Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Gjuhësi / Histori

MESAPËT JETIMË

Studiuesi Joachim Matzinger i ka kushtuar vëmendje kohët e fundit mesapishtes, me një “Einführung ins Messapische” (2014) të botuar në academia.edu, si dhe me disa artikuj të tjerë, mes të cilëve Messapico e illirico, të botuar në revistën L’Idomeneo të Universitetit të Salentos, në 2015.

Mesapët ishin një popull me gjasë i ardhur nga Ballkani dhe i vendosur në Puglia (Salento) në lashtësi – së bashku me fise të tjera të afërta. Në përgjithësi, dija anon që t’i mbajë këta si në mos ilirë, të paktën të afërt me ilirët. Por ndryshe nga ilirët në Ballkan, mesapët e shkruan gjuhën e tyre, edhe pse në mbishkrime funerare ose të ngjashme, që nuk japin shumë mundësi për interpretim. Alfabetin ua huazuan grekëve të Tarantos, dikur në shekullin 6 p.e.s.

Prejardhja e mesapëve nga Ballkani mbështetet me të dhëna edhe gjuhësore, edhe arkeologjike. Megjithatë, Matzinger nuk tingëllon shumë i bindur për lidhjet e mesapëve me ilirët, meqë ilirishten e quan si krejt të pasqaruar nga ana gjuhësore.

Ky studiues është edhe autori i tezës se shqipja nuk rrjedh as nga ilirishtja, as nga trakishtja, por nga një gjuhë e lashtë ballkanike e ndryshme prej të dyjave, tezë që e kemi diskutuar edhe në Peizazhe të Fjalës (këtu dhe këtu). Duke ndjekur të njëjtën vijë arsyetimi, ai supozon se disa lidhje të mesapishtes me shqipen që janë konstatuar dhe analizuar prej gjuhëtarëve nuk janë të mjaftueshme për t’i lidhur këto dy gjuhë në mënyrë ekskluzive (nuk janë izoglosa).

Matzinger përfundon se nuk është e nevojshme të supozohet një prejardhje e mesapishtes nga ilirishtja dhe as të mendohet se ajo gjuhë është një dialekt i ilirishtes. Mesapishtja, thotë ai, “mund të jetë thjesht përfaqësuese e një gjuhe ballkanike autonome dhe të pavarur nga ilirishtja, sikurse edhe shqipja.”

Këto përfundime të studiuesit nga Vjena mua veç më kujtojnë briskun e Occam-it: entia non sunt multiplicanda praeter necessitatem, ose “gjërat nuk duhen shumëzuar përtej nevojës.”

Edhe pse integriteti i analizave të tij nuk ka pse të vihet në diskutim, ka një kontradiktë midis pohimit të tij se ilirishtja nuk njihet, dhe pohimit tjetër për ekzistencën e “një diference të pakapërcyeshme midis sistemeve fonologjike të ilirishtes e të proto-shqipes, e cila pengon në mënyrë absolute që të supozohet prejardhja e shqipes nga ilirishtja” (theksimi im, A.V.).

Kjo e fundit është tezë sa e fortë, aq edhe e sforcuar.

Disa vështirësi me analizat fonetike-historike të shqipes prehistorike, që e kanë çuar Matzinger-in të hedhë poshtë hipotezën e prejardhjes ilire të shqipes i kam përmendur në dy shkrimet e cituara të Peizazheve.

Të njëjtat probleme, që tani bëhen metodologjike, përvijohen edhe në hipotezat e tij të tanishme per mesapishten.

Meqë gjuhët që fliteshin në Ballkanin e lashtësisë (ilirishtja, trakishtja, ndoshta edhe maqedonishtja, peonishtja, dako-mizishtja), me përjashtim të greqishtes, nuk janë dëshmuar mirë, atëherë t’u shtosh këtyre edhe dy entitete të tjera, si gjuhët nga rrjedh shqipja, përkatësisht mesapishtja, nuk duket se ndihmon shumë.

Dy të dhëna nuk mund të diskutohen më seriozisht: (1) që shqipja e sotme rrjedh prej një gjuhe që flitej në Ballkanin e lashtë dhe (2) që mesapishtja i përket një familjeje gjuhësore tjetër nga ajo e gjuhëve italike, gjithë duke mbetur gjuhë indo-europiane.

E dhëna e parë duhet të shfrytëzohet, besoj unë, për të rindërtuar një pamje linguistike të Ballkanit të lashtë jo-grek; ndërsa e dyta lyp mes të tjerash shpjegimin se pse një gjuhë pas gjase e ardhur nga Ballkani filloi të shkruhej vetëm në brigjet përballë: çfarë “mallkimi” i pengonte gjuhët jogreke të Ballkanit, përfshi këtu edhe atë nga rrjedh shqipja, që të shkruheshin?

Në çdo rast, mbishkrimet mesape janë tejet të shkurtra dhe të vështira për t’u lexuar; përpjekjet e dijetarëve i ka komplikuar edhe fakti se një numër i madh i atyre mbishkrimeve rezultuan të falsifikuara, pa çka se tani duket se është vendosur një farë rregulli në katalogët.

Matzinger-i ka bërë një punë të admirueshme me analizën dhe leximin e mbishkrimeve, sikurse mund ta konstatojë kushdo që është i interesuar – sa kohë që studimet e lartcituara janë në dispozicion falas; hipotezat e tij, megjithatë, mbeten të diskutueshme jo vetëm në raport me tezat e studiuesve të tjerë, por edhe nga ana metodologjike.

14 Komente

  1. Emrat mesape jane padyshim ilire, emrat e vendbanimeve po ashtu, arkeologjia jep deshmi te tjera, nuk ka vend per diskutim te perkatesise etnike. Mund te diskutohet nese pas 1000 vjet ndarje gjeografike a pati ndonje diferencim qe mesapishtja te dilte si nje gjuhe tjeter, po vete mesapet na japin mitin me te lashte ilir deri me sot, me mbretin Clinicus qe sundonte ne Dalmaci,( djali ose nipi i Hyllusit), i cili merr pjese ne luften e Trojes me 70 anije.

    Nejse se kete çeshtje e kemi diskutuar ketu para shume vjetesh, po pyetja e ”mallkimit te shkrimit” me duket me mjaft interes.
    Mesapet jane si pothuaj gjithe popujt e tjere ne Itali, te cilet e shkruan gjuhen e tyre, ndersa iliret ballkanike jane si gjithe popujt e tjere ballkanike,perfshire ata pseudogreke (maqedonas, paione, epirote, bryge) te cilet nuk e shkruan gjuhen e tyre, trakishtja ka ndonje gje te vogel fare, po qe mund te jete edhe pune fati, i cili zakonisht ndihmon ate qe e kerkon.

    Ketu tek fati, doja te vazhdoja nje diskutim te nisur me Lyssin, ku ai mendon se nese ka gje, gjendet ne epoken romake, ndersa une mendoj se gjendet vetem ne epoken pararomake.
    Po te shihen popujt italike, pavaresisht nese etruske, latine, osko-umbre, sanite, mesape, venete etj, shkrimin ose mbishkrimet e para i kane te hershme, mjaft perpara epokes romake. Ne epoken romake ata e humben shkrimin dhe jo vetem ate, humben edhe gjuhen e folur.

    E njejta gje mund te thuhet lirisht edhe per popujt e Azise se vogel, frigje, lide, mize, bitine,kare, like etj te cilet i shkruan gjuhet e tyre, mbishkrime me sakte, me baze alfabetin grek. Ne epoken heleniste bie drastikisht numri i mbishkrimeve dhe ne epoken romake humben krejt shkrim e gjuhe te folur.

    Ballkaniket te ndodhur mes italikeve dhe anatolikeve, kur rregulli kerkon qe epoka romake asgjeson gjuhet e shkruara, madje edhe gjuhet e folura, duket jashte korrekteses krahasimore qe te bejne te kunderten, te fillojne e te shkruajne gjuhet e tyre, aq me teper kur edhe per Ballkanin, ligji i zhdukjes se gjuheve te folura vlen thuajse po aq sa ne Itali e Anatoli, me shqiptaret si perjashtim ballkanik e te pakten te famshmit ”izaure” ne Anatoli.

    Sigurisht qe eshte plotesisht e mundur qe iliret ta thyejne kete rregull krahasimor, madje ndonje ushtar ose oficer ilir ne radhet romake, te kete pasur hobi shkrimin dhe te kete bere ndonje prove, megjithate edhe pse krahasimi nuk na lejon garancine e deduksionit, nqs duhet te supozojme se burimet financiare i kemi te kufizuara, atehere na hyn ne pune edhe krahasimi.

    Keshtu logjika krahasimore thote se meqe ne pergjithesi popujt nga gadishujt fqinje kane shkruar para periudhes romake, atehere shanset me te larta jane qe edhe ne Ballkan t’i gjejme para periudhes romake. Nqs jane 1 mije leke per t’u investuar, te investohen aty ku shanset per fitim jane me te larta.

    Ato 3-4 mbishkrime trake i perkasin shek 5 p.l.k, ja nje pikenisje interesante, edhe per iliret, autariatet dhe enkelejte kane pasur me shume fuqi ate periudhe,aty jane shanset me te larta. Po kjo pune do leke dhe arkeologe te shkolles se vjeter, qe rrinin 3-4 vjet ne nje zone, aty rrisnin edhe femijet, sot shqiptaret e bejne arkeologjine nga kompjuteri e nje xhiro, gjekundi ku eskavatori i Dakove eshte duke hapur themele.

  2. Persa i perket rindertimit te pamjes linguistike te Ballkanit te lashte nepermjet pohimit se shqipja eshte ballkanike, ketu hapen problematika te medha, prandaj vrapohet menjehere nga te gjithe qe t’i jepet nje memesi shqipes, sado edhe me hipoteza kafeneje.
    Cabej vrapon per ta quajtur bije te ilirishtes, ne menyre qe nepermjet koncepteve te memes e bijes, ta izoloje çeshtjen ne diçka praktike, ndersa Demiraj pranon bijesine por shkon me larg nepermjet nje proçesi te diskutueshem logjik,sepse nuk pranon asnje konceptim kronologjik per shqipen para shekujve 4-6.
    Ne rastin e Demirajt behet e domosdoshme qe pothuaj çdo fjale e shqipes duhet te kete nje forme protoshqipeje si ndermjetese me indoeuropianishten, si kane psh gjuhet latine nje forme latine, e cila i merr nga indoeuropianishtja.
    Ketu gjerat behen te veshtira sepse ka shume fjale te shqipes te cilat pranohen boterisht si indoeuropiane pa qene e nevojshme fare nje gjuhe e ndermjetme, e cila ofron nje forme te ndermjetme, dmth paraqesin forma le te themi aq arkaike saqe nje forme e ndermjetme vetem sa hap telashe pafund rregullsish gjuhesore.
    Format latine te rumanishtes psh nuk ngjiten dot ne indoeuropianisht pa ndermjetesine latine.

    Po keshtu ato qe pranohen si huazime nga greqishtja e lashte, qershi, moken/moker, lakna/lakra, presh, lepjeta etj, zbatojne rregulla qe e bejne te panevojshme nje forme ilire nga e cila krijohen forma te shqipes, mund t’i vendosesh lirisht si nje huazim i shqipes dhe normalisht kur shqipja kreu inovacionet ne lakim, pati ndryshime ne mbaresa.

    Tani cili eshte nje nga problemet madhore nqs shqipes nuk i vendoset menjehere memesia nga nje gjuhe ballkanike pararomake. Zona gjuhesore ballkanike apo Sprachbund, nqs shqipja lihet pa memesi specifike, atehere shqipja behet mema e te gjithave gjuheve pararomake, ose me mire, karakteristikat e perbashketa ne gjuhet e sotme ballkanike, mund t’i mvishen lirisht shqipes, Ka pasur dhe ka qe e bejne njesoj, por qe ne momentin e nje memesie specifike te shqipes, atehere mveshja humbet force.

    Ballkani nuk ka thjesht problemin e emrave te njerezve, fjaleve, vendbanimeve e percaktimeve te gjuheve e dialekteve prej nga edhe te etnive.
    Gjuha nuk eshte vetem leksik, leksiku mund te ndryshoje lehtesisht por rregullat gramatikore apo sintaksa, shfaqin nje rezistence me te madhe, aq me shume shtohet problemi kur elemente te ndryshem gramatikore ne gjuhe krejt te ndryshme brenda nje zone gjeografike evolojne ne menyre te njejte, ketu ka diçka qe nuk shkon.

    Ne mund te themi lirisht qe shqipja eshte bije e ilirishtes, por kjo nuk e zgjidh çeshtjen ne fjale, madje Sprachbund-i ballkanik eshte i pazgjidhshem edhe ne formatin shumeburimor, sepse krijohen njesoj probleme me vendndodhjen e shqipes.

    Problemi eshte se shqipja eshte me e madhe sesa ilirishtja, dmth efektet ballkanike te shqipes nuk arrijne dot te legjitimohen me ekspansionin ilir, i cili ka pase njefare efekti ne kohet me te vjetra, por ne epoken historike nuk gjenden efekte mbareballkanike.
    Hipoteza ilire e ka te veshtire mbrojtjen nqs nuk ka nje ekspansion mbareballkanik ilir ne epoken parahistorike.

    E njejta gje vlen edhe per gjuhet e tjera, shqipja eshte me e madhe se trakishtja, dakishtja, dakomezishtja,karpishtja apo besishtja, asnje nga keta popuj nuk kane pasur ekspansion historik te justifikojne efektet ballkanike te shqipes.

    Pra, shqipja perfaqeson nje telash shume te madh ballkanik, me njohjen e deritashme, eshte e pamundur nje ”teori e pergjithshme”, nuk mund te prodhosh dot nje ”manual”. Nqs thua le te nisemi per teorine e pergjithshme apo manualin, nga pohimi i gjithepranuar se shqipja eshte gjuhe ballkanike, pa i dhene memesi, mund te prodhosh hipoteza te çuditshme.

    Nje hipoteze e çuditshme, gjithe gjuhet ballkanike (perfshi dorishten qe te shpjegosh elementet greke te Sprachbund-it), vijne nga protoshqipja, dmth ne Ballkan, (perfshi Dakine logjikisht) kishte ta zeme 20 dialekte, te cilat me kalimin e kohes paten diferencime, aq sa te perligjin dallueshmerite formale midis popujve historike dhe dialekti i vetem qe mbijetoi ishte ai qe sot quajme shqipja.
    M’andej se ku mbijetoi ky dialekt i protoshqipes, qe dha gjuhen shqipe, behet problem dytesor, sepse zgjidhen me magji problemet, pasi elementet ta zeme qe vertetojne vijueshmerine iliro-shqiptare, ne behen logjike persa kohe qe ne Shqiperi apo Kosove kemi nje dialekt te protoshqipes dhe shqipja mbijeton ne Daki apo Traki dhe bartesit e saj vijne ne iliri, logjikisht qe po vijne ne nje territor ku kane qene folur nje dialekt i se njejtes gjuhe apo nje gjuhe shume te afert, si ta zeme kastiljane dhe portugeze (ajo e shkruar).

    Ta zeme sot, shqipja ka gegerisht e toskerisht, ne nje hipoteze abstrakte pas 1000 vjetesh zhduket toskerishtja dhe gjejme qe ne Toskeri flitet gegerisht apo ndonje dialekt i gegerishtes, te cilen supozojme se eshte ndare ne dy-tre dialekte.
    Elementet gjuhesore te shqipes do t’i gjejme patjeter, sepse ka qene folur toskerishtja, dmth gegerishtja mund te zbrese ne nje Toskeri te asimiluar psh nga greqishtja, te zbythe greqishten dhe gjuhetaret te gjejne elemente shqiptare.

    Ne kete hipoteze te çuditshme, shihet se argumenti me i forte gjuhesor eshte ai qe shpjegon se popullata ne emertesat e vendeve dhe lumenjve ndjek ligjesite e gjuhes, perndryshe geget e rikthyer pas 1000 vjetesh mund te justifikojne shume elemente toske, por ama nuk mund te shpjegojne dot evoluimet e emrave te vendbanimeve dhe lumenjve.

    Pra vete hipoteza e çuditshme e nje protoshqipe si mema e gjuheve ballkanike, edhe pse do shpjegonte shume gjera, do krijonte nje manual, perseri do te shkoje pashmangshem tek nje territor i caktuar, ku popullata ne evoluimin gjuhesor e fonetik ka pershtatur vijueshmerisht edhe emrat e vendbanimeve.

    Si perfundim memesia historike eshte e domosdoshme, jo ne formatin ekstremisht te mbyllur te Demirajt, sepse shkakton nje ngerç studimor, ne menyre qe te thellohen çeshtjet e ne momentin kur ka çeshtje te tjera, te transferohet ne menyre arbitrare memesia tek popullata te tjera historike , por per aq sa lejon thellimin gjuhesor, jo per te nxjerre hipoteza fantahistorike.
    Nuk besoj se ka gje te keqe, qe arbitrarisht te transferohet memesia tek dakishtja, per te thelluar studimet ne lidhje me fjalet shqiptaro-rumune, por vetem ne kete funksion, se nga pikepamja gjuhesore mund te dale edhe qe dakishtja eshte bije e shqipes, persa kohe qe fjalet dako-rumune kane origjine shqiptare dhe jo e kunderta. Nuk mund te stabilizosh dot memesi e bijesi gjuhesore duke marre per baze vjetersine historike te popujve, ka nje hierarki ne vjetersine e fjales mes dy gjuheve, e cila duhet te jape konkluzionin gjuhesor kur ndertohet nje raport arbitrar dhe abstrakt, dmth pa nderhyrjen e elementeve jogjuhesore.

    Mendoj se potenciali indoeuropian i shqipes eshte vene ne sherbim te historise e interpretimeve historike vetem ne ato aspekte te cilat prodhojne argumente historike, por mund te shfrytezohet edhe ne menyre te pavarur gjuhesore, ku per fjale te caktuara nuk perben skandal ta zeme formula protoindoeuropianisht>protoshqip>dakisht>rumanisht.

    1. Hyllin, kjo formula jote e fundit, ne thelb, perkon me tezen e nje substrati te perbashket shqipo-rumun, d.m.th. me tezen e njohur te Joklit. Ndryshon vetem rruga permes se ciles eshte arritur.

      1. Fjalet e perbashketa jane dhe per me teper jane shume ne numer. Sikur te mos mjaftoje kjo rumanishtja i takon sprachbund-it ballkanik, pra ka elemente gramatikore (e jo vetem) te perbashket me shqipen.
        Ne nje interpretim le te themi matematikor, ku elemente te shqipes apo protoshqipes, gjenden sa andej-ketej neper Ballkan, te fut ne logjiken e matematikore te bashkesive dhe aty protoshqipja del bashkesi me e madhe sesa gjuhet ballkanike pararomake veç e veç, dmth cdo gjuhe arrin te kete perbashkesi me protoshqipen,te cilat nuk jane thjesht indoeuropiane se kjo do te ishte normale.

        Kjo do te shpjegohej psh me ane te nje dominimi politik ose te minorancave dominuese (dominant minority) te banoreve qe flisnin protoshqipen, ose me ane te nje substrati. Nuk rezulton me njohjen e deritashme qe te kemi as dominim politik as pakice dominuese protoshqiptaresh,sepse nuk dime as se ku te dakordesohemi per vendosjen, por njekohesisht nga menyra si eshte trajtuar origjina e shqipes as ndonje substrat ballkanik, madje sot per sot po shkermoqet lidhja iliro-trake madje edhe trako-dake.

        Pra, njohja po shkon drejt mosshpjegimit te fakteve ekzistuese, ne nje kohe qe duhej te ndodhte e kunderta, te shpjegohej nje fakt i pakundershtueshem si ngjashmeria mes shqipes dhe dako-rumanishtes, ngjashmeri ne elemente leksikore,gramatikore dhe fonetike. E thene ndryshe, po behen debate pabukse, sepse ta zeme ç’pune zgjidh nese skordishet apo skordistet ishin kelte,ilire, kelte te ilirizuar, ilire te keltizuar apo miks iliro-kelt, ne nje kohe qe per ate territor po debaton 99% e shkencetareve nese kane qofte edhe pjeserisht origjinen shqiptaret aty apo jo. Per çfare na duhen keltet ne ekuacion, kot hajt mo se edhe keltet tanet jane, asnje fjale keltisht s’ka ne shqip, po duhet te jene aty se s’ben.
        Ku di une, ka qe me sjellin ndermend konceptin e sabotatorit, po çuditem si mund te kaloje dikush jeten studimore duke u marre me sabotim, nuk do te ishte me fitimprurese dhe e kenaqshme per kete tipologji ku di une te prodhonte gazin sarin ose te perhapte gripin e pules apo ebolen.

  3. Me falni, por kjo ceshtje eshte koklavitur goxha , hamendesohet , shkruhet shume por nje gje nuk vereje , provat konkrete , te mirfillta …me duhet me kete rast te citoj Carl Sagan “Nje pohim i jashtezakonshem kerkon prova te jashtezakonshme”, Matzinger pikerishte ketu deshton trishtueshem , me 2 a 3 , shqyrtime toponimesh nuk hidhet aq lehte nje teori qe ka gjetur konsensus te gjithanshem !! Shqiptaret , ne ultesiren perendimore dhe qytetet bregdetare vetem mbas shek12/13 -te u kthyhen ne shumice, deshmite nga Brochardus me 1332, osé nga Durresi i 1322 ,osé te dhenat qe gjejme tek libri i Boyan Guzelev etj etj deftejne qarte kete realitet etniko-demografik , keshtu qe nese proto-shqiptaret , i paskan mesuar toponime si Durresi e Shkodra nga popullsi latinofone nuk perben ndonje cudi apo c’eshte me è keqja as prove kunder autoktonise se tyre …Ndarja dialektore, me rotacizmin toponimet e tjera qe Matzinger nuk i permend, huazimet nga Greqishtja e lashte e ajo Bizantine, mungesa e deshmive-dokumentave qe vertetojne zhvendosje popullsishe etj etj me me hollesi nga Pr.Bardhyl Demiraj ;https://mail.google.com/mail/u/0/s/?view=att&th=154dc908ba1c53d9&attid=0.1&disp=attd&safe=1&zw , gjithashtu – http://www.vatrarberesh.it/biblioteca/ebooks/rrenje-dhe-dege.pdf .Me kete dua te them qe jam dakord me qendrimin e qasjen e Pr.Demiraj , derisa nuk kemi prova bindese e perfundimtare cdo gje mbetet ne ” tymnajen” e rrafshit hipotetik.

  4. Ne lidhje me te ashtuquajturin afinitet gjuhesore Rumanisht-Shqip,jane vete gjuhetaret rumun si Rosetti, Ungureanu ,Mihaescu, Brankush etj qe arsyetojne te perbashketat por edhe dallimet thelbesore mes dy gjuheve ,gjithashtu ju sygjeroje te lexoni kumtesen ” Shqipja dhe Rumanishtja” nga Pr.Rexhep Ismajli ; https://www.google.it/url?sa=t&source=web&rct=j&url=https://www.ashak.org/repository/docs/SHQIPJA_DHE_GJUHET_E_BALLKANIT_-_Konferenca_shkencore_659049.pdf&ved=0ahUKEwi4yd3hxM3VAhWFbhQKHQp9A9IQFggeMAE&usg=AFQjCNH3ZOJS3FBeupJcCZW_2eJETcO79w , por c’eshte me befasuesja eshte vete Matzinger qe skarton /hedh poshte lidhjet mes Trakishtes dhe Shqipes ; https://www.academia.edu/6663971/JM_FS_Ismajli , sic duket gjithe kjo ceshtje po’ shndrrohet ne nje “loje bajate” ku Matzinger e orkestron me mjeshtri..Nuk besoj se , metodika shkencore , te lejon kete “modus operandi” , bej pohime sensacionale pa i pasuar me prova perkatese !!

  5. Andrea, te çeshtja e Durresit dhe Shkodres, nuk eshte kaq e thjeshte sa e ben ti, sepse ben te njejtin gabim si Matzingeri apo le te themi shumica e njerezve ne planet, kur mendojne se mjafton te argumentosh kunder qe te kesh te drejte. Ta zeme komunistet kane te drejte ne kritiken kunder kapitalizmit, prandaj rrjedhimisht komunizmi eshte me i mire se kapitalizmi.

    Nga ”reductio ad absurdum” qe eshte nje nga menyrat logjike per te mberritur tek e verteta, ka dale edhe ”consenquentia mirabilis”, mirepo mund te shkosh lehte tek rrejshmeria e tipit, ben shume nxehte prandaj perhapen zjarre. Perhapen zjarre, prandaj ben shume nxehte. Ne te vertete mund te kemi edhe barinjte qe u vene flaken pyjeve dhe nuk eshte e nevojshme te jete shume nxehte qe pyjet te marrin flake nese ua ve flaken qellimisht; mjafton te mos jete kohe shiu. Une mund te marr nje autobot plot me benzine dhe t’i ve flaken gjysmes se pyjeve te Shqiperise.

    Ti mund te kesh nje argument kunder por te duhet edhe te vertetosh, ti mund te pohosh diçka nga e kunderta, por te duhet edhe te vertetosh.
    Ose te marrim shembullin e mocionit te mosbesimit, nuk mjafton vetem te vertetosh se qeveria s’i ka 71 vota ne parlament qe te marresh pushtetin, te duhet te vertetosh se ti i ke 71 deputete.

    Matzingeri mund te kete te drejte, si shume para tij qe vene ne dyshim kalimin nga scodra ne shkoder, mirepo vertetimi i Matzingerit ngre po aq pikepyetje, sepse ne çdo rast rregulli implikon ekzistencen e latineve. Tjeter gje do te ishte nese Matzingeri thote ketu nuk zbatohen ligjet e vjetra te kalimit dhe une vertetoj se Shkoder rrjedh nga sllavishtja Skadar. Aty ngrene duart te gjithe, po ke te drejte, po pati mundesi na fal lajthitjen.
    Latine per latine, tjetri ka vertetuar ne epoken latine kalimin e sk-shk, mund te jete ligj vetem per huazimet latine ose gjuha mund te kete pasur evolucion ne ate drejtim keshtu qe u perfshine huazimet latine, apo ndaç per analogji, ky eshte fenomeni i perhapur dhe gjendur ne ate kohe.

    E thene ndryshe, ne çdo rast konkluzioni del Shkoder, sherben argumenti kur sk apo sc kthehet ne shk, kjo na duhet per shqipen, nuk na duhet se ne epoken paralatine kishte kalim tjeter sk>h. Ky argument eshte shume i vlefshem ne vetvete dhe ne historine e shqipes para epokes latine, por nuk ka ndonje vlere specifike per periudhen ne fjale.
    Madje argumenti ne fjale do te ishte serisht i diskutueshem edhe nese sc/sk vazhdon ende sot te kthehet ne h, sepse edhe ne kete rast, do te kishim gjate periudhes se pranise latine ne zonen e Shkodres, dy tipologji kalimi te sk, nje ne shk dhe tjetra ne h, por Shkodra i takon ne çdo rast tipologjise sk>shk, sepse ne çdo shekull ta vendosim fakti eshte emri Shkodra.

    A mund te ngrihet nje vertetesi automatike e prejardhjes ilire sepse Matzingerin e gjejme gabim. Serisht jo, sepse nuk mjafton vetem kaq, qe Matzingeri ta kete gabim.
    Cfare leshon drite eshte burim drite. Hena leshon drite prandaj eshte burim drite. Ne fakt, dime se nga hena nuk buron asnje foton drite, sepse u vertetua, jo sepse dikush doli ne perfundimin se nuk eshte e vertete qe çfare leshon drite nuk eshte burim drite, duke dhene si shembull pasqyrimin/perthyerjen e drites, sepse ne kete rast mund te nxjerrim qe dielli nuk leshon drite, gje qe nuk eshte e vertete.

    Nqs konsteston diçka, mbart edhe detyrimin per te demostruar qe konkluzioni yt nuk eshte i bazuar vetem tek kontestimi, por qe ka elemente konkluzive ne vetvete.
    Mund te pohosh se sot nuk ekzistojne shqiptaret pasi emrat qe kane kuptim ne gjuhen shqipe jane vetem 1% e emrave, keshtu qe si perqindje e paperfillshme jane relike. Argumenti eshte i pathyeshem ne vetvete, mirepo te duhet edhe te vertetosh se çfare jane keta banore qe mbartin emra, te cilet s’kane kuptim ne shqip.

    Prandaj Andrea, nuk eshte objektivi te bazojme vijueshmerine iliro-shqiptare tek fakti qe gjejme x apo y ne gabim, kjo metode eshte objektivi i atyre qe e kontestojne vijueshmerine iliro-shqiptare, ne na nevojiten fakte vertetuese.

  6. Pershendetje , per arsye praktike ( jam duke udhetuar , dhe me cell ), po’ ju percjelle nje fragmente te nje mesazhi qe i dergova Pr.Bardhyl Demiraj .Paraprakisht po’ them se jam plotesishte dakord me shtjellimin tuaj perkitazi me kthimin sc-shk , dhe sc- h , “relativiteti” i argumentit te Matzinger , edhe vete ai , jam i bindur qe e ka te qarte ..Por ceshtja eshte tek faktet vertetuese , me lejoni te ‘riperterije’ nje nder argumetat baze qe Pr.Cabej , e theksonte shpesh , perputhshmeria/perqasja , etimologjike/fonetike/semantike e antroponimeve & toponimeve ‘Ilire’ me shqipen moderne ( Schmitt ne nje interviste para pak kohesh , tha qe me ‘ copeza gjuhe’ nuk mund te vertetohet vijushmeria .. e kuptoj por , jam i bindur qe gjasat per te gjetur nje dokument/shkrese ne ‘ilirishte’,jane fatkeqesishte te ulta.Pra c’duhet te bejme, Thrakomani Sorin Palinga po’ ben ‘kerdin’ duke ‘thrakezuar’ deri toponimet ne skajet e Gjermanise, qasje shume e gabuar apo jo, ath pse ne mos te thellojme studimet analitike mbi ato pak ‘ Vestixhe’ , mbetje te gjuhes/eve te Ballkanit perendimore , eshte nje fraze banale ,dhe mbase jo ne ‘ambito giusto’, nje copez druri ne shkretetire , duket si nje lule e bukur fushe..) .Mesazhi si vijon ;……Keshtu qe gjithe diskutimet e analizat jane perhere ne rrafshin hipotetik …Pikerisht ketu, Ne parim ,gabon edhe Matzinger, duke ardhur me disa argumenta qe edhe mund te qendrojne sic eshte rasti i Toponimise se Durresit , qe e keni permendur edhe ju, po qe jane te pamjaftueshme per te arritur ne nje perfundim e qendrime te prere e me plotbindje, e ceshte me e keqja duke bere edhe “prozelitizem” neper Univesitetet e Italise …un e flas pak greqishten , dhe perhere me ka ngjallur kureshtje ndikimi i kesaj gjuhe tek shqipja e proto-shqipja , prandaj sic shkruani edhe ju nuk duhet nenvlersuar ky element ;http://www.fhf.edu.al/doktorata/juljana_kume.pdf, e di qe glossat nuk hyjne shume ne pune ne kete pikpamje, kudo ne internet mund te gjesh nje list te njohur me korrespondecat iliro-shqip ,nuk dua te permend po ato, thjesht doja te vecoja disa qe mua me kane lene mbresa ,por perpara kesaj doja te rendisja disa materiale te pasur me antroponimi qe kam lexuar nga,Miočević ;https://www.scribd.com/doc/53791427/Duje-Rendi%C4%87-Mio%C4%8Devi%C4%87-Iliri-i-anti%C4%8Dki-svijet , Radman ;https://www.academia.edu/513800/Les_plombs_inscrits_de_Siscia#page/n11/mode/2up(, tek Papazoglu,Dragana Grbic tek “Anthroponymy of the Azali” nga I.Nemeti;The barbarians within. Illyrian colonists in roman Dacia = Los bárbaro etj etj e kam te qarte ndarjen qe kane bere Katicic,Alfoldy etj ose te famshmit “illyri proprii dicti” por me aq sa kuptova nga lista e mesiperme eshte e veshtire te hedhesh poshte uniformitetin ,qofte dhe e pjesshme ,ne antroponimin e ilireve !! Por besoj qe eshte e pranuar ne mynyre te gjithanshme interpretimi i Pokornyt per rrenjen indeo-europiane ,root / lemma: u̯l̥kʷos ,ath si mund te shpjegohet frekuenca me te cilen haset si Toponim\Antroponim ky term nder iliret psh Toponimet; 1)CASTRA ULCISIA * ( eng” The castle of the wolf ” alb “Keshtjella e ULKESHES ” |the female of the wolf| )… ULCISIA =ULKESHA,2)ULCIRUS MONS * (eng “The Mountains of the wolfs” alb ” Malet e ULQERVE” , in plural ) ULCIR =ULQER,3)ULCEA pal*
    ULCA fl*
    ULCINIUM, ULCIANUM\Ulpiana,ULC=ULK, ose Antroponimet ; tek Radman, -1)ULCA PROCULI , Le nom…” Ulcus” …ne semble pas avoir été attesté auparavant mais puisque le gentilice Ulcius existe..,un tel surnom ou idionyme n’a rien de vraiement surprenant. 1713 Dans le cas présent, il sembleraitque ce soit un nom unique porté par une pérégrine!!?( 1713 Schulze 1904: 99, 252; Mócsy 1983: 317, s.v. Ulcius ; Solin&Salomies 1994: 194, s.v. Ulcius ; Lőrincz 2002:179, s.v. Vlcivs, 2)ULCUDIUS BEADARI tek I,Nemeti nder Peregrinet ilir ne Alburnus Maior,…ose -Bardylis , Bardus, Bardurius, Bardi-balus, Sceno-bardi etc,un nom…. illyrien,… cf. Krahe 1929: 16, s.v. Bardus ; Mayer 1957:77, s.v. Bardus ; Bardurius , un nom de famille ou selon Alföldy, un gentilice, est attesté en milieu delmate à Rider etil ne fait guère de doute que ce nom, apparenté par Alföldy au nom Bardus , était porté par un Delmate, Aplis Pladomeni f. , cf. ILJ 117; Rendić -Miočevi ć 1971: 162 = Rendić -Miočević 1989: 786; Alföldy 196 , qe Rendić -Miočevi i jep kuptimin Bard per Mjeker, Mjekrosh si ne rastin e Longobardeve\Langbard , problemi me duket cik si koklavitur nga ana praktike , si mund te emertosh nje Foshnje Mjekrrosh ??!! ose -“”ρινός””rhinos “fog, mist”; cf. Old Alb. ren “cloud” (Mod. Alb. re, rê) (< PA *rina .earlier *rena) …- BRINDISI(cf. Strabo CAPUT CERVI ), 'brindizi, Brinnisi in brindisino, Brundisium in latino, Brentèsion (Βρεντεσιον) in greco antico, Brinda in messapico)Albanian bri, brî (pl. brirë, brinë) "horn; antler" [< late Proto-Albanian *brina < earlier *brena] me Bashkperkimin toponimik ne ishullin BRACA,Kroaci 'Brentista -Elaphusa'…ose nga i nderuari Eric.Hamp ,SICA per (THIKA) dhe SYBINA per ( THUPEN\THUPNA para rotacizmit)…kam nje shok arberesh qe ka veshtiresi te theksuar te shqiptoj TH per shkak te shqiptimit italian\neolatin te te folures se tij psh ;thashe-sashe, bitha-bissa etj Keto jane disa shembuj glossash ,por nderkohe perbejne, besoj Fakte aq "kokforte" saqe edhe nje injorant ne kete fushe e kupton perqasjen ..dhe mbi te gjitha nuk me duken aspak rastesore …si eshte e mundur qe Matzinger nuk i permend keto raste ?!( Ps; me falni per gabimet drejshkrimore).

  7. Keni edhe shume shembuj te tjere , antroponimi Balaio,Balaios, Balos etj https://en.m.wiktionary.org/wiki/balë , antroponimi i vecante i zbuluar ne Sirmium ne mos gaboj ,Aurelius Bardibalus …nje nderthurje teper evidente !! Osé vecantia e glosses me rrenjen Ulc, e hasim si Toponime ashtu edhe si Antroponime , si ne trajten femerore Ulca Proculi, ashtu edhe mashkullore Ulcudius Beadari ,( tek Peregrinet ilir te Alburnus Maior ,Dakia qendrore, interpretimi im eshte se ne rastin konkret mbaresa -udius , perkon me shqipen , – udh ,-uth i vogeli i Ulkut..), osé toponimet me rrenjen Mal,; Dimal,Malontum,Malvesia, Trimalorum? Sa per kuriozitet, 46% e peregrineve ne Daki ishin ‘Ilir’ , kishte bashkesi kompakte si ajo e Alburnus Maior, ku jane gjetur mbi 100 gurevarri me Antroponimi ilire.. prania e Delmateve ne Limes Danubiana ishte masive..Ath a mund te ne qartesojne ndopak keto fakte , lidhur me te ashtuquajturin ‘ substrat ‘ mes Rumanishtes Dhe Shqipes, ka te drejt Ungureanu qe thote qe jane fjale Dake te percuar tek proto-shqiptaret ,apo Schutz qe praktikishte thote te kunderten … Une anoje nga opsioni i dyte . Do shkruaj prape me vone !!

    1. Ku eshte gjetur Trimalorum ?

      Dihet qe fise ilire shkuan ne Daki ne kohen e Romes, po emigrantet nuk para ndikojne, ne kuptimin qe fjalet shqipe ne rumanisht perbejne 40-50% e atyre qe mbahen si fjale dake, nuk eshte se emigrantet minatore e blegtore ndikojne ne 40-50% te leksikut. Kur ne Daki ndodhen asimilime, latinizime,gjermanizime,sllavizime etj, nuk eshte se ato goditen ne menyre specifike fjalet dake qe s’jane shqip ose protoshqip dhe lane ne menyre perzgjedhjese ato qe ishin protoshqip.

      Aty o ka substrat, dmth daket ishin protoshqiptare, ose rumunet jane te levizur nga Ballkani qendror, nga dy provincat Dake te Romes, ku jane perzier iliro-shqiptaret e zones me emigrantet dako-latine te Dakise, qe u terhoqen bashke me ushtrine e administraten romake poshte Danubit ne vitin 271.

      Ne rastin e pare daket jane ilire ose me origjine ilire, ose te ilirizuar pak rendesi ka. Ne rastin e dyte, kane qene ne kontakt me triballe, maeze( te cilet jane panone) amantine, skordishe,dardane,picense e fise te tjera te vogla ilire, moren fjale te shqipes, me shume se çkane mbijetuar tani se normalisht pesuan edhe vale te forte ndikimi sllav, keshtu qe ne perpjestim jane humbur edhe fjale te tjera dhe u dynden ne Rumani sipas tezes hungareze.

      Pastaj se rumunet jane artista ne sportin e renies nga Kina, kjo eshte e mirenjohur. Po edhe tanet jane mjeshtra te fshehjes pas gishtit, serbet terrorizohen nga ideja e Serbise si vendtakim shqiptaro-rumun, keshtu qe e bejne fertele zonen, qe te duket sikur aty kane qene ufot kakruke te cilet iken per ne planetin e tyre,Kakrukia, prandaj erdhen serbet.

      Nejse, ate Trimalorum te lutem.

  8. Pershendetje, me falni per pakujdesine, nuk e mbaja mend mire ne ato caste , ky toponim gjendet ne formen Trimallum ne ‘minieren e te dhenave’ ne web. Informacione te metejshme nuk kam disa materiale qe paraqes jane te perftuara e servirura ne forme te gatshme po’ ne web. Personalishte, fakti kryesore qe me ka nxitur kersherine per kete tematik pervec librave-shkrimeve nga Matzinger, Orel, Schramm,Demiraj ,Malcolm etj eshte edhe ky studiuesi-gjuhetari Grek me blogun e tije https://smerdaleos.wordpress.com/2013/11/21/οι-γλωσσικοί-πρόγονοι-των-αλβανών-και-2/ , nese me lejohet te kategorizoje mynyren e tije te te berit ‘Shkence’ , mund ta cilesoj si nje form ‘ibride’ mes Matzinger Dhe Orel , nga Matzinger ‘riciklon’ e i meshon ‘ argumentum ad sapiens’..duke mohuar autoktonine e Shqiptareve , nderkohe nuk permend asgjekundi faktin qe vete Matzinger e ka skartuar ,lidhjen e mundshme Dako/Thrake=proto-Shqipe , ne anen tjeter parapelqimi i tije i teorise se Orel per t’i shpene proto-shqiptaret pertej Karpateve ngjit e ngjit me Costobocet .Jo vetem por ka arritur te identifikoje ne mynyre ‘koncize’ kush jane parardhesit e proto-shqiptareve mitik Srmljani Vlashi ,qe zbriten poshte ne Epirus Novus ne shek e 7-te ,pra kontradite mbas kontradite , trillimi mbas trillimi keshtu eshte katandisur ceshtja e ‘origjines se shqipes dhe shqiptareve’ , do e cek prape kete tip me tutje por perpara lejoni te rendis perfundimet e Pr.Ismajli ne kumtesen’Shqipja dhe Rumanishtja’.

  9. Shqipja dhe rumanishtja kanë ngjashmëri midis tyre në rrafshe
    të ndryshme. Në rrafshin strukturor ngjashmëritë nuk shkojnë më
    herët se sh. VII-VIII, kur u formua rumanishtja, sepse në latinishten
    popullore nuk dokumentohen. Tiparet si burimi dhe prapavendosja e
    nyjës shquese në shqipen janë të lashta, ndërsa në rumanishten mbase
    pas sh. VIII. Prapavendosja dhe përngjitja e nyjës shquese duket të kete marrë fund në sh. VI-VII, prandaj bëhet e mundshme hipoteza për
    ndikimin eventual të shqipes mbi rumanishten. Rotacizmi do të jetë
    zhvillim i pavarur;
    – ngjashmëritë midis dakorumanishtes dhe toskërishtes, që theksoheshin ndonjëherë pa të drejtë në raport me ndonjë shpërngulje të
    supozuar të folësve të toskërishtes nga hapësirat veriore, duan parë më
    tepër të kohëve të zhvillimeve ballkanike, pra pas vendosjes së sllavëve;
    – në leksik ka shtresa të ndryshme; ( Si parantez , ne proto-shqipen kemi kryesishte ndikim nga Latinishtja e vone shek 3/6-te p.k , por realisht ky ndikim ze fill qe me Latinishten klasike viti 75 para Krishtit -shek 3-te p.k, edhe ketu pikerishte qendron nje nga dallimet thelbesore mes huazimeve latine ndermjet Rumanishtes Dhe Shqipes, pra ne lidhje me pike me lejoni ,t’ju tregoje nje episod ,me nje studiues Grek , po’ flisnim per ndikimet gjuhesore ne proto-shqipen , ai me permendi fjalen Pluge, nderkohe , nderhyn nje Arvanitas dhe kerkon te dije me shume rreth fjaleve – Parmende, -Leroj , qe te dyja si per koincidence derivojne nga huazime te pervetesuara qe nga Latinishtja klasike , nderkohe me vije ndermend dy terma qe sebashku marrin nje domethenie intrigante..versioni rumanishte ;adevăr bătrîn , italishte ; la vecchia verità ,shqip ; e verteta e vjeter …latinishte; veritates veteri …Grekut dhe Arvanitit i bera pyetjen kush nga keto versione perkon me shume me variantin e Latinishtes klasike ..??!
    – leksiku latin i të dy gjuhëve, edhe kur mendohet nga një latinishte ballkanike (sa njësore?), në rastin e shqipes shfaq veçori më perëndimore, më urbane, më të hershme se në rumanishten; ( Dualiteti i huazimeve latine ne shqip ; drejt, shenjt etj me karakter Romance Ballkanike Perëndimore dhe lufta,trofta etj me karakter Romance Ballkanike Lindore , tjeter dallimet thelbesore..)
    – zhvillimet fonetike në fushën e latinizmave të dy gjuhëve shfaqin ngjashmëri, por edhe ndryshime;
    – sa i përket leksikut të përbashkët paralatin, për një pjesë kemi
    të bëjmë gjithsesi me elemente të lashta, por as në ato raste nuk mund
    ta dimë se nga cila gjuhë na vijnë; shtegtimi i leksikut është i njohur;
    për një pjesë kemi të bëjmë me zhvillime më të vona, sepse kërtë e
    thonë proceset fjalëformuese të identifikueshme brenda shqipes.

  10. Ne lidhje me fatin e Dakeve , Eutropius , Cassius Dio dhe Julian Apostati e deshmojne relativishte qarte shkretimin e kataklizmen demografike si pasoje e kryengritjes se Decebalus , mungesa evidente e antroponimeve Dake , ne mbishkrime perben nje fakt plus ( duke marrë edhe parasysh , edhe subjektivitetin e deshmive te autore te sipercituar), analogji me keto zhvillime mund te perbeje rasti i shkaterrimit te Epirit me ‘168 para.Krishtit .Ne Limes Danubiana dhe vendbanime koloniste kemi me shume se 50.000 ushtare ‘romak’, Equites Delmatorum( po’ flasim per periudhen e hovit te ‘Illyriciani’) , mbizoterojne dukshem , pervec popullsise civile koloniste ‘Ilire’qe po’ e perserise perbente pothuajse gjysmen e gjithe Peregrineve …Dinamika e asimilimit ishte e ngjajsheme me ato ne Gali e Hispani , por ne rastin konkret ishte me è pershpejtuar , faktor kryesore ishte edhe renia demografike e popullsise anase , mbas ‘271, shperngulja ne Moesi (Serbia qendrore-Vojvodine) ,per mua ndikimi gjuhesore ‘Ilir’ fillon qe me ngulmimet koloniste ne Daki, kjo dukuri u pershkallezua ne Moesi-Dardani , vend-kontakt i proto-shqiptareve e proto-rumeneve , ( ne greqishten moderne kemi rreth 90 huazim arberisht..)http://www.lithoksou.net/p/arbanitikes-lekseis-sta-romaiika-i-albanika-daneia-sti-dimotiki-glossa-2011 , duke ditur pozitat superiore te greqishtes, prape se prape nuk mbeti e pakontaminuar nga Arberishtja … I ashtuquajturi substrat perbehet kryesishte nga terminologji Blegtorale e te lartesive , tjeter deshmi e simbiozes ,fjale si Kokeza,Pupeza,Mosh ,Bukur( Bukurosh) etj tregojn qarte rrenjen proto-shqipe, te pakten te nje pjese te ashtuquajturit substrat ;
    https://smerdaleos.files.wordpress.com/2013/11/coacaza.png

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin