Po qe se lëmë mënjanë abuzimin e dukshëm me tjetërsimin e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe me pronën publike e cila po i ofrohet privatit duke ia rrëmbyer komunitetit të artistëve, pyetjes nëse është e domosdoshme të ruhet ndërtesa e Teatrit Kombëtar, apo qoftë edhe nëse ka ndonjë rëndësi relative ekzistenca e saj në qytet përball dëshirës për një ndërtim të ri, nuk i është dhënë një përgjigje e unanime, e pakundërshtueshme, e lehtë për tu artikuluar në publik, që do t’u mundësonte admiruesve dhe mbrojtësve të saj të mobilizonin qytetarët në mbrojtje të kësaj trashëgimie.
Përkundrazi, duhet thënë se ata që duan ta mbrojnë, preferojnë të flasin pak ose të mos flasin për cilësitë e saj, aq më tepër kur e dinë fare mirë se duhet të përballen me argumentin bindës se ajo është pjesë e arkitekturës fashiste, se është nga më të dobëtat në llojin e vet (fashist), se është ndërtuar me një teknikë të çuditshme (me mbeturina shkrepësesh thonë), se është e varfër, se është azbestoze dhe kancerogjene, dhe se është pothuajse e mjerë nga ana funksionale, pa dhoma zhveshjesh të mjaftueshme, pa banja të mjaftueshme, pa dushe, pa kaloriferë, dhe pa kondicioner. Dhe ndoshta e përbuzur dhe e urryer pikërisht për këtë të fundit, edhe pse një teknologji inekzistente kur ajo është projektuar dhe ndërtuar. Pra, argumenti teknik për ruajtjen nuk u qëndron.
Por amplifikimi i këtyre të metave teknike, reale apo imagjinare, nuk i detyrohet thjeshtë keqkuptimit, keqinterpretimit, mungesës së dashamirësisë për t’i parë gjërat në anën e tyre pozitive, qoftë edhe kur është pushteti që ua ka vënë lupën zmadhuese këtyre të metave. Përkundrazi, ato i detyrohen në masë të madhe edhe gjendjes reale të asaj ndërtese, dhe më së shumti stilit të saj arkitektonik, që nuk ndihmon, nuk inkurajon, nuk entuziazmon. Në ndryshim nga shumica e arkitekturës italiane të viteve tridhjetë (le ta quajmë arkitekturë fashiste), ajo e ndërtesës së teatrit nuk është as arkitekturë monumentale, as simbolike, dhe as një objekt i njësueshëm, i unifikuar. Përkundrazi, është një objekt i dyzuar, i zhveshur nga dekori, dhe pa pretendime monumentale, ndonëse emblematik për arkitekturën moderne, përsëri e paintegruar dhe me akses të dyshimtë urbanistik.
Por janë dy arsye arkitektonike dhe urbanistike që duket se ia kanë paracaktuar fatin ndërtesës, jo vetëm në sytë e publikut, por edhe të specialistëve, çka mund të shpjegojë pjesërisht edhe insistimin apo obsesionin e vetë Kryeministrit. Madje ky fat është përcaktuar shumë kohë më parë se të hapej ky debat dhe dikush të mendonte seriozisht për një teatër të ri.
Së pari ndërtesa nuk është realizuar ashtu siç ishte projektuar, po të duam edhe në frymën fashiste, ngase sot i mungon një kolonadë. Dhe së dyti, si pasojë e kësaj mungese, vetë hapësira urbane përreth ka mbetur e paartikuluar ndër vite për t’ia përshtatur kontekstin ndërtesës, ngase mungesa e kolonadës nuk e ka imponuar. Sot kjo ndërtesë ka ende një marrëdhënie kurioze, dhe të çuditshme me kompleksin e ministrive. Por, faktori i parë, mosrealizimi i plotë i projektit që konsiston në mungesën e kolonadës fillestare e ka penguar të njësohej, të unifikohej, dhe të monumentalizohej ndërtesa. Por edhe hapësira ka ngelur e papërkufizuar. Mungesa e kësaj kolonade i ka cenuar asaj jo vetëm karakterin arkitektonik (privat), por edhe karakterin urban (shoqëror) që do t’i impononte së paku një hapësirë të vetën urbane. Ndërkohë, hapësira private midis dy krahëve të ndërtesës së teatrit, sot është e zhveshur, e zbuluar, e pambrojtur pa këtë kolonadë. Ajo nuk është ftuese, nuk është tërheqëse, dhe nuk ngjall kuriozitet e kërshëri. Por edhe vetë krahët e ndërtesës nuk komunikojnë midis tyre nga ana arkitektonike, dhe perceptohen si ndërtesa të veçanta. Pa ashtu pa këtë kolonadë kjo ndërtesë nuk bëhet dot pjesë as edhe e urbanistikës përreth, për ta orientuar një fasade të unifikuar frontale drejt bulevardit. Për krahasim, ndonëse në një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me bulevardin, kjo hapësirë mund të përfytyrohet dhe krahasohet me sheshin e kolonadave pranë muzeut arkeologjik përballë hyrjes së stadiumit Qemal Stafa (Sot për fat të keq edhe kjo hapësirë e fundit është deformuar nga një tjetër ndërhyrje arkitektonike pa vend, pasojë e prishjes së balancës volumore në ndërhyrjet e kohëve të fundit tek Stadiumi Qemal Stafa).
Gjithsesi, fakti që ndërtesa e Teatrit është e parealizuar teknikisht, e bën problemin e rëndësisë së saj arkitektonike abstrakt, të paprekshëm, dhe ruajtjen e saj jo të lehtë për t’u argumentuar përballë publikut, që e sheh ruajtjen në funksion të simbolikes, monumentales, dhe të hierarkisë urbane. Sepse çdo realizim (restaurim) i projektit të ndërtesës së teatrit ekzistues shikon pas në kohë, në të shkuarën, duke na ftuar për ta imagjinuar se si duhet të kishte qenë gjithë këto vite në funksion të një ndërtese monumentale, që nuk ka ekzistuar asnjëherë e plotë. E kundërta ndodh me një projekt të ri që ka avantazhin psikologjik që sheh në të ardhmen, dhe e përfton aspektin simbolik dhe monumental nga prezantimet nëpër ekrane pa qenë nevoja për të zbritur në realitet, dhe pavarësisht argumentit kundër të resë, ndonëse shumë legjitim. Sepse nuk është dëshmuar asnjëherë se e reja është garant për suksesin në të ardhmen. Por, e reja ngelet gjithmonë e re, me përkufizim.
Përkundrazi, është premtimi i tabula rasa-s që mbart me vete domosdoshmërinë e fshirjes së memories funksionale, për t’ia lënë vendin asaj arkivore, duke na detyruar të gjithëve që fizikisht të shohim ndryshe, të ecim ndryshe, dhe ta përjetojmë hapësirën ndryshe nga sa e kemi përjetuar deri më tash. Në aspektin e planifikimit ruajtja është negativitet, kurse e reja pozitivitet. Por, në këtë kuptimin, kur të luhet dhe shihet një shfaqe në teatrin e ri, ndonëse nuk do mund të themi dot që po luhet në të njëjtën skenë ku ka luajtur Violeta Manushi, për sa kohë që diku në stendat e teatrit të ri të janë ekspozuar edhe vetë brekët e Violeta Manushit, mund të themi me bindje që memoria e teatrit nuk vdes bashkë me llaçin dhe tullat. E vërteta është se, edhe nëse i fshijmë gjurmët arkitektonike dhe urbane, duke eliminuar shtrëngesa fizike si llaç-e-tulla, ideja e teatrit gjallëron sepse ne ia kemi besuar me plot konfidencë superegos, që sipas rastit mund të jetë nacionaliste, internacionaliste, europiane, turkoshake, blu-në-të-verdhë apo kuq-e-zi.
Në fakt unë mendoj se Teatri duhet të prishet. Jo vetëm sepse sikurse edhe veprat e Shekspirit jetojnë pavarësisht teatrove ku ai luajti, dhe qyteteve për të cilët ai shkroi, po ashtu edhe veprat e teatrit shqiptar do jetojnë pavarësisht nga ndërtesa e teatrit. Por, para së gjithash, ngase ne e kemi të vështirë të imagjinojmë që arkitektura të ketë vlerën që ka, të mirë ose të keqe, pavarësisht nga ne, pavarësisht nga teatri, pavarësisht nga superegoja.
Ne besojmë se arkitektura duhet të ketë vlerën që ne i japim.
(c) 2018, autori.
Mendoj se debati për teatrin është kufizuara vetëm në prishjen apo jo të ndërtesës ndërkohë që, I gjithë strumullari lidhet me gjithë tokën ku ai është ndërtuar. Pra e gjithë hapësira prej 30.000 m2 (diku më pak a më shumë), e cila I është dhënë pa kurrëfarë rregulli ligjor dhe konkurrimi një firme private. Firmë e cila po rrëmben të gjitha konçesionet në Tiranë dhe jo vetëm dhe që nëpërmjet PPP -së të famshme pritet që në 1/4 e këtij trualli të ndërtojë një teatër dhe në 3/4 të vazhdojë ‘traditën’ e qiellgërvishësave tashmë të kudo ndodhur. Janë të shumtë rastet që vijnë nga jashtë vendit ku bëhet çmos dhe nuk bihet në kompromise djallëzore që të paktën pjesa historike, arkitekturore, kulturore të mos FSHIHET nga mendjet e njerëzve. Aq më tepër këtu tek ne ku modernja dhe konteporania kanë hyrë përdhunshëm. Ku kujtimet nuk janë kufizuar në shprehjen; “e mban mend si ka qënë para x vjetësh…. “, a thua se po flet për kohërat me kalorës dhe shpata.
A restaurohet dot teatri? Apo duhet bërë një i ri? Kemi takat ta bëjmë nga e para? Bëje por jo duke I vënë kulla sipër siç bën psh. me varrin monumental të Kapllan Pashës.
Jemi një nga qytetet e vetme besoj që kur na pyet dikush se ku ndodhet Tirana e vjetër (the Old Town), ngremë supet.
Po te jete keshtu si thote Abeli, dhe ka shume mundesi te jete keshtu se ashtu i do mushka drute, atehere theatroja qe luhet ne kete rast ja kalon edhe Shekspirit. Vetem se spektatoret jane trapa fare qe nuk ja kane haberin ketij lloj arti madhor, qe ne fakt eshte me madhori. Ai i Shekspirit eshte vetem words words, ndersa ky eshte money money.
Lorjan,
Ky si koncept është i kuptueshëm dhe unë e vlerësoj, edhe si profan që jam në punë arkitekture dhe të urbanistikës, por të bëjmë tabula rasa me Teatrin Kombëtar për hir të konceptit të “përjetimit ndryshe” është paksa over the top, apo jo?
Ndërsa mua më duket që kjo është tamam një arsye pse teatri nuk duhet të prishet, kur ne si shoqëri e vlerësojmë trashëgiminë kulturore pavarësisht se ajo mund të mos jetë teknikisht më optimalja apo si arkitekturë më idealja, sepse jemi ne, si shoqëri, – me superegon tonë, siç e quan ti – që i japim vlerë kësaj trashëgimie. Teatri mund të restaurohet, ambienti përreth mund të përshtatet dhe diku tjetër në Tiranë mund të ndërtohet një teatër i ri, modern, multi-funksional, praktik etj. Se nuk ka pëlqen arkitektura – për më tepër që kjo është punë gustoje; për çdo person apo arkitekt që nuk e pëlqen, mund të gjesh një tjetër që e vlerëson atë – ky nuk është argument për të rrëzuar një godinë historike, aq më tepër me atë historik që ka Teatri Kombëtar.
Në fakt jo, nuk e shpjegon fiksimin e KM, sepse nëse KM do e kishte inatin vetëm me godinën ekzistuese të Teatrit, ai mund të propozonte prishjen e teatrit të vjetër dhe ndërtimin e një të riu po aty, pa godina komerciale përreth (çfarëdo qofshin ato: kulla, supermarkete, hotele). Kryeministri që gjen miliona euro për zbukurime qytetesh, sheshesh dhe fasadash i gjen paratë dhe për teatrin e ri, po të dojë. Ose ai mund t’u jap leje ndërtimi për x kulla, markete apo hotele, po themi në Bulevardin e Ri, dhe me të ardhurat prej këtyre lejeve mund të financohet teatri i ri, pa koncesion fare madje. Përse duhet bërë dhe Teatri me koncesion, a thua e ndritën ekonominë dhe buxhetin me ato dhjetëra a qindra që kanë dhënë deri tani? Përse duhet bërë toka e Teatrit fushë për “Fushën”? Apo se “turistët i duan hotelet në qendër, që të mos ecin shumë”, siç tha adjutanti i Ramës në Bashki?!
[Nuk dua ta devijoj debatin, por më vjen ndërmend një tabula rasa tjetër që bëmë me ekonominë në fillim të viteve ’90, natyrisht me dimensione dhe pasoja krejt të tjera, por megjithatë…]
Gjilpëra,
Në lidhje me konceptin e tabula rasa jam përpjekur të nxjerr në pah pikërisht absurditetin e “eksperiencës së re”. Nuk është se jam në favor të ndonjë tabula rasa nëse e lëxon deri në fund. Rama e quan akt muzeal, apo mumifikues, ruajtjen e ndërtesës ekiztuese, duke ironizuar me brekët e Vjoleta Manushit. Ruajtja potencialisht edhe mund të kthehet e tillë. Por asgjë nuk e bën më të nevojshmë aktin muzeal sesa prishja e ndërtimi të vjetër dhe vendosja e një ndërtimi të ri, sepse teatri, dhe jo vetëm teatri, ka nevojë për vazhdimësinë e memories. Nëse e prish këtë teatër, do duhet të ngresh një muze. Dhe ky është absurditeti që ka llogjika e Ramës.
Përsa i përket obsesionit kryeministror, nuk është se kam ndonjë bindje se çfarë e shtyn kryeministrin ta urrejë atë ndërtesë. Thjeshtë po përpiqem ta kuptoj, sepse dashur pa dashur botëkuptimi i tij është me pasoja për vetë pozicionin që ka. Pastaj ai zakoni që ka Rama t’ua hedh kufomat e veta (në këtë rast teatrin) qënëve dhe hienave për t’i shqyer kërkon një analizë tjetër që personalisht nuk e kam aftësinë ta bëj, sepse është qartësisht rast patologjik.
Të kam keqkuptuar, tërhiqem. Faleminderit për sqarimin.
Po lexoj tani që Veliaj e paska kopsitur këtë punën e teatrit, në mënyrën më demokratike të mundshme sigurisht, me një letër të hapur të 65 artistëve. Edhe shefit do i jetë bërë qejfi shumë, besoj, tani që më në fund ia kuptuam vizionet me fusha me kulla apo pa kulla, sidomos tani që u futëm dhe në Evropë. U tha, u ba!
Të gjithë ata që e mbrojnë publikisht Teatrin, shpesh marrin si përgjigje “trajtime të posaçme ad hominem” nga pala tjetër që kujdeset gjithashtu t’i bëj sa më publike këto trajtime. Ndoshta për të zgjuar reagimin e “mbështetësve të heshtur” duhet provuar të luash avokatin e djallit? Unë kështu e lexova këtë shkrim, por ndoshta jam gabuar.
Teuta,
Nuk është se jam përpjekur të bëj avokatin e diallit, por ndoshta mund të lexohet edhe kështu. Nuk vendosa t’i shoh Rama & Co. si përfaqsues të djallit, por si njërëz racional. Shkrimi është provokues sepse përpiqet ta analizojë arsyetimin e tyre për ta çuar drejt përfundimit llogjik. Dhe përfundimi llogjik i arsyetimit të tyre, është absurd, dhe është pasqyruar në titullin e shkrimit.
Killing it softly with your words… 🙂
Teatri mund të prishej e të ndërtohej një i ri me po ato vëllime; këtë mundësi nuk e has asgjëkundi, ndonëse është më afërmendsh dhe kompromisi më i afërt.
Çështja nuk ka pse të shtrohet: o të mbajmë këtë që është, o kulla me teatër, për të financuar këtë të fundit.
Shkruan:
Ndoshta të ka shpëtuar:
NJË ZGJIDHJE PËR TEATRIN
Mua me kishte shpetuar, faleminderit Ardian. Me ne fund nga e gjithe kjo histori koti nje mesim nga Lindja e Larget qe origjinen e kemi para ne kohe, e jo mbrapa, siç mendon Perendimi (presupozuar qe akoma mendon) ne stilin e vorraxhijve.
P.S.: Meqenëse jo gjithkush e kuptojë gjuhën e arkitektëve, po e provoj ta shpjegoj kështu komentin më sipër: teatri i ri duhej të ishte, mendoj, një PALIMPSEST i të vjetrit e jo KOPJE e këtij.
Brenda kufinjve të një teksti ekzistues shkruhet një i ri, i cili mbase e citon të vjetrin, por gjithnjë me një gjuhë tjetër.
Pasi, si ç’shkrova, mund të kuturisesh e të rikrijosh ndonjë objekt me vlerë, pavarësisht se edhe kjo lë vend për të diskutuar, por jo një godinë pa vlera.
Ndërsa pyetjes që shtroje në fund të shkrimit tënd: “Në kjo bëhet?”, – kopja dmth., – mund t’i përgjigjem qysh tani: natyrisht që bëhet.
Madje është më e thjeshtë të ndërtosh një kopje të diçkaj ekzistuese, se të nisesh e të ndërtosh diçka nga e para. Ma do mendja se në pikturë është e njëjta gjë.
Më kishte shpëtuar shkrimi yt, po.
Sidoqoftë, unë shkruaj në komentin tim që të ruhen vëllimet ekzistuese, por jo të ngrihet një KOPJE, sikurse propozoje ti në shkrimin tënd. Dhe sa për pyetjen në fund të shkrimit tënd, në kjo do të ishte e mundur:
Natyrisht, madje është më e lehtë të ndërtosh një kopje, se të projektosh një ndërtesë nga e para.
Për një kopje (sadoqë kjo metodë është mjaft e debatuar edhe për ndërtesa me vlerë të padiskutueshme arkitektonike të dikurshme – si, bie fjala, rindërtimi tullë për tullë e Frauenkirche në Dreseden këtu para ca vitesh, që u shkatërrua në Luftën e Dytë Botërore – pasi është pak a shumë si të vësh një kopje të Mona Lizës në muze, nëse kjo është vjedhur apo djegur), për një kopje pra ngrehina ekzistuese nuk jep asnjë argument.
Ajo që po sugjeroja unë ishte ruajtja e volumeve të tanishme, e lartësisë dhe koeficientëve të shfrytëzimit të truallit ekzistues, mënyrë konceptimi mëse e zakonshme kjo, kur bëhen planet rregulluese të një qyteti.
Ose, – për të mos folur me terma e gjuhë arkitektësh, të cilën nuk e kupton gjithkush – po propozoja një PALIMPSEST mbi tekstin urban të tanishëm, duke e cituar mbase këtë e në kufinjtë që lejon pergameni i këtij, por jo një KOPJE të tij po aty.
Panorama shkruan se marreveshja me artistet u arrit, sipas burimeve jozyrtare, teatri do prishet, do ndertohet i riu 3 here me i madh, ndertese pa kulle dhe ceshte me e rendesishme teatri I ri do jete mbi njollen e te vjetrit. Derhemi tha se njolla e teatrit eshte esenciale dhe per ate njolle do veteflijohej, se burri per nje njolle teatri rron. Jo po ta dije mire Rama. Nuk duket shume I kenaqur me pazarin, perfaqesuesi Trebicka i cili po hedh vickla. Te presim detaje te metejshme per korruptimin e perfaqesuesve.
Për të dalë nga emërtimet i/e korruptuar, them se është gjithmonë problematike se kush e ka tagrin për të përfaqsuar dhe negociuar fatin e një ndërtese publike.
Dihet se kush e ka tagrin për të negociuar fatin e një ndërtesë private. Në këtë rast normalisht pronari privat negocion me përfaqsuesit e hapësirës publike që janë edhe të zgjedhur? Por kush e negocion fatin e një ndërtese publike?
Kjo puna e prishjes së ndërtesës ekzistuese, për të ndërtuar aty qoftë edhe vetëm teatër të ri kopje e të parit, është slippery slope. Spse sapo të jetë i lirë trualli, ashtu do jetë edhe imagjinata… sidomos e pushtetatrëve.
Shumë zhurmë për njêçikë protagonizëm. Ngritja e teatrit te ri , pa tjetërsuar territorin aktual dhe pa kullë, ishin deklaruar muaj me parë nga qeverriu. Përse u desh gjithë ai teatralitet? Mirë se një Çipi çipi periferik , pa role dhe anonim, po këta që janë aktivë e produktivë në skenën teatrore, përse gjithë ky teatralitet social?
“Viti i mbrapshtë “- përherë aktual.
Shpend, më duket se e gjykoni pak si anash problemin dhe pjerreni me ose padashje nga llogorja kaq e “ad hominem”. Kastriot Çipit, që përmendni, edhe unë nuk ia kisha dëgjuar më parë zërin, sepse zakonisht regjisorët, publicistët e përkthyesit e dramave si ai, qëndrojnë pas kuintave.
Nëse dikur leximi i emrit të tij si regjizor i një pjese teatrale nuk do të përbënte shtysë të posaçme për ta ndjekur një shfaqje në teatër, tanimë ka fituar shumë pikë për gjakftohtësinë, analizën, argumentimin e saktë e të dokumentuar dhe mbi të gjitha për sinqeritetin në mbrojtjen e kësaj kauze që nuk është as vetëm e tija, as vetëm e Ndrenikës, Anagnostit, Asqeriut, Kabashit, Arbanës, Çeloaliajt, Derhemit, Trebickës, Liçajt, Budinës, Zenelit dhe gjithë të tjerëve.
I pëlqen, apo jo superegos së “qeverriut” siç e quan ti, në mungesë të veprave të reja me peshë të dramaturgjisë shqiptare që ka kohë që nuk po mbërrijnë dot në skenën e teatrit (për njëmijë arsye që ligji i ri do i bëj edhe më keq), ky konflikt e ka transferuar dramën nga skena e teatrit në realitet. Me dhimbje, po dihet që perlat prej dhimbjes krijohen.
Fytyrat, zërat dhe emrat e këtyre artistëve besoj se do të zënë vend në kujtesën e të gjithëve, sepse po tregojnë se dinë jo vetëm të luajnë rolet që u jepen në skenë, por mbi të gjitha të jenë qytetarë të denjë.
Po na edukojnë Shpend, në fund të ditës Teatri për këtë punë ka lindur.
Mund te negociohet, nuk ka asgje te keqe qe te negociohet, se negociohet edhe me armikun, falet edhe gjaku, negociohet edhe me djallin, nuk eshte tradhti te negociosh, po jo te legenosesh, jane 2-3 pika fikse qe duhen respektuar qe negociata te mos jete kontrate korruptimi. Autoritetin ne negocim e jep angazhimi publik, pozicionet radikale japin me shume garanci per publikun qe perfaqesuesi do mbroje gjene publike. Ti u angazhove me shkrime e komentime, une me komentime, nje tjeter ne kafene,po perfaqesuesi eshte ai qe ben zhurmen e madhe dhe ka organizuar protesta, se rrotulloje sa e si te duash, qeverine nuk e mund dot vetem me fjale. Sigurisht qe presim nga aktoret te mbrojne edhe pronen publike si pjese e shoqerise civile qe jane, jo thjesht fatin e nderteses dhe njolles se nderteses, qe Derhemi ta beje shurren tek e njejta njolle teatri. Kemi te bejme me nje projektligj, I cili nese behet ligj, kthehet ne objekt referendumi abrogativ. Le t’ia harxhojme qeverise ca miliona euro per referendum in, qe te mesoje se kush eshte sovrani.
Mire teatrin e ri gjejme menyren e bejme, po njeriun e ri si do ta bejme, se ky i vjetri eshte nje cop hajdut i neveritshem i pakorrigjueshem.
Do shume bythe te jesh nga ata shqiptare qe na kane thene se kane qene te paret tane. Me siguri do na kene genjyer, ose perndryshe ne po evoluojme drejt dickaje shume shpejt, aq sa ndonjerit mund t’i duket vetja i tepert edhe brenda mureve te shtepise.
Si tha Zheji ketu eshte Bythistan, ata lart kane bythe se me te flasin , ketej poshte brohorasim. Dardha bie nen dardhe, po dardha i ben frutat te ndryshme cdo brez/vit, varet nga shiu,dielli, i ngrohti,i ftohti, bletet, sasia e gjetheve dhe fruteve te meparshme qe jane kthyer ne pleh etj. Kur frutat e nje viti/brezi jane me krimb eshte e kote te presesh dardha te mira ne vjeljet e tjera te atij viti. Duhet pritur brezi/viti tjeter per dardha te mira, me shprese qe rrenjet apo trungu nuk jane duke u thare ose kalbur, perndryshe ajo peme ka marre fund me te gjitha. Aktoret ishin kategoria e fundit ne Shqiperi, qe nuk kishin marre publikisht fund. Nuk na ngelet vecse t’i veme rrasen e varrit persiper.
Murphy’s law, “whatever can go wrong, will go wrong”. Fati (tersi) i Shqipërisë, siç duket.
Nuk besoj se do të vërtetohet ligji i Murphy-t tekTeatri.
Gjasat janë në favor të Yhprum’s law: “Everything that can work, will work.”
Vetëm se nuk duhet t’i besohet thjesht fatit, por duhet lëvizur.
Duhet të marrim pjesë në mbrojtjen e tij me çdo lloj mënyre, duke iu bashkuar artistëve, duke shkruar për të, duke reaguar me ide të qarta e të drejtpërdrejta që janë një hap para atyre që duan ta prishin.
Gur, gur bëhet mur…
http://www.panorama.com.al/per-teatrin/
Teuta,
Dakort me ju që gur gur bëhet mur, edhe që çështja e teatrit ka nevojë për çdo mbështetje të mundshme.
Problemi është se politkanët kanë versionin e tyre se si e lexojnë Murphy’s law. Per ata “whatever can go wrong, MUST go wrong”. Pushteti ka kapur dhe paralizuar të gjitha institucionet e drejtësisë. Shqipëria sot është defacto diktaturë.
Si asnjëherë në këto 27-të vjet pas rënies së komunizmit, teorikisht dhe praktikisht, pamundësia për ta zgjidhur një konflikt në mënyrë ligjore është sot një PAMUNDËSI ABSOLUTE. E vetmja zgjidhje llogjike që ka një konflikt sot në Shqipëri, është DHUNA. Më i forti ka për të fituar. Teatrin e mbrojnë vetëm trupat e njërzve, dhe frika e shtetit nga turma. Përndryshe teatri do prishet.
Për tu bindur për këto që them lexo tek “Exit | Shpjegon Shqipërinë”, një botim kryesisht autorësh të huaj që investigojnë zhvillimet kryesore në Shqipëri rreth fakteve të reja, të mbajtura sekret deri më tash, se nga kush është formuluar opinioni rreth zgjedhjes së Prokurores së Përgjithëshme me komandim të EURALIS, si faktor kryesor në reformën në drejtësi, citoj:
Teuta,
unë uroj që të ndodh ashtu si thua ti, që Teatri të shpëtoj, por kam frikë se kjo punë tashmë është vetëm formalitet fadromash dhe s’ka gjë që e mbron më Teatrin nga Khmeri i Kuq i rilindur në Shqipëri. Veç nëse Teatri Kombëtar të ishte ngritur në Kukës, siç uroi Sesilia Plasari, atëhere po, edhe mund edhe të shpëtonte. Por në Tiranë? E ke parë sa pak qytetarë u bashkohen protestave të artistëve? Një grusht njerëzish vetëm. Jo se dua të gjykoj njeri, aq më pak t’i jap këshilla kujt nga dy mijë kilometra larg, por le ta shohim realitetin në sy dhe të shpresojmë te brezat e mëvonshëm.
Teknikisht gjeja s’ka mbaruar, se Meta mund ta ktheje mbrapsht ne Parlament ,pra te fitohet edhe ca kohe per riorganizimin e protestes me kete lidershipin e ri te aktoreve, kurse PD e LSI nqs duan realisht te shkojne pertej propagandes, kane te gjitha mundesite qe te therrasin nje referendum per abrogimin e ligjit.
Hapi i pare per referendumin eshte qe Gjykata Kushtetuese te verifikoje kushtetuetshmerine e referendumit. Duke qene se Gjykata Kushtetuese nuk i ka anetaret minimale, 5, per te vepruar, atehere fitohet tjeter kohe, derisa Gjykata Kushtetuese te kete 5 anetare. Me tej referendumi do kohen e vet dhe pas shume muajsh referendumi do jape pergjigjen e popullit.
Ketu ne fakt kemi dy absurditete qe i japin te drejte L.A. kur thote se ketu kemi te bejme me tirani (ai perdor diktature, po me e sakte eshte tirani).
1- Jemi nje vend pa Gjykate Kushtetuese, dmth institucioni garant i Kushtetutes nuk ekziston
2- Megjithese 1/3 e shqiptareve jane ne emigracion, referendumi ka serisht nje barriere prej 50% te votuesve
Ne rastin e pare, Rama pa Gjykate Kushtetuese funksionale, pas rruspieve te sotme mediatike, shkon e i fut teatrit rruspat dhe e hedh ne toke. Meqe ai ka ne plan ta zvarrise vetingun nja 3 vjet, keto 3 vjet mund te na lere pa Gjykate Kushtetuese dhe hajde e merru ti me kushtetutshmerine e rruspave e rruspieve.
Ne rastin e dyte, emigrantet nuk harxhojne leke vajtje-ardhje per nje vote referendumi, pra 30-35% e kuorumit eshte automatikisht jashte, keshtu qe Rama u thote te veteve, mos shkoni ne referendum dhe keshtu nuk plotesohet kuorumi prej 50%.
Rama na e ka kenduar kengen me Gjykaten Kushtetuese dhe kuorumin e referendumit, por ndermarrja e nje nisme te tille si referendumi abrogativ, do te nxirrte Ramen per ate qe eshte, nje tiran qe meriton te rrezohet me çdo mjet.
SËPATË E VJETËR
Thotë Ministrja e Kulturës për teatrin, mes të tjerash:
(…) në vlerësimin e Institutit të Ndërtimit, të bërë në fillim të këtij viti, theksohet se: Përtej ARKITEKTURËS, QË ËSHTË JASHTË TË GJITHA NORMAVE, përtej strukturës, që bën të pavlefshme çdo ndërhyrje (…)
Natyrisht që fjalia që kam shkruar me të shkronja të mëdha është një broçkull e padëgjuar dhe tregon më së pari injorancën e kujt është shprehur kësisoj për arkitekturën si të tillë.
Në njëfarë mënyre ajo ngërthen edhe problematikën e prishjes a jo të teatrit, një dilemë e shtruar dhe kjo së prapthi, pasi ajo duhej të ishte: ruajtjes a jo të tij.
Të thuash se arkitektura qenkësh jashtë normave është si të thuash se një roman qenkësh jashtë normave; kësaj i thonë jo vetëm të mos thuash asgjë, por të flasësh kodra pas bregut.
Ashtu si letërsia, bie fjala, është art i fjalës, arkitektura është art i ndërtimit ose: art i organizimit të hapësirës. Dhe jo vetëm kaq, natyrisht. Ndaj ajo nuk ka se si të ketë NORMA.
Mirëpo nëse i qasesh kaq jangllësh kësaj teme qysh pa nisur akoma argumentimin, gjithçka vjen më pas do të jetë pa lidhje.
Dhe ashtu është: Kumbaro ngatërron muret perimetrale prej pupuliti me arkitekturën, ngatërron strukturën me konstruksionin e me radhë, për të dalë natyrisht te kostot që qenkëshin shumëfish më të larta, nëse objekti do të ruhej.
Ajo ngatërron objektin me subjektin e këtij dhe ky i fundit nuk gjendet as në mure, as në bazamente e as në shifra.
Për ta thjeshtuar disi bisedën për miqtë që nuk janë të fushës, po marr një shembull vulgar: kemi një sëpatë të vjetër që ka qenë e prindërve në shtëpi e tehu i saj nuk pret më mirë, apo bishti i është krisur.
Nëse i ndërrojmë bishtin sëpatës me një të ri, ia mprehim tehun, e përdorim kështu për disa breza, pastaj në një kohë tjetër, i blejmë një teh të ri, ngrihet pyetja: a është kjo po ajo sëpatë e vjetër?
ae.