Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Letërsi

LEXIMI MIDIS

Në shoqërinë e sotme, vështirë se gjen dot kohë për të bërë diçka si duhet, madje edhe vetëm një herë të vetme; shpengimi i leximit, si pjesë e kënaqësisë së librit, llogaritet tashmë mes viktimave të kulturës. Për ne, librat janë shndërruar në fast food, për t’u konsumuar në hapësirat ndarëse midis një dihatjeje dhe dihatjes pasuese. Aeroportet, metrotë, ndoshta gjysmë ore para gjumit, ndoshta kur je duke përtypur sanduiçin në zyrë – këto nuk janë më idealet e mjediseve. Së paku në kinema, ose në teatër, ose në një koncert, madje edhe në një galeri, duhet vënë mënjanë pak kohë reale. Por ne librat i kemi rrasur tashmë mes gjërash e punësh të tjera, çfarë do të shpjegonte edhe pse ëndja jonë për letërsi po venitet dhe reaksioni ynë alergjik ndaj çdo teksti kërkues sa vjen e rritet.

Jeanette Winterson, në parathënien e librit Nightwood, nga Djuna Barnes, New Directions 2006.

Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading