SKËNDERBEU QË VRET

Ia behu edhe dita kur Skënderbeu të sulmohet nga pikëpamja thjesht kombëtariste.

Për këtë rekord i detyrohemi një deputeti të PD-së në Kosovë, Amir Ahmeti, i cili qenka shprehur tani së fundi se “Skënderbeu nuk duhet të quhet hero kombëtar, pasi ka masakruar shqiptarët me besim mysliman”, deklaratë që ka një farë relevance politike, thjesht për shkak të burimit se nga vjen.

Pa çka se nuk do të ishte keq, për politikën në Kosovë dhe për shëndetin e komunikimit publik në trevat mbarëkombëtare, sikur z. Ahmeti të mos kishte asnjë mendim për Nënë Terezën dhe Skënderbeun; ose të paktën asnjë mendim të denjë për t’u artikuluar në publik.

Deputeti në fjalë ka lexuar vepra të historisë dhe ka ndjekur debatet e fundit në media, ku ka mësuar, mes të tjerash se “Kuvendi [i Lezhës] ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para.” Ky relativizim kohor i konceptit të kombit e ka një farë merite, sikurse edhe është vënë në dukje prej kohësh.

Ka lexuar edhe që “Skënderbeu me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë.” Dakord edhe me këtë, mund të ketë ndodhur sikurse e përcjell zotëria.

Nga këto dy premisa, z. Ahmeti nxjerr përfundimin e çuditshëm se “Si përfundim, përderisa Skënderbeu derdhi gjak shqiptari për motive fetare unë nuk mund ta quaj hero kombëtar.”

Pse them të çuditshëm? Sepse po të pranojmë se në mesjetë nuk ekzistonte kombi, atëherë rrjedh se Skënderbeu nuk mund ta dinte se, duke vrarë myslimanët në Krujë, po vriste bashkëkombës të tij!

Ja pse jo të gjithë mund të merren me histori dhe të interpretojnë një ngjarje të 500 vjetëve më parë, si të ishte fjala për një incident të tanishëm në një xhami në Gollokamje.

Z. Ahmeti nuk është i vetëm, në interpretimin post-modern që ia bën Skënderbeut.

Gjithnjë në Express, lexoj se këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, e ka shpjeguar se Skënderbeu vërtet ka vrarë në Krujë, por ka vrarë veç tradhtarë, të cilët nuk kanë as komb as fe… dhe se përkatësia etnike nuk është alibi për tradhtinë.”

Në këtë moment, i vetmi gjest i urtë do të ishte që politikanëve në Kosovë t’u propozohej një moratorium, në lidhje me debatet publike për Skënderbeun, pro dhe kundra – në mos për gjë tjetër, të paktën për hir të kombit dhe flamurit!

Nuk ka komente

  1. Një shkrimë i sakt dhe e lexonë me kënaqësi dhe jo i i atijë tjetrit që meqënse na paska qënë deputet na qënka i gjithë anshëm se kemi mëndje të tilla pa vuajmë akoma

  2. Ju gaboni, zoti Vehbiu, kur kerkoni me moratoriumin qe propozoni, te beni te pakten te heshtin zoterinjte politikane ne Kosove. Kerkesa juaj eshte, si te thuash , e njejte me ate qe mund ti drejtohej nje cifti te sapomartuar, per te mos bere seks. Kontakti i politikaneve Kosovar me kulturen ne pergjithesi dhe ate historike ne vecanti eshte ne fillesat e tij. Eshte per kete arsye qe nuk ka zot t’ju mbylli atyre gojen. Ju mund te thoni se nuk po kerkoni te mbyllin gojen, por te pakten te heshtin per gjera qe nuk i dine mire, por shpresoni kot. Ju e dini fare mire, i nderuari zoteri, se vlerat dhe idete lindin dhe lulezojne ne te tjera vende, ne truallin tone ato vijne per te vdekur. Duket, trualli yne nuk eshte asgje me shume se nje varreze per vlerat dhe idete. Prandaj mos u lodh kot me kerkesa te cilat nuk jane ushqim per politikanet tane ne pergjithesi, por sidomos ata te Kosoves ne vecanti.

  3. Titulli, “Kalores i Krishterimi” iu dha Skenderbeut nga Vatikani ne gjysmen e dyte te shek, XX. Duke penguar per 25 vjet perparimin e turqve sigurisht duke mbrojtur pavaresine, mbrojti edhe fene e krishtere, aq me teper qe ne pushtimin turk ndrrimi i saj behej me disa detyrime. S’mund te quhet Skenderbeu hero fetar, aq me teper qe per nje kohe te gjate ka qene musliman dhe ka luftuar nen flamurin e perandorise otomane per zgjerimin e saj, pra dhe te muslimanizmit. Lere pastaj qe ishte bere dhe synet !!
    Ju faleminderit !

    1. Skënderbeu ka qenë produkt i kohës së vet. Ekstrapolimet që po ia bëjnë tani disa politikanë, veçanërisht këta në Kosovë, janë vërtet të pahijshme, aq të vjen ndot kur i lexon. Përndryshe, është shumë kollaj të shkatërrosh në histori, duke u nisur nga e sotmja – e vështira është të ndërtosh. Që Skënderbeu u përftua si figurë brenda ideologjisë së Rilindjes edhe për shkak të nevojës për t’ua dhënë shqiptarëve një pikë referimi në Mesjetë, kjo nuk i përligj gjë deputetët e parlamentit të Kosovës dhe askënd tjetër, që të vihen e të analizojnë ngjarje të para pesë shekujve sikur sapo të kenë ndodhur në jurisdiksionet e tyre, dhe aq më pak të japin verdikte të shqiptarizmit e të identifikojnë tradhtira. Përkundrazi, kur i sheh këta që flasin rrapa-shtrapa për historinë dhe i futen punës të zbërthejnë lodra që nuk i mbërthejnë dot prapë, nuk mundesh veç t’i marrësh monologjet e tyre për autoportrete adoleshentësh tebdilosur me rroba që u rrinë të mëdha, shumë të mëdha. Prandaj edhe sugjerova moratoriumin: për të mirën e tyre, jo të Skënderbeut.

  4. Kjo tregon se politikanët shqiptarë në Kosovë i kanë zgjidhur të gjitha problemet për të cilat janë zgjedhur nga populli dhe i kanë hyrë historisë për ta rivizatuar profilin kombëtar të Skënderbeut. Me fjalë popullorçe: nuk kanë me ç’të merren.

  5. “Ka lexuar edhe që “Skënderbeu me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë”

    Keto jane ide qe hidhen, ju behet nje fare publiciteti nga ne te gjithe duke i kundershtuar dhe pastaj mbeten ne forme pyetjesh ne mendjen e njerzve nese autoret megjithe traplleqet e tyre, te mesjetes se hershme, kane diku te drejte.
    Nje dite keto vrasje, nese kane ndodhur, duhen qartesuar dhe dhe duhen shpjeguar me vertetesi, natyrisht ne kontekstin e kohes.
    Eshte e sigurte qe per çdo besimtar – jo vetem ata myslimane – dikush qe ka preferuar me mire te vdese sesa te nderroje fene eshte nje martir dhe vrasesi eshte nje tiran.
    Por, nese ka ndodhur, kjo histori eshte shume me teper tragjike se kaq. Pasi nuk eshte thjesht vrasje e besimtareve te cilet konsideroheshin si rrezik per luften e Skenderbeut kunder pushtuesve. Eshte vrasje prej dikujt qe i perkiste vetem pak kohe me pare te njejtes fe, qe i perkiste te njejtit popull dhe çfare eshte me dramatikja, egersia dhe menyra e luftimit te te cilit eshte arsyetuar me edukimin ne ushtrine e Sulltanit.
    Duke e njohur disi mesjeten arbere, besoj se nese ne vendin e Skenderbeut do te kishte qene nje princ tjeter arber, atehere me shume gjasa myslimanet ose do te ishin debuar ose mundet edhe qe te ishin lene te qete. Princer arber qe nuk « shkolloheshnin » ne Stamboll kuptohet!
    Nderkohe, siç tha, une Skenderbeun e dua shume

    1. baloz djali
      ke bërë një koment që nuk i dihet fillimi e fundi!!nuk e di a ke ndihmuar nërën palë a tjetrën,këto që kritikon vehbiu!por për mendimin tim ti thjeshtë ke futur në mënyrë dinake një kunjë tjetër mitit të skënderbeut!!
      kjo thënje se ka vrarë myslymanë,mbi të gjitha shqiptarë,nuk e ka provuar askush!!në radhë të parë nuk e ka provuar se ka të vrarë!(nuk flasim për marrjen e krujës;marrë me dredhi;gjë që solli dhe vrasjen e ushtarëve të garnizonit)të vrarë për shkak të besimit!nuk është paraqitur provë se këta paskan qënë shqiptarë(njerëz që kanë folur të njëjtën gjuhë si prindërit e skënderbeut,për shqiptarë në atë kohë nuk flitej)këto janë thjeshtë thënje të adhuruesve të sulltan muratit dhe asgjë tjetër!!edhe sikur këto “vrasje të myslymanëve”të gjëndeshin në kronikat turke,prap nuk do të thotë se janë të vërteta!propaganda është bërë atëherë njëlloj si bëhet dhe sot!!dhe ata kishin nevojë të nxisnin njerzit për të luftuar!!po qe se një gjë e tillë nuk vërtetohet nga një burim i dytë, i kundërt me të parin ose të paktën asnjëanës,atëherë mund të themi se ka shumë pak mundësi që të merret si fakt(të paktën i padiskutueshëm)!këtë fakt duhej ta kishte përshkruar ana kristiane si një fitore ose si një devotshmëri të gjergj kastriotit ndaj fes kristiane!!nuk besoj se ata në atë kohë e quanin “krim ndaj njerzimit” një masakër të tillë!ata e quanin një fitore të madhe!!
      prandaj o shpirti kur thua se e do skënderbeun,mos i fut thikën në kuriz!jo për gjë por po e bën shumë trashë!!sikur në dijen dhe në bibliotekën tënde të kishe 10’000 libra,por me një emër të vetëm:KURAN!!

  6. Skenderbeun e mendoj si nje simbol te luftes per liri dhe natyrisht si nje personalitet te rendesishem te historise mesjetare me te cilin krenohemi, ndaj nuk kam deshire aspak ti fus thiken pas shpine. Por siç te gjithe te vdekshimit ishte nje personazh i shekullit XV me veset dhe virtytet e tij dhe te kohes. Apo nese deshiron me shume; per mendimin tim ishte nje hero me disa difekte, siç jane gjithnje heronjte me te dashur.
    Ndoshta episodi i vrasjes se arberve qe nuk pranuan braktisjen e feses myslimane, eshte i pavertete, dhe eshte Barleti (ky e ka deshmuar ne mos gaboj) qe e ka shtuar siç do te shtonte nje klerik katolik i shekullit XV ndeshkime te pafesh, apo nje i deportuar nga vendlindja ndeshkime ndaj armiqve te tij.
    Ndoshta nuk u sqarova mire, por jam per shpjegimin e te gjitha ngjarjeve; njerezit duhet te dine me shume se fjalet e deputetit. Dhe sigurisht ajo qe duhet te dine duhet te jete e verteta siç ka qene, pa zbukurime, as fshehje.
    Dakort me Xhaxhain ; nuk kemi nevoje per interpretime gjysmake, dhe gjysmaket duhet te heshtin; por tani problemi eshte se fjala iu eshte degjuar.
    Tani ata qe kane me shume dije, jane te detyruar te na sqarojne ! dhe ketu po hesht per sa i perket sqarimeve.
    Ne anen tjeter, nese ky episod i shekullit XV eshte i vertete, atehere duhet pare edhe si nje perplasje tragjike mes kulturash arbere dhe osmane. Dhe do te thosha qe osmani i vertete ne ate moment eshte Skenderbeu i sapokthyer nga Turqia dhe jo arberit myslimane. Pasi ne shekullin XV rralle ndodhte qe arbrit te vrisnin roberit, madje siç deshmohet edhe kur sumonin e benin duke i thirrur kundershtareve qe te mbroheshin.

    1. miti dhe e vërrteta shkojnë gjithnjë paralel me njëra tjetrën!!
      që të dyja i duhen shoqërisë!njëra formon karrakterin e shoqërisë tjetra bën analizën e saj!!
      mitet janë ngritur gjithnjë për të edukuar popullin,janë gjithnjë të pa gabueshëm të drejtë e tje,e tje!nga ata,mitet,nuk ke asnjëherë dëm(pothuajse,të paktët tanët)!nga mitet e gjalla po,ke dëme të pa krahasueshme(të paktën tek ne)!
      e vërteta të bën të mësosh se si duhet rregulluar e ardhmja!të mëson të vazhdosh cilësit e mir atë kohës dhe të tiparosh gabimet e saj(tek ne e kundërta)!
      barrleti në “ndëshkimet ndaj kundërshtarëve”nuk ka thënë gjë tjetër veç se një të vërtetë të njohur si për atë kohë(mëse normale)por dhe për kohën e sotme(jo dhe aq normale,por që përdoret akoma)!nuk specifikon pikërisht krujën si e shpjegon ky deputeti i erdoganit!fushata ndëshkuese skënderbeu ka bërë dhe ndaj kristianve të mbretëris sërbe por dhe ndaj shtetasve turq që kanë qënë në kufijt e tij!!mund ti quash ndëshkime grabitje o provokime të kundërshtarit,por në fund të fundit ato ishin pjesë e luftës së asaj kohe!!e tillë ishte!!mos harro se barleti ka shkruar dhe për prijsa të tjerë shqiptar me besim myslyman që luftuan në krah të gjergj kastirotit!!prijësa që e përqafuan me dëshirë islamin e asj kohe!
      nuk mund të marrim kartën e të drejtave të njeriut,sot, e të gjykojmë skënderbeun e 500 vjetëve më parë!!
      kuptohet faktet duhen paraqitur,jo për të rivlersuar mitin e tij,por për ti pasur për studim!!
      gjergj kastrioti ishte pjellë e popullit shqiptar,prandaj dhe historia e tij,gojdhanat mbijetuan vetëm tek shqiptarët!prandaj u mitizua tek shqiptarët dhe jo askund tjetër!!
      ai ishte thjsht një njeri,me një veçanti të vogël!bëmat e tij e bën të madh legjendë,mit,pjesa tjetër u harrua ti shtohej këtij miti,sepse për shumicën ai bëri zgjedhjen e duhur!!
      vebiu,me dy mënyra matjeje,me të vërtet ka shkruar një artikull të mirë!
      lënjen në dorë të profesionistëve vlersimin e figurës së skënderbeut!!nuk mund të bëhet vlersimi i tij brënda një viti a një 5 vjeçari,do të dalin mendime,prova të ndryshme në kohë!
      mua si i rritur,si një person që ka lexuar diçka për historinë e shqipërisë dhe gjergjin si pjesë e saj, më përlqejnë të dy gjergjat!si ai njeriu me gabimet e tij ashtu dhe ai i pagabueshmi!!
      fëmijve të mi në vënd të përrallave,dhe ato por më shumë legjendat tona,ju kam treguar për gjergjin,micin,oso kukën zenel gjolekën sef kosharen e kështu me rradhë.iu kam treguar mitet e tyre!pavarsisht se dhe vetë nuk i kam pranuar aq të pastër sa përshkruhen!fëmijt e mi janë të ritur,dhe ata e kanë kuptuar se historit e mitizuara që unë u kam treguar nuk janë histori,por gjithnjë i kujtojmë si një periudhë e bukur prind fëmij!e shohin se i kanë ndihmuar që të formojnë karrakterin e tyre!!
      sulmi që po i bëhet sot,ose “rivlersimi”sipas disa myslymanëve(pa nacionalitet)!nuk ka të bëjë aspak me histornë a me të vërtetën!ata duan të fusin nga brënda atë që islamisti erdogan po përpiqet ta fusë nga jashtë!!bashkpuntorët e të huajit,kolaboracionistë a sido që ti quash kanë egzistuar dhe kanë për të egzistuar në tërë historinë e njerzimit!!ishin në kohë të gjergjit në kohë të nazifashizmit janë po ashtu dhe sot!atyre në shumicën e rasteve vendosin interesin personal,para atij kombëtar,në pakicën e rasteve e kanë prej budallallëkut!në këtë rast mun më duket se e kanë prej budallallëkut!!këto thënje të tyre dëgjohen si fëndë,erë e keqe por pa zë,nga intelektualët,por kanë zënë vënd në mëndjet e njerzve të thjeshtë besimtarë!!tek ata njerëz që të vetmen fjalë dëgjojnë atë të hoxhës!që në rraste të veçanta është më turk se turqit!hoxhallarë që kanë mbaruar shkollat në turqi dhe arabi dhe për histori njohin o historinë turke o mitollogjinë e muhametit!hoxhallarë që ta shesin për histori të shqiptarëve!!kuptohet myslyman!

      1. Anticensure, shkruan:

        “miti dhe e vërrteta shkojnë gjithnjë paralel me njëra tjetrën!! që të dyja i duhen shoqërisë”

        Seç me kujtove nje mikun tim te vjeter, genjeshtar i thekur, qe kur e kapje ne rrene, justifikohej duke thene:
        “E verteta dhe genjeshtra jane ne pozita te barabarta, sepse qe te dyja i sherbejne njelloj njerezimit ne momente te caktuara”

        Mire xhanem, vetem se ka nje problem ketu:

        Miti si kategori kulturore nuk i kundervihet se vertetes, sepse miti nuk eshte doemos i pavertete.
        Madje studiues te shquar si Levi-Strauss, Mircea Eliade etj. kane deshmuar se shpesh here miti eshte me i vertete se “te vertetat historike” qe i nderrojme me shpesh se breket.

        1. më bëhet qefi që të kujtoj shokun tënd!nrmalisht nuk jam si ai,por ndoshta mund të jem si “ti”!!kërkues i së vërtetës!!vetë e thua se miti nuk është me doemos i pa vërtetë!apo jo??duke qënë i tillë ai muk mund të merret si fakt historik,por shërben në edukimin e masës së njerzve!!(fetë monoteiste me profetët e tyre,dhe mitet lokale)
          historinë e shkruajnë me të vërtetë njerëzit!njerëz që nuk janë mite,njerëz me të metat e tyre!shpesh njerëz që ne i kemi bërë mite në të gjallë!miti i gjallë dëmton,i vdekuri nuk dëmton asnjëherë,kurrë,po su keqpërdor nga mitet e gjallë!!

  7. Gjergji ose Skenderbeu, ne te gjitha njohurite e mia dhe te perftuara nga shkolla, literatura e botuar ne Shqiperi. , institucionet shteterore apo diskutimet, me rezulton te jete “Hero Kombetar”. Jo vetem kaq, por urdheri i larte “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” i jepet njerezve me cilesira te larta, apo me kontribute te pallogariteshme ne mbrojtjen dhe forcimin e shtetit Shqipetar. Ne fakt, xhaxhai e sqaron qe ne ate periudhe kombi (aq me pak sheti ) nuk egzistonte. Atehere pse duhet quajtur Gjergji heroi yne kombetar? Me e sakte dhe e drejte me duket emertimi tjeter ai i “Kaloresit te krishterimit” ose me mire ” Gjergj Kastrioti kaloresi shqipetar i krishterimit”.

    1. “Atehere pse duhet quajtur Gjergji heroi yne kombetar?”

      Ndoshta sepse me shume se gjysma e botes kane per heronj kombetare personazhe qe kane jetuar para krijimit te kombeve perkatese.

    2. pak a shumë ta ka dhënë përgjigjen relapso!
      unë do ta përmirësoja këtë konstatimin tënd” Gjergj Kastrioti kaloresi shqipetar i krishterimit”.
      ” Gjergj Kastrioti,nga mati a dibra (nuk është aq e sigurtë)luftëtar i osmanëve dhe kaloresi shqipetar i krishterimit”.do të ishte më mirë kështu??e vërteta duhet pasqyruar gjithnjë e më saktë!kështu që në vënd të dekoratës të të varin në qafë një enciklopedi të tërë!!apo jo!!
      ai ishte shqiptar,pavarsisht se në atë kohë nuk egzistonte ky emër!

  8. Nuk e di se kush po luan keshtu me ne, por sot ne mengjes gjeta nje statuje te vogel te Gjergjit ne mes te dhomes se pritjes. Pas gjase dikush na e kish hedhur nga dritarja.

    Kjo qe me kishin hedhur mua ishte me nje bisht te vockel, dhe ne bazamentin e bardhe kishte te shkruar ‘Albania – Athleta Christi’. Nga ana tjeter e bazamentit shkruhej ‘Scanderbeg – Athleta Sancta Sedae’.

    Perndryshe ishte nje kopje pak a shume besnike ndaj origjinaleve qe ndodhen ne Tirane, Prishtine, Londer, dhe Rome. Kish rene ne kembe, d.m.th., qendronte krenare mbi bazament. Dhe shihte nga Meka, per cudine time te madhe….

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: