Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Kinema

PHARMAKON

Filmi Pharmakon (2012), me regji të Joni Shanajt, mund të ndiqet tani falas në adresën e mëposhtme:

[vimeo http://vimeo.com/107818341]

Pa Komente

  1. e kam pare filmin para nje muaji, filmi i mire, me shume nivele (tirana, mjedisi, arkitektura, mjedisi ekonomik e social, kurthi familjar e shoqeror dhe figura biblike e lion’s den shume e goditur) .. edhe pse ai kastro zizo nuk me duket ndonje aktor kush e di. Mesa duket Shanaj e ka perdorur mire karakterin e tij, se Zizo duket te jete ne elementin e tij (ndermjet kotesise dhe vetedijes per te). Edhe karakteret, i kufizuar vetem ne kater personazhe ishin komplekse ne secilin nivel, pervec atij rojes (policit, nuk e morrem vesh se c’ishte) – nuk e kuptova nese ky person ishte me shume ne rrafshin simbolik, mencuria, shprese apo nostalgji ne “miresine e koherave te ikura” (plaku 100 pashe mjeker e shtate pashe shtati), diferenca ne moshe nuk e bente shok te Zizos, por me shume nje figure fantazmagorike … ne nje film tjeter ky personazh do te sherbente si narrator apo stimulues i ngjarjes..

    Me sa mbaj mend, filmi ishte shume i ngarkuar me simbolika, nivele e karaktere komplekse – e tregon nje dashuri te regjisorit per tiranen, njerezit etj. qe e kam pare edhe tek dokumentari mbi Ivin, (the punk). Per mendimin tim eshte shume i fisem e gati idealist paraqitja e shqiperise dhe shqiptareve nga Shanaj, pse ai vendos referenca ndermjet karaktereve, jo bardh e zi, por ne kompleksitetin e tyre si p.sh. figura e prindit te zizos. Babai eshte e veshtire te kategorizohet si ajo e nje autoriari pervers (me spitalin e familjen si ciflig te tij), ai eshte mjek (kujdeses) pra at edhe nene se bashku (nje figure duale qe e ndesh ne filmat e almodovar), nenen e zizos me qellim – besoj une- nuk e shohim gjekundi, ajo eshte inkorporuar tek figura e te atit. Nga ana tjeter, pse femra, ka humbur, ate e kerkon Zizo, sikur nje tjeter lloj dashurie qe i ofrohet, e megjithate edhe ai vete eshte gati te shnderrohet ne nje despot te vogel – eshte ne natyren e robit, te rrembeje e pronesoje cdo gje. Keshtu qe idealizmi i Shanaj merr rrokopojen ne narrativen e filmit te tij.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin