Arti, artisti, ekspozimi dhe plehrat – një kombinim temash që më shumë më ka ndjekur kohët e fundit, se e kam ndjekur.
Piktori Paul Gauguin qëndroi disa vjet në Atuona, në ishullin Hiva Oa, të Ishujve Markeze, të Polinezisë Franceze; ku edhe vdiq.
Një ekip arkeologësh gërmuan para disa vjetësh në një gropë afër kasolles ku jetonte Gauguin-i, dhe gjetën – në një kuti prej qelqi – katër dhëmballë të krimbura, të cilat mendohet se janë të piktorit të famshëm.
Gropën e kishte hapur fillimisht Gauguin-i vetë, për të hedhur aty plehra të ndryshme.
Arkeologët patën zbuluar atje edhe një penel rudimentar, dhe një lëvozhgë arre kokosi ende të njollosur me tempera.
Dhëmbët u studiuan tani vonë nga një ekip i Field Museum, të Chicago-s, i cili arriti në përfundimin që Gauguin-i nuk është mjekuar asnjëherë me zhivë, për sifilizin që mendohet të ketë pasur.
Edhe një herë: Gauguin-i arratiset nga bota “e qytetëruar”, për të gjetur paqe dhe frymëzim në antipodet. Shkon në Ishujt Markeze, ngre një kasolle atje për të shtyrë vitet e pleqërisë me vahinat, madje tregon aq kujdes për mjedisin, sa edhe gërmon një gropë të thellë ku të hedhë plehrat, mes të cilave edhe ca dhëmballë të prishura, që ia ka shkulur xherahu lokal.
Një shekull e kusur më pas, këto dhëmballë kthehen në qendër të opinionit peri-artistik; jo sepse dyshohej nëse Gauguin-i kish pasur apo jo dhëmballë, as ngaqë Gauguin-i ka pasë pikturuar me këto dhëmballë; por për arsye të tjera.
Ka vuajtur apo jo nga sifilizi piktori frëng? Dhe ka vallë lidhje mes sifilizit dhe veprës të tij? Për ndikimin e morbus gallicus ndaj artit europian janë shkruar deri edhe libra; edhe pse, kur i sheh pikturat e Gauguin-it në galeri, vështirë të të shkojë mendja te sifilizi.
Por kjo nuk e shkëput gjë lidhjen midis dhëmballëve në fjalë dhe trupit të Gauguin-it, i cili njëfarësoj ka mbetur, qoftë edhe si karkasë, pas ikjes së tij nga kjo botë; po atij trupi që, në transformime të tjera, e gjejmë sa në penelatat e tablove të tij, aq edhe në subjektet e këtyre tablove – femrat sensuale të ishujve të Paqësorit.
Një mënyrë tjetër për t’iu qasur së njëjtës temë është duke lexuar, bie fjala, Paul Gauguin: An Erotic Life, për çka të ndjerin e kanë akuzuar, tani së fundi, për përdhunues të miturash (në lidhjen që kam sjellë nga Google Books mund të lexohen pjesë pikante nga libri).
Mirëpo kështu sa vijmë dhe i afrohemi konceptit të merda d’artista, veçanërisht në kontekstin e veprave të cilat disa artistë sot i krijojnë duke përdorur gjakun e tyre, spermën, urinën dhe emanacione të tjera të trupit (qoftë edhe për hir të një dialogu që duan ta mbajnë të hapur me Benjamin-in).
Ne klasen e vizatimit, me tridhjete nxenes te tetvjecares se kohes para viteve netedhjete, hyri mesuesi i gjuhes dhe filloi te bisedonte me mesuesin e vizatimit. Nderkohe qe mesuesi i gjuhes po fokusonte vemendjen e mesuesit te vizatimit, femijet u cliruan nga fokusi me mesuesin e ores se vizatimit, duke krijuar gradualish nje mardhenje mes tyre, marredhenje te atille qe pak nga pak ne me pak se dy-tre minuta nuk mund te degjohej gjuha e perdorur mes mesueseve. Ajo, e njejta gjuhe e perdorur nga nxensit, tashme me liri te madhe kish perfunduar ne nje zhurme te madhe, ku nuk kish asnji gje te qart vec se ish me ze te lart, sa qe nderpreu biseden e mesueseve. Thuhet, mes nxenseve, po ashtu edhe mes mesueseve. Tjeter gje thuhet mes sejcilit grup. Te thenat e grupit te femijeve ishin te pa fokusuara per mesuesit, po ashtu si edhe biseda e mesueseve per femijet. Zhurma krijoj nje kulm te atill, qe detyroj mesuesin e vizatimit te urdheronte; Mjaft! Pusho!
Dikush mund te kerkoj me interes zhurmen ne grumbullin e femijeve, dikush ne ate te mesueseve. Ajo e te dy paleve, zhurme, kerkon distanc, fizike, apo mendore, kjo eshte pyetja. Kjo pune ndodhe edhe me artin. Nuk eshte se c’lloje zhurme bente njera apo tjetra, kuptim i njeres apo tjetres. Te dy palet krijojne ate, qe me ben te tregoj. Kjo ngjarje nuk merr ne fokus as nji nga pjestaret ne ngjarjen e tyre, per te qene ne fokus si ngjarje.