Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Letërsi

MALCOLM DE CHAZAL – POEMA AFORISTIKE (II)

Zoti
Dhe
Djalli
Kur
Bien
Bashkë
Japin
Histerinë.


Gjithçka
Të ketë
Peshë
Hapësira
Nuk ka.

Makina
E nxjerr
Gjithë forcën
Nga
Kolla.

Të gjitha
Ngjyrat
Në tablotë
Abstrakte
Janë
Të lyera.

Gjatë
Puthjes
Qafa
U zë
Vendin
Kofshëve.

Të qeshurit
Është
Gjethja e fikut
E
Mërzisë.

Anijet
Janë
Femërore

Liman
Dhe
Mashkullore
Në det.

Tingujt
Metalikë
Nuk
Kanë
Veshë.

Ishte
Peshku
I parë

I mësoi
Detit
Notin.

Kofshët
E saj
Nën
Minifund
Njihnin
Ajrin
E kondicionuar.


Mesditë
Të gjitha
Bimët
Duken
Të droguara.

Shenjtori
Pas
Një farë
Kohe
Dëshiron
Të konvertojë
Zotin.

Pesha
Nuk
Ndihet
E fortë
Veçse

Peshore.

Dysheku
Priste
Burrin
Për
Të fjetur.

Lulet
Janë
Miope
Pa
Gjethet.

Të gjitha
Aksidentet
Ndodhin
Kur
Rruga
Ndërron
Mendim.

Gjuha
Është
Çfarë
Njohim
Më mirë
Nga
Trupi.

Peri
E humb
Fillin
Kur
E presin.

Ajri
Gjithnjë
Arrin
Ta bindë
Erën.

Hija
Është
Valixhja
E hapësirës.

Uji
Në digë
Bënte
Gjeste
Prej
Hipopotami.

Zogu

Ka frikë
Ndihet
Në kafaz.

Kur
Një shkëmb
Vdes
Nuk ka
Nevojë
Për varr.

Çdo
Zog
Ka ngjyrën
E zërit
Të vet.

Uji
Në vazo
Nuk e kalon
Lartësinë
E ijeve.

Ari
Është
Metali
Me shpatullat
Më të gjera.

Hidhësira
Nuk vjell
Veçse
Kur
Është
Vetëm.

E kaltra
U zbeh
Nga
Ngazëllimi:
Ishte
Pranverë.

Vesa
Është
Uji
I bërë
Vazo.

Zjarri
Vonohet
Ose
Vjen
Herët.
Drita
Është
Gjithnjë
Në kohë.

Ylberi
Është
Sahat
Pa
Zemberek.

Të vishesh
Është
Për gruan
Mënyra
Më e mirë
Për
Të folur.

Krahët
Lëvizin
Si kaçavida.
Çekani
Perfekt
Është
Këmba.

Bënte
Vapë.
Shiu
I la
Pantallonat
T’i bien.

Të gjitha
Kafshët
Buzëqeshin
Kur
Pinë.

Sikur
Lulet
Të na
Shihnin
Ne
Nuk
Do t’i shihnim.

Çdo
Send
Që bie
Bën
Kryqin.

Horizonti
Kurrë
Nuk hedh
Një hap
Më tepër.

Natyra
E shpërfill
Déjà-vu-në.

Tryezën
E zuri gjumi,
Biseda
Po
E mërziste.

Ajo
Kish
Hapa
Të mençur

Këmbë
Të çmendura.

Zjarri
Ankohej

Pylli
Nuk po
E kuptonte.

Vrarja
E
Ndërgjegjes
Vrau
Veten.

Toka
Nuk
Ka
Njohur
Kurrë
Kopernik.

Çaji
E pa
Veten
Çajnik
Në bark
Të njeriut.

 


Malcolm de Chazal (1902-1981) – shkrimtar, piktor dhe vizionar frëng nga Mauriciusi, i njohur si autor aforizmash. Poemat e tij aforistike (disa prej të cilave i kam sjellë të përkthyera më lart, nxjerrë nga libri Poèmes et ApparadoxesEditions Léo Scheel, 2005), ndërthurin sensualizmin me spiritualizmin, në një sfond natyror që merr jetë të dytë nëpërmjet fjalës.

Imazhi në kopertinë: Swift Canine, skulpturë nga Ellen Jewett.

3 Komente

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin