Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

U ZBUT SERBIA?

“Me Serbinë gjërat s’janë kurrë të kollajshme.” Kështu shkruan gazetarja kroate Adelina Marini në shkrimin “Zbutja e Serbisë” në EUinside. Raportimi i zgjeruar dhe mjaft i pasur në informacion, shfaq një Serbi të pekuluar si foshnjë e rënë nga qielli e të trajtuar si një vezë politike të cilën forcat e ndryshme politike në BE-në nobeliste të Paqes, ruhen se mos e thyejnë thjesht duke shqiptuar fjalën e gabuar. Përfaqësuesi sllovak në Parlamentin Evropian kërkon progresin e Serbisë në BE, sepse përndryshe mund të “rishpaloset nacionalizmi serb”; ai grek kërkon që Serbisë “duhet t’i dëshmojmë mirëkuptimin tonë dhe t’i ofrojmë mbështetje”; ai bullgar se Serbia “nuk duhet shtyrë më fort se duhet, dhe se me të duhet të jemi fleksibël”; vetë gazetarja e artikullit flet për “suksese gjigante” në ndryshimin e kulturës së Serbisë (“sido që ende të thyeshme”?) dhe me empati e sheh si “të dhimbshme” alternativën serbe për të rikthyer sytë brenda vetes dhe për reflektim. Ajo shton se “BE nuk duhet të humbasë shansin që të mbështesë Serbinë që të kapërcejë problemet e veta psikologjike e politike pas marrëveshjes së saj të fundit me Kosovën.”

Sikur të mos e dija se kudo më sipër bëhej fjalë për Serbinë, do mendoja se diskutohet për një vend që ka përjetuar mbi kurrizin e vet luftërat e padrejta të fqinjëve dhe Europës, që sot ndihen thellësisht fajtorë për këtë, dhe ofrojnë ndihmë e kuptim që të venë në vend dëmin moral e material të kryer ndaj Serbisë.

Po flitet shpesh së fundmi për “zbutje” të nacionalizmit serb. Por çdo gazetar ballkanas apo evropian që e përmend shprehjen, ndien njëkohësisht edhe skepticizëm për sa i sinqertë apo masiv është ky paqëtim. Me plot të drejtë kjo, do thoja, dhe jo vetëm se era e qyteteve të djegura nga ushtria serbe është ende e freskët në kujtesë! Gazetari dëshiron të jetë në pozitë progresive dhe si i tillë beson se bota përparon, e bashkë me të edhe mentaliteti kolektiv në Serbi, ndaj nuk mund t’i hedhë poshtë shenjat pozitive që  lëshohen si fishekziarre të rralla, shpesh të pështjelluara, nga hapësira institucionale e Serbisë. Nga ana tjetër, historizmi dhe të tjera fakte që vijnë direkt nga rruga, ia mbysin entuziazmin gazetarit të mjerë. E përditshmja gjermane Süddeutsche Zeitung me mosbesim bënte thirrje “për të mos u nxituar për fillimin e negociatave me Serbinë pas marrëveshjes me Kosovën, dhe për të pritur për implementimin e saj”. Me sa duket, institucionet evropiane, ca nga halli e ca nga qejfi, prijnë  në të parët rozë të këtij realiteti.

Më 31 dhjetor Respublica.al njoftonte se hapja në Beograd e një ekspozite për krimet ndaj një familjeje shqiptare të njohur si “Masakra e Podujevës”, u konsiderua kthesë e madhe e Serbisë. Dhe, në fakt, po të shohësh se në ç’kushte shtetrrethimi u hap ekspozita, e kupton edhe më mirë këtë.  Faqja online “In Serbia” në shkrimin “Protestë kundër ekspozitës kushtuar viktimave shqiptare në qendër të Beogradit” raporton se, jo vetëm që rrugët përqark ishin rrethuar nga policia para dhe gjatë kohës që ekspozita qe e hapur, por edhe krerët e disa organizatave të djathta që mund të shkaktonin rrëmujë apo ta ndiznin më tej protestën, qenë “thirrur për pyetje” dhe siguruar në polici para hapjes së ekspozitës. Veç frikës që Europa duket të ketë nga Serbia, ka edhe një frikë më të madhe që Serbia zyrtare ka nga Serbia e rrugës, nga ata “qytetarë të revoltuar” që sulmuan kryeministrin Daçiç pas marrëveshjes me Thaçin; frikë dhe bindje se votat janë mbi gjithçka. Anëtarja hollandeze e Parlamentit Evropian Marije Cornelissen flet për prezencë masive grupesh huliganësh në Serbi. Ajo, sipas Marinit, shton se “qeveria nuk e kontrollon violencën në Serbi dhe se këto grupe janë tepër të fuqishme dhe agresive”.

Problemi është se “Serbia e rrugës” apo ajo e huliganëve është shumë më e gjerë sesa turma 100-personëshe që  ish mbledhur të protestonte në Beograd, kundër qoftë edhe idesë së pranimit të konceptit “viktima shqiptare”, kur flitej për një familje shqiptare nga e cila u vranë 14 persona, 7 prej të cilëve fëmijë me njërin vetëm dy vjeç.  Mungesa e një vije të qartë ndarëse mes Serbisë institucionale dhe asaj të rrugës vërehet mirë në fotot e bëra me këtë rast ku turma dhe policët që “e kontrollojnë” turmën, janë në një komunikim miqësor mes tyre, dhe solidariteti nën uniformë është i dukshëm. Nëse huliganët (sidomos po t’u referohesh me këtë emër) janë të papranueshëm si për Europën ashtu edhe për qytetarët serbë, ideologjinë mitike në bazë të sloganit “Kosova është Serbi” pjesa dërrmuese e popullsisë serbe e ndan për bukuri me ta; madje janë të lumtur që e ndajnë, se aty bashkimi i tyre merr edhe bekimin hyjnor të patriarkut Irinej, bekimin zyrtar të qeverisë, dhe atë kulturor tradicional të Serbisë etnike. Një Serbi që ende ka këtë stad të zhvillimit dhe hapjes kulturore të popullsisë së vet, jo vetëm që është larg çfarëdo lloj ideali evropian, por vazhdon të mbetet një rrezik gjeopolitik për Ballkanin vetë.

Pikërisht për këtë arsye, “zbutja e Serbisë” duhet parë gjithnjë me kujdes, sido që çdo hap pozitiv duhet përgëzuar. Nëse Europa ngre në qiell çdo hap qoftë edhe jo-shënjues të Serbisë, dhe kërkon prej saj (me frikë se mos nxehen masat serbe dhe i kthehen Rusisë apo rinisin luftëra) vetëm një “normalizim të marrëdhënieve me Kosovën” dhe jo njohje të saj, nuk shoh arsye përse shqiptarët, fjalavjen, duhet të jenë po kaq entuziastë.  Titulli i minilajmit në Respublica më 31 dhjetor thoshte: “A. Vuçiç hedh hapin e pabesueshëm: shteti serb ka kryer krime monstruoze dhe ka fajësuar shqiptarët”. Në fakt, po të gjesh origjinalin, të del që shqiptarët, në kontekstin real të zëvendës kryeministrit serb Vuçiç, s’janë aspak të rëndësishëm, por qeveritë e shkuara të Serbisë (ato imoralet) janë qendra e sulmit të tij. Në një farë mënyre ai bën sevap, dhe i zë me gojë edhe shqiptarët aty. Ndaj s’ka gjë “të pabesueshme” në hapin e Vuçiç-it. Ky, vetëm në fund të tetorit, protestoi kundër thënies së Erdoganit se “Kosova është Turqi…”, jo për arsye tjetër, veç se kështu  Erdogan na paskësh “poshtëruar Serbinë”. Gazetari shqiptar kur sheh se komuniteti i tij nëpërkëmbet, nuk ka arsye të shohë ëndrra të bukura, por duhet të raportojë me vision të plotë dhe analizë të nevojshme kritike. Vuçiç është po ashtu ai që, pas marrëveshjes së fundit mes dy kryeministrave, u tha serbëve në televizionin RTS me sa pati fuqi se Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe se marrëveshja është “e mirë” sepse me të “çizmja shqiptare nuk do të jetë më në Kosovën e Veriut”. Për çfarë çizme e ka fjalën Vuçiç, kur dihet se shqiptarëve të gjithë Kosovës (dhe jo veç veriut), u është bërë qafa më e trashë se sholla e çdo çizmeje, nga dhjetëvjeçarët e qëndrimit nën çizmen e shtetit serb? Së paku duhet të sigurohemi që manipulimi që politikanët serbë u bëjnë qytetarëve të vet, të mos magjepsë edhe ata shqiptarë, sidomos gazetarët.

Po ashtu, vizita e kryeministrit serb në ekspozitën e familjes së masakruar kosovare Bogujevci përmendur më lart, kremtohet me lavde në shtyp. Pa dyshim që Daçiç bën një hap që duhet përmendur, sido që shtyrë nga pragmatizmi i pastër për të hapur dyert e Europës e pa asnjë erë ndjese reale për të shkuarën. Por, ndërsa bëjnë këtë, duhet edhe të analizojnë kuptimin e asaj që Daçiç thotë në po atë vizitë, përballë katër fëmijëve të mbetur gjallë nga Bogujevcët. Balkan Insight raporton se Daçiç thotë: “nuk është e drejtë të flasim këtu për krimet “e tyre” apo “tonat”; viktimat janë viktima; kam sugjeruar se monumente duhen ngritur si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë për të dy palët, viktimat serbe dhe ato shqiptare; të gjithë ata që kryen krime gjatë konfliktit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë…”. Vëreni, jo vetëm se si mizoritë e “palëve” barazohen në cilësi e sasi dhe si lidhjet shkak-pasojë humbasin në proces, por edhe radhitjen që Daçiç u bën palëve që kryen krime, si dhe viktimave. Për mua personalisht, nëse kjo është sa ke për të thënë, më mirë mos shko fare të nderosh viktimat e familjes Bogujevci. Unë, po të isha motra e një gruaje, një burri a një fëmije të vrarë nga grupi i Akrepave serbë bashkë me 13 pjesëtarë të tjerë të familjes sime, në atë çast do të të kërkoja të dilje nga salla e ekspozitës. Fatosi, Saranda, Jehona, Lirija dhe Genci nuk e bënë këtë për mirësjellje dhe si akt politik në emër të një të ardhmeje më paqësore. Por së paku gazetarët duhet të mos e linin pa komentuar meskinitetin politik të Daçiç-it. Që të bëhet drejtësia shoqërore, Serbia duhet të mbajë (dhe të ndiejë thellësisht) fajin madhor për masakrimin masiv jo veç të shqiptarëve, por edhe kombësive të tjera në Ballkane. Dhe të thuash në këtë pikë se krimet janë të barabarta, është shenjë se në nacionalizmin serb ende s’ka ndryshuar gjë.

Serbët janë fqinjët tanë, dhe me ta duhet të gjejmë rrugë e mënyra komunikimi paqësor. Të gjithë duhet të hapemi e të shohim kritikshëm veten, serbët së pari, e të gjithë pas tyre. Unë kam miq të mirë serbë, ashtu siç njoh edhe serbë me diploma universitare e pasuniversitare që kanë urrejtje kafshërore ndaj shqiptarëve. Por rruga e përmirësimit të marrëdhënieve mes nesh nuk kërkon që të ngremë në qiell çfarë është gjysmake dhe e papastër, e të mos kritikojmë përparimin në Serbi nëse është gënjeshtar. Përkundrazi! Në fakt, për këtë arsye, gazetari i një sistemi demokratik për fat nuk është (e nuk duhet të jetë) politikan, dhe duhet të ketë lirinë (dhe mbrojtjen)e nevojshme që të thotë pa frikë çfarë sheh e kupton. Unë çmoj plot grupe në Ballkan (Shqipëri, Serbi, Kroaci, Greqi) që janë mëndjehapur dhe i kanë dhënë dërrmën nacionalizmave dhe miteve, aq shkatërrues sot për zonën. Është fat që F. Lubonja e të tjerë nuk jepen kur vjen fjala për kritikën dhe ndëshkimin e krimit kryer nga shqiptarët kundër serbëve në Kosovë a gjetkë. Fakti që atij i bien në qafë duke e quajtur “Ljubomir”, “të shitur tek serbët” etj, ka fare pak rëndësi, sepse çdo qytetar i ndërgjegjshëm i Ballkaneve që do që ky rajon të përparojë, duhet të bënte po këtë.  Serbia mund e duhet të jetë në krye të reflektimit vetëkritik.

Nga ana tjetër, aluzionet për barazi mes krimeve të shtetit serb dhe atyre kryer nga popujt apo institucionet e tjera në ish-Jugoslavi, janë padrejtësi sociale.  Ashtu siç është padrejtësi sociale, të bësh sikur nuk sheh falsitetin e kërkesës së një faljeje gjysmake nga ana e Serbisë sot, shembëllsuar qartë edhe në flip-flopet pa fund të presidentit serb Nikoliç nëse Serbia ka kryer ose jo genocid në Srebrenicë (shih Marinin më lart për këtë). Më 5 janar, njofton Respublica.al, ministri i jashtëm serb Mrkiç tha se, nëse rruga për në Europë sakrifikon Kosovën, atëherë “falemnderit, por ne duam Kosovën”.

Një Serbi demokratike është e çmuar për Ballkanet, por të bësh sikur e ke të tillë, pa e pasur, është hipokrizi që s’i bën nder kujt. Zbutja e Serbisë duhet parë për çfarë është vërtet, dhe s’duhet ekzagjeruar. Evropa dhe ne të tjerët rreth Serbisë, nuk duhet ta trajtojmë atë si një fëmijë shaktërrimtar që duhet ta marrim me të mirë se, po s’bëmë kështu, na bën gjëmën. Kjo sjellje e quajtur shpesh si “startegjike” s’është dinjitoze as për Serbinë, as për shtetet përreth që s’janë aq “të frikshëm” sa Serbia në nacionalizmin e vet. Një Serbi që pozon si evropiane, kur në fakt është ende primitive dhe skizofrenike, nuk i duhet askujt dhe është vetëvrasëse. Nëse elita politike serbe nuk pohon qartë për qytetarët e vet se duhet të njohë zyrtarisht vullnetin e shqiptarëve të Kosovës që janë edhe popullsia dërrmuese e saj, ajo është një Serbi  e mjerë. Serbia nuk do “zbutet” a ndryshojë vetëm se e pranuan në Europë, po qe se ndryshimi nuk vjen nga poshtë e nga brenda.

Pa Komente

  1. Për shkak të një pakujdesie, shkrimi më lart u publikua në fillim si të ishte shkruar prej meje. Në fakt, është i Presjes, së cilës me këtë rast i kërkoj të falur.

  2. Ka shume mundesi, qe “strateget” e Brukselit nga frika e perseritjes me Serbine te skenarit ukrainas (“se mos na shkojne dhe serbet nen ombrellen ruse”), t’ia hapin deren Serbise, pa pyetur shume per standarte evropiane dhe per kritere pranimi.
    Sipas motos “t’i fusim brenda njehere, qe t’i stabilizojme, te tjerat vijne vete me vone”. Taktike kjo qe europianeve u eshte kthyer shpesh ne boomerang ne marredheniet me vende te tjera te Ballkanit, kur ne vend qe te stabilizoj Europa Ballkanin, eshte Ballkani qe destabilizon Evropen (Greqia ne Eurozone, qe per pak fundosi Eurozonen vete apo Rumania dhe Bullgaria para kohe ne EU, qe me flukset e pritshme migratore, vene ne pikepyetje levizjen dhe punesimin e lire brenda vete EU-se).
    Qe tani mund ti marrim me mend titujt e gazetave ne te ardhmen: “Serbia-shtet-i-EU-se dergon trupat ne Bosnje” apo “Ushtare serbe te Europes i drejtohen Mitrovices”.

  3. Pikerisht, Gjilpera! Ndoshta eshte rruga me e shkurter dhe Europa zgjedh ate duke i ditur mire se po krijon shkaterrimin e vet, dhe qe politikanet e ardhem duhet te zgjidhin corben e bere nga politikanet e sotem. Por kush pyet per neser. Ceshtja eshte se kjo rruge nuk stabilizon as Ballkanin dhe as Europen. Kjo vec u ve nje si vello plastike plageve, qe te mos qelbin mehallen. Nese vihen standarde per hyrje, ato duhet te respektohen dhe te respektohen per te gjithe njelloj. Personalisht nuk kam menduar kurre qe Shqiperia eshte gati per EU, lere pastaj Kosova qe e ben korrupsionin dhe nepotizmin ne Shqiperi te duken si cirake te pafajshem. Ceshtja eshte qe kur sheh se plot shtete kane hyre pa plotesim serioz te objektivave, dhe madje shetet me te fuqishme brenda EU nuk plotesojne objektiva qe ata vete ua kerkojne nxenesve qe duan te bejne pjese ne klubin e mjeshterve, ndihesh e bere pis, dhe sigurisht qe nuk mund te thuash me force se Shqiperia s’eshte gati. Pse kush eshte gati? Serbia? Une do doja qe EU te mos ishte a vetmja alternative per zhvillim per Ballkanet, por kam frike se nga ky qerthull nuk dilet me.

  4. Presja, jam dakord me vemendjen e ekzagjeruar qe i jepet Serbise per arsye gjeopolitike dhe nje sere interesash te tjere. Per fat te keq, integrimi i nje vendi ne BE nuk ka si kusht njohjen e sovranitetit te nje shteti tjeter qe aspiron njekohesisht integrimin ne BE, mbasi klima e marredhenieve bilaterale mes dy shteteve aspiruese, nuk perben faktor kushtezues per integrimin e ketyre vendeve, per sa kohe qe kjo klime nuk ndikon direkt ne integritetin e rajonit me te gjere. Pozita favorizuese e Serbise eshte rezultat i nje sere faktoreve, sic jane: perfaqesimi dhe prezantimi i tyre ” me i suksesesshem” ne institucionet e BE-se, ekuilibrat politike dhe diplomatike mes shteteve te BE-se, ndjenja prosllave ne gjirin e shteteve sllave te BE-se, lobimi i suksesshem nga ana e serbeve dhe shteteve pro – serbise, mosnjohja e Kosoves nga 5 shtete te BE-se (Spanje, Greqi, Qipro, Rumani, Sllovaki), etj. Si rezultat, Serbia do vazhdoje te ndjeke nje politike siperfaqesore me nje sy nga BE-ja dhe nje sy nga Rusia.

    1. Me duket e pakuptueshme, perse njohja e Kosoves nga Serbia te mos jete kriter pranimi i Serbise ne EU. Madje ky duhet te jete nje nga kriteret kryesore kur vjen puna te Serbia: qe te njoh kufinjte territorial te vendeve fqinje. Eshte e vertete, qe Greqia, Spanja apo te tjera shtete nuk e kane njohur Kosoven, por Serbia nuk eshte ne te njejtat pozita me keto vende. Asnje nga keto nuk ka bere lufte me Kosoven, as e konsideron ate pjese te veten, si Serbia.

      Njohja e Kosoves nga Serbia, si kriter pranimi ne EU, eshte ne interes te vet Evropes dhe natyrisht te Ballkanit. Perndryshe ka rrezik, qe bashke me “djalin plangprishes” te kthehet dhe sherri ne “familjen evropiane”.

      Personalisht mendoj, qe megjithe entuziazmin e ca diplomateve ne Bruksel apo te ca filoserbeve ne Ballkan, kur te vij puna konkrete e pranimit, ata qe e kane ne dore vertete kete pune, do te dine dhe cfare kushtesh t’i vene Serbise. Pranimi i Serbise ne EU pa njohur me pare vendet fqinje, do te jete nje gafe per EU-ne, por nga ato gafat e Klasit I ama!

      Nejse, cdo gje mund te ndodh xhanem…

  5. Ke te drejte, Ele. “Mosnjohja e Kosoves” nuk eshte pengese per hyrjen e Serbise ne Europe, por marredheniet e mira dhe zgjidhjet e konflikteve me fqinjet konsiderohen si kusht per te hyre. Por ‘mosnjohja e Kosoves’ dhe i gjithe diskursi rreth saj jane shenje e forte qe tregon se sa i vertete eshte ndryshimi i mentalitetit kolektiv dhe elitar ne Serbi dhe cfare perben marredhenia “e re” me Kosoven. Kuptohet qe EU nuk merret me analiza e interpretime kritike te kultures se anetareve apo kandidateve. Por opinioni dhe gazetaret duhet te merren me to.

  6. Totalisht dakort me shkrimin, Presja. Me ka rene rasti te punoj me kolege ballkanas dhe jam habitur se sa shume nga paragjykimet ose vleresimet e sakta qe ne kemi per serbet apo sllavet ne pergjithesi, ne fakt i kane edhe ata per shqiptaret. U kane bere lavazh truri, besoj. Serbe dhe boshnjake bashke jane te bindur jo vetem qe Kosova eshte toke serbe, dhe qe femijet dhe adoleshentet serbe neper shkolla helmoheshin nga shqiptaret. Serbet jane te bindur qe Kosova gjithashtu vetem sa u ka kushtuar ekonomikisht nder shekuj, meqe prinderve te tyre u duhej te paguanin nje takse vjetore per zhvillimin e Jugosllavise jugore, pra Kosove-Metohise, sipas tyre.

    Disa nga keta serbe do te te thone qe me ju shqiptaret e Shqiperise nuk kemi ndonje gje sepse jeni te ndryshem nga kosovaret. Do te shtojne edhe qe shoku i tyre me i ditur, me biblioteken me te pasur, dhe me i mire ne qytetin e lindjes larg ne veri ishte shqiptar prej Kosove dhe me tea ta nuk kishin pasur kurre probleme. Ose qe kane humbur shoket e tyre serbe, te dale mendsh nga perspektiva e vajtjes ne lufte ne Kosove apo Bosnje.

    Njerez korrekt prej natyre, ne pergjithesi, gjithsesi, dine te degjojne dhe nese u ben nje historik te shkurter dhe logjik se si qysh dhe tek Kosova perfundoi nen Jugosllavi, fillojne te luhaten ne sigurite e veta. Pa nje kerkese faljeje te hapur dhe te ndjere, nepermjet nje deklarate te Parlamentit serb, nuk besoj se marredheniet do te mund te vihen ne binare te drejte. Por do duhet kohe, per shume nga ta trauma e shperberjes ka qene apokaliptike, dhe, sic mund ta kesh vene re, fajesojne Perendimin me SHBA-ne krye. Fillojne dhe luhaten kur u permend ndihmen ekonomike dhe mbeshtetjen e fuqishme qe pikerisht SHBA dhe Perendimi i kish dhene federates se tyre te dashur me vite, pikerisht ne ato vitet e indiferences se madhe ndaj nesh.

  7. Ne pallatin tim jetonte nje familje ku i shoqi ishte kosovar ndersa e shoqja serbe. Nuk e di ne ishte serbe e Kosoves apo nga Serbia. Nuk e di ne jetojne akoma, mbasi qe pas renies se sistemit kam humbur cdo kontakt me shumicen e ish fqinjeve te mi te vjeter. Gjate kohes se komunizmit, bashkejetesa kosovaro – serbe e kesaj familjeje merrte nje note ekzotike ne syte e mi dhe ne mendjen time prej femije. Degjoja femijet e tyre qe kishin te gjithe emra shqiptare, se si degjonin me endje muzike serbe dhe kishin fotografi te muzikanteve dhe artisteve serbe apo jugosllave anembane shtepise. Shume vite me pas, madje shume vite pas mbarimit te luftes ne Kosove, me ka munduar mjaft pyetja se si ky cift dhe femijet e tyre e perjetuan luften, masakrat, bombardimet, rrugetimin e kosovareve per ne Shqiperi.
    Megjithate nje ikone me te qarte per serbet dhe kosovaret, si dhe per marredheniet mes tyre krijova ne Evrope. Me kujtojne pak Izraelitet (jo sekulare) dhe Palestinezet. Pavaresisht ndryshimeve mes rastit te Kosoves dhe Palestines, kane dicka te ngjashme. Asnje izraelit apo serb,(si mase cilesuese) pavaresisht gjykimit racional dhe paqesor qe mund te kene per palen tjeter, nuk do e shfaqe hapur opinionin e tij kritik per politikat dhe historikun e shteteve te tyre. Sikurse dhe asnje kosovar apo palestinez (si mase cilesuese po ashtu), nuk do shprehi nje perspektive tjeter afrimi. Jane shtetet ato te cilat duhet t’u mesojne qytetareve te tyre se politikberja nuk mund te ngrihet mbi themele urrejtjeje dhe asgjesimi te tjetrit. Uroj nje dite, qe Serbet se pari, ashtu sikurse vepruan Gjermanet, te gjejne guximin te kerkojne ndjese kolektive per krimet e se shkuares dhe te perballen ne menyre kurajoze me te kaluaren e tyre.

  8. Ekuilibrat e vjeter ne Europe, ku frengu ishte aleat me sllavet, sepse keta ishin armiqte e gjermaneve (polaket in primis), cka i shtynte keta te beheshin aleate me armiqte e sllaveve (shqiptare,hungareze,rumune), jane prishur, keshtu qe me ‘paqen’ gjermano-sllave, ne Ballkan serbet u ndien te fuqishem, sa guxuan te benin ate qe s’kishin mundur para 1945 (te lene pezull prej Tito kroatit), spastrimin e shqiptareve.
    E provuan, humben. Humben ate qe ishte e humbur, qe ne thelb do te thote se s’humben gje. Tani do provojne te perserisin skenarin boshnjak, qe te perfitojne sa me shume territor nga i Kosoves, sikunder analizon kthjellet Albin Kurti.
    Europianet i kane ne xhep, kane te majtet ekstreme qe ishin kunder nderhyrjes se NATO-s, kane te djathtet ekstreme (tashme te gjithe zbuluan kryqtarine e tyre), pjesen tjeter, njerezit e ekuilibruar i blejne me propagande.
    Kur te vije momenti i duhur, diplomatet europiane do zbulojne se jane pasardhes te Camberlejnit qe e bleu paqen duke shitur Cekosllovakine dhe/ose do dale Greji i radhes qe do shpetoje paqen me padrejtesine ndaj shqiptareve.

    Ceshtja nuk eshte a eshte zbutur apo jo serbi, por a jane zbutur apo jo shqiptaret, sa te pranojne te paguajne per paqen.

    Me krizen e gjate, BE-ja e ka humbur magjine, shtet-kombi po shkund pluhurin nga supet, Doris Paqet, Ashtonat, Montet,Sarkozite madje fati deshi edhe qe Merkelja te pesonte aksident. Deri para 5 vjeteve as qe diskutohej se njohja e Pavaresise se Kosoves ishte kusht per Serbine, tanime nuk eshte me kusht.

    Meqe ra llafi, teknikisht Kosova eshte ne lufte me Serbine, sepse kjo e njeh si province rebele, keshtu qe Shqiperia eshte tekniko-moralisht ne lufte me Serbine. Nga ana tjeter, per shkak te nje detaji te njohur, por te pakuptuar, Greqia eshte teknikisht ne lufte me Shqiperine, keshtu qe eshte tekniko-moralisht ne lufte me Kosoven. Nuk e di nese kjo na ben ne lufte me BE-ne dhe nese hyrja e Serbise ne BE do na beje ne lufte te dyfishte me BE-ne.
    Te bukur lemsh qe kemi perballe. Mire qe eshte shekulli i XXI-te.

  9. “U zbut Serbia” eshte pak si teper per te pohuar vetem 15 vjet pas luftes. Por megjithe kendveshtrimet e ndryshme te parashtruara ne artikull sikunder edhe ne komentet, Serbia mbase po ben hapin e pare.
    Nuk besoj se eshte logjike te pretendohet nje kthim 180 gradesh per nje situate te krijuar ne disa dhjetevjecare ne vetem 15 vjete, kur plaget ende jane te hapura dhe te dukshme. Por gjykoj si pozitive hapin e hapjes se ekspozites si dhe viziten e kryeministrit. Sikunder kuptoj edhe reagimet e publikut dhe zerat kunder si te ministrit te jashtem Mrkic. Ky eshte nje proces dhe cdo hap ne drejtimin e duhur mendoj se duhet perkrahur. Ngelet per te pare nese eshte apo jo fasade dhe ketu biem dakord.
    Do te jete e veshtire. Shpesh kombet sillen si te rritur qe nuk harrojne dhe falin zenkat e bera ne femirine e tyre. Dhe shihet qarte kjo marredhenjet paradoksale qe ne kemi krijuar me disa shtete. Ne mos gaboj 18% e shqiptareve te intervistuarve ne Shqiperi para do kohesh e konsiderojne Greqine si vend armik!!!! dhe baze per kete konsiderate jane 100 vjetesh e fundit. Por nga ana tjeter, Turqia konsiderohet vend mik megjithe historine 500 vjecare qe e dime te tere!!!

    1. Dhe kesaj i do shtuar edhe nxitimi qe kane disa per te kerkuar marredhenie shume te mira me Serbine, nderkohe qe e mencur do ishte kalimi drejt marredhenieve normale, pa u hedhur perpjete nga gezimi se jemi shume mendjehapur dhe se diplomacia na u beka me mentalitetet e dites. Ta zeme se fundmi po diskutohet mbyllja e disa ambasadave ne Ballkan, perfshi Kroacine dhe Bosnjen. Natyrisht do, thote dikush, dale ai ministri qe ka humorin e nje virgjereshe dhe e ka pergenjeshtruar. Serish si ide kjo eshte diskutuar. Pse valle u dashka mbyllur perfaqesia jone ne Bosnje, kur shume mire mund te mbyllet ajo ne Serbi dhe te mjaftohemi me nje konsullate ne Presheve? Apo marredheniet diplomatike i shohim si marredhenie interesi tonat? “U zbut Serbia”, pyet autorja. Mos valle e zbuten do pyetur qe te jemi nje cike me vetullngrysur sic edhe na shkon si soj? Po po u zbut Serbia, mos duhet te harbohemi ne nga gezimi? Se vdesim te gjejme ndonje mik te huaj? Ky shkrim me kujtoi nje leter te Martin Camajt derguar Mustafa Krjues nga Beogradi. Camaj i thoshte se kishte takuar nipin e Vladan Gjorgjevicit, psikolog, i cili i kishte rrefyer se Vladani ishte me origjine shqiptare nga Bjeshket e Namuna. Mbiemrin e pare e kishte patur Furka dhe si psikolog qe ishte perpiqej te shpjegonte, mbase jo te shkenconte, kete transformim te gjyshit.

  10. ne fakt une nuk merrem me Kosoven dhe Shqiperine institucionale, por me Serbine dhe se si mund te shihet e perfolura “zbutje” e saj. Kjo jo sepse Shqiperia apo Kosova nuk kane probleme ne kulturen e vet institucionale dhe ate te masave, por sepse doja te perqendrohesha tek Serbia, sepse aty shoh ne kete moment se ka dicka qe i shtrmberohet publikut ne menyre te vecante dhe te paramenduar jo vetem nga brenda Serbise, por edhe nga Europa pergjithesisht. Dhe une nuk mendoj se ky manipulim “i vecante” qe i behet opinionit per t’i dhene dore Serbise, te kete dobi shoqerore po s’erdhi nga brenda dhe po s’qe i sinqerte.

    Po ashtu opinionet e miletit per miqesi e armiqesi mes fqinjesh jane shume te lidhura me institucionet dhe ne shumicen e rasteve ndjekin interesat e tyre. Por nuk dua te them qe kur institucionet nuk bejne percapje duhet pritur. Psh ne rastin e Serbise, fakti se nuk ka politikane qe te guxojne te pranojne ose nisin nje fushate te hapur per pranimin e Kosoves, nuk do te thote qe grupe aktivistesh nga te dy vendet te mos krijojne shfaqje publike solidariteti. Por kjo i eshte lene nje shoqerie civile shume te dobet dhe qe eshte e pakrahasueshme per nga forca me ate te “huliganeve”.

  11. Flasim shpesh per kategori (tashme Objekte te Shenjta si PC – Policaly Correctness) qe ne fund te muhabetit jane thjesht tentativa te atyere qe kane Forcen mbas tyre, De Facto, por kjo nuk u mjafton. Duan edhe te duken te bukur e te fisme, pra te ndihen mire….
    Ne, jemi njohur, dhe kemi leshuar shtellunga (to blow a gasket) kur koleget tane ballkanike e me gjere kane thene se ……..jemi njerez me bisht.
    Kjo puna e bishtit eshte gati nje shekullore (megjithese recrudeshenca te ketij miti Xhaxhai i ndeshi ne Italine e 1990-tave).
    Tani te flasesh per komshiun (Ne kete rast Serbet e pastaj Greket, Malazezet, Maqedonasit etj etj) me terma te tipit “U Zbut” me duket paksi e tepruar….
    Kafshet e egra (per aq sa eshte e mundur) zbuten.
    Ankohemi pa pushim (nuk e kemi pervetesuar deri ne fund rolin e viktimes profesionale si cifutet – me falni Hebrejte), por a nuk do ishte me e udhes te tentonim ta vinim vehten ne rolin e komshiut?
    Ne historine tone te lavdishme kemi patur “fatin e mire” te jemi ne anen e me te fortit (Perandoria Osmane, Facizmi (ajo petulla), Nacional-Socializmi, e me ne fund Euro-Atlanticizmi).
    Te gjithe keta katallane (ky i fundit eshte akoma gjalle) jetojne ne librat e historise.
    E vetmja konstante eshte ajo gjeografike, ne prape ne jete te jeteve do jemi me keta komshinj…….

    1. Antares, me vjen mire qe e mendojme njesoj ate punen e zbutjes, apo bishtit, apo kafsherise tek vetja dhe komshiu. Por me vjen keq qe ti ke lexuar se e mendojme ne te kundert. Por mundem te ta shpjegoj tani.
      Shkrimi merr si nisme nje shkrim shume te mire nga Marini, qe mbante kete titull (“taming”), dhe une ne te parin rast kur i referohem zbutjes me fjalet e mia dhe jo me titullin e Marinit perdorur me tej edhe ne tekst, e fus ne thonjeza. (Shih paragrafin tre). Une besoj se “zbutja” ne kuptimin e te parit te Ballkanasve si kafshe vjen me shume nga struktura dominante qe s’nisin ne Ballkan sesa nga ato mes nesh, popujve te Ballkanit. Sido qofte, nese nje kulture nacionaliste prodhon me shumice luftera reale dhe jo thjesht ne sferen virtuale, une e kuptoj kur ai qe ka pesuar flet per kafsherim, sido qe do perpiqesha sa mundja qe te ndryshoja natyren jonjerezore te luftenxitesit nga cilado pale qofte.

      1. Te me falesh nese shkrimi im u duk si dicka kunder postimit tuaj. Nuk ishte synimi im. Per sa i perket Valentina Marinit, eshete e mjaftueshme te shihet nje positm standard i saj per te pare se ku ha e ku leh.
        Te mos i futemi temes se kush inicioi shkaterrimin e JUGOSLLAVISE, cilet levizen fijet nga mbrapa, cilet luajten rolin e {idiotit te dobishem”, e cilet e pesuan ( te gjithe popujt e asaj Federate).
        Une them qe eshte e mire te mundohesh (per sa eshte e mundur gjithmone) te mirekuptohesh me komshiun qe qe i denuar te jetosh perjetesisht, sesa te mendosh se Kodoshi i rradhes (USA ne kete rast) do te te zgjidhe problemin per ty.
        Mungesa e Kodoshit solli 1913 (do te thonin disa).

    2. Ou, zbutja ne blog te duket e tepruar, po ajo qe ministri serb tha ne Gjakove per familjaret e viktimave shqiptare ‘se s’jane njerez’, ca te duket kjo ty ? Apo jeton ne ndonje dimension paralel dhe kalon here pas here ketej ?

      Kur tjetri te pushton, historia jote politike resht se ekzistuari , sepse varet nga sovraniteti. Vazhdojne historia sociale, ekonomike, fetare etj por jo ajo mirefilli politike. Historia politike e nje populli rifillon aty ku ka pretendime sovraniteti, prandaj ne nuk mund te kemi qene per asnje çast ne anen e pushtuesit, pasi s’ka nje ‘ne’ po s’pati pretendime sovraniteti dhe s’mund te kete pretendime sovraniteti perpos ndaj pushtuesit, i cili eshte i tille sepse te ka grabitur sovranitetin.

      Konstatja eshte qe ka grabitqare sovranitetesh dhe te grabitur dhe ne rezultojme perhere te grabitur.

      Edhe sikur te marrim per te verteta tezat serbo-greke te zhendosjes se shqiptareve ne toka serbo-greke gjate kohes se turqise, ato i takojne historise sociale, ekonomike e fetare, por asesi historise politike si e tille. Po t’i takonin historise politike do gjendeshin nje thes me dokumenta te shtetit turko-osman, qe do vertetonin ndonje qellim politik te atij shteti. Dihet boterisht se nuk ekziston asnje dokument,madje asnje skice, ku te demostrohet edhe minimalisht nje gje e tille. Serbo-greket do e paguanin ne karate diamanti peshen e dokumentave te tille.

      Gjeografikisht fqinje jane shtetet,si formalisht ashtu edhe thelbesisht, ndersa popujt jane vetem formalisht fqinje. Populli pa shtet nuk ka qenie historike. Ne kete kuptim, vetem fqinjesia shteterore ka vlere universale, dhe sikunder e kane thene njerez te mençur ne keto pune, as krijohet komunitet e as jetohet pa armiq publike.
      Shiko norvegjezet, nga halli u kane shpallur lufte balenave dhe as ne BE s’duan te hyjne se po hyne s’u bejne dot lufte balenave. Ose shiko animalistet, u kane shpallur lufte njerezve.

      1. Ka nje pershtypje te perhapur nder serbet se lufta ne ish-Jugosllavi u provokua nga jashte, se ne fakt bashkim-vellazerimi kishte funksionuar per bukuri, se te krishtere e myslimane ishin martuar prej shekujsh me njeri-tjetrin, se problemet shkurt u importuan. U gjet sebepi per ta shkaterruar, u gjet sebepi per te krijuar bazen me te madhe amerikane ne Lindje, etj etj. Serbet shkurt ndjehen si bashkeshorti i tradhtuar i nje cifti jetegjate, jane te sigurt te kane investuar me shume se kushdo ne luften e popujve sllave kunder nazizmit, me shume se kushdo ne krijimin e nje federate qe kishte mundur te krijonte nje hapesire relativisht gazmore ne bllokun e Lindjes, etj etj. Disa konkluzione edhe mund te nxirren, tani qe kane kaluar vite dhe gjerat jane kristalizuar, ne fakt. Por mbeten hipoteza, disa prej te shumtave.

        Personalisht me eshte dashur te kundershtoj me shume nje boshnjake myslimane qe insistonte se Kosova eshte serbe mirefilli se sa nje serbe qytetare. Kjo e fundit me tha se Kosoven mund ta marrim kur te duam, mbasi i shpalosa njohurite e mia per Lidhjen e Prizrenit. Pohimit idjot se ‘keni ardhur me pushtuesin’ iu pergjigja se zakonisht, me pushtues ose pa pushtues, robi zbret drejt detit, nuk ngjitet drejt Bjeshkeve te Namuna, te cilat jane thjesht te pakapercyeshme, barriere natyrore e pakapercyeshme, pa permendur fare iliret, meqe une besoj me shume tek gjurma trake. Dhe meqe e binda kollaj, e zgjerova dozen e helmit duke i thene thjesht se amerikanet me ne fund ju sollen faturen e ndihmave dhe borxheve te akumuluara gjate viteve te lumtura te bashkim-vellazerimit. E paguam ? – me pyeti. E paguat shume shtrenjte, nuk ka kthim mbrapa, meqe ata qe perdhunonin dhe vrisnin nuk ishin amerikane. Ma ktheu se ata nuk ishin as serbe, ishin thjesht ‘kriminele’, cdo popull ka te tille, edhe ju. Dakort, secili ne rruge te tij, kur iken kroatet dhe boshnjaket cfare mund te pretendoni nga shqiptaret qe as nuk jane te se njejtes etni?

        Por, por, ajo qe personalisht me ka bere me shume pershtypje per keq nuk ka qene kurre inati i serbeve me shqiptaret, me armikun di gjithmone si te sillesh, dhe si armiq jane koherente dhe korrekte. Me askend nuk me eshte dashur te zihem me shume se me perendimoret per Kosoven. Ketu po e zgjeroj pak komentin qe te shpjegoj idene time se pse evropianet flasin per ‘zbutje’. Disa nga vendet evropiane, Italia in primis, besoj se edhe Franca deri diku, te detyruar te marrin pjese ne fushaten e bombardimeve mbi Jugosllavi, u sollen ne menyren me te poshter te mundshme dhe me pak luajale te mundshme ndaj Aleances se Atlantikut te Veriut, pjese e te ciles ishin dhe jane. Ata qe jane gjendur ne vendet evropiane ne ate kohe e dine se per cfare po flas. Solidariteti i opinionisteve te cdo rryme, te majte dhe te djathte, te cdo televizioni, me popullin martir serb qe po bombardohej pa te drejte, ishte patetik. Nga te gjitha anet nje kerkese subdole ndjese ndaj Serbise sepse keto vende ishin terhequr ne lufte nga amerikani, sepse ishte lufta e ketyre dhe jo e atyre. Pyetjes sime se pse keta qytetare te terhequr prej hunde nga ‘xhandari i globit’ nuk dilnin nga Aleanca per ceshtje parimore, strategjike, apo sentimentale, asnjeri nuk ka ditur t’i pergjigjet. Kompleks inferioriteti i mirefillte ai i latineve perballe serbeve, une kam mbetur pa fjale. Sigurisht me ndonje perjashtim ekselent, nuk me vjen asgje ne mendje, por me siguri do te kete pasur. Krisje e madhe me Evropen e endrrave.

    3. “por a nuk do ishte me e udhes te tentonim ta vinim vehten ne rolin e komshiut?”

      Antares,

      Per fat te mire, me gjithe prapambetjen e gjithanshme dhe problemet qe kemi ne si komb, nuk kemi qene ndonjehere faktor luftenxites ne rajon, nuk kemi masakruar qindra mijera njerez te pafajshem ne emer te marrezise nacionaliste, nuk jemi sjelle ndonjehere si kafshe me fqinjet. Per me teper, ndryshe nga serbet, ne e kemi nje sens autokritike, ia njohim te metat vetes.
      Dua te them se nuk kemi pse e veme veten ne rolin e komshiut, pasi nuk e kemi luajtur ndonjehere ate rol.

      1. Per hir te sensitivitetit te madh te temes nuk mund te thellohem ketu per te debatuar pike per pike. Por sidoqofte do shtoj nje barcolete qe thote pak a shume keshtu: Ruaju dinakerise se Grekut, terbimit te Serbit, inatit te Shqiptarit dhe …..drurit te Bullgarit. Te pakten po te kishim atributet nje dhe kater do ta kishim me te lehte te notonim ne vorbullat e gjeostrategjise ne Ballkan ne 50 apo 100 vjetet e ardhshem.
        Mbetem i mendimit se duam apo nuk duam ne keta komshinj na kane rene (sic u kemi rene edhe ne atyre). Sot mund te duket fantapolitike te imagjinosh Luftra Ballkanike si ato te fillimit te shekullit te kaluar, por jo me kot thuhet ngandonjehere se Historia merr kthesa te paimagjinueshme.
        Pjesa tjeter eshte lufte psikologjike (apo propagande lufte). Pas 1918 u sqarua mire ne Europe qe Gjermanet nuk hengren foshnja Belge ne tenxhere, po demi ishte bere tashme.

  12. ””’Do te jete e veshtire. Shpesh kombet sillen si te rritur qe nuk harrojne dhe falin zenkat e bera ne femirine e tyre. Dhe shihet qarte kjo marredhenjet paradoksale qe ne kemi krijuar me disa shtete. Ne mos gaboj 18% e shqiptareve te intervistuarve ne Shqiperi para do kohesh e konsiderojne Greqine si vend armik!!!! dhe baze per kete konsiderate jane 100 vjetesh e fundit. Por nga ana tjeter, Turqia konsiderohet vend mik megjithe historine 500 vjecare qe e dime te tere!!!””’

    18% jane pak, nuk jane per 4 pikeçuditese. I bie qe jane 82% qe nuk e shohin si vend armik. Po te mendosh se edhe para dy muajsh nuk pranuan te rregullojne detajin e ligjit te luftes, per pikeçuditese i bie te jete ai 82-shi. Turqia vleresohet nga shumica si vend mik, ne radhe te pare ne funksion anti-grek, armiku i armikut tim eshte miku im, pastaj mund te kete edhe ndonje motiv fetar, trashegimi e dumbabizmit, ndonje motiv mund te lidhet me tregtine apo se fundmi telenovelat, por keto jane pa peshe te mirefillte politike.

    Te kujtoj se kur u tensionua gjendja me Serbine gjate luftes se Kosoves (nja dy incidente kufitare), Majkua me ca oficere te larte, vajti ne Turqi dhe turku i garantoi mbeshtetje te plote ne rast se pershkallezohej tensioni Shqiperi-Serbi.
    Majkua nuk shkoi ne Greqi, por ne Turqi. Kjo mjafton per te dalluar mikun dhe armikun.

    Nuk ka miq e armiq te perhershem, ata jane te tille prej rrethanave. Nqs me serbet duket sikur jemi armiq ontologjike, kjo vjen prej faktit qe gjeopolitikisht Serbia e ka pasur perhere me te lehte te zgjerohet drejt jugut, sesa drejt Hungarise, Rumanise apo Bullgarise.
    Ne kemi qene preja me e lehte per nje shtet te forte ne Serbi, sidomos Kosova,Sanxhaku,Lugina e Ilirida, detyrimisht i kemi armiq.

    Fajin per kete armiqesi e kemi vete, sepse nuk kemi qene asnjehere aq te forte, sa Serbia t’i drejtonte synimet tjeterkund; me dobesine tone i kemi shtyre te na sulmonin duke filluar qe nga dyndjet barbare, e sidomos duke filluar prej shek 12.
    S’ka asnje faj ketu nacionalizmi i njeres pale apo tjetres, djepi serb apo djepi shqiptar, shteti serb ka dashur zgjerim eshte zgjeruar ku ka mundur, aty ku kishte me pak rezistence, drejt tokave tona.
    E njejta gje do te ndodhe edhe neser (pas 1 viti, 10 vjetesh, 100 vjetesh apo 1000 vjetesh), sapo te ndryshojne rrethanat qe pengojne Serbine. Ata do te kerkojne te zgjerohen atje ku ka me pak rezistence.

    Po ishim te dobet , ata do e shohin prape si ftese per agresion, po ishim te forte do drejtohen tjeterkund apo do rrine rehat ne paqe.
    Po te jemi ne te forte dhe ata te dobet, dobesia e tyre mund te shihet si ftese per agresion nga ne apo pasardhesit tane. Keto jane ligjet e fuqise qe komandojne boten, dhe nuk jane ne doren tone. Ne mund te shpejtojme apo vonojme te pashmangshmen, por vetem kaq kemi ne dore.

    Pse ne Ballkan u lejua gjate shek 20 dhe ende sot (Serbia ne BE, pa hequr dore prej Kosoves eshte tolerim i Frances dhe Gjermanise) qe gjendja te analizohet ne kete menyre ? Pse nuk e lejojne me ne Europen Perendimore apo Lindore ?
    Ka shume arsye, por te gjitha jane arsye te lejimit te gjendjes, dmth ata na e lejojne, pasi e kane te gjithe fuqine per te na e ndaluar.
    Ja psh, cfare ka kaq te koklavitur qe te mos e lejojne Serbine te hyje ne BE, pa hequr me pare dore nga Kosova ? Absolutisht asnje gje, nese paqja ne Ballkan eshte prioritet i BE-se. Por ata po e lejojne dhe ve bast qe do thone se kjo eshte zgjidhja me e mire per paqen ne Ballkan.
    Hollandezet lejuan te thereshin 8 mije burra ne Srebrenice, s’vune pengesa per Serbine ne BE, por per ne vune veton. A mund te besohet hipokrizia e tyre ? Ben vaki qe edhe po.

    Sidoqofte, faktet jane fakte, Ballkani eshte lejuar te jete i ketille dhe po vazhdon te lejohet te jete i ketille, sepse shembulli i Serbise tregon se çfare lejohet e çfare ndeshkohet ne Ballkan. Me siguri nuk ndeshkohet berja e 3 lufterave dhe kercenimi i nje lufte te katert (mosnjohja e Kosoves eshte kercenim lufte).

  13. “Fajin per kete armiqesi e kemi vete, sepse nuk kemi qene asnjehere aq te forte, sa Serbia t’i drejtonte synimet tjeterkund; me dobesine tone i kemi shtyre te na sulmonin duke filluar qe nga dyndjet barbare, e sidomos duke filluar prej shek 12.
    S’ka asnje faj ketu nacionalizmi i njeres pale apo tjetres, djepi serb apo djepi shqiptar, shteti serb ka dashur zgjerim eshte zgjeruar ku ka mundur, aty ku kishte me pak rezistence, drejt tokave tona.”

    Me kete une s’jam dakord Dies Irae. Me kete logjike i bie qe fajin e kishin cifutet qe s’qene aq te fuqishem e te organizuar sa Gjermanet, fajin e ka gruaja qe s’eshte aq e pergatitur fizikisht sa perdhunuesi, fajin e ka i vogli qe s’eshte aq i madh sa i madhi… Me kete logjike une s’pajtohem. Une besoj qe njerezit, grupet, shoqerite, madje edhe shtetet mund te komunikojne ne menyre racionale mes tyre dhe duhet te kerkojne nje komunikim mbi baza morale. Vete shkrimi eshte kritike ndaj mungeses se nje metri qe mat drejt dhe njelloj, por ti e con diskutimin ne nje ekstrem tjeter. Keshtu i bie qe po te ishim ne me te fortit, mund t’u binim ne ne qafe te tjereve, pse jo? Faji ishte i tyre. Une besoj qe nga pjesa e shemtuar e historise njerezore te mesojme qe hapin tjeter ta hedhim me mire, jo qe te imitojme shemtine.

    Edhe une besoj se ne duhet te nisim nga vetja, ku kemi nje mal me probleme. Por jo qe keshtu te behemi me te forte se Serbi. Ky si motivim eshte i papranueshem dhe per mua nuk funksionon. Motivimi duhet te jete pozitiv: duhet te jemi moralisht dhe ekonomikisht te forte sepse vetem ashtu plotesohen me mire deshirat e grupit dhe individit, vetem ashtu arrihet progres.

    1. Tezën e Dies Irae e kam ndeshur tek “E pafilozofuara” e Hysamedin Ferajt. Nuk them se e ka marrë që andej, por thjesht se i përgjigjet një rryme të caktuar të mendimit politik dhe filozofik së cilës nuk i është dhënë aq hapësirë në diskursin publik sot.

      Me sa mbaj mend, në librin e vet jashtëzakonisht perceptiv, Feraj thotë pak a shumë (po parafrazoj) se nuk kemi pse të krenohemi që nacionalizmi ynë nuk ka qenë agresiv ndaj të tjerëve; meqë, përkundrazi, kjo mangësi agresiviteti tregon pamaturi të nacionalizmit.

      Unë besoj, për aq sa vlen në këtë debat, se duke qenë ne detyrimisht të vegjël dhe joproduktivë në Ballkan për arsyet që dimë, por edhe tani të paprekshëm për shkak të rrethanave gjeopolitike (NATO, etj.) jemi në pozitë relativisht të favorshme për të promovuar një qasje tjetër ndaj marrëdhënieve mes fqinjëve. Ose, së paku, politikanët tanë janë.

      Madje këtë do të mund ta pranonte edhe Feraj vetë – tek e fundit, një popull mund ta fitojë lirinë edhe duke u përpjekur për paqen.

      1. Xhaxhai: “një popull mund ta fitojë lirinë edhe duke u përpjekur për paqen.”

        Une do t’i beja nje modifikim te vogle shprehjes: “një popull mund ta fitojë lirinë edhe duke u përgatitur për paqen.” 🙂

        Perseri mendoj se duhet te perdorim termin(na duhet) nacionalizmi, por jo si gogol, por nacionalizmi si nje nga rruget drejt modernitetit, ose me sakte postmodernitetit.

        Komshinjte tane ballkanike do te na respektojne duke qene ne paqe me ne, nese ne do te vendosim nje raport te drejte midis nacionalizmit dhe demokracise, nese shqiptaret si komb do te mund te zgjidhin perfundimisht krizen e identitetit dhe do te zhvillohen ekonomikisht aq sa te jene kompetitive jo vetem ne Ballkan, por edhe ne Europe.

        Na duhet nje lloj “detente” paqesore ballkanike, ku krenarite kombetare, nuk do te mbeten thjesht inate ballkanike dhe parzmore armiqesishe te lashta, por shenja te arritjeve dhe garave midis kombesh ne Ballkan ne aspektet social-ekonomike dhe kulturore

    2. Bashkohem me kete kendveshtriom te Dies Irae per te shpjeguar mekanizmin se pse ndodhin ose pse kane probabilitet me te madh te ndodhin disa ngjarje. Historia eshte e mbushur me kesi faktesh qe jane kokeforta. Ketu nuk kane vend konsiderata morale apo etike, por ekuilibra forcash dhe ngandonjehere perceptime te forces se kundershtarit (agresionet e perfundura ne menyre katastrofale per iniciatoret ne midis te tjersh rastin e Napoleonit ne 1812, Gjermanise 1941 apo (e paperfillshme kjo nga dimensioni e krahasuar me dy te parat) sulmi i USA mbi Kanada ne 1812.
      Per te mos u futur ne strategjite ne boten e gjalle jo-njerezore ku kjo eshte krejtesisht evidente.
      Na pelqen apo jo ajo c’thote Dies Irae eshte e paatakueshme nese shihen me realitet gjerat.
      Eshte fakt pak i njohur Doktrina e Mbrojtjes se Zvicres. Kuptohet ata jane realiste dhe synimin strategjik gjithmone e kane pare ti shkaktojne kundershtarit potencial humbje te tilla qe ne konsiderata cost/benefit te jene proibitive.Pas renies se Frances ne Gjermani u konsiderua edhe marrjja e Zvicres. Kur Shtatmadhoria qe si per cdo shtet normal krijonte plane dhe skenare paraprakisht, i kumtoi Hitlerit se pushtimi total i Zvicres do arrihej ne nje kohe te ngjashme me Fushaten e Frances dhe me humbje qe do leviznin midis 100 dhe 300 mije te vdekur (Ne France pati rreth 10-15000), atehere u konsiderua shume me e pershtateshme statuskuoja sesa rreziku i madh qe do i vinte Gjermanise ne fushen e moralit te Ushtrise.
      Te gjithe e njohi strategjine e gjuetise se nje tufe ujqish te uritur, ata kapin kafshet me te dobta dhe per sa eshte e mundur nuk i drejtojne sulmet mbi mashkullin me te fuqishem qe prin kopene.
      Ti kthehem temes fillestare, nuk me duket shume dinjitoz dhe serioz gjoks-rrahja se “qenkemi faktor Paqeje ne Ballkan” e me the te thashe.
      Ne nje nga aforizmat Nice ks thene: “Shpesh kam qeshur me ata qe e mbanin vehten per te mire meqe nuk kishin dhembe”
      Ne mund te na e kete qejfi te manipulojme me termat e modes se sotme ne Europe, por nese harrojme mesimet e Deus Irae pisk do e kemi shpejt a vone……

  14. Tani, kjo mund te duket edhe si puna e asaj batutes, po hajduti qe me vodhi lopen s’ka faj fare, mirepo thone edhe qe rasti te ben hajdut, apo ajo tjetra, gjeti shesh dhe beri pershesh.
    Une besoj qe pas vjedhjes se lopes, fshatari ka vene shtate dryne, ka shtuar numrin e qenve dhe ka blere ndonje çifte, si menyre me efikase per t’u mbrojtur nga hajduti i radhes.

    Gjithçka varet nga si eshte gjendja, ta zeme ne gjendje anarkike shtepia do arme, ne gjendje nordike mund ta lesh deren hapur.
    Cfare leksioni na jep BE-ja ne lidhje me Ballkanin pas qendrimit qe mban ndaj Serbise ? Si duhet ta mendojme ne gjendjen e Ballkanit, kur ndeshkohet viktima dhe shperblehet vrasesi, gjendje anarkike apo nordike ?
    Do rritet brezi i ri ne Serbi, do shohe qe te vjetrit gjeten shesh e bene pershesh, dhe Europa u tha hiqni rrobat e pergjakura, lahuni e vishni ca rroba te tjera qe te vini ne klub.
    Ca mesojne serbet e rinj nga kjo, perpos qe mund te bejne si te vjetrit dhe ta hedhin lumin palagur. Ca mesojne shqiptaret e rinj, perpos qe serbet nese gjejne shesh bejne pershesh dhe e hedhin lumin palagur.

    Persa i perket historise dhe fajit tone, une nuk shoh faj tjeter tonin perpos faktit qe ishim te dobet, prandaj na hipen ne qafe. Po te ishim te forte s’do na hipnin ne qafe, po sipas gjasave do u kishim hipur ne atyre.
    Hebrejte qe permende, e kuptuan fare qarte pas L2B, qe gabimi i tyre kish qene qe nuk u zhvendosen masivisht ne Izrael pas Deklarates se Balfurit (1917), prandaj bene çmos qe te krijonin Izraelin si garancia me e mire per mbijetesen e tyre.

    Ceshtja nuk eshte te gjesh fajin e nje masakre apo vjedhjeje, dihet qe fajtori eshte masakruesi dhe hajduti, ketu flas per fajin e te qenit i papergatitur ndaj stuhive, per fajin e atij qe ben shtepine ne behar e s’i ve xhama, pastaj ne vend te vere xhama ankohet se ne dimer i bie shiu brenda dhe se ben shume ftohte, apo te atij qe e ben shtepine pa dere dhe ankohet se i ka hyre hajduti dhe ia ka krehur mire shtepine.

    Per ta thene me fjale te tjera, faji yne mund te quhet shkujdesja e neglizhenca, jo per ate qe kemi bere, por per ate qe duhet te benim dhe s’e kemi bere.
    Nqs ne nuk fillojme te behemi te vetedijshem se demet kryesore i kemi pasur si pasoje e shkujdesjes dhe neglizhences se te pareve tane ne punet e perbashketa, nuk besoj se do mesojme gje nga historia. Te qenit i vogel e i pafuqishem eshte pasoje, jo gjendje qenesore. Popujt, kombet e shtetet nuk jane secila specie me vete qe aq sa e ka te shkruar ne ADN, aq do e kete edhe madhesine.
    Ende sot, demet i kemi si pasoje e shkujdesjes dhe neglizhences tone ne punet e perbashketa, gje qe si pasoje sjell dobesine, e cila mandej nxit grykesine dhe shtazerine e Sllobodanit te radhes. S’jemi te vegjel e te pafuqishem, ne kuptimin ontologjik te foljes jam/me qene, thjesht gjendemi ne kete gjendje ‘si pasoje e’. Zhdukim shkakun, zhdukim pasojen. Pastaj te vegjel na thençin, se jemi marshallah, sa serbet e bullgaret.

  15. Presja, është një shkrim shumë i mirë, faleminderit. Është e vërtetë që përgjithësisht nuk e kuptojmë diskursin e serbëve që na vendos fati përballë. Ka jo rrallë herë; shumë vetëmashtrim, negacionizëm dhe dashakeqësi, në raport me ne shqiptarët. Siç u tha më lart, shpesh të ndodh të dëgjosh edhe absurdin ; « nuk kemi gjë me ju të Shqipërisë, por me ata të Kosovës … të cilët kanë ardhur nga Shqipëria për ti shpëtuar regjimit të Hoxhës » !
    Ka vërtetë diçka që nuk shkon në shoqërinë e fqinjëve tanë, por ndërkohë ata janë më pranë Bashkimit Europian për arsye, se janë realisht më pranë plotësimit të dy grupeve të kritereve të konvergjencës ; atyre ekonomikë të Maastrisht dhe atyre demokratikë të Kopenhagës. Megjithëse na thuhet ndonjëherë se Serbia në planin demokratik nuk qëndron larg Shqipërisë, besoj se kjo nuk është e vërtetë ; politikanët tanë nuk kanë lejuar as të bëheshin zgjedhje të lira deri pak kohë më parë, ndërsa korrupsioni ndeshet i shtrirë gjerë e gjatë edhe në fusha kaq humane siç mjekësia dhe arsimi. Unë nuk kam parë të ekzistojë në ndonjë vend vend tjetër një kahasapanë e tillë. Ndërkohë është e vërtetë që Serbia ka shkaktuar tre luftëra, duke kryer gjenocide ndaj popullsive të pambrojtura, por edhe nuk ka ndonjë kriter që i ndalon antarësimin një shteti që ka kryer krime të tilla më parë. Të vetmet shqetësime të vendeve europiane në këtë rast mesa kuptoj janë ; dorëzimi i kriminelëve të luftës, dhe problemi se nëse hyn Serbia më parë, atëherë ajo nuk do të lejojë hyrjen e Kosovës.
    Pastaj kemi edhe vetë plot probleme të tjera. Disa teza apo ide të përgjithshme siç « shqiptarët janë popull paqësor, tolerant, që nuk kanë sulmuar asnjëherë fqinjët, që kanë qenë dymijë vjet të pushtuar nga perandoritë e Stambollit/Konstandinopojës dhe Romës, e ndonjë tjetër, ndoshta ka ardhur koha par tu parë vetëm si relike të mendimit të kohës së realizëm-socializmit.

  16. Dakort me perqasjen real-politike qe ofron Dies Irae ne raport me ate idealiste te Presjes qe me kujton nje fragment nga filmi The Thing From Another World nga Hawks. Ka nje skene ne film ku perbindshi i huaj i ardhur nga hapesira kerkonte tu turrej njerezve dhe nje shkencetar i del perpara dhe i thote pak a shume “le te flasim, le te komunikojme se po vazhdove keshtu ata do te te vrasin, ti je qenie me inteligjente me superiore se ne etj etj…”. Rezultati: perbindeshi e shqeu me nje te rene te dores.

    Une mendoj se nje njeri mund ta refuzoje lirine vetem pasi e ka arritur ate, mund ta refuzoje dhunen vetem nese eshte ne pozite per ta ushtruar ate. Vetem ne kete menyre abstenimi eshte i plote. E njejta gje edhe me shtetet.

    Sidoqofte ne kontekstin aktual nuk jam dakort me kete :
    ” Po te ishim te forte s’do na hipnin ne qafe, po sipas gjasave do u kishim hipur ne atyre.”-Dies Irae

    Nuk jam dakort sepse neglizhohet aspekti kulturor ose tiparet e popujve. Shqiptaret ndryshojne nga serbet ne perqasjen me te tjeret. Shqiptaret ne kete aspekt marrin me teper nga popujt mesdhetare qe jane me shume provinciale aq sa as njeri tjetrin nuk duan ta shohin (kujto psh rezistencen qe ne i bejme kosovareve apo shqiptareve te zonave te ndryshme). Ne te kundert serbet kane nje natyre ekspansioniste me nje doze te larte te mohimit se po i bien ne qafe te tjereve. Kjo eshte edhe nje arsye tjeter pse duhet te jemi shume te kujdesshem kur flasim per probleme te njejta e zgjidhje te perbashketa. Problemet tona jane te ndryshme dhe me menyren si eshte bere komunikimi deri me tash i ngjan me shume njerit qe i bie gozhdes e tjetri qe i bie patkoit.

    Ndersa nga aspekti gjeopolitik, une mendoj se shqiptaret si popull keto 15 vitet e fundit kane qene ne pozita me te favorshme se popujt e tjere te rajonit por qe fatkeqesisht tipari yne kulturor nuk ka arritur te krijoje ndonje avantazh te dukshem nga kjo.

  17. Tani jo se Dias Irae ka nevoje qe dikush te mbroje tezat e tija (per aq sa mund te quhen te tija, se fare mire edhe mund te konsiderohen fryt i konsolidimit te pervojes historike…..).

    a) DI ” Po te ishim te forte s’do na hipnin ne qafe, po sipas gjasave do u kishim hipur ne atyre.””
    Une do te thosha qe per pjeset “sipas gjasave do tu”, ka baze historike per te thene se eshte me e sakte te zevendesohej me “Kur kane qene rrethanat u kemi hipur ne atyre” -ezistenca e Kodoshit qe ka qene per 90% te intervalit te bashkejeteses sone.
    b) UQN “Shqiptaret ndryshojne nga serbet ne perqasjen me te tjeret. Shqiptaret ne kete aspekt marrin me teper nga popujt mesdhetare qe jane me shume provinciale ”
    Me popuj Mesdhetare (provinciale) kihen parasysh Greket, Italianet, Francezet Spanjollet? Ndoshta mua ma kane hedhur kur kam shkuar neper biblioteka per te huazuar libra historie! Me kane dhene sapun ne vend te djathit.
    Megjithate te gjithe keta provinciale kane bere jo me pak se 60% te luftrave gjate ketyre 2400 (per te inkluduar provincialet Greke) vjeteve.
    c) Nderkohe thjesht se une THEM se jam me paqesor se Serbi, nuk perben argument. Linkolni dikur ka thene se “Megjithese ti mund te llogarisesh bishtin e qenit si kembe e peste, kembet e qenit prape kater jane”

    c) UQN “Ne te kundert serbet kane nje natyre ekspansioniste me nje doze te larte te mohimit se po i bien ne qafe te tjereve” Kjo eshte nje nga atributet me banale te cdo fuqie qe ne nje moment te caktuar historik, ….i ka hipur dikujt tjeter. Te sfidoj te me tregosh qofte nje rast te vetem ne historine boterore kur nje fuqi ngadhjyese ka qare me lot per padrejtesite qe ajo vete sapo i ka bere fuqise te sapo-mposhtur!

    1. Po me popujt mesdhetare kam parasysh ato qe permendni ju hiq francezet se aty trazohet Mesdheu me qendren e Evropes. Dhe jo, nuk po flas per 2400 vite apo 24000 vite. Nuk flas per romaket po per italianet, as per Iliret por per shqiptaret e as per grekerit e lashte por keta modernet. Dhe kjo qe thashe duhet nuk duhet marre si shkence ekzakte:) Eshte me teper si nje pjese e mozaikut. Dhe tiparet mund te ndryshojne me kalimin e shekujve por edhe mund te mos ndryshojne. Psh disa tipare te grekerve te lashte vazhdojne edhe sot.

      Gjithashtu kur flasim per popuj me natyre ekspansioniste, kihen parasysh popuj ku ideja e ekspansionit, apo e dominimit kundrejt te tjereve eshte pak a shume konstante gjate nje periudhe te gjate historike. Te tille jane psh turket ose serbet. Popuj te tjere si psh greket apo italianet mund te kene pasur shperthime apo me shume shashka ekspansioniste sesa nje konstante.

      Persa i perket komentit te Presjes me poshte por edhe qendrimit te saj, une e respektoj teresisht. Mesa di nuk eshte vetem qendrimi i saj por edhe i nje shkolle te tere te marrdhenieve nderkombetare qe i kundervihet real-politikes. Ka qene edhe qendrimi im per vite te tera. Jo se nuk e besoj ende por ne fushen e lojes me shume se teoria dominon praktika dhe praktika anon nga real-politika. Ashtu sic thoshte nje burre i mencur “speak softly and carry a big stick” (flit me perultesi por mbaj me vete nje kopace).

  18. Per nga zhvillimi ekonomik, standardi i jeteses, avancimi teknik e shkencor e me shume, nuk ka dyshim qe Serbia i rri me afer se ne Europes. Bej nje shetitje ne Beograd dhe nje ne Tirane, dhe nuk ka nevoje te shohesh a studiosh shume me teper. Por une nuk diskutoj ketu cili vend e meriton te hyje i pari dhe as cilat kritere meritojne te jene percaktues e cilet duhen injoruar. Gjithashtu ky zhvillim relativ i Serbise nuk justifikon nje diskurs fiktiv institucional europian. Nese Europa e shtron problemin ne nje menyre te caktuar, duhet qe ate menyre me tej ta respektoje dhe jo ta manipuloje sepse do te ndryshoje kursin. Nese “zbutja e Serbisw” i paqeton elitat e EU-se dhe i ben te avancojne procesin e hyrjes se saj ne klub, une s’shoh problem ketu. Por nese bejme sikur nuk shohim se “zbutja” eshte fiktive dhe manipulon si popullin serb si institucionet europiane (dhe une s’kam arsye pse te besoj qe politikanet europiane s’kane inteligjencen e duhur per ta kuptuar kete), atehere kjo eshte dicka qe per mua duhet diskutuar qarte ne opinionin publik. Dhe gazetaret jane te paret qe nuk duhet t’i lene ujerat te duken si transparente ne kete pike.

    Sa per pjesen “idealiste” te qendrimit tim, dy ose tre komentues me siper kane absolutisht te drejte. Une nuk besoj ne idealizem nga fusha e betejes (ose nga ajo e politikes reale; aty gjithcka felliqet dhe sic thoni edhe ju nuk komunikohet me mes njerezish por mes mbrojtesish per jete a vdekje te pozicioneve te caktuara, kufijve, feve, shtepive…), dhe mendoj qe e vetmja menyre per te mbajtur gjalle ate pa te cilen njerezit humbasin busullen e vet morale, ate cka i ben njerez, eshte qe ca nga ne te mos heqin dore nga ai lloj idealizmi i konsideruar qesharak dhe jopraktik. Perbindeshi i ardhur nga hapesira nuk eshte njeri, ndersa une besoj ne njerezillekun e te gjithe njerezve si perspektive, si rezultante, si potencial, si e ardhme qofte edhe e paarritshme…, sido qe ne kemi shpikur te gjitha kategorite e klasifikimit te njerezve, qe nga i felliqur, ne i pashpirt, i poshter, madje edhe qen bit qeni. Une rri ne kete pozicion jo se nuk e di qe praktikisht vepron pozicioni tjeter, por sepse thellesisht besoj se arsyeja pse bota reale gjithnje pergatit paqe te pjesshme eshte sepse, sic thote Ujku me lart, ajo mendon se “mund ta refuzoje dhunen vetem nese eshte ne pozite per ta ushtruar ate”. Nese e forcon veten qe te jesh i dhunshem, do jesh i dhunshem. Forcoje veten me nje tjeter perspektive: qe qytetaret e tu te jene te lumtur, jo qe te jesh i forte per te mos u marre neper kembe. Sido qofte, keto te miat jane shkendija idesh ne te cilat une besoj duke besuar ne humanizem, ne gjerat me te mira qe kam mesuar ne jete. Pa dyshim qe une s’kam (dhe nuk dua te kem) nje doktrine politike timen. Dhe une respektoj ne konflikt me veten dhe ne menyre shume te perzier, ata qe hyjne dhe “bejne duart pis ne politiken e perditshme te politikeberjes” ndersa une mbetem jashte sepse nuk e duroj dot pisllekun. Por gjithashtu besoj qe ai shkencetari i filmit te Diea Irae, sido qe u shkaterrua sepse me te kuptuarit e vet utopik te botes, shkoi dem kot, ka rendesine e vet dhe beri nje hap qe te mbante gjalle idene se “njerezit mund te komunikojne dhe kete mundesi nuk duhet kurre ta braktisin ne varesi te llojit te “bishes” me te cilen kane te bejne”.

    Jam dakord me ty, Baloz, per simplicizmin e idese se ne jemi me paqedashesit e botes bazuar ne faktin qe jemi tkurrur ose nuk kemi sulmuar. Ky veshtrim ka te njejten baze qe bota eshte nje grup kafshesh qe jetojne per te kafshuar njera-tjetren, fitimtaresh dhe viktimash. Dhe viktimat per nga natyra jane paqedashese. Ndaj edhe konkluzioni si me siper: po s’deshe te te kafshojne, behu i afte qe te mbrohesh nga kafshimi. Per mua ky cikel nuk e nxjerr kurre njeriun nga te veshtruarit e botes si arene lufte. Une besoj qe njerezit mund te dalin prej saj, ne kuptimin qe kane potenciale per ta pare boten ndryshe.

    1. “une nuk diskutoj ketu cili vend e meriton te hyje i pari dhe as cilat kritere meritojne te jene percaktues e cilet duhen injoruar. Gjithashtu ky zhvillim relativ i Serbise nuk justifikon nje diskurs fiktiv institucional europian.”

      Kjo është e vërtetë dhe në anën tjetër është e nevojshme që intelektualë të vënë në dukje këtë diskurs fiktiv, apo të vënë në dukje faktin se popullsia e martirizuar shqiptare e Kosovës ndonjëherë po barazohet, me pa të drejtë, me persekutuesit e tyre, Dhe çështje të tjera të sipërpërmendura. Ti, Presja, po e bën këtë në këtë shkrim dhe prandaj të falenderoj, dhe po shtoj se do ishte më mirë nëse shkrimi përkthehej dhe botohej edhe jashtë. Të tjerat janë detaje, për tu diskutuar këtu dhe kaluar kohën: Kështu po shtoj se mesa kam lexuar; ne shqiptarët që kur jemi formuar si popull, nuk jemi tkurrur, përkundrazi jemi zgjeruar mjaft; dhe kemi sulmuar, pushtuar dhe plaçkitur fqinjët po aq sa e kanë bërë edhe ata, dhe ndoshta më shumë. Në periudha të ndryshme, princa e prijësa shqiptarë apo arbër (gjysëm të pavarur apo krejtësisht të pavarur) kanë marrë toka dhe qytete që nuk kanë qenë ndonjëherë shqiptare, dhe madje nuk kanë qenë as ilire ndonjëherë. Vetëm kur e dëgjoj këtë mendimin se “shqiptarët janë paqedashës” apo “shqiptarët nuk kanë pushtuar ndonjëherë tokat e të tjerëve”, dhe mendoj karrakterin e shqiptarit të mesëm, më vjen për të qeshur.

      1. E vetmja periudhe kur shqiptaret e kane perdorur ne menyre aktive sovranitetin e fituar, ka qene prej shembjes se shtetit te Stefan Dushanit deri ne betejen e Kosoves, pra per rreth 30 vjet. Beteja e Kosoves, nuk i dha derrmen Serbise apo serbeve por shqiptareve. Serbet ishin ne dekadence historike qe prej vdekjes se Stefan Dushanit, keshtu qe thjesht moren goditjen e radhes (e cila nuk ishte aspak fatale).
        Ata qe po ngriheshin ne Ballkan ishin arberit, te cilet ishin edhe te vetmit qe kishin energji historike, te cilen e demostruan ne menyre te pavarur kunder turkut si ne Arberi, si ne Greqi. Nuk mbaj mend se ku e ka thene Kadareja qe shqiptaret dhe turqit nuk u perplasen ne nje konflikt shekullor qe thjesht do vendoste fatin e Arberise dhe Greqise, por te vete hegjemonise ne Ballkan.
        Fillimi i mbare, gjysma e punes, turqit e nisen mbare ne Saver e Kosove, keshtu qe pas nje shekulli arriten ta bitisnin. Gjergj Kastrioti nuk do te kish qene Skenderbej, me nje material shqiptar te huazuar nga ndonje periudhe tjeter. Arberit e shek 14-15, kishin nje ”feeling” me historine dhe vetem prej afrimit te shpejte turk nuk paten kohe te krijonin edhe nje ”feeling” me shtetin e te pillnin nje mbret ose sovran.

        Lufta e Kosoves me Betejen e Kosoves kane ngjashmeri persa i perket shpejtimit te dekadences serbe, por ndryshojne si nata me diten persa i perket pasojave mbi shqiptaret. Beteja e Kosoves i goditi fatalisht shqiptaret (humben nder te tjera edhe qytetet bregdetare -zemra e financave-, te cilat i mori Venediku), ndersa Lufta e Kosoves mund te krahasohet me shembjen e shtetit te Dushanit .
        Ne kete kendveshtrim, pavaresisht se duket si paradoksale, Europa mund te jete duke u perpjekur te frenoje dekadencen serbe, e cila sjell pashmangerisht rritjen e rolit shqiptar.

        Ndersa shqiptaret po perjetojne nje dekadence vetem morale, e cila ne fund do te mbaroje me stabilizimin e nje sistemi te ri moral, serbet po perjetojne nje dekadence historike ose historiko-politike, e cila sjell ripermasim drejt se poshtmes te gjithesise serbe.

        Ne nje kendveshtrim nuk eshte aspak qendrim i gabuar ai i presjes, madje komplementar e jo antagonist. Bota ka hecur para gjate mijevjeçareve dhe kjo ka ndodhur fale disa sakrificave qe kerkon idealizmi.Ta zeme, nqs Camberlejni do i ish sulur Hitlerit ne 1938, sipas gjasave anglo-francezet do e kishin vene poshte Gjermanine, nuk do ish krijuar OKB-ja e te mirat qe solli ai institucion per njerezimin. Ideali i paqes qe perndoqi Camberlejni pati nje kosto te jashtezakonshme jetesh, por njeriu pas 1945 ndoqi nje rruge tjeter, e cila sot po i tregon frytet.
        E rendesishme ne rastet e sakrificave idealiste eshte qe te mos e pesosh vete, ne rastin tone mos ta pesojne shqiptaret, se nuk eshte e domosdoshme te jemi fanar i njerezimit, por sakrificat jane te domosdoshme per njerezimin. Ne kete kuptim, nuk jam aspak kunder qe te ndihmojme te tjeret te bejne sakrificat qe kerkon idealizmi per permiresimin e njeriut.

  19. Javen qe shkoi, Bashkimi Evropian nderoi Serbine me hapjen e negociatave per antaresimin e saj ne BE.

    Ja dhe Serbia, si ia “kthen nderin” Evropes, dy dite me vone:

    “100 vjetori i fillimit te Luftes: Serbia i ngre permendore atentatorit te Sarajeves Princip”

    “100. Jahrestag des Kriegsbeginns: Serbien errichtet Denkmal für Sarajevo-Attentäter Princip”

    http://www.spiegel.de/politik/ausland/100-jahre-erster-weltkrieg-gavrilo-princip-erhaelt-denkmal-in-belgrad-a-945168.html

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin