Është dërguar në shtypshkronjë këto ditë libri im më i ri, Fjalë për fjalë, nga Botime Çabej, pjesë e gjerdanit Excipere.
Kjo përmbledhje me sprova dhe hulumtime linguistike i drejtohet kryesisht lexuesit jo të specializuar, me interes për kontributet që mund të japë gjuhësia në kulturë.
Vizitori i rregullt i Peizazhe të fjalës do t’i mbajë mend disa nga temat dhe trajtesat e këtij vëllimi, edhe pse unë kam risistemuar tashmë gjithçka për botimin në print.
Fjalë për fjalë do të dalë në shitje gjatë Panairit të Librit në Tiranë, në datat 15-19 nëntor, te Pallati i Kongreseve.
Ato ditë do të organizojmë edhe një takim për t’ia prezantuar lexuesit, dhe për të cilin do të njoftoheni veçan.
Urime Ardian! Une i kam lexuar me te shumtat, por nuk ka si libri, qe i permbledh te gjitha.
Titulli i kolanes me beka pershtypje: edhe gjerdan (nga turqishtja a osmanishtja), edhe Excipere (nga lat.).
Falemnderit! Shkrimet janë redaktuar, ri-organizuar, diku plotësuar, pajisur me referenca, kombinuar etj. Punë e nevojshme, por që e kam bërë me shumë qejf. Sa për gjerdanin dhe exciperen, këto janë zgjedhje – besoj – të Ledi Shamkut, që edhe e drejton kolanën prej kohësh. Por është një seri librash serioze dhe unë ndihem gjithnjë në borxh, kur shoh emrat dhe titujt e tjerë!
Shumë urime! Do ta lexoj me interes!
Urime Ardian!
Urime Ardian! Mezi po pres ta lexoj.
Urime. Librat e meparshem jane siguri per lexuesin se tematika e tij do ta ndihmoje ne menyre konkrete te orjentohet ne probjeme te verteta te gjuhes qe ndesh dita me dite, apo te tjera qe do t’i kuptoje ne ate mase qe te ndjeke debatet e rendesishme te kohes, shtoi kesaj shpjegimet e qarta e te detajuara, specialitet i veçante ky i Vehbiut.
Urime për librin e ri Ardian