nga Geverina Muzhaqi
Përkthimi si kryqëzim midis dy botëve
Të mësosh një gjuhe të re është nga sfidat më të vështira që njeriu has në jetë, pasi i duhet jo vetëm që të mësojë e të ngulisë në kujtesë një sërë fjalësh që nuk i njeh, por të përballet edhe me rregullat gramatikore që i shoqërojnë, të perifrazojë, të riformulojë, të shpjegojë e shumëçka tjetër. Procesi i mësimit të gjuhës së huaj shpeshherë është i ngjashëm me atë të gjuhës mëmë. Në të dyja rastet, studentit i duhet të kalojë nëpër disa etapa të rëndësishme e të pashmangshme, siç janë: imitimi, ripërsëritja dhe praktikimi[1]. Por përveç këtyre faktorëve të përgjithshëm, na shfaqen edhe disa problematika që lidhen kur na duhet të përkthejmë nga njëra gjuhë në tjetrën. Një problem që haset rëndom jo vetëm gjatë përkthimeve të studentëve tanë, por edhe nga përkthyes specialistë e të afirmuar, është shqipërimi i fjalëpërfjalshëm, i cili ndikon jo vetëm në cilësinë e përkthimit, por, më keq, edhe në përdorimin jo korrekt gjuhësor dhe në vështirësinë e kuptimit të përmbajtjes tekstore.
Le të shohim një pjesë të shkëputur gjatë leximit dhe interpretimit[2] të studentëve të poezisë “A Silvia” nga Giaccomo Leopardi:
Silvia, rimembri ancora
Quel tempo della tua vita mortale
Quando beltà splendea
Negli occhi tuoi ridenti e fuggitivi,
e tu, lieta e pensosa, il limitare
di gioventù salivi?
Studentëve iu kërkua që ta përkthenin strofën fjalë për fjalë, me rezultatin si më poshtë:
Silvia, e mban mend akoma
Atë kohë të jetës tënde të vdekshme
Kur bukuria shkëlqente
Në sytë e tu të qeshur që ia mbathin,
dhe ti, e kënaqur dhe e menduar, limitoheshe
e nga rinia ngjiteshe?
Në një fazë të dytë, studentëve iu kërkua që ta lexonin përkthimin e fjalëpërfjalshëm me zë të lartë dhe ata nisën të qeshin me gabimet trashanike dhe kuptimin qesharak që i kishin veshur poezisë. Kuptuan se nuk bëhej fjalë për “sy të qeshur që ia mbathin”, që nuk do të kishte kuptim po të thoshim se “ngjitemi nga rinia” dhe se fjala “limitohem” nuk i përket fjalorit të shqipes, por nuk është gjë tjetër veçse një shtrembërim i fjalës italiane “limitare”.
Mandej iu kërkua që me ndihmën e fjalorit, ta përkthenin këtë radhë të përshtatur sipas kontekstit[3], duke u përpjekur që ta ruanin ritmin, por edhe që përzgjedhja e fjalëve të bëhej sipas një kriteri selektiv të sinonimeve. Këtë radhë, përkthimi rezultoi i tjetërsuar:
Silvia, të kujtohet ende
Ajo kohë e jetës sate njerëzore
Kur rrezëlleje nga hijeshia
Në sytë e tu plot hare e fluturakë,
dhe ti, e gëzuar dhe e menduar,
pragun e rinisë e ngjisje?
Ky proces krahasimor midis përkthimit të fjalëpërfjalshëm dhe atij të përshtatur sipas kontekstit, duke ruajtur stilin e autorit, ritmin e strofës si dhe besnikërinë në numrin e rrokjeve (vargu i parë ka ruajtur tetërrokëshin dhe vargu i dytë është gjithashtu dymbëdhjetërrokësh si në tekstin origjinal), rezulton më frytdhënës nëse studenti, që ende nuk është një përkthyes me përvojë, e lexon përkthimin e tij me zë të lartë. T’i japësh zë përkthimit do të thotë të kuptosh, të theksosh dhe si rrjedhojë të ndryshosh gabimet e kryera.
Të përkthesh do të thotë të rikrijosh. Në këtë kuptim, përkthimi na shfaqet si një rrugëtim plot pengesa, të papritura dhe degëzime, për të gjetur më në fund rrugën e duhur.
Umberto Eco[4] do të shprehej kështu:
… të përkthesh do të thotë të kuptosh sistemin e brendshëm të një gjuhe si dhe strukturën e tekstit të dhënë në atë gjuhë, të ndërtosh dyfishin e sistemit tekstor, i cili sipas një përshkrimi të caktuar[5], do të japë tek lexuesi efektin analog, si në rrafshin semantik e sintaksor, ashtu edhe në rrafshin stilistik, metrik, fonosimbolik, dhe gjithaq efekte apasionuese që vetë teksti përmban.
Ja tek na shfaqet një “jobesnikëri”, që vetëm në pamje të parë eshtë e atillë, e që, përnjëmend, rezulton të jetë besnikëri ndaj tekstit të përkthyer[6]. Por si mund të qëndrojë besnik një përkthim që në një farë mënyre po e manipulon tekstin? Duke qenë se e transformojnë tekstin, mund të themi se përkthimet janë përshtatje nga njëra gjuhë në tjetrën.
Gjuha e mbron më së miri vetveten[7]. Kjo fjali të nxit të hulumtosh e të përimtosh çështje që lidhen veçanërisht me nxënien e një gjuhe të huaj e që e përligjin edhe punimin në fjalë.
Dihet se gjuha ka cilësinë e evoluimit, të ndryshimit gradual në kohë dhe hapësirë. Atëherë lind natyrshëm pyetja: në cilën gjuhë përkthehet dhe studiohet sot? Nëse jemi duke lexuar dhe interpretuar një poezi të viteve 1800 si ajo e Leopardit, si më sipër, përballemi me një vështirësi të dyfishuar: krahas ndryshimeve që gjuha italiane ka pësuar në kohë, këtu shtohen një sërë faktorësh kulturorë dhe ekonomikë që lidhen me zhvillimin psiko-social të studentit, të cilët çojnë mandej në moskuptimin e disa fjalëve, shprehive apo situatave të ndryshme si dhe keqinterpretimi i tyre në shqip pikërisht për shkak të ndryshimeve kulturore përkatëse, siç do të shohim në vijim.
Çështje problemore lidhur me faktorët socio-ekonomikë dhe afektivë të studentit, modelet kulturore, aftësitë intuitive, strategjitë konjitive dhe përvojat personale, që e shtyjnë studentin në moskuptimin apo keqinterpretimin e tekstit letrar.
Ndryshueshmëria gjeografike qe konstatimi i parë që u bë në gjuhësi; ajo përcaktoi formën e parme të hulumtimit shkencor në çështje gjuhe[8]. Repertori gjuhësor personal është i rëndësisë parësore në mbarështimin dhe në përftimin e gjuhës së huaj. Ndryshimet shoqërore luhaten sa në njërin student në tjetrin dhe është e natyrshme që ky të shfaqë një lidhje të ngushtë e të pandarë me identitetin gjuhësor origjinar si dhe pamundësinë e tij për ta kapërcyer këtë vështirësi e të përshtatet me rregullat morfologjoko-sintaksore të gjuhës së re.
Shpeshherë përdorimi i regjistrit informal që studenti i gjuhës italiane përdor jo vetëm me studentët e tjerë, por edhe me vetë pedagogun e lëndës, të bëjnë të kuptosh përkatësinë rurale, mundësitë e pakta zhvilluese e socio-ekonomike si dhe modelet kulturore që studenti është mësuar të marrë në familje e më gjerë. Kush nuk i njeh mirë rregullat gramatikore të gjuhës mëmë, nuk mund të përftojë siç duhet rregullat e gjuhës italiane e të çdo gjuhe tjetër ekzistuese.
Një çështje tjetër që meriton të trajtohet lidhur me faktorët social-kulturorë të studentëve të gjuhës italiane është edhe shtrirja e tyre demografike. Një student verior do të ketë një shqiptim ndryshe nga një student jugor, në varësi të dialekteve që ata përdorin.
Me pak fjalë, përparimi i nivelit të gjuhës italiane të përftuar, ndryshon në varësi të ambientit shoqëror së cilit studenti i përket.
Gjatë interpretimit të teksteve letrare, interferencat kulturore që u vërejtën ishin shtrirë:
– në rrafshin fonetik;
gjatë leximit dhe përkthimit të teksteve letrare u konstatua se studenti përdor një ton relativisht të lartë dhe i shqipton fjalët tepër ngadalë, për të mos rrezikuar që t’i ngatërrojë ato. Shpesh vihet re gjithashtu tendenca e studentit, sidomos të atyre me origjinë nga Shqipëria jugore, që të shtojë zanoren ë fundore, ndonëse nuk përfshihet aspak në sistemin e zanoreve të gjuhës italiane, që ka ruajtur pesë zanore, krahas shqipes, që ka shtatë,
– në rrafshin morfologjik;
tendenca e studentit për një ngatërrim kryesisht të nyjeve të përafërta si lo për la apo li për gli, konfuzion midis gjinisë dhe numrit si dhe forma jo korrekte të përdorimit të foljeve kam dhe jam (psh. Io sono vent’anni dhe jo Io ho vent’anni. Kjo lidhet me faktin se, për të treguar moshën, ndryshe nga italishtja, në gjuhën shqipe përdoret folja jam dhe jo kam, i ashtuquajturi procesi transfer[9]).
– në rrafshin sintaksor;
studenti shprehet duke zgjedhur fjalë sa më të thjeshta e të shkurtra, që shpesh nuk janë sinonim i duhur dhe dalin jashtë kontekstit. Këtu mund të përmendim fjalë si verde (jeshile), cozze (midhje) eco (jehonë) etj, që përkthehen gabimisht si e verdhë, kocë (lloj peshku) dhe eko (ekografi) për shkak të interferencës së gjuhës mëmë në gjuhën e huaj[10].
Çdo tekst[11] paraqet një problem të vetin, pak a shumë kompleks, të një konstatimi filologjik dhe të mënyrës se si do të prezantohet tek të tjerët[12].
Gjatë leximit të njërës prej faqeve të zgjedhura për komentim dhe përkthim të veprës “Se una notte d’inverno un viaggiatore” të autorit I. Calvino, fjalia …”la bellezza dell’asino di cui anche i libri s’adornano…” i vuri në dyzim studentët mbi kuptimin dhe përkthimin e saj. Shprehja frazeologjike “bellezza d’asino”, që ekziston gjithashtu edhe në gjuhën frënge, nga e cila me gjasë është huazuar, la beauté de l’âge[13], edhe pas shpjegimit të dhënë nuk arrinte të perceptohej siç duhej nga studentët si bukuria djaloshare që zvenitet shpejt, dhe jo thjesht si pamja e jashtme e kafshës në fjalë.
Një tjetër shembull konkret që lidhet me keqinterpretimin tekstor është edhe dyfishimi i së njëjtës bashkëtingëllore: posso-mundem, poso-mbështes, toppi-trungje, topi-minj etj. Vështirësia e ortografisë së fjalëve me bashkëtingëllore dyshe rrjedh padyshim nga mungesa e tyre në gjuhën shqipe. Arsyet përse bashkëtingëllore të caktuara në gjuhën italiane shkruhen të dyfishuara i kanë rrënjët në fonologji.
Nisur nga sa u tha, duhet medoemos që përpos materialit didaktik, të praktikohen edhe kompetenca të tipit organizativ, relacional dhe projektual, nëpërmjet një qasjeje shkencore ndërdisiplinore, që të ketë gjithnjë në fokus studentin. Parë nga ky aspekt, pedagogu i gjuhës së huaj[14], që është edhe ndërmjetësuesi kulturor midis dy gjuhëve dhe jo vetëm një figurë e profilit pedagogjik, duhet të ketë si qëllim përmirësimin e kompetencave komunikuese dhe ndërkulturore gjatë mësimdhënies së gjuhës italiane.
Përfundime dhe propozime
Punimi në fjalë synon të nxjerrë në pah e të analizojë problematikat që hasen gjatë interpretimit të tekstit letrar për shkak të interferencave kulturore. Ky studim me natyrë përqasëse mbështetet në një analizë përshkruese e krahasuese midis gjuhës shqipe dhe asaj italiane, me qëllim që të shtjellohen e të hulumtohen deformimet gjuhësore si dhe shkaqet e një interpretimi jo korrekt që studenti i jep tekstit letrar si pasojë e interferencave kulturore në gjuhë.
Së pari, do të propozonim që të hulumtohej më tepër mbi çështjen e interferencave kulturore gjatë interpretimit të teksteve letrare, temë e trajtuar pak ose aspak nga kërkuesit tanë shkencorë dhe jo vetëm, pasi gjatë punimit të këtij kërkimi doli në pah sasia e tyre e paktë dhe e pamjaftueshme. Objekt kërkimor i gjuhësisë aktuale është veçanërisht raporti midis gjuhës së shkruar dhe gjuhës së folur dhe se në ç’mënyrë e para reflektohet mirë apo keq tek e dyta; janë studiuar së tepërmi sistemet teorike, ndryshimet midis shkrimit dhe të folurit, por vetëm gjatë kohëve të fundit i është kushtuar vëmendje aspekteve të tjera si lidhjes midis strukturës nga njëra anë dhe mendimit e operacioneve konjitive nga ana tjetër[15].
Së dyti, propozojmë që gabimet fonetike, gramatikore e sintaksore të paraqitura nga studenti të mos konsiderohen gjithnjë si një fenomen negativ[16] që duhet shmangur me çdo kusht, por t’i shërbejnë pedagogut për të kuptuar nivelin e njohurive si dhe strategjitë e përdorura nga studenti. Nëpërmjet korrigjimit gradual e të pandërprerë, duhet synuar nxitja dhe motivimi i studentit për të arritur aftësitë e një përkthimi sa më efikas dhe kuptimor të mundshëm. Duhet patur gjithnjë parasysh se studentët e gjuhëve të huaja ndryshojnë njëri nga tjetri në bazë të gjuhës së tyre mëmë, të moshës në të cilën po e mësojnë gjuhën e huaj, të karakteristikave të pafundta personale, të cilësisë dhe sasisë së input-it, pra të materialit mësimor që ata përftojnë, të ambientit kulturor në të cilin po e mësojnë gjuhën e re, dhe në bazë të strategjive që ata vendosin të përdorin për ta mësuar atë[17].
Së fundi, por jo për këtë arsye më pak i rëndësishëm, propozojmë që perspektiva didaktike të marrë parasysh individualitetin konjitiv, psikologjik, gjuhësor dhe shoqëror që ndikon në kuptimin dhe në interpretimin e tekstit letrar tek studentët e gjuhës italiane, në mënyrë të atillë që të kuptohen më së miri nevojshmëritë specifike të tyre. Shkaqet e lartpërmendura, si mosha, gjinia[18], ankthi, personaliteti, autostima, intuita, modelet kulturore, aftësitë intuitive, strategjitë konjitive dhe përvojat personale janë përcaktuese për të arritur rezultate sa më të kënaqshme në fushë të gjuhës së huaj.
(c) 2018, autorja
Geverina Muzhaqi është pedagoge e departamentit të gjuhëve frënge dhe italiane, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “A.Xhuvani”, Elbasan
Bibliografia
– Bertolo M. Cherubini M. Inglese G. Miglio L. 2009, “Breve storia della scrittura e del libro”, Roma, Carocci.
– Bosisio C. 2012, “Interlingua e profilo d’apprendente”, Milano, EDUCat.
– Cardona R. 2008, “Antropologia della scrittura”, Torino, Loecher Editore.
– Della Valle V. Patota G. 2006, “L’italiano, biografia di una lingua” Milano, Sperling & Kupfer Editori.
– Eco U. 2015, “Dire quasi la stessa cosa”, Milano, Bompiani.
– Gilardoni S. 2005, “La didattica dell’italiano L2: Approcci teorici e orientamenti applicativi”, Milano, EDUCat.
– Lo Duca M. 2008, “Lingua italiana ed educazione linguistica, tra storia, ricerca e didattica”, Roma, Carocci.
– Luperini R. Cataldi P. Marchiani L. Marchese F. 2001, “La scrittura e l’interpretazione”, Palermo, Palumbo Editore.
– Pallotti G. 2006, “La seconda lingua”, Milano, Strumenti Bompiani.
– Sanga G. 2008, “Antropologia della scrittura, origini e forme”, Roma, Il Calamo Editrice.
– Sensini M. 1991, “Le parole, la lingua e il testo”, Bari, Arnoldo Mondadori.
– Titone R. Danesi M. 1990, “Introduzione alla psicopedagogia del linguaggio”, Armando Editore.
– Tufa A. 2008, “Mistika e origjinalit”, disertacion doktoral, Universiteti i Tiranës.
[1] Titone & Danesi, 1990: 99.
[2] Ka ndryshim midis përshkrimit dhe interpretimit, i pari i lidhur me komentimin e tekstit të dhënë dhe që mbështetet në aspektet formale e të jashtme (gjuha, stili, struktura, periudha kohore, referimet historike) ndërsa i dyti i lidhur me kuptimin – ekzistencial, psikologjik, social, ideologjik etj. – të tekstit përmes lidhjes së periudhës historike që i përket me kohën tonë, pra me perspektivën e lexuesit të sotëm, që vijon t’i japë vlerë dhe kuptim, me pak fjalë përpiqet që ta aktualizojë atë. (Luperini, Cataldi, Marchiani & Marchese, 2001, 3).
[3] Konteksti duhet kuptuar si tërësia e situatave të përgjithshme dhe e rrethanave të veçanta në të cilin zhvillohet komunikimi. Vetë fjala nënkupton atë çka gjendet në tekst dhe përbën një element tejet të rëndësishëm për të realizuar komunikimin. (Sensini, 1991: 6).
[4] Eco, 2015: 16.
[5] Në kuptimin që çdo përkthim shfaq një fytyrë jo besnike të tekstit origjinal.
[6] Eco, po aty.
[7] Della Valle & Patota, 2006: 172.
[8] Pallotti, 2006: 64.
[9] Kalimi i zakoneve gjuhësore nga gjuha mëmë në gjuhën e huaj e kanë përcaktuar procesin e transfert-it si një interferencë gjuhësore negative. Por nuk duhet të harrojmë rolin pozitiv që gjuha amtare ndikon në nxënien e një gjuhe të huaj. Sipas Selinker, identifikimet intergjuhësore janë një nga strategjitë bazë për nxënësin e gjuhës së huaj. (Pallotti, po aty).
[10] Fjalë të atilla Pallotti (f. 62) i quan ‘miq të rremë’, për shkak të ngjashmërisë së tyre në nivelin grafik e fonetik, por që shprehin kuptime krejtësisht të ndryshme.
[11] Etimol. fjala tekst rrjedh nga lat. textus, që do të thotë tekstile, në kuptimin që fjalët ndërlidhen midis tyre njësoj si fijet që thurin cohën. (Sanga, 2008: 22).
[12] Bertolo, Cherubini, Inglese & Miglio, 2009: 140.
[13] Mendohet se në një periudhë të pacaktuar fjala frënge âge pësoi një shtrembërim gjatë të shkruarit dhe u shndërrua në âne, që do të përkthehej gomar.
[14] Lidhur me rolin e pedagogut të gjuhës së huaj Cristina Bosisio (2012: 150) do të shprehej kështu: Vetë roli i pedagogut ka ndryshuar: në vend që ai t’i zotohet një sërë udhëzimesh të ngurta pedagogjike, imazhi i pedagogut të sotëm i përngjan më tepër një “këshilluesi” profesional, që është gjithnjë i përqendruar tek klasa dhe tek vetja me synimin për t’u përmirësuar dhe për t’i ardhur në ndihmë studentit në mënyrën më të mirë të mundshme.
[15] Cardona, 2008: 9.
[16] Gilardoni, 2005: 127.
[17] Lo Duca, 2008: 241.
[18] Shih A. Tufa, 2008: 268.
Duke lexuar kete shkrim per perkthimin, pjesen e pare me teper, pata nje ide ndikuar edhe nga diskutimi ne tema te tjera te sapo lexuara fresket, qe e gjithe bota eshte problem perkthimi, ne kuptimin qe nuk kuptohet mire (dhe per vete nuk kupton mire) kur behet fjale per kuptim literal, dhe kur simbolik (ose mitik, ose ose etj). Çfardo qofte tema dhe disiplina, qofte shkence e fizikes, qofte e historise.
Edhe ne nje komunikim çfardo eshte i njejti problem, si ne rastin e diskutimit ne temen e Ernestit, bashkebiseduesit nuk kuptohen midis tyre sepse nuk kuptohet neper fraza se per çfar behet fjale: fjale per “qytetin mbi koder”, apo statistike per “magazinen e gjizes”?
Kjo qe thua ti vjen ngaqe shqiptaret qe e dine shqipen tamam kane ngelur shume pak.
?
Ku e di une.
E dinte Osman Gazepi qe, megjithse analfabet, tha shprehjen e famshme per shqiptaret.
Shkelqyeshem.
Ta kesha llafne, qe nje anafabet mund ta thote te verteten me mire se nje magazinier gjize qe e njeh shkelqyeshem gjuhen shqipe.
Pastaj pikeçuditsja ime donte te thoshte edhe: ç’ne vetem shqiptaret, kur po flitet per problemin e perkthimit qe eshte problem nbarekombetar?
Me nje fjale problemi i botes mund te shtrohet si problem perkthimi edhe ne kete menyre:
Si i behet halli qe analfabeti Osman Gazepi t’i perktheje Umberto Eco-s shprehjen e tij erotike per te karakterizuar shqiptaret?
Shanset qe nje magazinier gjize, ose edhe bulmeti per t’ia bere me te fisem profesionin, ta njohe shkelqyeshem gjuhen shqipe nuk jane me te medha se ato qe nje psikopat te fitoje cmimin Nobel ne Letersi.
Psikopati, me argëtoi loja jote e fjalëve, por druaj se nuk e ke lexuar me kujdes shkrimin tim. Unë nuk them që përkthimologjia është një problematikë ekskluzivisht shqiptare, pasi dihet a priori që është mbarëkombëtare. Në shkrimin tim trajtohet se si ndryshimet kulturore, gjinore, krahinore, konjitive, ekonomike e ç’të duash tjetër ndikojnë në keqinterpretimin e një teksti letrar nga ana e një studenti të gjuhëve të huaja, në këtë rast tek studenti i gjuhës italiane. Tani se ç’lidhje kam unë me Osman Gazepin apo se ç’shprehje erotike do të përdorte Eco mbi shqiptarët, këtë sinqerisht nuk e di. Të lutem, ndriçomë!
Me fal se tani sapo vura re komentin tend, dje isha i zene me lodja fjalesh erotike.
Gjithashtu me fal per lodrat e fjaleve poshte shkrimit tend qe prek probleme serioze. Shtoj se edhe lodra e fjaleve mund te jene gje serioze; ka shkruar per kete nje shkrim gjenial i nderuari Frojd, shkrim qe duhet ta lexoje çdo i nderuar qe merret me gjuhesi. Pastaj shtoj qe rendesi ka qe une nuk e kam me te keq kete lloj komentimi qe ka qellim edhe zbavitjeje ne nje blog gjysem akademik.
E them ne komentin e pare qe kam lexuar pjesen e pare te shkrimit tend, formalisht e kam lexuar te terin, por me interes kam lexuar vetem pjesen e pare, dhe mbi kete pjese kam bere komentin e pare, qe eshte i vetmi serioz dhe vertet me vlere. Te gjitha çfar kam thene per etimologjine, Osman Gazep, erotike, Eco etj, nuk kane te bejne fare me shkrimin tend, por me bashkebiseduesin koleg hidh e prit.
E riperseris idene pa lene vend per keqkuptime:
Nisur nga perpjekja jote me shume vlere per t’i treguar studenteve marifetet e perkthimit, them se problemi i perkthimit shkon me pertej si problem komunikimi midis botkuptimesh te ndryshme qe shprehen me kode te ndryshme (psh ne politike e majta ka nje kod shpjegimi ngjarjes qe eshte ndryshem nga i te djathtes, dhe dihet qe midis tyre ka pasur mosmarrveshje qe kane shkaktuar tragjedi, dhe deri ne nje fare mase pergjigjsia i eshte veshur perkthimit te keq te kodeve).
Pra problemi i botes reduktohet problem perkthimi, ne kuptimin qe nuk kuptohet mire kur behet fjale per kuptim literal, dhe kur simbolik (ose mitik, ose ose etj), te cilin ti e ve ne dukjen me lodren mesimore qe ke bere me studentet. Psh ky eshte problemi kryesor ne interpretimin e librave te shenjte ne disputat midis teologeve, kur tanime jane te perkthyera, por edhe gjate proçesit te perkthimit te tyre. Ky eshte fenomen i pergjithshem, çfardo qofte tema dhe disiplina, qofte shkence e fizikes, qofte e historise.
Ajo qe desha te them si perfundim, eshte se duhet t’i besh te qarte studenteve – qe s’ma ha mendja te behen te gjithe teologe a fizikante, shumica e tyre patjeter do behen magaziniere gjize -, se kjo loje mesimore ka vlere te jashtezakonshme ne jeten e perditeshme, i ndihmon atyre te perkthejne si duhet Kodin e Tjetrit. Kjo eshte me me rendesi se kuptimi i drejte i nje teksti te fizikes dhe nje libri te shenjte, ose te nje libri te pashenjte te Eco-s, ose kuptimi i drejte i nje komenti gazmor ne blog.
Atëherë qenkam “keqkuptuar keq”, sa për të te mbajtur lojën e fjalëve. Jam shumë dakord me ty kur thua se shumica e studentëve ndoshta në të ardhmen as nuk do ta ushtrojnë ndonjëherë profesionin (madje pjesa më e madhe e tyre synojnë që të emigrojnë pasi t’i kenë kryer studimet e larta). Por është detyrë morale e profesionale e jona që t’i qasim drejt librit, ose së paku t’i ndihmojmë të arsyetojnë, të dinë të bëjnë një kërkim e jo çdo gjë copy-paste nga interneti, të thellohen mbi një argument të caktuar, e mbi të gjitha të mos kenë frikë të ngrenë pyetje (po pse njerëzit kanë frikë të bëjnë pyetje të mira?)
E mbi te gjitha studentet nuk duhet te ndruhen qe tema te veshtira me lartesi akademike, si psh kjo e perkthimit qe rropatet edhe Umberto Eco, t’i gjejne perdormin ne jeten e perditeshme banale. Psh si te perkthejne nje informacion te koduar gjinor te ardhur nga bashkeshorti perkates?
Bota mashkullore dhe femrore kane kode te ndryshme interpretimi te fakteve dhe fenomeneve, prandaj dhe grindjet burre-grua. Nje student mund te marre noten 10 kur analizon Umberto Eco-n, por nuk di me fol pa u grindur me gruan e vet, ose me mamin e vet.
Nderkohe qe analfabeti Osmon Gazepi di me fol per bukuri me grate, deri edhe me Nanen Mbretereshe, per karakterin erotik te shqiptareve.
Ngavash mos u nxito, se lidhur ne kete diçka kemi arritur ne temen e psikopatit kampion shahu gjeni Bob Fisher.
Kur nje psikopart merr çmim Nobel (i cili mirret vetem nga psikopate, nuk mund te jesh gjenial pa qene psikopat), atehere quhet shkurt “çmim Nobel”. Pra nje magazinier gjize mund te jete psikopat ose jo, varet, ndersa nje çmim Nobel eshte gjithnje njeri normal per tu marre si shembull nga shoqeria qe normal ushqehet me buke e gjize dhe statistike.
Pra ne kete rast nuk mund te flitet per shanse, dmth per statistike, eshte e qarte qe nuk ka asnje mundesi te konsiderohet psikopat nje çmim Nobel, kopili ne dere i mbetet magazinierit te gjizes. Statistika ose Shansi freng nuk na ben pune ne kete rast, vetem Fjala mund te beje diçka. Mirpo as Fjala nuk mund te beje gje ne nje shoqeri te perbere nga magazineire gjize qe kane per model çmim Nobel.
E kisha fjalen THJESHT qe nje magazinier gjize nuk mund ta dije shkelqyeshem gjuhen shqipe. Shtove vetem uje, nuk shtove as miell.
Shtova edhe kabuni, por ti nuk e ke vene re. Pertej zanateve dhe inteligjences se fjales e injorances se statistikes, ose anasjelltas, ka dy kategori njerezish ne bote: qe “ha shqip” dhe nuk “ha shqip”. Kujdes ne replike, se mos na hyn ne zonen e pellazgjise.
OK, si te duash. Qe te me hapesh rruge ti, sipas fjales se vjeter, une duhet te behem xurxull.
Psikopat edhe ketu e fute gjizen. Nqs te ka shpetuar autorja ka bere artikull qe te pakten nga ana formale quhet shkencor. Permbajtjen ta gjykojne peer- et. Kjo do te thote qe gjiza do kripe.
Saktesoi shprehjet ne menyre shkencore; une ketu vetem jam shprehur per gjizen, kurse gjizen ne blog e futin magazinieret e gjizes, komentet e te cileve qelben ere gjize.
Asnje nuk i ka penguar peer-ët te gjykojne per shkrimin. Po pres me shume kuriozitet komentet e tyre.
Per vete kam bere vulgarizim shkencor. Shiko se nuk eshte e lehte te vulgarizosh per popullin, ka shume peer-ra qe kur ulen te vulgarizojne shkencen nuk qullosin gje, bejne vetem për-për-për.
Te gjitha i ke mire, vetem se ben nje gabim te vockel fare, fare. Askush serioz nuk ulet te VULGARIZOJE shkencen. Per Popullin shkenca DIVULGOHET, Megjithate jam dakord qe sa i takon VULGARIZIMIT juve shkelqeni.
Dmth e ke lene prodhimin e gjizes, per te bere si Flamur Topi te “Trupi dhe Shendeti”. Mirepo komenti yt hyres nuk vulgarizonte asnje njohje shkencore, thjesht ishte gjize nga baxhoja jote, madje gjize e fresket se thua vete qe sapo te erdhi nje ide . Ajo qe duket si e parrokshme prej teje eshte se tema si kjo qe vijne me pretendim shkencor dhe qe te pakten kane kaluar peer-in xha xha (dhe xha xhai ne kete fushe e ka autoritetin me teprice), nuk ta lejojne te nderhysh me ide qe sapo kane mbire ne koken tende. Ky blog/reviste ofron bollshem tematika ku mund t’i biem autorit me grusht, te prodhojme e magazinojme gjize, po nuk eshte kjo tema, apo ato te ketij formati ( apo edhe tematikash ku xha xhai eshte peer). Nqs e rroke kete mire, nqs jo piqemi ne tema te tjera dhe gjizerojme per qejf.
Jo un rroka vetem kete fenomen shkencor: qe ti dhe dulja lani hesape te vjetra, ndersa ti kerkon te futesh dhe te tjere artificialisht ne beteje kunder armikut te perbashket autoren e shkrimit dhe xhaxhain, tezen, hallen tende, nderkohe qe me autoren e shkrimit u sqarova per keqkuptimet.
Vetem karagjozet qe e mbajne veten per serioze nuk vulgarizojne diturine, sepse e verteta ose eshte e thjeshte qe ta kuptoje vulgu, ose nuk eshte e vertete (shprehja nuk eshte e imja, por e nje pioneri te mekanikes kuantike).
Ja nje shembull “karagjozi”:
https://en.wikipedia.org/wiki/The_Evolution_of_Physics
“When he went to Einstein to pitch the idea, Infeld became incredibly tongue-tied, but he was finally able to stammer out his proposal. “This is not at all a stupid idea,” Einstein said. “Not stupid at all. We shall do it.””
“Errare humanum est, perseverare diabolicum”
Psikopat, sic te thashe te tjerat i ke mire, por vulgarizim dhe divulgim, te dyja e kane origjinen tek VULGU, veçse kane kuptime shume te ndryshme, qe ju mesa duket i mgaterroni. Nuk prish pune, nobody is perfect.
Dulja nuk ka hesape te vjetra dhe nuk krijon te reja. Saktesia i pelqen shume.
I ngaterroj me qellim. Psh pioneri i mekanikes kuantike ne origjial ka thene si ty “divulgim” per thjeshtezimin e te vertetes qe ta kuptoje vulgu, une me qellim nuk e kam perkthyer literalisht “divulgim”, por e kam shqiperuar pasaktesisht “vulgarizim” (mua me pelqen saktesia, por me pelqen edhe pasaktesia, varet sipas rastit, po njesoj me pelqen simetria, por me pelqen edhe asimetria).
Tani do qe ta shpjegoj qellimin tim, apo ta le ta kuptosh vete.
Ajo qe kuptoj une eshte qe ti e ke shume zor te pranosh kur kapesh ne gabim. Po nuk e kuptove vete kete me thuaj te te bej nje vizatim shpiegues te vulgarizuar.
Nuk ma kalon dot per vulgarizim, sepse shkelqej ne vulgarizim. Ti me ke bere vete nje kompliment per kete shkelqim. Ajo qe kuptoj une, per eksperience konkrete, ti nuk e ke shume zor te besh komplimente:
“Megjithate jam dakord qe sa i takon VULGARIZIMIT juve shkelqeni.”
Jo, jo nuk pretendova qe ta kaloj nga poshte.
E pra jam un qe ta kaloj nga poshte, Hyllini ta kalon nga siper.
Keshtu foli psikopati dhe te gjithe u shkrine se qeshuri, si me shakate e kripura te atij, si e ka mo….
Hajde gallate me uthull, hajde.