nga Ardita Osmani
Çdo javë, një shkrimtar politik dhe një dhurues profesionist i gjakut takohen për darkë.
Miqësia e tyre është e jashtëzakonshme, pavarësisht nga filozofitë dhe stilet e tyre të kundërta të jetesës, pasi ata të dy jetojnë në Kinën post-Tiananmen, një kohë me mundësi të jashtëzakonshme, liri të reja dhe fitime të lehta. Një natë, teksa kënaqen me alkool, shkrimtari flet për personazhet që banojnë në imagjinatën e tij dhe për të cilët dëshiron të shkruajë, vetëm sikur të kishte guximin ta bënte këtë.
Falë një shisheje vere të mirë, shkrimtari na prezanton me një tridhjetëvjeçar, i cili, pasi ka blerë një furrë të përdorur nga një institut arti, fillon një biznes të shkëlqyer: krematori. I kënaqur nga mundësia për të ngacmuar kufomat e oficerëve të policisë dhe sekretarëve të partisë. Pastaj është aktorja zemërthyer që kryen vetëvrasje publike duke hyrë në nofullat e një tigri të egër dhe shkrimtari me qira që e kalon jetën duke shkruar letra dashurie për të tjerët.
Kjo është përmbledhja e asaj që përshkruan shkrimtari Ma Jian në librin e tij “Shpageta kineze” (në gjuhën angleze njihet si “The Noodles Makers” nga kinezishtja 拉面者 ). Me këtë pikturë ansambli, Ma Jiani, veprat e të cilit janë ende të ndaluara në Kinë, pikturon një portret gazmor, por gërryes, të atyre që luftojnë për të mbijetuar një sistem që dikton çdo lëvizje të tyre. Ajo që më duket interesante në këtë libër të Ma Jianit janë referencat për Shqipërinë, e cila kishte kontakte shumë të ngushta me Kinën për një periudhë historike.
Një nga protagonistët e librit që përmenda më sipër, quhet Vasil. Emri është marrë nga protagonisti i filmit propagandistik shqiptar “MILITANTI” i Piro Milkanit (1984), një portret mbi jetën e militantit Vasil Shanto. Dhuruesi i gjakut u mbiquajt kështu sepse në konvikt thirri emrin e heroit në gjumë.
Në rrëfimin e biznesmenit të vogël që drejton një biznes me një furrë që djeg të ndjerin, shfaqet një skenë ku ai fyen zëvendësdrejtorin e Zyrës së Banesave që nuk e ka ndihmuar asnjëherë me çështjet e strehimit. Ai e godet trupin me shkelma dhe përmend faktin se gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar Shehu, qeveria ndau fonde për të mbuluar ndërtesat e rrënuara me panele kompensatë të lyera, që të duken si tipare arkitekturore. Një nga këto fasada false mbulonte pallatin ku banonin biznesmeni dhe nëna e tij, duke bllokuar hyrjen e dritës dhe ajrit në banesën e tyre. Dritaret në fasadë ishin vendosur pesë metra larg njëra-tjetrës, duke u hapur për fat të keq në shtëpinë fqinje dhe jo në shtëpinë e tyre. Si rezultat, atyre iu desh të shfaqnin një çadër për një moment të shkurtër, ndërsa makina e Shehut kalonte aty pranë. Biznesmeni i ri e konsideroi këtë si të padrejtë, duke e shtyrë atë të godiste me shkelma kufomën e zëvendësdrejtorit.
Personazhet e Ma Jianit jetojnë në këtë periudhë historike të ndryshimeve të mëdha. Qeveria sapo ka vendosur të kalojë nga një periudhë e socializmit maoist në politika të reja ekonomike të hapjes ndaj kapitalizmit.
Por përtej romanit që rekomandoj ta lexoni, ajo që më intrigoi ishte referenca e vazhdueshme për Shqipërinë. Një trashëgimi kulturore dhe historike për të cilën brezi im, veçanërisht ata që jetojnë në diasporë, dinë pak ose aspak.
Në vitet e mia kur jetoja në Pekin, mbeta e habitur se sa mirë e dinin kinezët se ku ishte Shqipëria dhe Jugosllavia. Kishin shumë referenca kulturore që unë nuk i njihja, por prindërit e mi të rritur në Jugosllavi i mbanin mend mirë.
Reflektimi që pata ishte pikërisht mbi rëndësinë e kujtesës historike. Koncepti i kujtesës kolektive përfaqëson lidhjen thelbësore midis së shkuarës dhe së tashmes, duke formësuar identitetin social, përmes kujtimeve të përbashkëta dhe vendeve simbolike. Megjithatë, ai nuk është statik, por i nënshtrohet interpretimeve të shumta dhe tensioneve politike dhe sociale. Më ka ndodhur shpesh që miq apo të njohur nga Shqipëria të më shikonin me dyshim dhe mosbesim kur u prezantoja që mësoj gjuhën kineze dhe punoj si sinolog (ekspert për Kinën). Këta miq po kujtoheshin për periudhën e errët të Shqipërisë dhe refuzonin çdo interes për Kinën. Mendoj se ajo kujtesë historike duhet të rijetohet, sot pas ca vitesh, që të mos humbasë, se është një kujtesë historike e rëndësishme për të kuptuar shoqërinë e tashme.
Shkrimtarët kinezë, si Ma Jian, të cilët jetojnë në mërgim politik sipas dëshirës dhe të tjerë jo me zgjedhje, përpiqen të mbajnë gjallë një kujtesë historike, pavarësisht vështirësive të një vendi që dëshiron të fshijë gjurmët e tij. Një shembull të shkëlqyer dha Lea Ypi me librin e saj “Të lirë”. Besoj se brezi im, veçanërisht ai i huaj, ka nevojë të lexojë e të dëgjojë shkrimtarë të tjerë dhe tregime të tjera që do ta përcjellin këtë kujtesë historike tek brezat e ardhshëm.
© 2024 Ardita Osmani. Të gjitha të drejtat janë të autores.
Percjellja e kujteses historike tek brezat e ardhshem me ndermjetsimin e shkrimtareve jo gjithmone eshte autentike dhe e zhveshur nga subjektivizmi. Me mire do ta benin kete pune historianet, pa perjashtuar edhe ketu mundesine e anesise ne gjykime. Une jam nje person qe e kam jetuar periudhen per te cilen shkruan Lea Ypi. Ajo qe percjell Lea Ypi me “letersine” e saj, sipas meje, po e theksoj sipas meje, po qe i kam jetuar ato kohe ne mish e ne gjak, nuk eshte gje tjeter vecse nje rrene e madhe. As nuk mund, po sidomos as nuk dua te diskutoj dhe te debatoj ne detaje ato qe thote Zonjusha Ypi, as nuk mund e as nuk dua te diskutoj e debatoj motivet qe e shtyjne zonjushen Ypi te shkruaje ato qe shkruan. Duket se ajo ka arritur nje sukses jo te vogel personal me ato qe ka shkruar, por kjo nuk i ben as te verteta e as reale, ato qe thote ajo. Per kete kinezin nnuk mund te flas se me thene te drejten nuk me intereson asgje nga ato qe ndodhin ne Kine. Boll i kam pare te hanin dreke turizmave te Shqiperise kur ndihmonin ndertimin e socializmit ne Shqiperi.
Është zonjë
Meqe kishte mbiemrin e gjyshit une “assumed” qe ishte akoma zonjushe. Po nuk besoj se i kam bere ndonje padrejtesi te madhe, sepse edhe Zonja Ypi nuk eshte, apo jo?
Shqiperia ishte aleati i vetem nderkombetar qe i mbeti Kines ne kohe te marrinave te revolucionit kulturor te Mao Ce Dunit , i cili i dha asaj ndihma bujare ndersa kinezet ngordhnin urie .Filmat shqiptare me sa kam kenduar ishin nga te paktet filma te lejuar ne Kine si kulture e huaj .Si rrjedhoje Shqiperia do te kujtohet shpesh nga kinezet kur behet fjale per ate periudhe te erret te historise se Kines.