokracinë lokale në komunitet; ti e shpjegove këtë me të kaluarën totalitare, por unë do të shtoja edhe që shumë shqiptarë, për arsye ekonomike, jetojnë në lagje e në komunitete të cilat nuk u përgjigjen fare për nga niveli kulturor dhe tradita e jetesës në përgjithësi. Këtu e kam fjalën sidomos për ata që banojnë në qytete të mëdha e që, për shkak të qerave të larta të shtëpive, kanë qenë të detyruar të vendosen në lagje emigrantësh nga vende joeuropiane ose në komunitete të lënduara nga krimi, papunësia dhe invaliditeti. Në rrethana të tilla, e vetmja gjë që bëjnë shqiptarët është të barrikadohen e të vendosin lidhje me shqiptarë të tjerë, duke krijuar komunitete alternative, të cilat jo gjithnjë mbështeten në afërsinë fizike. Kjo dukuri është tipike në NYC, ku shumë shqiptarë jetojnë të rrethuar nga komunitete hispanike, të cilat janë zakonisht ekskluzive, nuk i pranojnë “outsiders” dhe, në rastin e tanëve, as edhe i meritojnë.
    Sa për fletushkat në kutinë e postës, të them unë se çfarë kërkojnë: paratë e tua.

  16. Neke,

    Nihilizmi im ndaj votes, nuk buron nga fakti nese syte e mij shikojne apo nuk shikojne demokraci. Demokracia ne Amerike ka shume vend per tu rishikuar, e ne shume aspekte, per te cilen shume nga ne jane shprehur me siper. Une si qytetar nuk eksitohem hic fare nga solemniteti i te hedhurit te votes ne kuti dhe nga e drejta per te ushtruar kete te drejte. Edhe pse i ndergjegjshem se ajo pa dyshim do te humbas ne anonimitet dhe do te bashkohet me shumicen ( dhe do te rrespektohet nese mbetet ne pakice) une do mbetem me shprese se ai qe do ta gezoj ate vote ti qendroj besnik, qofte edhe nje grimce, premtimeve. Ajo qe kerkoj une (nje qytetar i thjeshte) nga vota eshte qe te shoh qofte edhe nje ndryshim sado te vogel; nje shenje, qe punet pas kesaj vote te marin disi per mire. Ne kete forme e shohin ushtirimin e te drejtes se votes dhe zbatimin e demokracise ne shume vende evropiane perendimore dhe jo si ato lodrat e bukura qe prinderit i vendosin femijve sa me lart ne bufe’ qe te mos i prekin se i prishin, per ti ruajtur per brezat qe do vijne.

    Problemit te se drejtes se zgjedhjes te kandidateve nga nje shtet i vogel bujqesor, me popullsi te moshuar dhe me shumice dermuese popullsie te bardhe (te pasur) si Iowa sot po i meshohet gjithnje e me shume. Nese “grasroots” e partive qendrojne pikerisht ne keto dy shtete te vogla atehere me plot goje mund te them qe pikerisht ketu sistemi i zgjedhjes eshte kembe e koke antidemokratik.

    Nje goxha cupe ne Iowa, e pyetur nga gazetarja shume e talentuar e BBC Kathy Kay, se cila eshte arsyeja qe neser do te votoje per Mit Romney-in ajo ju pergjegj se ai eshte “family oriented”. Aty Kathy mbylli reportazhin. Ka filluar edhe BBC te vere buzen ne gaz me ta. Valle vertet eshte orientimi drejt familjes ajo veti qe nje qytetar duhet te shohe te presidenti i ardhshem? Apo mos valle ajo ka nenkuptuar qe duke ruajtur familjet presidenti do terheqe trupat nga Iraku qe te mos vritet burri i cupes, do rregulloje ekonomine e familjes se cupes, do beje nje siguri shendetsore universale per te gjithe familjen e cupes. Hajde pjekuri politike hajde.

    MB

  17. LG

    Une do te povoja te kunderten. Nese ne sistemin e kaluar neve po ndergjegjesoheshim cdo radhe e me shume se ai ishte nje ritual bosh, sot, ne qe vijme nga nje sistem totalitar kemi (kishim) nje arsye me shume per te shkuar me deshire ne votime. Por shume shpejt u provua qe efekti i votes te margjinalizohej nga tifozeria partiake dhe perkatesia krahinore/farefisnore, jo nga drejtimi socio-ekonomik qe do te merte vendi nga qeverisja e ardhshme qe do merte mandatin.

    Ne muajin Korrik te vitit qe shkoj ketu ne provicen ku jetoj une erdhi Hillary Clinton per te mare pjese ne Konventen e 11 te Demokateve te NJ. Vec te ishe dhe te shikoje. C’fare neverie. Te nxirje mallin e kohes se Enverit. Se pari hymni. S’shoh gje te keqe. Se dyti nje Rabi’ bekoj konventen. Nje veteran Iraku pa dirsur faqja tregoj heroizma. Me pas fjalime boshe me ovacione histerike partiake dhe parrulla kunder fundamentalizmit radikal e te tjera qe te mos zgjatem. Kulmi kur doli Hillary-ja. Obobo. Parti-Enver. Ne fund Hillary takim me masat ose “gju me gju”.

    Nje i njohuri im me terhoqi qe te shkoja edhe pse isha me sandale, pantallona te shkurtra dhe pa rrojtur.

    Per gallate i mora autografin dhe dola ne fotografi me te.

    MB

  18. Kështu vijmë përsëri te raporti i domosdoshëm i demokracisë me pjesëmarrjen qytetare – dhe me pjesëmarrje nuk kam parasysh vetëm procesin herë mekanik e herë teatral të votimit. Në këtë pikë, mund të diskutohet se sa demokratik është një shtet i cili përfshihet në një luftë shumëvjeçare në anën tjetër të botës, por nga ana tjetër nuk e ka vendosur shërbimin ushtarak të detyruar. Mjaft të krahasohet reagimi i Amerikës në vitet 1960 ndaj luftës në Vietnam, me reagimin e sotëm të po kësaj Amerike ndaj luftës në Irak. Aso kohe shoqëria amerikane ishte drejtpërdrejt e përfshirë në luftë, meqë bijtë e vet ia merrte shteti për t’ia dërguar të linin kockat në filifistun. Sot Amerika e mesme e përjeton luftën në Irak si të ishte videolojë, nëpërmjet ekranit të televizorit; por pa anët e veta tragjike e të dhimbshme (sepse mesazhi televiziv i përcillet publikut i filtruar). Mund të duket paradoksale, por një shtet vërtet demokratik nuk mund t’ia lejojë vetes t’i luftojë luftrat e veta me një ushtri “vullnetarësh” që tani i mbush radhët e veta më shumë me nevojtarë e qyqarë, sesa me atdhetarë; sepse pastaj ndodhin edhe gjëra të tilla si ato që dëgjojmë nga kandidatët për president, të cilët shpresojnë të fitojnë zgjedhjet duke u paraqitur si “family oriented”, thua se është fjala për t’u fituar zemrat krushqisë së ardhshme. S’i bën dot me faj – sepse kanë nevojë për votën e po atij publiku që ende kujton se atentatet e 11 shtatorit i urdhëroi Saddam Hussein-i.

  19. Xhaxha,

    Qytetari ketu eshte i shperqendruar dhe shfokusuar nga problemet shqetesuese dhe nuk e kupton te drejten e ushtrimit te votes me mendjen tende edhe timen. Ashtu si une, edhe ju perpiqeni se tepermi per ti kuptuar sa me shume sistemit te tyre dhe funksionimit te demokracise ketu, nderkohe qe keta vete as qe e marin ate mundim.

    Turmat shume milionshe te afro-amerikaneve, latino-sve, indianeve, pakistanezeve, bangladeshasve ne te dy anet e brigjeve si dhe ato miliona te tjere qe rrojne ne hinderland, jane pikerisht ata qe endrren tuaj per ti dhene jete dhe kuptim votes ta kthejne ne deshperim. Thene ndryshe ai shkon si tifoz ne votime jo si ne, qe nepermjet votes deshirojme te shohim ne krye te bashkise, dhe shtetit nje njeri qe do zbatoje parimet BAZE te demokracise dhe do te mbaj nje minimum te premtimeve te bera ne fushate. Ose te heqim nje te pa afte qe po e con vendin me keq.

    Me luften ne Irak ju hapni nje tjeter diskutim dhe qe kerkon nje anije tjeter; jo ate te Teseut. Lufta e Irakut dhe vazhdimi i saj me kokfortesi mushke po i kushton shume shtrenjte ketij vendi ne cdo aspekt. Nese sot do te beje nje sondazh me 100 intelektuale amerikane nga te gjitha fushat e shkences dhe ti pyesje se c’fare lloj lufte eshte ajo ne Irak kam bindjen time te pa lekundur qe asnje nuk do te thoshte qe eshte nje lufte e pa drejte, pushtuese dhe po aq fashiste sa pushtimi i Polonise nga Gjermania dhe Absinise nga Italia.

    Porse atyre iu vu shpejt damka fashiste dhe ketyre jo.

    Kur Amerikes i ktheu shpatullat edhe Britania e Madhe, largimi i Polonise, Australise dhe anijes naftembajtese japoneze nga brigjet e Oqeanit Indian as qe ia vuri veshin njeri.

    Nje pjese e “vullnetareve” ne Irak shkojne per “karten jeshile”, nje pjese per para te “madhe” dhe pjesa tjeter per te vazhduar video game-in qe kishin lene pergjysem ne komjuter.

    MB

  20. E di qe duket paradoksale, por nese mund te thuhet nje gje e sigurt per mentalitetin amerikan eshte se cdo grup mendon se ka te drejte absolute. Gje qe nuk eshte e rastesishme sepse i eshte dhene e drejta nepermjet ligjit. Kete lloj kaosi qe do shkaktonte ky mentalitet e mban si ne nje trup te vetem ligji duke filluar nga kushtetuta qe eshte – shume e vertet vrejtja juaj Neke – godless document. Jam i sigurt se ata qe e shkruajten me siguri nuk e gjeten kushtetuten “midis amerikaneve” – eshte nje dokument ligjor teresisht abstrakt dhe me parime filzofike qe i kalonin kufijte e eksperiences amerikane. Por nuk harruan nderkohe qe atyre qe ndihmuan ne revolucion tu siguronin po nepermjet ketij dokumenti “abstrakt” te vazhdonin te mendonin se kishin te drejte absolute.
    Eshte ironike por ne boten moderne demokracine nuk e siguroka me shume vota – sic ndoshta pretendohet se zgjidheshin gjerat ne Athinen e lashte prej nga kopjojme – me shume sesa ligji (te me falni ketu per ndonje gafe se nuk kam ndonje njohuri solide mbi demokracine Athiniane). Pa dashur te hedh poshte asnje gram nga ato qe jane diskutuar me siper per pjesmarrjen ne procesin demokratik, shpesh me behet t’i besoj asaj shprehjes qe nuk ja di origjinen se “demokracia eshte diktatura e ligjit”. Mbase e pare keshtu Xha Xha une mund t’i pergjigjem pak me sakte asaj vrejtjes suaj se “demokracia ne nivel federal eshte vetem nje spektakel per turmat” dhe te them se nuk mund te jete keshtu po te presupozohet se zbatohet ligji. Demokracia ne ate nivel nuk mund te garantohet thjeshte nga pjesmarrja sepse nuk ka asnje baze reale, dhe pjesmarrja automatikisht behet teatrale. Kurse ne nivel lokal ku gjerat jane te prekshme pjesmarrja behet vitale, dhe perseri duhet theksuar se eshte ligji qe e garanton.

  21. Une do ta shtroja problemin ne nje forme tjeter. Le te supozojme se duke filluar qe nga fushata, hedhja e votes dhe deri ne perfundim te zgjedhjeve, cdo gje eshte ne perputhje me parimet baze te demokracise. Filli im i ndjekjes se demokracise keputet pikerisht ketu. Gjithnje flasim per Ameriken. Persidenti dhe administrata nuk jane aspak pergjegjes; bile arin te tregohet arrogante dhe mosperfillese per gjendjen qe krijohet si pasoje e politikave te gabuara qe ajo ndjek. Nuk ka asnje pike pergjegjesie para sondazheve dhe organeve legjislative. Injorohet cdo lloj thirrje per ndryshim kursi edhe pse duket sheshit qe grupi qeverises eshte ne rruge te gabuar. Pra ajo qe dua te them une o ujk i zi eshte qe demokracia ketu stopon dhe kalojme ne autokraci.

    Vota e lire i hap rruge demokracise por nuk eshte garant vazhdueshmerise se saj per sa kohe grupi ne pushtet injoron zerin e opozites qe i ve ne dukje gabimet dhe i ben thirje per ndryshim kursi ose politike.

    Demokracine e sigurojne ligjet te cilet jane shkruar duke u mbeshtetur ne kushtetute dhe parimet baze te drejtes qytetare. Pastaj, nga menyra e interpretimit te ligjeve dhe dhe zbatimit te tyre ne menyre te perpikte, gjykohet edhe per shkallen e demokracise se nje vendi. Per mendimin tim thelbi i demokracise eshte pikerisht aftesia dhe toleranca per te degjuar dhe respektuar zerin ndryshe nga i yti.

    Mbreme pashe se si ndaheshin votuesit ne nje palester te Iowa-s, duke u grupuar per secilin kandidat njesoj si me Greqine e lashte.

    Sa per kushtetuten dhe dokumentet e tjera, ashtu si thote Xhaxhai, ato jane te vjetra dhe ka shume aspekte te realitetit te sotem qe i bejne ato “obsolete”. Ato sherbejne vetem si referenca baze. Nuk di shume per te drejten kushtetuese.

    Ndersa une do thoja qe ne te gjitha nivelet demokracia e ketij vendi eshte cirk dhe teater te perzier ne nje forme, qe po ta vije ne skene, nuk e imagjinoj se c’fare do dilte.

    Po mbreme ndoqa fjalimin e John Edwards pak para perfundimit te votimeve. Te them te drejten syte mu mbushen me lot me ato qe tha ai. Sa do deshiroja qe ta shihja John-in president dhe ne fjalimin pas inugurimit te permendte perseri fjalet: “corporate greed”.

  22. Ka dicka qe nuk kam arritur t’a lidh dot kurre tek mendimi i Xhaxhait, me gjithe leximin qe nuk me ka munguar te teksteve te tij. Dhe kjo eshte nje lloj repulsiviteti ndaj teatrales ne demokraci. Ndoshta ndoshta nuk eshte as faji i xhaxhait, por mungesa e nje akti te paster kudo ne bote. Sidoqofte, per sa i perket ketij akti te paster nga gjestet teatrale, kam frike se eshte iluzion pothuajse platonik t’a gjesh te tille, edhe pse kerkimi per te eshte nje nga shtysat elementare drejt formave te pastra te qeverisjes. Ne keto kushte ekzistente te aktit, eshte kompromisi ai qe fiton. Monologu i reklames bie ne vesh te shurdher, dhe vetem nje reklame dialoguese arrin te te prek. Kerkesa per porno ka rene aq shume sa qe mund te gjesh porno me plote te papara ndonjehere krejt falas ne internet. Per sa i perket anes ekonomike, eshte aq fluide sa qe edhe nje peshk i vogel mund t’a gezoje nje burim me uje te paster, deri sa te kompromentoje me peshq te tjere te madhesise se vete, apo te bjeri pre e nje akti te paster “cut throat” nga peshkaqenet gjakftohur te mega korporatatave. Ne keto kushte, demokracia nuk eshte vecse forma me transparente e kompromisit mes te pabarabarteve, i cili eshte edhe thelbi i marredhenieve njerezore, manifestuar me dhune te paster policore ne momentin kur te pabarabartet kerkojne barazi.

  23. Turmat shume milionshe te afro-amerikaneve, latino-sve, indianeve, pakistanezeve, bangladeshasve ne te dy anet e brigjeve si dhe ato miliona te tjere qe rrojne ne hinderland, jane pikerisht ata qe endrren tuaj per ti dhene jete dhe kuptim votes ta kthejne ne deshperim. Thene ndryshe ai shkon si tifoz ne votime

    Me teper se tifoz ai shkon si konsumator i trembur se mund ti humbe fuqia blerese. Interesant qe permend turrmat multi-kulti. Kur po kryeja studimet per MBA me rastisi te lexoja nje artikull te quajtur “Mighty is the Mongrel”. Korporatave i del hesapi shume mire me heterogjenitetin. Ndoshta, kur thote Xhaxhai qe demokracia e ShBA eshte vetem lokale, ka ndermend homogjenitetin zonal si katalizator i kesaj ‘mini-demokracie’. Perndryshe multi-kulturalizmi i misheruar ne mishmashin rracor urban e degjeron votuesin te identifikohet me emeruesin me te vogel te perbashket: konsumin.

  24. Qafir Arnaut shkruan:

    Korporatave i del hesapi shume mire me heterogjenitetin. Ndoshta, kur thote Xha Xhai qe demokracia e ShBA eshte vetem lokale, ka ndermend homogjenitetin zonal si katalizator i kesaj ‘mini-demokracie’. Perndryshe multi-kulturalizmi i misheruar ne mishmashin rracor urban e degjeron votuesin te identifikohet me emeruesin me te vogel te perbashket: konsumin.

    Ke plotësisht të drejtë, Qafir. Edhe unë ka kohë që dyshoj se multikulturalizmi është nënprodukt i korporatizmit dhe i globalizmit – me kulturat kombëtare si gatesa “etnike” në restorantin planetar; vetëm se kjo s’ka të bëjë shumë demokracinë. Më pëlqen edhe lidhja që bën midis kësaj turme të atomizuar votuesish multikulturorë dhe tregut që u ofron këtyre emëruesin më të vogël të përbashkët. Kjo mund t’ua shkoqitë dëshirat edhe të gjithë atyre që duan ta barazojnë demokracinë me ekonominë e tregut, për të përligjur moralisht paranë. Dua të përmend këtu, meqë ra fjala, një studim të rëndësishëm të politologut Robert Putnam, i cili arriti në përfundimin se diversiteti racor dhe etnik është në përpjesëtim të zhdrejtë me angazhimin qytetar në një komunitet, meqë sa më i madh të jetë diversiteti në një komunitet, aq më pak qytetarë votojnë, aq më pak dalin vullnetarë, japin kontribute bamirësie dhe përfshihen në projekte në komunitet. Ka edhe më: në komunitetet me diversitet më të madh, fqinjët i besojnë njëri-tjetrit dy herë më pak sesa fqinjët në mjediset më homogjene. Një version të shkurtër të studimit të Putnam do ta gjeni këtu.

  25. Lulian, une personalisht e mirekuptoj shqetesimin e Xha Xhait persa i perket rrezikut te shnderrimit te demokracise ne nje teater. (shih teatrin Shqiptar te demokracise) Ky teatralitet eshte pjeserisht i vertet edhe ne demokracine Amerikane, kuptohet shume me cilesor dhe do thosha me nje ndryshim thelbesor nga i yni. Ndersa teatraliteti ne demokracine tone i ka sherbyer kakofonise, e kunderta mund te thuhet per ate amerikan i cili duket sikur i sherben nje lloj mbajtieje nen kontroll te debatit dhe ceshtejeve te trajtuara qe Xha Xhai e ka quajtur “spektakel i kontrolluar nga korporatat”. Personalisht mendoj se kontrolli ne debat eshte po aq i rendesishem sa edhe debati, sidomos kur behet fjale per ceshtje konkrete, por qe mund te kthehet edhe kunder debatit nese merr format qe Xha Xhai ka trajtuar si format e shprehjes “arsyetuese” apo “bindese” qe variojne nga menyra e ushtrimit te kontrollit mbi debatin, dhe qe sigurisht behen probleme qenesore te demokracise apo kultures demokratike. Ketu hyn ne pune moria e ligjeve dhe rregulloreve te ashtequajtura burokratike te cilat kane gjithashtu tendence ta nxjerrin debatin jashte skenes se madhe publike per ta futur ate ne dhomat e ekspertizes dhe ligjit – pra jo vetem korporatat kane ekskluzivitetin e kontrollit. Sidoqofte duhet thene se amerikanet jane kujdesur t’ia zvendesojne me kujdes derrasat e kalbura anijes se tyre pa ia ndryshuar pamjen/formen sado qe dikujt i duket arkaike.

  26. Për t’u kthyer edhe një herë te raporti i sëmurë midis demokracisë dhe ekonomisë së tregut: ja ç’tha muajin që shkoi, në një takim me Shoqatën e Prodhuesve të shtetit Illinois, kandidati republikan për President Rudy Giuliani:

    “A e dini ju cila është natyra thelbësore e popullit amerikan? Doemos që e dini, sepse atë mbron edhe shoqata juaj. Natyra thelbësore e popullit amerikan është: ne duam të shesim gjëra.”

    Vetëm naivët kujtojnë se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis demokracisë dhe tregut, përveç metaforave të ndryshme që sillen për t’i krahasuar mes tyre. (Kina, e cila nuk është demokratike në kuptimin standard që i jepet demokracisë në Perëndim, ka pushtuar një pjesë të madhe të tregun amerikan të mallrave të konsumit të gjerë.) Megjithatë, askujt nuk i bën më përshtypje që kërkesa për demokraci, e sidomos për eksportim të demokracisë, vjen nga grupe interesash që kryesisht janë të interesuara për ta përdorur tregtinë “e lirë” si mjet për të kontrolluar politikisht ekonominë.
    Nuk ka asgjë të keqe të duash të bësh tregti, përkundrazi. Shkëmbimi i lirë i mallrave është faktor paqeje dhe afrimi midis kulturave, por edhe kontribuon në mirëqenien e të gjithëve. Shoqëritë shumëkombëshe, të cilat bëjnë biznes anembanë botës, janë jashtëzakonisht të interesuara për liberalizimin e tregjeve; dhe kuptohet që do t’u bëjnë presion qeverive për të marrë masat përkatëse.
    A ka kjo lidhje me demokracinë? Unë nuk besoj se ka. Një pasojë e hidhur e globalizimit është shkatërrimi i shtresës së mesme në vendet e zhvilluara; dhe demokraci pa shtresë të mesme të shëndetshme nuk mund të ketë. Dhjetë vjetët e fundit, vetëm në SHBA, ka pasur përshpejtim të madh të polarizimit social, me të pasurit duke vazhduar të pasurohen në mënyrë marramendëse, dhe shtresat e mesme të vijnë duke u varfëruar (relativisht), sidomos për shkak të huave të ndryshme.
    Por ka edhe më keq. Nëse unë, që jetoj në SHBA, kam një firmë në qytetin tim që prodhon programe kompjuteri, si mund të konkurroj me një firmë prodhimesh të njëjta, të regjistruar në ishujt Caiman për të mos paguar taksa, e që përdor programues në Indi për t’i shkruar programet e veta?
    E kam fjalën që në kushtet e diferencave të mëdha ekonomike midis vendeve të ndryshme të botës, tregu është i lirë vetëm për peshkaqenët, jo për cironkat.
    Entuziastët e globalizimit thonë se, herët a vonë, ekonomia në shkallë planetare do të çojë në sheshim të këtyre diferencave – por nuk më duket se kjo është në interes të të gjithë atyre që fitojnë biliona çdo vit, pikërisht duke i shfrytëzuar diferencat.
    Duke e themeluar idenë e vet për Amerikën mbi shitblerjen, Rudy Giuliani mbron interesat e një klase e cila nuk ka nevojë për demokraci për të mbijetuar në mbrothësi të plotë.

  27. “Duke e themeluar idenë e vet për Amerikën mbi shitblerjen, Rudy Giuliani mbron interesat e një klase e cila nuk ka nevojë për demokraci për të mbijetuar në mbrothësi të plotë.”

    Kjo fjali eshte fare mire sinteze e asaj pllaje te rreshkitshme ku gjendet “demokracia” amerikane sot. Principet themeltare te demokracise, njemendesia e tyre ne jeten e perditshme dhe per me teper, aftesia e tyre per t`ju kundervene rreshqitjes dhe percudnimit, kane mbetur thjesht relike ne muzealitetin e kuturisjes se shoqerise.

    Korporatat jane ato zotat me te fundem ne malin e Olimpit, te cilet kane krijuar, kenaqshem per ta, nje rrjet(e) perfitimi qe jo vetem vjel e peshkon kedo e ngado, por edhe riperterit te njejtin rrethanor skenari.

    Fuqia e reklames ne kete mes duhet pare sic eshte: propagande. Eshte kjo e fundit qe eshte monologjike, qe konverton, ngurteson e shabllonizon individualitete, duke u dhene ketyre te fundit iluzionin e pjesemarrjes.

    Eshte efekt i kesaj propagande pse ne Amerike vetem sistemi dy-partiak funksionon, madje edhe vete dy-partishmeria eshte per arsye justifikimi dhe perligjeje te kushtetutes; sikur te ishte e mundur edhe vete ky sistem do ishte flakur tej, dhe korporatat do dilnin me fytyren e tyre te vertete, por ne ate rast nuk do mund me te perdornin reklamen (propaganden).

    Gjithsesi, ne kete mes ndoshta ka gjera qe nuk i dime e as nuk mund t`i marrim me mend…

  28. Sistemi politik amerikan nuk eshte dy partiak. Ai perbehet prej dy grupimesh te perbere nga njerez qe mbeshtesin interesat e mega korporatave. Ne retoriken e neveritshme zgjedhore e te pa fundme, kandidatet e te dy kraheve jane teper te vemendshem dhe nuk bejne kurre premtime ose te prekin ato pika nervore qe prishin ekuilibret.

    Nuk duhet sy shume i mprehte per te vene re se asnje nga kandidatet nuk shprehet hapazi dhe qarte per probleme madhore si strehimi, punesimi, droga, shendeti, luftrat dhe trupat pushtuese ane e mbane globit. Perse asnje prej tyre, jo sot, por ne aq kohe sa ne ndjekim proceset zgjedhore ketu, nuk deklaron se sot prania e trupave amerikane ne bote pervecse vazhdon te demtoje imazhin e Amerikes si i vetmi vend me trupa jashte teritorit te saj eshte njekohesisht nje vrime gjigande qe gerryen parate e taksapaguesve? Justifikimi se keto trupa mbahen per te siguruar qendrueshmeri ne rajone te nxehta sidomos ne rruget kryesore te naftes i ka perenduar koha. Po ashtu i ka perenduar koha edhe hegjemonise amerikane ne bote. Kjo eshte ajo qe keta vete e quajne “when the means defeat the purpose”.

    Perse asnje prej tyre nuk ka thene deri tani se nese Guantanamo Bay nuk do te jete mbyllur deri ne zgjedhje, ai ose ajo, me te ardhur ne Shtepine e Bardhe do ti sugjeroje Gjykates se Larte qe te beje gjykimin e atyre qe mbahen kot atje dhe do ta mbylle ate ne nje kohe rekord? Edhe nese e jep nje premtim te tille une vete nuk shoh ndonje rrezik se kandidatura mund te vihet ne pikpyetje per kete deklarate kur dihet nga te gjithe se mbajtja e terroristeve te pa gjykuar dhe pa afate atje eshte e pa drejte.

    Une as qe nuk pres qe njerzit e zakonshem te ketij vendi ti kuptojne te gjitha keto. Mirpo ajo qe me ben cudi dhe pyes veten shpesh eshte se, a ka ky vend nje shtrese elitare, sado te vogel, qe ti shoh keto probleme me syrin qe i shoh une? Dhe nese ka, a di dikush ndonje faqe interneti ku te paken une te kem mundesi te lexoj dhe te ngushelloj veten qe nuk eshte se i kam vetem une ne mendjen time keto mendime. Nese nuk ka, atehere ketu une jam krejt gabim. Jam i bindur se si puna ime ka plot te tjere.

    MB

  29. …”republics decline into democracies and democracies degenerate into despotisms…” thoshte mesuesi i Lekes.

  30. Mirpo ajo qe me ben cudi dhe pyes veten shpesh eshte se, a ka ky vend nje shtrese elitare, sado te vogel, qe ti shoh keto probleme me syrin qe i shoh une? Dhe nese ka, a di dikush ndonje faqe interneti ku te paken une te kem mundesi te lexoj dhe te ngushelloj veten qe nuk eshte se i kam vetem une ne mendjen time keto mendime.

    http://www.harpers.org/

  31. “Për t’u kthyer edhe një herë te raporti i sëmurë midis demokracisë dhe ekonomisë së tregut…

    Vetëm naivët kujtojnë se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis demokracisë dhe tregut, përveç metaforave të ndryshme që sillen për t’i krahasuar mes tyre.”

    Xha Xha, eshte e vertet qe ligjet e demokracise dhe ato te tregut, apo shoqerise (kultures) jane te ndryshme, por sic e shihni arsyetimi behet kontradiktor po te krahasosh midis njohjes qe i beni ju nje raporti te semure midis tregut dhe demokracise, dhe mohimit total te mardhenies (raportit), duke krijuar si te thuash nje hendek te madh midis dy pohimeve. Une mendoje se mardhenia e demokracise me tregun, apo edhe kulturat nuk eshte se duhet te dominohet nga keto te fundit, por gjithsesi do kerkonte nje lloj martese te lumtur midis tyre qe ato te funksiononin. Thjeshte une nuk mendoj se ato rrine te izoluara nga njera tjetra.

  32. “Entuziastët e globalizimit thonë se, herët a vonë, ekonomia në shkallë planetare do të çojë në sheshim të këtyre diferencave”

    Keta entuziastet harrojne se ajo qe ka rendesi per te vegjlit, apo cironkat, eshte vetem “heret” dhe ne kete aspekt cironkat s’duken te kene gje ne terezi.
    Sa per ate “vone”, pergjigjen me te mire e ka dhene Keynes kur tha se “in the long term we sure will be all dead!”

  33. Pak larg nga tema, ose “in the long run”, por mbetet dicka qe nuk me bind kur pohohet se multikulti eshte nenprodukt i globalizmit. Diversiteti i kulturave nuk eshte krijuar nga globalizmi. Eshte sjelle ne fokus nepermjet shpejtesise se komunikimit, do e pranoja, dhe eshte shfrytezuar nga faktoret globalizues, por kurrsesi qe eshte produkt i globalizimit. Per mua globalizmi eshte termi bashkekohor i te njejtit fenomen me homogjenizimin qe ben kolonizimi. Kjo mund te jete analogji shume e thjeshtuar, por ne princip ato jane te njejta, te permbledhura nen shprehjen e famshme “te gjitha rruget te shpien ne Rome”. Globalizmi tenton drejt nje modeli te caktuar infrastrukture, nje world wide web, ku diferencat kulturore sheshohen ne favor te nje rrjeti afluent komunikimi. Ne dac ardhte ky katolicizem nga Roma, Meka, Pekini, Londra apo NY, per mua eshte e njejta gje. Dhe ky sheshim diferencash kulturore do na bente te gjithe te barabarte, por kjo barazi do te vinte ne kurriz te humbjes se identitetit njerezor ndaj nje identiteti te ngjashem me bletet, milingonat, apo cfaredo kafshe. Do ishte nje projekt gjigand artistik, por qe ne fund te fundit do te humbiste ne kaosin elegant te natyres. Qe t’a mbyll me dy parabola letrare, jo shume larg Anijes se Teseut, e vetmja gje qe mund te bejme, eshte t’a bejme si Penelopa, qe thurte diten per t’a shthurur naten, me shpresen se nje dite do te vije Godoja t’i japi kuptim.

  34. Unë shoh një lidhje edhe midis multikulturalizmit dhe lirisë iluzore që të jep statusi prej blerësi në një treg të mbytur nga asortimenti. A është i lirë blerësi në treg? Kjo varet nga asortimenti që i ofrohet. Tregtarëve u duhet të vendosin midis dy alternativave: ose të përpiqen të parashikojnë dëshirat ose nevojat e konsumatorit, ose të përpiqen t’i krijojnë këto dëshira dhe nevoja, nëpërmjet reklamës ose nxitjes së një atmosfere kulturore të caktuar. Natyrisht, alternativa e dytë është më e sigurt e më “shkencore”, çka don të thotë edhe që blerësit përfundojnë në krijesa të produkteve që blejnë. Përndryshe, një individ që nuk e pi duhanin nuk mund të ndihet blerës i lirë në dyqanin ku shiten qindra lloje cigaresh, cigarillos, purosh, duhani të dredhur, llullash, e të tjerash produkte të tymosjes. Edhe multikulturalizmi, ashtu siç promovohet nga kultura korporative, nuk është asgjë më tepër sesa një version i parkut Epcot që ka ngritur Disney në Orlando (Florida), e që i ngjan një supermarketi të diferencave, ose aksenteve (ngjyresave). Nuk më duket rastësi edhe që Trader Joe, një prej supermarketeve më popullore sot në Manhattan, është edhe festival i multikulturalizmit ushqimor: salcë pesto nga Italia, jalapeños nga Meksika, djathë feta nga Greqia, gaforre nga Karaibet, djathë gruyère nga Franca, kafe nga Indonezia, çaj nga Tibeti, komposto frutash lychee kineze, fruta “dragon” të thata, peshk mahi-mahi nga Hawaii, mjaltë nga Argjentina, brinjë qingji nga Zelanda e Re, thjerrëza me curry nga India, arra nga Brazili, proshutë Citterio nga Italia, djathëra baskë irlandezë kanadezë holandezë finlandezë zviceranë, kuskus, kvas nga Ukraina, fiq të thatë Turqie, çokollata belge, mollë nga Kili (në verë), salmon të tymosur norvegjez, oriz të egër tailandez… Të duket vetja sikur gjendesh në OKB-në ushqimore të planetit. Lidhja e globalizmit me multikulturalizmin shpjegohet me një mekanizëm të thjeshtë që e përmendi edhe Lulian Kodra: është globalizmi që i sjell kulturat në kontakt me njëra-tjetrën; përndryshe ç’duan statujat e Budha-s në vetrinën e një dyqani në qendër të Amsterdam-it, ose maskat afrikane në një dyqan në aeroport të Chicago-s?

  35. Ka nje lidhje mes demokracise dhe tregut. T’a zeme se argumenti i xhaxhait (dhe i Zizek http://www.inthesetimes.com/article/3425/chinas_valley_of_tears ) ne lidhje me kapitalizmin kinez pa kushte demokratike qendron ne lidhje me gjithe produktet e tregut, perseri mbetet nje produkt i cili ne kushte jodemokratike eshte tabu ne treg. Ky produkt eshte fjala. As qe nuk e ve ne dyshim qe censurimi vjen me gershere te renda edhe ne demokraci, por dyshoj se mund te kete ndonje liber qe nuk mund t’a gjesh, gje qe nuk mund te thuhet per fjale eksplicite kritike ndaj Maos ne Kine. (Jam duke spekulluar rendshem ne lidhje me tregun e librit ne Kine). Eshte e vertete qe politikat kineze kane ndryshuar qe nga koha e gershereve te revolucionit kulturor, por edhe keto ndryshime i atribuohen largpamesise se Maos.

    Sidoqofte, argumenti im i mesiperm eshte thike me dy presa, pasi ashtu si pluralizmi nuk eshte mall qe tregtohet ne Kine, monizmi nuk eshte mall qe tregtohet ne demokraci. Debati do te shnderrohej ne ceshtje etike, por jam i mendimit se etikat e tregut i perqasen me teper etikave demokratike se sa etikave moniste. Ose e kunderta mund te jete me e sakte, etikat e tregut jane ato te terhequrit te klientit prej menge. Sidoqofte, brenda koncepteve etike, malli i mire shitet vete.

  36. etikat e tregut i perqasen me teper etikave demokratike se sa etikave moniste

    Ke provu ta kundershtosh ndonjehere bosin ne menyre demokratike? Imagjino Shoqerine Anonime(sh.a) si nje shoqeri te mirefillte kombetare, qytetare etj etj. A thua aplikohen te njejtat etika?

  37. Ka lidhje midis demokracise dhe tregut?

    Ka lidhje qe c’ke me te. Demokracia e sotme nuk ben dot pa tregun sepse ajo erdhi se bashku me te.

    Fill pas LB II dhe me arritjet e fundit ne fushen e mjeteve te komunikimit masiv, SHBA dhe Anglia filluan qe te rivalizonin krahun lindor dhe pjesen tjeter te botes duke trumbetuar perparesite e sistemit te tyre demokratik. Te gjitha aritjet ekonomike, qe nuk ishin gje tjeter vecse aritjet e tregut. Dikush mund te thote qe themelet e sistemit i hapen rruge qe te ariheshin sukseset e tregut. Lira e fjales dhe e drejta e votes bene qe ta ariheshin ato suksese.

    Te njejtin sukses po shikon sot Kina dhe Rusia, por ndryshe nga te parat keto dy shtete nuk arijne standartet per tu quajtur demokratike. Por po na shohin syte cudira edhe pa demokracine. Pra ju bie qe te presin sa te krijohen korporatat qe populli fukara te shohe pak demokraci me sy.

    Madje edhe indianet (subcontinent) kane gjysem shekulli me standartet demokratike per ti mare shembull bota por ce do qe ai vend mbetet akoma edhe sot nga vendet me te varfera ne bote.

    Tregu ecen pa demokracine.

    Kreshnik. Kunderishtimin e bosit duhet ta shoqerosh me vervitjen e celsave syve perpara se ti kerkoj ai ato.

    Ambulant Vender

  38. Artikulli i Lulianit ishte veretet me interes.

    Ambulant Vender

  39. Pa qellim qe te shkepus bloguesit e nderuar nga diskutimi shume i rendesishem per gjuhen tone, pas gjithe ketyre ngjarjeve qe po shohim keto dite ne SHBA, se si me erdhi ne mendje qe te bej nje perqasje te tille:

    Edhe pasagjereve te Titanikut, kur ju thane qe gjigandi me te cilin po lundronin po fundosej, vazhdonin te vallezonin me kembet e lagura me uje te kripur.

    Mos e lini anijen e Teseut qe te fundoset perfundimisht.

    Ambulant Vender

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin