MOS MA PREK BUBULINËN!

Me qindra komente shoqëruan statusin tim të djeshëm për përkatësinë etnike të heronjve arvanitë të revolucionit grek; më shumë se gjysma e tyre e hodhën poshtë statusin, më rekomanduan se çfarë të lexoja, më quajtën tradhtar të çështjes shqiptare dhe të paguar nga grekët, ose edhe thjesht më shanë. E dija ç’më priste që kur i lashë komentet të hapura: kështu marrin pjesë bashkatdhetarët e mi në debatet publike, kështu kanë mësuar të bëjnë dhe kështu do të vazhdojnë.

Nuk kërkoj simpati as popullaritet me statuset e mia; nuk shqetësohem shumë nga indinjata dhe keqdashja e disave që nuk i njoh dhe që mbase nuk e meritojnë që t’i njoh. Por më shqetëson mbizotërimi, në mendjet e njerëzve të interesuar për historinë dhe identitetin, i një narrative në mos të shpikur të paktën krejt të vjetruar, e cila nuk i përgjigjet më narrativës historiografike moderne dhe gjithçkaje që kemi mësuar, si njerëz, këto dy shekujt e fundit.

Kjo është narrativë folk-nacionaliste, etnocentrike dhe ksenofobike, me nota viktimizmi dhe revanshizmi; që mbahet gjallë nga njerëz të paditur dhe intolerantë, të cilëve prej vitesh u është ushqyer një ideologji e keqe, fashistoide. Modeli i turmës kështu të krijuar është ai i një grupi tifozësh futbolli, që kanë dalë në rrugë për sherr. Ajo çfarë kërkojnë këta njerëz nga “Akademia” (si institucion që prodhon dije) është që të konfirmojë dëshirat e tyre infantile, dhe të sjellë “fakte” në shërbim të saj.

Dukuria është ballkanike, nuk kufizohet vetëm me shqiptarët. E veçantë për ne është vetëm heshtja gati e plotë, deri në asfiksim, e të gjithë atyre që duhej ta kishin kundërshtuar këtë lloj talljeje me dijen dhe emancipimin.

Kur shkruaj ndonjëherë për këto gjëra, nuk është se synoj të dobësoj ose të shkatërroj narrativat kombëtariste; mua më intereson e vërteta dhe përpiqem të sjell kontributin tim me aq sa mundem. Besoj se duke i shërbyer së vërtetës, njeriu i shërben njëherazi edhe komunitetit të vet qytetar dhe ndihmon për kthjellimin e mendjeve të turbullta. Edhe sikur këtë kthjellim të mos e arrij dot unë, të paktën u jap një shembull kolegëve për të mos e lëshuar veten dhe për të mos u dorëzuar para logjikës absolutiste, infantile të urrejtësve.

Shqiptarët nuk mund ta kërkojnë të ardhmen, në Ballkan, pa u paqëtuar me fqinjët. Ky mesazh i paqes u çua edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Athinë, edhe pse shumë vrapuan ta interpretojnë si hakërrimë nacionaliste. Por paqja nuk mund të synohet, pa një angazhim të palëve për të biseduar mes tyre dhe për t’i dëgjuar të vërtetat e TJETRIT. Nëse ekstremizmat nacionalistë i gjen rëndom edhe në diskursin publik të serbëve, të grekëve dhe të sllavo-maqedonasve të sotëm, kjo nuk është argument që edhe ne të fillojmë të groposemi për luftë pozicioni. Afrimin do ta sigurojnë jo mendjet e nxehta, por mendjet që privilegjojnë komunikimin, ndaj konfrontimit.

Kur sheh sot si bashkëpunojnë mes tyre armiq të hershëm si Gjermania dhe Izraeli, Franca dhe Gjermania, Italia dhe Greqia, Shqipëria dhe Turqia, SHBA-të dhe Vietnami, SHBA-të dhe Japonia, e kupton se edhe konfliktet historike dhe bashkëkohore, që kemi me fqinjët, nuk janë të pakapërcyeshme. Dhe hapi i parë, drejt kapërcimit, është që gjithsekush të reflektojë në shtëpinë e vet, duke e ndarë mitin nga historiografia dhe përrallën nga e vërteta: konfliktet e kaluara nuk duhen lejuar të shkruajnë skenarët për të ardhmen (dhe as mund të pranohet si gjest pajtimi kërkesa arrogante ndaj tjetrit, kërko të falur!). Më duket absurde që të shkruhen me qindra komente, për një status rreth identitetit etnik të Bubulinës, një heroinë e revolucionit grek; dhe që me dhjetëra e dhjetëra bashkatdhetarë të hakërrehen kundër njërit prej tyre, i cili guxoi të diskutonte versionin folk-nacionalist, të identitetit etnik të arvanitëve! Ma siete pazzi? Ky lloj mllefi mua nuk më bën asgjë, por ligjërimin publik e dëmton, duke shtuar edhe më shumë byk, në mendjet e atyre që ushqehen prej kohësh me byk.

Ne jemi komb i ri në botë; megjithatë, e kemi tashmë një histori tonën, me dramat e veta, heronjtë dhe viktimat, nga të cilat gjithnjë mund të mësojmë. Për të mirëmbajtur identitetin tonë, nuk kemi pse të shkojmë dhe “t’u marrim” heronj të tjerëve – siç veprojmë ndonjëherë me arvanitët e Revolucionit Grek, apo me sensacionalizmat për origjinën shqiptare të këtij apo atij celebriteti, politikani ose shkrimtari. Është fatkeqësi jona, që vazhdon edhe sot, që mendjet më të ndritura që arrijnë të nxjerrin brezat, të shkojnë dhe të kontribuojnë në shkencën, dijen dhe kulturën e kombeve të tjera, duke u lënë shqiptarëve vetëm arsyen “për t’u ndier krenarë”; dhe për t’u engledisur me bubulizma.

Dhe kjo ndodh pikërisht kur kulturës sonë ngutshëm i duhen edhe shkencëtarët që kanë shkuar të punojnë në SHBA dhe gjetiu në Europë; edhe artistët që arrijnë sukses në skenat botërore; edhe profesorët që shkëlqejnë në universitetet e botës; edhe mjekët, inxhinierët, informaticienët, fizikanët dhe të gjithë ata të tjerët, me emrat e të cilëve tani mburremi, dhe të cilëve u japim medalje e dekorata si “nderi i kombit”.

Teksa nuk e vëmë re si na ka kapluar etnocentrizmi turbologjik dhe kalojmë kohën duke sharë “grekët” dhe “serbët” dhe duke identifikuar “agjentët e paguar” të tyre në radhët tona, njëherazi i jemi dorëzuar përuljes ndaj së huajës dhe të huajit, madje duke e vënë këtë të fundit si arbitër të konflikteve tona të brendshme, përfshi edhe politikën.

E kotë të shtoj që nga ky moçal nuk mund të dilet veçse duke përditësuar e përshtatur mënyrën si u transferohet dija moshave të reja dhe, më në përgjithësi, atyre që e kërkojnë. Nuk ka kuptim të tregosh vëmendje vetëm për shkollën dhe tekstet shkollore, në një kohë kur një pjesë thelbësore e dijes identitare transferohet nëpërmjet rrjeteve sociale, portaleve dhe televizionit privat dhe publik. Një debat paralel me këtë të tanishmin, lidhur me turbo-albanologjinë dhe deliret shqipo-centrike të etimologëve alternativë, tregoi lehtësinë me të cilën pseudo-dija po kërcen nga burimet e veta relativisht primitive, në mendjen e një mase të madhe qytetarësh, duke anashkaluar sistemin shkollor dhe universitar dhe orvatjet e organizuara për popullarizim të shkencës. Çështja nuk mund t’i interesojë vetëm Akademisë; lidhet me të ardhmen e qytetarit shqiptar, përballë sfidave që i dalin brenda dhe jashtë Shqipërisë; dhe me statusin e ardhshëm të Shqipërisë si shtet dhe faktor në Europë.

© 2024. Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Imazhi i kopertinës është realizuar me Midjourney.

18 Komente

  1. Ndjej kënaqësi (në shumicën derrmuese të rasteve) kur lexoj shkrime të tuat. Edukimi, sidoqoftë, është proces i gjatë. Shpesh herë, besoj, nuk merr fund edhe deri në vdekje…
    Uroj që të vazhdosh të shkruash, më saktë, e di që do të vazhdosh të shkruash e të japësh ndihmë për të shijuar ditën e për të fjetur qetë natën…
    Faleminderit o Ardian Vehbiu!

  2. Tentativa për të shpërbërë kombin (etninë) Pellazgo, Ilire, Shqiptare është shum e vjetër. E dokumentuar që prej shekullit të VII, para Krishtit me veprën e Hesiodit. Dhe më tej edhe me veprën e Homerit. Pastaj kapak i vë Herodoti. Metoda bazë ka qënë tjetërsimi i folkut, tempujve dhe bashk me ta edhe të Perëndive. Herodoti p.sh. e trajton kryeperëndinë Dia, (Zeus), si të ardhur nga Egjypti. Pasi orakulli i Zeusit (tashmë me emër të ndërruar dhe jo më Dia), Dodona, ishte ndërtuar nga një prej dy pëllumbeshave të zeza (nuk duhet harruar ngjyra: të zeza), të ikura fluturim nga Teba, dhe njëra qëndroi në Libi, ku u ndërtua sërisht një tempull për këtë Zusin, dhe tjetra fluturoi pak më larg dhe ndaloi në Dodonë ku u ndërtua sërisht një tempull (orakull) po për këtë Zeusin. Apo varianti tjetër me dy priftërsha të blera në Tebë e të shitura njëra në Libi e tjetra në Dodonë. Metoda e tyre për të shpërbërë etninë e përmendur më sipër, bazohej edhe te harresa. Nuk duhej përmendur më emri Pellazg, Ilir, dhe po ashtu më vonë edhe emri Shqiptar. Metoda që përdorni ju sot ësht më e kamufluar. Por ësht e vjetër. Pasi e kanë shpikur Sllavo+grekët. Pra thelbi është se nuk duhet të ketë një etni të mirfillt Shqiparësh. Në Kosovë u tentua të shpikej kombi Kosovar. Tani na doli Kombi Arvanitas, shum i ndryshëm nga Kombi (etnia) shqiptare. Esht hidhësirë e madh kjo.

    1. Z. Murati, “etnia” nuk eshte e barazvlefeshme me “kombin”. Psh. kombi amerikan eshte i perber nga shume etni.

      1. Fluturon, fluturon….pëllumbesha e zezë pellazgo-idioto-shqiptare

  3. Vazhdimi i këngës së Plugut (Gomarica vjen vërdallë / A do qumësht apo dhallë? etj.):

    Ne u vjedhim historinë,
    ata na vodhën orthodoksinë!

    Ne u morëm Bubu-linën,
    ata na e morën Janinën!

    Ne u marrim Kol-kotronin,
    ata po duan të na marrin Jonin!

    Shqipërinë ta bëjmë të madhe.
    (Je e bukur moj kunadhe!).

    Plasi greku nga zilia,
    Rroftë e qoftë Shqipëria!

  4. Ka shkruar disa vargje dikur Cajupi:
    Kurbeti shoke shoke kurbeti
    Kush vajti e nuk mbeti.
    Ndersa debatojme origjinen e arvanitasve te 2 shekujve me pare pi harrojme ndryshimet e sotme .600 mije shqiptare shkuan ne greqi pas viteve 90 .Ne ate kohe emigracioni u konsiderua si dicka e perkohshme dhe mendohej se ata do ktheheshin sapo te rregullohej gjendja ne Shqiperi .Mirepo kane kaluar mbi 30 vjet ata qe iken ne te 20tat e tyre tani po behen gjysher me femije te lindur e rritur atje .Femijet e tyre lindur e rritur mes grekeve cfare jane ?greke apo shqiptare?Ka plot shqiptare te shquar me origjine greke qe nuk levizen nga shqiperia sepse thone se ndihen shqiptare ngaqe Shqiperia eshte gjithshka qe njohin ne kete dynja.E njejta logjike funksion edhe per femijet e shqiptareve te lindur ne Greqi .Ata do ndihen greke.Per shkak te mungeses se fuqise punetore thone qe do sjellin 30-40 mije punetore te huaj me gjasa aziatike .Nese edhe ata ngulen ne Shqiperi per nje kohe te gjate ,femijet e tyre te lindur e rritur ne Shqiperi do ndihen shqiptare .Femijet e futbollisteve te huaj me ngjyre thone se e konsiderojne Shqiperine vendin e tyre .
    Ndoshta duhet te pushojme te obsessohemi e te pretendojme si tanet personalitete qe mund te kene qene me origjine shqiptare por qe jeten e tyre ia kane kushtuar vendeve te tjera e s’kane lidhje me Shqiperine.

  5. Ceshtja e Arberoreve te mesjetes (perpos etnive te tjera) dhe perhapja e tyre ne Ballkanin jugore po hulumtohet imtesishte nga studiues (Albanolog i mirfillte do e cilesoja me plot goje!) te paanshem e rigoroz si M.D :https://www.facebook.com/profile.php?id=100017331577203&name=STSDirectNavUserDecorator
    npm perkthimit e shqyrtimit te Deftereve Osmane te shek. XV/XVI/XVII.
    Ju lutem te interesuarve ti hedhin nje sy ketyre artikujve qofte edhe per te shuar kersherine e castit!!

  6. Tre pikë çuditëse dhe tre pikëpyetje në një fjali. Kjo XhaXha duhet të të bënte që të kuptoje se duhet tu rish larg këtyre polemikave.

    Ironia tragjike në këtë mes është se fundi i lidhjeve dhe organizatave arvanitase në Greqi erdhi nga diplomatët shqiptarë (si K. Nushi, I. Koçollari etj) dhe nga veprimtaria e shenjtorit (martirit sipas disave pasi besojnë se grekët i shkaktuan kancer) të kombëtarizimit kibernetik, Aristidh Kolës. E kisha shkruar prapë pikërisht këtu, kur atëherë revista ishte ende blog, se Kola krijoi përçarje pikërisht se filloi të fliste shqipen standarte, dhe jo arvanitika, se filloi të kishte lidhje me ambasadën shqiptare që nga fillimet e viteve 80 (ç’punë kishe ti tek makina e ambasadës jugosllave?), sidomos me Ksenofon Nushin, diplomatë të të cilit u akuzuan nga grekët për spiunazh dhe u deportuan. Madje shtypi i kohës akuzoi haptazi Lidhjen Arvanitase të Greqisë për propagandë shqiptare. Të gjitha këto çuan në një përçarje dhe degradim të hapësirës arvanitase (pa kursyer këtu edhe rivalitetin e brendshëm), e cila e pa si ndërhyrje në identitetin e vet. Rastisi që këto ndodhën edhe në një periudhë ku Bashkimi Evropian, OJQ, dhe entitete të tjera shfaqën një interes të veçantë për minoritetet gjuhësore në Evropë. Por në Greqi nuk bënte vaki që të pranonin të kualifikoheshin arvanitët si minoritet dhe të klasifikoheshin njëlloj si evgjitët dhe pomakët.

    Irakli Koçollari edhe pse ka plot 30 vjet që studion arvanitët (le ti kujtojmë lexuesit se botimi i parë i librit të tij Arvanitët ka qarkulluar në vitin 1994 nga botimet albin), nuk ka kuptuar ende se arvanitët habiten me rezistencën që shfaqin shqiptarët ndaj asimilimit grek, sidomos lëvizjet e pakuptueshme për të krijuar shtet shqiptar. Pra, e thënë ndryshe, nuk duan të bëhen shqiptarë, por duan edhe shqiptarët të kthehen në grekë. Biri plëngprishës që do kthehet tek i jati. Ajo që ka qenë së fundi edhe ëndrra e A. Kolës.

    p.s. Nuk mund të mos reagoj edhe për diçka të fundit që më acaron nervat sa herë që e lexoj. Abuzohet me numrin e arvanitëve, abuzohet me dhjetra heronj të kryengritjes greke që nuk kanë qenë arvanitas. Nuk e kuptoj pse e nxjerrin Karaiskaqin si arvanitas, midis tyre dhe I. Koçollari. Karaiskaqi nga nëna ka qenë sarakaçan. Deri në momentin që shkruaj këto rrjeshta nuk kam dijeni nga ndonjë historian që sarakaçanët ti quajë shqiptarë. Karaiskaqi qenë fëmijë ilegjitim, historiografia nuk ia njeh të atin. Pra bastard, doç, dobiç, siç i themi ne nga Gjirokastra. Madje pretendohet të ketë qenë edhe evgjit ngaqë Karaiskaqi ishte trup shkurtër dhe zeshkan. Vendlindja, po ashtu e panjohur. Emrin Karaiskaqi ia vunë duke pandehur se D. Karaiskos ka qenë i jati i tij (edhe ky sarakaçan).

    Duket se Koçollari jo vetëm e njeh babain e Karaiskaqit, por e di që ishte edhe shqiptar (të paktën arvanitas). Ky zbulim po që ja vlen.

    1. Mua prapë më duket i ekzagjeruar interesi për Bubulinën. Më thonë që artikullin e Koçollarit e ka nxjerrë sot edhe Tema. Tani pres që të dalë edhe te Fletorja Zyrtare dhe pastaj të lëvizë edhe presidenca, për ndonjë dekoratë.

    2. Shkruan komentuesi, ndër të tjera, se “…arvanitët habiten me rezistencën që shfaqin shqiptarët ndaj asimilimit grek, sidomos lëvizjet e pakuptueshme për të krijuar shtet shqiptar….”

      Përveç tonit përgjithësues,* a thua sa autori ka ndërmarrë ndonjë sondazh me/pa marzhin e gabimit, tërheq vëmendjen edhe togfjalëshi “lêvizja e pakuptueshme për të krijuar shtet shqiptar”. Mos vallë ky pohim lyp shpjegim më të hollësishëm nga komentuesi, në mos korrektimin apo tërheqjen e tij?

      * Përkufizimi i “generalize” sipas fjalorit Cambridge është: “to make a general statement that something is true in all cases, based on what is true in some cases:

  7. Pershendetje, para se te shpreh mendimin tim ne lidhje me Arvanitasit ne Greqi dhe identitetin e tyre, me lejoni ju lutem te zbardh/qartesoje sadopak “dilemen” e Pro. Xhufithttps://www.gazetatema.net/2020/11/23/pellumb-xhufi-arberit-e-jonit-dhe-dokumentat-e-rralla-ne-arkiven-e-venedikut ne lidhje me etnine e kryengritesve Epirotas – te cilet cilesoheshin shprehimishte si ‘albanesi’ nga burimet venedikase – te vitit 1611 te udhehequr nga Dionis Filosofi nga Paramithia/Ajdonati:https://en.m.wikipedia.org/wiki/Dionysios_Skylosophos

    Epiqendra e kryengritjes ishte zona ne perendim te Janines ne drejtim te Paramithise, qe perfshinte krahinezat etnografike te Kurendes, Carkovices, Dushkares e Llaka e Sulit (me ne veri te Sulit proper) etj.
    Ne kete harte do mund te dalloni krahinat e fshatrat qe do listoj me poshte.
    http://lazarus.elte.hu/hun/digkonyv/topo/200e/38-40.jpg
    Fshatrat e ketyre trojeve kane rendesi te vecante edhe per nje arsye tjeter, nje pjese e farave Arvanitase te zbritur ne Peleponez/More gjate shek. XIV/XV, vijne pikerishte nga kjo zone e Epirit qendrore.
    Pra qendron pyetja a ishin ‘Albanesi’ keta kryengrites apo Epirot i.e. Greke (sic pandehin autoret Greke bashkohore)?
    Le ti hedhim nje dy Deftereve te shek. XV, ne baze te punes se vyer te M.D.

  8. Fshatrat me prani te konsiderueshme Arberore (me gjase pjeserishte katunde dygjuheshe), ne baze te deftereve te viteve 1502/3, 1551, 1564/5:

    – Zaravuci i madhe e i vogel (sot Άγιος Νικόλαος), fshatra pothuajse teresishte Arberore), disa shembuj:
    Nika Prifti, Leka Gjini, Dhima Gjini, Leka Jani, Jorgo Guma, Jani Pali, Gjin İlia, Dhima Pavllo, Leka Vreto etj.

    – Gracana (sot Ασπροχώρι), pervec banoreve me emra Arberore – si Niko Shurbi, Gjin Jani etj – haset disa here edhe mbiemri Vlaho, me gjase Vlleh/Arremenj.
    – Baushi (sot Μπαουσιοί)
    – Valanidha (sot Βαλανιδιά), disa shembuj emrash Arberor: Gjon, Gjin, Leka, Dede disa here etj.
    – Cericane (sot Τσερίτσανα), nga 6 familje 4 kryefamiljare kishin antroponimi Arberore si psh: Leka Qesari, Leka Manoli etj.
    – Radovizi (sot Ραδοβίζι Ιωαννίνων), nga Defteri i vitit 1551, disa shembuj: Stamad Mazarak, Gjon Mazarak, Jani Meksha, Bardh Filipi, Dhimo Dramezi, Dede Jani, Gjin Meksha etj.
    – Koristjani (sot Φροσύνη), nga Defteri i vitit 1551, disa shembuj:
    Gjin Mavriq, Gjon Zguri, Gjon Varvari, Nika Dede, Nika Leka, Gjon Gjin, Menksh Miho, Nika Domenika, Bua Leka, Gjin Zupan, Dede Domenika, Leka Varvari, Stefa Domenika, Guma Stefa, Gjin Andrea, Papa Leka, Gjin Duka, Miha Leka, Leka Dede, Miho Guma, Gjon Dede, etc
    – Burrlesha (sot Μπουρλέσα)
    – Mazi (sot Πολύδωρο)
    – Lalëza (sot Λάλιζα)
    – Hinka (sot Χίνκα)
    – Varibobi (sot Φτέρη)
    – Zorjani (sot Ζώριανη)
    – Osenik-Bithulka (sot Σενίκο), themeluar nga fara e Bithulkave, viti 1551, disa shembuj: Gjon Gjorgji, Gjon Kosta, Meksh Shalesi, Nika Meksi etj.
    – Domolesha (sot Δομολεσσά), viti 1551: Jani Muzak, Voda Thoma, Gjin Thoma, Guma Laqi Bardh Miha etj si dhe vllehet Jorgo Goga e Niko Goga gjithashtu edhe Jani Prodani.
    – Sishtruni i madh dhe i vogel (sot Σιστρούνι), viti 1551: Menkula Golemi, Dede Prifti, Duka Prifti, Dhima Prift, Nika Martini, Gjin Muriqi, Gjon Guma, Menksh Menkula, Andrea Muzak etj.
    – Rromanat (sot Ρωμανό), viti 1502/3 del emri Gjon Romano (nga fara e te cilit merr emrin katundi), viti 1551: Gjin Kosta, Leka Andrea, Miha Gjoni, Jorgji Leka, Miha Guma, Meksh Gjoni, Leka Leka, Mihal Nika etj.
    – Golemi (sot Σμυρτιά)
    – Toshkezi (sot Αχλαδιές):
    packa emertimit tipik Arberor banoret bartnin ne mase te madhe antroponimi Greke (Romej) dhe Sllave.
    – Variadhe (sot Βαριάδες)
    – Balla (sot Μπάλας)
    – Dervizhana (sot Δερβίζιανα)
    – Markopullo-Gllavica (sot Αυλότοπος), nga Defteri i vitit 1551, disa shembuj: Miha Leka, Bira Nika, Yorgo Dima, Kosta Menksha, Niko Gjini, Pulo Leka, Gjon Kefalino, Leka Jorgji, Jorgo Meksi, Niko Gjini, Jorgo Gjini, Domenika Jani, Menksha Jorgopullo etj.
    Rastet interesante te fshatrave me toponimi tipike me gurre nga greqishtja ne afersi te krahines se Dushkares – afer Paramithise – por qe banoheshin nga Arberore:
    – Ksenopullo/Ξενόπουλο (gr. biri i te huajit) themeluar nga fara Arberore e Ksenopulleve, si tek rasti i Markopulleve: Leka Ksenopullo, Gjon Ksenopullo, Dhima Ksenopullo, Martin Ksenopullo etj.
    – Vromopigadhi/Βρωμοπηγάδι (gr. pus i ndotur).
    – Halkiadhe /Χαλκιάδες (gr. Bakerxhi).

    Me shumice Greke (Romej):
    – Elezhna (sot Αρτοπούλα)
    – Grazhdani (sot Καταμάχη)
    – Libiahovo (sot Άγιος Ανδρέας)
    – Pradala (sot Παρδαλίτσα)
    – Kerasovo (sot Κεράσοβο)
    – Eleftherohori (sot Ελευθεροχωρι)
    – Psina (sot Ψήνα)
    – Livikishta (sot Ζωτικό), fshat etnikishte heterogjen, perqindje e konsiderushme Arberore:
    Gjon Kosta, Jani Zerva , Gjon İlia, Gjin Kosta Menksh Thodhor, Nika Duka, Gjon Nika, Vreto Mazarak, Nika Mazarak tek Defteri i vitit 1502/3 haset edhe mbiemri Bardhi: Jorgji Bardhi etj dhe emra te tjere tipik Romeje Janis Nikolas “Γιάννης Νικόλας”, Jorgos Gramatikos “Γιώργος Γραμματικός”, Stamos Janis “Στάμος Γιάννης”, Papas Aleksis “Παππάς Αλέξης”, Janis Mihalis “Γιάννης Μιχάλης”, Dimos Kostas “Δήμος Κώστας”, Jorgos Dimos “Γιώργος Δήμος”, tek Defteri i 1502/3 hasen edhe banore me emra sllave İstoyko, Bogdan, Rado, İstayko, Milo etj.
    – Llabanica (sot Ελαταριά)
    Tek nje pjese e madhe te ketyre fshatrave me shumice Greke hasen edhe banore me antroponimi sllave si: Bogdan, Stajko, Stojo, Stojko, Rado, Rajko, Dabizhiv, Dobro etj, ne pjesen veriore te Janines disa fshatra kishin gjithashtu nje prani te konsiderueshme sllave.

    Me ne lindje, fshatra me prani te konsiderueshme Arberore:
    – Plesha (sot Αγία Αναστασία)
    – Cerkovica (sot Εκκλησιοχώριο)
    – Therjakis (sot Θεριακήσι)
    – Dramezi (sot Δραμεσιοί)
    – Melihova e madhe dhe e vogel (sot Μελιά)
    – Dragoveci (sot Έλαφος):
    pakice Arberore.
    – Kopani (sot Κοπάνη), disa shembuj:
    Nika Gjini, Andrea Gjoni, Miho Bardhi, Kosta Gjini etj
    – Zorishta (sot Πεντόλακκος).
    – Longotisha (sot Λαγκιώτισσα)
    – Terove (sot Τέροβο)

    Me shumice Greke (Romej):
    – Manoljasa (sot Μανολιάσα)
    – Melingus (sot Μελιγγοί)
    – Varlam (sot Βαρλάμ):
    fshat i madhe por me pakice Arberore.
    Pra mesa duket Venedikasit paskan pasur te drejte.
    Per Sulin e deri poshte ne Rrenjase siper Prevezes nuk eshte aspak nevoja per renditejen e fshatrave me antroponimin e banoreve perkates sepse ‘shqiptaresia’ e ketyre zonave njihet mjaftueshmerishte.
    Ajo qe vihet re pas kryengritjes se 1611 eshte ndryshimin etniko-gjuhesore i krahinave te siperpermendura mes Janines e Paramithise ne favor te greqizimit. Ne shek XIX fshatrat e mesiperm ishin pothuajse teresishte greqishtfolese.

    1. An.Bel.,

      Këto fakte që shkruani ju, por edhe ato të I.K. te artikulli i stërzgjatur (shto ujë e shto miell, bashkë me ca gafa fillestari) te “Dita”, janë të vërteta por pa lidhje me atë që thotë A.V.:

      Nga ana tjetër, dhe pavarësisht nga mediumi ku artikulohem, unë i mbetem argumentit se arvanitët – veçanërisht ata prej të cilëve rridhte Bubulina, ose banorët e Jugut të Greqisë dhe të ishujve – u shkëputën prej trungut arbëror, para se arbrit të fillonin ta quanin veten “shqiptarë.”[1]

      Provë për këtë është që fjalën “shqiptar” nuk e kanë pasur dhe as e kanë përdorur as arvanitët në Greqi, as arbëreshët në Itali; dhe aq më pak si etnonim. Këtë e them si gjuhëtar, jo si historian; dhe e gjykoj me vlerë, aq sa ka vlerë argumenti nga historia e shqipes, në historinë e shqiptarëve. Adoptimi prej nesh, i emrit “shqiptar” në fund të shekullit XVII, është dëshmi e një ndryshimi të thellë të identitetit tonë kolektiv, i cili njëherazi shënjon edhe rrugëtimin tonë të vështirë nga etnia në KOMB.

      Madje A.V. përgatiti dhe një skicë për të na lehtësuar perceptimin e asaj çka donte të thoshte:

      Kam bërë një skicë – të shpejtë – për dy kuptimet e fjalës SHQIPTAR si emër a etiketë identiteti në SHQIPE (klikoni për ta parë të madhe). Kuadrati i kuq tregon kuptimin përzgjedhës, i gjelbri kuptimin përfshirës. Çamët, përfshi edhe çamët ortodoksë dhe suliotët, përfshihen te kuadrati i kuq, sepse janë pjesë e vijueshmërisë etnike nga Veriu në Jug; prandaj nuk i kam dalluar.

      https://i0.wp.com/peizazhe.com/wp-content/uploads/2024/05/Note-May-15-2024-scaled.jpg?quality=89&ssl=1

      Bëjmë mirë të kuptojmë njëherë përse po flitet, para se të flasim.

  9. Pyetjes se si vet-identifikoheshin Arvanitasit e shek. XIX, besoj se i pergjigjet dhe e defton me se qarti veprimtaria dhe jeta e Arberorit Anastas Kulluriotit nga Salamina me botimin e jeteshkurteres por bujemadhes gazete ‘Η φωνή της Αλβανίας’ – Zeri i Shqiperise.

    Hidriotet, Speciotet etj pra Arberoret e kamur te ishujve me anijet e tyre tregtare e luftarake i vinin te tille emrash anijeve: Themistocles, Lycomedes
    Aristomenes etj pra me reference nga Greqia e lashte e lavdet e saj, kjo sepse Arvanitasit e seres se larte e perfshinin identitetin e tyre lokal Arberor nen kornizen e pergjithme te Ellines/Heleneve te lashte (qe me tutje ne rrjedhen e Historise mori trajten me konotacion historiko – Roma e lindjes/Kostandinopoja – fetare – Ortodoksia Bizantine: pra Romej turqishte: Millet-i Rum). Nderkohe qe ne qarqet akademike te kohes po i meshohej idese se origjines se perbashket te Grekeve e Shqiptareve npm emeruesit mitiko-fantazioz te Pellazgave para-greke.

    Po katundaret Arberor ne malet e Morese e Rumelise se shek. 18/19-te qe i qellonte rasti te perballeshin ne fushebeteja me Bashibozuket Arnaut (ne shumicen e rasteve mysliman) valle si shikonin ate ‘tjetrin’ qe per cudi vishte te njejtat tesha Fustanelle e Feste !?
    Pse biri i Kapedanit Arberor Kole Plaputes, Dhimitri Plaputa ju begenis Kollokotronit dhe u be garant per marreveshjen mes kryengritese ‘Romej’ dhe garnizoneve Shqiptare ne qytetin e Tripolices ne vitin 1821 per te lene qytetin pa derdhur gjak shqiptari (ne fakt ne ate qytet mbas largimit te Shqiptareve u krye nje masaker nga me gjakataret mbi turqit e judenjt, banoret e Greke te ishullit Kos me tutje do vuanin pasojat!), pse valle ju dhimbsen Arnautet Plaputes dhe Kollokotronit !?

    Nje rast tjeter domethenes eshte Beteja e Guvalares me 20 maj 1828 dhe ngjarjet qe pasuan, per ata qe kendojn gerqishte ketu:
    http://gym-doriou.mes.sch.gr/hist/1821/Gouvalaria.html
    4000 mije mercenare Arnaute dhe 25.000 Egjiptiane kunder Morese me Ibrahim Pashen ne krye, djalin (me gjase te adoptuar) te Mehmet Ali Pashe shqiptarit te Egjiptit.
    Por me 20 maj ta atij moti Arnautet nuk dolen kunder Moraiteve por u kthyen kunder atyre qe i kishin ‘punesuar’, atij dite kishte dy kampe, ne njeren ndodheshin 25.000 Egjiptianet e Ibrahimit ne tjetren ndodheshin Arnautet qe ‘prene ne Bese’ Pashane me shkas rrogat e prapambetura, por ata Moraite/Peleponezas qe u bashkuan me Arnautet kunder pushtuesve nga pertej detit quheshin Dredhet/Ντρέδες, Arberor 24 karat qe me Arnautin nuk kishin te perbashket vetem paraqitjen me Fustanelle e Feste por edhe gjuhen e njejte ‘ομόγλωσσον’ sic i perkufizojne edhe sot kesaj dite.
    Ate dite kampi shqipfoles ‘fitoj’ dhe miqte nga large Dredhet i strehuan per 20 dite ne katundet e tyre ne majat e Sulimas ne Peleponesin jug-perindimore dhe me vone i percollen e i mbrojten nga dashakeqet, qe nuk mollisnin ne te njejten gjuhe, gjate udhes per te shpene siper ne Patra e me tutje ne Arnautlluk!

    Si mendoni ju si ndjeheshin e identifikoheshin biri i Koles dhe Dredhet !?
    A kemi te drejt ne ti quajme ‘gjaku i shprishur’ keta Arberor sic ‘ledhatojme’ rendom Arbereshet !?

  10. Nuk e kuptoj per c’arsye nuk publikohen replikat !?

    …….

    Pyetjes se si vet-identifikoheshin Arvanitasit e shek. XIX, besoj se i pergjigjet dhe e defton me se qarti veprimtaria dhe jeta e Arberorit Anastas Kulluriotit nga Salamina me botimin e jeteshkurteres por bujemadhes gazete ‘Η φωνή της Αλβανίας’ – Zeri i Shqiperise.

    Hidriotet, Speciotet etj pra Arberoret e kamur te ishujve me anijet e tyre tregtare e luftarake i vinin te tille emrash anijeve: Themistocles, Lycomedes
    Aristomenes etj pra me reference nga Greqia e lashte e lavdet e saj, kjo sepse Arvanitasit e seres se larte e perfshinin identitetin e tyre lokal Arberor nen kornizen e pergjithme te Ellines/Heleneve te lashte (qe me tutje ne rrjedhen e Historise mori trajten me konotacion historiko – Roma e lindjes/Kostandinopoja – fetare – Ortodoksia Bizantine: pra Romej turqishte: Millet-i Rum). Nderkohe qe ne qarqet akademike te kohes po i meshohej idese se origjines se perbashket te Grekeve e Shqiptareve npm emeruesit mitiko-fantazioz te Pellazgave para-greke.

    Po katundaret Arberor ne malet e Morese e Rumelise se shek. 18/19-te qe i qellonte rasti te perballeshin ne fushebeteja me Bashibozuket Arnaut (ne shumicen e rasteve mysliman) valle si shikonin ate ‘tjetrin’ qe per cudi vishte te njejtat tesha Fustanelle e Feste !?
    Pse biri i Kapedanit Arberor Kole Plaputes, Dhimitri Plaputa ju begenis Kollokotronit dhe u be garant per marreveshjen mes kryengritese ‘Romej’ dhe garnizoneve Shqiptare ne qytetin e Tripolices ne vitin 1821 per te lene qytetin pa derdhur gjak shqiptari (ne fakt ne ate qytet mbas largimit te Shqiptareve u krye nje masaker nga me gjakataret mbi turqit e judenjt, banoret e Greke te ishullit Kos me tutje do vuanin pasojat!), pse valle ju dhimbsen Arnautet Plaputes dhe Kollokotronit !?

    Nje rast tjeter domethenes eshte Beteja e Guvalares me 20 maj 1828 dhe ngjarjet qe pasuan, per ata qe kendojn gerqishte ketu:
    http://gym-doriou.mes.sch.gr/hist/1821/Gouvalaria.html
    4000 mije mercenare Arnaute dhe 25.000 Egjiptiane kunder Morese me Ibrahim Pashen ne krye, djalin (me gjase te adoptuar) te Mehmet Ali Pashe shqiptarit te Egjiptit.
    Por me 20 maj ta atij moti Arnautet nuk dolen kunder Moraiteve por u kthyen kunder atyre qe i kishin ‘punesuar’, atij dite kishte dy kampe, ne njeren ndodheshin 25.000 Egjiptianet e Ibrahimit ne tjetren ndodheshin Arnautet qe ‘prene ne Bese’ Pashane me shkas rrogat e prapambetura, por ata Moraite/Peleponezas qe u bashkuan me Arnautet kunder pushtuesve nga pertej detit quheshin Dredhet/Ντρέδες, Arberor 24 karat qe me Arnautin nuk kishin te perbashket vetem paraqitjen me Fustanelle e Feste por edhe gjuhen e njejte ‘ομόγλωσσον’ sic i perkufizojne edhe sot kesaj dite.
    Ate dite kampi shqipfoles ‘fitoj’ dhe miqte nga large Dredhet i strehuan per 20 dite ne katundet e tyre ne majat e Sulimas ne Peleponesin jug-perindimore dhe me vone i percollen e i mbrojten nga dashakeqet, qe nuk mollisnin ne te njejten gjuhe, gjate udhes per te shpene siper ne Patra e me tutje ne Arnautlluk!

    Si mendoni ju si ndjeheshin e identifikoheshin biri i Koles dhe Dredhet !?
    A kemi te drejt ne ti quajme ‘gjaku i shprishur’ keta Arberor sic ‘ledhatojme’ rendom Arbereshet !?

    1. Shkruan:

      Nuk e kuptoj per c’arsye nuk publikohen replikat !?

      Duro pak edhe ti, siç ia rekomandon kolegut tënd. Që të botohet, komenti duhet të miratohet nga një moderator. Ky rregull e mbron hapësirën e komenteve nga vandalët.

      Sjell të dhëna shumë të vyera, por konkluzionet që nxjerr nuk i ke gjithmonë në lartësinë e të dhënave. “Gjaku i shprishur”, si shprehje, i referohet shpërndarjes së arbërve anembanë, jo “prishjes” së racës.

      1. Faleminderit per sqarimin, por une nuk po i referohesha assesi “prishjes se “races” ose nenkuptimeve te tjera qe te tjeret mund te hamendesojne !!
        I gjithe ky debat me kujton nje mikun tim Giorgio-n nje Arberesh i thekur nga Vaccarizo Albanese qe ne vend te thoshte Shqiptare – per tju referuar Shqiptareve ne Shqiperi – thoshte perhere Arberesh(!) – te gjithe kohes flisnim Arberisht (ai) e Shqip (une) e per cudi merreshim vesh per bukuri!
        Vetem pas nja ca muajsh u mesua Giorgio te na therriste Shkiptare e jo Arberesh!

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin