SIC TRANSIT GLORIA MUNDI

Kështu ikën lavdia e tifozllëkut tonë të dikurshëm dhe e ëndrrës se një ditë prej ditësh, të cilën do ta prisnim sado regjime dhe kalendarë të na duhej të ndërronim, një ditë prej ditësh, pra, do ta jetonim kampionatin tonë të zemrës haptazi ditën për diell, jo duke dëgjuar Sandro Ciotti-n në radio; dhe as duke pritur të shihnim golat të dielën në mbrëmje, te lajmet sportive të RAI2-s.

Sic Transit

Kështu ikën lavdia e tifozllëkut tonë të dikurshëm, sëbashku me lavdinë e tifozllëkut të mëvonshëm të të gjithë atyre të tjerëve, që kujtuan se gëzimi i natyrshëm i topit në rrjetë mund të kombinohej edhe me plot gëzime të tjera, përfshi edhe ngjyrat e ekipeve të zemrës të pikturuara në mur si afreske dhe hapësirat ku këto gëzime me flatra gjithnjë mund të ktheheshin, pas shtegtimeve anembanë botës, për të lëshuar vezët.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin