TË NA RROJË SHTETI

Lista e publikuar në numrin e fundit të Revistës Fortune të personave më me influencë nën moshën 40 vjeç është sa burim frymëzimi aq edhe zilie për këdo që i afrohet pikut të jetës së vetë. Nga 40 vetë të paraqitur në listë, 32 ishin drejtues së bizneseve ose themelues të një nisme në fushën e teknologjisë së informacionit, edhe milionerë apo miliarderë të bërë rishtaz.  Edhe në listën e vitit 2016 pjesa më e madhe ishin miliarderë ose milionerë në fushën e teknologjisë së informacionit të pasuruar në saj të shpikjeve të tyre në këta vite të fundit. Rreth 10% e listës së 500 kompanive më të mëdha në SHBA janë në fushën e teknologjsë së informacionit, drejtuesit e tyre janë gjithashtu miliarderë të rinj.

Ndërsa në Shqipëri rasti i fundit i një kompanie, “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të z. K. Zoto, datëlindja 1976, për marrjen me koncesion të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në qarkun e Tiranës, më konkretisht të furrës për djegjen e plehrave me një vlerë prej 128 milion Euro, dëshmon për një tjetër dukuri të rioshëve që gdhihen pasanikë dhe synojnë të pleqërojnë pasanikë me koncesione 30-vjeçare.

Kjo çështje nuk trajtohet për cmirë, se koncesioni ka hallin e vetë. Duar që duhen ngjyer. Gojra që duhen mbyllur. Orekse që duhen ngopur. Dreka e darka të mërzitshme me deputet e nëpunës civilë, e lloj-lloj ecejakesh nëpër zyrat e administratës qëndrore apo vendore, pa përmendur sigurinë e jetës.

Por si është e mundur që edhe pas turbo-kapitalizmit të viteve të tranzicionit, zengjinët e rinj në Shqipëri ende e kanë të lidhur kërthizën me fonde publike, koncesione e të tjera forma neoliberale të privatizimit të shërbimeve publike?

Vëreni listën e fundit të 19 personave më të pasur në Shqipëri të publikuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike (2015). Në do të gjeni deputet (E. Leka, T. Doshi apo ish-deputete si A. Duka); persona të lidhur me politikën dhe median (S. Mane, V. Hoxha, A. Frangaj, A. Dulaku) që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve (afera e CEZ për S. Mane) në një formë a tjetër (shpenzime elektorale me para publike tek TV Klan i A. Frangaj, apo kioskëzimi nga V. Hoxha); persona që kanë përfituar nga koncesione në shëndetësi (V. Nushi), në naftë apo miniera (B. Sulaj apo P. Salillari). Edhe G. Joti që ishte i përfshirë kryesisht në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit me kompaninë e tij Infosoft, tani ka kaluar edhe në atë të ndërtimit.

Si është pra e mundur që pjesa më e madhe e kësaj liste të trumpetuar si e pionerëve të ekonomisë së tregut në Shqipëri kryejnë veprimtari ekonomike rentiere? Ata janë rentierë të kapitalizmit rentier të skajshëm: miniera, koncesione të shërbimeve publike dhe në pasuritë e patundshme.

Por në Shqipëri ka shumë potencial për të investuar në fushën e teknologjisë së informacionit dhe shteti këtu duhet ta derdhte paranë lumë. Por edhe psa ka nisma si Java e Inovacionit (organizuar vetëm për dy vite 2014 dhe 2015) investimet e qeverisë në fushën e teknologjisë së informacionit janë të pakta. Nga biseda me disa ekspertë të fushës të rinjtë kanë frikë të vijnë me ide në Ministrinë e Inovacionit pse u vidhen projektet për t’iu dhënë personave afër me qeverinë vendore apo atë qendrore, ose sepse proceset administrative për marrjen e fondeve janë të ndërlikuara. P.sh. rasti i fundit i një aplikacioni (Eco Parking) për pagesën e vendparkimit në Tiranë që iu vodh nismëtarëve dhe me siguri po bëhet gati të jepet me koncesion, dëshmon se edhe në fushën e inovacionit kemi një kapitalizëm grabitqar që nuk pyet për të drejta autori apo mbështetje të ideve të reja, por e kthen çdo ide në një industri rentiere, ku të vilen sa më shumë nga paratë e shqiptarëve për xhepat e disave. Një tjetër inxhinier shprehet se edhe kompanitë e mëdha si Vodafone veprojnë në këtë mënyrë, duke ngulfatur inovacionin. Numri i ISP (ofruesve të shërbimit të internetit) është rreth 20, me katër kompani që zënë rreth 80% të tregut dhe kontrollojnë e mbysin inovacionin në këtë sektor. Numri i kompanive që administrojnë faqe interneti apo të dhëna është i vogël, edhe pse Shqipëria ka qindra tunele ku mund të ofroheshin shërbime në ruajtjen e të dhënave (data storage, sidomos në “bulletproof hosting”, shërbime për kompani që duan ti fshehin të dhënat e tyre). Ende nuk kam dëgjuar ndonjë kompani që merret me nxjerrjen e bitcoin (mining) duke qenë se energjia, sidomos për ata që kanë hidrocentrale të vogla, është me kosto të ulët. Ndërkohë milionerët vijnë nga sektorë që kanë lidhje me koncesione dhe të tjera para publike.

18 Komente

  1. Listes se Fondacionit çilen i eshte bere nje kritike metologjike cilesore, sidoqofte meqe ato jane emrat qe qarkullojne ne çdo liste, besoj se duhet t’i marrim te mireqena.

    Fenomeni qe mbledh shumicen e tyre eshte importi si pikenisje e pasurimit, mandej diversifikimi kryesisht ne ndertim e teknologji informacioni.
    Disa prej tyre vazhdojne me importin sidomos te naftes, por edhe duhanit, kafese e pijeve alkolike, dmth mallrave qe paguajne akcize, nderkaq ato pa akcize jane me pak terheqese, po gjithsesi ndonje si Naçi vazhdon suksesshem, Mane pjeserisht e ndonje tjeter.

    Akciza eshte ”sekreti” i pasurimit te shpejte, per çdo pakete duhan qe pihet, 1200 leke, pavaresisht llojit te duhanit eshte akcize, dmth mjafton te lidhesh me njerezit e duhur dhe çmimin njesoj ia ngop konsumatorit me akcize, por parate e akcizes, e cila shkon nga 40%- 60% te vleres se paketes , mund t’i ndash rregullisht me ata te Ministrise se Financave. Po te llogarisesh edhe qe mbi akcize praktikohet TVSH-ja, fitimi behet edhe me i majme.

    Ose le te shikojme sektorit e importit te naftes, ku jane disa prej ketyre 20 biznesveneve, Kastrati in primis. Me nje akcise me 370 leke per liter, e cila gjeneron edhe nje 74 lekesh tjeter TVSH, situata behet shume fitimprurese.
    Ketu perveç akcizes e TVSH-se kemi edhe taksen e qarkullimit prej 270 lekesh e ca taksa te tjera me te vogla, direkte ose indirekte, qe mundesojne nje barre fiskale mbi 1000 leke per liter.
    Kjo do te thote qe per çdo liter te padeklaruar, te hyjne te pakten 1000 leke ne xhep; kur ndahen, sikunder ndodh ne rast se do ta kesh jeten e gjate ne treg, fitimi bie, por serisht eshte i jashtezakonshem.

    Te gjithe vrapuan te kapnin liçensa importi shpesh monopole importi, ku vetem njeri ka te drejte te fuse nje marke te caktuar, mundesisht me akcise, dmth nafte, duhan,kafe,pije alkolike, keshtu nepermjet evazionit te majme fiskal dhe kontrabandes, pasurimi ishte çeshtje pak vitesh.

    Mandej diversifikimi i pare i kesaj pasurie te ardhur shpesh nga nje monopol importi ishte ndertimi. Te marresh token e disa personave te cilet kane shtepi siper eshte shume e kushtueshme, mund te ”te hane” shume apartamente e dyqate, prandaj dy jane zgjidhjet, ose leje ndertimi per pallate te larte 10 katesh apo 12 katesh ose te marresh nje hapesire te blerta shteterore, perfshire lulishte e parqe.
    Ne rastin e lejeve per pallate te larte, te duhet qe bashkite te mos kene kurrfare plani urbanistik, ose merr leje per 8 kate dhe bej 10-12 kate.
    Ne rastin e hapesirave te blerta, kostoja ulet se te duhet vetem te paguash kryetarin e bashkise, nuk ke shume goje, prandaj edhe ky ka qene sporti me i preferuar i ketyre biznesmeve te fuqishem, paguaji nje perqindje kryetarit te bashkise, ai e kthen nje lulishte ne toke per ndertim. Mandej mungesa e nje plani urbanistik ben qe çdo hapesire te blerte ose jo ta kthesh ne pallat.
    Ne kete kuptim Komuna e Parisit deri ne Selite eshte nje shembull ekzemplar, nga vjen edhe fuqia e Rames.

    Ne kete konsiderate s’po marrim parasysh taksat e shtetit, se ne ndryshim nga rastet e importit, ku evazioni eshte vete pasurimi, ketu leja e duhur e ndertimit eshte kyçi i pasurimi, eshte ”akciza”.
    Nga ana tjeter vete bizneset e medha e vonojne shlyerjen e detyrimeve te deklaruara, here pas here del shteti dhe fal detyrime te pashlyera, si beri se fundmi Veliaj per faljen e 24 milione eurove detyrime te pashlyera deri ne vitin 2010. Ketu fitojne edhe bizneset e vogla, po ne pergjithesi mosshlyerja e detyrimeve eshte me e mundur kur ti ke njeriun tend tek tatimet.

    Ne kete vend shteti te pasuron e shteti te varferon, koncesionet e privatizimet, jane bonuse specifike per meritokraci te theksuar partiake, nderkaq mekanizmat fiskale jane themeli i qendrueshmerise ne treg.

    Transformimi nga ekonomi importuese dhe ndertimi, ku pushtetin e kane importuesit dhe ndertuesit, ne ekonomi prodhuese dhe eksportuese, duhet te ishte nje prioritet, mirepo importues dhe ndertues e kane kapur shtetin per fyti, kane kapur mediat per fyti, keshtu qe jane bere nje pengese e jashtezakonshme per ekonomine e vendit, ky vend nuk duhet te prodhoje asgje qe u cenon bizneset importuese e ndertuese. Nqs ketu krijohet nje shtrese e forte prodhuesish dhe eksportuesish (menjane fasoneria qe perben gjysmen e eksportit, por qe mbahet mbi krahun e punes, pra nuk eshte rivale), atehere keta do te nderhyjne per te marre thelen e tyre tek shteti, pra do t’u marrin gradualisht pushtetin. Kjo humbje e pushtetit parandalohet ne menyra nga me te ndryshme, perfshire edhe idiotesine e pashembullt qe shitet per ar te kulluar, te nje vendi qe duhet te kete bujqesi e turizem.

    Mandej teknologjia e informacionit si fenomenet e mesiperme gradualisht do te bjere ne duart e atyre qe dine te bejne evazion te madh fiskal dhe qe jane diversifikuar nga importi tek ndertimi, tek barnat, dmth ajo klase oligarkesh qe e koncepton biznesin si forme e avancuar parazitizmi dhe qe e perdor shtetin si trampoline per te kercyer nga nje biznes tek tjetri, ashtu si kercen pleshti ose morri nga nje kafshe tek tjetra.

  2. Diçka tjeter, duke qene ekonomi importuese dhe ndertimi, dmth tregu eshte i orientuar drejt ketyre dy tipologjive, atehere krijohet edhe paradoksi shqiptar, dmth bankat kane miliarda dollare qe rrine stok, nuk jepe kredi, dmth kemi kapital, kemi lende te pare, kemi fuqi punetore te papune por s’kemi investime.
    Ky eshte paradoksi i qypit me flori, dmth kur njerezit si ne ekonomi feudale, parapelqejne qe te mbushin qypat me florinj, te cilin stigmatizon edhe rrefenja e plakut qe u tha djemve ne are kam fshehur qypin me flori dhe ata iu futen punes.
    Pertej gjithe inefiçences bankare apo te sipermarresve, ne Shqiperi ti nuk mund te ndertosh dot nje plan biznesi i cili te vertetoje fitime me te medha sesa kredia vjetore prej 15%. Ti mund te nxjerresh me shume se 15% ne vit, por nuk mund ta vertetosh dot se do te besh evazion fiskal. Ata te bankave kane verejtur se nje pjese e madhe, deri ne 25% te kreditoreve jane te paafte te kryejne evazion fiskal, pra jane kreditore te keqinj.
    Nga ana tjeter ne pjesen me te madhe te sektoreve te sherbimit, nuk ka shanse qe pa evazion te nxjerresh fitime vjetore ne masen 20% te kapitalit.

    Pra duke mos qene nje ekonomi prodhuese, kreditimi reduktohet vetem ne fushen e sherbimeve, importit dhe ndertimit, ku sundon ligji i evazionit fiskal, vlera e shtuar vjen ne radhe te pare prej evazionit.

    Teorikisht dhe praktikisht prodhimi nuk ka vlere te madhe te shtuar ne krahasim me sherbimet, dmth nuk mund te nxjerresh dot nje plan biznesi per kredi me 15% ne vit, prandaj deri para pak vjetesh kur bankat pranonin depozita me 5-7% dhe normalisht kredite do t’i jepnin me 15-20%, shanset per investime ne ekonomine prodhuese ishin te vogla.
    Gradualisht erdhi mbingopja e sektorit te sherbimeve i cili varet totalisht nga konsumi. Nqs njerezit kursejne atehere nuk konsumojne, çfare sjell paradoksin e qypit me flori. Me uljen pertoke te depozitave, normalisht ulet edhe kostoja e kredise, tani eshte e mundur qe biznesi te investoje edhe ne prodhim.

    Mirepo prodhimi perfaqeson nje rrezikshmeri te larte per klasen ne pushtet, politikane e oligarke importi e ndertimi te lidhur me ta, keshtu qe edhe bankat si mekanizem i kapur si çdo gje tjeter , preferojne te mbajne leket stok sesa te rrezikojne duke u hapur telashe oligarkeve.

    Bankat ne kete menyre jane kthyer ne nje mekanizem te kote, qe e kane mendjen ku te rrisin komisionet per sherbimet e ndryshme qe kryejne, per te vjele mbi kapitalin, pak a shume si pararendesit e tyre, hajdutet historike te cilet, ngaqe monedha ishin prej ari, fillonin dhe e kruanin, gervishtin, limonin, qe te nxirrnin pak pluhur ari. Duke gerryer nga pak pluhur ari ne çdo monedhe ari, kur numri i monedhave ne kontroll ishte i madh edhe sasia e pluhurit te arit behej e konsiderueshme.

    Gjithe kjo situate me kujton shprehjen e nje komiku te vjeter italian, Petrolini, duhet t’i marrim leket atje ku gjenden; tek te varferit. Kane pak, por jane shume.
    Shteti dhe bankat jane kthyer ne mekanizmin s’i mundesohet qe parate t’u merren te varferve qe jane shume dhe t’u jepen te pasurve.

  3. Por si është e mundur që edhe pas turbo-kapitalizmit të viteve të tranzicionit, zengjinët e rinj në Shqipëri ende e kanë të lidhur kërthizën me fonde publike, koncesione e të tjera forma neoliberale të privatizimit të shërbimeve publike?

    Pyetja, besoj, është retorike, sepse monopoli dhe renta që siguron kapitalisti prej tij, është pozicioni më i volitshëm në treg për një sipërmarrës, për të nxjerrë maksimumin e fitimit me pak apo aspak risk. Rentat janë ëndërra e çdo kapitalisti.
    ‎Edhe koncesioni është një formë monopoli, madje edhe me i volitshëm akoma, sepse ky jo vetëm shmang konkurrencën, por të jep dhe garancinë e shtetit për çmimin, xhiron dhe tregun e aktivitetit të marrë me koncesion.‎ Është biznes pa risk. It’s a no brainer!

    Pastaj, kapitali është si lumi, e bën shtratin aty ku gjen pengesën më të vogël. Prodhimi dhe eksporti duan këllqe: duan të gjesh tregje jashtë, të bësh investime në teknologji, në punëtorë dhe drejtues të kualifikuar, të gjesh kapital,duan punë me cilësi dhe korrektësi, kërkojnë kohë dhe durim shumëvjeçar derisa të fillojnë të japin rezultat – xhiro dhe fitim. Këto kërkojnë që të marësh përsipër risk dhe që t’i rrishë punës te koka, për vite të tëra, virtyte këto që kapitalistët në përgjithësi, dhe ata shqiptarë në veçanti, nuk i kanë të lindura.

    Përse t’i hyjë sipërmarrësi shqiptar aventurës së prodhimit dhe eksportit kur mund t’i bie shkurt, me importe ‘blej aty dhe shit ketu’ apo me ndërtime ‘tulla, llaç edhe beton’? As shumë kapital nuk kërkojnë këto, as njerëz të kualifikuar, as teknologji apo andralla me tregje të tjera, cilësi, durim apo kohë të gjatë për tu realizuar.

    Që shoqëria dhe vendi nuk ka shumë përfitim nga këto aktivitete të sipërmarrësve, kjo nuk do shumë mend. Asnjë vend nuk u zhvillua vetëm me pallate dhe qendra tregtare, asnjë popull nuk u bë i pasur vetëm me konsum.

    Në stadin e zhvillimit që është Shqipëria, vetëm shteti mund të ndërhyjë për të ri-balancuar ekonominë dhe për të orientuar sipërmarrësit drejt aktiviteteve të tjera, prodhuese dhe eksportuese. Kjo fillon me shmangien e koncesioneve për shërbime dhe aktivitet shtetërore, vazhdon me mbylljen e mundësive për krijimin e monopoleve dhe nxjerrjen e rentave prej tyre në tregun e brendshëm – me anë të institucioneve që ndalojnë dhe dënojnë krijimin e ‎tyre, dhe më tej duke mbajtur në pronësi shtetërore monopolet naturale (nafta, minierat, rrjeti energjitik etj) dhe më kryesorja, ndjekja e politikave të tilla makro dhe mikro-ekonomike që favorizojnë aktivitetet prodhuese dhe eksportuese: sistemi doganor dhe fiskal, politika monetare dhe kredituese, infrastruktura, marrëveshjet për tregtinë me vendet e tjera etj.

    Shteti, nëse do, ka në dorë gurin edhe arrën. Ose, si aty te ne, ua fal oligarkëve, si gurin ashtu dhe arrën, dhe presim zhvillim dhe mirëqënie pastaj…

    1. shume te drejta komentet nga Hyllin dhe Gjilpera.

      Nuk di te kete ndonje studim sesa eshte demi ekonomik qe i sjellin koncesionet shtetit shqiptar ne devijimin e investimeve nga sektori prodhues ne ate te sherbimit publik. Kryesisht Banka Boterore ka rekomanduar koncesionet apo PPP-te per te rritur investimet ne sektoret publike ne pamundesi te shtetit per ta kryer kete. Nderkohe qe e kunderta nuk po argumentohet.

      Por nisur nga kostot e medha dhe rritja e borxhit publik qe po shkaktojne keto koncesione, pyetja eshte se ku do te vijne parate? Sidomos per nje ekonomi si e jona ku nje pjese e te ardhurave vijne nga remitancat ne ulje te emigranteve, do te thote se sherbimet publike se shpejti do te tkurren ne mbulimin e segmenteve te caktuar te shoqerise, pasi pa injeksionet e parave nga jashte, edhe sikur te privatizohen, ato nuk do te kene investime te mjaftueshme.

      Nga sa kam lexuar te gjitha koncesionet e dhena deri me tani jane investime te garantuara nga shteti. Dmth. privatet nuk marrin asnje rrezik per keto investime. Ky mund te jete nje dem i madh ndaj shpenzimeve publike, dhe analiza qe vertetojne te kunderten, koncesione te suksesshme qe sjellin uljen e investimeve te shtetit dhe permiresim te sherbimit, nuk kemi.

      1. Një studim përmbledhës për koncesionet dhe rezultatet e tyre në Shqipëri nuk ka, ose nuk e kam ndeshur unë, por ka disa analiza të koncesioneve te veçanta, të pregatitura nga gazetarët e BIRN dhe ata të Exit.al. Në këto analiza nuk gjen koncesion që të mos ketë probleme: me dokumentat dhe kontratat, me fitime të majme për koncesionarët dhe shërbime të mangëta për qytetarët dhe klientët, transferime aksionesh me çmime qesharake nga një sipërmarrës te tjetri, transferta fitimesh jashtë vendit‎, me pak fjalë, shpërdorime pa fund të parave publike etj. Por këto analiza gjejnë pak ose aspak vëmendje si nga mediat kryesore ashtu dhe nga politika dhe institucionet e shtetit, KLSH-ja, Prokuroria etj.

        Koncesionet PPP janë një fushë e minuar, për vet natyrën e tyre mikse dhe konfliktit të natyrshëm midis kapitalit dhe interesit publik në njërën anë dhe atyre private në anën tjetër. Edhe në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria, me një administratë publike shumë më kompetente se në Shqipëri dhe me një sistem solid drejtësie, përdorimi i koncesioneve është i kufizuar dhe shpesh, aty ku janë përdorur, kanë dalë problematike: ose investimi ka dalë më i shtrenjtë se parashikimi, ose firma private nuk ka mundur të nxjerrë kapitalet e investuara dhe ka falimentuar, ose shërbimi nuk ishte në nivelin e duhur, mosmarrëveshjet kanë çuar në hapjen e proceseve gjyqësore etj.

        Për këto arsye koncesionet jo vetëm përdoren pak, por më kryesorja, aty ku përdoren ato kanë si objekt ndërtimin e veprave të reja infrastrukturës me kapital privat dhe shfrytëzimin e tyre për një periudhë të caktuar kohe nga privati, për të nxjerrë investimin e bërë. Në fund të kësaj periudhe objekti i kalon shtetit në pronësi dhe në përdorim. Modeli BOT: Build, Operate, Transfer.

        Në të kundërt, në Shqipëri koncesionet kanë si objekt shërbimet shtetëtore që i kalojnë privatit për një periudhë kohore dhe për të cilat shteti ose klientët paguajnë privatin, që ky t’ia ofroj shërbimin qytetarit. Investimet e privatit janë qesharake dhe, deri në fund të koncesionit, ose janë të amortizuara ose pa shumë vlerë për shtetin. Është një model parazitar i koncesioneve. Janë thjesht renta të garantuara nga shteti për privatin me paratë e publikut.

        Koncesioni i vetëm, që di unë, që në Shqipëri funksionon sipas modelit BOT është koncesioni i aeroportit të Rinasit, edhe pse aty kanë dalë bishta të tjerë, si tarifat e larta të koncesionarit për uljen e avionëve, e drejta e monopolit të fluturimeve për Shqipërinë që, në mënyrë idiote, iu dha kocesionarit të Rinasit etj.

        Për ta përmbledhur, nëse duam të përdorim koncesione atëhere vetëm të tilla ku shteti nuk paguan koncesionarin, ku objekti është vepër e re infrastrukture dhe jo shërbim publik, dhe ku privati merr përsipër riskun e investimit dhe vetëm kur ke krijuar më parë një kuadër të fortë ligjor që rregullon dhe kontrollon kontratat koncesionare dhe mosmarrëveshjet e mundshme që mund të lindin prej tyre (shih se ç’u bë me Bankers-in, qindra miliona dollarë xhiro dhe fitime, zero taksa dhe shteti s’ka çfarë i bën dot asgjë, se kontrata u bë me të pasmen dhe është jashtë juridiksionit të gjykatave shqiptare!).

        [Një vepër e tillë infrastrukture, për shembull, që në të ardhmen mund të ndërtohej me koncesion, do të ishte hekurudha Prishtinë – Durrës/Tiranë, sigurisht vetëm pas një studimi papaprak pozitiv të leverdishmërisë ekonomike. BOT, me kapital të tërë privat ose dhe me një garanci të pjesshme nga shteti për kredinë bankare, nëse kjo do i duhet koncesionarit për ndërtimin, e gjitha për xx vite përdorim nga koncesionari dhe në fund transferim i hekurudhës dhe i trenave te shteti shqiptar. Kryesorja: një kontratë e qepur dhe e kopsitur nga konsulentët më të mirë ligjor, që shmang dëmet për taksapaguesin shqiptar dhe që pengon shpërdorimet dhe zhvatjen e pasagjerëve nga koncesionari. Por dyshoj se, për zhvillimin ekonomik dhe nivelin aktual të shkëmbimeve që kanë sot Shqipëria dhe Kosova mes tyre, ky projekt ende nuk është ekonomikisht me leverdi, as për privatin as për shtetet përkatëse]

        https://www.reporter.al/check-up-i-falas-me-fitime-te-majme-shqiptaret-e-paguan-dyfish-ne-2015/

        https://www.reporter.al/?s=koncesion

        http://www.exit.al/?s=koncesion

  4. Gjilpera shume interesante qe e justifikon mungesen e prodhimit dhe eksportit vetem me kostot e prodhimit dhe pergjumjen e kapitalisteve. Megjithate te perpunosh naften ne Ballsh nuk te duhen ingjiniere aerospaciale, as te besh paketa duhani si dikur DS apo Partizani apo te prodhosh tela bakri etj.

    Nqs i ke ndjekur keto vitet e fundit argumentimet ekonomike per paradoksin e qypit me flori, dmth qe kapitali fle gjume ne banka si monedha e arit ne qypat e dikurshem, kjo teme trajtohet me shume si nje defiçençe e perkohshme e tregut, qe shume shpejt tregu do e rregulloje, i dhane edhe nje dore me uljen e interesit nga banka qendrore. Mirepo as ulja e interesit nuk dha efekt dhe as tregu nuk po rregullon gje; kriza e kreditimit, ne kuptimin e mosdhenies se kredive, jo ne kuptimin e mungeses se kapitalit apo likujditetit, vazhdon dhe nuk ka asnje trend ndryshues.

    Une nisem nga parimi se kur kapitali fle gjume ne banka apo qypa me flori atehere ekonomia po asestohet, stabilizohet, dmth eshte afer kapacitetit maksimal struktural. Ky eshte momenti kur struktura ekonomike nuk lejon me investime, sepse nuk ka fitime qe justifikojne rrezikun. Struktura ekonomike definohet edhe nga kultura ekonomike, dmth vete aktoret ekonomike percaktojne veprimet e tyre te nisur edhe nga kultura ekonomike, nje nga arsyet qe kapet edhe gjithe monopoli mediatik, per te bere shplarje truri.

    Ne kemi 7-8 vjet me rritje prej ekonomie qe eshte ne kapacitetin maksimal struktural dmth 1-2 max 3%. Ekonomia shqiptare ne GDP ne vlere PPP, eshte e larte, sidomos po te kemi parasysh se autokonsumi nuk hyn tek GDP, dmth konsumi i fshataresise nuk hyn tek GDP, po nuk eshte se fshataret nuk hane e pine çfare prodhojne vete, meqe GDP-ja nuk i llogarit keto konsume.
    Nuk po flasim as per ekonomine informale, e cila po te llogaritet e rrit me 50% GDP-ne.

    Pra per kete strukture ekonomike ne kemi GDP te larte, nuk mund te pretendosh nivelet e Europes Perendimore, kur ti i blen breket nga turku dhe italiani, se ne çdo vend te Europes ka fabrika qe prodhojne breke, perveç Shqiperise. Vendet qe te shesin breke, po te duan t’i heqin breket, dmth ti krijon nje raport te caktuar ekonomik ne varesi te prodhimit te vendeve te tjera.
    Ketu pastaj hyn edhe forca e importuesve te cilet kryejne edhe rolin e xhandarit te huaj, kur ai ka kapur tregun nepermjet importuesit tend dhe forces biznesmenit ne media e politike, normal qe sektori ne fjale eshte i ngopur. Qe te levize kapitali drejt brekeve, nuk mund ta beje nepermjet importit nga Zelanda e Re, por nepermjet hapjes se nje fabrike ne Shqiperi, e cila nuk do ingjiniere aerospaciale thame, se breket ne keto ane i kane prodhuar qe ne epoken e pellazgeve.

    Ne kete pike teza do hase kundershtimet e zakonshme, çdo ti me breket turke apo italiane, ata mund t’i prodhojne por ne skemi breke ne bythe, jemi vend i vogel, keshtu qe te investojme ne bujqesi.
    Perpos qe ne kemi kapital qe fle gjume dhe po eksportojme breke firmato lekure nga fasoneria, le te shohim bujqesine.
    Bujqesia do te shkoje logjikisht tek te ashtuquajturat ”cash crops”, ku nder te tjera hyjne, duhani, vreshtat, ullishtat,pambuku dhe natyrisht kanabisi.
    Kanabisi menjane, le te shohim duhanin, te cilin e kemi eksportuar qe ne kohe te turkut, Taraboshi mori fame si prej cilesise si prej faktit qe eksportohet ne Itali e Austri, se Shkodra ka pase lidhje me keto vende ne kohe te turkut.
    Ne kohen e Enverit, eksportonim duhan dmth plotesonim gjithe nevojat e brendshme dhe eksportonim , madje gjeresisht, dmth ka qene ze me njefare rendesie ne eksportet e kohes komuniste.

    Nqs do te investonim ne bujqesi, rrjedhimisht ne duhan se ka fitime te medha, atehere do te rihapeshin shume fabrika duhani, do te prodhoheshin marka duhani, madje edhe cilesore ne krahasim me paçavuret qe prodhojne per ne, mjaft te krahasosh Marlboron ose Philip Morris ne Shqiperi me ate qe shitet ne Itali apo France, qe te thuash se produkti qe shitet ne Shqiperi eshte skadent, madje Philip Morris eshte qesharak fare.

    Por kjo do te sillte humbjen e nje tregu disa qindra miliona dollaresh nga ana e importuesve dhe fitimet e majme qe marrin jo vetem importuesit por edhe qeveritaret e lidhur me ta. Prandaj ketu nuk eshte çeshtje ingjinieresh aerospaciale, ketu eshte kapje tregu nga nje takem oligarkesh e qeveritaresh te lidhur me ta.

    Ose ta zeme gruri, se ka nje kategori ithtaresh te Shqiperise bujqesore qe nga duhani dhe cash crops ne pergjithesi, shkojne tek gruri. Gruri supozojme se mbillet gjeresisht, se ne fshatra nuk para gjen furra buke apo ushqimore qe shesin miell, me logjike pa u futur ne studime te hollesishme, s’ka furra buke e miell neper ushqimore, pra e bejne buken vete me miellin e tyre.

    Ngaqe grurin e mbjellin sa per konsum, zakonisht llogaritet 2 kuintal grure per fryme ne familje gjate vitit, nuk kane as vemendje nga rendimentit, sepse duke mos qene fitimprurese por nje nevoje bazike, cakton secili 3-4 dynym, merr nje rendiment qesharak prej 20 max 30 kuintal per hektar, por qe nuk i kushton kohe e leke, se rendimenti do kohe,leke,pra perkushtim.
    Te merrje ne kohen e xhaxhit 20 apo 30 q/ha, ta zeme ne Myzeqe, atehere do te perfundoje ne rastin me te mire ndonje kamp internimi, se mund te te pushkatonin si sabotator, agjent i huaj, qe do t’i heqesh popullit buken e gojes.
    Cdo kryetar kooperative te cilit i dhimbsej koka, duhet te kapte 50 q/ha, se me 40 te fluturonte vendi i punes.

    Ne teresi, si sasi prodhimi bujqesor ne jemi ende shume prapa kohes se komunizmit, thjesht tregu ka bere qe si vlere , edhe pse prodhimi eshte me i ulet te dale vlera me e madhe.

    Por pse duhet qe fshatari te prodhoje me shume, kur gruri s’ka vlere, sepse me shume kujdes do te thote me shume kosto, pra fitim i vogel ? Prandaj ai prodhon sa per te ngrene buke vete, i kushton me shume po ta bleje buken ne dyqan.
    Pra racionaliteti i aktorit ekonomik e shtyn drejt nje prodhimi te vogel, por edhe sepse struktura ekonomike, serisht importuesit fusin miell te mykur serb apo mbeturina te magazinave amerikane, qe vijne me çmim te ulet. Te hash buke te mire ne qytet duhet te blesh buket nga 1500 leke, po njerezia eshte mesuar me buke 800 lekeshe, mbush barkun, as i ben pershtypje qe po ha buke me miell mbeturine.

    Kemi nje strukture ekonomike qe demton qe ne çdo hap prodhuesin, ne favor te importuesit, gjasme ne favor te konsumatorit, i cili ne fakt favorin e çmimit te ulet ka nja 10 vjet qe nuk e ka me, se çmimet ne Shqiperi jane llahtarisht te larta per rrogat, dmth nuk kuptohet me se cila eshte leverdia e konsumatorit kur merr mbeturina me çmime te larta, mbeturinat duhet ta kete çmimin te ulet.

    Te shohim edhe naften. Kur ne dmth Bankersi deri vjet, prodhonte nafte (e shkaktonte termete, sikur te ishe ne Japoni) dhe e eksportonte bruto te paperpunuar, kjo nuk u prishte asnje pune importuesve te naftes, dmth tregu qindramiliona eurosh i naftes se importuar, ishte i pacenuar nga prodhimi vendas i naftes, bashkejetonte lirisht ne kete strukture,
    Nqs vendos ta perpunosh naften ne Ballsh, ku nder te tjera nxirret edhe koksi qe i duhet metalurgjikut per ta kthyer hekurin ne shufra çeliku e gize per ndertim, atehere ti fut nje produkt vendas konkurrencial, sikunder ka qene nafta e Ballshit deri para 15 a 20 vjetesh, me çmim goxha me te lire.
    Importuesit ne rast te prodhimit vendas terrorizohen nga ideja e humbjes se kuotave ne treg, prandaj nuk duhet te perpunohet, nafta quhet e keqe, a thua se ne proçesin e perpunimit ne bote kalon vetem nafta e mire irakene, kurse naften me pak cilesore e hedhin ne det se nuk ben.
    Po kanadezet po prodhojne nafte nisur nga rerat bituminoze, po ata munden se kane leke, kurse ne s’kemi se kapitali shqiptar duhet te flere gjume neper banka.

    Prej ketu, gjithe karagjozlleqet qe jane bere si me prodhimin e naftes ne Patos-Marinze si me perpunimin ne Ballsh, jo e privatizoi ky, jo e mori ai, jo nuk e bleu se nuk i dha parate etj. Sektori duhet te jete rrumpalle, qe politikane e oligarke importues te vjedhin si nepermjet prodhimit si nepermjet mosperpunimit.

    Si perfundim se e zgjata shume, mua nuk me duket se kemi ndonje problem te madh kostoje e kapitalista qe s’duan te mundohen, kemi nje problem struktural, dmth kapacitetet maksimale jane kapur prej 7-8 vjetesh dhe per te kapercyer kete faze duhen ndryshime te qarta strukturale, ne radhe te pare t’u priten duart dhe tentakulat oligarkeve importues dhe politikaneve te lidhur me ta, pasi jane duke mbytur gjithe kapacitetet prodhuese te ketij vendi.

  5. Gjilpera shume interesante qe e justifikon mungesen e prodhimit dhe eksportit vetem me kostot e prodhimit dhe pergjumjen e kapitalisteve. Megjithate te perpunosh naften ne Ballsh nuk te duhen ingjiniere aerospaciale, as te besh paketa duhani si dikur DS apo Partizani apo te prodhosh tela bakri etj.

    Nuk e quaj justifikim por më tepër përshkrim të një sjelljeje racionale nga këndvështrimi i sipërmarrësve (kapitalit/ kapitalistëve), por të papërgjegjshme apo jo-patriotike dhe skandaloze nga perspektiva e vendit dhe e publikut (ku unë fus dhe veten).

    Prodhimi dhe eksportet duan investime të konsiderueshme të kapitaleve në teknologji, burime njerëzore, struktura administrative, marketingu, infrastrukture etj. dhe janë të zgjatura në kohë – që nga investimi deri në realizimin e fitimeve dhe ri-kthimin e kapitalit të hedhur – me rrezik të madh dështimi dhe falimentimi, sidomos kur kemi parasysh se duhet të konkurrohet me mallra dhe produkte të firmave të konsoliduara, me përvojë prej dekadash dhe me avantazhe të konsiderueshme, si në financim ashtu dhe në sektorin teknologjik, atë njerëzor, në marketing etj (economics of scale).

    Prej këtej, synimi i sipërmarrësve te sektorët “e lehtë”, që nuk duan shumë kapital, mend dhe punë për tu realizuar, dhe ku konkurrenca nga jashtë është e vogël, si në tregti, shërbime dhe në ndërtim është e kuptueshme. Problemi me këto aktivitete është që vlera e shtuar prej tyre – ajo materiale por, po aq e rëndësishme, dhe ajo ‘edukative’ (learning effects) e punonjësve – është shumë e vogël, për të mos thënë zero, dhe, rrjedhimisht pa shumë fitim për shoqërinë. Pjesën e luanit e merr gjithmonë prodhuesi i huaj, për shqiptarët ngelen thërrimet, edhe pse janë paratë e tyre ato që shpenzohen (që vijnë nga emigrantët). Për më tepër, kur të gjithë sipërmarrësit iu sulën këtyre sektorëve, siç ndodhi në Shqipëri me tregëtinë dhe ndërtimin, kjo çoi në mbingopje të tregut dhe, detyrimisht, në shpërdorim të kapitaleve të investuara (mijëra dyqane, dhjetra qendra tregtare, dhjetra-mijëra apartamente, në një kohë që 90% e shqiptarëve kanë banesat e tyre(!), etj.).

    E njëjta punë dhe me aktivitetet prodhuese, ato ekzistuese që u privatizuan xhaba (se për të ngritur gjë nga themelet, as që bëhet fjalë këto 26 vite), kryesisht minierat dhe nafta: përse të investojnë dhe të rrezikojnë pronarët në ngritjen e kapaciteteve përpunuese dhe në rritjen e vlerës të mallit përfundimtar që shesin, kur ata jetojnë shumë mirë nga fitimet e majme nga shitja e produktit bruto? Bankers-in nuk e pengoi kush që të ngrej rafineri dhe kapacitete përpunuese të naftës në Shqipëri, por nuk e pa të nevojshme/ nuk donte, se fitimi nga nafta bruto rridhte bajagi edhe pa ato. Aq më tepër që, siç u duk me shitjen e kompanisë te kinezët, qëllimi i pronarëve pas Bankers ishte bërja e parasë së shpejtë dhe dalja brenda pak viteve; kush ka kohë dhe nge të riskojë me ngritje rafinerish dhe përpunim nafte në vend, kur paraja edhe pa ato vjen lumë?! (nuk po merrem fare me Taç batakçiun..)

    Që një pjesë e importuesve të mëdhenjë nuk kanë interes që në Shqipëri të ngrihet industria dhe të ketë prodhim vendas, që i bën konkurrencë mallit të tyre, kjo është e vetkuptueshme. Po dhe që ata mund të përpiqen që ta pengojnë rritjen e prodhimit vendas, duke përdorur ndikimin mbi politikanët dhe shtetarët tanë edhe kjo nuk përbën çudi – në atë gjendje që është shteti shqiptar dhe drejtësia aty, do të habitesha sikur oligarkët të mos e bënin këtë… Nxjerrja (dhe mbrojtja) e rentave është në natyrën e kapitalit dhe kapitalistit.

    Kur gjendja e ekonomisë është e tillë, me disbalanca të tilla të frikshme strukturore si në ekonominë shqiptare, këtu vetëm shteti mund dhe duhet të hyjë në lojë për t’i korrigjuar. Privati nga vetja nuk e ka bërë dhe nuk ka për ta bërë këtë. Në vija të trasha, rrugët i përshkruajta më lart: shmangia e koncesioneve për shërbime shtetërore, bllokimi i mundësive për krijimin e monopoleve dhe nxjerrjen e rentave prej tyre në tregun e brendshëm duke forcuar institucionet përkatëse anti-monopol, kalimi në pronësi shtetërore i monopolet naturale dhe më kryesorja, zbatimi i politikave të tilla makro dhe mikro-ekonomike që favorizojnë dhe mbrojnë, për një kohë të caktuar, aktivitetet prodhuese dhe eksportuese në Shqipëri. Është një rrugë zhvillimi ekonomik që e kanë ndjekur dhe (ato pak) vende të tjera, kryesisht në Azinë Juglindore, që, brenda disa dekadash, e kanë bërë, apo janë duke përfunduar, me sukses kalimin/ transformimin nga vende të prapambetura agrare, në ekonomi të zhvilluara industriale.

    [Po i bie pak shkurt këtu, se më duket se u zgjata shumë dhe unë..: d]

  6. Une besoj se nqs veshtiresite e permendura per prodhim dhe eksport do te ishin objektive, atehere i njejti fenomen do te gjendej edhe ne Europen Lindore, sidomos ne Ballkan, meqe vijme nga eksperienca edhe me te ngjashme historike.
    Mirepo kur shihen ekonomite e vendeve te tjera, pa qene e nevojshme t’i hysh me themeli, thjesht raporti midis industrise dhe bujqesise dhe llojit te eksportit, sheh se veshtiresite e permendura, nuk jane objektive.
    Serbia, Maqedonia, Rumania kane raporti industri/bujqesi = 3/1, si peshe e GDP-se ( Mali i Zi e ka raport 15/1), e keshtu me radhe sa me lart shkohet aq me shume rritet ky raport, Sllovenia e Sllovakia qe jane vende te vogla e kane minimalisht 10/1.

    Nqs do te mund te nxirrej nje perfundim nga logjika krahasimore, atehere e kunderta eshte e vertete, qe ti te eksportosh duhet te kesh raport shume favorizues mes industrise dhe bujqesise. Kjo ne fakt eshte universale, dmth eshte nxjerre me çdo lloj studimi te mundshem, po ne jemi si shqiptare çik te leshte ne ekonomi, kete duhet ta pranojme.
    Vendet e tjera te Europes komuniste, perfshire Ballkanin komunist, nuk i hasen keto problemet e medha qe permend, sepse ato nuk jane probleme te medha, jane probleme lehtesisht te kapercyeshme, i kane kapercyer te gjithe, perfshire gjithe fqinjet tane (dmth te Shqiperise dhe Kosoves, se kur eshte puna per te qene mizerje ecim krahperkrah).

    Meqe do luajme me Lihteshtejnin, i hodha nje sy atij shteti ne CIA- worldfactbook, te cilin kur vjen puna per perfundime te peraferta e gjej te besueshem.
    https://www.cia.gov/library/publications/resources/the-world-factbook/geos/ls.html

    Lihteshtejni ka 38 mije banore, me pak se çdonjera prej minibashkive te Tiranes, me pak se Kavaja.

    Ky shtet eksporton gati dyfishin e Shqiperise dhe eksportet e Lihteshtejnit jane:

    small specialty machinery, connectors for audio and video, parts for motor vehicles, dental products, hardware, prepared foodstuffs, electronic equipment, optical products

    Lihteshtejnasit nuk thane, ne jemi nje pike ne harte dhe na njohin vetem kur ka ndeshje futbolli, prandaj s’na duhet industria, perkundrazi, madje ne peshen e pergjithshme, ku dikush do vinte bastin se sherbimet jane mbi 80%, madje edhe 90% e GDP ne fakt raporti eshte ky:

    agriculture: 7%
    industry: 41%
    services: 52% (2014)

    Ne fuqine punetore eshte ky :

    agriculture: 0.8%
    industry: 36.9%
    services: 62.3% (2015)

    Ne kesi rastesh, dalin e te thote epo ça ke qe merresh me Lihteshtejnin, ngaterron kekun me byrekun, mirepo problemi eshte se me kedo ta krahasoj, çfaredo forme krahasimi, del gjithnje dikush qe sheh kekun me byrekun.

    Ketu problemi eshte qe duke qene se ne jemi me te menderosur ne çdo krahasim, atehere nuk kemi çeshtje ushqimore, keku dhe byreku, por çeshtje jashteqitjesh, dmth qe te gjejme nje vend te krahasueshem duhet te vemi tek kaka. Dmth Lihteshtejni eshte kek por ne jemi kak’, jo byrek, dmth shprehja e drejte eshte te ngaterrosh kekun me kaken.

    Pra çeshtja nuk eshte tek pesha specifike qe i japim sektoreve te ndryshem, por tek modeli qartazi i gabueshem, i cili nuk ka si te prodhoje kek, sepse kudo ta kerkosh kekun, ingredientet i ka thelbesisht te ndryshem nga ne.

    Ne kete kuptim, ngjyrosja menjane, çdo zhvillim eshte ne radhe te pare nje raport industri/bujqesi ne favor shume me nje, dmth per çdo 1 dollar bujqesi duhet te kemi 5,6 deri ne 10 dollare industri. Komunizmi kete e nxorri nga kapitalizmi, nuk e shpiku Marksi nga hiçi.

    Ti problematikat eksportuese normal qe i ke, perfshire edhe disa nga fenomenet qe pershkruan, por nuk jane ato vendimtaret, pasi ti ne vend qe te flasesh per klime biznesi duhet te flasesh njehere per klime prodhimi dhe eksporti.
    Lufta per eksport fillon nga lufta per tregun e brendshem, se te duhet ta testosh njehere vleren e mallit para se ta eksportosh. Si u beka eksporti me frymen e shenjte, pa kaluar nga testimi i tregut te brendshem, nga lufta ne tregun e brendshem ?
    Perndryshe le te vazhdojme me fasonerine qe e ka tregun e garantuar se thjesht te vjelin krahun e lire te punes dhe me eksportet e naftes dhe energjise, per ta permbyllur me minerale gjithfaresh dhe lende drusore.

    Kjo strukture Gjilpera kaq e ka kapacitetin se eshte e kapur dhe nuk eshte ndonje teze konspirative, pasi ata e trumbetojne neper televizore qe duhet mbytur prodhimi vendas.

  7. […] nqs veshtiresite e permendura per prodhim dhe eksport do te ishin objektive, atehere i njejti fenomen do te gjendej edhe ne Europen Lindore, sidomos ne Ballkan, meqe vijme nga eksperienca edhe me te ngjashme historike.

    Në fakt, ne eksperiencat ekonomike nuk i kemi dhe aq të ngjashme me Evropën Lindore dhe Ballkanin, ose më saktë, i kemi të tilla vetëm pjesërisht. Rrugët e ekonomisë shqiptare dhe atyre të vendeve të tjera të Lindjes u ndanë që të paktën nga mesi i viteve ’70 – në fakt, më herët ekoma, por po marrë prishjen me Kinën si momentin final të shkëputjes, – kur Shqipëria për arsye idelologjike (lexo: paranojë) u vetizolua politikisht dhe ekonomikisht, çka e asfiksoi ekonominë shqiptare, e shkëputi totalisht nga tregjet e tjera të Lindjes, nga kapitali, teknologjia dhe knowhow, derisa e çoi në kolaps të plotë në fund të viteve ’80.

    Po ashtu dhe më pas, asnjë vend tjetër i Lindjes nuk bëri një “reformë” aq radikale të Terapisë Shock e cila, bashkë me rrëmujat politike të ’97-ës praktikisht e zhduku ekonominë shqiptare (përjashto HEC-et); çfarë u ndërtua për 45 vite në industri, bujqësi, shërbime u shkatërua dhe plaçkit brenda pak vitesh. Për më tepër që me këtë kolaps ekonomik ne humbëm, bashkë me strukturat organizative të ndërmarrjeve, edhe puntorët e kualifikuar, teknikët, inxhinierët, agronomët etj, që me qindra-mijëra morën rrugët e emigracionit.

    Jugosllavia dhe vendet e tjera të Lindjes as u shkëputën ndonjëherë plotësisht nga njera-tjetra dhe nga ekonomia evropiane, as i la mendja që të shkatërronin ç’kishin ndërtuar dhe të fillonin në ’90-ën prapë nga zero!

    Kjo pikënisje e ndryshme shpjegon dhe situatën e ekonomisë shqiptare pas vitit 2000, krahasuar me vendet përreth. Ne, përsa i përket industrisë dhe bujqësisë, na duhet të fillonim nga zero. Një nga parimet bazë të zhvillimit ekonomik është ai i vazhdueshmërisë të aktiviteteve reale ekonomike (kryesisht atij të mesëm dhe të madh): ndërprerja çon në humbje totale të aktivitetit dhe me shumë pak gjasa për ta ringritur prapë, prandaj është mjeti i fundit që përdoret, edhe kur firma është e falimentuar (punëtorët vazhdojnë punën, pronarët dhe kreditorët shpronësohen pjesërisht ose plotësisht, manaxherët ndërrohen, një pjesë e punonjësve hiqen nga puna dhe vetëm kur s’gjendet një blerës i aktivitetit të ristrukturuar, firma mbyllet dhe asetet e saj shiten në ankand).

    Mbi tokën e djegur të Terapisë së Shock-ut është vështirë të ngresh nga e para fabrika dhe uzina, industri dhe bujqësi të zhvilluar, për prodhim dhe eksport. Jo se është e pamundur, se vende të tjera u nisën nga kushte edhe më të pafavorshme, por është e vështirë dhe do shumë kohë, mund, mendje, mbështetje etj. Vendet përreth dhe në Lindje janë në një stad tjetër zhvillimi, që ndoshta e kishim dhe ne, por e shkatërruam vetë.

    Tani, kjo s’do të thotë se ne duhet të tregojmë akoma me gisht komunizmin dhe Terapinë famëkeqe, se kanë rrjedhur shumë ujëra që atëhere dhe ngadalë po bëhen 30 vite që ekonomia shqiptare është në këtë mizerje. Për më tepër që Shqipërisë këto në këto tre dekada nuk i kanë munguar as paratë, as njerëzit e kualifikuar që duhen për ringritjen e ekonomisë. Çfarë i mungon – dhe këtu jemi të një mendjeje – është një klasë politike e aftë dhe e përkushtuar, një elitë politike-ekonomike që nuk vrapon si debile pas çdo ideologjie dhe mode që vjen nga jashtë, por që përdor mendjen, intutitën (common sense) dhe interesin kombëtar, kur vjen puna te zhvillimi ekonomik, dhe që oligarkëve dhe matrapazëve ua vë kufirin te thana.

    […] ne jemi si shqiptare çik te leshte ne ekonomi, kete duhet ta pranojme.

    Jam 100% dakord!

    @ administratorët: një komenti i mëparshëm i imi, përgjigje për ‘durimpaku-n’, duhet të ketë ngecur diku, ndoshta për shkak të disa links që kam futur aty. Lutem ta kaloni. Faleminderit.

  8. ”’Për më tepër, kur të gjithë sipërmarrësit iu sulën këtyre sektorëve, siç ndodhi në Shqipëri me tregëtinë dhe ndërtimin, kjo çoi në mbingopje të tregut dhe, detyrimisht, në shpërdorim të kapitaleve të investuara (mijëra dyqane, dhjetra qendra tregtare, dhjetra-mijëra apartamente, në një kohë që 90% e shqiptarëve kanë banesat e tyre(!), etj.)”’

    Kjo eshte interesante si argument i metejshem i kapjes se tregut dhe politikes nga oligarket.

    Kur ti ne biznes ben gabim, ne rastin tone prodhon me shume apartamente sesa jane bleresit, atehere tregu te ndeshkon duke ulur çmimin, pra fitime me te pakta ose humbje.
    Mirepo kur ke kapur politiken, atehere del politikani dhe ta rregullon gabimin duke mos dhene me leje ndertimi, qe ti oligarku te mos i nenshtrohesh ligjit te kerkese-ofertes, por te ruash fitimet e majme, nepermjet bllokimit te ndertimeve te reja.
    Keshtu ne Tirane e rregulluan, nderkohe popullit i thane, mjaft me betonizim dhe shumica e hengri, bravo tha, ky po.

    Nga ana tjeter, ulja e interesit doli te kishte efekte zero ne kreditimin e pergjithshem, por ama ata oligarke qe kishin bere gabime ne investime, qofte ndertim qofte sherbim, paten mundesi te merrnin fryme.
    Dmth ky mekanizem qe duhet te rregulloje krizen e kreditimit u perdor ne fakt per te rregulluar bilancet e oligarkeve.

    Bankat nga ana e tyre as qe kishin asnje interes te kreditonin, kur ndertimi dhe sherbimet nuk jane fitimprurese dhe kur shteti ta rregullon me uljen e interesit qe ti si banke te nxjerresh fitime duke investuar tek bonot e thesarit. Keshtu bankat iu futen punes te mos kreditonin dhe te ulnin kredite e keqija.

    Si perfundim i ketyre dy proçeseve, pezullimi i lejeve te ndertimit dhe ulja e interesit, fituan oligarket qe kishin bere gabime ne investim, fituan bankat qe rregulluan kredite e keqija dhe iu sulen bonove te thesarit.

    Ne kete situate doli edhe kanabizimi i vendit, si i vetmi shpetim per te mos u zhytur si ekonomi, 2016 dhe 2017 kane plusin e parave te kanabisit, qeveria,oligarket, mafia e kategori te tjera te lidhura me keto 3 entitete kriminale, moren fryme lirshem.

    Si sherbimet si ndertimi kane potenciale te medha, por kane arritur limitin strukturor, nuk mund te shprehesh asnje potencial nqs struktura nuk ta lejon. Ketu problemi eshte se qe te marre serisht hov ndertimi duhet qe te zhvendosen banore nga fshati ne qytet, dmth qyteti te kete pune, duhet te kthehen emigrante e te blejne shtepi, por serisht qyteti duhet te kete pune.
    Ne kushtet kur qyteti s’ka pune sepse sektori i sherbimeve eshte ngopur, atehere qyteti duhet te shkoje tek industria, keshtu do te shtohet puna, do vijne banore, do rizhvillohen tregtia e sherbimet per te plotesuar nevojat e banoreve te rinj e keshtu me radhe.

    Ne fund fare raporti duhet te shkoje diçka si 3-5% agrikulture, 25-30% industri e 65-70% sherbim, sa eshte mesatarja e BE-se.
    Ky duhet te jete objektivi final kur themi te behemi si Europa, te behemi si mesatarja e BE-se, me ndryshime ne perqindjet e 3 sektoreve, ne varesi te potencialit vendas, burimeve e lendeve te para te disponueshme.

    Kurse ne ndjekim rrugen e te dehurit kronik, qe duket se s’di nga e çojne kembet, po zakonisht shkon atje ku mund te gjeje ndonje gote raki.

    1. Si sherbimet si ndertimi kane potenciale te medha, por kane arritur limitin strukturor, nuk mund te shprehesh asnje potencial nqs struktura nuk ta lejon.

      “Modeli” ekonomik shqiptar i ka arritur caqet e veta që prej 2009/10 dhe ekonomia e Shqipërisë është në gjendje kome që atëherë, megjithë infuzionet që tre qeveritë e fundit janë përpjekur që t’i japin, me shpresën për ta ringjallur prapë: borxhet e Berishës, ulja e normave të interesi nga BSH, paketa fiskale e Canit, bllokimi i përkohshëm i lejeve të ndërtimit për stabilizimin e tregut, dhe deri te tolerimi i drogës dhe narkotrafikut në vitet e fundit. Tani ka dal Rama me idenë më të re, 1 miliardë dollarë koncesione – alias borxhe të fshehura – për ta çuar rritjen ekonomike në 5%, si flakë kashte për të “ngrohur” dhe pak oligarkët (që mezi i kemi, se po na bëjnë vezën e kuqe!) dhe për të shpëtuar socialistët në zgjedhjet e ardhshme.

  9. Gjilpera, jam dakort me historikun, si te mos jesh, dallimi eshte qe ti ringritjen e sheh si problematike, kurse une jo.
    Nuk e di nqs ke ndjekur ndonjehere emisionin ”Made in Albania”, te Armir Shkurtit. Aty sheh gjera interesante, sesi njerez te ndryshem, zakonisht te kthyer nga emigracioni, kane hapur kush nje fabrike kepucesh, kush kantine vere, kush sera te medha etj.
    Njeri, mjaft i suksesshem me kantinen e veres, eksportonte edhe jashte, tha problemi im i vetem eshte shteti. Ne 4 vjetet e fundit ka ndryshuar 3 here ligjin per prodhimin e veres, s’po marrim vesh se ç’behet. Problemi i dyte, tha eshte akciza, ne e paguajme ketu, por kur eksportojme nuk na e njohin si te paguar akcizen. Nuk vazhdoi me, se edhe kaq e hapi gojen shume.

    Nga ana tjeter do te kete rene ne vesh se çfare zbori u bejne eksportuesve doganat e huaja me kontrollet e tyre.
    Po ashtu duhet ta dish qe kontrollet e shumta doganore dhe zvarritja burokratike, hyjne tek kategoria e fenomeneve qe pengojne tregtine e lire, e njohur si e tille nga WTO.
    Shteti ne maskarallekun e tij as nderhyn fare, sepse te njejtat gjera u ben te gjithe importuesve qe nuk jane te tarafit, madje me keq. Gjithçka qe hyn e del kontrollohet nga tarafi i oligarkeve importues te lidhur me shtetin, i cili eshte tarafi me i forte ne Shqiperi, i diversifikuar edhe ne ndertim, barna e sherbime gjithfaresh, pavaresisht se nuk ndihet fare.

    Persa i perket industrive te tjera, nuk kam degjuar te jete ankuar njeri se mungojne njerezit e kualifikuar. Kam degjuar Ramen dhe Veliajn te ankohen se s’ka bojaxhinj, hidraulike apo muratore, ndersa bojaxhinjte, hidrauliket e muratoret ankohen se s’ka pune. Ne kete pike, une jam i prirur t’u besoj atyre qe ankohen se s’ka pune, jo Rames e Veliajt qe bejne sikur nuk i shohin. Njoh njerez qe punojne ne Ballsh, te cilet ankohen se s’ka pune, por jo e kunderta qe s’ka punetore te kualifikuar.
    Kam degjuar per biznesmene fasonerie qe ankohen se s’ka punetore, po s’kam degjuar per fasoneri ku paga arrin pagen minimale te caktuar nga shteti; shkojne neper fshatra e mbledhin punetore me 150 mije leke, zakonisht gra.

    Ti mund te kesh degjuar gjera te kunderta, por me lejo te dyshoj dhe nqs ke te drejte atehere problemi eshte me i madh akoma, dmth kerkohen njerez te kualifikuar ne industri dhe kjo nuk behet publike, skandal i dyfishte.

    S’kemi shkaterruar gje ne menyre te pakthyeshme, madje shkaterrimet e medha ne vendet qe dine te veprojne shoqerohen nga rindertime te medha, me te mira se ç’ishin. Eshte çeshtje vullneti dhe kapitali; kapitali eshte, vullneti perben problem, s’ka vullnet per rindertim,

    Energjia, ne kuptimin e hidrocentraleve dhe naftes, eshte nje pasuri qe nxjerr fitime te medha, eshte nje marsh me shume per nje ekonomi kur vendi ka nafte dhe prodhim kaq te lire energjie elektrike sa ai hidrik. Do te ristrukturosh gjithe infrastrukturen e percjelljes se energjise, ke baker dhe alumin ne vend te besh tela e tuba sa te duash,

    Ne kete vend ka 7-8 vjet qe nuk ka me asnje justifikim, qe ne momentin kur filloi kriza e kreditimit, paradoksi i qypit me flori, ok te gjitha por jemi 7 vjet me vonese ne nevojen imediate per ristrukturim te ekonomise ne baze te prioriteve te reja, sepse struktura e vjeter dhe per fat te keq aktuale, po e myk kapitalin neper banka. Ketu nuk llogarisim as kushedi sa miliarda dollare, kane emigrantet neper bankat e vendeve ku jetojne.

    Na dalin here pas here ca Civicera e Cilera ne televizion e na trajtojne si hajvane, ndersa njerezia tund koken, po po ashtu eshte, hajvane jemi. Mua nuk me çudisin pedeistat,as me çudisin liberalet e progresistat, me çudisin socialistat si u bene kaq shpejt rilindesa, Tosit i bene ca rezistence per rrumpallen, ndersa Ramen e mbeshtesin per rampallen.

    Gjithsesi, une besoj se kapitalizmin ne nje shtet-komb s’e frenon dot askush, as shqiptaret te gjithe bashke si jane kunder tij, kapitali do e gjeje rrugen per t’u investuar, thjesht ajo qe duhej bere per 20 vjet do te behet per 200 vjet, heret a vone prodhuesi dhe eksportuesi do e marre hisen e tij te kontrollit ekonomik ne dore, thjesht s’do jemi gjalle une e ti.

  10. Bëhet ekonomia shqiptare, si s’bëhet. Me një elitë të saktë politike dhe ekonomike, të dedikuar vetëm ndaj zhvillimit kombëtar dhe prosperitetit të qytetarëve shqiptarë, bashkë me potencialet njerëzore, financiare dhe natyrore që ka Shqipëria, nuk ka asnjë arsye objektive pse të mos bëhet. Rrugën dhe mjetet e zhvillimit i kanë përshkruar vende dhe popuj të tjerë para nesh, nuk është se duhet të shpikim rrotën nga e para. Brenda tre-katër dekadash u ngritën popuj të tjerë pas L2B, nga prapambetja më e thellë, në vende të civilizuara, me industri dhe bujqësi moderne: Korea e Jugut dhe Taivani më parë, Kina dhe Vietnami sot, për të marr disa shembuj. Çelësi dhe strumbullari i zhvillimit janë elitat drejtuese; pa rregulluar/zëvendësuar ato, ekonomia është si fuçi e shpuar: hidhi ujë sa të duash, nuk mbushet asnjëherë.

    […] kapitalizmin ne nje shtet-komb s’e frenon dot askush […]

    Shumë e vërtetë. Kapitalizmi lulëzon në një shtet-komb; historia 200-300 vjeçare e Perëndimit është dëshmia më e mirë për këtë. Por po ashtu vlen që kapitalizmi global, në formën e neoliberalizmit global, i pa kontrolluar dhe jashtë kornizave ligjore nacionale, njëkohësisht edhe e gërryen si shtetin, ashtu dhe kombin, dhe në një moment, mund t’i vëj edhe dërrmën të dyjave. (por s’po zgjatemi me ekonominë politike se edhe kështu po dalim shumë jashtë teme… :d)

  11. Ceshtja e elitave politike dhe ekonomike te duhura eshte e drejte. Si gjykohet qe nje elite eshte e duhura, kur tendenca historike dhe aktuale e çdo elite ekonomike eshte te mos paguaje taksa ? Qe te mos paguaje taksa, i duhet te marre kontrollin e nje pjese te elites politike, mundesisht te gjithen po ia lejoi sistemi i ngritur.
    Ne çdo kohe, aristokracia ka kerkuar dhe marre privilegjin e mospagimit te taksave. Per rrjedhoje ka marre pushtetin politik dhe kompesimin per mospagesen e taksave e ka dhene nepermjet kontributit te papaguar ne shtet dhe sidomos lufte; ne koherat e vjetra lufterat ishin te zakonshme.

    Nje feudal, nje skllavopronar, nje kapitalist synimin kryesor e ka pasur dhe e ka qe te mos paguaje taksa, kjo eshte e shkruar ne ADN-ne e elites ekonomike. Ne fakt asnjerit nuk i pelqen te paguaje taksa, po elita ekonomike ka pasur aq mundesi sa realisht te mos i paguante dhe sot te beje evazion dhe eluzion fiskal te jashtezakonshem. Trump u mburr se ia drodhi ligjerisht sistemit te taksimit, kjo eshte deshira dhe lufta e kapitalistit.

    Une nuk pres qe neser te vije nje kapitalist i pergjegjshem dhe te paguaje taksat, as me shkon fare nepermend, kapitalisti eshte makineri lufte kunder pagimit te taksave. Sot, pasaniku nuk ka si te kompesoje mospagesen e taksave se nuk shkon ne lufte si aristokratet e dikurshem, prandaj i duhet t’i paguaje, dmth s’mund t’i falet.

    Kur Rama beri krimin e radhes me formalizimin ekonomik, FMN-ja ne raportin e vet e keshilloi te mblidhte taksat e prapambetura nga bizneset e medha, duke vene ne dukje se ne 8 biznese te medha ne Tirane u mblodhen 11 miliarde leke te vjetra, nga 29 miliarde qe u mblodhen gjithsej ne fushaten formalizuese ne Tirane. Normalisht Rama i dha duart FMN-se, per shume arsye por ata 8 biznesmene me nga 1.4 miliarde leke te vjetra detyrime secili (TVSH me duket), kane luajtur rolin e tyre, te mbeshtetur besoj nga 80 peshkaqene te tjere te cileve nuk u kish rene ende lapsi.

    Por ne kete te vertete universale per kapitalistin, fedualin, skllavopronarin, qe eshte edhe e njeriut vete, por elita ekonomike ka aq force te mos paguaje, se popullin e thjeshte e fusin ne burg per mospagese energjie, keshtu qe çeshtjen nuk e shoh edhe aq tek elita e duhur, si koncept i marre ne vetevete, por si balancim i forcave te ndryshme ekonomike.

    Nqs prodhuesi dhe eksportuesi marrin ate qe i takon, atehere do te krijohet nje konflikt i vetvetishem mes elitave te ndryshme ekonomike, prodhuesi dhe eksportuesi, meqe bota funksionon me taksa por edhe me lufte ne tregun e brendshem e me kontrolle doganore, subvencione prodhimi dhe eskporti, etj atehere do te kerkoje te orientoje edhe shtetin drejt favorizimit te kuotave te veta.
    Prodhuesi dhe eksportuesi, normalisht si te gjithe s’duan te paguajne taksa, por me e rendesishem sesa mospagesa e taksave per ta eshte prodhimi me i madh, me cilesor, futja ne treg, zenia e kuotave, lufta kunder parregullsive te mallit te huaj qe hyn pa dogane, pa kontroll cilesie, qe e shet sapunin per djathe etj.

    Nje importues do inflacion te ulet qe t’i shtohet importi, nje eksportues do inflacion te larte qe t’i shtohet eksporti, e shume fenomene te tjera qe nuk eshte argumenti per t’i permendur te gjitha, pra ka nje konflikt te qarte mes tyre dhe secili do te kape kontrollin e shtetit qe nepermjet politikave te ndryshme t’i favorizoje.

    Prodhuesi dhe eksportuesi nuk jane kapitaliste te shenjte dhe elitat e duhura (nqs e duhur ka nje vlere morale), thjesht jane te domosdoshem qe prodhimi vendas te shtohet, qe te shtohet eksporti, me pak fjale qe vendi te ece perpara.

    E thene ndryshe shqiptaret duhet t’ua mohojne besen tani importuesve, per t’ua dhene eksportuesve. Do te thuash ti po keta eksportues ku jane, pse nuk bejne perpara per te marre kuotat e tyre politike ?
    Jane, por deti kontrollohet nga peshkaqenet e medhenj, eksportuesit jane te vegjel, prodhuesit jane te vegjel dhe si çdo entitet i vogel e ruan koken e tij, merret me hilera te vogla, mbijeton me pak fjale dhe perparon ngadale.

    Eksportet jane gjysma fasoneri, qe perfitojne thjesht nga fuqia e lire punetore dhe biznesi i tyre do te avancoje ne varesi te mospasurimit te shqiptareve, mosngritjes se rrogave, perndryshe fasoni shkon ne nje vend tjeter te varfer. Pra keta jane nje pengese e qarte e rritjes se rrogave, e uljes se papunesise, sepse do te demtoheshin ne menyre te pariparueshme nga zhvillimi ekonomik i vendit.

    1/3 deri ne 2/5 eshte energji, nafte, minerale e lende drusore, kap nje koncesion e grabit sa te mundesh, kjo eshte nje kategori eksportuesish qe ne fakt jane shpesh ”prestanome”, kur s’jane ortake 50:50 me qeveritaret, pra kategori parazitare, qe vjedhin 4-5 vjet, e bejne mutin mullar dhe zhduken nga qarkullimi.

    Pjesa tjeter eshte ajo, te ciles i duhet dhene besa, ajo qe mbulon 1/10 e eksporteve, mallra te ndryshme te perpunuara, kategoria ”Made in Albania”, qe na lejon te themi, ore po s’qenkemi popull kot fare, qe s’di te beje asgje, ja qe paska edhe shqiptare qe dine te punojne e te çajne tregun nderkombetar.

    Kuptohet sa peshe te vogel ekonomike ka kjo shtrese dhe sa i duhet te luftoje per te bere nje hap perpara.

    Pra, Gjilpera, ketu çeshtja e elitave te duhura, ne fakt anon nga elitat e ekuilibruara, nga nje lufte mes tyre ,e cila perfundon me shtetin si arbiter, i cili fale ketij roli arrin edhe t’u mbledhe taksat, sepse nje mosmbledhje taksash favorizon njeren pale ne dem te tjetres dhe ata e dine mire se ku u pikon pullazi.
    Nuk them se kendveshtrimi moral e kulturor eshte i pavlefshem, por nese argumentin e mbyllim ne vleren morale e kulturore atehere zere se s’kemi thene gje, e kemi lene çeshtjen per ne kalendat greke.

    U duhet dhene pushtet, u duhet dhene besim, u duhen dhene lehtesira, me pak fjale duhen stimuluar te levizin politikisht, kjo eshte zgjidhja, kurse zevendesimi i elitave politike dhe ekonomike eshte i pamundur, mund te nderrosh nje parlamentar me nje tjeter, por nqs ate shkon e kap importuesi, ky parlamentar i ri, doren do e ngreje kunder prodhimit vendas dhe per vazhdimin e gjendjes. Nderkaq, ti nuk mund te nderrosh me vote asnje element te elites ekonomike.
    As sikur te marresh pushtetin me ndergjegjesim popullor e rritje te kultures e moralit shoqeror, ose e thene ndryshe me magji apo dekret hyjnor, nuk ke çfare te besh, do te orientosh se s’ben ekonomine nga eksporti i mallrave te perpunuara.

    1. Përmbledhje shumë e mirë, se ku duhet vendosur fokusi për të nxitur prodhimin vendas dhe eksportet. Ka edhe mjete të tjera sigurisht, në nivelin makroekonomik dhe atë institucional sidomos, por thelbi ky është, si i thonë “in a nutshell”.

      Problemi me elitën, që shoh unë, është se ne ndryshimin e saj kemi mbi një çereck shekulli që e presim, por as ka ndodhur, as duket gjëkund në horizont… prej këtej dhe shpresa, ndoshta naive, për “rregullim/ zëvendësim” të elitave.

      [Interesante të dhënat për të ardhurat nga taksat e prapambetura të bizneseve të mëdha; nuk i kisha ndeshur më parë.]

  12. http://www.monitor.al/fmn-vulos-deshtimin-e-politikes-fiskale/

    Tek zeri Rekomandimet , ne fund thuhet:

    – Në fund, Fondi sugjeron se, vendimet operacionale duhet të jenë të izoluara nga konsideratat politike dhe administrata tatimore duhet të përqendrohet në kontrollin e korporatave.

    Ketu FMN-ja ia futi vetes,

    Me lart po ashtu kercenoi me rekomandimet hegjemonine e oligarkeve importues, duke thene:

    -Gjithashtu përjashtimet e mallrave të importit nga TVSH-ja duhet të reduktohen për të lehtësuar në këtë mënyrë kontrollin e zinxhirit të TVSH-së.

    Nuk e di me saktesi se cilen kategori importuesish godet ketu, por kam pershtypjen edhe biznesin e barnave, ku plasi nje prej skandaleve me te medha. Me nje popullate ne plakje te shpejte, biznesi i lidhur me mjekesine, ne radhe te pare importi i barnave, eshte bere nje nga zonat e preferuara te gjuetise per skifterat.

    Persa i perket zevendesimit te elitave ekonomike dhe politike, kjo eshte e pamundur, do te kete hyrje te reja kur te vije koha e falimentit financiar te shtetit, por jo zevendesim, sepse nuk ka as aktore ne loje, as faktore strukturale.
    Deri atehere do te zevendesohet Baka nga Zeka, si psh deri para pak vjetesh Bashkim Ulaj, mbahej si i dyti apo i treti i listes, tani ka dale nga 20 te paret, apo Taçi qe u duk sikur çoç kishte e çoç do bente.

    Nderrimi i Bakes nga Zeka eshte fenomen i natyrshem; brenda te njejtes tipologji elite, dikush hipen ne fik, dikush bie nga fiku. Ai qe bie nga fiku, ka shprese te hipe prape e keshtu rrotullohet kjo pune, si majat rripa-rripa.

    Nderkaq ndryshimi esencial do te vije, kur te vije dhe s’ka gje me te mire sesa te vije shpejt, ne momentin kur tek kjo liste me 20 veta, te gjejme biznesmene qe merren me prodhim dhe eksport, ose kur masa ne pergjithesi edhe pa qene e pranishme tek 20 te paret te jete e atille, saqe Baka te zevendesohet nga antiBaka.

    Nqs bejme nje thjeshtim shifrash, ne 5 miliard dollare import dhe 2 miliard dollare eksport, 200 milione i takojne kategorise se duhur dhe 6.8 miliard kategorive qe duhet te bien nga fiku.
    Kuptohet qe eshte nje lufte e pamundur per t’u fituar ekonomikisht se inercia e sistemit mbrohet nga 6.8 miliard dollare ndersa ndryshimi nga vetem 0.2 miliard.

    Ketu besoj une mund te luaje ndonje rol publiku, nqs do beje ndonjehere hapa drejt ndryshimit te vertete.

    Nderkaq edhe revolucioni politik, me ose pa dhune, nuk eshte se do beje ndonje shkence te madhe, nqs ta zeme se rregullohet shteti, bujqesia aq e ka takatin pa nje stimul te qarte eksportues dhe perpunues, nderkaq sherbimet jane ne niveli 63-64% te GDP, me shume sesa Lihteshtejni e afer mesatares se BE-se, qe eshte 67-68%.

    Ti nuk nxjerr dot dhjame nga pleshti, rregulloje sa te duash shtetin e klimen e biznesit, po qe se ti mendon qe do behesh shtet i pasur me bujqesi, duke shitur patate e domate, hidh sa leke te duash, eshte muhabet kot, eshte turqizem, nga ai i vjetri se sot Turqia te merr perpara me industri, prodhon me shume makina sesa Italia.

    Thone lart e poshte shiko bumin irlandez, taksat e uleta, financa, korporatat etj. Ok ja e shikojme strukturen e Irlandes:

    Ireland agriculture: 1%
    industry: 41.3%
    services: 57.6% (2016 est.)

    Irlandezet, qe banojne nje vend teresisht fushor, e kane raportin industri/bujqesi 41/1, per 1 dollar bujqesor prodhojne 41 dollare industriale.

    Ose shikojme edhe Norvegjine, qe mbahet si vendi me i pasur i Europes, i cili nuk eshte parajse fiskale. Norvegjezet s’duan fare te hyjne ne Europe, se u prish rehatine.

    Norway agriculture: 1.8%
    industry: 34.7%
    services: 63.5% (2016 est.)

    Ja sa ne i ka ne perqindje Norvegjia sherbimet, Irlanda e ka sektorin me peshe me te ulet se ne Shqiperi, Nejse shihe vete listen
    https://www.cia.gov/library/publications/resources/the-world-factbook/fields/2012.html#al

    Ketu nuk ka shume per te shpikur, as rroten e as shtetin. Bujqesia jone ne vlere PPP jep 7 miliard dollare (21,6% e 33 miliarde GDP ne PPP), nqs kjo sasi do te perbente 1.8% te GDP sa ne Norvegji e cila ka te njejten perqindje sherbimesh ne rang GDP-je me ne, atehere ne do te kishim nje GDP prej 350 miliard dollaresh dhe do ua fusnim norvegjezeve.

    Jo shteti, jo institucionet, jo bujqesia, jo turizmi, jo elita, jo Fryma e Shenjte, ketu gjerat jane te thjeshta si buka me djathe. Per çdo dollar bujqesie prodho 10 dollare industriale e flasim pastaj. Opo prodho 5 njehere, çoje ne 7×5=35 miliard prodhimin industrial dhe shohim llogarite finale. Sherbimet vijne vete, po prodhove do i sherbesh prodhimet s’do i hedhesh ne det.
    Kaq e thjeshte eshte nuk do as te jesh ekonomist, as te jesh financier, nje kompjuter dhe nje logjike me e perparuar se e majmunit, bej krahasime e shih vendet e perparuara, ai eshte destinacioni, shiko rrugen me te shkurter, mos i bjer nga Kina.

    1. Faleminderit për linkun, revistën “Monitor” e hap rregullisht, por këtë raport të FMN-së nuk e kishte kapur “antena”.

      Meqë jemi te prodhimi i brendshëm dhe te firmat e eksportit. Para disa ditësh Rama përcaktoi ministrat e qeverisë së ardhshme dhe, mes të tjerave tha: “Kur një sipërmarrës telefonon, ministri nuk ka asnjë punë më të rëndësishme. Kur një sipërmarrës dëshmon se ministri nuk i përgjigjet, ikën ministri. Nuk vuan më sipërmarrësi.”

      Nga përvoja me qeverinë Rama I dhe nga historiku shumëvjeçar i marrëdhënieve të shtetit me biznesin – faktikisht, me biznesin e madh – fjalët e tij lexohen, ose të paktën kështu i lexoj unë, si vazhdim i raportit të deritanishëm i llojit: “nuk luan qeni bishtin, por bishti qenin”.

      Sa ndryshe do të tingëllonte dhe sa kuptim tjetër do të mirrte fjalia, sikur të kishte thënë: “Kur një prodhues ose një eksportues telefonon, ministri nuk ka asnjë punë më të rëndësishme.” Por për të thënë këtë duhet të kesh një qasje krejt tjetër ndaj ekonomisë dhe zhvillimit, nga ajo që ka Rama (dhe e gjithë klasa politike, për atë punë), dhe të jesh gati që oligarkët e importeve t’i mbash në distancë nga qeveria dhe nga politikat ekonomike të shtetit.

      http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=362319

  13. Pas pese jave leje ne atdheun Meme, u habita me makinat (limuzinat) lluksoze dhe te shtrenjta qe qarkullonin ne Tirane! Jo larg tyre ata qe mblidhnin shishe plastike neper kazane!

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin