Për ata që pyesin ndonjëherë veten se për çfarë ia vleu eksperimenti politik në Bashkimin Sovjetik dhe Lindjen Socialiste, ose edhe më thjesht, nëse sakrifica e tyre si ish-qytetarë të kësaj distopie shërbeu për diçka, përveçse për të provuar gabimin e një hipoteze, disa pak fakte dhe të dhëna nga historia e Nazizmit mund të ngushëllojnë.
Citoj nga libri Paranoia, La follia che fa la storia, i Luigi Zoja-s (2011, Bollati Boringhieri editore):
Më 19 mars 1945, dyzet ditë para se të vriste veten, Hitleri lëshoi një urdhëresë që ka kaluar në histori si Nero Befehl (Urdhri i Neronit). Meqë armiku po afrohej si nga Lindja, si nga Perëndimi, duke depërtuar gjithnjë e më thellë në Gjermani, porosia ishte që t’i jepej në dorëzim tokë e djegur. Siç e kish në mendje Hitleri, ky vetë-shkatërrim duhej të ish edhe më radikal se ç’kishin realizuar gjermanët në vendet e pushtuara dhe, prandaj, të përfshinte gjithçka, deri edhe banesat private dhe veprat e artit. Mirëpo në këtë pikë mungonin mjetet për t’i zbatuar urdhrat, siç u mungonte edhe dëshira zbatuesve. Në një pasazh të kujtimeve të veta, të konfirmuar edhe nga gjenerali Guderian, Speer-i ka përshkruar motivet e sjella nga Hitleri: “Nuk është ]…] e nevojshme të preokupohemi për të shpëtuar atë çfarë duhet shpëtuar, në mënyrë që populli gjerman të mbijetojë. Përkundrazi, është shumë më mirë që të shkatërrojmë gjithçka ne vetë.[…] Populli ynë tregoi se ishte më i dobëti, e ardhmja i përket popullit të Lindjes, që është më i fortë. Tek e fundit, ata që do të mbijetojnë [prej nesh, A.V.] do të jenë më të këqinjtë, sepse më të mirët tashmë janë vrarë.
Komenton Zoja: Këtu Hitleri e braktis popullin e vet pa kurrfarë keqardhjeje. Nuk i intereson të shpëtojë Gjermaninë, por “themelin granitik” të mendimit të vet, parimin social-darvinist. Nuk është e thënë të fitojnë domosdoshmërisht arianët. Fitojnë domosdoshmërisht më të mirët. Duke menduar kështu, Hitleri kërkonte të mbante gjallë, në version negativ, edhe plotfuqinë e vet, duke i ofruar botës një perëndim (“tramonto”) që s’ish parë kurrë ndonjëherë. Në fakt, pasazhi i mësipërm ishte konkluzioni logjik, edhe pse radikal, i vizionit apokaliptik të rrëfyer prej Hitlerit në fjalimin radiofonik të 8 nëntorit 1943, ku ideve “shkencore” të seleksionit racial u shtoheshin edhe tone çuditërisht fetare. Programet hyjnore, tha ai, kanë të bëjnë me njerëzit, por edhe më shumë me popujt. Në qoftë se një komb nuk i kapërcen provat që i vë përpara ky vullnet epror, atëherë ai thjesht sa i bindet ligjit natyror, sipas të cilit vetëm më i forti mbijeton. Dhe në qoftë se populli im, përfundoi Hitleri, do të dështonte para këtyre provave, ai vetë nuk do të derdhte as edhe një pikë loti: nuk do ta kish merituar. “Çmenduria e kthjellët” e kish parashikuar gjithçka: ose populli gjerman është më i forti, dhe atëherë meriton t’i shpartallojë të tjerët. Ose […] nuk është, dhe atëherë meriton të shpartallohet.
Një temë e ngjashme nxjerr krye në një pasazh të Goebbels-it, të vitit 1945, ose kur nuk mbetej më kurrfarë dyshimi për katastrofën e Reich-ut të Tretë:
Nën gërmadhat e qyteteve tona të rrënuara, do të jenë varrosur tashmë të ashtuquajturat arritje të fundit të shekullit XIX të klasës së mesme… Së bashku me monumentet e kulturës, ja ku shkërmoqen edhe pengesat e fundit kundër plotësimit të detyrës sonë revolucionare. Tani, që gjithçka është rrënuar, ne jemi të detyruar ta rindërtojmë Europën. Në të kaluarën, zotërimet private na mbanin lidhur pas vetëkufizimit borgjez. Por tani bombat, në vend që t’i vrisnin të gjithë europianët, vetëm sa kanë shqyer muret e burgut që i mbante ata robër… Duke u përpjekur të shkatërrojë të ardhmen e Europës, armiku vetëm sa ia ka dalë të shkatërrojë të shkuarën e saj; dhe bashkë me të, gjithçka e vjetër dhe e konsumuar ka dalë nga skena.
[Cituar sipas J.P. Stern, Hitler, The Führer and the People, University of California Press, 1975, f. 34]
Më në fund, një pasazh nga tregimi i Borges-it, Deutsches Requiem, i botuar në vitin 1946, ose mu në kohën kur po mbaheshin Gjyqet e Nürembergut. Nazisti Otto Dietrich zur Linde, nën-komandant i një kampi përqendrimi, që së shpejti do të pushkatohet nga aleatët për krime lufte, kërkon të ndërtojë një argument në mbrojtje të krimeve të veta: “Nuk pretendoj të më falin, sepse nuk kam bërë faj” thotë ai; “Por dëshiroj që të më kuptojnë.”
Vazhdon Zur Linde:
Hitleri kujtonte se po luftonte për një komb, por ai në fakt luftonte për të gjitha kombet, edhe për ata që sulmoi, edhe për ata që përçmonte. Nuk ka rëndësi që egoja e tij nuk e dinte; gjaku i tij, vullneti i tij e dinin. Bota po vdiste prej judaizmit, dhe nga ajo sëmundje e Judaizmit që është besimi në Krisht; ne i blatuam asaj dhunën dhe besimin te shpata. Ajo shpatë na vrau dhe ne jemi si ai magjistari, që end një labirint dhe pastaj detyrohet të shëtitë atje deri në fund të ditëve; a si Davidi, që ulet të gjykojë një të panjohur, e dënon me vdekje, dhe pastaj i thonë: ti je ai njeri. Ka shumë gjëra që duhen shkatërruar, për të ndërtuar rendin e ri; tani ne e dimë se Gjermania paskësh qenë një prej tyre […] Ç’rëndësi ka që Anglia është çekani dhe ne kudhra? Në fakt, rëndësi ka që tani sundon dhuna, jo drojat servile të Krishtërimit. Nëse fitorja dhe padrejtësia dhe lumturia nuk i përkasin Gjermanisë, le t’u përkasin kombeve të tjera. Le të ekzistojë qielli, pa çka se vendi ynë është në ferr.[1]
Një temë përvijohet: ne donim të arrinim diçka hyjnore dhe e arritëm, pa çka se kjo na kërkoi të sakrifikoheshim. “Rëndësi ka që tani sundon dhuna.”
Të tri këto pasazhe më kujtohen, sa herë që përpiqem të kuptoj dallimin midis Perëndimit të para viteve 1990, dhe këtij të sotmit – duke pasur parasysh me të parin kryesisht Europën e anës “andej” të Perdes së Hekurt. Gjithnjë më duket se ai i atëhershmi ishte në anën e së mirës më shumë se ç’është sot; dhe kjo nuk i detyrohet thjesht relativizimit të së mirës, që solli në histori kolapsi i Perandorisë Sovjetike.
Ose më mirë: na ishte një herë një eksperiment madhështor, kriminal, i përbindshëm, që filloi me revolucionin e tetorit 1917 dhe që i dha botës “shtetin e punëtorëve dhe të fshatarëve”; më pas kampin socialist. Pas Luftës II Botërore u përftua një rend dikotomik, ku secila palë e shihte veten si e mira përballë së keqes: e ardhmja komuniste përballë të drejtave të njeriut. Për një vëzhgues të periferive, Perëndimi erdhi dhe u bë, dora-dorës, toka e premtuar – ndërsa Lindja Sovjetike trualli i madh i disfatës. Një shekull sakrifica të parrëfyera, për të provuar se armiku yt paskësh qenë në anën e së drejtës?
Por kaq nuk mjafton për të shpjeguar pse Europa Perëndimore e viteve të Luftës së Ftohtë e kish një hije më fisnike, më njerëzore, më dinjitoze se kjo e sotmja; dhe që nuk i binte vetëm nga rreziku i asgjësimit atomik të menjëhershëm a nga kërcënimi ekzistencial prej Lindjes. Ndoshta çelësi i shpjegimit është për t’u kërkuar, përtej dëshirës për Europë të fermentuar si efekt anësor në Lindje, te paradoksi që revolucioni “proletar” ndodhi vërtet në Rusi, por frytet sociale të përmbysjes së botës së vjetër i shijuan qytetarët në Perëndim.
Ashtu edhe sakrificat “statistikore” të Lindjes nuk shkuan kot, por i shërbyen së njëjtës kauzë, pa çka se në një gjeografi tjetër. U deshën milionat e viktimave në gulagët e Stalinit, që milionat e lexuesve në Perëndim të ndiheshin në anën e mbarë të historisë, kur të rrëmbenin nga libraritë dhe të përpinin “Arqipelagun” e kontrabanduar të Solzhenjicinit. Sikurse disfata e Nazizmit në Gjermani u interpretua, prej Hitlerit & Co., si provë e triumfit të filozofisë dhe doktrinës politike që e kish frymëzuar lëvizjen; sikurse u tha se fati i Gjermanisë hitleriane kish qenë që të flijohej në altarin e “idealit” të vet, ashtu edhe Lindja Sovjetike – me brutalitetin e saj politik, varfërinë e saj, urinë, mjerimin, shëmtinë e përgjithshme, hipokrizinë, rrëgjimin e individit, rrëgjimin e virtytit, maskarallëkun dhe vuajtjet, paskësh qenë Sakrifica e domosdoshme për fitoren e “idealit” politik socialist në Perëndim, ose tek Europa tjetër.
Me një dallim – që nuk mund të lihet mënjanë. Gjermania naziste (pandehu se/u ngushëllua me shpresën se) e kaloi “stafetën” e vet metafizike në momentin kur po dilte nga historia; ndërsa Lindja Sovjetike, që të kish sukses si shqyt dhe garant i së mirës Perëndimore, duhej të sakrifikohej hap pas hapi, por jo përfundimisht; e keqja që krijonte, kish nevojë të ripërtërihej. Le ta përfytyrojmë kështu: Lindjen si altarin e flijimit, Perëndimin si botën shekullare që përfitonte nga sakrifica. Pas çdo akti sakrifikal, diçka gjithnjë humbiste, por altari mbetej. Prandaj edhe kolapsi i vërtetë i socializmit, si ideal përtej ideologjive, nuk ndodhi në Lindje, por në Perëndim; ose te bota tashmë e mbetur pa altar.
© 2018, Peizazhe të fjalës™. Ndalohet riprodhimi pa lejen e autorit.
[1] Borges-i i kthehet kësaj teme edhe në tregimin “Tri versionet e Judës”, ku përsiatet mundësia që tradhtia e Judës nuk ishte e rastit, por një akt i predestinuar, që kish vendin e vet misterioz në ekonominë e Shëlbimit. “Asketi degradon dhe poshtëron mishin, për lavdinë e të madhit Zot; Juda bëri të njëjtën gjë me shpirtin.” Te një tregim i mëvonshëm i Borges-it, “Sekti i tridhjetëve,” përshkruhet një sekt fetar fiksional, i shekullit të katërt A.D., që adhurojnë njëlloj edhe Jesuin edhe Judën, sepse të dy ata dhanë jetën për kauzën.
Bota tashmë e mbetur pa altar, pa ideal, pa “Djallin” që e detyron të bêhet më e mirë përballë të keqes. Kuba dha shpirt me Kastron. Korea e Kimit është një kunj i vogël në trurin e Trump e s’ mund të ushqejë dot narrativên e të keqes.
Rusia e Putinit vjen si një imazh i dyzuar mes mjegullave të dyshimit.
“Shteti proletarëve “i Lindjes me sakrificat e panumêrta të bijve të vet prodhoi Shtetin e Mirëqënies Sociale në Perëndim. Tani që përbindêshi që e lindi nuk është më, “fëmija” pas rritjes obeze që njohu në vitet gjashtëdhjetë, tani po plaket si një pensionist me misionin e kryer.
Gjithsesi , Hipoteza e komunizmit ishte e paqortueshme por a mundet që duar kasapësh të lyera me gjak, të mbjellin njê lule të pafajshme nga qellimi?
E ka thene edhe Leonard Cohen: Give me back the Berlin wall…
Frytet e së keqes: vetëflijimi i Lindjes Sovjetike si “sakrifica e domosdoshme për fitoren e ‘idealit’ politik socialist në Perëndim” dhe “kolapsi i vërtetë i socializmit, si ideal përtej ideologjive, nuk ndodhi në Lindje, por në Perëndim; ose te bota tashmë e mbetur pa altar” – sidomos ky i dyti, kolapsi faktik edhe i idealit social-demokratik në Perëndim pas rënies së socializmit në Lindje, ka pjesën e vetë në kaosin e sotëm në Perëndim.
Më tepër si plotësim po sjell këtu dhe një përfundim tjetër, ose më saktë, një keqinterpretim të sakrificës së Lindjes, në këtë rast të Rusisë, të bërë nga Putin gjatë një fjalimi mbi politikën e jashtme, në fund të vitit që shkoi. Për ta përmbledhur, ai merr argumentin e sakrifikimit të Lindjes në emër të një modeli social-utopik, prej të cilit përfitoi vetëm Perëndimi, për t’u nisur një mesazh elitave dhe qeverive të vendeve që sot nuk janë pjesë e Perëndimit (p.sh. atyre të Lindjes së Mesme) për të mos bërë eksperimente social-utopike të nxitura nga SHBA-të, të mos i besojnë Perëndimit, nëse nuk duan që të përfundojnë dhe ato si Rusia dhe Lindja Sovjetike me aventurën komuniste.
Thotë Putin:
Një analizë më të plotë të këtij interpretimi alla-putin e bën Leonid Bershidsky, një nga opinionistët që unë preferoj të agjensisë Bloomberg:
Putin Spins a Tale of Russian Humiliation
https://www.bloomberg.com/view/articles/2017-10-20/putin-spins-a-tale-of-russian-humiliation
Neqeftese e kam kuptuar mire idene e shkrimit i bie te jete kjo:
Nese ne luften e dyte fitoi metafizikisht Hitleri duke humbur fizikisht, ne luften e ftohte fitoi metafizikisht Stalini duke humbur fizikisht. Ndryshimi i vetem midis dy situatave, perveç gares metafizike te ndryshme (Hitleri: kush eshte me i forte?, ndersa Stalini: kush eshte me i drejte?), eshte i dores dyte si lloj i ndryshem i konsumimit te luftrave ne fjale: njera klasike dhe perfunduar ne pak kohe, kurse tjetra e zhvilluar me mjete dhe menyra jo-klasike dhe e zgjatur ne kohe.
Dmth ne esence ka ndodhur e njejta gje?
Kam gjetur edhe une nje link si Hyllin:
https://www.amazon.co.uk/How-Destroying-Our-World-Brexiteers-ebook/dp/B00I22790W/ref=sr_1_1/262-3884189-8577027?s=digital-text&ie=UTF8&qid=1529379160&sr=1-1&refinements=p_27%3ADaniel+J+Beddowes
A startling but absolutely accurate history of the EU – a truly fascist organisation which was designed by Mussolini, Hitler and Funk (Hitler’s economics advisor). Other senior Nazis helped plan the EU. This book gives the details of precisely how and when they did it. Hitler invented the phrase United States of Europe. Goering devised the name European Economic Community. The euro was Funk’s idea. And Heydrich, one of the main architects of the Holocaust, published an early version of The Treaty of Rome.
EU lovers won’t like this book (and will doubtless deny its truths) but it is all accurate and none of it has been denied or contradicted by the EU or other historians.
Meqe jemi te frytet e se keqes dhe u permenda per linqe apo lidhje, lidhjet i kam serioze, faqe qeveritare ose lajme te konfirmuara si psh kjo lidhja http://m.ilgiornale.it/news/2018/06/19/migranti-il-piano-ue-zone-di-sbarco-regionali-extra-ue-ma-resta-dublin/15427 ku thuhet se Albania eshte ne gare me Tunizine se ku do shkojne emigrantet afro-aziatike, llaf burri i kryetarit te Komisionit Europian. Kjo Albania mos gjendet ne Magreb? Apo eshte ne Lindjen e Mesme? Kush do i vjele frytet e se keqes? Ta beje gjumin rehat Lubonja se u shqye majtas-djathtas duke kerkuar qe Shqiperia te mos hyje ne Europe, se qenka vendosur qe jemi vend afro-aziatik. Tani te shohim sa te gatshem jane te ideologjizuarit qe per hir te idealit te tyre europianist e humanist, ta cojne Shqiperine ne hale te gomares, si deshi te bente Hitleri me Gjermanine per hir te zbatimit te ligjit te me te fortit. Doli si me porosi kjo tema per te ngritur pyetjen se kush e do Shqiperine dhe kush do halene e gomares .
Hyllin, gjersa te gjejme LINKUN, qe ekziston por se kemi gjet akoma, kape i here per i here kete linkun:
http://www.dw.com/en/hitler-and-his-volkswagen-tracing-the-80-year-history-of-the-beetle/a-43942998
http://www.ilgiornale.it/news/cronache/migranti-piano-delleuropa-zone-sbarco-extra-ue-1542734.html
”’una proposta dal presidente del consiglio europeo, Donal Tusk, che sarà presentata al vertice del prossimo 28-29 giugno. Si tratta della creazione di “piattaforme di sbarco regionali” dove controllare i migranti che vengono salvati dopo le traversate nel Mediterraneo.
In queste zone di sbarco regionali, come sottoliena Politico, verrano distinti i migranti economici da i rifugiati che chiedono protezione. Secondo quanto riporta ilSole24ore, queste piattaforme potrebbero essere create in Paesi extra-Ue. In pole position ci sono la Tunisia e l’Albania.”’
http://www.ilsole24ore.com/art/mondo/2018-06-19/migranti-moscovici-l-italia-non-deve-rimanere-sola-ma-nazionalismo-non-e-risposta–114650.shtml?uuid=AEGZ7n8E
Migranti, Tusk: piattaforme di sbarco fuori dalla Ue
L’idea era stata ipotizzata nel 2016 dal primo ministro ungherese Viktor Orban……. Tra le nazioni potenziali dove queste «piattaforme» potrebbero essere create ci sono la Tunisia e l’Albania.
Poco dopo però il commissario Ue Dimitris Avramopoulos frena: «L’idea c’è, ma per ora non è una proposta molto concreta. Conoscete per caso qualche Paese che desidera ospitare un centro» in cui dirottare i migranti diretti in Ue? «Se lo conoscete, per favore, nominatelo. Se ci sarà la proposta, la discuteremo………Non abbiamo discusso
di questa iniziativa, né in Albania, né in nessun altro Paese»
Ne shkurt 2018, Abraham Pula /Avramopoulos, na e mblodhi pothuajse si Italia ne vitet 2000 me moratoriumin kunder emigracionit te paligjshem nga Shqiperia (perendimi i epokes se skafeve)
http://www.euronews.com/2018/02/12/eu-signs-border-agreement-with-albania
Under the agreement, European border agency Frontex can deploy to Albania in case of a sudden wave of migrants……… Commissioner Dimitris Avramopoulos said after the signing. “This agreement will allow for the future deployment in Albania of EU border and coast guard teams”
Ne rast hapjeje te kampeve, logjikisht ne baze te kesaj marreveshjeje, roja kufitare e BE-se do nderhyje ushtarakisht ne bregdetin tone dhe ne kufirin me Greqine, si t’i doje qejfi, qe t’i mbaje emigrantet ne Shqiperi. Normalisht Maqedonia do vere mur ne kufi, si ia beri Greqise, kurse Mali i Zi kercenoi me mur qe para disa javesh. Po te behet ose kur te behet realitet kjo çeshtje do na vere mur edhe Kosova dhe te rrime e te lozim domino e spathi me emigrantet, meqe do na kene futur te gjitheve ne vathe.
Kush do t’i marre frytet e se keqes ? Ve bast qe do t’i fitoje Abraham Pula nga sheshi Grote Markt i Brukselit. Ne do na ngelet e keqja.
E prishët temën. Këto që po thoni jo se janë pa interes, por e kanë vendin te shkrimi i Gjilpërës para pak ditëve – lutem vazhdojini komentet atje:
UH, EVROPË