CJAPI, DASHI, KOKA

The Scapegoat - William Holman Hunt

The Scapegoat – William Holman Hunt

Në traditën e hebrenjve, ekzistonte ceremonia e “cjapit fajshlyes”, i cili përdorej gjatë riteve për faljen e mëkateve, çka shpjegohet qartë edhe në Bibël (libri Levitiku). Në shqip, koncepti i cjapit fajshlyes (en. scapegoat; fr. bouc émissaire, it. capo espiatorio), i cili pasi merrte mbi kokë të gjitha fajet e popullit rrëzohej nga shkëmbi, ka hyrë nëpërmjet traditës myslimane, ndaj edhe thuhet zakonisht “dashi i kurbanit”, ose “kokë turku”. Në kuptimin figurativ, kemi të bëjmë me “kokë turku”, “dash kurbani”, “cjap fajshlyes”, kur dikujt i ngarkohen të gjitha përgjegjësitë për gabimet e të tjerëve, ose për ngjarjet negative, dhe si rrjedhim ndëshkohet pa të drejtë për pasojat.

Rruga e historisë shqiptare është e shtruar plot me koka turku. Mjafton t’u hedhim një sy viteve të totalitarizmit për të kuptuar se sa thellë ka hyrë mekanizmi i kokës së turkut në kulturën shqiptare. Natyrisht, shembuj gjenden edhe në vitet e pluralizmit. Të gjitha rastet, të mëdha ose të vogla qofshin, kanë të përbashkët faktin që gabimet e ndryshme, materiale ose morale, i atribuohen një njeriu ose një grupi njerëzish. Sipas antropologut francez René Girard, që i ka kushtuar studime të posaçme mekanizmit të cjapit fajshlyes, koka e turkut nuk është më shumë fajtor se cilido tjetër, pavarësisht se bashkësia e konsideron fajtor. Përgjegjësitë e gjithë të këqijave që kanë dëmtuar bashkësinë i faturohen personit që luan rolin e “dashit të kurbanit”. Therori bëhet i domosdoshëm për bashkësinë, në mënyrë që kjo të ruajë harmoninë brenda saj. Me fjalë të tjera, mbi gjakun e cjapit, të dashit, apo të kokës së turkut, themelohet paqja e pasardhësve.

Gjatë fjalimit të njohur të Sali Berishës, që bëri menjëherë pas zgjedhjes, lideri historik i PD-së mori mbi vete përgjegjësitë e humbjes së thellë të zgjedhjeve, duke dhënë dorëheqjen nga postet e Partisë Demokratike. Akti i Berishës u vlerësua nga shumë anë, si në rrafshin njerëzor, ashtu edhe në planin politik. Pavarësisht se Berisha e mori gjithë fajin për vete, duke dëshmuar padyshim karakter të fortë politik, ndoshta edhe realizëm, është vështirë të konsiderohet “kokë turku”, anipse disa elementë të mekanizmit të mësipërm nuk mungojnë. Dy ditë më pas, në mbledhjen e kryesisë, Berisha u shpreh se ishte kundër gjuetisë (së shtrigave) dhe se ishte kundër filozofisë së përhapur në popull të “kokës së turkut”, çka marrin pa dyshim vlerë në gojën e atij që mund të ishte koka më e madhe e turkut. Me sa duket, Berisha donte të thoshte se nuk ka ndër mend të ndërmarrë gjueti shtrigash, pra të fajësojë persona ose grupime të ndryshme, brenda ose jashtë partisë, për humbjen në zgjedhje.

Dorëheqja e Berishës mund të shihet nga disa këndvështrime, së fundmi edhe nga ajo politike, e nuk përjashtohet karakteri taktik i saj, por neve na intereson kryesisht nga pikëpamja e marrjes së përgjegjësive mbi vete. Që Berisha të kthehet në “kokë turku” nuk mjafton vetëflijimi, as vetëdeklarimi për përgjegjësitë, por qëndrimi i bashkësisë partiake ndaj tij.  Gjatë ditëve pas dorëheqjes, përjashto elozhet dhe kërkesat emotive që Berisha të mbetej lider i Partisë Demokratike, në radhët e kësaj mbizotëroi kryesisht heshtja. Nuk u dëgjuan zëra të pastër e të fortë që të flisnin për shembull për bashkëpërgjegjësi, për gabime, ose për faje të drejtuesve të tjerë të Partisë Demokratike. Si të thuash, mungoi dëshira për analizë të sinqertë të humbjes së qershorit, ose të paktën munguan shprehjet e autokritikës së njëmendtë. Heshtja e bashkësisë partiake, edhe pse në mënyrë të pazakontë, i jep dorëheqjes së Berishës trajtën rituale të cjapit fajshlyes, për sa kohë ajo nuk pranon të marrë mëkate mbi shpinën e vet.

Në këtë pikë mund të na ndihmonte vështrimi psikanalitik jungian, për të cilin mekanizmat e pavetëdijshëm të kokës së turkut lëvizin kur grupi njëjtësohet me viktimën e caktuar (ngaqë mbi këtë të fundit projektohet hija e grupit). Me fjalë të tjera, mund të thuhet se grupi çlirohet prej aspekteve negative duke ia transferuar viktimës (cjapit fajshlyes), e cila merr përsipër të gjitha ato karakteristika që grupi dëshiron t’i heqë qafe. Sipas gjasës, kemi të bëjmë me reagime ende të pavetëdijshme, ndoshta për faj të shock-ut nga i cili anëtarët e PD-së ende nuk e kanë marrë veten; pra nuk përjashtohet që heshtja të ketë arsye të tjera, por që lë shteg për interpretime më të thella.

Në universin cinik të politikës, fitorja konsiderohet e përbashkët, kurse humbja individuale, kryesisht e liderit. Ky ligj vepron edhe për hir të mbijetesës së grupit, që mund ta vijojë ekzistencën e vet përtej fatit të individit. Megjithatë, grupit i duhet analiza e sinqertë për të njohur caqet e veta, duke filluar nga mekanizimi i identifikimit me liderin. Nga ana tjetër, është fëmijënore të mendosh se i gjithë faji ishte i Berishës, pa harruar ata që mendojnë se votat e fituara në qershor, janë marrë vetëm falë kontributit të tij si lider. Domethënë që pesha elektorale e pjesës tjetër të partisë është relativisht e vogël, çka nuk shkon ndesh me profilin e PD-së si parti të personalizuar, që njëjtësohet me lidershipin e vet historik.

Sidoqoftë, tundimi i zgjidhjes nëpërmjet “kokës së turkut” është gjithnjë i fortë, edhe për arsye kohore, sepse me një dërgim të cjapit drejt humnerës, ose therjes së dashit në shesh, “falen” shumë mëkate. Zakonisht, në futboll, kriza e një skuadre zgjidhet me heqjen e trajnerit, që mund të jetë veprim i dobishëm, pjesërisht i pranueshëm, por që nuk e shëndosh situatën kritike; sidomos kur trajneri jep vetë dorëheqjen dhe kur në ekip mbeten anëtarë që nuk duan ta vënë veten në diskutim, as ta pyesin veten për përgjegjësitë përkatëse. Mirëpo të gjithë e dimë se kur mëkatet, ose fajet, janë të vërteta, e jo vetëm simbolike, atëherë e vetmja mënyrë për të shpëtuar është fillimisht pranimi e më pas korrigjimi i tyre. Por kjo kërkon sinqeritet e guxim, çka vlen sa për grupimet politike, aq edhe për shoqërinë në përgjithësi.

Nuk ka komente

  1. ‘Koken e turkut’ a ‘cjapin fajshlyes’ e kane ushtruar te tjeret per te ‘shlyer mekatet’ si ‘kurban’…dhe jo si vetflijim. Berisha ‘u vetflijua’ per t’u shpetuar ceremonive te ‘kurbanit’ duke i lejuar vetes nepermjet te tjereve te thurrin ca ‘elegji’ si te kishte vdekur (pasi te gjithe thone se Berisha ishte, ishte e ishte i tille e i ketille)…Edhe hallall e kishte, por jo se bashkepunetoret e tij nuk kuterbonin perc njelloj si ai.Taktika e tij e donte qe te vinin ‘te perkedhelurit e tij’ si mekembes edhe per te shpetuar qe pasardhesi te mos e bente ‘koke turku’ e per rrjedhoje dhe familja ‘do persekutohej’.

    Njekohesisht ka menduar qe t’a mbaje te kompaktesuar ‘kooperativen’ dhe te mos u hyje mola rremihese e grindjes se kush ka faj me shume e kush me pak duke e katandisur kokoshin kooperative ne brigada, a kokoshi nje thele, dhe i bie pastaj qe te dermohesh nje jete per ta ribashkuar ose me mire per ta riarnuar, edhe llogarite sesa mban arna mbi arne ne kete rast.

    “Cjapi’ plak qe s’ka me takat vendosi te rrije ne stalle. Nen hyqmin e tij do zgjidhet nje ‘percorr’ i ri sa per te cuar kopene ne kullote…dhe po ra ne gremine, ‘cjapi’ plak eshte ne vathe…(Dhe te mos harrojme se ne ate fjalim ku u perloten bashkepunetoret nuk tha ‘lamtumire’, nuk tha se i ‘shterren energjite’, nuk tha se ‘nuk do te thyej rekorde te reja’, etj…po tha se ‘do vazhduar kursi i tij’…Apo jo ?!

  2. Edhe me nje “sapo te vdekur” politikisht, nuk iu ze shpirti karar pa e mllefosur dhe treguar ate inat prej fshatari jugor te mbledhur ne shpirt.

    Kjo tregon dicka nga tradita e disa kulturave, qe nuk mjaftoheshin me vrasjen e kundershtarit, por i purcudnonin trupin e pajete, fytyren, i benin cope gjymtyret.

    Kjo ishte kthyer ne ritual sidomos me ardhjen ne pushtet te komunisteve ne Shqiperi. Ritual makaber sidomos nga divizionet partizane kur ndeshkonin malsine ne veri.

    Te kujtome terheqjen qe Akili i beri Hektorit te vdekur pas qerres duke e shperfytyruar viktimen. Hakmarrje te tilla jane makabre. Tregojne per kulturen e konfliktualitetit qe mbartin.

    1. Emocioni te ka dobesuar pak frenat, kur u leshove me pershkrime fahatari jugor…jo per gje po sapo ke marre nje prove te unitetit kombetar, kunder Berishes.
      Ndersa keto teorite e vdekjes politike dhe largimit me dinjitet (kurbanlliku) jane perralla qe u pelqejne tja tregojne vetes dhe te tjereve pakica (politike) primitive ne Shqiperi. Berisha nuk ka vdekje politike, biles, mbeshtetur tek ato qe po shohim, vdekja politike do i vije ca me pas asaj fizike, biles, po perpiqet dukshem qe vazhdimesine tja lere femijeve nen kujdes (si nuk e ka bere askush, vec mbretit) pasi te vdese. Per sa i perket merakut te kundershtareve (jo thjeshte konkurrenteve) per riaktivizimin e Berishes, besoj se eshte merak legjitim, duke pare paaftesine tashme historike te (asaj qe quhet) PD per tu bere nje parti e pa varur (cerek shekulli, e ne vijim) prej nje lideri kaq te kontestuar e qe prej ’94 nuk e fitoi me kurre “zemren” e shumices se popullit te vete, dhe erdhi ne fuqi vetem nje moment kur kundershtari u nda. Se sa i paligjshem e sa i rrezikshem eshte, e shikojne ata qe kane sy

      1. Per cfare emocionesh e ke fjalen? A je zotrote ai, qe e prezanton fitoren e koalicion “me qelbesirat” si fitore te PS, apo te Rames. Nuk te bindin akoma shifrat, qe quotat e PS, paten nje ngritje teper modeste me 1-2 deputet me shume, por qe kur ben algjeber te thjeshte del bilanc negativ sepse ata deputete jane LSI-sta te inkorporuar ne listat e PS.

        E kam permendur edhe me pare se zhvillimet politike ne Shqiperi, nuk kishin si te zhvilloheshin ndryshe. Ne krye do te viheshin vecse ata qe kishin nje prominence ne elitat intelektuale qe kishte prodhuar sistemi i Hoxhes dhe Alise.

        Berisha qendronte intelektualisht me larte ne rrethin e pardesyve te bardha. Nje tjeter gje qe kishte ishte se duke njohur harbuterine e sistemit nga vinte, kishte kuptuar se e vetmja menyre per t’iu perballur harbuterise komuniste, ishte t’i tregonte grushtin para hundes, e vetmja menyre per t’i rezistuar llogjikes komuniste qe pushteti ka dale nga gryka e pushkes dhe vetem me ate do te mbrohet. Por origjina e tij veriore do t’i konstituonte armiqesine dhe merine me te madhe ne perballjen politike. Prape ishte burreria dhe mostutja si nje mbeturine ataviste per politikanin modern dhe grushti qe ia mbante para hundes prodhuesve te atyre qe kerkonin e kerkojne vazhdimisht permanencen e sistemit dhe figures se Hoxhes, shkaku i nje urrejtje patologjike jeta a vdekje.

        Origjina ime e hereshme qytetare jugore nuk me ben te verber qe te mos dalloj qytetarine. Te mos dalloj qe sistemi qe krijoi Saliu, autokraci ne parti dhe pushtet, ka modele thelbesisht te ngjashme ne partine e Rames apo te Metes. Vetem stilet dhe ngjyrat ndryshojne.

        Por ndryshe nga nje verior qe ka nje kod moral te ndryshem nga nje jugor, jugu gjithmone ka pasur si modus operandi, shtate hile, nje trimeri. Eshte ndermarrja e fundit kryesisht e Metes, duke futur ne vathe Ramen, qe para tij eshte nje “kaqol” politik.

        Berisha ka mangesite e tij kur vjen tek zgjuarsia politike, sidomos me faktorin nderkombetar. Entuziazmi, energjia, dhe yryshi forcerisht politik i kane caqet e te lene dikur ne balte.

        1. Shkruan:

          Por ndryshe nga nje verior qe ka nje kod moral te ndryshem nga nje jugor, jugu gjithmone ka pasur si modus operandi, shtate hile, nje trimeri.

          Do të kishte interes ta zgjeroje, me shembuj nga historia, këtë antropologji të krahasuar dhe njëkohësisht kaq befasuese.

          Shkruan [për Berishën]:

          Origjina e tij veriore do t’i konstituonte armiqesine dhe merine me te madhe ne perballjen politike.

          Në fakt, unë besoj se origjina e tij veriore (si e Ramiz Alisë vetë) ishte shkaku pse ai, deri dje komunist me besnikëri të sprovuar ndaj pushtetit, u lejua të dilte në krye të lëvizjes dhe të përfaqësonte revoltën anti-komuniste.

          1. “Do të kishte interes ta zgjeroje, me shembuj nga historia, këtë antropologji të krahasuar dhe njëkohësisht kaq befasuese.”

            Ne fakt ashtu sic veren Xha Xha jane zhvillimet historike te ndryshme midis trevave veri-jug, si edhe disa ligjesi ne organizimin social dhe ekonomik qe kane bere qe edhe zhvillimet e antropologjise sociale te jene shume te dallueshme midis malesoreve te jugut dhe veriut.

            Nje faktor dominues qe ka ndikuar eshte roli i femres, nenes, motres, gruas, qe ndikon jashtezakonisht ne tiparet e familjes, burrit, vellait, babait, etj. Ketu une duhet te jem i kujdesshem, sepse besnikerine dhe imparcialitetin e kam te shenjte karshi kontributoreve te ADN-se time.

            Do te dilnim nga tema dhe nuk jam ne pozicion te zgjerohem, por qe edhe mund ta shtjelloj ne nje kohe tjeter me njohjen qe kam.

            “Në fakt, unë besoj se origjina e tij veriore (si e Ramiz Alisë vetë) ishte shkaku pse ai, deri dje komunist me besnikëri të sprovuar ndaj pushtetit, u lejua të dilte në krye të lëvizjes dhe të përfaqësonte revoltën anti-komuniste.”

            Alia dhe Berisha jane dy lloj te ndryshem verioresh. Alia ishte nje hibrid, qe nuk kishte asgje te perbashket me trashegimine malesore te Berishes. Alia ishte nje lloj hibridi qe mbijetoi si nje krisalid i vetmuar, duke humbur edhe ate pak ere veriore qe vinte.

            Berisha hyri forcerisht, e hapi deren forcerisht. Ishte pikerisht kjo qe i mungonte Alise, te cilen ai nuk e gjente te vetja, dhe qe Saliu ia imponoi, Saliu dinte t’i tregonte grushtin para hundeve te tjereve, keshtu qe ne fund nuk ishte thjesht se u lejua, por e morri rolin qe luajti forcerisht. Ishin edhe kohera te ndryshme.

            Ai doli shpejte jashte rolit qe mund t’i kishin projektuar. Si pjese e sistemit, i mesoi pikat e dobta e te forta, e mesoi se deri ku bashkohej dhe ku do te ndahej nga Alia.

            Pastaj pjesa tjeter eshte histori.

            1. RM: nuk besoj se ka ndikuar roli dominues i nenes,motres,gruas a vajzes se jugut qe te shndrohet ne mode (sipas RD- se sotme) perjetesimi i liderit verior te atmemedheut tone ne skalpin rinor ne forme tattoo-e si Ce Guevara-n ?!

              Kjo eshte historia jone e re e skalitur ne trupat njerezor per ta lexuar dhe te pertejmit kur te bejne kapercimin e jetes.

              Mos po behet si figura mitologjike e Cronos ?!

              Ja vlen me duket te bejme ndonje tatto, qe kur te pyesin niper e mbesa ne pleqeri te vone t’u rrefejme historine e shtresezuar nga frika e hajduteve te krenarise tone.

            2. Tatuazhi Anna, eshte nje ritual i vjeter karakteristike edhe nder shqiptare. Sot, ne boten moderne eshte rimarre fuqishem dhe eshte nje nga ritualet me domethenese te kthimit te arkitipit te homo sapiensit.

              Rishfaqja tek shqiptaret eshte shenje e kthimit ne normalitet. Mos ta ngaterrojme me entuziazmim e ndonje fansi per kryeministrin. Kurse moda e Che-se ne tatuazhe eshte thjesht nje menyre subversive per te treguar rebelizmin e “nje te riu si veriu”. Che-ja ne thelb ishte dhe mbetet nje terrorist nderkombetar. Por ja cfare ndodh kur ngaterrohen jo pa qellim, simbolet dhe shenjat.

              Eshte nje shprehje qe i atribohet disa njerezve te famshem, nder to edhe Curcillit. ” Po nuk ishe socialist (komunist) tek te njezetat, nuk ke zemer(je pa shpirt), po vazhdove te mbetesh socialist pas te dyzetave, je pa koke(pa tru)”.

              Klemenso keshillonte nje baba te shqetesuar per drejtimin e te birit: ” Nese nuk eshte komunist tek te 22-tat une do ta cbiresoja(nuk do ta quaja djalin tim), po nese do te vazhdoje te mbetej komunist tek te tridhjetat, perseri do ta beja lanet”.

              Interesant, Saliu tek te dyzetat beri kthese, u konvertua, u prezantua si kryedemokrati, kurse Rama tek te dyzetat nga demokrati u konvertua, u kthye ne kryesocialistin e Shqiperise.

              Ka studime mbi nje shekullore qe kane studiuar folklorin, zakonet, organizimin dhe vecanerisht rolin e femres shqiptare ne antropologjine sociale te shqiptareve.

              Nder figurat qendrore qe jane trajtuar eshte nena e Ali Pashe Tepelenes dhe e motra, Shanishaja, si edhe nuset shqiptare te bijve. Bile kardhiqoteve, aq gjurme i lane aktet e ketyre dy femrave, saqe si ritual shamantizmi per te kujtuar bemat e tyre, sidomos te Shanishase, si edhe per te larguar syrin e keq dhe dobesine, i venin me shumice emrin vajzave te tyre, Shanisha.

              Cfare tregojne jetet, dike filluar nga perdhunimi i tyre dhe ne vazhdim, apo vete aktet e tyre hakmarrese makabre ?

              Vete fjalet dhe deshmite e Aliut jane shume domethenese.

              Prandaj eshte e rendesishme te njihet vetvetja me pare. Ne shqipot nuk e njohim sa duhet veten, por te tjeret na njohin mire.

            3. Meqenese me si pa dashje (apo me dredhi ?) bene ‘omelete’ komunist e socialist e duke i shtuar garniture edhe njerezit qe u dhemb shpirti (sidomos neve femrave) nga rregjimi i kryedemokratit Berisha, po te kujtoj:

              “Ne paqe femijet varrosin prinderit, ndersa ne lufte prinderit varrosin femijet “. Tek ne pse ndodhi anapulla ?!

              PS. Nga ai fshat i jugut ku rrenjet e mija kane shperthyer shkembenjte vetem nje komunist ka patur dhe ai larg vendlindjes. Kjo per njohjen e vetvetes.

          2. Në fakt, unë besoj se origjina e tij veriore (si e Ramiz Alisë vetë) ishte shkaku pse ai, deri dje komunist me besnikëri të sprovuar ndaj pushtetit, u lejua të dilte në krye të lëvizjes dhe të përfaqësonte revoltën anti-komuniste.

            Pra, xhaxhai, je i idesë se është shfrytëzuar origjina e tij, si njëfarë faktori lehtësues, dyshim-frenues, për t’u gëlltitur më mirë, të paktën për momentet e para, apo e kuptova gabim?

            Apo po thoni se u zgjodh një verior, pikërisht për të ndërtuar këtë dikotomi shqiptare, që më parë nuk ekzistonte në të këtilla nivele?

            Mendoj se kjo hap edhe njëherë debatin e famshëm- të paktën për mua që i shikoj nga jashtë-, mbi jugun e privilegjuar dhe veriun e cunguar. Sepse nga sa duket, dhe deduktoj nga arsyetimi yt, masat e gjëra kanë qenë të po së njëjtës ide, apo kanë patur po të njëjtin perceptim andaj edhe zgjedhja strategjike.

            Pyes, meqë kam njëfarë kurioziteti personal në inkuadrimin e komunistit, mbetjes së tij sot, dhe të psikologjisë komuniste në përgjithësi, edhe sepse njëherë këtu është shuar një debat i tillë duke dhënë psh shembulin e Ramiz Alisë dhe duke i vënë tapën muhabetit. Të paktën nga sa kam lexuar, sepse debate më të thella mund të jenë bërë më parë këtu, por edhe tjetërkund brenda apo jashtë rrjetit.

            Jashtë teme; do të mërzitet Pishak-u. 😀

        2. Pershtypjen e emocionit ma dha fakti qe reagove teresisht ne menyre te shproporcionuar sot per Berishen, (dhe per cfare akuze, pa le…) nderkohe qe me sa di nuk ka asnje nga keta qe jane ne hapesiren politike sot, pergjegjesi sa ai, per besimin tek shteti dhe tek rregulli, dhe besimin qe shteti eshte i yni, e jo nje bande qe shkon deri ne vrasje (dhe ne ato veprime te ndyra ndaj institucioneve dhe ndaj te vertetes, ne ditet qe pasuan) perkundrejt detyrimeve qe ka ndaj qytetareve. Peshtypjen e emocionit ma jep gjithashtu gjykimi po ashtu i shproporcionuar per negativitetin e Rames, a thua se realiteti qe ka krijuar ai ne kete vend eshte (!?) me negativi… Po per pergjegjesine e bashkeqeverisjen e ndyre me kryeminister Berishen, kush eshte pergjegjes? Ka pergjegjegjesi per kete situate deshperuese papunesie dhe per perfshirjen e nje partie qe kishte 6 vjet ne opozite, duke i krijuar nje strukture klientelizmi ne punesim, per ti vene vulen si parti agjenci, duke e perdorur per te mbajtur ne kembe nje qeveri te dyshimte, (PD kishte me pak vota se PS, edhe pas rregullimeve qe u bene…) ne kembim te “bakshishit”? Mund te perpiqesh te besh nje paralelizem edhe sot, por mjaftojne dy fakte qe te mos jete keshtu:
          -Votat e PS jane sa votat e PD dhe LSI te marra se bashku (te dyja partite ne koalicion u rriten ne vlere absolute ne menyre te ngjashme).
          -Kontrata parazgjedhore dhe hyrja ne koalicion jane bere qe te kete nje produkt te perbashket shume te sigurt (pa koalicion PS mund te kishte edhe ca vota me shume prej moralit, dhe LSI ca vota me pak prej aleances se panatyrshme me Berishen, ose shume mandate me pak nese dilte vetem).
          Gjthashtu shoh te anashkalohet cuditshem kercenimi Berisha per zgjedhjet, dhe sinqerisht do doja te pyesja se si shpjegohet ai veprimi me KQZ, kur sipas “gjasave” i rezultoi vetem ne nje perplasje me Ambasadorin? Une mendoj se Berishes “i doli situata nga duart” pasi perceptimin per mbeshtetjen ndaj PD e pati te fryre dhe shenjat e votes kunder qene shume te vogla (gjithe ata “te pavendosurit” neper sondazhe spaskan qene dhe aq te pavendosur…).
          Sinqerisht qe krijohet nje ndjenje tensionuese kur “clirohet” Berisha prej pergjegjesise qe ka (fale edhe kembenguljes pa fund per te “udhehequr”) per shume standarte negative qe ka krijuar, dhe nder me demprureseve ne kohe do permendja anarkine ne ndertim, arsimim, mosbesim ndaj votes (pjesemarrja kesaj rradhe shkoi rreth 80 % e banoreve reale… kryesisht prej frikes), mosbesim ndaj drejtesise dhe krijimi i elites se kalbur te drejtesise, etj… Per mendimin tim mungesa e nje personazhi te tille do sillte me shume pozitivitet, por ironikisht, pikerisht tendosja qe i krijoi ky personazh shqiptareve, krijoi nje realitet zgjedhor ku te majtes (se percare, sipas disave) i jepet mundesia te beje pa pengese nje shkundje. Une jam nga ata qe mendoj se shkundja do vije dhe do kete me shume pozitivitet se sa negativitet (i pashmangshem), pasi shoh qe krahasimet qe behen mes dy kraheve kryesore perqendrohen: -majtas (prej kritikeve ndaj te majtes), per anet “problematike” karakteriale te Rames (edhe keto te diskutueshme) dhe jo per produktin real te administrimit te tij; -djathtas (prej kritikeve ndaj te djathtes) per produktin e papelqyeshem ne administrim, dhe jo ndaj karakterit mbreselenes te Berishes.
          Perfundimisht, me duket shume e tepert te paragjykohet kaq thellesisht nje realitet qe ende ska nisur, kur nuk kemi arritur te analizojme e veme drejtesi mbi fenomene e ndodhira te papara nga realiteti Berishian (qe po vijon…).
          Per parametrat krahinore, per aq antikonformizem dhe gjykim qytetar qe arrij te kem, arrij ti shpie deri ne barazim, jo me thelle, duke menduar qe parametra te ndryshem jane ne avantazhe te ndryshme.
          Pak ndjese per shkrimin e gjate.

        1. Skelar edhe nje here te siguroj se nuk jam emotiv ne nje diskutim te tille. Te dy personazhet ne fjale, kemi mbi dy dekada qe i vezhgojme dhe kemi krijuar nje gjykim per ta prej jetes se tyre ne syrin e publikut, si pjesetare aktive ne politike. Pra, nuk flitet per paragjykim, por pritshmeri.

          Ngjashmerine midis te dyve e gjejme vecse ne rolin autokratik (dhe karizmen) qe kane luajtur per tu vene dhe mbetur ne krye te partive respektive.

          Intelektualisht dhe profesionalisht jane te pakrahasueshem, po ashtu nga ana sociologjike se si i kane perjetuar jetet, sukseset dhe deshtimet familjare. Si modele autokratesh nuk ndryshojne shume, vecse njeri prej tyre eshte me i perkore.

          Historirat e vrasjeve dhe mungesen e drejtesise jane alibia me bajate e socialisteve te Rames(dhe e juaja) Kane rast tani qe marrin pushtetin per te vene drejtesine ne vend dhe per te cuar Berishen & Co para drejtesise. Mendoj se eshte thjeshte nje farse e dale boje.

          Te lutem te merremi me skenarin qe prodhuan keto zgjedhje dhe matematiken e kualicioneve. Numrat jane regulluar, fragmentalizuar nga nje dore e cuditeshme, qe do te na beje te ndjekim skenare te kendeshem ne vitet qe vine.

          Per fat te keq nuk kam FB te ndjek ngasherimet per vdekjen politike te nje te gjalli, qe shpresoj se ka edhe shume vite aktive perpara. Nuk habitem qe mund te na jene ruajtur surpriza nga SB, por jo me si kryetar i PD, as si nje puppeteer qe do jete mbrapa kukullave politike. Besoj se demokratet e kuptojne mire se nuk fitojne me pa nje ekip te mire mendjesh te fresketa, perballe djallezise dhe babezitjes per pushtet te kundershtarit.

          Ndoshta disa memuare politike nga SB edhe i mirepresim, duke shpresuar se nuk do t’i ngjajne Kurbanit; niveli abstragimit te doktor profesorit e kalon threshold-in e mediokritetit.

  3. Pyetje që lind natyrshëm: nga është mbledhur ai “inat prej fshatari jugor”, nëse realisht bëhet fjalër për inat, për fshatar dhe për koncentrim jugor. Dhe tjetra ka të bëjë me përmbajtjen e konceptit të “vdekjes politike”. Se të humbësh zgjedhjet nuk para përkon me këtë kategori. Sidomos kur s’ke lënë kusur në shkelje e shtypje. Të dorëhiqesh ndërkohë që ke ndërmend të bësh deputetin e të vijosh të mbash fijet e pushtetit mafjoz e të pandëshkuar derisa të të mbajë fryma, nuk më duket gjithashtu e kësaj familjeje.

    Vdekja politike do kërkonte përndryshe (një version) zhdukjen e modelit, përveçse të kryeprotagonistit. Ndoshta harresën pa kohë. E tillë që ai dhe modeli i tij i keqpushtetit të jetë bërë për muze, e jo të mbushë ekranet me versionin e ri por të zakonshëm të të gjithëndodhurit.

    Kokë turku? Jo nuk shoh asnjë vërdallë.

    1. Modeli nuk ka për t’u zhdukur aq lehtë. Në pushtet do të vij i ashtuquajturi koalicion qelbësirash, që bëri, dashje pa dashje, që krye-qelbësira të largohej.

      Nëse ndokush, si ti sot, do të kishte dahshur shfarosjen e këtij modeli, nuk duhet të kishte bërë pak ngjalash e as koalicin qelbësirash, as personalisht e as duke e mbrojtur në publik. Koalicione qelbësirash sjellin edhe pasoja qelbësirash, veçse jo heshtje qelbësirash.

      Mënyra e vetme për t’i thënë stop modelit në totalitetin e vet, përfshinte bojkotimin e parisë. U zgjodh një rrugë graduale le të themi, si shkallët për një jo-vertebrat, i cili duhet të rrëshqasë ngadalë, gradualisht pra, ndryshe nga një njeri që në rast nevoje edhe i kapërcen shkallët dhe nuk e shkel qelbësirën. Qelbësira jo-vertebratit i imponohet, vertebratit jo sepse arrin të shikoj pasojën, jo vetëm morale, por edhe reale, të projektuar tek e ardhmja.

      Një kokë turku unë e shikoj: Berisha, kokë turku, për të legjitimuar koalicionin e qelbësirave, më të vogla, veças. Nuk dimë nëse fuqia dhe qelbësirllëku i qelbësirave rritet duke u mbledhur, duke u shumëzuar, dhe me çfarë koefiçienti…

  4. Pishaku ka trajtur aspektin teatral, tragjedik, te rrefimit te kesaj situate qe perben skemen apo modelin baze te mendimit dhe psiqikes tone, kushtezuar nga kultura dhe pervoja e trajtimit te situatave te ngjashme … dhe kjo pikepamje e Pishakut nuk ka lidhje me ndasite qe komentohet ketu

    sakrifica, jo vetem shfajeson, por pastron shpirtin nga mekati (sakrifica e Jesusit, kurbani, argjerimi etj.).. Berisha perdor pikerisht kete mit, ne traditen e shpejgimit psikonanalist jungian, dhe shprehu ate qe deshironin e prisnin te gjithe… nje shaman i vertete sipas Jung, qe sakrifikohet, vete-lendohet, qe popullit t’i vij shiu i begatise etj..

    por, kjo doreheqje nuk mbart asgje tjeter konkrete pervec se kesaj skeme te mendimit mitik, qe na ndihmon ne te rendisim situaten ne kujtesen tone kolektive e ta shpjegojme ate pa shume hulumtime nepermjet arsyetimit tone individual … Berisha do te jete serish ne pushtet (edhe 30 vjete, sic ja ka shkruar vetes, si nje shaman, ndermjetesues i boterave, do te shkonte ky shrim me nje trajtim te shamanizmit te berishes gjendur diku ne analet e PTF-es nga une)

    sakrifica, jo vetem shfajeson, por pastron shpirtin nga mekati (sakrifica e Jesusit, kurbani, argjerimi etj.).. Berisha perdor pikerisht kete mit, ne traditen e shpejgimit psikonanalist jungian, dhe shprehu ate qe deshironin e prisnin te gjithe… nje shaman i vertete sipas Jung, qe sakrifikohet, vete-lendohet, qe popullit t’i vij shiu i begatise etj..

    por, kjo doreheqje nuk mbart asgje tjeter konkrete pervec se kesaj skeme te mendimit mitik, qe na ndihmon ne te rendisim situaten ne kujtesen tone kolektive e ta shpjegojme ate pa shume hulumtime nepermjet arsyetimit tone individual … Berisha do te jete serish ne pushtet (edhe 30 vjete, sic ja ka shkruar vetes, si nje shaman, ndermjetesues i boterave, do te shkonte ky shrim me nje trajtim te shamanizmit te berishes gjendur diku ne analet e PTF-es nga une)

  5. Çështja ka një aspekt të thjeshtë, që duhet vënë në dukje para se të fillojmë të përlotemi të gjithë: a duhet dënuar ish-kryeministri Berisha?

    Humbja e këtyre zgjedhjeve dhe fiaskoja politike, për disa, janë dënim i mjaftueshëm. Si rregull, një vend i qytetëruar nuk i ndëshkon penalisht ish-kryeministrat e vet.

    E megjithatë… ka qenë e veçantë e Berishës që e ka personalizuar drejtimin e administratës, duke i anashkaluar kontrollet dhe, për pasojë, edhe përgjegjësitë kolektive.

    Këtë ka mundur ta bëjë edhe duke e neutralizuar rolin kundërpeshues të parlamentit dhe të gjyqësorit.

    Ka disa aspekte, të qeverisjes Berisha, ku kërkohen doemos sqarime të mëtejshme, duke filluar nga zbrazja e arkës së shtetit dhe përdorimi i buxhetit të shtetit (përfshi edhe borxhin publik) për qëllime elektorale të PD-së.

    Edhe abuzimet me rrugën e Kombit duhen hetuar, pavarësisht nga vlerat patriotike të rrugës vetë.

    Pastaj, kemi grushtin e shtetit të bardhë, pas 23 janarit; kur kryeministri sulmoi, haptazi, institucionin e Presidentit dhe institucionin e Prokurorit të Republikës.

    Më në fund, ende nuk janë ndriçuar vrasjet e asaj dite dhe roli i kryeministrit në vonimin e hetimeve menjëherë pas vrasjeve.

    Disa nga këto “mëkate” nuk ka nevojë të provohen – p.sh. grushti i shtetit institucional; të tjera ndoshta do të duan komisione parlamentare.

    E megjithatë, përparësi e legjislaturës së ardhshme nuk do të jetë ndëshkimi i Berishës, por riparimi i dëmeve të mëdha që ka shkaktuar ky njeri, administrata e tij nepotike, krahinizmi i tij dhe parlamenti i tij teatër kukullash, në strukturën institucionale të shtetit.

    Çdo demokraci e re bën gabime; rëndësi ka që këto gabime të vihen në dukje dhe të ndreqen, sado vonë.

    1. Qëndrimi ndëshkimor ndaj Berishës, sidomos nëpërmjet drejtësisë penale, do të ishte gabim fatal për mazhorancën e sotme. Po të isha në vend të Berishës unë do ta uroja këtë gjë, sepse do të kthehej në energji të pastër në favor të ringritjes së tij e do t’ia karikonte më së miri bateritë.

      Gabimet e vërteta e të supozuara të Berishës duhen korrigjuar së pari duke krijuar një sistem që nuk i pranon më gabime të tilla, sepse i bllokon që në fillim, ose i redukton, me mekanizma të ndërtuar qëllimisht. Në këtë mënyrë, nesër, qoftë Berisha, qoftë delfini i tij, qoftë ndokush me ngjyrë rozë (që nuk janë të imunizuar), të mos kenë tundime për ta administruar pushtetin sipas qejfit, por sipas ligjeve dhe rregullave.

      Sa për nepotizmin, pa dashur të paragjykoj, kam frikë se një pjesë e mazhorancës së sotme, që dikur ishte pjesë e së djeshmes, nuk duket aq e përgatitur kulturorisht për ta luftuar këtë fenomen negativ. Ja, sa për ta thënë me dorashka të rënda dimri.

      Megjithatë, ngado që të shikohet problemi, si nga kampi rozë ashtu edhe nga ai blu, është e qartë se Shqipëria ka sfida të mëdha përpara. Por kjo lyp analiza të thella e të sinqerta. Edhe nga ana e fitimtarëve.

      1. Drejtësinë penale e bëjnë gjykatat Pishak, jo mazhorancat politike. Gjykatat vënë drejtësi, por edhe rimodelojnë realitetin social nëpërmjet interpretimit të ligjit. Ato të hajrit e kam fjalën. Po të kish pasur vend që gjyqësori ynë të operonte në mënyrën dhe pavarësinë e duhur ndoshta gjërat do të ishin ndryshe. Dhe i qëndroj mendimit se edukata konsistente 20 vjeçare e pandëshkueshmërisë, qoftë politike (nëpërmjet votës), qoftë juridike (nëpërmjet drejtësisë), ka kontribuar dhunshëm në fermentimin e terrenit të rënduar mbi të cilin ngrihet skenari para e post-zgjedhor i sotëm.

        1. Po, teorinë e njohim të gjithë. Gjithsesi, veprimet penale mund të nxiten edhe nga mazhorancat. Hakmarrja nuk ka zgjidhur asnjëherë punë. Mua më duket kundërprodhuese.

          1. Nuk e impostoj dot si hakmarrje. Si llogaridhënie të detyrueshme edhe kundrejt qytetarëve po. Loja e përkufizimeve e viteve të fundit ka sjellë jo pak dëme. Berlusconi të themi, i impostonte në vite përndjekjet e prokurorëve për të zbardhur krimet e tij të shumta, si hakmarrje ndaj tij të togave të kuqe. Komode si alibi e kuqja, akoma sot. Dhe për vite me rradhë elektorati i ushqyer me versionet e Berlusconit, i jepte kredit (siç i dhanë 30% e votave në zgjedhjet e fundit). Ndërkohë që mjetet mediatike nuk e favorizojnë dot gjyqësorin njësoj si politikanin. Shtoi kësaj dhe ligjet ad personam që ia qepnin pas trupit për t’ia blinduar paprekshmërinë. Ndërkohë që historia ishte më e thjeshtë, teknikisht dhe profesionalisht: gjyqësori Italian kishte dhe ka akoma këllqe t’i dalë zot kompetencave të veta. Të përndiqte dhe t’i jepte drejtim krimit. Sidoqoftë.

  6. Si do i thoshte shoku Perikli shoqes Liri tek komedia e mirenjohur “Pallati 176”, – Kush vdiq?

    […] ka hyrë nëpërmjet traditës myslimane, ndaj edhe thuhet zakonisht “dashi i kurbanit”, ose “kokë turku”

    Besoj, Pishak, se duke dashur tia veshesh Berishes lekuren e cjapit ke rrekur me teper se duhet ne pergjithesime, te pasakta me duken. Qengji i Pashkes eshte gjithashtu tradite para-myslimane, e perhapur nder ortodokse. Per katoliket nuk di. Ndersa “koka e turkut”, eshte tradite e periudhes se revoltes anti-osmane, te perhapura ne vende si Greqia, kur luftonte per pavaresi. “Koka e turkut”, eshte quajtur keshtu se nje koke te tille te prere turku e merrnin ne shenje per tu stervitur ne beteja. Ne kete menyre kerkonin qe rajave tu hiqnin skrupujt per te vrare.

    Dhe realisht, meqe jemi ketu, Berisha i ka humbur skrupujt, po duke vrare. Eshte se paku pergjegjes moral i atyre vrasjeve te 21 Janarit dy vite me pare. Ne mos me shume. Kjo elegji me duket e tepert e po me sjell ndjesi neverie – per te qene i sinqerte. Po flitet per nje kurban alegorik – Berisha duket shendoshe e mire me shendet, madje mezi pres qe te shoh perseri rekordin e sivjetshem ne ujrat e Jonit – ndersa kurbani i vertete jane ata kater qe humben jeten. Gjaku i tyre nuk ishte alegorik, ishte i vertete.

    Tjeter problem pastaj qe po verej ne media eshte kjo fryma e rehabilitimit dhe legjitimimit te ketij personi politik, qe do te ishte fatkeqesi me e madhe se vazhdimi i qendrimit te tij ne pushtet. Shkurt nje pyetje: A po synohet prej te djathteve te ndryshem legjitimimi i trashegimise politike te Berishes, apo kjo eshte kenga e fundit e vajit para se ta percillni?

    1. Me sa di unë, në shqip, koncepti i “cjapit fajshlyes” jepet zakonisht me shprehjet “dashi i kurbanit”, ose “kokë turku”. “Cjapi fajshlyes” është më shumë një kalk i marrë nga gjuhët e tjera që u përmendën më lart. Natyrisht, koncepti i vetëflijimit gjendet edhe tek Ungjilli, me imazhin e qingjit të Hyjit (Agnus Dei); Krishti pra që u vetëflijua për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet duke ofruar Gjakun e tij Shëlbues.
      Mirëpo në shqip ne nuk përmendim kur flasim as cjapin, as qingjin. Tani, shkrimi nuk kishte si qëllim analizën etimologjike të fjalëve ose të shprehjeve, synonte të hidhte vështrimin diku tjetër, në politikë saktësisht. Por edhe në këtë pikë, me sa shoh, nuk qenka kuptuar prej teje.

      1. Pishak, edhe ortodokset therrin (bejne kurban) nje qengj (dash) per Pashke. Keshtu qe pohimi tend, eshte i pavertete. Nuk ka hyre koncepti i qengjit/cjapit/dashit, permes tradites myslimane. Sa vlere mund te kete nje pohim i tille, nuk e di. Mbase dhe nuk te kam kuptuar xhanem, nuk e perjashtoj. Po kenaqem me pak atehere, qe nuk e krahasove Berishen me qengj… Cjap i shkon me shume.

        1. E shoh që e paske me nge dhe me kunj, por unë s’kam as kohë për të harxhuar, as kunj për të nxjerrë. Lexoji më mirë gjërat që shkruaj, përndryshe e lëmë fare diskutimin. Loja cicmic nuk na çon gjëkundi.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin