Shumëçka nuk shkon, në lidhje me si po veprohet për Teatrin Kombëtar – por mes tyre spikat konfuzioni, ose ngatërresa mes gjërave që meritojnë të trajtohen veç e veç.
Një debat do të ishte ai për prishjen apo jo të ndërtesës ekzistuese, e cila deri dje paraqitej si monument kulture dhe thithte investime për t’u restauruar, ndërsa tani papritur na del më e mbarsur me rreziqe për njeriun e shkretë se edhe një fushë me mina në Afganistan.
Duhet prishur? Duhet ruajtur? A mund të shpëtohet dhe të vazhdojë të jetë seli e Teatrit Kombëtar? Me një fjalë, debat i natyrës kulturore, që mund të shërbente për të nxjerrë në pah dhe shoshitur vlerat e ndërtesës ekzistuese – historike, sentimentale, kulturore – dhe mënyrat si mund të shpëtoheshin, tërësisht ose pjesërisht.
Një debat tjetër do të ishte ai për ndërtesën që do ta zëvendësonte selinë ekzistuese të Teatrit, nëse kjo do të prishej. Deri dje, vëmendja dhe shqetësimi ishin përqendruar te “Turbina”; sot ka dalë, nga kapelja e arkitektit Ingels, projekti quasi korean nga Danimarka, i promovuar nga Kryeministri (!).
Këtij do t’i referohej edhe një debat tjetër (që nuk ka shumë lidhje me kulturën), rreth projektit për ndërtimin e Teatrit të ri, që u prezantua tani së fundi në COD: projekt i cili parashikon edhe ndërtime të tjera, egërsisht komerciale, pjesërisht mbi truallin publik që sot është i Teatrit dhe në trojet aty pranë. Ky debat i tretë ka lidhje me politikat e ndërtimit dhe të vendim-marrjes në Tiranë dhe me partneritetin publik-privat (PPP), por jo doemos me kullat, një term ky që ka marrë mbitone mistike, në diskursin publik anti-establishmentar; i cili i paraqet këto, kullat, si selinë virtuale të korrupsionit qeveritar. Dhe pastaj dalin e të thonë se projekti i tanishëm për Teatrin e Ri nuk ka kulla, prandaj rrini të qetë… Nuk ka kulla.
Kemi të paktën tre debate të cilat kur ngatërrohen mes tyre, e pështjellojnë publikun. Këtyre mund t’u shtohet një i katërt, më i përgjithshëm, rreth arbitraritetit të pushtetit dhe injorimit të procedurave formale të cilat përndryshe do të ishin pjesë e “të bërit shtet.”
Tani, le ta kemi të qartë Teatri Kombëtar, si çdo institucion, ka nevojë për një ndërtesë ku të vendoset dhe ta ushtrojë veprimtarinë e vet, përfshi edhe shfaqjet për publikun; por, sërish si çdo institucion, ai e ngre veten jo me tulla, llaç, beton dhe gurë, dhe as me parafabrikate e populit, por me veprimtarinë e vet, vit pas viti.
Ka pra një seli në hapësirë (ndërtesa ku zhvillon veprimtarinë e vet) dhe një seli tjetër në kohë (radha e veprimtarive që e identifikojnë). Të dyja kanë rëndësinë e tyre, por e dyta është ajo që e bën institucionin. Madje e dyta, ose vijueshmëria kohore, është edhe më e rëndësishme se emri institucional – p.sh. Teatri Kombëtar, që dikur quhej Teatri Popullor dhe nesër mund të quhet, ku di unë, Teatri Kuqezi.
Ndërtesa ekzistuese e Teatrit mund të ketë vlera arkitektonike, kulturore, historike dhe sentimentale – madje të tilla që publiku të mos e ndajë dot kaq lehtë permanencën e saj në kohë nga permanenca në kohë e vetë Teatrit, si institucion artistik dhe kulturor; por identiteti institucional i Teatrit nuk varet nga fati i një ndërtese.
Dua të them: nëse ndërtesa do të ruhet dhe do të restaurohet, kjo duhet të ndodhë për arsye që lidhen më shumë me ndërtesën vetë, se me institucionin që ajo strehon.
Përkundrazi, identitetin e Teatrit Kombëtar (dje Popullor) e përftojnë tradita e lojës skenike, emrat e regjisorëve, aktorëve dhe dramaturgëve, pjesët teatrale që janë vënë në skenë në vite; dhe vetëm në fund vjen adresa dhe ndërtesa përkatëse.
Nuk i them këto për të kundërshtuar a shfuqizuar argumentet e atyre që duan ta ruajnë ndërtesën; por vetëm për të vënë në pah se, edhe sikur të dalë nesër se ndërtesa ekzistuese është vërtet e amortizuar dhe e papërshtatshme për të qenë seli e një Teatri Kombëtar, kjo nuk mund të përligjë mënyrën si po veprohet për të imponuar projektin e Teatrit të Ri.
Kur debatet bëhen lëmsh, rezultati i njërit debat projektohet edhe mbi të tjerët; dhe pala që fiton njërin debat, ndihet pastaj e legjitimuar që të shpallet fituese edhe e debatit tjetër.
(c) 2018, Peizazhe të fjalës. Ndalohet rreptësisht riprodhimi në mediat.
E gjithë kujtesa, historia dhe tradita e TK nuk janë muret, godina si e tillë. Shumë saktê.
Unë doja të pyesja , Adrian, lidhur me projektin “quasi korean”. A ka parimisht problem, replikimi i një projekti të aplikuar diku, pra “kopja” e një ndërtese tjetër , funksionalisht mbase jo teatër, por vizualisht , në mos kopje, tepër e ngjashme?
A ka ndonjë pengesë që , bie llafi, në Zambia të ngrihet një “Kullë Eifel”?
Besoj se një projekt si ai Busanit është i mbrojtur me copyright dhe, në fakt, një nga autoret e projektit korean (një arkitekte nga Ukraina) protestoi me të madhe, kur pa vizatimet e arkitektit danez për projektin e Tiranës.
Por për ndërtesa që nuk janë të mbrojtura me copyright, si Kulla Eiffel, nuk besoj se ka problem, me përjashtim të atij të bad taste. Dhe në fakt ka plot të tilla anembanë botës, përfshi edhe atë në Las Vegas.
Ardian,
Në fakt këtu nuk është shumë çështja e copyrighted sesa është çështja e cilësisë së projektit, edhe në kuptimin identitar.
Ndërtesa ekzistuese po kundërshtohet midis të tjerash edhe për vlerat e saj arkitektonike, reale apo të supozuara, si pjesë e fondit të arkitekturës fashiste (edhe ky një përkufizim në vetvete pjesë e lëmshit që ngatërron dhe zëvendësonë identitetin e një godine me një ideologji).
Për shumë njerëz kjo ndërtesë ka është unike me një identitet të veçantë , për shkak edhe të historisë së vet. Zëvëndësimi i saj me një ndërtesë të supozuar me identitet “jo unik”, e bën argumentin historik akoma më të mprehtë.
E kuptoj. As unë nuk i kisha dhënë rëndësi çështjes së copyright-it, përveçse për të nënkuptuar se projekti i prezantuar tani së fundi ishte sajuar shpejt e shpejt, pa ndonjë punë paraprake. Është një supozim që më shkon në mendje, por që nuk e mbështet dot.
Sikurse i kuptoj arsyet për të mbrojtur ndërtesën ekzistuese për shkak të vlerave të saj historike dhe kulturore. Por idealisht unë do të doja që ata që protestojnë për ruajtjen e ndërtesës, të kufizohen me kaq dhe ta artikulojnë argumentin e tyre me forcë, pa u shpërndarë me argumente të tjera, që kanë lidhje me mënyrën si po veprohet me projektin e ri dhe përvetësimin (gjithnjë të supozuar) të trojeve publike.
Për këtë të dytën duhet të protestojnë qytetarët, por me argumente të natyrës politike dhe sidomos juridike, që lidhen me arbitraritetin e pushtetit dhe maskën e transparencës, e cila shpesh mbulon arrogancën. Që teatrin mund të duan ta prishin edhe ngaqë duan të përvetësojnë truallin e tij mu në qendër, kjo duhet provuar dhe demaskuar veçan nga debati për vlerat historike të ndërtesës.
Dua të them: nëse ka një përpjekje masive, për spekulim ndërtimtar mu në qendër, me pretekstin se teatri ekzistues është i amortizuar, madje “i rrezikshëm” për shëndetin, kjo përpjekje NUK DO TË NDALET DOT duke folur për vlerat kulturore, sentimentale dhe historike të ndërtesës. Gabojnë ata që kujtojnë se mund ta përdorin argumentin kulturor, për të ndalur një përpjekje për të ndërtuar në qendër të Tiranës.
Ardian,
Në fakt argumenti është ligjor dhe për mendimin tim i lehtë për t’u fituar, sigurisht në një shtet ligjor jo autokratik.
Kjo ndërtesë ka qënë pjesë e fondit historik, e mbrojtur si pjesë e fondit të monumenteve të kulturës. Arsyet që janë dhënë deri më tash për t’i hequr kësaj ndërtese këtë mbrojtje kanë qënë për mendimin tim të pabaza. Deri më tash është dhënë argumenti i teknikës së ndërtimit, por harrohet se e njëjta teknikë ndërtimi dhe të njëjtat material janë përdorur në shumicën e ndërtesave Italiane të asaj periudhe tashmë të mbrojtura si monument kulture. Tani, ose të gjitha këto ndërtesa duhet ta humbasin statusin e monumentit të kulturës, ose kjo ndërtesë, praTeatri, duhet t’i kthehet këtij fondi.
Por është vështirë të fitosh një argument, qoftë ky ligjor, qoftë sentimental, në një vënd që nuk ka demokraci funksionale, dhe operon me “meraqet” e kryeministrit dhe jo me mekanizmat e ligjit.
Pika.s, supozojmë se:
1) të drejtat intelektuale të autorit mund të shkelen pa patur problem dhe projekti i tij të kopjohet në masën 70%;
2) nuk jemi në Tiranën e vogël, po diku andej nga Azia…
https://www.thesun.co.uk/living/2969161/china-didnt-just-copy-tower-bridge-they-also-have-an-austrian-town-an-eiffel-tower-and-a-colosseum/
3) vepra e kopjuar nuk ka atë mbiemrin e bezdisshëm “Kombëtar” pas, si në rastin e Teatrit.
Atëherë po, besoj se: we can do it in our dreams.
Nëse i njihet e drejta e autorit , projekti modifikuar replikohet që ç’ke me të në realitet, e jo në ëndrra.
Dmth ajo që unë s’po kuptoj është zhurma e të kapurit ” gafil” të arkitektit danez me një projekt të kopjuar.
Kaq leshko qënkërka danezi, në këtë botën e sotme, të bërë sa një katund, falê teknologjisë së informacionit?
Pika.s,
Në fakt pyetja më e saktë do ishte: Kaq leshko i mendon ky arkitekti danez shqiptarët?
Leshko në këtë mes, në fakt, u tregua vetëm një, por meqë ne këtë njënë e kemi të parin e vendit, epiteti bie mbi gjithë shoqërinë. Duhet shkuar shumë pas në histori, deri në kohën e Adil Çarçanit, për të gjetur një kryeministër tjetër kaq të paaftë sa ky i sotmi.
Katër a pesë godina në atë copë vend, pikë e zezë! A nuk është ironike (dhe shumë domethënëse), që kryeministri të dal kaq kaba pikërisht në fushën ku ai pritej që të shkëlqente? Si doktori para tij me spitalet…
Ky s’është hiç problem, as parimisht as praktikisht, se kështu si shkoi puna, plagjiatura e projektit është vetëm qershia mbi mullarin që – pardon – po lëshon Rama mbi Teatrin Kombëtar (apo janë katër mullarë, apo pesë fare??)
Ndertesa ka rendesine e vet edhe kur flitet per nje institucion, nenkuptoj jo thjesht stilin arkitektonik, historikun e saj por edhe vete ndertesa si ngrehine, sa lart ngrihet e si eshte ne raport madhesie me ndertesat perreth. Vete ngrehina tregon vleresimin qe i jep shoqeria institucionit, pertej aspektit funksional. Psh ne mund te ngreme nje parlament si magazine njekateshe qe mban 140 ulese e rrethuar nga 4 kulla, duke dhene keshtu mesazhin qe parlamentin e trajtojme si jashteqitje kullash.
Problematika e ketij fyelli eshte se ky eshte veteidentifikuar me kullat dhe betonin dhe po na le Ramen peshqesh per 7 breza. Shtepine e tij e beri me beton, ne qender te çdo qyteti ”te rregulluar” ka shtruar vetem beton, çdo projekt i ri a i vjeter fut kullat, te cilat dominojne pothuaj gjithe institucionet e ndertesat historike.
Prapa xhamise e kulles se sahatit vuri nje 25 katesh, Plazen, perballe kishes ortodokse nje 25 katesh, po ish 2 kullat tashme 4 kullat, dominojne si ndertesen e kuvendit, si kryeministrine, si piramiden si gjithe ambasadat perreth, kulla me poshte, pallatin e kongreseve.
Ka planifikuar qe 15 kateshit t’i vendose prapa bythe nje 35 katesh, teatrit dhe institucioneve perreth do i vendose 3 a 4 kulla, stadiumin po e dime qe po i bejne nje kulle.
Pra, jemi duke u edramizuar, nje forme sodomizmi arkitektonik dhe urbanistik. Ne kete kuptim, me shume sesa ndertesa e teatrit ne vetvete, gjithe kompleksi aty ka nevoje te ruhet nga sodomizmi arkitektonik i kullave te radhes.
Ndertesa e teatrit le te behet edhe me kosto te uleta, te behet diçka pa kosto te medha, as me e madhe as me e vogel se c’eshte, le te perdorin ushtaret per te ulur kostot, te kerkojne banore te Tiranes qe jane te gatshem te punojne ore falas, vetem qe kompleksi te mos edramizohet.
Cdo institucion i rendesishem, qofte edhe simbolikisht per shoqerine duhet te gjendet ne nje ngrehine dinjitoze ne vetvete (arkitektura) por edhe ne kompleksin perreth (urbanistika).
Tirana ka ende disa institucione te cilat mund te shpetohen nga edramizmi. Po u bene kullat nuk prishen me, por mund te ndalohet ndertimi i tyre nga banoret e qytetit.
“Ndertesa e teatrit le te behet edhe me kosto te uleta, te behet diçka pa kosto te medha, as me e madhe as me e vogel se c’eshte, le te perdorin ushtaret per te ulur kostot, te kerkojne banore te Tiranes qe jane te gatshem te punojne ore falas”
Hyllin, faleminderit për këtë ndëhyrje.
Unë do të isha një ndër ata banorë që do të ndihmoja dhe punoja falas. Do t’më pëlqente të shihja aty edhe të tjerë të njohur që e duan artin dhe gjithçka që flet shqip për një bashkim në emër të vlerave më të mira që kultivohen prej artit, prej atyre pjesëve që janë luajtur aty, në atë Teatër.
Çfarë vlere ka që e adhuron një pjesë të caktuar dhe ndihesh i/e frymëzuar kur del nga salla me kolltukët rrjepacukë, por e tejmbushur cep më cep me energjinë, zërin dhe shpirtin e aktorëve që kanë kryer aty magjinë e rradhës që mund të ndjek pas me vite?
Çfarë vlere ka nëse rri pas ekranit të TV, apo kompjuterit për të parë si grinden të gjithë pa dhënë zgjidhje?
Teatri nuk do të bëhet kurban i kullave.
Nuk do ta lëmë.
Faleminderit edhe njëherë.
Po me Kullat ç’ kini xhanëm? !
Tirana , me shtrirjen e saj horizontale , ku dominojnë palllatet 5-6 katëshe dhe banesat private, duket si një qytet tipik oriental- aziatik.
Kullat me vertikalitetin e tyre fallik , krijonë një dimension force , pushteti dhe moderniteti.
Vehbiu e ka evidentuar qartazi se “beteja për Teatrin” dhe “beteja kundër kullave/ betonit” janë sa dy çështje të ndryshme pi aq dhe “maska” të qëllimeve për të dyja palët ( qeveriun progresiv dhe forcat konservatore të qerpiçit)
Godina aktuale e teatrit nuk ka ndonjë vlerë kushedi si arkitekturë.
Kurse e parë si “historia dhe kujtesa e teatrit shqiotar” ka një abuzim nisur nga emri ” Teatër Kombëtar” . Teatri Kombëtar si histori e teatrit shqiptar, e dramaturgjisë, e skenës së teatrit, e sgkollës së teatrit, e kritikës së tatrit, e studimeve për teatrin, e figurave aktoriale, e skenografisë së teatrit etj.është një gjê kaq e madhe dhe me kaq shumë dimensione, sa nuk mund të identifikohet me muret e një rrangalle.
Teatri shqiptar , përveç Tiranês, ka një histori dhe kujtesë në Shkodêr, Korçë, Durrës, Elbasan, Vlorë e gjetiu .
Logjikisht teatri në Tiranë duhet të ketë një emër si Teatri Metropolitan, Teatri Naim Frashëri , Sandêr Prosi etj, sikurse e ka Shkodra, Durrësi.
Kurse kjo historia e ndërtimit me punë vullnetare ose kontribute financiare qytetare më kujtoi Teatrin e Popullit në Pragë , ku populli kishte kontribuar me tê holla e deri edhe vezë për ndêrtimin e tij.
Por ishte kohë kur “vullnetarja” ishte detyrim . Kjo kohë e ky sistem se bën dot më atë “vezë”.
Pasi u përqesh e u anatemua vullnetarizmi i monizmit, do kalojnë pesëdhjet vjet që të rivlerësohet si shprehje qytetarie e kontributit në komunitet në shoqêrinë e lirë.
Edhe ushtri nuk kemi sot.
Ndoshta me të burgosurit se u bën mirë puna fizike.
Puna u bën mirë të burgosurve, po për cilët të burgosur e keni fjalën?
Ka nga njerëz sot nga të dyja krahët e politikës që pushteti dhe interesat i kanë burgosur në një lloj burgu nga ku e kanë vështirë të dalin. Kështu ndodh gjithandej, ndaj duhet punë, shumë punë Pika.s
https://www.theatlantic.com/magazine/archive/2017/07/power-causes-brain-damage/528711/
Në “burg” jemi tê gjithë , Teuta. Qoftë në “burgun” e iluzionve të lirisë , qoftë “burgun” e utopive të ndryshimit. Politika është “drogë”, hipnotizuese edhe kur vjen nga pushteti, edhe kur vjen nga opozita.
Droga më e keqe është iluzioni i të qënit ” jashtë dhe përtej politikës”. Këtu është bash suksesi kapitalizmit postmodern.
Ka një thënie në Talmud: “Ein chavush matir atzmo mibeit ha’asurim”, që në shqip përkthehet “I burgosuri nuk mund ta lirojë dot vetë veten prej burgut”.
Çështja është tek këndvështrimi. Nga e sheh burgun? Nga jashtë? Nga brenda? Nga lart apo nga ndonjë kënd tjetër më i favorshëm?
Se burg pa drejtor burgu s’mund të ketë besoj?
Drejtori ështê i Burgosuri Madh.
Nëse Drejtori është i Burgosuri i Madh, atëherë për të tjerët që “mbahen në burg” paretet e tij janë butafori, ose thënë ndryshe imazhe të projektuara nga hapësira midis dy veshëve të Drejtorit.
Po pra, tamam kullat fallike të mbjella ku u do e pasmja oligarkëve dhe politikanëve tanë na duhen për ta bërë kryeqytetin evropian. Bashkë me palmat evropiane për na e hequr pak atë tisin “oriental-aziatik” që na bën me turp para Evropës. Bashkë me stadiumin fallik, natyrisht – phallusin madhështor me atë që i varet poshtë.
http://www.gazetatema.net/2018/03/12/fotot-arena-kombetare-merr-forme-ja-pamjet-e-stadiumit-te-ri/
Te gjitha diskutimet e mesiperme me kujtuan nje pjese nga “Gjylistani dhe Bostani” i Sadiut persian, ate ku ne treg, babait dhe te birit i humbet (u vjedhin) dicka. I biri i thote te atit qe te vene alarmin, se hajduti mund te kapet. I ati i thote qe te uli zerin e te vazhdoje punen, sepse, pervec humbjes qe paten, do te kene pastaj edhe gezimin e armiqve te tyre. Keshtu edhe me diskutimet e mesiperme, ata qe do ndertojne aty nje ndertese, ku do bashkohet teatri dhe komerci, qeshin dhe gajasen nga diskutimet “patetike” (kupto: qaramane) dhe pa kuptim. Sepse teatrin mund ta ndertojne -ne fund te fundit- vetem ata, sepse ata kane parane. Gjithe te tjerat mbeten thjesht fjale te bukura, pa ndonje ndikim konkret.
Tirana ka sot me pak se 1-2 % te popullsise se saj, qe esht e lidhur shpirterisht me Teatrin Popullor, te tjeret ose kane vdekur, ose jane te emigruar, sic duhet te jene edhe shumica e komentuesve ketu. Puna vullnetare eshte sot nje koncept i panjohur per popullsine, vec neqofte se kjo perdoret per te siguruar ndonje perfitim tjeter material, e ndonjehere edhe shpirteror. Vete kam tentuar disa here te jap ndihmen time vullnetare apo te dhuroj dicka, kjo esht pare si dicka e huaj dhe e pakuptueshme, nganjehere esht refuzuar teresisht, ndaj kam hequr dore nga ky budadallek. Biznesi do fitoje edhe kesaj radhe, por te pakten mos ti japim edhe kenaqsine e te qeshures me pseudo-protestat tona “intelektuale”. Nese ndonje Lenin i ri arrin te organizoje ndertimin e teatrit me pune vullnetare, atehere une jam aty i pari per te dhuruar nja dy-tre muaj pune fizike, meqe gjithe jeten nuk ia kam pertuar llacit e betonit, mes tre profesioneve te mia te preferuara, pjatalares, pleraxhi dhe pastrues. Por endrra ne beze -sic thote shkodrani- une nuk besoj.
Vullnetarizmin nuk e ka shpikur Enveri, nuk eshte produkt komunist, por hapi i fundit e nje procesi qe nuk mund te perfundohet pa vullnetarizem. Mund te jete per nevojat e nje shteti, e nje qyteti e nje lagje, nje partie, nje shoqate etj.
Ne fund te luftes se pare punike, gjithe banoret e Romes dhuruan arin e argjendin e nevojshem per ndertimin e nje flote, sepse shteti nuk kishte prej vitesh asnje kapacitet financiar per ta bere, financat ishin grope,prandaj Kartagjena po dominonte detet. Pasi paguan vullnetarisht per ndertimin e flotes luftarake, hipen neper anije, kush si marinar, kush si rremtar e kush si ushtar dhe fituan. Ndoshta historia dhe realiteti yne do ishte krejt ndryshe pa ate akt vullnetarizmi.
Te rasti yne, ne s’kemi ndonje lufte me karadakun per te fituar, por ndertimin, rindertimin apo ristrukturimin e nje teatri dhe nuk na duhet asnje kulle per te mbuluar kostot e teatrit. As nuk po ndertohet ndonje hidrocentral mbi Drin apo qindra kilometra hekurudhe, thjesht nje teater, qe ne krahasimin e mesiperm mund te quhet nje cope teatri.
Besoj se ka rendesi fakti qe Tirana te tregoje se eshte e gatshme te sillet si komunitet, pra te shkoje deri tek hapi i fundit, ashtu sikunder edhe shteti te sillet si shtet duke shkuar tek hapi i fundit, me perdorimin e ushtareve.
Perndryshe une nuk besoj se shteti realisht nuk paska leke per te ndertuar nje teater. Nqs kjo do te ishte e vertete atehere qeveria duhej te jepte menjehere doreheqjen, se eshte skandaloze qe nje qeveri te jete e paafte te ndertoje nje teater.
Nje pohim i tille eshte si ai i Ylli Bufit ne 1991 qe tha, kemi edhe vetem 6 dite buke.
Ndertimi i te ashtuquajturit Inceneratori i Fierit eshte penguar nga banoret e fshatit Verri. Verriasit a verracaket as nuk mbushen mediat me protesta, as nuk i mbushen me cinizma, u mblodhen ne proteste, kaq e thjeshte eshte, nuk ka asgje te veshtire e aq me pak te pamundur. Ndoshta verriasit a verracaket nuk do te arrijne ne fund fare te mundin korrupsionin dhe qeverine, po ata aq jane sa mund te mbaje nje fshat.
Ketu pyetja eshte; po Tirana a eshte ne gjendje te luftoje kunder zullumit ?
Ne fund fare edhe dy llafe per vullnetarizmin ne komunizem dhe te sotmen. Po afrohet 30 vjetori i ketij sistemi dhe koha e bilanceve e krahasimeve. Sa me shume kalon koha aq me shume duket se ne te vertete atehere jane bere gjera jane bere shume me teper gjera nga 1945-1975 se nga 1990-2020. Koha sjell me vete edhe kostot e amortizimit dhe ato qe jane bere ne 1945-75 do fillojne te kerkojne te zevendesohen se jane amortizuar nga kalimi i viteve.
Sa me shume gjera jane bere asokohe me vullnetarizem aq me shume kosto te larta kerkohet sot per rindertimin ristrukturimin e tyre.
Teatri eshte edhe nje sinjal alarmi se ku po shkojme e se si po mbulohen kostot e amortizimit, me te cilat do te perballemi gjithnje e me teper ne vitet ne vijim. Apo sa te kemi lulishte e hapesira te tjera publike qe mund te kthehen ne kulla, kujt i plasi per pergjegjesine?
Sa te bukura kleto komentet per mosfunksionimin e vullnetarizmit. Dmth Erion Veliaj dhe Edi Rama paska vullnetare per te mbjelle pemet ne rruget qe te cojne tek TEG-u i Samir Manes por nuk paskan per Teatrin Kombetar. Natyrisht qe kjo pune behet edhe me vullnetarizem por nuk ka pse te shkoje fare aty. Se milionat u gjendkan kollaj per te mbjelle palma ne autostrade (dhe tani pisha) e per tu lyer me te kuqe gjithe Lushnja e Fieri por kur vjen puna tek institucionet kombetare duhet vullnetarizmi i kullave te biznesmeneve.
hyllin shkruan : “Perndryshe une nuk besoj se shteti realisht nuk paska leke per te ndertuar nje teater. Nqs kjo do te ishte e vertete atehere qeveria duhej te jepte menjehere doreheqjen, se eshte skandaloze qe nje qeveri te jete e paafte te ndertoje nje teater.”
Duke ndjekur kete logjike deri ne fund i bie qe te gjitha qeverite e tranzicionit, per te mos u shtyre me tej, duhej te kishin dhene doreheqjen.
Ajo baraka me kallamishte eTeatrit kombetar aty ka qene qe ne kohen e Duçes dhe s’u kujtua njeri te pakten ta riparonte. Tani qe me ne fund dikush u permend e kerkon te beje dicka i kerkojme te dorezoje celsat. Sikur nuk vete me duket mua, pa ju beni si te doni….
Sa per keto utopite me pune vullnetare , me kujtojne ate shprehjen ” prit gomar te mbije bar”.
Se mund te japesh 1/2 ore vullnetarisht per te mbjelle nje peme po nuk eshte njesoj te ndertosh nje Teater, apo do shkoje secili te vendose nje tulle? Vullnetarizmi eshte fryme komunitare , po ku eshte nderkohe qe keta ‘vullnetare’ as plehrat e tyre nuk i hedhin brenda kazanit te mbeturinave te bashkise.
Ashtu si Pika.s : Ç’ju ka hipur me kullat ?
Nuk eshte mbrojte kjo e as arsyetim.
Baraka me kallamishte e beri punen e vet me se miri edhe pse kjo nuk do te thote se godina nuk duhet riparuar, apo se nuk duhet bere nje godine e re.
Ai dikushi qe “u permend te beje dicka”, nuk po ben per Teatrin pasi edhe ne fjalen qe mbajti para te ashtuquajturve artiste, tha pak a shume: Ju nuk keni sfide me godinen, por me audiencen dhe artin.
Pra une po bej godinen, ju beni artin. Mirepo kjo pak ka te beje me detyren e nje kryeministri dhe ajo qe thoni ju me lart, pak ka te beje me thelbin e debatit.
Po Shqiperi hesapi thuaj. Kur vjen puna te partia dhe te “ara ime” te gjitheve u erren syte.
Fatma, jo kjo, po çdo qeveri qe deklaron se nuk eshte ne gjendje te ndertoje nje teater apo cfaredo ndertese publike te amortizuar deri ne ate pike qe perben rrezik shembjeje, duhet te jape doreheqjen menjehere. Kjo sepse ne taksat i paguajme edhe per kete, borxhi publik dmth yti dhe imi shtohet edhe per kete.
Por mesa duket Fagoti i madh, leket e taksave tona i con tjeterkund, ua jep kompanive te dyshimta, psh 8 koncesione per vitin 2018 kushtojne 94 miliarde leke ose rreth 80 milione dollare
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/2111/titull/Koncesionet-me-mbeshtetje-buxhetore-2018
Ja sesi Fagoti i madh jep bonus 8 pike
http://open.data.al/opencorporate/agreements/VKMBonus.pdf
nje kommpanie e cila eshte themeluar ne 30 gusht 2017 me kapital fillestar prej 100 mije lekesh ose 800 dollare
http://www.opencorporates.al/en/nipt/L72031013B
Sikur Fagoti i madh i supozuar i pafajshem te kish hapur gugllin nuk do te gjente as faqe interneti te kesaj kompanie fantazem, gje qe duhet t’i shtonte medyshjen per ekzistencen jo t’i jepte bonus 8 pikesh.
Pra, e dashur Fatma, kete tipin as Maks Haxhia nuk e shpeton dot, nqs prokuroria do te arrinte te vinte duart mbi te, kurse ti i qan hallin se s’paska leke per nje teater dhe shyqyr qe na i gjeti ca oligarke leshko te cilet do financojne per te miren e perbashket.
Per kullat ta thashe me siper, me shembuj sesi po operon e çfare eshte edramizmi. Po edhe Duçja qe kishte pushtet absolut dhe e quante veten revolucionar te madh, modernist e progresist te pashembullt dhe krijues i Italise se re, kur erdhi puna tek kullat, i mblodhi ne nje lagje periferike te Romes, zona Eur.
Do Kulla, shume bukur percakto nje zone dhe ndertoi aty te gjitha kullat, jo sodomizo gjithe ndertesat e rendesishme publike.
Fagoti i madh duhet te jape doreheqje per shume arsye dhe kjo paaftesise se qeverise per te ndertuar nje cope teater, eshte veçse arsyeja e radhes. E te mendosh qe une prisja nga socialistet te rebeloheshin dhe te permendin hidrocentralet mbi Drin, per te treguar qe shteti nuk ndalet para asgjeje.
Ky eshte thjesht muhabeti i radhes qe demostron se socialistet nuk ekzistojne me, ka vetem broçkulla, mashtrime dhe oligarke.