Lexues që kombinojnë librin me ngjyrën e këpucëve,
Lexues që kombinojnë librin me pllakat e banjos,
Lexues që kërkojnë libra të gëzuar,
Lexues që kërkojnë libra të trishtuar,
Lexues që s’duan ta shohin me sy autorin,
Lexues që masturbohen me autorin,
Lexues që shajnë me libër shtëpie,
Lexues që (nuk) lexojnë mes rreshtave, (as) anash tyre, sipër ose poshtë,
Lexues që kërkojnë vetëm libra me dashuri,
Lexues që kërkojnë vetëm libra me tradhëti,
Lexues që kërkojnë libra të sinqertë,
Lexues që kërkojnë libra për të shpëtuar martesën,
Lexues që kërkojnë libra për të shpëtuar kombin,
Lexues që kërkojnë libra për të shpëtuar shpirtin,
Lexues që kërkojnë libra të famshëm,
Lexues që kërkojnë libra vintage,
Lexues që kërkojnë libra për t’u dobësuar,
Lexues që kërkojnë libra për Facebook,
Lexues që kërkojnë libra për t’i bërë kurban,
Lexues që kërkojnë libra ku rrëmohet në allatet e diktatorit për t’i mësuar prirjen seksuale dhe për të kuptuar nëse ky i fundit i shkërdhente të gjithë njëlloj apo në bazë të gjinisë,
Lexues që kërkojnë libra heteroseksualë,
Lexues që kërkojnë libra pellazgë,
Lexues që kërkojnë libra të bukur,
Lexues që kërkojnë libra me vrima,
Lexues që kërkojnë libra me kafshë për t’u orientuar në politikë,
Lexues që kërkojnë doracakë që i udhëzojnë si të rrisin produktin e leshit në biznes,
Lexues që kërkojnë libra të hollë,
Lexues që kërkojnë libra të shkurtër, drejtkëndor, bardhë e zi ose me ngjyra të forta,
Lexues që kërkojnë libra vetëm me dialogje,
Lexues që kërkojnë libra pa dialogje fare,
Lexues që i kanë zët përshkrimet,
Lexues që idhnohen nëse i kritikon autorin që se kanë lexuar,
Lexues që kërkojnë libra me parathënie heronjsh,
Lexues që kërkojnë libra nga autorë që mund të mos kenë fituar Nobelin por kanë fituar zemrën e popullit,
Lexues që e kanë shok të ngushtë autorin prandaj nuk ia lexojnë librin,
Lexues që kërkojnë libra nga autorë autoktonë,
Lexues që kërkojnë libra të nënshkruar pasi boja e stilolapsit shkon me efektin “Toaster” në Instagram,
Lexues që blejnë vetëm libra të sugjeruar nga gazetarët e kulturës që në fakt nuk lexojnë libra,
Lexues që kërkojnë libra për dhuratë,
Lexues që kërkojnë libra të ndjerë,
Lexues që kërkojnë libra që t’ju flasin,
Lexues që kërkojnë librat interesantë,
Lexues që kërkojnë libra për të mbështetur sendet,
Lexues që kërkojnë libra që lexohen shpejt,
Lexues që kërkojnë libra që s’të lodhin,
Lexues që kërkojnë libra me kopertinë të lezetshme,
Lexues që blejnë vetëm libra që kanë fituar çmime,
Lexues që kërkojnë libra për të mposhtur ankthin,
Lexues që kërkojnë libra bestseller,
Lexues që kërkojnë libra mazokistë,
Lexues që kërkojnë libra për të ngrënë,
Lexues që e urrejnë përkthyesin,
Lexues që lexojnë vetëm libra të huaj,
Lexues që preferojnë vetëm librat feministë të autorëve që bota i ka njohur si burra të vërtetë, të mençur dhe sexy,
Lexues që blejnë libra që dhoma të mos duket bosh,
Lexues që lexojnë gjithçka.
Ky artikull u frymëzua nga rrëfimet e Maks Gjerazit të cilat më bënë të kujtoj që edhe lexuesit janë njerëz.
Te gjithe shyqyr qe i kemi! Ose qe i kishim, se tani lexuesit po firojne!