MILIARDERI – SHPËTIMTAR I MASAVE PUNONJËSE?

nga Ernest Nasto

Një nga drejtimet kryesore të analizës së dukurisë Trump në Amerikën e sotme përqendrohet në rolin e madh të punëtorëve të bardhë(1) në mbështetjen për kandidatin, sot presidentin Trump. Në pamje të parë kjo duket e pakuptueshme, sepse politikat trumpiane të uljes së taksave janë më tepër në përfitim të klasave të larta, dhe po ashtu heqja e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor (Obamacare) dëmton më tepër pikërisht këtë shtresë të popullsisë. A votuan kësisoj ata kundër interesave të tyre ekonomike? Përse çështjet e imigracionit kanë përparësi më të madhe se sa taksat apo shëndetësia? A kemi të bëjmë me përfitime të tjera që barazpeshojnë këto të fundit?

Autori J. D. Vance analizon me hollësi këtë shtresë të popullsisë amerikane në librin e tij të fundit “Hillbilly Elegy” (Elegji për katundarinë) ku përshkruan kujtimet e fëmijërisë së tij në krahinën e maleve Apalashe (Appalachia) në shtetet Ohio e Kentucky.

Atje ai shpalos një kulturë me patologji të theksuara sociale, ku familjet kanë njëmijë e një probleme, por gjithashtu janë shumë krenare e patriote. Nga ana tjetër është një kulturë që sheh me dyshim çdokënd që s’është pjesë e grupit, bile edhe ata që duan të largohen prej andej e të përmirësojnë gjendjen e tyre.

Po ashtu kemi të bëjmë me një mjedis që vlerëson forcën fizike, prej ku edhe dashuria për armët si shprehje e aftësisë për t’i dalë zot vetes në një botë të rrezikshme.

Kjo shtresë e popullsisë punonte dikur në uzina çeliku apo pjesësh këmbimi, por zhvendosja e këtyre të fundit drejt Meksikës apo Kinës ka pasur për ta pasoja të rënda. Megjithatë krenaria e tyre kolektive është ende e spikatur dhe me një aspekt të dukshëm nacionalist. Besimi i të jetuarit në vendin më të mirë e më të madhërishëm të botës ishte ajo çka i jepte kuptim brezit që rritej në vitet ‘70 e ‘80.

Mirëpo e vërteta është se kjo lloj kulture gjendet nën kërcënimin e zhdukjes nga erërat globaliste e prandaj sheh një flamurtar tek Trump. Prej këtu edhe aleanca e tyre me miliarderin njujorkez dhe me politika që siç thamë, janë kundër interesit të tyre ekonomik.

Për t’u kthyer pak prapa në historinë amerikane mund të thuhet se këto pyetje nuk shtrohen sot për herë të parë. Ato janë mjaft të ngjashme me ato të shtruara nga intelektuali dhe historiani i shquar zezak W.E.B. Du Bois lidhur me rolin e punëtorëve të bardhë të Jugut gjatë periudhës njëshekullore prej mbarimit të Luftës Civile deri në shfuqizimin e të gjitha ligjeve diskriminuese në vitet ‘60. Teza e hedhur nga Du Bois ishte se të bardhët kishin përfitime psikologjike nga ngjyra e lëkurës, prandaj gjatë lëvizjes kundër diskriminimit racial ata nuk ishin në anën e punëtorëve zezakë, por në anën e pronarëve të badhë. Punëtoria e bardhë vërtet merrte paga të ulta, por këto kompensoheshin nga avantazhe publike e psikologjike. Kësisoj hendeku mes të bardhëve e zezakëve ishte aq i madh sa nuk nxiste ndonjë nevojë bashkëpunimi, megjithëse interesat e tyre ekonomike ishin pothuaj të njëjta.

Ndërkaq e drejta e votës ishte e lidhur asokohe me pagesën e tatimit për frymë (poll tax), pra pa shlyerjen e saj askush nuk mund të votonte. Rregullat në fuqi ishin të tilla që e vështirësonin së tepërmi atë pagesë, duke e kthyer në mjet për kufizimin e pjesëmarrjes së të varfërve në votime. Kuptohet kështu se përse p.sh. në zgjedhjet e vitit 1936, pjesëmarrja në Jug ishte vetëm 25 përqind krahasuar me 75 përqind në pjesën tjetër të vendit. Sistemi bënte pra që rezultatet të vendoseshin nga një masë e vogël votuesish, për rrjedhojë edhe kënaqja e kërkesave të tyre ishte më e lehtë.

Por edhe në rastet kur punëtorët e të varfërit e bardhë mundeshin të merrnin pjesë në votime, ata shpesh preferonin solidaritetin racor në krahasim me atë ekonomik. Me fjalë të tjera ata votonin më lehtë për politika në favor të të pasurve të bardhë se sa për politika në favor të të varfërve të zinj, megjithëse interesi i tyre ekonomik ishte qartazi ndaj këtyre të fundit. Shembujt për këtë tipar jo të afërmendshëm të shoqërisë amerikane janë të shumtë e s’mund t’i rreshtojmë këtu, dhe në fakt problemi i punëtorëve e i të varfërve të bardhë në Jug ka intriguar breza të tërë studjuesish e historianësh edhe pas Du Bois. Ata kanë vënë re përdorimin e suksesshëm të racës për të mbajtur punëtorët të përçarë dhe pagat e tyre të ulta. Bile një autore e njohur e asaj kohe e përshkroi këtë mënyrë të menduari si një marrëveshje ndërmjet dy personave, të bardhit të pasur dhe të bardhit të varfër. Marrëveshja konsistonte në atë i pari i thoshte të dytit “ti do jesh bosi i zezakëve, unë do jem bosi i parave”.

As unionet (siç njihen sindikatat amerikane) nuk ishin të përjashtuara nga ndikimi i racizmit, dhe dihet se ato kanë rol të konsiderueshëm në përcaktimin e pagave e të përfitimeve të tjera nga punëdhënësit. Kjo do të thotë se punëtorët e bardhë shihnin edhe avantazhe reale, jo vetëm psikologjike, nga aleanca e tyre me shtresat e larta, pra nuk ishin tërësisht të paarsyeshëm në politikat që përkrahnin. Bile mund të thuhet se ata kishin arsye të mjaftueshme për t’u pozicionuar vendosmërisht në njerën anë të vijës ndarëse mes racave.

Edhe shembulli i imigrantëve irlandezë është një ilustrim tjetër i përdorimit të racës për të arritur përfitime konkrete. Në mesin e shekullit XIX ata ishin objekt sulmesh e talljesh therëse, konsideroheshin inferiorë dhe që nuk meritonin të bëheshin qytetarë amerikanë. Për këtë arsye ky grup u bë një nga më të zellshmit në praktikimin e politikave të identitetit të bardhë, bile irlandezët shkaktuan edhe trazirat e New York-ut më 1863 duke sulmuar të zinjtë në Manhattan për disa ditë me rradhë. Ato trazira mbeten në historinë amerikane si rebelimi më i madh racor me përjashtim të Luftës Civile. Dhe kjo nuk ishte thjesht për paga më të larta, por për të vënë në pah qenien persona të bardhë e të lirë, kërkesa ligjore asokohe për marrjen e shtetësisë amerikane. Irlandezët theksuan pra me forcë përkatësinë e tyre racore nëpërmjet gjuhës, politikave apo edhe dhunës, dhe është e vështirë të pranohet se ata nuk i kuptonin mirë pasojat e vendimeve e të veprimeve të tyre.

Më vonë një parapëlqim i ngjashëm i solidaritetit racor ndaj atij ekonomik ra në sy edhe gjatë lëvizjes për të drejtat civile të drejtuar nga personaliteti zezak Martin Luther King në vitet ’60. Masat e punëtorëve të bardhë, ose ndenjën indiferente, ose iu kundërvunë hapur asaj lëvizjeje, megjithëse drejtësia ekonomike, pra lufta kundër varfërisë, ishte një nga pikat kryesore të programit të M.L. King.

Tashti edhe në zgjedhjet e vitit 2016 pamë të shpaloset e njëjta dinamikë, me përkrahjen e theksuar të punëtorëve të bardhë për Donald Trump. Në të vërtetë ai nuk bëri fushatë klasike prej miliarderi, përkundrazi, ai kritikoi hapur dhe forcërisht politikat globaliste të tregtisë së lirë e të imigracionit. Këto janë politika që punëtorët e bardhë mendojnë, jo pa arsye, se kanë dëmtuar interesat e tyre. Po ashtu me parullat e tij për të vënë Amerikën në plan të parë (America First)(2) dhe për ta bërë atë përsëri “të madhërishme” (Make America Great Again) ai ka tërhequr masat pothuaj të harruara si ato të Apalasheve që përmendëm më lart. Trump premtoi se do të sjellë përsëri në Amerikë vendet e punës të transferuara në Meksikë e Azi, duke u bërë kështu flamurtar i antiglobalizmit. Pavarësisht se reforma tatimore e kaluar nën shtytjen e tij s’ka pasur ndonjë efekt të dukshëm për punëtorinë e bardhë, pavarësisht nga vështirësimi i mbulimit shëndetësor për këtë shtresë, ata ndjehen të respektuar dhe plotësisht në vendin e tyre në Amerikën trumpiane. Në këtë ata janë të ngjashëm me përkrahësit e lëvizjeve populiste në Europë që çuan në fitoren e Brexit dhe në arritje të tjera të bujshme të partive të djathta europiane.

Kjo është edhe ana intriguese e këtij skenari, sidomos po të rikujtojmë se për gati 50 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë elitat liberale dhe konservatore ndanin të njëjtin vizion për të ardhmen, pavarësisht se me versione të ndryshme. Kështu liberalët theksonin rolin e institucioneve ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes aktorëve të ndryshëm politikë të skenës botërore. Ndërsa konservatorët flisnin për tregti e shkëmbime të lira ndërmjet këtyre aktorëve, gjë që nënkuptonte se e ardhmja do të ishte globale, e integruar dhe multietnike.

Por duket se elitat i mëshuan tepër globalizmit, pa u kujdesur për ata që liheshin prapa, prej ku edhe revolta populiste që mëton të kthejë historinë në drejtimin e kundërt, drejt një bote më të mbyllur e më nacionaliste. Shtresat e varfëra shprehin protestën ndaj globalizmit dhe faktin që ato ndjehen më të prekurat nga vështirësitë ekonomike, nga paragjykimet etnike, nga rënia e moralit familjar e nga humbja e statusit shoqëror. Kur njerëzit shohin se bota që kanë njohur po u rrëshqet nën këmbë, ata bashkohen më lehtë me gjithfarë demagogësh që akuzojnë “tjetrin” si burimin e tërë të këqiave. Në rastin e punëtorëve të bardhë amerikanë, vendin e “tjetrit” e zinin dikur zezakët, sepse bota e dominuar nga të bardhët po u shpërbëhej para syve. Sot “tjetri” janë imigrantët që po u marrin punët, po kryejnë krime, etj.

Ndërkaq një prurje e re e rëndësishme e retorikës trumpiane është që e djathta po adopton politika të mbështetura te grupet e interesit, që kanë qenë historikisht specialitet i së majtës. Ishte e majta ajo që theksonte se përkatësia në një grup është më primare se qenia jote si individ, prej ku betejat e pambaruara për avancimin e të drejtave të lloj-lloj grupeve: grave, të varfërve, zezakëve, homoseksualëve, myslimanëve etj. Janë zakonisht Demokratët ata që ftojnë zgjedhësit e tyre të bëjnë me faj korporatat, bankat apo Republikanët për problemet e tyre.

Mirëpo të njëjtën gjë po bën tashti edhe e djathta duke folur për kategori të tëra si “punëtorët e bardhë”, apo “të harruarit”. Edhe republikanët, sidomos me gojën e shefit të tyre, Presidentit Trump, ftojnë këto grupe që për problemet e tyre të fajësojnë imigrantët, meksikanët, kinezët, liberalët, sistemin e korruptuar, politikanët e paaftë, apo këdoqoftë tjetër.

Autori Vance në librin e lartpërmendur tregon se këta të bardhë të harruar kanë të njëjtat probleme sociale si të varfërit me ngjyrë, apo Indianët ndër rezervate. Ato janë droga e alkooli, familjet e shkatërruara, partnerët e shumtë seksualë, dhuna e abuzimi brenda familjes, mungesa e interesit për punë, shpikja e lloj-lloj mënyrave për të përfituar padrejtësisht nga sistemi i ndihmave sociale, etj. Por ata janë edhe patriotë të mirë, kurdoherë gati të rrokin armët për të kryer detyrën ndaj atdheut, e që admirojnë çdo gjë që ka lidhje me ushtrinë dhe forcat e armatosura. Për fat të keq ata mendojnë se angazhimi drejt globalizmit ka çuar si në rënien e krenarisë amerikane në përgjithësi, ashtu edhe të konsideratës për ushtrinë në veçanti. “Asgjë nuk na lidhte më, thotë Vance, me aspektet më thelbësore të shoqërisë amerikane”.

Këto shtresa përqafojnë kësisoj teori konspirative nga më të ndryshmet që janë bërë të përditshme në epokën trumpiane. Nuk mund t’i besohet askujt, as shtypit, as televizionit, as politikanëve e as universiteteve, asgjë nuk mund të ndryshohet.

Dhe pikërisht kjo është më tragjikja e të gjitha patologjive sociale që përmendëm më lart, e që janë përjetuar dikur nga të varfërit me ngjyrë e nga Indianët: bindja shkatërruese se ata vetë s’kanë asnjë mundësi për të bërë diçka për të përmirësuar jetën e tyre.

Në këtë kontekst bëhet e kuptueshme përkrahja e tyre për Donald Trump, por nga ana tjetër ajo vetëm sa i përkeqëson këto prirje të dëmshme. Trump shpreh miratimin për çdo hamendje konspirative ekzistuese, e bile shton përditë të reja. Ai nxit shtresat në fjalë të shprehin sa më fort pakënaqësitë e tyre, por kryesisht si grupe, jo si individë. Duket se këta mbështetës të tij janë të kënaqur me përfitime të tilla psikologjike, por potencialisht edhe ekonomike, nëse vërtet arrihet të rigjallërohet industria e të rikthehen vendet e punës. Këto qartazi barazpeshojnë në sytë e tyre, bile edhe tejkalojnë, vlerën e dëmit real të shkaktuar nga politikat e taksave apo të sigurimit shëndetësor të përmendura më lart.

Dhe ashtu Trump u premton shpëtimin, por shpëtim që do të vijë jo nga vetja e tyre, por nga një udhëheqës autoritar si ai, që i flet botës me gjuhën e forcës, e që zotohet se “do të thajë kënetën” (dmth mjedisin e korruptuar në Washington).

Presidenti e quan këtë “madhështi”, por kjo zor se mund të besohet për një fakt të thjeshtë: një individ, grup a popull zot i vetes, apo i madhërishëm, s’ka nevojë ta presë shpëtimin nga të tillë “heronj kordhëtarë”.

(c) 2018, autori.


(1) https://peizazhe.com/2016/08/22/kah-na-erdhen-keta-trumpista/

(2) https://peizazhe.com/2018/02/26/qyteti-mbi-koder-apo-america-first/

87 Komente

  1. Nuk e kam te qarte konkretisht, si do e perdori kordhen Trump, mbasi te thaje keneten, qe kapitalet dhe teknologjia te kthehet ne vendlindje?

    1. Duke frenuar deindustrializimin qe eshte trendi prej dekadash dhe krijuar nje trend te ri reindustrializimi. Ne USA industria jep rreth 19% te GDP , ne Gjermani 30%, ne Japoni 28%, ne Kine 40%.
      Amerika ka pune me keto shtete jo me Luksemburgun dhe Monakon.

      Teknologjia e con lehtesisht industrine ne mbiprodhim, qe do te thote se sektori eshte me fitim te madh, por edhe qe ka konkurrence te forte nderkombetare. Qe dikush te rrise prodhimin e vet, duket qe dikush tjeter ta ule, sepse ritmet e rritjes ekonomike boterore dhe te konsumit jane me te uleta sesa rritja e kapacitetit industrial qe mundeson teknologjia.

      E thene me fjale te tjera qe Amerika te prodhoje duhet te frenohet prodhimi industrial i shteteve te mesiperm qe jane bashke me Ameriken top 4 eksportuesit boterore. Ne industri kemi te bejme me nje zero sum game, vita mea, mors tua.
      Heperhe per vendet e mesiperme, Amerika eshte pula qe ben veze te arta, meqenese eksportojne shume me teper sesa importojne, pikerisht sepse Amerika ka pasur deindustrializim. Tani shfrytezuesit i thone pules vazhdo me vezet e tua te arta, po pula duket se po rebelohet.

      A do ia dale Trampi te reindustrializoje shume sektore amerikane dhe keshtu te ule deficitin tregtar ?
      Sfida eshte e jashtezakonshme, por jo e pamundur. Me siguri i duhet te perplaset me shtetet qe perfitojne prej vitesh nga dobesia industriale e saj, sepse qenit veshtire se ia heq dot kocken nga goja, mund te lesh gishtat nqs e provon.

      Po Trampi ka te miren qe ka çliruar skenen nga hipokrizite morale, mund te vendose pa e çare koken, me nje objektiv te vetem e te qarte, interesin amerikan. Ne Shqiperi eshte gati e pamundur, se te hidhen ne fyt te medhenjte, po Trampi Rocks se udheheq Ameriken.
      Te shohim ne te ardhmen sa bythe ka.

      1. Pak rendesi ka nese ja arrin Trampi ose jo, ose kjo ka vetem rendesi per ke eshte kunder dhe pro tij, dmth per tifozet e te majtes dhe te djathtes politike.

        Per ke nuk eshte tifoz eshte evidente qe politika amerikane, si çdo politike e çdo vendi tjeter, eshte ciklike. Ashtu si mbas Obama internacionalistit, erdhi Tramp nacionalisti, do te vije patjeter nje tjeter kozmopolit qe do komadoje “qytetin mbi koder” te Saukut. Kjo eshte fatale, siç eshte fatale – gje me pak e vene re, por jo me pak evidente – qe cikli i ka amplitudat ne rritje te akseleruar, pra rrezikon shkallmimin perfundimtar, ose te pakten, sipas shpreses se tifozave, bllokimin e ciklit ne njeren faze te vetme dhe eliminimin e fazes tjeter, dmth diktaturen e majte ose te djathte, kujt t’i bjeri bixha.

        Pastaj shifrat e biznesit qe ti, dhe shume te tjere te zanatit, i ke qef, gjendet nje menyre per t’i pershtatur sipas situates, sepse nuk ishin budallej intelektualet e Obames, qe mbyten dynjane me shifra “reallizimimi i pllanit” 4 vjeçar, ose, sipas rastit, per tu mos u ndjere per shifra, kur nuk u leverdiste.

        Nuk e ke vene re qe shkrimi kryesisht kete po thote, qe njerzit kane zgjedh Tramp ne kundershtim me racionalitetit qe dikton interesi i xhepit personal, gje qe behet sikur nuk vihet re ne tema te tjera mbush me shifra biznese bylmeti. Thene kjo si per tifozet e majte, ashtu edhe per te djathtet. Prove kjo qe politika eshte fenomen me teper i ndjere (ose fenomen kulturor, iracional), se interesa, shifra, sondazhe, statistika racionale.

        Prova shkon me larg nese rritet pika e pamjes, qe racionallizime pllani, interesa, shifra, sondazhe, statistika jane veshje qe mbulojne, jane fenomene qe veshin noumenin.

        1. Ne fakt psikopat, shkrimi mund te thote shume gjera, po Obamacare dhe taksat, Trampi i kishte premtime elektorale dhe u votua edhe per to, dmth duket se votuesi mesatar, punetori i bardhe nuk sheh me leverdi te paguaje sigurime shendetesore me detyrim apo te duket te vuaje nga taksat me te uleta te biznesit. Xhepin e tij e di vete ai, po ta zeme te rinjte nuk para kane nevoje per mjekun, kur eshte me detyrim e paguajne, perndryshe i riu mund edhe te mos i paguaje sigurimet shendetesore perderisa nuk e sheh spitalin me sy. Nuk mund te thuash tani, se para Obamacare amerikanet ishin ne pike te hallit nga pikepamja e mjekesise dhe tani qe u hoq do rikthehen ne pike te hallit.

          Mund te pajtohemi me faktin qe sistemi amerikan eshte me pak solidar me shtresat ne nevoje ne kete pike (e jo vetem), por eshte e pamundur qe nje sistem i tille te demtoje xhepin e votuesit mesatar trampian, sepse kush punon ne Amerike eshte absolutisht ne gjendje te paguaje sigurimet shendetesore, i jepet ne rroge. Madje keshtu ka lirine te mos e paguaje. Mos harro se ne Europe i shendetshmi paguan edhe per kostot e medha te te pashendetshmit, nuk paguan thjesht koston e vet.

          Obama e la ekonomine me 1.5% dhe dukej se do binte ne recesionin ciklik pas disa vitesh rritje. Fati apo merita e Trampit qe ekonomia u rrit mbi 2 % dhe kete vit mbi 2.5 %, duke i treguar heperhe targen recesionit ciklik dhe vendeve te medha perendimore (te cilat do rriten me pak se Amerika).

          Ato muhabetet me diktature jane paranoja te vjetra te internacionales komuniste, meqenese lufta mes nacionalisteve dhe komunisteve ishte nje fenomen pak a shume boteror nga Revolucioni Bolshevik deri ne luften e Vietnamit ( me dy konflikte ende te pazgjidhura, mes Koreve dhe Kines e Tajvanit).
          Ish internacionalistet komuniste jane bere kryesisht majtiste liberale dhe per hir te kesaj trashegimie jane bere koalicion me djathtistet liberale, gjasme armiqte e medhenj kapitaliste, per te mundur djallin nacionalist.
          Prandaj edhe del Trampi e te tjere, se te majte e te djathte jane bere bythe e breke bashke, kunder punetorit vendas, qe eshte shtylla kurrizore e shtetit, te paret e te cilit kane lene kockat ne luftera, ne pune, ne protesta e demostrata per te drejtat e punetoreve, pikerisht per t’u arritur mireqenia e sotme.

          Me ka rastisur ne nje ambjent x, te degjoja nje te ri hungarez, qe shante para e prapa Orbanin (shume prej tyre te drejta), pastaj filloi te tallej me historine e Hungarise, 5 shekujt e pare kur sherbeu si barriere kunder tribuve turko-mongole te stepes dhe avancimit osman. I riu dukej qe ishte kryqezim mes races kaukazike dhe races mongoloide. A eshte legjitime qe te tallet me historine e kombit qe e ka pranuar si te vetin me te drejta te plota ?

          Kemi nje perpjekje te gjithanshme per çmontim te shtylles kurrizore te shtetit dhe kjo nuk ka si te mos sjelle reagim, eshte racionale te kete reagim.
          Nuk eshte çeshtje thjesht shifrash e planesh ekonomike, po pervijohet nje thyerje e madhe identitare, qe do te sjelle probleme te medha, nqs do te vazhdohen politikat kunder shtylles kurrizore te shtetit. Sa me pare te kuptohet kjo dhe pala pergjegjese te terhiqet, aq me mire do te jete per te gjithe.

          1. “Ato muhabetet me diktature jane paranoja te vjetra te internacionales komuniste, meqenese lufta mes nacionalisteve dhe komunisteve ishte nje fenomen pak a shume boteror nga Revolucioni Bolshevik deri ne luften e Vietnamit ( me dy konflikte ende te pazgjidhura, mes Koreve dhe Kines e Tajvanit).”

            Po paranojen nacionaliste nazi-fashiste “teori komploti” ku e le? Pranej them se tifozeve kur nuk ju leverdis, i lene menjane gjerat qe s’ju leverdisin.

            Nese ty te leverdis te vesh ne dukje bashkimin e liberaleve te djathte me te majtistet liberale per te shkallmuar shtyllen kurrizore te shtetit, pa problem, e majta dhe e djathta ridimensionohet dhe perkufizofet ndryshe: te majtet jane kunder shtylles kurrizore te shtetit, te djathtet mbrojne styllen kurrizore te shtetit. Nuk eshte as novitet kushedi se çfare, sepse ishte pikerisht ky lloj ridimensionimi dhe riperkufizimi qe u be ne fund te Republikes Weimarit.

            Siç e shihet situata eshte e ngordhur, nuk ka asgje te re, e as mund te behet me nje gje e re, bile as krime te reja me stil te vjeter nuk behen me. S’ka Hitler me, Trumpi as Hitler nuk mund te behet me. Shume shume eshte nje shtytje e re, pak a shume origjinale, ne humnere.

            Siç thashe ngordhja do vije ngadale, ciklike per çdo kater vjet nje ngazellim dhe shprese e re, qe perfundon ne deziluzionin banal: “edhe ky Trampi nuk na doli gje, qenka me keq se Obama”. Nuk u tha keshtu per Obamen dhe Bushin? E kush rri te mbaje bishtukun se çfare thone tifozet çdo 4 vjet ose çdo 8 vjet, kur tani nuk mban mend njeri se çfar ka ngrene mbreme?!

            1. Ne fakt ti fole per diktatura te majta e te djathta, jo per teori komploti. Nuk di se ku i ke pare akuzat per diktatura te majta . Teorite e komplotit jane te pafundme ne cdo fushe, nga grupe te ndryshme, nuk ia vlen te merresh me to, sepse duket te jete ne natyren e njeriut te shohe komplot aty ku qimja nuk qendron si duhet. Jo se s’ka sipermarrje komplotiste, po se realiteti ne makro eshte shume i koklavitur qe komplotisteve te vertete t’u shkojne gjerat fjolle e te jene vendimtare neper procese te ndryshme.

              Te gjithe mund te bejme pikniqe ne epoka te ndryshme historike, po pikniqet e tua deshmojne se nuk je aq i shkeputur nga çeshtjet ne fjale sa pretendon.

              Gjithsesi ke te drejte qe Trampi mund te dale si Obama, ne mos me keq, ne fund te fundit si ne rastin e Obames, te besh reforma te thella do bythe. Obama s’kishte, te shohim nese ky plak e ka vertet flak’ atdhedashurine.

            2. Nuk ka diktature te pa shoqeruar me teori komploti (ne literaturen politike eshte nje banalitet, por jo e vertete, qe diktaturat klasike te djathta llapin pa pushim per “komplotin hebre”). Pothuajse jane e njejta gje. Biles jane e njejta gje, por nuk kam nge te mirrem me sqarime te metejshme per mikrobin e tifos.

              Nuk u ngopet tu pa vazhdimisht bythe amerikane?

            3. Eshte me rehat pa hipokrizi.
              Po pse zotrote nuk e lidh çeshtjen me De Golin po fantastikon per hitlera e komplote hebraike ? Aq me teper kur Trampi i doli kunder gjithe botes per te levizur ambasaden ne Jeruzalem, ç’pune ka ketu komploti hebraik ?
              Ti psikopat dukeshe i çliruar nga paranojat e vjetra te internacionales komuniste, duket e çuditshme qe re pre e tyre brenda 2 komenteve.

              Pastaj thone pse ka e majta renie te lire pothuaj kudo, normal kur shkeputesh nga punetoret vendas duke i akuzuar te gjithe si naziste, ne vend qe te merresh me problemet e tyre, normal edhe peson pikiate,

              Paskan qene te gjithe psikokriminele dhe nuk e paskemi ditur. Do na duhet psikopolicia i nderuar psikopat.

        2. Nuk e ke vene re qe shkrimi kryesisht kete po thote, qe njerzit kane zgjedh Tramp ne kundërshtim me racionalitetit qe dikton interesi i xhepit personal.

          Problemi është se kur flet pa fakte dhe shifra, dhe po qe se muk thua ndonjë gjë gjeniale, rrezikon të përfundosh në platituda.

          E ka sqaruar Hyllin në komentin e vet, por po e shtoj edhe unë. Obamacare nuk kishte ndonjë vlerë në ekonomi, sepse nuk është se e nxori shëndetësinë nga kthetrat e biznesit të insurancave (arsyeja kryesore përse rriten kostot). Realisht Obamacare nuk ndryshoi asgjë, dhe shërbeu vetëm për të galvanizuar elektoratin në grupet përkatëse.

          “Fenomenet” e Hillbillies nuk mund të analizohen thjeshtë nga Elegjitë dhe Deliverance të Hollywood-it, dhe elitave. Problemet e këtyre njërzve janë reale (papunësia dhe urban decay). Sepse ndryshe nuk e shpjegon dot se si Rust Belt që votoi dy herë për Obamën, u kthye dhe votoi për Trump. Këta të fundit nuk janë hillbillies, por janë “organized labor” dhe Unions që nuk kanë votuar asnjëherë një kandidat Republikan më parë. Harrohet se Obama në mandatin e parë financoi General Motors, dhe fitoi mandatin e dytë pikërisht në përballje më një djalë nga Michigan-i që kishte kërkuar ta linte GM të flimentonte (Chapter 11 i thonë në USA ristrukturimit në kushtet e falimentimit), dhe me njw shumicw votash pikwrisht nw Michigan dhe Wisconsin, prejardhja e kandidatit pwr President dhe Zëvëndes President të Partisë Republikane.

          Problemi është që mandate i dytë i Obamës, si në ekonomi ashtu edhe në politikën e jashtme ishte zhgënjyes. Shtoi edhe kandidimin e “dhunshëm” të Hilarisë dhe konkluzioni është Trump.

          Çështja nuk është se si Trump fitoi ndaj Hilary, por se si fitoi në Partinë Republikane? Dhe këtu vijmë tek politikat ekonomike të establishmentit që përvec retorikës, nuk ndryshojnë as majtas, as djathtas.

          Hollywood-i dhe elitat e New York-ut në TV ua kishin mbushur mëndjen të gjithëve se as Hillbillies, dhe as Organized Labor nuk dinë të votojnë sipas interest të xhepit.

          1. E pashe se çfar ka sqaruar Hyllin, Obamacaren ke sqaruar dhe biznesin e vogel te bylmetit. Sqarime per t’i bere bisht çfare ngre shkrimi, qe merret me idealin qe ka USA ne themel te krijimit dhe misionin e saj nga eterit themeltare ne maje te kodres.

            E ka ndryshuar Trump kete ideal, apo eshte nje “teori komploti” hebreje e majte ne maje te kodres te medias?

            I beni rreth kesaj çeshtje te shkrimit shifrat dhe faktet po te doni te na hapni syte.

            Bej çudi qe autori nuk po i del per zot shkrimit.

  2. Se duke shkruajtur, nuk kisha lexuar as komentin e fundit te Hyllin me psikopolici.

    Po ti Hyllin tifoz i djathte, paske qene keq per kundeshtar tifoz psikopat te majte qe eshte kunder Hitlerit, De Golit dhe Trumpit? S’ti jep blogu keto mundesi? Dil pi i kafe poshte shpise ne cep te rruges, gjen aty lloj lloj.

    1. Me paske keqkuptuar, une kam respekt per figuren e psikopatit. Ne lashtesi quhej si i zgjedhuri i hyjnive, prandaj edhe orakujt flisnin perçart. Normalisht hyjnorja nuk mund te hyje dot ne nje trup te vdekshmi pa shkaktuar simptoma te caktuara, perndryshe do te merrej e mireqene qe i vdekshmi e permban hyjnoren.

      Psikopolicia dhe psikokrimi nuk kane lidhje me psikopatin, po jane koncepte te Orwellit, qe ti e di shume mire, po u nxitove ne replike, pa i bere thirrje kujteses.
      Ideja ishte qe tani gjysma e popullsise po na del psikokriminele, qe e paskan fshehur psikokrimin me shume dredhi dhe hallin nuk e kane si te shkojne ne fund te muajit dhe te paguajne ato billet per gjithfare kredish qe mund te kene shpikur.mendjet e bankiereve ne shekuj, por e kane hallin si te vrasin ndonje çifut apo zezak. Keta psikokriminele duhen futur te gjithe ne burg, si fillim kuptohet.
      Nejse, te shohim njehere mos ben Roma ndonje mrekulli si me Barçen,

      1. Shif se mos takon ne kafe autorin e shkrimit, keshtu mund te diskutoni bashke per biznesin e gjizes.

        1. “Normalisht hyjnorja nuk mund te hyje dot ne nje trup te vdekshmi pa shkaktuar simptoma te caktuara, perndryshe do te merrej e mireqene qe i vdekshmi e permban hyjnoren.”

          Hyjnorja nuk eshte gjize qe hyn ne trup, o eshte ne trup, o nuk eshte, nje nga te dyja.

          “Ideja ishte qe tani gjysma e popullsise po na del psikokriminele, qe e paskan fshehur psikokrimin me shume dredhi dhe hallin nuk e kane si te shkojne ne fund te muajit dhe te paguajne ato billet per gjithfare kredish qe mund te kene shpikur.mendjet e bankiereve ne shekuj, por e kane hallin si te vrasin ndonje çifut apo zezak. Keta psikokriminele duhen futur te gjithe ne burg, si fillim kuptohet.”

          Ka nje variant me logjik dhe me te lehte per tu zbatuar: te futen ne burg bankieret psikokriminele hebrej.

          1. Shkruan:

            Ka nje variant me logjik dhe me te lehte per tu zbatuar: te futen ne burg bankieret psikokriminele hebrej.

            Supozoj se po e thua me ironi këtë, ose si një lloj argumentimi ad absurdum.

            1. Mbasi i futem ne burg bankieret, pa ironi dhe seriozisht, me urdher te Internacionales Komuniste, tani vetem ironia na ka ngel.

              Kurse seriozisht pagujme kestet e borxhit per shtepine, makinen, dhe dhembet e vene prej plasmasi.

      2. Hyllin, me terhoqi vemendjen tek komenti juaj hyrja e hyjnores (ne trupat e vdekshem).Aq me teper qe kjo lidhet me pseudonimin tuaj Hyllin.Jam jashte teme, por duke supozuar qe rasti mund te mos e sjelle me perdorimin e hyjnores qe hyn(apo del) , me intereson nje shpjegim nga ju per raportin qe mund ose s’mund te ekzistoje midis fjaleve : Hyll (yll) , Hy (Hyu) dhe foljes me hy.

        1. aleks, nuk kam ndonje mendim per lidhje te mundshme, jane etimologji te veshtira, me shume se lidhje jane lodhje. Psh h- nistore nuk ka nje histori te qarte ne shqip, madje as ne indoeuropianistike. Dime shume pak per evolucionin e shqipes e shpesh ajo pak eshte edhe keq.

  3. “Shtresat e varfëra shprehin protestën ndaj globalizmit dhe faktin që ato ndjehen më të prekurat nga vështirësitë ekonomike, nga paragjykimet etnike, nga rënia e moralit familjar e nga humbja e statusit shoqëror.”

    Ndoshta kjo mund të jetë një ndër arsyet për kundërshtimin e globalizmit, por nëse shfleton John Ralston Saul, apo Douglas Murray mund të depërtohet disi më thellë në konstruktin logjik të kundërshtimit.

    1. Po pate mundesi na i jep me pak fjale se çfar thone keta autore per kete çeshtje.

      1. Ernesti ka të drejtë kur shkruan:

        “[P]ër gati 50 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë elitat liberale dhe konservatore ndanin të njëjtin vizion për të ardhmen, pavarësisht se me versione të ndryshme. Kështu liberalët theksonin rolin e institucioneve ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes aktorëve të ndryshëm politikë të skenës botërore. Ndërsa konservatorët flisnin për tregti e shkëmbime të lira ndërmjet këtyre aktorëve, gjë që nënkuptonte se e ardhmja do të ishte globale, e integruar dhe multietnike.”

        Për të kuptuar logjikën e kundërshtimit të globalizmit duhet patur parasysh se kjo shkollë mendimi që na pëlqen ose jo derivon nga internacionalizmi, ka tre dimensione: atë politik, ekonomik dhe kulturor. Aspekti politik dhe ekonomik duket se ka marrë më shumë vëmendje, duke lënë në harresë atë kulturor që lidhet me identitetin e “aktorëve” në lojë. Me fjalë të tjera, në lojë e sipër u pa se “vaksina” e multietnicitetit/multikulturalizmit në vend të integrimit dhe shëndoshjes së shoqërisë prodhoi reaksion. Reaksionet i bëjnë të pafuqishëm ata që preken prej tyre thotë John Ralstone Saul dhe pyetja akute është: tek kush kalon fuqia që “ikën” prej tyre? Ai madje shprehet se tanimë jemi në post-globalizëm dhe ajo që nevojitet përballë rritjes së toneve populiste për shkak të shpërqëndrimit, pesimizmit, konfuzionit, është krijimi i një aleance të qytetarisë (citizenship vs. populism). Per globalistin thotë ai e rëndësishme është t’i shesë sa më shumë tjetrit, duke parë tek ai në mënyrë cinike thjesht edhe vetëm konsumatorin, asgjë më shumë.

        Po a jemi ne thjesht konsumatorë? Dhe a mund t’i përgjigjemi kësaj dallge të verbër veçmas e me pesimizëm (Fukuyama del edhe tepron…) apo së bashku?

        JRS thotë: “At a time when it’s clear that the narrative around immigration and citizenship has broken down in the West, and that people who want to encourage fear have taken control of the narrative, there’s a desperate need to create a new one, and replace the 75-year-old postwar narrative. That can’t be done alone. That requires all those different kinds of people from different countries, different languages, working together to create it.”

        Më duket se fola ca si shumë për JRS kështu që psikopat, nëse ke kohë dëgjoje Douglas Murray-in tek flet vetë. Në parantezë: kur i përgjigjet pyetjeve që lidhen me myslimanizmin, ai qartësisht ka parasysh myslimanizmin radikal (të llojit imponues) dhe jo këtë të moderuarin që kemi në Shqipëri, me të cilin shesim mend lart e poshtë kur na jepet rasti ☺
        https://youtu.be/J75-UsMhKBo?t=6m2s

        Ndër të tjera Murray përmend një thënie të Edmund Burke që po e jap të plotë meqë më duket se zë vend mirë në diskutim:

        “[Society] is a partnership in all science, a partnership in all art, a partnership in every virtue and in all perfection. As the ends of such a partnership cannot be obtained in many generations, it becomes a partnership not only between those who are living, but between those who are living, those who are dead, and those who are to be born.”

        1. Ne fakt Teuta emigracioni nuk eshte produkt ideologjik. Po te ishte do e kishim Shqiperine plot me emigrante. Nuk eshte globalizmi qe I solli emigrantet dhe nacionalizmi qe do i deboje. Vendet e zhvilluara kishin rritje ekonomike dhe renie demografike prej uljes drastike te lindshmerise. Kjo situate krijoi nevojen per krahe pune, alternativa ishte renia ekonomike ne perpjestim me renien demografike dhe kraheve te punes. Meqenese renia ekonomike do te mund te sjelle edhe shembje ekonomike e te gjithe sistemit u zgjodh rruga e thithjes se emigranteve. Franca ka filluar te thithe emigrante qe ne fund te shekullit 19 prej krizes demografike, pasi humbi 1,4 milion ushtare ne L1B I shtoi perpjekjet per thithjen e emigranteve. Shembulli freng u tregoi vendeve te tjera se emigracioni ishte rruge e pershkueshme. Nqs vendi ka nevoje per krahe pune do te pranoje emigrante. Greku ka qene gjithnje gati per lufte me ne po pranoi 700 mije emigrante shqiptare. Per ta sjelle tek Trampi, Amerika ka papunesi te ulet, 4% qe ne kapitalizem quhet edhe papunesi reale 0 , keshtu qe Amerika do te vazhdoje te thithe emigrante per te siguruar rritjen ekonomike. Ajo qe ndryshon eshte qasja, emigrim I lire apo I kontrolluar sikunder e kontrollon sa mundet Kanadaja, Anglia, Australia, vendet skandinave e vitet e fundit Gjermania. Vendet e papergjegjshme nuk e kontrollojne, vendet e pergjegjshme e kontrollojne. Trampi do ta fuse Ameriken tek lista e vendeve te pergjegjshme. Por Amerika ka per te pasur emigracion sepse ka papunesi zero dhe I duhet absolutisht emigranti. Ajo qe nuk kuptohet mire eshte pse BE u ka ngecur emigrantet vendeve kufitare te saj, kur Italia ka papunesi 11%, Spanja 17% dhe Greqia 22%. Ku t’i fusin keto shtete emigrantet , kur kane papunesi te llahtarshme? Keta reaksionaret thone le ti marrin globalistet ne shtepi e tu lajne kurrizin. Sikur te ishte thjesht ceshtje ideologjike do te ishte shume gje e bukur. Po nuk eshte ashtu.

          1. Hyllin, Kanadaja ndryshe nga Amerika ka patur një qasje mjaft liberale ndaj emigracionit, aq sa në momente të caktuara dukej sikur i bënte shemëri Amerikës me deklaratat e ngrohta mikpritëse të Trudeau përballë atyre gjithë zemërim të Trump. Gjë që provokoi reaksion brenda vendit të vet dhe shpresë tek emigrantët ilegalë të U.S.

            Ja më të fundit lajme nga “Wonderland”:
            https://www.reuters.com/article/us-canada-immigration-border/canadas-trudeau-grilled-on-efforts-to-turn-back-asylum-seekers-idUSKBN1I24L8

            Sa për diskutimin nëse çështja është apo jo ideologjike, duke patur parasysh njohuritë tuaja të cilat i vlerësoj, a nuk ju duket se referuar historisë (në ngjarje dhe shifra) do të mbërrinim në përfundimin se në momente kyçe të saj paratë kanë qenë gjithmonë instrumente kontrolli në funksion të ideologjive? Nuk ka rëndësi të cilit krah.

            1. Kanadaja eshte e ngrohte vetem me llafe, se sistemin e saj te imigracionit me pike, nuk po e cajne dot njerez te shkolluar. Po te ishte aq mikpritese hispaniket nuk do rrinin nga 10-15 vjet ilegale ne Amerike, po do shkonin te benin dokumentat ne Kanada. Eshte e ngrohte kur vjen me rregulla, kjo po. Pyetjes mund ti pergjigjem edhe po, ne parim. Ne rastin konkret ideologjike eshte vetem ceshtja nese emigracioni duhet te jete I kontrolluar apo I pakontrolluar. Globalistet jane per emigracion te pakontrolluar, nacionalistet jane per Kontroll. Nqs nje vend ska pune as per vendasit, emigracioni duhet te jete zero, precedencen e ka shtetasi. Mua kjo nuk me duket as skandaloze, as antihumane. E kunderta mund te jete e vertete, kur ne nje vend qe ska pune ngec edhe qindra mije ne mos miliona emigrante neper kampe perqendrimi, ku jetojne 100 veta ne nje kapanon.

        2. Teuta, ne fakt une kerkova qe t’i thoshje ti me fjalet e tua tezat, dhe çfar ka me rendesi, çfar mendon ti vete per kete çèshtje.

          Sidoqofte une humba kohe per lexuar verdalle per keta qe propozove, por perveç aftesive angleze per ta sintetizuar problemin dhe renies se burive te apokalipsit si xhentellmen, nuk vura re ndonje ilaç te veçante per zgjidhje te situates.

          1. Psikopat, meqë ke pseudonimin më të hareshëm në këtë diskutim serioz (!) dhe ke arritur në konkluzionin bombastik se “Dreqi tani eshte bere staticien”, po të përshëndes me këtë këngën elitare që thotë:

            Koha është teatër,
            Njerëzit janë aktorë,
            Zoti cakton rolet,
            Dreqi regjisor…

            https://www.youtube.com/watch?v=z1nWzhC4I6s

            Ilaçin për zgjidhjen e situatës e gjen tek fjala, ajo e shkruar ose e thënë.

  4. Falenderime të gjithëve për interesin e shprehur për shkrimin, dhe për diskutimet konstruktive. Po pëpiqem të vendos këtu një numër pikash sqaruese për disa çështje kryesore, edhe pse disa mund të jenë ”degë”, jo objekt i drejtpërdrejtë i shkrimit.
    1) Deindustrializimi. Kjo dukuri është e vërtetë, dhe gabimi i Amerikës ishte fokusimi tek shërbimet, sidomos ato financiare, me norma të larta fitimi, duke ja lënë Kinës prodhimin e pjesëve të këmbimit dhe mallrave të konsumit (mbase kapitali amerikan u tregua më lakmitar). Megjithatë Amerika ka forca të mëdha për të përballuar Kinën (kjo mund të jetë objekt i një artikulli të veçantë);
    2) Ciklet. Thelbi i çështjes është nëse do kthehet dot bota drejt nacionalizmit. Këtë përfaqëson në vetvete edhe dukuria Trump/populizmi i djathtë europian. Nuk dua të bëj hamendje, por argumenti më i fortë për globalizmin kundër nacionalizmit është se bota ka qenë dikur te nacionalizmi, dhe ka parë pasojat, me luftra etj. Kundërargumenti mund të jetë që globalizmi ishte krijesë e Perëndimit, por që fuqizoi gjithashtu zhvillimin e Lindjes (dhe të Jugut global) duke u shoqëruar me pasoja që nuk ishin shqyrtuar seriozisht. Globalizmi tashti kërcënon vetë Perëndimin, sidomos me problemin e imigracionit, prej ku populizmi, trumpizmi etj.
    3) Rrëshqitja në diktaturë të majtë apo të djathtë. Ky është një argument i dashur sidomos për të djathtën amerikane. Demokratët thirren rëndom komunistë, socialistë, stalinistë, etj. Këtu përfitohet hapur nga padituria e theksuar e amerikanëve për këto terma dhe historinë e tyre. Edhe e majta ka filluar ta quajë të djathtën fashiste. Por në historinë e Perëndimit s’ka pasur asnjë rast kur diktatura komuniste të jetë vendosur me rritje graduale të rolit të shtetit. As fashizmi s’ka ardhur gradualisht, vetëm në çaste krizash të thella (përveç asaj që nazistët erdhën në fuqi me zgjedhje). Por ndryshimi qendron në atë që një rrëshqitje drejt autoritarizmit të djathtë është më afër mendjes krahasuar me të majtin. Kjo sepse i djathti nuk ka në shënjestër pronën private, pra ndryshimet në shoqëri janë më pak të ndjeshme se në rastin e kundërt. Po shtoj kalimthi se edhe Duçja e kishte për zemër tharjen e kënetave si Trump (drenare la palude).
    4) Votimi i politikave kundra ”xhepit”. Kjo është prirje e filluar qysh me luftën kulturore në vitet ’70, sidomos nga Religious Right. Edhe hillbillies kanë vërtet probleme, por identiteti i tyre dhe vendi që zenë në shoqërinë amerikane është me rëndësi për ta. Prandaj në artikull bëhet një paralel të gjatë me tezat e Du Bois për punëtorët e bardhë në lëvizjen për të drejtat civile. Më shumë hollësi për përparësinë e çështjeve kulturore ndaj atyre ekonomike e gjeni në librin tim ”Një Komb nën Zotin”, AIIS, Tiranë 2016.
    5) Obamacare. Kundërshtimi i saj prej së djathtës sikur të ishte murtajë lidhet përsëri me individualizmin amerikan, dhe me konsiderimin e shtetit si armik të individit. Prej ku edhe frika prej Obamacare e konsideruar si rrëshqitja e lartpërmendur, dhe hapi tjetër do ishte doemos gulagu stalinian. Një gjerman, apo zviceran apo norvegjez do habitej pë masë po t’i thuhej që mjekësia falas për të gjithë, e paguar nga taksat, kufizon lirinë tënde personale. Pastaj dihet se kujdesi shëndetësor është një shërbim apo produkt që secili do ta konsumojë doemos herët apo vonë, prandaj ka kuptim angazhimi i europianëve për shoqëri të shëndetshme me kontributin e të gjithëve.
    6) Misioni i Amerikës në botë. Ky ka të bëjë me kuptimin nga amerikanët të vendit të tyre, dhe ka qenë historikisht ”qyteti mbi kodër” jo izolacionizmi. Më gjerë e kam diskutuar në shkrimin tim të kaluar në PTF si edhe në libër. Nuk marr përsipër të them se cili nga dy pozicionet është më i miri, se të dy kanë pluse dhe minuse, por po e përsëris se deri tashti ai ka qenë. Ne shqiptarët e kemi pasur dy herë këtë vizion haptazi në interesin tonë kombëtar: me 14 pikat e presidentit Wilson më 1918 dhe me luftën e Kosovës më 1999. Sa për Trump, ai asnjëherë nuk i referohet atij vizionit, por e ka zëvendësuar me të kundërtin e tij ”America first”.

    1. “Nuk dua të bëj hamendje, por argumenti më i fortë për globalizmin kundër nacionalizmit është se bota ka qenë dikur te nacionalizmi, dhe ka parë pasojat, me luftra etj.”

      Kjo nuk eshte e vertete ne nje pikpamje me te gjere te historise veshtruar pertej historise moderne, sepse lindja e nacionalizmit si ideologji eshte nje prej shenjave te ardhjes se modernes.

      Kjo “harrese” shpjegohet me faktin qe kane ndodhur ç’kishte per te ndodhur ne histori dhe s’ka me te reja, ka vetem referime false per nazionalizma, fashizma, komunizma ne te kaluaren (shiko diskutimin tim me Hyllin), ose referime per te sotmen shtyje e mos e keput.

      1. OK, por po të shkojmë përtej historisë moderne, dmth 2-3 shekujt e fundit, kuturisemi si tepër larg për të nxjerrë ndonjë gjë për këtë që po flasim.

        Po iluzioni i ”fundit të historisë” apo që ”në histori s’ka më të reja” prandaj ose të lumturohemi (optimistët) ose ta shtyjmë (pesimistët) ka qenë i pranishëm edhe më parë në momente te caktuara. Për fat të keq janë shfaqur dukuri që i kanë përgënjeshtruar iluzionet. Kështu mendohej p.sh. para Luftës I apo pas rënies së Murit më 1989, dhe e dimë se çfarë ndodhi.

        1. Edhe koncepti i Fundit te Historise varetnga pikpamja qe ke, dmth ku e ke vendos piken e referimit.

          Psh neqoftese nje shitse bylmeti i permbytet magazina e gjizes, per te ka ardhe Fundi i Botes, per nje obamist neqoftese merr fund obamacare dhe Trumpi zgjidhet per here te dyte dhe te trete eshte Fund i Botes jo vetem i Historise, per nje hegelian Fundi i Historise eshte realizimi i Idese Absolute, per Noen ishte Fundi i Historise kur ja nisi rrebeshi.

          Pra edhe Fundi varet sipas takatit te personit, si çdo gje tjeter.

          1. Koncepti i Fundit të Historisë është i mirëpërcaktuar si concept globalist dhe përkufizuar nga Fukuyama.

            1. Pa tjeter qe Fund i Historise eshte koncept globalist, ne kuptimin se presupozohet si global si permase, sepse globalist eshte koncept politik, njesoj si eshte koncept politik Fund i Historise i Fukuyjama. Kurse Hegeli Fundin e Historise e shpjegoi si koncept filozofik, me sakte tologjik te fshehur mbas filozofise.

              Ne origjine eshte koncept fetar, prandaj jo me kot solla shembullin e Noes qe lajmeron nje fund historie qenuk eshte fund literal, por eshte fund i nje lloj historie dhe nisja e nje historie te re.

              Siç e sheh koncepti eshte pak i nderlikuar, ne fakt eshte i thjeshte, por e kane nderlikuar nastradinet qe i referohen vendit aty ku kane lidhur gomarin e tyre. Edhe Fukujama eshte nje prej tyre, e ka bere nje lemsh qe nuk di nga ta kapesh si me i famshmi Nastradin i fundit i demokracise.

    2. Rrëshqitja në diktaturë të majtë apo të djathtë. Ky është një argument i dashur sidomos për të djathtën amerikane. Demokratët thirren rëndom komunistë, socialistë, stalinistë, etj. Këtu përfitohet hapur nga padituria e theksuar e amerikanëve për këto terma dhe historinë e tyre. Edhe e majta ka filluar ta quajë të djathtën fashiste. Por në historinë e Perëndimit s’ka pasur asnjë rast kur diktatura komuniste të jetë vendosur me rritje graduale të rolit të shtetit.

      Në fakt kjo nuk mendoj se i ka rrënjët në padituri. Diktaturat mund të mos vijnë nga rritja graduale e shtetit, megjithëse rasti i Putin dhe Rusisë e vë në dyshim këtë argument, por ato patjetër që janë rrjedhojë e uzurpimit prej shteti të të drejtave të qytetatrëve. Një shtet i madh ka më shumë gjasa ta bëjë këtë se një shtet i vogël. Një qytetar e ushtron rolin e vet më mirë nëse është I pavarur ekonomikisht, dhe jo e kundërta. Një qytetar i varur nga shteti nuk mund të ushtroj rolin si qytetatr në mënyrë të pavarur. Le të mos ngatërrojmë idenë e kolektivit dhe të mirës së përbashkët me shtetin.

      1. Vetem dy verejtje, e para, padituria eshte faktori kryesor, perndryshe ajo lloj propagande (pra qe ”end game” e Demokrateve amerikane eshte nje regjim i tipit te USSR) nuk do zinte vend fare. E dyta, Rusia nuk futet ne ate qe quhet Perendim, dmth s’merret dot si shembull.

        Per gjasat e rreshqitjes nga shteti i madh apo i vogel shih komentin e Hyllin ketu poshte, ora 2:05 pm. Dua te perseris qe rreshqitja s’ka ndodhur asgjekundi ne Perendim deri tashti.

        Per marredhenien qytetar-shtet them se ne demokracite e avancuara shteti eshte shprehje e vullnetit te qytetareve, pra per te bere public good. Nuk ka vend per armiqesi mes shtetit dhe individit.

        1. Dakort, Rusia nuk merret si shembull. Po Turqia mund të merret si shembull?

          E pamë të gjithë – tha Kryeministri – se si donin t’ia merrnin pushtetin (e kishte fjalën për mikun e tij Erdoganin).

          What’s good for the goose is good for the gander – thonë amerikanët. Nëse ka një rrezik të djathtë me Trump në demokracinë amerikane, që unë besoj se ka, patjetër që ka edhe një të majtë. (sigurisht për sa kohë nuk e sheh demokracinë në funksion të ideologjisë)

  5. Eshte interesant fakti qe shpesh, nuk po them gjithmone, permbajtja e komenteve reflekton ne menyre te shkelqyer thelbin e nick-ut te komentuesit, perndryshe thelbi i nickut materializohet ne komente.

      1. With fifty blotches painted on your faces and limbs you were sitting there, and I was amazed, you men of today. And with fifty mirrors around you to flatter and echo your color display! Verily, you could wear no better masks, you men of today, than your own faces! Who could possibly find you out?

        Nietzsche,Thus Spoke Zarathustra

  6. Ne kapitalizem, shtet i madh apo shtet i vogel nuk ka ndonje lidhje me sistemet politike. Nqs duam te gjejme ndonjefare rregulli, me shume si pike referimi per diskutimet, atehere te gjitha argumentat shkojne ne favor te shtetit te madh. Listat per nivelin e demokracise, lirise, korrupsionit etj thone se vendet me shtet te madh, dmth sektor te madh publik si perqindje GDP-je, jane vendet me liri e demokraci me te madhe, me korrupsion me te ulet, me shperndarje me te mire pasurie e po te duam edhe listen absurde te lumturise.

    Vendet ne bote me shtete te vogla, dmth sektor publik te vogel, jane zakonisht vende te botes se trete, autokraci, kaos politik ose edhe lufte civile, ku taksat perfundojne ne xhepat e politikaneve direkt si tangjente pa mberritur fillimisht tek buxheti, demokraci e liria as qe mendohen, papunesi te larte e varferi te madhe.

    Nga ana tjeter. Kina, Rusia apo Irani jane vende me sektor publik te vogel, perkatesisht 22%,17%,18%, cka thjesht e ben çeshtjen e shtetit te vogel dhe lidhjeve me nje sistem politik demokratik pothuajse te pamundur.

    https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2221rank.html#ch

    Duket se ne kapitalizem shteti qe arrin te behet i madh pa shkaktuar renie ekonomike eshte shteti me i mire qe mund te ekzistoje. Perndryshe renia e rolit te shtetit per te siguruar plusin ekonomik duket se eshte rruga me e mire per t’iu larguar demokracise ( zakonisht drejt oligarkise me nje udheheqes autoritar).

    1. Hyllin,

      Nuk mund t’i marrë seriozisht shifrat që sjell për Kinën, Rusinë, dhe Iranin kur dihet që biznesi në Kinë është i subvencionuar rënëdë nga shteti, Rusia është Oligarky/Crony Capitalism par-excellence, kurse Irani është shtet Islamik që rri në këmbë në sajë të ideologjisë, jo në sajë të ekonomisë.

      Kurse vëndet social demokrate të Europës perëndimore, ndonëse shtete të forta, e mbështesin edhe mbrojtjen e tyre tek Amerika.

      Shqetësimi se shteti në Amerikë mund të përfundojë në diktaturë, si dhe roli i shtetit federal, kanë qënë një nga shqetësimet më të hershme te amerikës, si dhe të baballarëve (founding fathers) qysh prej fillimeve.

      Po ashtu tezat që mbrojnë shtetin e vogël janë teza të mirënjohura të së djathtës amerikane (libertarian & conservatives).

      Shqetësimet ndaj shtetit të madh mund të mos jenë më të vjetra se vizioni i “qyteti mbi kodër”, por përtej retorikës, jo më pak i rëndësishme.

      1. Nqs e hape linkun, do e kesh pare qe jane shifrat e CIA-s dhe une te them te drejten nuk gjej dot ne internet shifra me te besueshme se te CIA-s. Prandaj nuk di ç’te te them, nqs ti ke shifra te tjera qe te mbeshtetesh dyshimin tend do i shihja me shume interes.
        Argumenti i subvencionimit qendron, po kjo vlen per te gjitha vendet e zhvilluara dhe eshte nje nga gjerat qe me irriton me shume, meqenese na mbysin tregun shqiptar me produkte te subvencionuara dhe ne s’bejme asgje per te mbrojtur prodhimin tone.

        Kam dijeni per shqetesimet e Founding Fathers, po edhe une megjithese e adhuroj Skenderbeun, nuk do te shqetesohesa shume per shqetesimet e Skenderbeut. Vjen nje kohe qe Founding Fathers megjithe largpamesine e tyre fillojne e behen te lashte. Nqs Amerika ka vendin e 21 ne listen qe tregon indeksin e demokracise , kjo me siguri vjen edhe prej sistemit kushtetues tashme obsolet amerikan.

        Po te sjell nje link dosido se jane shifra manuali
        http://www.businessinsider.com/economist-intelligence-unit-2017-democracy-index-best-countries-2018-1?IR=T

        Kanadaja qe s’ka fare Founding Fathers eshte ne vend te 6 ne kete liste.

        Nderkohe shifra finale del nga keto 5 elemente/kritere

        Electoral process and pluralism: 9.17
        Functioning of government: 7.14
        Political participation: 7.22
        Political culture: 8.13
        Civil liberties: 8.24

        Per krahasim Italia qe ndan te njejtin vend me Ameriken me pike te barabarta 7.98

        Electoral process and pluralism: 9.58
        Functioning of government: 6.43
        Political participation: 7.22
        Political culture: 8.13
        Civil liberties: 8.53

        Amerika ka nje funksionim pak me te mire te qeverise sesa Italia ( te dyja grope gjithsesi), por italia e kompeson me pluralizem dhe proces elektoral pak me te mire dhe lirite civile pak me te medha sesa Amerika.

        Nuk eshte se Trampi do beje ndonje gje te madhe, po nqs rregullon indekset e funksionimit te qeverise dhe te pjesemarrjes politike, te cilat e ulin shume mesataren, atehere ka kryer goxha pune per demokracine ne Amerike.

        Kush e ka ideuar kete indeks nuk e ka pare te arsyeshme te shohe rolin e sektorit publik ne GDP, ne fakt po ta kishte futur ne indeks, shtete si Somalia, Nigeria e Sudani, me sektor publik nen 5% te GDP-se, do te na dilnin shume lart ne indeksin e demokracise dhe piratet somaleze si mbrojtes te lirise.

        Gjithsesi sikunder e pohova me lart, nuk eshte e domosdoshme qe sektori publik te jete i madh qe te kemi indeks te larte demokracie, por ama eshte e pakontestueshme se sektori i madh publik nuk eshte problem per demokracine.

        1. I përmenda “founding fathers” vetëm në kontekstin e diskutimit, meqënëse po flasim për “shining city on the hill”, dhe për të treguar se shqetësimi për rolin e shtetit nuk është nga injoranca por është shqetësim i vjetër, por edhe aktual. Përmdryshe edhe unë mendoj se jo cdo gjë që është parashikuar atëherë ka patjetër të njëjtën rëndësi sot.

  7. “Nqs e hape linkun, do e kesh pare qe jane shifrat e CIA-s dhe une te them te drejten nuk gjej dot ne internet shifra me te besueshme se te CIA-s.”

    Me se fundi doli thelbi i diskutimit: shifrat e CIA, e cila ka degjeneruar ne kalkuluese e sakte e mallit te magazines se gjizes . Nuk ishte keshtu para se te vinte Fundi i Historise i lajmeruar nga magazinieri Fukuyama; atehere CIA kishte ne dore gjysmen e botes, kishte ne dore edhe Zvicren qe tani sipas shifrave te CIA-s del se ka me teper demokraci se Amerika. Atehere America is Great, tani behet nje lesh Great Again me cic mice politike majtas djathtas.

    Gjysmen tjeter te botes e kishte KGB-ja, kurse shtete socialdemokrate si Franca, Gjermania, Zvicra ishin vetem shtetkombe ne leter, sa per te prodhuar pulla poste, nuk kishin vlere tjeter, kishin vlere veçse per te genjyer naivet. Tani kane vlere si shtetkombe qe, perveç naiveve, genjejne edhe te zgjuarit qe shkruajne artikuj dhe libra kunder paditurise.

    Pranej “harrohen” gjerat, prandaj ka vlere harresa, ndryshe kush duron realitetin e sotem te magazines se gjizes ne “qytetin mbi koder”.

    Meshojani ne shifra, populli shifra dhe buke do.

      1. Batute e bukur, gjithsesi ngelet burimi me I besueshem. Psikopat, Cia nuk prodhon shifra demokracie apo ekonomie, thjesht verifikon cfare nxjerrin institucionet pergjegjese. Faqja per mua I ka kaluar kontrollet e kryqezuara. Nqs nuk beson beji kontrollet e tua te kryqezuara. Kaq e thjeshte eshte, nuk ke pse fut KGB e komplote gjize ne muhabet.

        1. Kete e di, qe CIA i ka te dhenat me te besueshme, ose me mire me marr me mend qe eshte keshtu, se nuk kam kohe te humb me u marre me kapterra, nuk jam marre kur ishte per tu marre, jo tani.

          Tani jo vetem beni sikur harroni, por beni edhe sikur nuk kuptoni qe te rroni ne rehati. Pikerisht kete po them qe nuk ka me as CIA, as KGB, as te majte e as te djathte (rasti i Trump eshte nje nga mijra pasoja), as Amerike e as Rusi (Svicer, Gjermani, France nuk ka pas qe mbas luftes dyte), as teori komploti e as teori dreqi, ose me mire me thene vetem teori dreqi ka.

          Dreqi tani eshte bere staticien.

  8. Me fal po ne rastin ne fjale une po beja nje diskutim me L.A. rreth rolit te sektorit publik dhe lidhjeve te mundshme me demokracine , qe ishte stimuluar nga artikulli. Ti tani konteston shifrat thjesht per te bere zhurmuesin. Une mund edhe te bie dakort me ty ne parim se dreqi eshte bere statisticien, po kjo nuk do te thote do fshijme statistikat dhe matematiken. Meqe je I zoti gjeje dreqin aty ku eshte fshehur mes shifrave dhe me ndrico. Perndryshe, nje Shpetim Nazarko del e tepron si figure e babaxhanit qe I ka matur arat me bythe. A ka mundesi qe ne te tjetet t’i masim arat me meter e jo me bythe.

    1. Qetsoju nje here, sidomos me kete punen e bythes se nazarkos, se fjala nxjer fjalen dhe lulzojne ne blog psikokriminelet dhe i hap pune çensures demokratike.

      Une nuk kundeshtoj shifrat me shifra te tjera, per kete pune absurde ke sa te duash kolege ne blog. Shifrat e L.A. jan krejt te kunderta me te tuat, e nuk eshte se ti u binde. Dhe vertet nuk eshte se bindet njeri nga shifrat qe te bindesh ti, por situata me vlen sepse shtoj bindjen time per absurdin e statistikes te keqperdorur (ose nga ty, ose nga L.A., nje prej te dyve ka te drejte). Un kundeshtoj perdorimin statikes per te arritur perfundime absurde si ne studimin statistik tendin qe e nxjerr Ameriken ne fund te listes te demokracise. As nuk i konsideroj keto perfundime, sikur tere akademite e botes ta pohojne. Them edhe qe statistika e perdorur si duhet, mbetet nje shkence e nderuar.

      Akuza qe me ben per zhurmues eshte e dyaneshme, un te akuzoj se zhurmuesi je ti qe kerkon te zhurmosh me shifra rreth te vertetes qe thuhet me fjale.

      Keshtu meqe jemi demokrate sekush te veten, ti vazhdo me shifra, une me fjale. Gjendja eshte absurde e pranoj, por kete po them ne fund te fundit, qe mbas vitit 89-te gjendja eshte absurde komplet (me perpara ka qene deri diku).

      1. Sa për sqarim, unë nuk solla shifra. Thejeshtë kundërshtova korrelacionin mes shifrave (%) së shpenzimeve budgetore v.s. GDP (që mund të interpretohet edhe si shënjë e një shteti të madh) dhe demokracisë e mirëqënies. Unë them se nuk ka.

        1. Nuk ka rendesi se çfar konkretisht ke bere ti (ve re se tani me duket se thua te njejten gje qe pretendoj une), e çfar fantazoj une se çfar ke thene ti. Qe te justifikoj fantazine time, ndoshta ke sjelle shifra kunder ne nje teme tjeter. Ose ndoshta jane kundeshtuar me shifra dy vete te tjere ne nje blog tjeter dhe une ngaterroj vendin, ose ose etj.

          Ka rendesi te dale ideja dhe te kuptohet. Ti te pakten a e kupton ku e kam hallin?

          1. Për ju ndoshta nuk ka rëndësi se c’bëj unë, por ka rëndësi për mua. Unë vërtet i referohem shifrave, por jo patjetër i sjell këtu, sepse dyshoj se është venuja e përshtatshe, sikurse konfirmohet nga ky diskutim.

            Gjithwsesi halli juaj dhe i imi nuk është patjetër halli i të gjithëve në këtë diskutim. As metoda. Them se ka vënd në këtë botë edhe për shifra edhe për poezi.

            Dhe në fund, faleminderit që e ke ngacmuar diskutimin aq sa ke mundur.

            1. Ne kete diskutim, ne me teper se veten tone (per me teper anonime), perfaqsojme nje pozite te caktuar qe permbledh sasira te medha frymoresh qe kujtojne se ne bote ka shume pozita. Ne fakt ka vetem pak pozita, jane vetem disa, shume shume jane sa gishtat e dores, ja po ve ne hesap edhe gishtat e kembes, per te pas mundesi shperndarje statistike sipas Gausit. Ha ha!

        2. “… dhe demokracisë e mirëqënies.”

          L.A. e merr parasysh statistika demokratike shprehjen e Migjenit: me mire nje Sokrat i vuajtur, se nje derr i kenaqur?

          Po se dijte ti, ndoshta e di Hyllin.

          1. Dyshoj se ka shumë Sokratë në këtë botë. Statistikat e derrave nuk i di.

            Por kjo është demokracia, na pëlqen apo sna pëlqen.

            1. Ate qe nuk dini ju te statistikave, e di une dhe Migjeni.

      2. Tani ti mund te mos besosh shume gjera, po instituti qe merret me indeksin e demokracise dhe metodologjia kane nje perkrahje dhe besueshmeri te gjere. Ka dale pikerisht si nevoje qe njerezit te mos krijojne opinione vetem mbi pershtypjet e tyre apo te opinionisteve te mediave. Nqs ti ke nje institut tjeter kerkimor qe merret me indeksin e demokracise dhe rivalizon perfundimet e dhena, atehere bujrum, po kshu me nuk e besoj se ate pune e di une, nuk shkohet gjekundi. Amerika nuk eshte me great, ne krahasim me shume vende ka great vetem xhirimin e lekut, derisa te ngece edhe ai mekanizem.

        1. Shume dakord qe nuk eshte me great, kete po them vazhdimisht (me sa duket duke u lodh me kot).
          Xhirimi great i lekut, dhe te tjera great demokratike, eshte pasoje e para 89-tes kur ishte great me te vertete. Por edhe demokracia amerikane ishte great si pasoje sepse ishte great misioni i “qytetit ne koder”. Demokracia nuk eshte vlere ne vetvete siç kujtojne demokratet, eshte nje instrument per te arritur ne maje te kodres. Nese kuptohet dhe perdoret me vlere ne vetvete, atehere arrihet ne magazine te gjizes.

          Kam nje insitut kerkimor me te fuqishem se Insituti i Statistikes, quhet Pallati i Endrrave mbi Everest.

          Kam edhe BashEndrren.

          1. E qenura e sotme great, eshte vetem çeshtje inercie.

  9. Kulmi i demokracise me duket se eshte arritur ne nje kongres shkencor kur dikush tha se Toka eshte e sheshte dhe se kete e vertetonte cdo mengjez kur shikonte nga dritarja e shtepise se vet. Pjesmarresit u ndane me tresh, disa e besuan, disa nuk e besuan, disa te tjere nuk kuptuan se per se behej fjale. Statistikisht problemi mbeti i pazgjidhur, ama demokracia nuk u cenua.

    1. Në një tjetër konferencë shkencore fizikantësh, dikush që ishte marrë për një kohë të gjatë me studimin e Njutonit, dhe pikërisht të metodës që ndoqi Njutoni duke parë një mollë që ra nga një pemë për të formuluar Principet e Gravitacionit Universal, arriti dhe ky të japë versionin e vet për konstanten gravitacionale G.

      Ky fizikant, pasi kishte parë mënyrën se si shkëmbeheshin mollët në treg, kishte arritur në përfundimin se konstantja G ishte e barabartë me çmimin e një KG mollë shumëzuar me distancën nga shtëpia e fizikantit tek dyqani i mollëve, dhe pjestuar me peshën trupore të vetë fizikantit ($m/KG).

      Kjo konstante pranohet tashmë gjërësisht në të gjitha departamentet me reputacion të e fizikës bërthamore, që nxjerrin nga gjiri i tyre matematikanë dhe fizikantë që i aplikojnë këto njohuri në fushën e derivateve dhe opsioneve në të ashtëquajturat ‘high speed trading” të pazarin të mollëve në Surrel.

      1. Ne nje mbledhje ishkapterash te CIA-s dhe KGB-se ne Pallatin e Endrrave ne koder te Saukut u arrit ne konkluzionin, ne baze te Ligjit te Entropise statistike te pranuar gjeresisht nga fizikantet e Surrel, qe eshte kot t’i besh frymemarrje artificiale nje kufome qe vazhdon t’i rrafe zenra per inerci.

  10. Nuk eshte edhe aq zorr t’i japesh rruge nje diskutimi, sidomos kur eshte i thelle. Lol.

  11. Hyllin, meqe po flisnim per riformulimin dhe riperkufizimin e dikotimise klasike majte-djathte. Me lart ne diskutim me Teuten e ke bere shkelqyeshem riperkufizmin bashkohor, megjithse me duket se nuk ishe shume dakord per te bere riperkufizime:

    “Ne rastin konkret ideologjike eshte vetem ceshtja nese emigracioni duhet te jete I kontrolluar apo I pakontrolluar. Globalistet jane per emigracion te pakontrolluar, nacionalistet jane per Kontroll.”

    Nuk dua me e diskutu kete kapje duke bere tife per njeren ose tjeter pale, se rrezik futemi ne qorrsokak me psikokontroll dhe psikopakontroll. Desha vetem te kujtoj, ty dhe autorit te shkrimit Ernest, lidhur me “harresen” qe ne fillim te shekullit te kaluar, deri para Luftes Pare Botrore, levizja e personave ne bote ishte komplet e lire, nuk ekzistonte as ideja e pashaportes, e cila ne fillim si ide ka lindur ne trurin e Napoleon Bonapartit te infektuar nga Revolucioni Francez, i cili ka qene revolucion nacionalist, dmth revolucion i djathte, fashist qe ka kushtezuar si nismetar te gjitha nacionalimzmat me pastaj.

    Pra desha t’i kujtoj autorit te shkrimit kete “harrese” progresiste, pse jo dhe autorit te blogut qe ka shkruar per vajtjen ne Amerike te brezave te tij te meparshem.
    Brez pas brezi me pashaporte?

  12. Pas KGB-se, Migjenit, Niçes dhe Gjizes ishte radha e Revolucionit francez si fashist. Nuk besoj se po bejme gare kush poston me shume apo kush perdor me shume fjale.
    Pasaportat kane qe ne antikitet, mund te quhen po aq te vjetra sa edhe doganat. Nuk ka pase fare levizje komplet te lire, bujkrobit nuk i lejohej te levizte as nga fshati pa lejen e feudalit, nderkaq portet edhe gjate shek 19 kontrollonin kush hynte e kush dilte, perfshire edhe Ameriken.
    Shtetet kane pasur gjithnje interes te shtonin taksapaguesit, prandaj edhe kane pushtuar ke kane mundur apo kane pranuar emigrante ( Katerina e Rusise pranoi dhjetera ne mos qindra mijera bujq gjermane).

    Nje nga arsyet pse tolerohen klandestinet eshte se paguajne gjithsesi taksat e konsumit, perndryshe shteti ka leverdi t’i legalizoje. meqenese shton bazen e taksapaguesve.
    Vetem TVSH-ja perfaqeson 30% te gjithe taksave qe mbledh shteti ne Itali e diku tek 25% ne Shqiperi (ndoshta pak me shume).

    Kur flitet per kontroll te emigracionit flitet per legalizim te emigranteve, cka eshte ne interes te plote te tyre, ndryshe nga kjo gjendje ku klandestini i paguan gjithsesi te gjitha taksat, si te konsumit si taksat e tjera direkte e indirekte, po pronari nuk ia jep keto taksa shtetit. pra klandestini paguan dhe nuk merr sherbime.

    Por shteti nuk mund dhe nuk duhet jo te legalizoje, po as te pranoje me shume emigrante sesa kapaciteti i ekonomise per vende te reja pune, sepse gjithçka kthehet permbys, shtohet papunesia, kostot e amortizatoreve sociale, shtohen krimet dhe sigurisht perkeqesohet konflikti mes te varferve, i cili eshte i pashmangshem ne kapitalizem.

    Iku koha e utopive. o ke shtet funksional per shtetasit e tu, o ke nje rrumpalle burokratike e ideologjike.

    1. “Nuk besoj se po bejme gare kush poston me shume apo kush perdor me shume fjale.”

      Ti nuk beson, por gara po behet, dhe kete gare e ke fituar ti me synimin per te bere komente me te gjate se shkrimi i postit. Ja ke arritur qellimit qerrata duke bere historine e shtetit dhe pashaportes qe ka filluar qe ne kohe te pellazgeve, biles qe forma primitive te shtetkombi hasen edhe ne komunitetet e furrtares se zeze. Edhe tek parameci dhe ameba hasen.

      Un nuk kam qellim te tille, biles e kam te kundert, te shkruaj sa me pak, e sakte, e sa me zbavitese. Nuk do te mbush mendjen ty duke te bombarduar me linqe qe revolucionit Francez ka qene fillimi i psikokrimimalitetit, psikokontrollit, psikopolicise komunist dhe fashist, edhe i “teorive te komplotit”.

      Nuk ke prej meje as linqe qe pashaportat ne psh ne France i hoqi Napoleoni i III, qe globalizmi i para Luftes se Pare ka qene cilesisht me i larte se sa sot. Para Luftes Pare ne Evrope nuk njihej koncepti i pashaportes. Te gjitha keto jane eshte dituri per gjimnaziste.

  13. Për mundësinë e diktaturës në demokracinë amerikane po citoj Hannah Arendt në një intervistë të 1973 me juristin francez Roger Errera , në dy aspekte: (1) National Security (2) intrusion of criminality into political processes (ndërhyrja e kriminalitetit në procesin politik), të dyaja të mundësuara nëpërmjet misinformimit dhe gënjeshtrës.

    National security is a new word in the American vocabulary, and this, I think, should be known. National security is really, if I may interpret a bit, a translation of “raison d’état, ” and this whole notion of reason of state never played any role in this country. This is a new import. National security now covers everything… This is propre à notre époque. Just as the stateless business is propre à notre époque, and repeats itself again and again under different aspects, in different countries, and in different colors. But if we come to these general questions, what is also propre à notre époque is the massive intrusion of criminality into political processes. And by this I mean something which by far transcends crimes always justified, rightly or wrongly, by raison d’état, because these are always exceptions to the rule, whereas here we are confronted suddenly with a style of politics which in itself is criminal.

    Here it’s by no means the exception to the rule. It is not that they say because we are in such a special emergency we have to bug everybody and sundry, including the president himself. But that they think that bugging belongs to the normal political process. And similarly, they don’t say we will burgle once, break in to the office of a psychiatrist once and then never again. By no means. They say this breaking in is absolutely legitimate.

    But this was precisely the European heritage with which the American Revolution intended to break.

    You know, what really makes it possible for a totalitarian or any other kind of dictatorship to rule is that the people are not informed. How can anyone have an opinion who is not informed? On the other hand, if everyone always lies to you, the consequence is not that you believe the lies, but that no one believes anything at all anymore—and rightly so, because lies, by their very nature, have to be changed, to be “re-lied,” so to speak. So a lying government which pursues different goals at different times has constantly to rewrite its own history. That means that the people are deprived not only of their capacity to act, but also of their capacity to think and to judge. And with such a people you can then do what you please.

    Përkthim:

    Siguria kombëtare është një fjalë e re në fjalorin amerikan, dhe kjo, mendoj, se ka nevojë të njihet. Siguria kombëtare është me të vërtetë, nëse mund ta interpretoj pak, një përkthim i “raison d’état”, dhe ky nocion i arsyes së shtetit nuk ka luajtur kurrë ndonjë rol në këtë vend. Ky është një import i ri. Siguria kombëtare tani mbulon gjithçka … Kjo është propre à notre époque. Ashtu si biznesi pa shtetësi është propre à notre époque, dhe përsërit veten përsëri dhe përsëri nën aspekte të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në ngjyra të ndryshme. Por nëse i arrijmë këtyre pyetjeve të përgjithshme, ajo që është edhe propre à notre époque është ndërhyrja masive e kriminalitetit në proceset politike. Dhe me këtë nënkuptoj diçka që tejkalon më tej krimet që justifikohen, me të drejtë ose gabimisht, nga raison d’état, sepse këto janë gjithmonë përjashtime nga rregulli, ndërsa këtu jemi përballur papritur me një stil politikash që në vetvete janë kriminale. Këtu nuk është aspak përjashtim nga rregulli. Nuk është se ata thonë, sepse jemi në një emergjencë të tillë të veçantë, ne duhet të përgjojmë të gjithë, përfshirë presidentin vetë. Por, ata mendojnë se përgjimi i përket procesit normal politik. Dhe në të njëjtën mënyrë, ata nuk thonë që ne do të bastisim vetëm një herë, të hyjmë në zyrën e një psikiatër vetëm një herë dhe pastaj kurrë më. Në asnjë mënyrë. Ata thonë se kjo bastisje është absolutisht legjitime.

    Por kjo ishte pikërisht trashëgimia evropiane me të cilën Revolucioni Amerikan kishte për qëllim të thyej.

    Ju e dini, ajo që me të vërtetë e bën të mundur që një system totalitar apo çdo lloj tjetër diktature të sundojë është që njerëzit mos të jenë të informuar. Si mund dikush të ketë një opinion kur nuk është i informuar? Nga ana tjetër, në qoftë se ty të gënjenë  gjithë kohës, pasoja nuk është që ju filloni besoni gënjeshtrat, por që askush nuk beson më – dhe me të drejtë, sepse gënjeshtrat, sipas natyrës së tyre, duhet të ndryshohen, të “ri-gënjesh”, për ta thënë kështu. Pra, një qeveri e gënjeshtare që ndjek qëllime të ndryshme në kohë të ndryshme duhet vazhdimisht ta rishkruajë historinë e vet. Kjo do të thotë që njerëzit janë të privuar jo vetëm nga aftësia e tyre për të vepruar, por edhe nga aftësia e tyre për të menduar dhe për të gjykuar. Dhe me një popull të tillë mund të bëni atë që ju pëlqen.

    E kotë të thuash që të dy këto “arsye”: National Security dhe intrusion of criminality into political processes, kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë present në politikën Amerikane, për të mos përmendur pjesën tjetër të demokracive perëndimore.

    Për të mos folur pastaj për kushtetutën që sipas Arendt është:

    …sacred document, the constant remembrance of a sacred act, the act of foundation… to make a union out of wholly disparate ethnic minorities and religions, and still (a) have a union and (b) not assimilate or level down these differences.

    …all this is very difficult to understand for a foreigner. We can say this is a government by law and not by men. To the extent that is true, and needs to be true, the well-being of the country, of the United States of America, of the republic, depends on it.

    1. L.A. nuk marr vesh kete koment kaq te gjate, kujt ja ke drejtuar? Hyllin?

      Pastaj kjo çifutka un e dija qe eshte demokrate reale, qe eshte me njerin realisht. Nuk e marr vesh me cilin eshte realisht, se nga ky koment ankues morra vesh qe me Ameriken nuk eshte, as me Evropen. Me cilin eshte, apo fol keshtu abstrakte ne pergjithsi per nje shtet imagjinar qe nuk eshte kriminal, eshte pa polici qe pergjon etj.

      1. I është drejtuar autorit të shkrimit dhe prononcimit të tij se:

        (citoj)

        1) Rrëshqitja në diktaturë të majtë apo të djathtë. Ky është një argument i dashur sidomos për të djathtën amerikane. Demokratët thirren rëndom komunistë, socialistë, stalinistë, etj. Këtu përfitohet hapur nga padituria e theksuar e amerikanëve për këto terma dhe historinë e tyre.
        2) Per marredhenien qytetar-shtet them se ne demokracite e avancuara shteti eshte shprehje e vullnetit te qytetareve, pra per te bere public good. Nuk ka vend per armiqesi mes shtetit dhe individit.

        Të dyja arsyet që unë sjell më sipër “National Security” dhe “intrusion of criminality into political processes”, janë “raison d’état” të kohës sonë që nuk i mbështesin argumentat e autorit.

        1. Aha e paske me autorin. Por kot lodhesh, duket qe autori eshte realisht i majte, dmth mos prit te kete komplet te drejte, shume shume ka gjysem te drejte.

          Pranuar kjo ka merita, shkrimin e ka te mire si stil, dhe e ka treguar sakte qe Trump e ka braktisur arsyen e krijimit te Amerikes si “qytet mbi koder”, kurse e djathta e ka tradhetuar etj. Stop deri ketu, vari hejbet me tutje, se pastaj e tollovit punen qe e majta ka te drejte, votoni per te majten, me ne fitojne te gjithe etj.

          1. Nuk mendoj që “qytet mbi koder” është arsye. Mund të jetë retorikë inspiruese.

            Kurse Republika si marrëveshje mes qytetarëve është arsye që ka si dukument Kushtetutën.

            1. Kushtetuta amerikane e ka idealin e “qytetit mbi koder” brenda, eshte hartuar me pikenisje kete ideal, eshte si te thuash realizimi gjizor i “qytetit mbi koder”.

              Me ha mendja, nisur nga titulli i librit, qe libri i Ernestit e sqaron mire kete gje, per te cilen shqiptaret jane krej injorante. Diçka dine vetem te emigruarit ne Amerike.

              Diskutimi me ty me shtyn te harxhoj nje çike kohe te bej nje kerkim ne internet per Ernestin. Megjithse jam kaq i sigurte qe kohe e humbur do te jete, jam i sigurte qe do gjej keto qe sapo them.

        2. I (E) nderuar L.A., e vleresoj qe keni marre mundimin per kete koment te gjate ne adresen time. Ju siguroj se efektin do ta kishte pasur saktesisht te njejte edhe sikur ta kishit dhene vetem me nje fjali p.sh “ne nje interviste te vitit 1973 Arendt flet per mundesine e diktatures ne Amerike dhe arrin ne perfundimin se mund te ndodhe.” Kjo eshte ne fakt nje teme pa lidhje te drejtperdrejte me artikullin, reagimi im ishte vetem ngaqe u hap si “dege” gjate shkembimit psikopat-hyllin.

          Tashti pergjigja ime ndaj komentit tuaj ku adresoni prononcimet e mia ne dy pika:

          Per piken e pare. Arendt flet, siç thame, per “mundesine” e kalimit ne diktature, dhe nuk eshte as e para dhe as e vetmja qe e ka pasur kete shqetesim. Hayek e ka trajtuar qysh ne vitet ’40 tek ”The road to serfdom”. Ndersa prononcimi im s’shqyrtonte fare ”mundesine”, vetem sa pohonte nje fakt (ndjese qe po e perseris per te treten here): rreshqitja, deri tashti, s’ka ndodhur. Komenti juaj nuk sjell ndonje prove per ta kundershtuar kete, pra nuk ka lidhje me ate çka kam thene une.

          Edhe eterit themelues te Amerikes e kishin friken e tiranise, prandaj bene kushtetuten se si ta parandalonin. Le te mos harrojme se kishin perballe, gjalle e shendoshe, shembujt e shumte te shteteve tiranike europiane, pra frika ishte me se e justifikuar. Po ashtu edhe Hayek, apo Arendt, apo Orwell, apo ata qe kundershtonin New Deal te Roosevelt-it ne vitet ’30, doemos qe e kishin ate frike, sepse tirania ishte gjalle e shendoshe ne BRSS (dhe krejt Lindjen). Por ato kohera jane kaluar, Lindja perfundoi me disfate, prandaj frika per diktature majtiste me duket e pajustifikuar. Ajo çka thote Arendt per National Security eshte me afer mendjes per autoritarizem te djathte (model: Erdogani????). Ndersa ajo tjetra e genjeshtrave te njepasnjeshme qe çojne te mosbesimi i plote eshte e ngjashme me twitter-izimin e atmosferes politike ne Amerike, dukuri ku ndihmesa presidenciale eshte thelbesore.

          Per piken e dyte. Kam thene se ”ne demokracite e avancuara shteti eshte shprehje e vullnetit te qytetareve, pra per te bere public good. Nuk ka vend per armiqesi mes shtetit dhe individit”. Kjo mendoj se mbetet e vertete, pra sa me e avancuar te jete demokracia, aq me te pakta jane gjasat per armiqesim te shtetit me individin. Nuk shoh se si intervista arendtiane e kundershton kete. Demokracia amerikane, objekt i asaj interviste, eshte vertet me e madhja e Perendimit, po jo e vetmja dhe as me e avancuara, shih indeksin e hyllin. Pra duhet persosur vazhdimisht qe te mos ndodhe ajo se ciles i trembet studiuesja e famshme.

      2. Nuk e marr vesh me cilin eshte realisht

        Është me Amerikën e revolucionit, me Republikën.

        1. E pra qenka ne hava, si ne qe vazhdojme te jemi me studentet e demokracise qe tani po dalin ne pension.

            1. Ne hava dhe me iluzione, sepse ideali i Republikes dhe Demokracise jane tashme ideale te tejkaluara dhe te shteruara.

              Pra nuk mjafton te kesh ideale, duhet me dite se çfar ideali te kesh, dhe jo ne hava. Ka progres historik te idealit, pra ka ideal real, jo ne hava.

            2. Unë në fakt e lidha me referencën tuaj për studentët e dhjetorit, të cilët sot i gjen në hava, dhe kanë marrë rrugët e botës. Jo sepse i kishin idealet e gabuara por sepse ishte pikërisht “raison d’état” që ua shtypi idealet. Shitja e demokracisë për stabilitetin, për gjoja interesin kombëtar, për hyrjen në Europë, dhe uzurpimi dhe zëvëndësimi i zgjedhjeve të drejtëpërdrejta që duhet të bënin qytetarët, me zgjedhjet që i bejnë kryetarët e Partisë, për të legjitimuar “intrusion of criminality into political processes” për të cilin flet H.A.

              Sa për vetë H.A., mos ia qajë hallin se është nga teoricienët politkë më profetikë të shekullit të kaluar. Realiteti i sotëm, edhe në US i jep të drejtë asaj, dhe jo e kundërta.

              Në emër të “National Security Reasons” janë vrarë qytetarë Amerikanë pa gjyq, sikurse janë bërë luftra të pajustifikuara. Dhe mund të argumentohet se këto veprime kanë qënë shpesh antikushtetuese.

              Realiteti është që deri tani Trump është treguar më i tërhequr në këtë drejtim, dhe në linjë me shqetësimet e qytetarëve.

              Por shqetësimi i kundërt me Trump është fakti që nuk ka një marrdhënie të drejtë me të vërtetën, dhe që në rrugë e sipër mund ta përdori shtetin për të legjitimuar “intrusion of criminality into political processes”. Pra nuk është i besueshëm. Përndryshe I wouldn’t care less about “shining city on the hill” retoric.

            3. Studentet e dhjetorit, njesoj si me rezulton Arendt nga sa me thua ti, dhe me sa duket dhe ti vete, nuk keni ideal, por vetem nje deshire te mire, qe eshte me rrenjesore se ideali, i cili mbeshtetet mbi kete deshire. (ose keni nje ideal qe i ka kaluar koha, i eshte pire lengu, mos harro se ka akoma njerez qe kane ideal Monarkik, njesoj si ti dhe Arendt keni ideal Republikan)

              Ideali eshte nje gje e struktuar logjike qe permban edhe logjiken e realitetit, ka per synim te realizimit ne realitet, ketu dhe tani. Ka ideal te mire dhe te keq, edhe nazistet kishin ideal, dhe te fuqishem bile, me te fuqishem se ideal te kesaj çifutkes. vetem Hyllin nuk ka ideal, kalkulon gjithnje xhepin si magazinier gjize.

              Deshira e mire pa ideal te strukturuar eshte nje alibi per te mos rrezikuar ne rastin me te mire, dhe nje poshtersi ne rastin me te keq, sepse nuk futet kurre ne loje duke luajtur pozen e fituesit ne hava tip student demokracie qe nuk pervesh menget dhe ndyen duart per pune dhe investim real, meqe realiteti eshte i piset. Ashtu eshte, i piset eshte reali, por kjo lloj havaje pastertie sureale eshte akoma me e piset.

              Nuk ndryshon realiteti vetem me deshira te mira, mos u bej merak se te gjithe kane deshira te mira keshtu me llafe, por kane edhe deshira te keqija subkonshe reale qe nuk i lejojne te strukturojne si duhet idealin.

              Prandaj edhe deshtimet historike ideale.

  14. L.A. nuk kishte ndonje argument Arendti aty brenda. Fjale te pergjithshme se cfare legjitimon national security. Une besoj se ne cdo shtet shumica e popullsise eshte dakort me autoritetin maksimal qe i jepet organeve te sigurise kombetare.Psh Presidenti i Republikes mund te denohet per tradhti te larte. Po si mund te mblidhen prova per nje krim te tille, nqs organet e sigurise nuk kane njefare kapaciteti diskrecional ne lidhje me legjislacionin ne fuqi ? Si mund te jene organet e sigurise transparente, kur puna e tyre konsiston pikerisht ne fshehtesine e aktivitetit ?

    Nuk ka sens te kritikohen ne kete menyre, thuaj qe nuk duhet te ekzistojne, por jo pse operojne ne fshehtesi dhe pse kane mundesi te interpretojne ligjin.

    Amerika nuk ka pasur as FBI, as CIA, as NSA , por nevojat e nje vendi modern dhe te integruar ne politiken boterore jane te ndryshme nga nevojat e nje kolonie qe prodhonte pambuk, duhan e peshk ne fund te shek 18 e qe te vetmin konflikt e kishte me tribu qe perdornin harqe dhe tomahok (sepatat jo raketat ).

    Keto referenca te vazhdueshme te nje kohe kaotike,me 90% te popullsise fshatare, ku pushka dhe litari ishin gjykatesit e vertete, ndersa Kushtetuta nje cope letre, jane thjesht propagande qe synon manipulimin e brezave.
    Sfida e vertete e Amerikes ka qene pikerisht vendosja e shtetit ne nje territor te pamase, te kontrolluar nga skllavopronare, nga pronare te medhenj bagetish dhe te banuar nga nje teresi fshataresh qe kishin harruar se ç’ishte shteti, ne ato periudha te gjata kaosi.

    Dakort qe edhe masat duhen manipuluar deri diku me nje kohe te eterve themelues, por jo deri aty sa te kritikohen aspekte funksionale te modernes.
    Cfare kerkon Arendt aty, qe Amerika te zhbente FBI-ne, CIA-n dhe NSA-ne, meqe National Security na qenka fenomen kriminal ? Apo kerkon qe keto institucione te jene transparente dhe qe kushdo te shohe se ç’bejne ?
    Jane gjera krejt pa kuptim, si zhberja e atyre institucioneve si transparenca e tyre.

    Amerika nuk ka pasur asnjehere rrezikun e totalitarizmit, as kur shumica e botes ishte totalitariste, aq me pak sot, kur totalitarizmi eshte zhdukur njehere e pergjithmone si alternative. Sot, ka autoritarizem, si ka pase perhere e si do te kete perhere, por kohet e shtetit totalitar kane ikur pergjithmone.

    Nqs Fukujama do te kishte intepretuar si duhet filozofine e Hegelit duhet te ndalej tek ty perfundim, s’ka me totalitarizem, s’ka me as hegelizem te majte e as hegelizem te djathte, nuk kishte pse te vazhdonte me triumfin utopik te demokracise liberale.

    1. Hyllin,

      Të vetëmet gjëra sekrete që ka sot janë ato që mbrojnë shtetin nga poshtrimi akoma edhe më i madh prej ndonjë afere kundër qytetatrëve të vet. Përndryshe, vrasja e Binladen-it është treguar edhe në detajet më të vogla, ndonëse supozohej të mbahej sekret. Politikanëve i duhet transparenca për PR, për aq kohë sa nuk përfshihen aferat e tyre. Po s’më besove, shih Wikileaks dhe Snowden.

      Sot nuk ka më asgjë të fshehtë, sepse gjithë informacioni është para syve tanë, me të vetmin ndryshim se publiku ende nuk është në gjëndje të dallojë midis të vërtetave dhe mashtrimeve që i serviren.

      Nga ana tjetër, kujt i hynë në punë të dijë se c’farë i thotë Merkeli, apo Ambasadori Amerikan Ramës? A ka rëndësi të dihet nëse Merkeli dhe Ambasadori Amerikan bëjnë lojën e Ramës, apo vihen në lojë nga Rama? Për të gjitha këto nuk ka nevojë për transparencë, sepse kemi Top-Chanel që na del e na tepron për të kuptuar gjëndjen, dhe se Ambasadori Amerikan sillet si një klloun (pavarësisht qëllimeve të mira apo të kqija). Por nesër do jenë 100 stacione televizive dhe gazeta që do ta transmetojnë shfaqjen e ambasadorit në funksion të trushplarjes së radhës.

      PS. Nuk e di nëse e kupton kontekstin kur Ardent i ka thënë ato që citova, që është pas vrasjes së Kennedy’s, Martin Luther King Jr. dhe Watergate? Është vetëm një fjalë goje të thuash që Amerika nuk ka pasur rrezikun e totalitarizmit.

      1. Totalitarizmi nuk eshte skandali i kesaj apo asaj, por kur kjo apo ajo jane norme dhe perditshmeri. Amerika ka nje sistem qe e perjashton mundesine e instalimit te totalitarizmit, e ka vertetuar bollshem, cka duhet te binde edhe me skeptikun. Pastaj kategorite e vogla qe i bashkon paranoja jane kudo, s’ka pse Amerika te perbeje perjashtim.

        Organet e sigurise kombetare nuk jane polici dhe rralle u qellon t’u bien ne qafe te pafajshmeve. Nuk kane alternative, nuk mund t’i lesh ne varesi te gjykatesve e prokuroreve, perndryshe do ishin thjesht police. Eshte pakete kjo, o i merr te gjitha o s’merr asgje. Sot per sot, vetem tribute e Amazones dhe pigmejte e Kongos nuk kane organe te sigurise kombetare, ato jane te lira nga abuzimet e ketyre institucioneve.

        Nga ana tjeter, keto organe nuk kane bere ndonjehere grushte shteti ne vendet perkatese, vetem ushtrite kane kapacitet dhe autoritet per te bere grusht shteti e per te instaluar junta. Me kete frike qe ke ti per lirine tende, gje e pare qe duhet te kerkosh eshte shkrirja e ushtrise.

        Ate pjesen me Shqiperine nuk e kuptova mire. Politikanit i kerkohet transparenca, se politikani e ka detyrim ndaj publikut transparencen, me pike e presje cfare ben ne orar te punes. Nuk mund t’i kerkosh nje agjenti te NSA-se apo Cias se cfare ben ne orar te punes. Kjo mund te jete edhe stresuese,dmth qe s’i kerkon dot llogari si i harxhon parate qe ti taksapaguesi rregullisht paguan, po alternativa eshte Pigmeistani.

  15. “Kjo eshte ne fakt nje teme pa lidhje te drejtperdrejte me artikullin, reagimi im ishte vetem ngaqe u hap si “dege” gjate shkembimit psikopat-hyllin.”

    Ernest, nese te ka rene rasti te ndigjosh gje per idene e “bimes primordiale” te Getes, e cila ka nje strukture te tille qe nuk behet dallim midis deges, rrenjes dhe gjethes, ne kete bime gjen te njejten gje ngado. Megjithse e ke vene “dege” ne thojnjza, diskutimi im me hyllin, te pakten nga ana ime te siguroj qe eshte rrenje dhe rrenjesor, pavarsisht si mund te duket dege, me thojnjza apo pa thonjza qofte.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin