DREJTUESIT NË MEDIA

nga Denar Biba

Ka në rrjetet sociale një farë kriticizmi, sa nga pozita keqdashëse aq edhe dashamirëse, për faktin se Kryeministri, Kryetari i Bashkisë së Tiranës apo drejtues të tjerë të lartë të shtetit shfaqen pothuajse përditë në ekranet e TV-ve tona, duke dhënë këshilla, duke inspektuar respektimin e distancimit social nëpër rrugë a tregje, apo duke shkuar në shtëpitë e individëve në nevojë për të ndihmuar me ushqime.

Personalisht – besoj për shkak të formimit profesional dhe mentalitetit etatist – pasojat e një pandemie si kjo, të paprovuar ndonjëherë, përveçse në planin shëndetësor dhe ekonomik, kam tendencë t’i shoh edhe nga këndvështrimi i sigurimit të qetësisë sociale e ruajtjes së rendit shoqëror. Nga ky këndvështrim, i cili nuk mund dhe nuk duhet neglizhuar, prania e autoriteteve shtetërore në terrenin virtual dhe atë real shërben edhe si “qetësues” mendor për turmat, të cilat nga ana e tyre kanë prirje të bien lehtësisht pre e panikut për shkak të informacioneve të pavërteta, mungesave të përkohshme të ushqimeve e të tjera rrethana të ngjashme me këto, me pasojë ndërmarrjen e sjelljeve të çartura. Bashkë me forcat e rendit, prania e përfaqësuesve të tjerë të shtetit mban të zënë atë hapësirë që, përndryshe, mund të zaptohet në analizë të fundit nga mashtrues, individë që duan të përfitojnë në mënyrë të paskrupullt, kriminaliteti ordiner (dhe individët vigjilantë) apo lëvizjet anarkike.

Përtej ironisë së pavend për “shembullin personal të udhëheqësit në luftë”, mendoj se do të ishte edhe hipokrite nga ana e këtyre funksionarëve publikë të kërkojnë nga nëpunësit e tjerë të shtetit të niveleve më të ulta të ndërmarrin veprime të cilat ata vetë do të ngurronin t’i bënin, nga frika se mos infektoheshin prej virusit. Fundja, lidershipi më shumë se kurdo demonstrohet në situata fatkeqësie si kjo që po jetojmë.

Sidoqoftë, ky shënim ka për qëllim të tërheqë vëmendjen te nevoja e qytetarit të zakonshëm që, në situata si kjo, të shohë sesi përfaqësuesit e shtetit përkujdesen për të, si një rrethanë për mbarëvajtjen e sigurisë publike. Me gjithë riskun jo të vogël që kjo prani mediatike e shtuar mund të japë si efekt anësor lodhjen e imazhit të këtyre funksionarëve (posaçërisht) në sytë e elitarëve të nginjur, skeptikë për definicion që vetëm japin ide nga kolltuku i shtëpisë, fshehur pas tastierave të dezinfektuara të celularëve smart, gjykoj se për sytë e shumicës së qytetarëve të thjeshtë kjo është nevojë funksionale. Veçanërisht në shoqëri ende problematike si kjo e jona, ndonëse fenomeni në fjalë po evidentohet gjithandej, edhe në shtete të tjera, me kulturë perëndimore. Nëse nuk e gjejmë me të njëjtin intensitet, kjo përpara së gjithash shpjegohet sa me nivelin më të ulët të nevojave të tyre ekonomike, nivelin më të lartë të kulturës së tyre civike, aq edhe me praninë në terren të strukturave të tjera si religjioni apo shoqëria civile, që në Shqipëri mungojnë ose janë efemere.

Nga ana tjetër, përsa kohë që vendimmarrja dhe sjellja e autoriteteve publike në Shqipëri po funksionon, s’më mbetet veçse të perifrazoj lirisht Shekspirin kur shkruan se, çdo gjë që përfundon mirë, është e mirë.

Natyrisht, gjykuesi përfundimtar mbetet koha.

 

(c) 2020, Denar Biba. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Titulli origjinal: Prania mediatike e drejtuesve të shtetit si nevojë për sigurinë publike

 

14 Komente

  1. Ky shkrim më çuditi pak këtu te Peizashet… Nuk kisha lexuar kurrë kështu. Kjo jo vetëm që tregon hapësirën e lirisë së kësaj faqeje, por tregon se deri ku shkon servilizmi i skajshëm, për një shkrim që më shumë e nxin se sa e zbardh faqen e autoriteteve të shtetit. Pushtetarë që shfaqen me qeska me ushqime te dyert e të varfërve në ditë pandemishë është veçse një shfaqje e shëmtuar. Sepse ato të varfër janë edhe në ditë jopandemishë, por nuk i sheh kush. Nuk i ka askush si sot në ‘tefterë’. Kur shoh autoritetet e shtetit me qeska në dorë, e vetmja gjë që më vjen ndërmend është rënia e shtetit.

  2. Duke punuar nga shtepia si gjithe te tjeret, hapa qepare Tv shqiptar.
    Te gjitha kanalet informative, TE GJITHA, kishin nderprere programin e zakonshem dhe po transmetonin live konferencen e kryetarit te opozites. Live!
    Jo prani disproporcionale e politikaneve dhe gerr-verreve politike ne trute e shqiptareve, por me ndihmen e pakursyer te mediave, dhunim i jetes se perditshme te njerezise nga media jone heroike, quhet kjo.
    Sa per pak kontekst, tha, dhe e fiku TV!!

  3. Ne nuk e dime sesa kohe do rrime ne karantine ne planin afatshkurter.
    Ne nuk e dime nese karantina do t’ia arrije qellimit deri ne Maj dhe nuk do rivendoset ne Nentor a Dhjetor serish, duke na gjetur shume me te lodhur e dobesuar psikologjikisht dhe ekonomikisht. Resurset shteterore gjithashtu ne minimum, pas ne viti ku taksat e tatimet jane mbledhur minimalisht.
    Nuk behet fjale per permbytje, termet apo tjeter fatkeqesi natyrore, qe lejon prezencen e shtetit dhe drejtuesve te tij ne terren, por per nje pandemi e shkaktuar nga nje virus, cka pamundeson deri edhe prezencen e forcave te rendit, duke qene se diviza nuk iu jep atyre imunitet nga covid-19.
    Nga ky kontekst qe eshte i dukshem por mesa duket jo i qarte per kedo, prania e funksionareve te shtetit ne media ndihmon per te mbarevajtjen e qetesise publike.
    Nese pamja e tyre, tek e tek apo te gjithe bashke ngacmon stomakun e dikujt, kjo nuk ka lidhje me idene e shkrimit. Besoj se pamja e policit gjithaq ngacmon stomakun e kriminelit, por ne shumicen e rasteve ajo pamje eshte e mjaftueshme per te evituar thyerjen e ligjit.

  4. Mer, cunin tone ku ta gjej une- aty e dua gjithe kohen, duke drejtuar, kurajuar, diskurajuar dhe bere cdo gje tjeter qe bejne njerezit kur jane kryeministra.
    Nuk me pelqen qasja e medias qe e veshtron cdo gje si te hapur per “opozite” dhe per “analize”.
    “Politike kudo dhe kurdohere” eshte nje formule qe deri me sot ka punuar per mediat e Shqiperise, por mua per vete me con krupen qahem ku te mundem.

  5. Si shumë i guximshëm paralelizmi kriminel – polic me atë që ju pa teklif e quani turmë, popull – funksionarë, a nuk ju duket? Ligji penal nuk rregullon – të paktën jo në demokraci – raportet e qeverisë me popullin, por kontrollin e krimit ordiner nga shteti; për marrëdhënien qeveri – sovran baza është kushtetuta dhe jo kodi penal, madje edhe gjatë situatës së jashtëzakonshme, kur pjesë të kushtetutës janë të pezulluara. Rroftë sebepi i virusit dhe i gjendjes së jashtëzakonshme për të mbuluar mungesën e legjitimitetit dhe legalitetit të pushtetit aktual me protagonizmin dhe arbitraritetin – virtual dhe real – të funksionarëve politikë, është mesazhi (jo dhe aq i fshehur) i këtij shkrimi.

  6. Ne gjendjen e sotme, shoh nje analogji me gjendjen e jashtezakonshme te 97-tes: realja vraponte me galop s’dihet se ku rruge pa rruge kurre te shkelura, dhe njerzia vazhdonin ca muhabete kot me kot te kohes shkuar, qe relativisht galopit te reales, dukeshin muhabete te kohes Nuhut, megjithse beheshin normalisht 2 muaj me pare.
    Siç duket kjo menyre qasje ndaj situates, vlen si narkotizant kunder llahtarise te kaosit, ose me fjale te tjera, kunder frikes se vdekjes.

  7. Mos u lodh kot, se nevojë për kuarantinë ka vetëm pushteti, jo njërzit. Këta të fundit nuk duan të shpëtohen (turmë hesapi!). Por, po të duan ata në pushtet t’i mbajnë njërzit (turmat) në kuarantinë deri në Dhjetor, Mars apo Prill të vitit tjetër do t’i mbajnë, me hir apo me pahir. Përpjetë të hidhen rrjetet sociale. Sepse e kanë edhe gurin edhe arrën; edhe median edhe elitën me vete.

    Shqipëria, sipas treguseve nga John Hopkins që ndjek ratet e Covid-19, ka vetëm 259 raste, me 15 të vdekur qysh prej fillimit të epidemisë. E megjithatë Shqipëria duket të ketë kuarantinën më të ashpër në rajon. Kjo vetëm sa tregon se pushteti po e mjel mirë krizën, se përndryshe nuk ka asnjë lloj mundësie për t’i mbrojtur njërzit nga çfarëdolloj virusi a pandemie.

    Për krahasim, po ashtu India me 1.4 bilion banorë ka vetëm ka vetëm 1,800 raste dhe 45 vdekje. Por kjo nuk e ka penguar gjë kryeministrin Modin të shpalli quarantinën dhe të disinfektoj sektet myslymane, për t’I stigmatizuar si shkaktarë të epidemisë.

    E vërteta është që elita pernëndimore, dhe lakejt e tjerë rreth saj po e humbasin busullën keq, në emër të pushtetit.

  8. Nuk e ve fare ne dyshim qëllimin e mire te shkrimit, nje thirrje per te veshtruar ne nje drite tjeter protagonizmin e qeverise, diçka si per t’i njohur ca liri e prani me te mëdha mediatike (per te miren dhe moralin e popullit), sikunder ndodh kudo ne kohe lufte, meqe autori e permend kete term, lufte. Kjo nuk mund te mos kujtoje nje praktike amerikane.

    Me sa mbaj mend, keshtu ndodhi edhe ne luftën e fundit ne Irak, opozita e mbylli gojen se dukej teper e shemtuar edhe ne syte e aleateve dhe vendi u fut ne lufte e rreshtuar pas bojsave (eufemizem per qeverine)… ne luten me te gabuar te historise se atij vendi te madh.

    Veprimtaria e opozitës shqiptare dhe zërave kritike (shpesh qesharake se shihja nje opinionist statistikash qe jepte edhe ai keshilla si te mbrohemi nga virusi) edhe pse ka frike se mbetet ne hije, nuk duhet pare si perpjekje per te kompensuar nivelin e protagonizmit te qeverise, por si shprehje e funksionit te saj natyror. Nese ka diletantizem, kjo ndodh sepse nuk njoh ndonje vend qe te kete “qeveri te mire” dhe “opozite te keqe”, jane te dyja pjelle e nje mjedisi. Por gjithsei te dyja jane ne funksionin e tyre natyror.

    E. Spiropali, qe po verej se eshte eksponente kryesor e qeverise, thoshte diku diçka te tille, duke iu drejtuar opozites: te pakten sot duhet ta mbyllni ate gropen qe e keni ne vendin e gabuar ne vend te gojes etj… (perafersisht). Nuk e kam fjalen per etiken qeveritare qe perfaqeson, per nivelin e antarve te qeverise as per formimin e saj te manget, por tek ajo, “te pakten sot”. Nje fraze qe shpreh mendimin dhe mentalitetin e thelle te qeverise, diçka si te thuash: ne nuk kemi nevoje per ju, ju jeni e keqja e ketij vendi, ju kemi duruar deri tani (se jemi te detyruar ), por tani mbylleni gojen, e dime vete se çduhet te bejme dhe e bejme me mire pa ju se sa me ju.

    C’dua te them? Une nuk besoj se opozita ka per qellim te ule moralin e trupave dhe te popullit kur ngrihet prej dy muajsh e thote ndërpritni tenderat, se ne kohe te tilla vetem krimi perfiton. Qeveria ose t’i akuzonte per shpifje ose te bente ate qe beri: dje lexova se tenderat u nderprene (me dy muaj vonese, sa besoj beri gjithe çkishte ne plan per te bere). Pra del taman se nderkohe qe qeveria po plaste ekranet “duke mbajtur lart moralin e popullit”, nderkohe qe ju ndershmerisht thoni se duhet ta pranojme e t’ia lejojme kete, qeveria mbushte paturpesisht xhepat e klienteve te saj.

    A mund te mendohet me tej se duke shtuar edhe qeset e bukes per te verferit ne ekran (per te cilet u kujtua krejt befasisht), ajo mbulonte krimin e saj te perditshem ne kohe lufte, krimin me të shemtuar qe mund te ekzistoje? Nuk e di.

    I dashur z. Biba, me kete dua te them diçka qe ju e dini me mire se une (keni qene nga te rrallet qe keni vleresuar pozitivisht opoziten kur ajo denonconte nominimin e personave te inkriminuar per pushtetin lokal): Opozitarizmi nuk eshte si pune studentesh e kufizuar ne kohe, per kohen e veres kur nuk bie shi, par intermitence. Ne kohe te veshtira ajo eshte dhe duhet te jete me e pranishme se kurre, se ne kohe te tilla pushteti ka prirje te deliroje me shume, sikunder e provon ajo gruaja me mbiemrin Spiropali.

    1. I dashur Lyss,
      Une ne shenimin tim nuk kam marre persiper te analizoj menyren sesi i qaset publikut qeveria apo opozita ne keto dite pandemie. Aq me pak te analizoj brendine e atyre cka ata kumtojne me kete rast.
      Perkundrazi. Une ve perballe qasjen si koncept ne makro: te dalesh a te mos dalesh ne tv, kjo eshte ceshtja!
      Shumekush, i nxitur me se paku nga estetika mediatike e, me se shumti nga antipati personale, shpreh mospelqimin e tij per (posacerisht) funksjonare te larte te shtetit, te cilet (sipas tij) “mbine ne tv”.
      Une kam bindjen se mungesa e tyre ne media ne kete periudhe ben me shume dem sesa jo.
      Shenimi e merr spunton vetem nga nevojat per ruajtjen e rendit publik. Asgje me shume. Ndoshta eshte pak me heret nga sa duhet si shkrim…
      Por nese karantinimi vijon edhe per shume muaj (vite?) ne vijim, me gjase do perjetojme edhe episodet perkatese te trazirave civile. Uroj me shpirt qe keto te mbeten vetem parashikime te zymta.

  9. Problemi eshte dysh:
    Me njeren ane, media shqiptare e ka te ngulitur ne adn-ne e saj qe CDO problem dhe ceshtje ka domosdoshmerisht dy ane dhe si rrjedhim i japin vend ne tavoline cdo perqasjeje, mjafton qe kjo e fundit te sherbeje si kontrapunt i narratives mbizoteruese:
    Toka eshte e rrumbullaket?
    Mbase, por sot i ftuari i sotshem eshte Filozofi Filani qe mbron hipotezen se Toka eshte e sheshte.
    Nga kjo qasje e medias qe largohet nga misioni i saj per te informuar duke e kthyer cdo gje ne argetim, del edhe nevoja qe e njejta ka per te pasqyruar cdo gje qe opozita thote. Deshira per kontrapunt shkakton psh qe media ta trajtoje me te njejtin seriozitet shtabin e emergjences qe ngre qeveria si edhe shtabin qe ngre opozita.
    Del nje aty dhe thote: ne propozojme te rritet ndihma ekonomike TREFISH, dhe media e pasqyron si dicka normale qe meriton vend ne diskursin serioz.
    Kjo nuk i sherben publikut por i sherben opozites qe e ka te sigurte vendin ne trute e shqiptareve pa minimumin e perpjekjes dhe sigurisht edhe vete medias qe ka material per te vete-rigjeneruar lenden e saj te pare-content- pa levizur shume as kembet as edhe ato dy gishtat qe kur i ferkojme, simbolizojme leket.

  10. Me anen tjeter te problemit, kemi pastaj opoziten e tanishme per te cilen mund te thuhen shume gjera qe njeriu nuk i gjen ne librat per femije, por une po kursehem dhe nuk po them gje…

    1. Vendet Tona, na thuj ndonje vend tjeter qe nuk ndodh si ne vendet tona me opoziten dhe mediat, ne menyre qe te pregatisim valixhet e te prejme biletat.
      Ndryshimi eshte vetem relativ, neqoftese e ke fjalen per kete lloj ndryshimi, as mos merr mundim me u pergjigj se e di vete si qendron puna.

  11. Shpesh mentaliteti etatist ngaterrohet, apo perzihet, me komoditetin inteligjentist, dhe e shkreta “turme”, thuaj! Sa te mira qe e presin!

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: