Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Letërsi

SENDET NË ROMË

Libri im “Sende që nxirrte deti”, me titullin “Cose portate dal mare” dhe i përkthyer nga Valentina Notaro gjendet tashmë në stendën e shtëpisë botuese Besa Editrice, në PANAIRIN E LIBRIT në Romë, që është hapur sot.

Fiera di Roma “Insieme”
Stand 12
Via Pietro di Coubertin

Po ashtu, librin mund edhe ta porositni – paraprakisht – në libraritë kryesore online: IBS.it, amazon.it dhe të tjera të ngjashme.

“Sende që nxirrte deti” është refleksioni i shqiptarit të viteve 1980, përballë detit dhe Italisë përtej: si kombinim i antropologjisë personale dhe historisë kulturore të Shqipërisë publike dhe private, të atyre viteve.

Autori, që e ka përjetuar Italinë edhe nga larg, edhe nga afër, rreket të brendashkruajë identitetin e vet në zonën ku këto dy eksperienca i mbivendosen njëra-tjetrës.

 


Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading