Filmi Pharmakon (2012), me regji të Joni Shanajt, mund të ndiqet tani falas në adresën e mëposhtme:
Discover more from Peizazhe të fjalës
Subscribe to get the latest posts sent to your email.
Filmi Pharmakon (2012), me regji të Joni Shanajt, mund të ndiqet tani falas në adresën e mëposhtme:
Subscribe to get the latest posts sent to your email.
Mund te lexoni dicka me shume mbi konceptin e filmit ketu: http://pharmakonfilm.org/
e kam pare filmin para nje muaji, filmi i mire, me shume nivele (tirana, mjedisi, arkitektura, mjedisi ekonomik e social, kurthi familjar e shoqeror dhe figura biblike e lion’s den shume e goditur) .. edhe pse ai kastro zizo nuk me duket ndonje aktor kush e di. Mesa duket Shanaj e ka perdorur mire karakterin e tij, se Zizo duket te jete ne elementin e tij (ndermjet kotesise dhe vetedijes per te). Edhe karakteret, i kufizuar vetem ne kater personazhe ishin komplekse ne secilin nivel, pervec atij rojes (policit, nuk e morrem vesh se c’ishte) – nuk e kuptova nese ky person ishte me shume ne rrafshin simbolik, mencuria, shprese apo nostalgji ne “miresine e koherave te ikura” (plaku 100 pashe mjeker e shtate pashe shtati), diferenca ne moshe nuk e bente shok te Zizos, por me shume nje figure fantazmagorike … ne nje film tjeter ky personazh do te sherbente si narrator apo stimulues i ngjarjes..
Me sa mbaj mend, filmi ishte shume i ngarkuar me simbolika, nivele e karaktere komplekse – e tregon nje dashuri te regjisorit per tiranen, njerezit etj. qe e kam pare edhe tek dokumentari mbi Ivin, (the punk). Per mendimin tim eshte shume i fisem e gati idealist paraqitja e shqiperise dhe shqiptareve nga Shanaj, pse ai vendos referenca ndermjet karaktereve, jo bardh e zi, por ne kompleksitetin e tyre si p.sh. figura e prindit te zizos. Babai eshte e veshtire te kategorizohet si ajo e nje autoriari pervers (me spitalin e familjen si ciflig te tij), ai eshte mjek (kujdeses) pra at edhe nene se bashku (nje figure duale qe e ndesh ne filmat e almodovar), nenen e zizos me qellim – besoj une- nuk e shohim gjekundi, ajo eshte inkorporuar tek figura e te atit. Nga ana tjeter, pse femra, ka humbur, ate e kerkon Zizo, sikur nje tjeter lloj dashurie qe i ofrohet, e megjithate edhe ai vete eshte gati te shnderrohet ne nje despot te vogel – eshte ne natyren e robit, te rrembeje e pronesoje cdo gje. Keshtu qe idealizmi i Shanaj merr rrokopojen ne narrativen e filmit te tij.