DY HERË DRAMË

Fola për Turneun e Kandidatëve 2018 në Berlin, kur prezantova lojën mes ish-kampionit të botës Kramnik dhe armenit Aronian, ku i pari fitoi për vetëm 27 lëvizje.

Të dy këta nuk kanë pasur ndonjë turne për t’u mbajtur mend; por loja e kthimit, që u zhvillua sot, sërish solli emocione; dhe sërish Kramniku arriti të fitojë në mënyrë spektakulare.

Lojën e komentuar mund ta ndiqni këtu.

Sot, pozicioni kritik u arrit në lëvizjen 36, kur i bardhi (Kramnik) vendosi damën në e5:

Komentuesit ishin të mendimit se, me pak kujdes, i ziu mund të kish siguruar barazimin (36. …Tg7). Përkundrazi, Aroniani gaboi, duke çuar damën në c7:

Dhe këtu Kramniku dha shah të zbuluar me kalin në e8, duke deklaruar mat në pak lëvizje.

Me sa duket, armenit i pat shpëtuar që, pasi të merrte damën e bardhë në e5 dhe i bardhi të përgjigjej duke marrë me torrën e vet torrën e zezë në f8, kutia g8 do nuk do të mbrohej dot nga fili në e6, ngaqë ishte edhe nën sulmin – me rreze X – të filit të bardhë në b3.

Sërish, rrallë ndodh të shohësh katastrofa të tilla, në këtë nivel të lartë. Por, me sa duket, të dy këta mjeshtër nuk kanë më shpresë ta fitojnë turneun, prandaj po mund t’ia lejojnë vetes të rrezikojnë më shumë.

E ftoj lexuesin ta ndjekë lojën të plotë në linkun më lart, sepse pati edhe momente të tjera me interes.

Lojërat e turneut mund të ndiqen live në sajtin e Chess24 ose në atë të ChessBase ose në chess.com.

© 2018, Peizazhe të fjalës

3 Komente

  1. Te falenderoj nga zemra Ardian-ian San, por sikur un, te isha aq i mendjeholle, sa ta kuptoj shahun,apo me pas durimin, per te lojtur nje loje si shahu, ku pjesmarrja e mendjes, ushtrimi i saj, eshte tejet aktive, perpos kalitjes se durimit, un do kisha mbaruar Fakultetin Ekonomik, ku me derguan prinderit, se pari ne 1991, por e lash ne mes dhe sosa ne ltali, mjeri un i mjeri qe me ka fal Zoti shtatanik.Gjitha fajet, deshtaket ia veshin Zotit, mjerisht un jam nje i tille, pirat detesh pa busull orientimi, qe i beson intuites, sikurse shamanet e lashte, anipse fort mire e din, qe eshte thike me dy presa, un ju lakmoj per vetpetmbajtjen durimin zemergjersine, shembullore !

  2. Para se i bardhi te kryente ne levizjen e 27 shkembimin torre-kale ne f6, i ziu Aroniani as i kish dhene fare rendesi fazes se vet difensive. Epersia goditese e te bardhit, ishte e qarte dhe se ku do sulmonte ishte e telefonuar. Pavaresisht mundesive te mevonshme per te rekuperuar, mendoj se Aroniani ka probleme te pazgjidhura me fazen difensive, cka duket se ka piketuar Kramniku per ta sulmuar fort sa me shpejt te ishte e mundur ne te dyja ndeshjet.
    M’andej hapja e kopjuar e Aronianit, tregon qe ka luajtur me frike qe ne fillim, e ka pasur lojen e humbur qe pa u ulur. Supremaci e çuditshme e Kramnikut, jane dy lojtare me pike te barabarta.

  3. Kohë pa u futur në peizazhe, më vjen mirë që dhe ju po e ndiqni turneun. Në krahasim me Candidates të 2016, ky i sivjetshmi po më duket më pak emocionues. Një ndër shkaqet, për mendimin tim, është mungesa e sivjetshme e lojtarëve me stil më eksploziv si Nakamura dhe Topalov, lojërat e të cilëve janë gjithmonë shumë interesante. Gjithashtu duket sikur shumë nga shahistat janë jashtë formës së tyre optimale: Aronian është hije e formës që ka treguar këtë vit, So gjithashtu është paraqitur shumë dobët (të mendosh që në 2017 shkojë 2810+), Karjakin gjithashtu me stilin e tij mbrojtës prapë dobët. Edhe stilistika e shahut në këtë turne më ka zhgënjyer, shumë lojë ndjekin linja teorike të tej përdorura, me pak përjashtime si kjo e djeshmja. Por gjithsesi, për lojtarë amatorë <2000 si unë, secila nga këto lojë ka dicka për të më mësuar, sado të mërzitshme mund të jenë dhe mendoj se cdo lojtar ose dashamirës i shahut duhet t'i ndjekë. Le të shpresojmë se Caruana do t'i paraqesë më shumë vështirësi Magnusit kur të ndeshen sesa Karjakin parvjet.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin