(nga Stanislaw Lec*)
Mbante një flamur të mimetizuar.
Edhe mbushjet e dhëmballëve duan të jenë më të mëdha se vrimat.
Tema e një disertacioni: “Njeriu në historinë e njerëzimit.”
Edhe mumifikimi funksionon vetëm për një periudhë të kufizuar. Pastaj shfaqen arkeologët.
Shumë artistë arritën ta sigurojnë një çati mbi kokë vetëm në Panteon.
Le të na mbulojë veç balta e mëmëdheut!
Ai poet ia njeh limitet vetes – ndalet atje ku fillon poezia.
Nëse ju tmerron pesimizmi im, mendoni sa do t’ju tmerronte optimizmi im.
Nuk është mendimi që e humbet aktualitetin, por bota së cilës i referohet.
Mund të kesh alter ego pa pasur fare ego.
Disa e ngatërrojnë zhvarrosjen me ri-mishërimin.
Kush thotë “ne” nuk mendon për veten.
Disa e marrin rregulloren e burgut për projekt-kushtetutë.
Në trojet e shpifjes vdes fantazia.
Ka shenjtorë të cilëve jeta u fillon nga kanonizimi.
E rëndësishme është që u gjet vend për universin.
Si të rritesh, i kapur mes qiellit dhe tokës?
“Jo” nga lart poshtë dhe “jo” nga poshtë lart – janë dy fjalë të ndryshme.
Dje harrova të mendoj.
Sa më pak gjëra do të ndodhnin në botë, sikur të mos ekzistonin fjalët.
Në lashtësi, njerëzit e letrave ishin shumica skllevër.
Sfumaturat po shtohen! Edhe pak dhe mes të bardhës dhe të zezës nuk do të ketë më asnjë hendek.
Gjurmë gjigandësh? Jo, janë këpucët e mëdha të klounëve.
Muri që ndan njeriun nga njeriu është themeli i vërtetë i tempullit të dashurisë universale.
Sikur Don Kishotët të mos kishin luftuar kundër mullinjve me erë, nuk do t’i kishim ata me avull.
Nuk jam i sigurt as edhe nëse duhet dyshuar.
Jo kushdo mund të jetë sozi e vetvetes.
Realiteti nuk ecën me hapin e komenteve.
E përfytyroj luftën e brendshme të homo sapiens-it para se të vendoste të shqiptonte fjalën e parë.
Një ligj ekonomik i çuditshëm. Pashë njeriun të shitej. Dhe kur i paguanin shumën X, nuk vlente më as edhe të njëqindtën e kësaj.
Boja tipografike – sperma e kohës sonë.
Kush nuk ka gjetur dot vend në zemrën time, shumë shpesh më popullon kokën.
Vetëm ideologjia mund të bindë.
(*) Stanislav Lec (Stanisław Jerzy Lec, 1909-1966), shkrimtar polak dhe një nga aforistët më të mëdhenj të shekullit XX. Materialin më sipër e kam përzgjedhur dhe përkthyer nga përmbledhja e tij Pensieri spettinati (italisht).
“Vetëm ideologjia mund të bindë” – madhështore dhe historikisht e verifikuar si fakt
Sipas Y Haririt Homo sapiens nga DNA eshte I ndertuar te funksionoje ne grupe te vogla jo me shume se 150 vete .Per te bashkuar Homo sapiens ne bashkesi me te medha duhen krijuar mite fiktive si kombi,feja,ligji ,morali korporata etj .
“Vetëm ideologjia mund të bindë”. Do te kete qene fjala per ata qe shkruajne dhe kendojne.
Perndryshe, ” ideology trumps politics, but fashion trumps ideology… ” – tha