(PËR)MAKSIMA

Pyet shtatë a tetë dhe përgjigju vetë.

Mizat e yshtin gomarin në baltë, i zoti e nxjerr.

Thika i ruan vreshtat.

Çka pjek baba e ha i biri.

Çdo mësim është pësim.

Bujku i zotë ia merr me zorr bukën botës.

Peshku medet, tigani pa zjarr.

Kur qyqja qan e pulat kakarisin, mizat fërkojnë duart.

Në martesë, 2 është pushim, 3 transmetim.

I shtrenjtë në miell, kërnac në krunde.

S’bëhet ariu xurxull me mjaltë.

Krypa: Albanian Goth

Krypa: Albanian Goth

Ungjilli i tregut global: “Go sell it on the mountain over the hills and everywhere”.

Lullë llullë, bëhesh tullë.

Pronari ha rrush të thartë, çirakut i prishen dhëmbët.

E shkara është karma e të dobëtit.

Pret bari ta hajë gomari.

Kush të mjaullin natën, të gric ditën.

Bardha bie nën bardhë.

Bardha e ka bishtin prapa.

Kulla e Zarit nuk do të digjet.

T’i varësh turkut mëlçinjtë.

Kombinati rripa-rripa e mbledh çetën me garipa.

Jepi Nastradinit gomarin dhe Aliut demin.

Veç Aliu e kap demin për brirësh.

Martesa i fut burrë e grua në shishe.

Maks njëherë e rrëfe 66 herë.

Me një teke iu llash trapa.

Kush të do, të han.