Problemi i kultivimit të kanabisit në Shqipëri dhe i trafikimit të tij është tashmë aq i dukshëm saqë nëpër muhabete të zakonshme qytetarësh dëgjon të thuhet se për parcelat me hashash mbyllet një sy qëllimisht, sepse në këtë mënyrë njerëzit fitojnë diçka dhe kanë me ç’të rrojnë. Se sa e vërtetë është kjo, pra që organet e shtetit e lënë vetë disi të lulëzojë “ekonominë e hashashit” për t’i ndihmuar njerëzit, nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë nga këndvështrimi i këtushëm. Zyrtarisht deklarohet si e pathemeltë. Ndërkohë merr rëndësi të posaçme pikërisht mendësia e justifikimit, që përhapet ngadalë ndër mbështetës e të tjerë qytetarë.
Kush ka pak memorie historike do të na kujtonte se kemi të bëjmë me një avaz të vjetër, që shkon përtej shumicës aktuale politike. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, thuhej se qeveria e atëhershme e mbyllte një sy për trafikimin e karburantit në drejtim të ish Jugosllavisë, pavarësisht se ishte vendosur embargo ndërkombëtare, ngaqë popullsia e veriut ishte në pikë të hallit, kështu që disa pika naftë kontrabandë do ta ndihmonin të dilte sadopak nga varfëria.
I njëjti arsyetim është përdorur për të anashkaluar problemin e gomoneve drejt Italisë. Nga shumë anë, në atë kohë, dëgjoje zëra justifikues se papunësia e madhe shkaktonte emigracion dhe se njerëzit duhet të iknin për bukën e gojës. Madje trafikantët e qenieve njerëzore shikoheshin edhe si “shpëtimtarë” nga kthetrat e varfërisë. Tek e fundit, a nuk përmbushnin kërkesat e njerëzve për të ikur jashtë shtetit? Edhe në atë kohë, pëshpëritej, se organet e dinin, por i linin vetë, gjithnjë për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë shqiptare.
Nuk mund të shmangen gjithashtu përshoqërimet me çka ndodhte gjatë regjimit totalitar i cili, sipas zërave të asaj kohe, e organizonte vetë trafikun e cigareve kontrabandë, duke i prodhuar në vend cigaret me firma të huaja e duke i shitur në det të hapur. Edhe në atë periudhë, ideja ishte se këto veprime të paligjshme bëheshin për një objektiv madhor, pra për të mirën e popullit dhe të regjimit popullor.
Me pak fjalë, qëllimi justifikon mjetet për arritjen e tij. Megjithatë, çështja shkon më larg se makiavelizmi i njohur, ngaqë ndërfutet justifikimi kolektiv dhe normalizimi i veprimeve të jashtëligjshme. Edhe përplasjet mes palëve politike duken lojë rolesh. Në qoftë se nga një anë kundërshtarët e akuzojnë qeverinë për trafiqe të paligjshme dhe lidhje të kriminalitetit me pushtetin, nga ana tjetër mbështetësit, kur nuk i mohojnë dot, i derubrikojnë veprimet në zgjidhje ekonomike të pashmangshme në kohë krize ekonomike. Çështje kohe dhe rolet shkëmbehen. Asnjë nga palët nuk prekin çështjen kryesore: etikën.
Le të nënvizojmë që në fillim se lejimi i veprimeve të paligjshme, nga parcelat e sotme deri tek kontrabanda e djeshme, është i gabuar nga të gjitha pikëpamjet. Ekonomikisht njerëzit e varfër nuk kanë ndonjë përfitim të madh, në kuptimin që kultivimi i kanabisit nuk i bën fshatarët të kamur. Përkundrazi, i lidh ata me ekonominë kriminale, duke i vënë përballë rrezikut dhe duke i shndërruar praktikisht në skllevër. Përfitimi u shkon atyre që e drejtojnë këtë ekonomi, të cilët janë me përkufizim të paktë. Ekonomia kriminale çon në polarizim të fitimeve.
Por dëmet më të mëdha ekonomike vijnë nga shtrembërimet e tregut që krimet ekonomike shkaktojnë. Sasitë e mëdha valutore që vijnë nga aktivitetit kriminal, siç mund të jetë trafiku i drogës, ose pastrimi i parave, përçudnojnë krejt tregun vendas, duke e çekuilibruar atë. Pasojat i vuajnë qytetarët e thjeshtë dhe ndërmarrjet e shëndosha, që hasin në një konkurrencë të padrejtë, sepse duhet të përballen me ndërmarrje që luajnë, si të thuash, me hile në fushën e tregut të lirë.
Ka edhe dëme të tjera, si ndotja e aktiviteteve të shëndosha dhe përfshirja e kategorive të tjera sociale si punonjësit në drejtësi, në financa, në organet e rendit, në politikë, etj. Aktivitetet kriminale e rrisin detyrimisht korrupsionin dhe e infektojnë pjesën tjetër të ekonomisë. Vetë politika e korruptuar e riprodhon vetveten dhe e mbyt politikën e ndershme, ngaqë ka më shumë mjete në dispozicion.
Ky lloj aktiviteti i kriminalitetit të organizuar, pra mbjellja, kultivimi e trafikimi i lëndëve narkotike, shkon përtej veprave penale si vjedhja e një banke. Përhapja dhe kapilariteti i këtij aktiviteti i siguron kriminalitetit një farë tolerance sociale, që shndërrohet më pas në atë që italianët e quajnë omertà. Kur bashkësia, ose vetë organet e rendit, e konsiderojnë aktivitetin ilegal si të pranueshëm, ose të justifikueshëm për sa kohë “siguron bukën e gojës”, atëherë edhe lufta ndaj tij bëhet tejet e vështirë, ndoshta e pamundur, sidomos kur është i lidhur me territorin dhe njerëzit. Aktiviteti kriminal e dëshiron moszhvillimin dhe padijen, sepse përbëjnë humusin e tij të vërtetë.
Pra fushat plot kanabis që lulëzojnë në Shqipëri, nga jugu në veri, janë çështje etike para se të jenë problem rendi. Kur nuk dallohet e mira nga e keqja, e drejta nga e padrejta, korrektësia nga gabimi, është e kotë të dërgosh punonjës policie me sakicë në dorë duke luftuar me bimët e kanabisit dhe të japësh të dhëna mediatike për shkatërrimin e kaq apo aq rrënjëve. Ndoshta pak kilometra më tutje po mbillen ndërkohë të tjera.
Mentaliteti i aktivitetit të paligjshëm shkon përtej kanabisit, i cili nesër mund edhe të legalizohet si bimë, por rrënjët e tij janë më të thella.
Tregojne tregtare qe kane falimentuar kur trafikante droge jane futur ne treg per te pastruar parate e tyre. Mjafton te shohesh edhe sektorin e ndertimit ne Shqiperi. Nuk ulen cmimet e apartamenteve te pashitura sepse i kane trafikantet dhe gjykatesit e korruptuar (edhe keta per buken e gojes). Cdo gje per buken e gojes.
Me duket se eshte nje shprehje e themeluesit te burses se Londres qe thote se “parate e pista nxjerrin jashte parane e paster”. Nuk e di nese nisur nga realiteti yne i ndritur, pranine e krimit ne te gjitha nivelet politike, mund te shtohet edhe se: “Politikanët e piset nxjerrin jashtë politikanët e paster” (se nuk dua te besoj se ai vend mund te nxjerre nga gjiri vete vetem ata kultivare qe shohim ekraneve).
“Buka e gojës” është një kategori interesante dhe duhet parë e lidhur ngushtë edhe me anën tjetër të medaljes dmth. procesin e jashtëqitjes. Kur shfaqet në përmasa “reale” apo “të natyrshme” fenomeni “buka e gojës” në rastin më të keq prodhon ndonjë “diare” të përmasave individuale që pavarësisht nga efektet negative mund të përballohet me një larje / shplarje intensive (nënkuptohet që individi apo komuniteti ku bën pjesë ka në dispozicion ujë = etikë).
Problemi që përballemi në realitetin tonë ka të bëjë me faktin që përmasat e binomit “buka e gojës” dhe si pasojë edhe trinomi bukë + gojë + jashtëqitje kanë arritur përmasa gargantueske që rezikojnë seriozisht pastërtinë e ambientit ku komuniteti jeton si dhe mundësitë reale për të siguruar sasinë e nevojshme të ujit që nevojitet për larje.
Kam përshtypjen se si komunitet ne e kemi patur (historikisht) të vështirë të bëjmë një lidhje “të shëndetshme” midis “bukës së gojës” dhe domosdoshmërisë së “jashtëqitjes” dhe pasojat që rrjedhojnë.
Është, përsëri, koha të rishikojmë individualisht dhe si komunitet si do t’ia bëjmë me “bukën e gojës” se rrezikohemi të “mbytemi” në “jashtëqitje”…
I
Moralin ne, si shoqëri, e kemi humbur prej kohësh. Harresa kolektive e krimeve dhe kriminelëve të komunizmit, të Terapisë së Shock-ut, të 1997-ës, të Gërdecit, të 21 Janarit e deri te adhurimi social i të fortëve, kopilave dhe trafikantëve të radhës. “Amoralitetin nuk jua solla unë” – tha narkotrafikanti – “por e gjeta mes jush!”
Përvecse imoralitet, miopi dhe injorancë do shtoja unë.
Drogokraci i ka pas thënë Lubonja, një sistemi të tërë politik dhe ekonomik të varur nga pesë parcela droge.
Fatkeqesisht e gjithe historia e njohur e Shqiperise si popullate (Skenderbe e tehu) eshte ngritur mbi perfitimin e paligjshem dhe parazitar dhe kjo shpjegon dhe mungesen e identitetit kombetar tonit. Shqiptaret (nje pjese) ishin e vetmja popullate (per hir te se vertetes edhe boshnjaket, po kurre ne masen dhe vrullin e shqipove) qe iu ngjiten si shushunje ne kurriz perandorise turke duke nderruar te vetmin identitet qe njihej ne ate kohe: ate fetar. Dhe kjo u be vetem per te pasur nje pozite me te privilegjuar ne shoqeri dhe ca perfitim financiar. Me vone Zogu per interesa monetare personale e terhoqi prej flokesh atje ku cica e qumshtit ishte me e bollshme, pra ne Europe. Komunizmi qe na ndoqi ishte kurorezimi in extremis i shqelmimit te ligjit dhe vjedhjes se prones etj-etj ndersa njezetpese vitet e “demokracise” po i jetojme akoma si traume… Personalisht nuk besoj se populli shqiptar do arrije te vere ndonjehere ligjin, punen e ndershmedhe drejtesine si standart per t’u arritur dhe do ta shtyje keshtu terhiq e mos keput, derisa te keputet.