nga Arjan Shahini
Sikur të kisha nge, e meqë jam mashkull, do të shkruaja për novelën e Haki Stërmillit, Sikur të isha djalë. E përmendi historiani Artan Hoxha si evidencë për jetën e vështirë e mungesën e emancipimit të grave gjatë mbretërisë. Por a mund të përdoret si evidencë historike një dokument inkoherent, qoftë ky broshurë propagande apo ditar i një burri?
Libri më shumë është evidencë për modelin mendor totalitarist që karakterizonte brezin e intelektualëve të 1920-1940 pavarësisht kampeve ideologjike. Model ky i kushtëzuar nga rrethana të ngjashme me sot — kaosi, korrupsioni, apo mungesa e perspektivës — e që lypnin zgjidhje po aq drastike sa ulëritet sot virtualisht. Në themel të këtij modeli mendor qëndrojnë pra narrativat e krizës (vlerave, kulturës, politikës, etj.) dhe zgjidhja totalitariste[1]H. Arendt. Past and Future, 1961.
Sikur të kisha nge, do e analizoja veprën, jo për polemikë por për kërshëri shkencore. Duhet të ketë qenë në programin e shkollës, prandaj edhe nuk e kisha lexuar deri më sot. Nuk më është dukur ndonjë letërsi për t’u kënaqur. Ishte trishtuese. Shkurajuese madje.
Sikur të kisha nge, do të konsultohesha me dorëshkrimin origjinal dhe botimin e parë. Pastaj do mundohesha të gjurmoja procesin e krijimit të veprës – fillimin, mbarimin – deri në redaktimin e botimin. Meqë i referohet Kodit Civil të 1929 nga fundi i librit, hamendësoj se libri është shkruar gjatë qëndrimit të autorit në Bashkimin Sovjetik[2]R. Elsie thote se Hakiu është arrestuar në 19 Mars 1929. Kodi Civil është miratuar në 1 Prill 1929. Duke qenë se reflektimi mbi kodin civil nuk është natyrshëm pjesë e narrativës, është … Continue reading. Do të ndërtoja një rrjet se kush e ka parë librin, lexuar, dërguar në gazeta, redaktuar; kush e ka njohur autorin, përkrahur, miqësuar[3]Më vjen habi që edhe autobiografia e rrëmujshme e Petro Markos (Intervistë me Vetveten, Tirana: Omsca, 2000) e përmend vetëm njëherë autorin në biografinë e tij, dhe vetëm për librin … Continue reading. Do të krijoja një timeline të procesit, paralele me lëvizjet e autorit në kohë e hapësirë. Duke i gjurmuar pra edhe pjekurinë intelektuale, të të shprehurit, ideve, transformimin e tyre. Shkurt çfarë duhet të përmbante një biografi e autorit e veprës së tij.
Do të shihja për ndikimet e mundshme letrare të autorit. Stili i ditarit (journal intime) ardhur me siguri nga Franca, nuk është i njëtrajtshëm – Madam Bovary më vjen ndërmend, por konflikti me njerkën është i ngjashëm me ditarin e Henriette Dessaulles. Thyerjet shkaktohen nga propaganda e futur si pykë në formë refleksioni të protagonistes. Përndryshe reflektimet e natyrshme të saj janë shumë prudente. Shumë larg atyre të Ditarit të Znj. Sophie në Kinën e largët[4]Barlow, Tani E., and Gary J. Bjorge. I myself am a woman: Selected writings of Ding Ling. Boston: Beacon Press, 1989.. Protagonistet kanë të përbashkët tuberkulozin si një lloj shpagimi e mallkimi (dënimi përmes vuajtjes dhe sëmundjes). Por autori e dënon protagonisten për të dënuar prindërit, jo për hir të mendimeve të saj përparimtare. Është pra aspak koherent, siç do të vërehet edhe në aspekte të tjera.
Sikur të kisha nge, do ta analizoja veprën edhe për dallimet thelbësore që ka me letërsinë bashkëkohore perëndimore feministe. P.sh. sa i përket mekanizmit disfatist e romantik që përdor në zgjidhjen e dashurisë dhe përgjegjësisë mashkullore (sikur të isha djalë… [5]“Un po të kisha qenë djalë, do t’a ngrejsha zanin dhe do të kërkojsha lirin e femnës, do të lypsha që të provohet kapasiteti i saj për me i zhvillue cilsit e mbrendëshme dhe për … Continue reading). Konfliktin kryesor e ka zhvendosur te gruaja si mbartëse e sistemit patriarkal[6]Njerka përmendet mbi 50 herë, ndërsa babai rreth 10-15 herë.. Përmban vlerësime moraliste e konservatore për të përdalat, roma-egjyptianet, estetikën. Sikur edhe për raportet gjinore[7]“Çuditem në pakujdesin e kësaj grueje dhe nuk marr vesh sepse nuk i ven menden me i përmbushë dëshirat e porosit e të shoqit. Nji grue që s’ka regull në punë, që s’ka kujdes … Continue reading.
Studentët që vijnë nga jashtë, të cilët duhet të mishërojnë përparimin, cilësohen predatorë (kusar, bletë, bandill, mizor) virgjëreshash e nënkuptojnë degjenerimin. Konform diskursit mbi dekadencën perëndimore që ishte pjesë e propagandës dhe doktrinës fashiste që ofronte zgjidhjet e saj nëpërmjet militarizmit. U vijua gjatë periudhës komuniste me ligjërimin kundër shfaqjeve të huaja.
Edhe vepra është vendosur, sikur në letërsinë franceze të journal intime, në një familje borgjezësh të vegjël, që nuk ishte përfaqësuese për jetën e grave në fshat ku jetonte shumica e popullsisë. A mbuloheshin gratë në fshat? Jo sipas autorit[8]“Po të kqyret shoqnia e jonë me synin e pagabueshëm të nji studjozit, lehtazi, do të konstatohet se demoralizimi e korrupsioni asht ma shum ndër qytete se sa ndër katunde, ku femna nuk … Continue reading, edhe afërmendsh se nuk kishin tesha dhe punonin në fushë. Po femrat, në moshën 17 vjeç mbuloheshin?
Sikur të kisha nge, do analizoja pse emancipimi femëror është inkuadruar me çështjen kombëtare, çështje burrash – gruaja si nënë e kombit, nënë heronjsh. Gratë cilësohen martire, ndërsa djemtë heronj. Martiret dëshmojnë me viktimizimin, heronjtë me bëmat. Këta të fundit me gjasa dinë se për çfarë vriten, edhe pse luftërat i dërgojnë mish për top. Ndërsa i vetmi burim i njohjes dhe iluminimit është një vajzë (Irena), e cila edhe ajo shndërrohet në ndërmjetëse të dashurisë mashkullore (Shpendit). Sidoqoftë, emancipimi nuk mund se të jetë aseksual dhe prudent, pse protagonistja (Dija) nuk e konsumon lidhjen e saj. Autori siguronte kështu mikro-borgjezinë e Tiranës se libri nuk do të bëhej sebep për zhvirgjërimin e asnjë vajze. Përkundrazi, ai i mbronte ato nga të paudhët duke u vendosur në këtë trekëndësh, apo ménage-à-trois, edhe një hoxhë të iluminuar.
Qartazi që shpëtimi nuk mund se të vijë nga meshkujt diktatorë. Nga “gjeni”, “titan”, të cilit “do i puthnim dorën” për çlirimin femëror[9]“Lypset forca e nji mbinjeriu që të ketë nji vullnet të papërkulshëm dhe të jetë i frymëzuem idealisht e fanatikisht nga ndiesia e misionit që do të marri për sipër.”. Edhe vajza ëndërron të jetë diktator si Duce, Stalin, Hitler, të ushtrojë spastrime eugjenike[10]“Sikur t’a kisha pasë pushtetin e nji diktatorit, kurrë nuk do të lejojsha të martohen femnat ase mashkujt që nuk kanë nji edukatë të shëndoshë, sepse pjella e tyne do t’a … Continue reading e të qeverisë ashpër, si diktatura që erdhi[11]“Bashkë me kodin civil asht vu në zbatim edhe ligja mbi mënyrën e aplikimit të tij. Me qenë se kjo ligjë asht shumë e butë dhe në pjesën ndeshkimore para shikon disa dënime të … Continue reading.
Sikur të kisha nge, do konfirmoja orientalizmën e autorit. Tipike për një pjesë të inteligjencies së kohës [12]Pinar Akçali and Enis Sulstarova, “Constructing the Albanian Nation through Discourse: Continuity and Change in Three Periods in Modern History of Albania.,” Albanian Journal of Politics, 2008., e importuar nga i njëjti vend si edhe islami[13]Sulstarova, Enis. “Jetë Paralele? Idetë e Zija Gëkalpit Dhe Branko Merxhanit Mbi Kombin Dhe Modernizmin.” Përpjekja, no. 24 (2007): 102–22.. Njerka, me gjasa një jevgë[14]“Kur e hapa derën, me habin ma të madhe, pashë se ajo, e zveshun lakuriq nga mezi e naltë, po e lyente pjesën e sipërme të krahnorit ashtu edhe fytin me zhivë të bardhë me qëllim që … Continue reading, paraqitet si aliene, e huaj dhe shtrigë – çfarë simbolizon orientin dhe islamin. Por megjithatë është grua, dhe autori i ngel rob paragjykimit se gruaja është e huaja. Kjo mund të jetë ndikuar nga orientalizma perëndimore që E. Said e vëzhgon me konceptin e orientit femëror e të penetrueshëm[15]Said, Edward. Orientalism. (New York: Vintage 1979). fq. 206-220.. Me gjasa ka të bëjë më shumë me botëkuptimin e autorit, se fundja gruaja vjen në shtëpinë e burrit. Këto janë dinamikat ekonomike dhe sociale prej të cilave autori nuk del dot dhe i konfirmon rregullisht në vepër. Mamaja, një kulturë e vdekur, martire për qëllim të veprës, zëvendësohet po me një grua, të huaj e të dhunshme, me eros të panjohur[16]“Un, po të kisha qenë mashkull,- për Perëndi – do të më vinte efsh t’a prek, makar me dorë, at trup q’asht si nji lëkurë e madhe e mbushun me voj. Do t’a … Continue reading. Mund që njerka të jetë edhe një çupëdjalkë (shemale) e de-erotizuar që kërkon vendin e taj[17]saj/tij në pandërgjegjen kolektive. Ndërsa autori paraqet islamin vendas, të ndriçuar, të një hoxhe, jo si alternativë, por si rrethanë kalimtare, evolucionare.
Sikur të kisha këllqe, do të shihja edhe mos ka paralele ndërmjet autorit si karakter në librin e tij dhe Homais, borgjezit mediokër e hipokrit te Madam Bovary. Ose, nisur nga queer theory, mos vallë autori ka shkruar për veten duke paraqitur Tjetrin e vetes së tij. Siç mëton një studiues, autorët meshkuj të ditarëve intime të grave kanë qenë kryesisht të feminizuar apo homoseksualë [18]Valerie Raoul, “Women and Diaries: Gender and Genre,” Mosaic: A Journal for the Interdisciplinary Study of Literature 22, no. 3 (1989): 57–65.. Fundja martesa e autorit ishte e imponuar nga tradita dhe homoseksualiteti në qarqet intelektuale të nacionalistëve e komunistëve nuk shihej mirë[19]Shih p.sh. Petro Marko “Në Ustikë kishte shumë gra publike, nga më të përdalat e Italisë, kishte edhe homoseksualë, nga më të përdalët e Italisë. Aq të degjeneruar ishin, sa edhe … Continue reading. Megjithëse besoj se, erosi oriental i pranon këto narrativa të identitetit e vetes edhe si shprehje të seksualitetit mashkullor, ose një gjinie të tretë.
Sikur të mos frenohesha, mund ta cilësoja edhe fashist apo totalitarist. Një historian amerikan [20]James Sweet (23 August 2022 u morr me dajak virtual nga turma kur kundërshtoi prezentizmin në historiografi. Ai kishte të drejtë. Por po aq e drejtë është edhe ideja që analizat historike nuk mund se të jenë të tashme, e në shërbim të edukimit dhe progresit njerëzor. Fundja jemi ne që ja interpretojmë Hakiut veprën. Ky nuk ka mundësi të influencojë leximin apo interpretimin e kontekstit historik të veprës. Nuk di a është Hakiu ende në programin e letërsisë së shkollave, por elementet totalitariste, fashiste apo komuniste në origjinë, vlejnë të diskutohen.
Sikur të kisha nge, do ta trajtoja veprën edhe nga pikëpamja politike. Sikur të kisha materiale. Në internet qarkullonte e njëjta narrativë, me gjasa e kopjuar nga R. Elsie[21]Ky e vendos Hakiun sekretar të shërbimeve sekrete, por ai ka qenë drejtues për një vit.. Kjo më shumë e mbulon me një tis misteri karakterin. Hakiu ka qenë nën patronazhin e Zogut, i cili emëroi drejtues të shërbimeve sekrete. Hyri në konflikt me Zogun për shkaqe të paqarta dhe u soll nëpër Evropë si emigrant dhe aktivist politik për 5 vjet. Po për rrethana të paqarta arrestohet në Jugosllavi dhe dënohet në Shqipëri ku përsëri falet. Anëtarësohet në Partinë Fashiste ndoshta për veprimtari subversive, se më pas i bashkohet lëvizjes anti-fashiste. Ka qenë ndër intelektualët e favorizuar nga regjimi para edhe pas vdekjes.
Sikur të kisha nge, do të merresha me hipotezën se mos ndoshta është gatuar nga punishtet e propagandës së Bashkimit Sovjetik. Mungesa e koherencës nuk mund se të vijë nga një program politik që kërkon të imponohet në mënyrë mekanike. Një makineri penetrimi nga e ardhmja.
Sikur të kisha nge, do të shihja arkivat në Bashkimin Sovjetik. Do të studioja fushatat anti-fetare sovjetike. Do të shihja nëse ka përputhje ndërmjet temave (themes) të propagandës sovjetike me ndërhyrjet jo të natyrshme në tekst mbi emancipimin gjinor. Do të analizoja sasinë e ndërhyrjeve propagandistike në vepër. Përdorimin e ngjashëm të një korpusi leksikografik, neologjizmat (P.sh. “nuk gjej të arsyeshëm”, “më dha me kuptue”), etj. Të gjitha të koduara sipas metodave cilësore. P.sh. evidentohet i njëjti përshkrim i mbulesës si në propagandën sovjetike [22]Yusufjonova-Abman, Z. (2017). State Feminism in Soviet Central Asia:Anti-Religious Campaigns and Muslim Women in Tajikistan, 1953–1982. The Palgrave Handbook of Women and Gender in … Continue reading, (“verigat robnuese të çarçafit”) apo trajtim i ngjashëm i gruas si fajtore në shtypjen e saj. Pasi ishin gratë që i performonin dhe i kërkonin ceremonitë fetare (dikujt do t’i shkojnë ndërmend gjyshet me ritualet e tyre fetare, njerëzit e mirë, magjitë, mevludet.).
P.sh. sikur në gjuhën e agjitacionit, rrëfimi i referohet normave pozitive të fesë islame, edhe pse në formë paternalizuese e predikuese: Po, islami ka të mira, por humanizmi socialist i ka edhe ca më shumë akoma. Ndërsa vendoset në dritë pozitive një hoxhë në mes të librit [23]Dajë Haxhiu: “Profeti porosit që t’a kërkojmë dijenin qysh nga djepi deri në tabut dhe thotë. se titujt ma të mëdhej të nderit në këtë botë janë ata që siguron dijenia e jo … Continue reading për të kontrolluar e zbutur reagimet e audiencës. Natyrisht me gjithë menynë e vlerave fetare liberale kundër fanatizmit[24]“Ata që vdesin tue dashunue janë dëshmorë, thotë Muhameti dhe me këtë mënyrë e ka bekue dashunin, por im atë s’merr vesh dhe nuk don me e mëshirue të bijën.”. Për ironi, të njëjtit person, hoxhës së moderuar, i vendosen në gojë premtime revolucionare: “do të shembet bota e vjetër e do të krijohet bota e re” [25]Solidarity fever: “We can bring to birth a new world from the ashes of the old / For the union makes us strong.”.
Kolektivit fetar i imponohet nga jashtë një ligjërim fragmentues ndërmjet fanatikëve dhe të moderuarve bazuar mbi vlerat thuajse-liberale. Së pari, këto vlera janë thuajse-liberale, pse janë të indigjenizuara, të sajuara e nakatosura me çfarë kish pikuar nga liberalizmi perëndimor dhe çfarë inteligjencia ishte në gjendje të perceptonte brenda kontekstit feudal në Shqipëri. Së dyti, ligjërimi fragmentues nuk reflektonte dallimet dhe gamën e gjerë të botëkuptimeve e shkollave të komunitetit fetar mysliman. Megjithëse kjo tezë i ngelet historianëve të fesë ta vërtetojnë. Së treti, ligjërimi nuk është anti-fetar, por, sikur edhe ligjërimet e lëvizjes socialiste në Serbi e Bullgari, taktikisht i kujdesshëm. Ndryshe nga ai në Shqipëri ndërmjet intelektualëve të majtë me edukim perëndimor.
E si përfundim, sikur të kisha nge, do të vizatoja një tabelë si kjo poshtë, ku do të krahasoja veprat, tematikat, konfliktet, etj. Pastaj do të merresha me çështjen e recepsionit dhe popullaritetit të veprës. Mëtohet se ka qenë thuajse best-seller, por citohet Nexhmije Hoxha diku, dhe R. Elsie nuk jep ndonjë burim për të njëjtin pretendim.
Sikur të isha djalë |
Propaganda Sovjetike |
Madam Bovary / Effi Briest / Anna Karenina |
|
Temat kryesore (themes) |
Feja islame, çështja kombëtare, etj. |
Feja islame, socializmi, etj. |
Liria seksuale, etj. |
Konflikti |
Femër vs. FemërFemër vs. religjion |
Partia vs. religjioni |
Femër vs. shoqëria |
Problemet |
Mbulimi i femrësMartesat e detyruaraMartesa ndër-fetare? |
Mbulimi femrësMartesat e detyruaraPjesëmarrja në jetën prodhuese (ose publike) |
SeksualitetiPasojat sociale / ekonomike |
Zgjidhjet |
– Emancipimi i femrës nga burrat– Vdekja |
– Emancipim nga lart-poshtë\– Organizimi graror |
Vdekja |
Kuadri i zgjidhjes |
Kombëtar, politiko-ligjor, diktatorial |
Politik-kulturor, dhunë strukturore |
Individuale |
Sikur të mundja, do t’i shpëtoja edhe propagandës aktuale Woke në filmat e Netflix. Gruaja sheh serialin Sandman, të cilin nuk e sugjeroj – më mirë American Gods, The Witcher, Moon Knight, Watchmen, prej të cilave ka kopjuar rëndshëm. Ka filluar edhe ajo të mërzitet nga komentet e mia mbi propagandën Woke tek i identifikoj e dekonstruktoj elementët vizualë e të skenarit. E vetmja mënyrë të hesht në vigjilencën time të tepruar, është të shoh vazhdimin e Dota: Dragon’s Blood. Pas Love, Death and Robots dhe Arcane është një prej serialëve më të mirë aktualisht, si për nga grafikët, edhe nga drama. Anime po aq të mirë janë Mad God, The Spine of Night, Maya and the Three, Castelvania.
© 2022 Arjan Shahini. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Dt. e futjes në sistem 24.08.2022
References
↑1 | H. Arendt. Past and Future, 1961 |
---|---|
↑2 | R. Elsie thote se Hakiu është arrestuar në 19 Mars 1929. Kodi Civil është miratuar në 1 Prill 1929. Duke qenë se reflektimi mbi kodin civil nuk është natyrshëm pjesë e narrativës, është futur ndoshta pas arrestimit të tij, për të rritur ndoshta mundësinë e botimit. Hamendësimi nuk i jep përgjigje pyetjes se përse është publikuar disa vite më vonë. Duhet mësuar shpejtësia mesatare e procedurës së botimit e nëse libri është shtypur jashtë vendit. Shih Robert Elsie, Historical Dictionary of Albania. Lanham: The Scarecrow Press, 2010. fq. 341 |
↑3 | Më vjen habi që edhe autobiografia e rrëmujshme e Petro Markos (Intervistë me Vetveten, Tirana: Omsca, 2000) e përmend vetëm njëherë autorin në biografinë e tij, dhe vetëm për librin Burgu. |
↑4 | Barlow, Tani E., and Gary J. Bjorge. I myself am a woman: Selected writings of Ding Ling. Boston: Beacon Press, 1989. |
↑5 | “Un po të kisha qenë djalë, do t’a ngrejsha zanin dhe do të kërkojsha lirin e femnës, do të lypsha që të provohet kapasiteti i saj për me i zhvillue cilsit e mbrendëshme dhe për me e fisnikue shpirti i saj i shtypun e i mbytun deri tash, pse përparimi i nji kombi shkon krahas me atë të femnës dhe poshtnimi i femnës e çon kombin në greminë.” |
↑6 | Njerka përmendet mbi 50 herë, ndërsa babai rreth 10-15 herë. |
↑7 | “Çuditem në pakujdesin e kësaj grueje dhe nuk marr vesh sepse nuk i ven menden me i përmbushë dëshirat e porosit e të shoqit. Nji grue që s’ka regull në punë, që s’ka kujdes me i përmbushë nevojat e burrit, që nuk përpiqet me i kuptue veset ase vetiat e bashkëshortit të vet, nuk vlen asnji dysh dhe nuk meriton të jet as shërbëtore e jo ma Zojë shtëpije.” |
↑8 | “Po të kqyret shoqnia e jonë me synin e pagabueshëm të nji studjozit, lehtazi, do të konstatohet se demoralizimi e korrupsioni asht ma shum ndër qytete se sa ndër katunde, ku femna nuk asht futë nën zgjedhën e çarçafit.” |
↑9 | “Lypset forca e nji mbinjeriu që të ketë nji vullnet të papërkulshëm dhe të jetë i frymëzuem idealisht e fanatikisht nga ndiesia e misionit që do të marri për sipër.” |
↑10 | “Sikur t’a kisha pasë pushtetin e nji diktatorit, kurrë nuk do të lejojsha të martohen femnat ase mashkujt që nuk kanë nji edukatë të shëndoshë, sepse pjella e tyne do t’a shrregullonte e do t’a pengonte mbarëvajtjen e shoqnis.” |
↑11 | “Bashkë me kodin civil asht vu në zbatim edhe ligja mbi mënyrën e aplikimit të tij. Me qenë se kjo ligjë asht shumë e butë dhe në pjesën ndeshkimore para shikon disa dënime të lehta për kundravajtësit, s’kujtoj se do të mundet me i disiplinue ase edukue shtetasit … Shpirti i kësajë ligje lypsej t’ishte aq i egër sa t’arrinte në barbarizmë” |
↑12 | Pinar Akçali and Enis Sulstarova, “Constructing the Albanian Nation through Discourse: Continuity and Change in Three Periods in Modern History of Albania.,” Albanian Journal of Politics, 2008. |
↑13 | Sulstarova, Enis. “Jetë Paralele? Idetë e Zija Gëkalpit Dhe Branko Merxhanit Mbi Kombin Dhe Modernizmin.” Përpjekja, no. 24 (2007): 102–22. |
↑14 | “Kur e hapa derën, me habin ma të madhe, pashë se ajo, e zveshun lakuriq nga mezi e naltë, po e lyente pjesën e sipërme të krahnorit ashtu edhe fytin me zhivë të bardhë me qëllim që të dukesh e bardhë kur t’i mvishte robet dekoltë.” |
↑15 | Said, Edward. Orientalism. (New York: Vintage 1979). fq. 206-220. |
↑16 | “Un, po të kisha qenë mashkull,- për Perëndi – do të më vinte efsh t’a prek, makar me dorë, at trup q’asht si nji lëkurë e madhe e mbushun me voj. Do t’a neverits ha dhe nuk do t’i afrohesha edhe sikur të më sigurojshin e të më premtojshin kush e din se shka. Mirë, por em atë e don dhe e dashunon aq fort sa asht bamë vegla e saj e verbët. Tue përfundue më vjen të pyes e të marr vesht se a im atë asht i magjepsun, apo un jam e verbët e nuk mundem me e dallue bukurin e sajë?” |
↑17 | saj/tij |
↑18 | Valerie Raoul, “Women and Diaries: Gender and Genre,” Mosaic: A Journal for the Interdisciplinary Study of Literature 22, no. 3 (1989): 57–65. |
↑19 | Shih p.sh. Petro Marko “Në Ustikë kishte shumë gra publike, nga më të përdalat e Italisë, kishte edhe homoseksualë, nga më të përdalët e Italisë. Aq të degjeneruar ishin, sa edhe fashizmi nuk i kishte lënë të lirë, por i kishte sjellë aty, në atë nisi. Ishin shumë të ligj. Homoseksualët edhe emrat i kishin femërorë: në vend të quhej Piero, quhej Pierinë… Kur ziheshin në mes tyre për çështje xhelozie, thereshin e gjakoseshin me thika. Ne u ruheshim këtyre sherreve dhe skenave ordinere e çnjerëzore, ashtu si dhe gjithë ballkanasit, sidomos malazezetyë e gjorë…. (P. Marko, Intervistë me vetveten. fq. 370). |
↑20 | James Sweet (23 August 2022 |
↑21 | Ky e vendos Hakiun sekretar të shërbimeve sekrete, por ai ka qenë drejtues për një vit. |
↑22 | Yusufjonova-Abman, Z. (2017). State Feminism in Soviet Central Asia:Anti-Religious Campaigns and Muslim Women in Tajikistan, 1953–1982. The Palgrave Handbook of Women and Gender in Twentieth-Century Russia and the Soviet Union, 299–314. doi:10.1057/978-1-137-54905-1_20 |
↑23 | Dajë Haxhiu: “Profeti porosit që t’a kërkojmë dijenin qysh nga djepi deri në tabut dhe thotë. se titujt ma të mëdhej të nderit në këtë botë janë ata që siguron dijenia e jo forca ase pasunia.” |
↑24 | “Ata që vdesin tue dashunue janë dëshmorë, thotë Muhameti dhe me këtë mënyrë e ka bekue dashunin, por im atë s’merr vesh dhe nuk don me e mëshirue të bijën.” |
↑25 | Solidarity fever: “We can bring to birth a new world from the ashes of the old / For the union makes us strong.” |