Libri im i fundit është gati tani, dhe do të prezantohet për publikun ditën e hënë, në orën 6:30 pasdite, te kafe-libraria “E përshtatshme”.
Ftesën mund ta shkarkoni duke klikuar mbi imazhin përbri.
Sende që nxirrte deti është një ese e çlirët për historinë e dashurisë së shqiptarëve, ose më mirë të shumë prej nesh, me Perëndimin gjatë viteve të diktaturës komuniste dhe izolimit të vendit.
Analizat refleksive ndërthuren me elemente me natyrë autobiografike; libri ka qenë për mua një udhëtim në hapësirë dhe në kohë, dhe shpresoj që tani t’ju kem edhe ju lexuesve bashkudhëtarë.
Publiku i rregullt i blogut tonë e njeh tashmë një pjesë të materialit, edhe pse do ta gjejë të renditur ndryshe dhe të pasuruar; nga ana tjetër, një pjesë tjetër e materialit është shkruar rishtas.
Kam nevojë për interesin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta bërë këtë libër protagonist në Panairin e Librit, javën e ardhshme.
Pa praninë tuaj dhe bisedat tona virtuale këto vjet, ky libër nuk do të shkruhej dot; i dalë njëfarësoj prej blogut, atij do t’i duhej, idealisht, të kthehet tani këtu, në trajtë leximesh.
Le të shërbejë prezantimi edhe si një rast i lumtur për t’u takuar së bashku.
XhaXha, shiko se mos e hedh edhe në internet për ne që nuk kemi mundësi të jemi aty. Këtu p.sh. : lulu.com
Jo së fundmi, urime për librin e çdo të mirë edhe për ty!
Falemnderit për urimet! Do ta shoh edhe opsionin që thua – edhe pse do të më duhet ta bisedoj me botuesen.
Jo e papritur, por edhe surprize, njekohesisht…Shume urime, sinqerisht!!
Sipas gjasave do te jem ne Tirane dhe me gjithe listen e gjate te qokave, do te jete kenaqesi per mua te ndodhem aty, ne paraqitjen e ketij libri aq te veçante. I perkasim nje brezi dhe shpesh here me shkrime te kesaj natyre qe kemi lexuar ne kete blog, kemi identifikuar rinine tone.
Me te rinjve disa gjera do tu duken pas si surealiste, ne fakt ashtu kane filluar te na duken edhe ne, por veshtrime te tilla nuk kane asgje te perbashken me ostalgjine, aq te pranishme te “sivellezerit” tane te vendeve te tjera te Lindjes. Ato ndryshojne sepse jepen ne trajten e analizave te holla te cilat shkojne shkojnë pertej kujtimeve personale dhe marrin vlera te pazevendesueshme veshtrimesh sociologjike.
Urimet me te mira autorit!
Lyss, falemnderit! Nuk e dija që do të vije në Tiranë – do ta kesh vendosur në momentin e fundit.
E çmoj shumë praninë tënde në prezantim, jo vetëm si mik dhe koleg, por edhe si një person me të cilin kam ndarë, këtu në blog, shumë përshtypje dhe interpretime të botës së atëhershme.
Xhaxha,
urimet më të ngrohta për librin dhe të vaftë mbarë prezantimi i tij në Panair.
Sa keq që nuk na nxjerr edhe ne deti ndonjëherë atypari!
Xhaxha Urime dhe Suksese per librin
Suksese per librin , mezi pres ta lexoj dhe te jem bashkeudhetare ne udhetimin tend ne hapesire dhe kohe. good luck.
“Kam nevojë për interesin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta bërë këtë libër protagonist në Panairin e Librit, javën e ardhshme.”
Pra duke dora e fshehte e nofkave te ketushme… jo vetem qe ju ndihmojne(me) duke ju dhene material e idera por kerkoni te na shfrytezoni edhe si libra-bleres… 😀
Nderkohe qe ne shprehjen e xh2 te sipercituar nuk mungon aspak vetevleresimi, qe nje intelektuali nuk mund t’i mungoj asnjehere.
Urime!
P.s: Sa kushton?
Merita, Ben, Gjergji, Sigis Mundi, ju falënderoj për urimet!
Shumë urime dhe suksese, i dashur 2Xh. Fatkeqësisht nuk do jem aty për eventin, por do dërgoj përfaqësinë time diplomatike në Tiranë. 🙂
Falënderoj të gjithë miqtë, të njohurit dhe dashamirët që më nderuan sonte, me pjesëmarrjen e tyre në prezantimin e librit “Sende që nxirrte deti.” Shpresoj që libri t’ju pëlqejë dhe t’ua rekomandoni të tjerëve, sikurse shpresoj që të shihem në Panair, me të gjithë ata që e kishin ndërmend të vinin sot, por nuk mundën; dhe të tjerë që do të kenë interes për librin. Unë do të shkoj në Panair çdo ditë, por ditën e enjte pasdite, midis orës 3 dhe orës 6, do të jem në dispozicion të lexuesve.
Urime per suksesin e prezantimit, Xhaxha! Shpresoj te pasohet nga nje sukses edhe me i madh ne Panair dhe me tutje!