Publicistin Bedri L. na e kishin prezantuar si shkrues të fjalimeve të Kryeministrit, prandaj nuk u habitëm kur identifikuam në sjelljen e tij, në manierizmat, tonin e zërit, të qeshurit sarkastik, gjestet e duarve, shprehjen e fytyrës, deri edhe tikun aq simpatik të kapsallitjes së pavullnetshme të syrit të majtë, po ato tipare që i njihnim mirë nga performancat televizive të shefit të vet, një nga politikanët më elokuentë të regjimit, nxënës dhe mik i ngushtë i vetë Diktatorit, burrë shteti i shquar në mbarë Ballkanin por edhe polemist i rreptë, tmerr i tryezave të rrumbullakëta dhe debatuesve publikë.
Bedri L. kishte meritën e vet modeste në të gjitha këto, por shumë prej nesh ia kishin zili afërinë me majat e pushtetit, mizërinë e sekreteve të cilat duhej të kujdesej të mos i dekonspironte, të qenët dëshmitar procesesh historike të cilat një ditë do të ulej t’i rrëfente shtruar për brezat e ardhshëm.
Kryeministri, shëndetlig që në të ri, vdiq nga një tumor i padiagnostikuar në kohë, që ia paskësh gërryer hipokampusin së brendshmi, si krimbi një kalë shahu; por nuk vuajti shumë, siç na siguroi vetë Bedri L., që i ishte ndodhur pranë edhe në grahmat e fundit. E zëvendësuan pa vonesë me një njeri të bazës, drejtorin e sertë të një hidrocentrali gjigant të Veriut, pragmatik dhe modest, racional deri në mërzi, metikuloz e të mirënjohur në shkallë vendi për konspektet e përsosura që ia bënte rregullisht veprave të Diktatorit.
Me të ardhur në detyrë, kryeministri i ri shkarkoi shumë prej funksionarëve dhe oborrtarëve të paraardhësit, duke i akuzuar për vetëkënaqësi, çka edhe besohej; por mikun tonë Bedri L. e mbajti në detyrë, meqë ia admironte penën, forcën e arsyetimit dhe njohjen e problemeve me të cilat përballej një kryetar qeverie në jetën e përditshme dhe në perspektivë historike.
E ngacmonim Bedriun, duke i thënë se prisnim prej tij të na shpaloste një ditë manierizmat e shefit të ndërruar, flokët e qethur shkurt, vështrimin e akullt prej ulkonje, notat e dialektit verilindor në të folur, hapin ushtarak, austeritetin në veshje, pasionin për ndeshje e seanca stërvitore të volejbollit të femrave dhe balada folklorike të luajtura me çifteli.
Në të vërtetë, asgjë nga këto nuk ndodhi; përkundrazi, ishte kryeministri i ri që nisi të shndërrohej para syve tona për t’i ngjarë, çdo ditë e më tepër, ndihmësit dhe skribit të vet Bedri L. – në sjellje, në manierizmat, tonin e zërit, të qeshurit sarkastik, gjestet e duarve, shprehjen e fytyrës, deri edhe tikun aq simpatik të kapsallitjes së pavullnetshme të syrit të majtë.
… Pas pothuajse dy dekadash, kur kryeministri i përmëndur (e aq më shumë shkronjësi zyrtar) i janë larguar mrekullisë së jetës në atë vënd të bekuar, vazhdohen të vërehen “cene” të mjaft personazheve të tjerë të Pulitikës.
Vetëm ata që e kanë jetuar periudhën e nostalgjisë arrijnë të “kapin” ato xheste pothuajse të pakapshëm për syrin normal … kjo qoftë edhe sepse tashmë nuk ju bën më përshtypje vëzhguesve, duke parë natyrshmërinë me të cilin kryhen ato xheste, ju është krijuar ideja se ato janë pasuri personale e karizmës së këtyre politikanëve, por syrit të nostalgjikut nuk mund t’i shpëtojnë…. bile, nganjëherë vërejnë një sforco çnjerëzore nga ana e tyre, për të mposhtur dëshirën që ju vjen instiktivisht për…të bërë dorën grusht dhe përshëndetur popullin nga maja e tribunave të mitingjeve.
P.s: Përse tag-ohen si nostalgji këto shkrimet?
Tregim i bukur qe te kujton parabolat e Kafkes. Per me teper eshte e vertete se ne vendet autoritare, me jete sociale dhe liri shtypi te kufizuar, verehet se personat publike me pushtet i afrohen gjithnje e me shume portretit hipotetit qe krijon shtypi per ta.
Ata ndryshojne portret, sjellje, zako. Shpesh vihet edhe te zgjidhin ndonje hall te dores se dyte te dikujt, sepse ashtu eshte shkruajtur per te, pra se qendron afer hallve te popullit etj, etj.
Eh..Shikoni klasën e “re” politike shqiptare.Ata kanë edhe atëtik të syrit,por nuk jua bën as tërr syri.Nuk besoj t’gjëndet sëmundje që ti luajë nga terri.Ndoshta duhet me prit vdekjen e natyrshme.
Sidoqofte buzeqeshja e shtirur eshte universale.Mbush masat me optimizmin e udheheqjes(nuk duket si nje Idiot, kopje e idiotave te mëparshëm).
..Amani e mos u zini..edhe pa bukë durojme ..vetem te kemi unitetin…Uniteti majmunifikon dhe sjelljet,qendrimet fizike,levizje e duarve..e cka është me keqja ,mendimin.Per ideal te partise,kështu është.
Derisa larg ndodh tek kinezet,ne kohen e Maos,i famshmi kostumi gri,me stemen e rumbullakt te fytyres bucalake te udheheqesit ne krahun e majte.
Ah,te shkretet ne kaviet e shkreta.
Jo se shume ndryshon edhe kendej,por te pakten nuk buzeqeshin ore e cast,dhe kerkojne te jene te ndryshem.
orakull,
pse më duket sikur ca gjëra nuk i kupton gjë fare…
Sepse edhe un ndonjehere nuk e kuptoj vet veten time.Po kete te Sales e kuptova ama.I trashe ,i trashe por disa gjera edhe pse nuhas zakonisht keqas,i marre ere mire,edhe pse pas gjase me ndodh rastesisht.Gjysma e te keqes,te pakten e kuptoj gjene vete.
…te pakten e kuptoj gjene vete.
“Gjene” me lart është pa “ë”.Ka vetëm dy “e”,gj..e..n..e.
Orakull,
se ke edhe goxha emër…
Nuk ka gjë Salë tek ai shkrim. I gjithë cikli i shkrimeve të fundit të Maks Gjerazit, i cili është jashtëzakonisht i rafinuar, është i fokusuar sado në mënyrë fiksionale në një realitet të kaluar, i cili sot mund të ngacmojë dot vetëm një lloj nuhatje të vjetër të atij brezi, i cili e ka përjetuar diktaturën në një fazë të pjekur të ndërgjegjes intelektuale dhe të etikës politike. Nëse ke pasur fatin të kesh qenë fëmijë në këtë periudhë, kam frikë se nuk e ke fatin ta kapësh dot thelbin apo frymën e shkrimeve dhe mos e nga më tej atë punë, se nuk i bën ndonjë nder të madh vetes, përkundrazi.