Këto ditë drejtuesit e Muzeut të Arteve të Bukura të Montrealit, u kanë propozuar mjekëve kanadezë që t’u rekomandojnë pacientëve vizita falas në muzeun e tyre. Duket ideja buron nga bindja se arti ndihmon në mos në shërimin e plotë të paktën në lehtësimin e simptomave të mjaft sëmundjeve, nga diabeti deri te depresioni. Revista Books ku e gjeta këtë shënim, ndërkohë që i bën një paraqitje librit të Richard Cork-ut The Healing Presence of Art, shton se këtu nuk ka asgjë për t’u habitur meqë cilësi të tilla të artit njihen që nga fundi i Mesjetës.
Një njoftim i tillë më risolli në kujtesë edhe një “shërbim” tjetër të artit, të cilin isha përpjekur ta harroj sapo mësova se ekzistonte; atë të veglës së torturës. Të dhënat për këtë i mësova me rastin e paraqitjes që iu bë librit të Susana Frouchtman-it El hombre de las Chekas, i cili, këtu e një vit më parë, shkaktoi polemika të mëdha në Spanjë.
Titulli, do të përkthehej Njeriu i Çekas ku në këtë rast Çeka (Tchéka) është akronim i “Komisioni i jashtëzakonshëm” (në rusisht: чрезвычайная комиссия), që nga ana e tij është një formë “familjare” e Komisioni i jashtëzakonshëm panrus për shtypjen e kundërrevolucionit dhe sabotazhit.
Jam i sigurtë se lexuesve të këtyre radhëve, të paktën moshatarëve të mi, ky emër ka nisur t’u thotë diçka. Çeka është paraardhësja e GPU-së, e cila do të shndërrohet në NKDV më 1943 për të dalë më pas me emrin KBG, deri në rënien e Bashkimit Sovjetik. Thuhet, se pavarësisht se emrin e ka ndërruar edhe një herë tjetër, pas viteve ’90 ca vese të vjetra i ka ruajtur ende.
Për të qartësuar rolin e Çeka-s në Spanjë, më lejoni të themi dy fjalë për zhvillimet e papritura politike që u shfaqën aty që në fillimet e Luftës Civile (1936-1939).
Ndërkohë që rebelimi i nacionalistëve me në krye gjeneralin Franko kundër Republikës u mbështet nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste, vetë Republika spanjolle u përkrah nga Bashkimi Sovjetik nëpërmjet Internacionales komuniste që, midis të tjerash, u bëri thirrje edhe vullnetarve në të gjithë botën të niseshin në ndihmë të saj. Ndryshe nga Italia që dërgoi shumë njerëz, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik dërguan në Spanjë pak njerëz dhe shumë material. (As njëri e as tjetri nuk e bënë falas, Gjermania mori më pas konçesionin e disa minierave spanjolle, ndërsa Stalini i kërkoi Republikës të “ruante” arin e shtetin spanjoll në Moskë. Me sa di unë as sot e kësaj dite nuk është kthyer)
Anëtarët e qeverisë Republikane e dalë nga Fronti Popullor ishin të horizonteve të ndryshme politike, por në të dallohen qartësisht dy grupe, ai i Partisë
Komuniste spanjolle, i lidhur drejtpërdrejtë me Bashkimin sovjetik dhe nga ana tjetër anarkistët dhe anëtarët e Poum-it (Partia puntore e bashkimit marksist), një organizatë revolucionare spanjolle, e cila ruante pavarësinë e saj ndaj Partisë Komuniste dhe sidomos i qëndronte larg ndikimit mjaft të madh të Bashkimit sovjetik në punët e brendshme të Republikës dhe Fronit Popullor. Kulmi i përplasjes midis dy grupimeve ndodhi me rastin e luftimeve të ashpra për centralin telefonik të Barcelonës, që administrohej nga sindikatat, anarkistet dhe antarët e Poum-it. Formacionet komuniste, luftuan me ashpërsi për ta shtënë në dorë atë strukturë strategjike të komunikimit. Pas marrjes së tij, kundër anarkistëve dhe anëtarëve të Poum-it filloi një përndjekje e egër të cilën e drejtuan të dërguarit e Stalinit, duke i cilësuar ata si spiunë dhe trockistë. Operacioni për shpartallimin e tyre drejtohej nga gjenerali i Shërbimit të fshehtë të Kremlinit Aleksandër Orlov, që ishte i pranishëm në Barcelonë. Shënoj kalimthi se anëtar i Poum-it ishte edhe Xhorxh Oruelli, i cili u plagos gjatë luftimeve dhe mundi të shpëtojë nga arrestimi sepse miqtë e tij e këshilluan të largohej menjëherë nga Spanja. ( Libri i tij Homazh Katalonjës, flet gjatë për një ngjarje të tillë). Më tej këtë përvojë ai do ta sublimojë te veprat e tij madhore.
Me ndihmën dhe këshillat e specialistëve sovjetikë, Republika spanjolle, ende në pushtet, ndërtoi sistemin e burgjeve dhe të torturave sipas modelit të Çekas në Rusi. Madje ato ashtu quheshin edhe në Spanjë, Chekas. Dhe në fund, pak para rënies së Republikës, numri i të vrarëve në qelitë e Çekas në Spanjë shkoi deri më 8.500 vetë. (Me një terror të tillë e kam shpjeguar gjithnjë entuziazmin e barcelonasve që pritën me lule hyrjen e trupave frankiste në qytetin e tyre).
Pra, pavarësisht cili ishte problemi i vërtetë i Republikës në ato çaste, dhe pavarësisht humbjeve të pareshtura dhe tërheqjes para forcave nacionaliste të F. Frankos, ajo u dha kokë e këmbë pas përndjekjes dhe zhdukjes së kundërshtarëve të saj ideologjikë, të cilët ndërkohë luftonin kundër frankistëve dhe aleatëve të tyre fashistë.
Me një informacion të tillë mund të orientohemi më mirë në faktet që sjell S. Frouchtman-it te libri i saj i suksesshëm, El hombre de las Chekas.
Në ndjekje të porosive të këshilltarëve sovjetike Sim-i republikan (Sherbimi informativ i Ushtrisë) ndërtoi një sërë qelish jashtëzakonisht të ngushta e munduese, por ato do të kthehen në vegla të vërteta torture dhe vdekjeje kur në këtë punë do të angazhohet edhe një farë Alfons Laurencic, i biri i një austro-hungarezi me origjinë jugosllave (tekstet kështu e japin por këtu ka diçka që duhet saktësuar. Ai cilësohet me nacionalitet austro hungarez mbase ngaqë një pjesë e Ballkanit nga e kishte origjinën ishte ende pjesë e perandorisë së dyfishtë, por ka shumë gjasa që nacionalitetin jugosllav vetë Alfonsi të ketë marrë më vonë, se i njihen edhe disa vite shërbimi në ushtrinë jugosllave, pas themelimit të Mbretërisë). Në të vërtetë, A. Laurencic ka lindur në Francë, ndërkohë që i ati lëvizte shumë nëpër Evropë si botues katalogësh veprash arti. Fliste shtatë gjuhë të huaja dhe në vitet e rinisë kreu një shkollë ndërtimtarie në Vjenë ku edhe mori njohuri të gjëra artistike e arkitektonike.
Me fillimin e L1B familja e tij vendoset në Spanjë, ku Alfonsi ynë pasi angazhohet në Legjionet spanjolle që luftojnë në Marok shkon e kalon vite të tëra në Gjermaninë e Republikës së Vajmarit ku punon si dekorator, gazetar, shef orkestre. Me ardhjen e nazistëve në pushtet ai kthehet përsëri në Spanjë dhe implikohet në Sindikatat e vendit që ishin mjaft aktive në atë kohë.
Ai arrin të punojë edhe për shërbimet e fshehta spanjolle dhe të bëhet anëtar organizatash të ndryshme, nganjëherë kundërshtare midis tyre, por ndërkohë, duke përfituar nga pozita e tij si i huaj, ai ishte marrë me trafik pasaportash, për ata që donin të linin vendin në fillimet e Luftës Civile. Dhe për një veprimtari të tillë ai arrestohet e burgoset.
Dhe tamam në burg ai arrin të tërheqë vëmendjen e autoriteteve të Sim-it, të cilëve u ofron shërbimet e tij. Si piktor, disenjator e njohës i arkitekturës ai u propozon atyre modele të ndryshme të qelive ku mbaheshin të burgosurit politikë, anarkistë dhe marksistë të Poum-it. Dhe duke gjykuar nga skicat dhe fotot që ruhen deri më sot, shumë studiues vrasin mendjen të kuptojnë si është e mundur që mendja e njeriut të pjellë ide aq të djallëzore për të shkatërruar rezistencën dhe vetë jetën e qenieve njerzore.
Brenda tyre i burgosuri edhe mund të ulet, po ndenjësja ishte e pjerrët (shih skicat anash) dhe i dënuari ishte i detyruar të mbështetej në majat e gishtave të këmbës, gjë që ishte e pamundur të vazhdonte për shumë kohë. Edhe mund të shtrihet ca, por shtrati ishte i pjerrët, dhe mjafton të mbyllesh pak sytë që të biesh poshtë. Shkurt në ato qeli nuk qëndroje dot as ulur e as më këmbë. Natyrisht ishte e pamundur edhe të lëvizje sepse në dysheme ishin vendosur tulla e gurë. Nga brenda e jashtë ishin lyer me zift dhe liheshin të ekspozuara nga jugu, me qëllim që dielli t’i rrihte gjate gjithë ditës. Dhe kjo ndërkohë që i arrestuari e kishte të pamundur të mbronte bebëzat e syve për shkak të një llampe që rrinte gjithnjë ndezur mu para hundës.
Për të mos u lënë asnjë pikë orientimi në kohë, në qeli të tilla vendosej edhe një orë muri e cila qëllimisht kthehej mbrapsht ose shtyhej fshehurazi tre-katër orë në ditë.
A. Laurencic-ut më tej i lindi ideja që për të turbulluar më shumë psikologjikisht të arrestuarit të krijonte ato që njihen si “qelitë psikoteknike”. Për këtë i erdhi në ndihmë përvoja që kishte fituar në Berlin, në periudhën e Republikës së Vajmarit, ku ai ishte njohur me arritjet e artit dhe arkitekturës moderne të shkollës së famëshme “Bauhaus”, të cilat i vuri në jetë në qelitë e tij të tmerrshme. Me këtë rast ai ishte kujdesur që muret e qelive që përshkruam më sipër të ishin të përkulur e të mbushur me motive gjeometrike, kube, zare, spirale, pika, rrathë, linja horizontale të ngjyrave të ndryshme etj. Për të plotësuar këtë kuadër, psikadelik, në qeli ai vendosi edhe riprodhime veprash surrealiste figurash madhore si Kandinsky, Moholy-Nagy, Itten etj.
Dëshmitë të kohës thonë se vetëm pak kohë pasi kishin ndenjur në mjedise e pozicione të tilla edhe kundërshtarët më të vendosur dorëzoheshin dhe në gjendje të plotë turbullire mendore, nisnin t’u përgjigjeshin hetuesve të tyre e të “pranonin” krimet që kishin bërë.
Qeli të tilla u ndërtuan kudo nëpër Barcelonë, por veçanërisht të njohura janë ato të kopshtit të kuvendit Santa Maria Magdalena, në rrugën Vallmajor.
Pak kohë më vonë, këto qeli ia propozuan Himlerit që t’i vizitonte gjatë një udhëtimi në Barcelonë. Ai hyri në to dhe madje bëri edhe një foto (këtu anash) dhe tha se ndihej i tmerruar prej tyre. Natyrisht një delikatesë e tillë sikur nuk i shkon shumë atij, por përsëri mbetet gjë e habitëshme pse nuk pranoi të aplikonte përvojën republikane të Barcelonës në Birkenau e gjetiu. Gati të besosh se ka menduar vërtet se edhe torturat duhet të kenë një kufi!
Pas rënies së Republikës, A. Laurencic u arrestua nga forcat frankiste, dhe gjatë gjyqit u mbrojt duke thënë se ishte vënë në shërbim të Republikës me qëllim që të shkatërronte “të kuqtë” nga brenda. Por nuk mundi të sjellë asnjë provë për një veprimtari të tillë. Ai u dënua me vdekje dhe më 9 qershor 1939, u pushkatua në Campo de la Bota, afër Barcelonës, aty ku ishin pushkatuar edhe shumë prej personave që kishin kaluar nëpër qelitë e Çekas të konceptuara prej tij.
………………..
p.s.
Këto shënime nuk kanë fare për qëllim t’u bëjnë jehonë zhurmave se dorëheqja e Ministrit të brendshëm të Shqipërisë erdhi si pasojë e kundërshtimit të urdhërit miqësor të kryeministrit të vendit për të mbajtur në zyrë një nga veprat e tij të fundit abstraksioniste, vepër të cilën në përpjekje për të ruajtur shëndetin e brishtë mendor, ministri në fjalë porositi t’ia largonin një orë e më parë, mundësisht ta mbyllnin në ndonjë nga qelitë e burgut 313, gjë që u zbatua nga sekretarët e tij dhe kjo shpjegon edhe sukseset e papritura të policisë kohët e fundit, edhe pse nuk ishte ky qëllimi fillestar i sikterisjej së saj. Por kurajon për të kundêrshtuar urdhërin miqësor nuk e patën kryeparlamentari, kryetari i grupit parlamentar, parlamentarë të ndryshëm dhe disa kryetarë bashkish, gjë që së voni është shoqëruar me turbullimet të të folurit dhe diskurse të natyrës magjike te këta individë, por mbetet për të konfirmuar nëse në kushtet e një gjendjeje të tillë të rëndë psikologjike të shkaktuar nga ekspozimi ndaj veprave të kryeministrit, ata morën edhe vendimin e fundit që të prishet një TEATËR.
“… arritjet e artit dhe arkitekturës moderne të shkollës së famëshme “Bauhaus”, të cilat i vuri në jetë në qelitë e tij të tmerrshme. Me këtë rast ai ishte kujdesur që muret e qelive që përshkruam më sipër të ishin të përkulur e të mbushur me motive gjeometrike, kube, zare, spirale, pika, rrathë, linja horizontale të ngjyrave të ndryshme etj. Për të plotësuar këtë kuadër, psikadelik, në qeli ai vendosi edhe riprodhime veprash surrealiste figurash madhore si Kandinsky, Moholy-Nagy, Itten etj.”
Nuk e kuptoj se si Kandinsky, Moholy-Nagy, Itten etj ndikojne si efekt torturues mbi Edmond Dantesin?
Mbase kesaj pyetjeje mund t’i pergjigjen me mire ata qe e kane vuajtur nje gje te tille. Ka mundesi qe te vendosura ne nje kontekst te caktuar (kubesh, spiralesh etj., etj) ato perforcojne efektin psikedelik. Provo te shikosh per nje kohe te gjate ndonje veper te fvj., Moholy-Nagy-t si Q1 Supremastic apo Construction AII ne konteksin e mesiperm, nderkohe qe je i dhodhur per vdekje se as nuk shtrihesh dhe as nuk qendron dot me kembe, me nje llampe qe nuk fiket kurre m’u ne nivelin e ballit… Por gjithsesi, kjo eshte hamendje se nuk kam patur fatin te kaloj neper ato qeli, nderkohe qe edhe pa qene te natyres abstraktioniste, shume vepra, duke filluar edhe me ato te realizmit socialist te stilit “me njeren dore kazmen dhe tjetren pushken” me te gjitha varientet e tyre e them me bindje te plote se ta masakronin moralin qe ne oret e para te mengjesit. Nuk eshte kjo cilesia e pare e artit, por ne çdo kohe efektet anesore te disa kategorive jane te njohura.Per te tjerat siç ju thashe, nuk mund te flas ne emer te atyre qe kane kaluar neper ato qeli. Nga ana ime vetem se te siguroj se nuk ka asnje gabim perkthimi te infrmacionit dhe dokumenteve qe sjell autorja ne librin e saj.
Absolutisht nuk e ve ne dyshim ndodhine qe ke sjelle. Eshte vetem habi per nje fenomen qe nuk e prisja te ndodhe.
Perveç interpretimit tend, a ka ne liber ndonje interpretim se kush eshte shkaku i efektit te ketyre veprave?
Psikopati,
Figurat abstrakte janë të panatyrshme. Shikuesi i tyre përpiqet vazhdimisht t’i dëshifroj, dhe si të thuash kërkon t’u jap kuptim duke i përafruar me imazhe të njohura dhe familjare.
Imagjinoj që dikush i detyruar nga rrethanat fizike (krevati pjerrët, dyshemeja me tulla, etj.) i raskapitur nga pagjumësia do kërkonte diku për një moment qetësie dhe pauze. Përkundrazi këto figura jo vetëm që nuk ia mundësojnë këtë, por ia aktivizojnë trurin në mënyrë të pavullnetshme.
Nese neper ferra dhe kaçube nuk gjen trekendesha, katrore dhe rrathe, edhe numrin pi grek (qe do t’i kete ra nga xhepi Vilëforit kur eshte ul galiç ne zbor), kjo nuk do te thote se abstraksioni eshte i panatyrshem.
Ky lloj arsyetimi vlen per Edmond Dantesin riosh me zanat marinar qe meton format e natyrshme te Mercedesit, por jo per Edmond Dantesin me zanat arkitekt qe presupozohet te kete dijen elementare qe Bauhas eshte fenomeni ndoshta me me rendesi dhe me revolucionar i filleses se modernes ne kulture ne kuptimin e pergjithshem te fjales, jo vetem te piktures, dhe ne kuptimin me pozitiv, pavarsisht nga aberracionet dhe psikodelizmat mistike pseudomoderne.
Prandaj per mu ishte i papritur dhe skandaloz si lajm. (gjithnje ne pritje te interpretimit te librit, dhe sidomos te arkitektuesit te qelive).
Qe keshtu ka thon Edmond Dantesi qe ka vuajtur ne burg me piktura minimaliste nuk perben argument, sepse ne burg vuajtja eshte e garantuar edhe sikur te vene nje televizor me ngjyra para etj etj teori sa te dush.
Ne kete rast del e dores se dyte vuajtja e disidenteve antikomuniste ne burg, ka shume me teper rendesi fakti qe vihet ne dyshim minimalizmi dhe abstraksioni si i demshem per perceptimn njerzor. Kjo eshte shqetsuese per mu qe deri tash mendoja te kunderten. Un burg nuk kam bere, por nga poltrona komode ku zakonisht ulem minimalizmi dhe abstraksioni ka efekt qetsues.
Librin e kam pare vetem pjeserisht, por ne dhjetra artikuj qe u shkruan per zbulimin qe solli ai, gjithçka merret si e mirqene, analistet me teper perpiqen te kuptojne se si ishte e mundur nje gje e tille. Me duket se nje spjegim racional per keto efekte anesore te veprave abstraksioniste, eshte ai qe sjell L.A ne postimin e tij.
Shpjegimi qe jep L.A., pa dash me u fut ne diskutim, eshte rendom anti-Bauhaus, dmth reaksionar ne politike. Eshte kjo qe ve ne dyshim, prandaj nuk du te futem ne kete diskutim qe degjenron zakonisht ne Trump dhe antiTrump, progresist dhe reaksionar, Rame e Berishe, e qe e ben te merzirshem blogun dhe diskutimin. Shkolla e Bauhausit ishte nje eksperiment social-demokrat, dmth komunist per nazizmin e fundme. Drejtori i shkolles dhe koleget e tij qe ke permend, kishin ambicje mesianike, nuk ishin profesore shkolle dosido. Dizajni nuk eshte vetem forma e karrikes apo qelise, kerkon te kuptoje “Formen Absolute qe formon format”.
Pra ky diskutim eshte me i thelle se vuajtja e Dantesit, prandaj ndoshte edhe zamallahia qe ka shkaktuar libri ne Spanje (sqarimet si, qysh e tek, te takojne ty ti japesh). E tejkalon vuajtje e Dantesit, sepse teheq vemendjen per vuajtjen e botes dhe shpetimit te saj, ku vuajtja dhe shpetimi i Dantesit eshte vetem nje pjese e paperfillshme si permase.
Psikopati,
Nuk më duket se po akuzohet Bauhaus se ka ndihmuar në avancimin e torturës. Po ashtu Bauhaus ishte shkollë eksperimentale, dhe me përkufizim efektet e veprave të veta nuk kishte se si t’i dinte përpara se të aplikoheshin. Sot përshembull e dimë që disa nga veprat e arkitekturës moderne ndonëse kanë avancuar disa çështje sociale, kanë qënë problematike në disa të tjera.
Rasti i Himlerit sjellë këtu flet shmë. Unë do ta shikoja refuzimiin e tij për t’i praktikuar këto (nëse e marrim të mirëqënë) edhe nga një këndvështrim tjetër. Kjo lloj përqasje atij duhet t’i jetë dukur shumë elitare (a.k.a. e majtë). Sidomos po të kemi parasysh se ishin nazistët që e kishin mbyllur Bauhausin, dhe e kishin shpallur gjithë artin e dalë prej andej si të degjeneruar. Për më tepër imagjinoj që si përqasje ta ketë konsideruar shumë joefektive dhe joproduktive, sidomos po t’i krahasojmë me dhomat me gaz që praktikuan nazistët.
Përndryshe piktura abstraksioniste e ka origjinën në arkitekturë. Por fakti që arkitektura dhe piktura në shkollën e Bauhausit ishin në të njëjtën çati, nuk do të thotë se janë e njëjta gjë, sepse perceptohen dhe përjetohen ndryshe nga shqisat. Akritektura dhe hapësira në përgjithësi “përjetohet” instiktivisht në sensin utilitar, kurse piktura dhe imazhi “lexohen” (ashtu si lexohet përshembull fytyra e një njeriu për të kuptuar dhe dalluar shprehje dhe emocione). Abstraksionizmi është shfaqur në moment krize për vetë artin e pikturës, dhe pikërisht atëherë kur ajo u shpall e “vdekur” me avancimin e fotografisë.
Si zakonisht muhabeti merr udhen e zakonshme “… se Bauhausi zotrie …” duke interpretuar gjerat sipas qefit dhe me gabime te renda. Ndermjet te tjerash, nazistet mbyllen Bauhausin kur kishte shteruar me te tera, nuk kishte me asgje per te thene si shkolle novatore. Dhe nuk eshte e vertete qe nazistet kane qene kunder artit modern, nazistet e pare ishin moderniste (psh Gebelsi), nazistet e mevonshem u bene antimoderne se ashtu ishte nje pune. Po njesoj avangardiste ne Rusi ishin te gjithe komuniste para se Stalini dhe Nexhi te merrte fuqine. Gjithashtu futurizmi dhe fashizmi ne Itali ishte pothuaj i njejti fenomen.
Per te mos u grindur si e do zakoni, po e le me kaq “… se Bauhausi zotrie …”, ritheksoj se nuk me interesojne hamendjet lidhur me fenomenin, me intereson mendimi i zotit te punes, i atij qe aplikoi ne qeli burgu piktura te Kandinsky, Moholy-Nagy, Itten, te cilat i gjen sot ne muret e paradhomes se çdo dentisti ose berberi, aty prane edhe Mona Liza.
Përse nuk shkon të pyesësh dentistin se përse e ka vënë Monalizën dhe Kandiskin në mur, por harxhon kohën kot këtu me ne që bëjmë gafa të rënda?
Ne kete rast mendimi i dentistit vlen sa nje profesori te shquar demokrat, dmth zero, sepse te dy nisen nga nje fallsifikim i rende i historise, plus edhe nje falsifikim i vlere artistike te veprave te avangardes.
Historia ngambrapademokratike eshte krejt e falsifikuar kur paraqet levizjen komuniste, naziste dhe fashiste si reaksionare, te prapambetura dhe injorante. Siç e thashe edhe ne komentin me lart, e verteta eshte krejt e kunderta, ne fillesat e tyre keto levizja kane qene avangardiste nga çdo pikpamje.
Vlera e veprave artistike avangardiste eshte krejt e falsifikuar, sepse krijuesit e tyre luftonin pikerisht kunder vlerave te bukurise tradicionale, kunder Muzeut (kunder Teatrit ha ha ha), kunder Mona Lizes te varur ne mur. Ambicja e nje artisti avangardist nuk ishte te krijonte nje vlere artistike per tu varur ne mur, por qe te shpinte arti ne jete, te transformonte jeten, jo muret. Nese Kandinsky, Moholy-Nagy, Itten do te kishin pare qe veprat e tyre ne te ardhmen do te vlenin me miliona dollare, dhe miliona kopie te tyre do te ishin varur ne mure te dentististave ose berberave te botes, do te kishin vra veten.
Ma ha menja qe mbas ketyre rrenave madheshtore, do te ishin shum te interesuar qe veprat e tyre ishin varur ne mur te qelive me urdher te Nexhit.
Po ia lejoj vetes të bëj edhe një “gabim” tjetër trashanik dhe të them që si asnjë shkollë tjetër, tek Bauhaus artistët kanë qënë shumë të ndërgjegjshme për efektet që kishte riprodhimi në mas i veprës së artit mbi vetë aurën e kësaj vepre. Mjafton të lexosh Walter Benjamin për këtë. Qëllimi kryesor i Bauhaus, ishte ta sillte artin tek masat (ndaj edhe çdo pikturë ta sillte tek dentistët dhe berberët). Por më korrigjo,se mund ta kem edhe gabim.
Avangarda ruse ka qe me para, jo vetem ne kohe, se avangarda gjermane. Te gjitha eksperimente e sotme artistiske pa perjashtim jane eksperimentuar per here te pare nga ruset, kur amerikane ishin katunare fare, pikturonin akoma si Simon Rrota yne. Avangardet ruse u spostuar ne fillim ne Berlin e ne Paris, duke ndikuar rende vendasit, pastaj edhe ne Amerike.
Ka nje arsye pse ruset ishin te paret dhe me avangarde se te tjeret, por fatkeqsish nuk mund ta shpjegoj dot, sepse shpjegimi kerkon nje kod ndryshe nga kodi demokratik ngambrapa.
E njejta gje edhe per shkollen Bauhaus, qe ka merita te medha edhe sepse eshte me e njohur, por eshte nje analoge sovjetike qe ka me merite dhe me avangarde, megjithse pak e njohur:
https://en.wikipedia.org/wiki/Vkhutemas
Më duket se ke ngatërruar temën! Ky koment duhet të ishte tek shkrimi tjetër – PËR HERË TË PARË (POR JO TË FUNDIT)
Une kam ngatrru temen, ti ke ngatrru bashkebiseduesin me Hyllin, perveç se ke ngatrru Simon Rroten me Maleviçin, Leninin me Nexhin etj.
Amerikanët kanë pasur “rezultate” të mira me heavy metal (për të përpunuar të burgosurit e akuzuar si terroristë). Edhe me thrash metal. Unë do ta pranoja fajin menjëherë, po të më vinin muzikë dodekafonike. Përndryshe, në qelitë e izolimit zakonisht u luajnë viktimave pjesën 4′33″ të John Cage.
Kjo e heavy metal-it eshte edhe me e cuditshme se pikturat me forma gjeometrike. Jo se format gjeometrike jane te panatyrshme se ato gjenden kudo. Por se pikturat e formave gjeometrike jane te zhveshura duke na i sjelle ato ne format e qeruara, esenciale. Nje i burgosur, mendoj une, nuk ka nevoje per koncepte te zhveshura se boll i zhveshur eshte burgu vete. Ai ka nevoje per gjera qe ndertojne nje bote shpirterore a psikologjike qe do ta ndihmojne t’i beje ball tmerrit te zhveshur te burgut.
Heavy metal nga ana tjeter eshte nje muzike mjaft e ndertuar dhe komplekse. Sapo kalohet barriera mendore qe kjo muzike ben shume zhurrme dhe nuk me pelqen, gjasat jane qe nese te vendosin heavy metal ne burg te kane bere nder. Por ndoshta behet fjale per heavy metal te nje lloji te dobet.
Shif se edhe ti je tek ky filmi; un kam miqsi me Katrorin ne boten virtuale (ne nje blog tjeter), kemi pothuajse nje dashuri virtuale:
https://www.youtube.com/watch?v=A7DIhigATpI
Mbaj mend shume vete qe nisnin e numronin neper dhembe gjithe mllef, qe ne mengjes heret gje me dukej se shperthente pa shkak, deri sa nisa te kuptoj se kjo kishte te bente me faktin se Radioja kishte nisur te transmetonte kengen e perditeshme “Me gezim po shkoj ne pune”. Nderkohe qe ne vazhdim te pergjigjes se psikopati-it do te shtoja se veprat figurative e veçanerisht ato abstraksioniste duhet te shihen nga nje distance e caktuar (te gjithe instinktivisht nisim e kerkojme nje distance e tille kur gjendemi para tyre), distance qe fatkeqet e mesiperm nuk e kishin. T’i shohesh nga aq afer duhet te kete qene vertet e tmerershme. Provoni vete dhe brenda pak minutash do te ndjeni lotim te syve dhe dhimbje koke.
Në botëkuptimin e pranuar kemi një vlerësim të artit si një fenomen domosdoshmërisht të mirë dhe human.
Në fakt arti dhe artisti janë njësoj të varur nga rrethanat në efektin e tyre njësoj si gjithçka tjetër. Mbiinformimi për krimet naziste rrëzoi mitin e shkencës dhe shkencëtarit për të cilët mendohej pak a shumë njësoj, por faktet treguan se mund të integroheshin në krime njësoj si ushtarakët, kriminelët ordinerë apo burokratët.
Personalisht kam një përvojë të tillë gjatë një udhëtimi të stërgjatë Athinë – Vlorë nën pushtetin e muzikës së Ylli Bakës dhe ekzaltimit të bashkudhëtarëve nga meloditë dhe ritmet e lodhur të këngëve për Fierin, Patosin dhe Mallakastrën.
https://youtu.be/NYg-imHDiI8?t=385
Arti abstraksionist, vecanerisht ai i figurave gjeometrike tip Kandinski apo Miro eshte jo natyror ndaj dhe soditja e tij per nje kohe te gjate te sjell moskenaqesi nervore, pikerisht te kunderten e asaj qe te shkakton nje peizazh apo skene njerezore. Nje variant i perjetimit te kesaj ndjenje eshte tek tregimi “Kuadratura e rrethit” e O’Henrit.
Ja nje peizazh me natyra jo aq te qeta njerzore qe sjell kenaqsi nervore:
https://render.fineartamerica.com/images/rendered/default/canvas-print/10.000/6.750/black/break/images/artworkimages/medium/1/the-raft-of-the-medusa-theodore-gericault-canvas-print.jpg
Nje tjeter peizazh akoma me jo i qete njerzor e qe sjell akoma me teper kenaqsi nervore:
https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/6c/REPIN_Ivan_Terrible%26Ivan.jpg/1280px-REPIN_Ivan_Terrible%26Ivan.jpg
Nuk ka polic qe te luan nga istikami, megjithe argumentet qe te sjellin e megjithse po te shpjegohet qe eshte fjala per nje lloj arti tjeter dhe jo per tabllo piktoresh realiste.
Mu me luan nga istikami ideja platonike e policit, polici abstrakt, jo polici real qe ju leviz ju nga istikami.
Nese ndjek komentet e mia, do te vesh re qe nuk kam dhene asnje interpretim se çfar mendoj per kete teme. Jam shprehur vetem çfar ndjej vete (qe abstraksioni me qetson, ne te gjitha fushat, jo vetem ne pikture), por nuk me la mendja qe çfar ndjej une ta bej ligj absolut per te gjithe. Dhe kryesisht kam kerkuar interpretimin e zotit te punes, arkitektit te qelive, por nuk po me vjen. Kjo ka rendesi per mu, jo mendimet istikam te blogereve qe per te shku djathtas i bine majtas (edhe ne politike).
Pikturat realiste i kam sjelle per PF qe ka teorine, bashke me O’Henrin, qe peizazhi realist te qetson nga nervat. Dhe une i solla dy piktura realiste qe ta qetsoja nga nervat.
Tani, lidhur edhe me pse i solla pikturat PF, po te them diçka nga instikami im, ku vertet nuk ka polic dhe profesor qe leviz. Ka formen e parullave komuniste:
“Gjithçka varet nga motivacioni”
Psikopati,
Meqënëse pyet me insistim, dhe që të qetsohesh se nuk ka ndonjë komplot as majtas as djathtas, po të jap një përgjigje se çfraë ka menduar autori kur ka përdorur pikturën abstrakte si “mjet torture”, duke u nisur nga teoritë e vetë abstraksionizmit.
Vetë Kandinsky ka formuluar teorinë e famshme të ngjyrave, e cila ua bashkangjit emocioneve dhe reagimeve përkatëse psikologjike, sikurse edhe përkatësisë me forma të caktuara gjeometrike. Ergo, abstraksionizmi.
Kurse minimalzmi që përmendni ju këtu është tjetër koncept dhe ka lidhje me abstraksionizmin vetëm tërthorazi, by association (duke qënë se minimalizmi shfaqet si koncept në arkitekturë me Adolf Loss, Ornament Und Verbrechen).
Por ju me siguri këto i dini, por i bëni lëmsh vetë që të na acaroni ne të tjerëve.
Un jam i acaruar per vete, prandaj ju acaroj dhe ju, sepse vertet “nuk ka ndonjë komplot as majtas as djathtas”, por ka komplotiste majtas dhe komplotiste djathtas (psh Hyllin eshte komplotist djathtas qe here pas here i bi majtas per te shku djathtas, ose anasjelltas) qe nuk kuptojne qe komploti i vertete kryhet ne planin siper e poshte, dhe perthyhet si majtas djathtat. Po te lexosh tamom Flatland-ian ndoshta e kupton çfar du te them, sepse e gjithe ngjarja zhvillohet si teori komploti e zhvilluar ne hapsire.
Ngjarja pak a shume eshte kjo: ne vendin Flatlandia (Vendin e Rrafshit) ekzistonin banore (Rrathe, Trekendesha, Katrore minimaliste pa ngjyra si te Loos, jo si te Kandinskit qe i ka me ngjyra) qe konceptonin boten ne dy dimensione: majtas dhe djathtas, dmth ca ishin me Malokun, e ca ishin me Palloshin, e ca te tjere, qe kujtonin se nuk ishin as me njerin e as me tjetrin, nuk ishin fare, ishin ne nje univers tjeter qe quhej Pikëlandia. Keta te fundit tere diten i thonin njeri tjetrit: “te rafte nje pike! ku merr vesh ti nga politika, nuk di se çfar eshte majtas, e çfare eshte djathtas”.
Nje dite prej ditesh ne Flatlandia se nga mbiu nje Sfere, dmth nje qenie tredimensionale qe takoi nje Rreth, te cilit u mundua t’i deshmoje qe, perveç dy dimensioneve, ekzistonte edhe nje dimension i trete, dmth ekzistonte edhe “siper ne Qiell” dhe “poshte ne Toke”.
– Hik mos na acaro nervat! – i tha Rrethi ksaj Sferes – ne me zor jena duke e shty ne dy dimensione, t’i dashke me na fut edhe nje dimension tjeter.
E pyeti Sfera:
– Ku je i acaruar me teper ne burg me dy dimensione, apo ne burg me tre dimensione? Ti je qe je ne burg me dy dimensione, provoje nje here burgun me tre dimensione si do te duket. Pa he provoje nje here psh burgun virtual te blogsferes mbushur tumllas me blogmene te acaruar sa majtas djathtas?
Sfera arriti t’ja mushi menjen Rrethit, dmth e konvertoi ne Dimensionin e Trete, mire po hajde mushi menjen dydimensionaleve dykembesh qe popullonin Flatlandian, e qe pane, majtas dhe djathtas, ose sa majtas djathtas, ne kete konvertim te Rrethit nje Teori Komploti Sferik, dhe filluan te persekutonin Rrethin deri sa e futen ne burg ne muret e te cilit ishin varur piktura realiste porno me femra laskuriq dhe piktura realiste horror me burra piskuriqe. Vetkuptohet qe kete e bene qe ta acaronin Rrethin sa majtas (eros) djathtas (thanatos), mirpo ke pare ti qe Rrethi sa me teper acarohej sa majtas djathtas, aq me teper qetsohej lart e poshte ne dimensionin e trete?
Fundin e librit nuk ta tregoj, sepse çu pa pastaj, ç’kuptim ka nje tregim qe i dihet fundi? Psh shkruesi i Librit e ka qelb fare me Apokalipsin.
O’L.A., un kam shkrujt nje liber shum acarues per nervat, te mbeshtetur ne teorine e Gëtes qe ngjyrat jane iluzion, nuk ekzistojne, me titull Blackwhitelandia.
Pak a shume eshte kjo brendia: qe na ishte nje her nje ishull i vetmuar banoret e te cilit shifshin vetem bardhe e zi si qeni (thuhet qe qeni sheh vetem bardh e zi), kur se nga mbiu njoni qe kishte me difekt shkopijnjezat e syrit dhe u fliste per ylberin, Besëlidhjen e Abrahamit etj, etj, e kupto vete vazhdimin.
Mirpo ke pa ti qe ky ishull ekzistoka vertete ne oqeanin Pacifik, fenomenin e ka pershkruar nje psikolog i famshem qe ka vizituar ishullin ne vitet 90 te shek. kaluar. E lexova kete ne nje artikull ne gazete. Ke pa ti, ti kujto se ben nje tregim imagjinar sureal, e ky ekziston ne realitet. Hajde botoje pastaj, gjithe mundimi kot.
Qe ku e ke librit e ktij psikologut:
https://en.wikipedia.org/wiki/The_Island_of_the_Colorblind
O’PF, kape ket te O’Henri:
“The straight line is Art. Nature moves in circles. A straightforward man is more an artificial product than a diplomatist is. Men lost in the snow travel in exact circles until they sink, exhausted, as their footprints have attested. Also, travellers in philosophy and other mental processes frequently wind up at their starting-point” – Squaring The Circle
Ej, O’Blogu abstrakt, kape ket:
Qual’è ‘l geomètra che tutto s’affige
per misurar lo cerchio, e non ritrova,
pensando, quel principio ond’elli indige,
tal era io a quella vista nova:
veder voleva come si convenne
l’imago al cerchio e come vi s’indova;
ma non eran da ciò le proprie penne:
se non che la mia mente fu percossa
da un fulgore in che sua voglia venne
Dante, Paradiso, XXXIII, 133-141