Tregim nga Philippe Delerm
përktheu Dashnor Kokonozi
Është e vetmja që vlen. Të tjerat, gjithnjë e më të gjata, gjithnjë e më bajate nuk të japin veçse një ntrashje të zbarët të gjuhës, ndjesinë e teprisë së shpërdorur. Asaj të fundit, mbase për shkak të zhgënjimit që po mbaron, i kthehet njëfarësoj këndella…
Po gllënjka e parë! Gllënjkë? Fillon shumë më parë se të mbërrijë në grykë. E ndjen tashmë që në buzë atë ar shkumëzues, pastaj i vjen radha freskisë që shtohet nga bulëzat dhe ngadalë kënaqësia shtrihet në qiellzën që vishet me një hidhëti të zbutur. Sa e gjatë duket gllënjka e parë! E pimë menjëherë me një etje gjoja të vetvetishme. Në të vërtetë gjithçka është paracaktuar: sasia, nuk është as e madhe dhe as më pak sa duhet, është aq sa kërkon një fillesë ideale; kënaqësia, e menjëhershme dhe përfundon me një psherëtimë, një kërcitje të gjuhës ose me heshtje, siç e do rasti, ndjenja tinëzare e një kënaqësie të pafund… E në të njëjtën kohë e dimë si është puna. Çka është më e mira, e kemi marrë tashmë. Ulim gotën, madje e shtyjmë pak tutje mbi kartonin katror. Shijojmë ngjyrën, mjaltë i rremë, diell i ftohtë. Nëpërmjet një rituali të mirëpeshuar e pa u ngutur duam të zotërojmë mrekullinë që në të njëjtën kohë ndodhi dhe iku. Me kënaqësi lexojmë në anë të qelqit emrin e saktë të birrës që kemi porositur. Por përmbajtësja dhe përmbajtja mund të pyesin a përgjigjen pafundësisht, veçse asgjë nuk do të shumëfishohet nga e para. Do të donim të ruajmë sekretin e arit të kulluar dhe ta fshehim nëpër formula. Por para tavolinës së vogël të bardhë të stërpikur nga dielli, alkimisti i zhgënjyer vetëm sa arrin të ruajë disi pamjen e jashtme dhe rrëkëllen gjithnjë e më tepër birrë me gjithnjë e më pak ëndje. Është një kënaqësi e hidhur: pimë për të harruar gllënjkën e parë.
………..
Shënim i përkthyesit
Gjithnjë më ka lënë përshtypje fakti që kur rasti i bën të pashmangshme bisedat për letërsinë, kolegët a të njohurit e mi në Francë, jo domosdoshmërisht të lidhur me një fushë të tillë, mund të qëllojë të mos kenë shumë informacion për autorë të tjerë bashkëkohorë, por nuk më ka qëlluar ende që ndonjëri prej tyre të mos njohë z.Philippe Delerm dhe të mos ketë lexuar të paktën librin e tij La premièr gorgée de bière, nga ku është marrë edhe tregimi i mësipërm.
Ja solli Fanikua goten dhe e vendosi mbi banak duke e kercitur pak si per ti thene qe ja ku e ke e mbifte ketu.
-Ke nje raki ketu per Lamin, shruaje, i tha ajo kamarjerit dhe u fut ne brendesi te banakut duke tundur vithet mbi kembet e shkurtra.
-Faniko ke vene kile!
-Farmakosu aty leri kilet e mia, banakjerja foli natyrshem pa u shqetesuar njesoj sikur bente nje ritual te perditshem.
-Me fal, burri foli i perqendruar me syte e pagjume mbi goten e vogel me leng te tejdukshem si uje. Mendimet, fjalet qe beri me gruan, norma e punes, endrat e fundit sikur permblidheshin te gjitha aty, tek ato tre ruaza te vogla qe gota i kishte ne krye. Pastaj fiksoi shikimin, beri nje tendosje te vetes ne nje pozicion plotesisht vertikal zgjati doren dhe me nje ngritje te shpejte e rokullisi ne gurmaz tamam sic hapin gojen zogjte kur i kon e jema ne fole.
Me pas mbylli kapaket e syve, uli pak koken, rrudhi buzet dhe duke shfryre per rreth dy sekonda ne gjithe trupin i shkuan mornica. Rreth pese sekonda akoma zgjati ajo me pas qe ishte gjendja e sintezes, syte e mbyllur mendime nul e nje komb sekrecione te gojes kaperdire. Kaq.
Nuk foli me , la 15 lek mbi tavoline pa haruar bakshish dhe iku nga dera si hije…
Kjo fare mire mund te titullohet: Gllenjka e fundit e rakise:-))
Ne Shqiperi eshte thuajse i panjohur si autor por ne fakt eshte perkthyer qe ne vitin 2003 nga Ombra GVG. “Gllenjka e pare e birres dhe kenaqesi te tjera fare te vogla” me perkthim te Edmond Tupes. Pervec ketij, nuk di t’i jete botuar liber tjeter. Ata pak qe e kane lexuar e pelqejne shume.
Nuk e dija, por nuk eshte per t’u habitur. Tupja eshte nje njohes i shkelqyer i letersise frenge dhe natyrshem nje autor i tille nuk kishte si t’i kalonte pa e vene re.