EFEKTI RASHOMON

E keni vënë re që nuk po arrin njeri ta rrëfejë, qetë dhe natyrshëm dhe shtruar, incidentin e Vjenës, midis kryetarit të opozitës Edi Rama dhe një diplomati në ambasadën shqiptare në Vjenë, Egin Cekës?

Kemi parë deri më sot reagime, dënime, distancime, arsyetime, shpjegime dhe interpretime, nga të gjitha palët; e kemi lexuar dhe na e kanë lexuar incidentin si metaforë të gjithçkaje nuk shkon me politikën dhe shoqërinë civile sot në Shqipëri, por vetë kronikën e incidentit s’e ka rrëfyer dot kush.

Jemi të rrethuar nga gjithfarë mediash; dhe prej mediave presim që të funksionojnë si zgjatime të shqisave tona, për të na transmetuar çfarë ndodh gjetiu ose atje; ose për të na nxjerrë nga kafazi i këtu-së dhe tani-së.

Por mediat tona, në atë masë që janë shqisa, veprojnë si nën influencën e lëndëve topitëse, halucinative, psikadelike.

Nuk janë në gjendje të rrëfejnë dot asgjë, që nuk u ka ardhur e rrëfyer gati – nga një sekretarí partie, nga një megafon propagande, nga një agjenci e huaj, nga një raport burokratik policie.

Shumë-shumë, mund të kallzojnë se çfarë ka ndodhur në televizion; ose epika të llojit “ky i tha”, “ai i tha”, “ky ia ktheu”, “ai ia përplasi.”

Janë media të specializuara në ligjëratën e zhdrejtë, megafonë megafonësh.

Dhe jo rastësisht: perceptimi kaq disociativ që ia bëjnë botës si rrjedhë ngjarjesh rimerr saktësisht, besoj unë, përçarjen e sotme të shoqërisë shqiptare, sipas vijave partiake, ose kuqeblu.

Prandaj ndodh që jo vetëm interpretimet për ngjarjen të bien ndesh, por edhe përcjellja e vetë asaj çka ndodhur, thua se u referohet dy universeve paralele, të cilat ngjajnë mes tyre, por janë më interesante për nga ç’dallojnë.

Ja si e përshkruan kryeministri Berisha ngjarjen, në fjalimin e vet në Kuvend:

Diplomati i ri i thotë: zoti Rama, ne jemi këtu për të shërbyer, nuk jemi hajdutë votash. Si mund të na quash ne, hajdutë? Kjo mjaftoi për të shtrirë dorën dhe grushtin e pakontrolluar drejt diplomatit, në prani të dhjetëra e dhjetëra vetëve. Kjo mjaftoi për t’u lëshuar në sharje prej rrugaçi të mirëfilltë, me regjistër të gjendjes civile, ndaj familjes së diplomatit.

Ja si e përshkruan, të njëjtën ngjarje, relacioni i deputetëve demokratë:

Z. Rama pas këtij momenti ka reaguar çuditshëm, duke iu drejtuar me fjalët “kush të ka dërguar” dhe me ton arrogant dhe jashtë etike e ka urdhëruar të largohej nga ambientet e Akademisë. Diplomati Egin Ceka i është përgjigjur se nuk kishte pse të largohej nga një ambient publik. Pas këtij momenti, z. Rama me veprime fizike i është avitur dhe e ka kapur në pjesën e kokës dhe të flokëve, duke e tërhequr me dhunë.

Dhe, tani, si e ka rrëfyer ngjarjen vetë viktima, Egin Ceka (që, sipas GSh, ka pranuar të flasë për “ex-press.al”):

Këtu ai u irritua shumë. Në këtë moment drejtoi dorën ndaj meje, më kapi fort flokët dhe veshin dhe më tërhoqi me forcë. Në këtë moment u gjenda i befasuar, pasi nuk e prisja një dhunim të tillë, aq më tepër në një ambjent publik si Akademia Politike e Vjenës. Kam reaguar menjëherë, duke i larguar dorën.

Çfarë më bën përshtypje, në këto formulime të drunjta, është pamundësia për t’u shprehur shqip; sepse edhe kjo që thotë Egin Ceka “drejtoi dorën ndaj meje” mund të jetë gjithçka, veç shqipes dëftore; pa shkuar deri te zhgarravina e firmosur nga deputetët e PD-së, ku vërehet se z. Rama i është avitur Cekës “me veprime fizike” (si tamam, xhanëm?), për ta kapur “në pjesën e kokës dhe të flokëve” – çfarë është kjo pjesë? A është kjo pjesë e Egin Cekës? Si mund të flasësh, në shqip, për pjesë të një personi?

Më në fund Berisha, që për t’i shtuar dramacitet përrallës që tregon, i zëvendëson emrat e njerëzve me detyrat e tyre, duke e quajtur Cekën “diplomat”, pa çka se ai kish shkuar në takim si qytetar privat, jo si i dërguar i ambasadës; ndryshe nga Rama, që gjendej në takim si kryetar i PS-së dhe i opozitës…

Sipas kryeministrit shqiptar, fjalët që ia tha “diplomati i ri” Ramës mjaftuan, që ky “të shtrinte dorën dhe grushtin e pakontrolluar”…

Po çfarë ka ndodhur, xhanëm?

Flet zëvendësministrja e Jashtme, z. Edit Harxhi, e cila do të ketë marrë të dhëna nga burime të brendshme, diplomatike nga Vjena (Mapo):

Zoti Rama ka reaguar në mënyrë mjaft agresive, ka përdorur dhunë fillimisht verbale, më pas në dhunë fizike, e cila ka rezultuar me një konflikt të hapur mes dy palëve, Ramës dhe diplomatit Ceka. Ky konflikt është shpërndarë nga të pranishmit në sallë dhe diplomatët e huaj që ishin prezent.

Ndërsa Drejtoria e Komunikimit me Median, e PS-së, e ka rrëfyer ngjarjen kështu (Mapo):

Pas takimit djali i Neritan Cekës, që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike.

Te letra e hapur që ia dërgon Ramës, botuar sot në Panorama, i jati i viktimës, Neritan Ceka, i thotë kolegut të tij politikan:

“[…] E ke kapur për veshi, si një fëmijë kopshti.”

Ndërsa Gazeta 55, për të njëjtën ngjarje:

Kryetari i opozitës ka tmerruar gjithë të ftuarit në një konferencë të Akademisë Diplomatike të Vjenës, teksa ka sulmuar fizikisht diplomatin e Misionit të Shqipërisë në Vjenë Egin Ceka.

Dhe pikërisht:

Nga ana e tij Edi Rama nuk ka preferuar që të japë përgjigje për kërkesën e bërë nga diplomati Egin Ceka, por e ka kapur prej veshi dhe si të mos mjaftonte kjo, e ka goditur më pas në kokë.

Ndërkohë, sipas MAPO-s, Fate Velaj, që e kish organizuar takimin e Ramës në Vjenë, e ka treguar ngjarjen kështu:

Ata dialoguan me njëri-tjetrin dhe Rama i ra shpatullave dhe i tha, ik o djalë se nuk kam ardhur për ty, por kam ardhur për punë të tjera. Kjo ishte e gjithë historia”, – tha Velaj.

Ja edhe një version tjetër i ngjarjes, sërish nga viktima Egin Ceka, këtë herë nga MAPO-ja (e cila, natyrisht, i referohet një interviste që Ceka ia ka dhënë TV Klan-it; sikurse i ka hije një gazete, që ta mbajë lexuesin në korrent të çfarë ndodh në TV):

Zoti Rama nuk e mori parasysh argumentin dhe e ktheu diskutimin shumë shpejt në një çështje harbute, duke thënë që je i dërguar politikisht, kush të ka dërguar? Pse je këtu dhe vajti puna deri në një reagim fizik të zotit Rama. Bëri një akt provokativ për vete. Ai vuri dorën si për të thënë ‘djalë i mirë’ dhe e shfrytëzoi këtë taktikë për të tërhequr atë që mund të kapte dora e tij nga flokët dhe nga veshi im. Kaloi kufirin e kontaktit verbal me njeriun dhe bëri një gjest provokativ, siç duket me llogaritjen që do reagoj në të njëjtën mënyrë, gjë që unë nuk e bëra.

Edhe një herë, sipas kësaj dëshmie, Rama ka “tërhequr atë që mund të kapte dora e tij nga flokët dhe veshi” i diplomatit. Të thuash se është fjala për një pirg me fara kungulli.

Të gjitha këto “deponime” duket sikur i ka shkruar një polic; e njëjta vëmendje ndaj detajit të shkëputur nga konteksti; e njëjta shurdhëri ndaj sfondit të ngjarjes, ose e skenës, për t’u përqendruar te kontakti fizik vetëm, ose konsumimi i “veprës penale të dhunimit të personit”.

Shqiptari publik nuk po arrin dot të nyjëtohet normalisht – përveçse kur është fjala për të rimarrë fjalët e të tjerëve, ose për ligjëratën e zhdrejtë.

Të cilën ia kanë përcjellë mediat, mundësisht televizioni, i rimarrë të nesërmen nga kryetitujt e gazetave.

Dhe në këtë mënyrë, debatit publik, që me të drejtë po shtjellohet rreth këtij incidenti që disi ka ndodhur, i mungon një premisë elementare e përbashkët, ose një konsensus për, të paktën, realitetin.

Ose për çfarë ka ndodhur.

Nuk ka komente

  1. Askush nga ne qe shkruajme online, si edhe asnje ata miliona shqiptare qe interesohen per kete incident, nuk ka qene atje dhe nuk e ka pare me syte e vet ate qe ka ndodhur. Keshtu qe ne nuk mund te kemi akses tek “realiteti” ne fjale, pervecse ne menyre te terthorte me ane te deshmive te njerezve qe jane perfshire ne ate incident.

    Ku ka tym, ka zjarr — thote nje fjale e urte.

    Po keshtu, eshte teper e veshtire te besh gjykatesin ne incidente te tilla qofte edhe sikur t’i kesh deshmuar vete. Aq me teper qe nuk eshte fort e qarte se si e qysh ka qene puna. Ne fund te fundit, askush nuk del i pafajshem e krejt i lare nga nje sherr.

    Mirepo ja qe roli politik e shoqeror qe keta dy persona kane imponon nje lloj gjykimi apriori per ngjarjen ne fjale. Mesa zhurme po behet a mund te biem dakord qe z. Rama ka reaguar ndaj cfaredo komenti te z. Ceka duke shkuar pertej komunikimit verbal? Dhe a ka ku te rrije qe nje njeri ne statusin e z. Rama te bjere pre e provokimeve dhe ta shpjere konfrontimin ne nivel fizik? Me nje person qe qartesisht ai e ka ditur se cili eshte, se c’perfaqeson, dhe mesa thote vete PS-ja ne deklarate ia ka kuptuar qellimin provokues? Dhe ku pale, ne mes te Vjenes?! Ne nje mbledhje?! Ne sy te organizatoreve dhe te pranishmeve te cilet vete i ka ftuar aty?!

    Vete fakti qe kryetari i partise me te madhe ne vend perflitet per degradim te komunikimit ne nivel fizik e ndot imazhin e tij, pavaresisht detajeve dhe ceshtjes se ‘kush ka pasur te drejte’. Nje njeri ne statusin e z. Rama nuk duhet kurrsesi te bjere ne nivel te tille, qofte edhe si thashethem.

    Heshtja e tij ne nje rast te tille me duket thjesht nje strategji per ‘damage control’, asgje tjeter.

    1. Reagimi i Ramës ka qenë zhgënjyes, kryetari i PS ka folur duke recituar nga një skenar duke përfituar nga incidenti për të bërë propagandë. E gjen te MAPO sot:

      Gjatë një takimi me studentë të ekselencës të Universitetit të Tiranës, Rama tha se asnjë fëmijë deputetësh, ministrash apo të afërm të tyre, nuk do jetë në ambasada. “Është bërë një sqarim nga zyra e shtypit dhe sinqerisht është për të ardhur keq dhe mëshiruar, këtë gjendje në të cilën ndodhet ky pushtet, kjo qeveri, ky Kryeministër, që angazhohen në një batërdi në mes të Parlamentit për të ngritur një valë mbi hiçin, mbi diçka që duhet rregulluar dhe do ta rregullojmë patjetër pas 23 qershorit. Unë zotohem se kush do jetë deputet apo ministër, të harrojë se do çojë djalë, vajzë, teze, hallë, dajë e deri te kushëriri i tretë, te një ambasadë që përfaqëson Republikën e Shqipërisë,”- tha Rama.

      Sa keq kështu, sepse argumenti ka vlerë në vetvete, por e humb vlerën në kontekstin ku sillet. Në qoftë se Rama e ka kapur dikë për veshi, atëherë duhet të kërkonte të falur ose të paktën të thonte se e bëri me shaka ose tregoi familjaritet të tepruar me atë djalin. Por kjo s’ka të bëjë me nepotizmin që mund ta ketë sjellë të kapurin për veshi në diplomaci. Kapja për veshi, në qoftë se ka ndodhur, nuk ka ndodhur për shkak të nepotizmit.

      Edhe kur thotë që Parlamenti po bën kot zhurmë për këtë incident, ka të drejtë Rama, por Parlamenti dihet se cfarë është, nuk u zbulua tani, Parlamenti ashtu është katandisur, në një kor të çakorduar për tragjeditë greke që shkruan zoti Berisha. Politikani duhet t’u dalë përpara këtyre ngatërresave, jo t’i lërë të ndodhin dhe pastaj të shpresojë se mund t’i vërtitë sipas interesit të vet.

      Vetëm një gjë: reaksionet, të Ramës dhe të tjerëve, për t’u kuptuar dhe transmetuar në publik, kanë nevojë për realitetin. Kur palët jetojnë në dy realitete të ndryshme, ose edhe logjika e reagimeve do të ndahet njëlloj më dysh si vetë lajmi “me dy krena” (TM Alfred Lela i MAPO-s).

  2. pranimi i realitetit mbi ngjarjen kërkon pranimin e realitetit mbi aktorët, ku secili mbështetur tek anët e tija pozitive pranon anët negative. Mirëpo në një ambient ku e vërteta është shumë më e dobët se projektimi, kjo duket vetëshkatërruese dhe e gjithë piramida strehohet në një tymnajë ku hijet e së vërtetës ndërkëmbehen më në favor të të shkathtit se sa të të drejtit.

  3. Me sa kuptoj unë, Xha Xhai po na fton të reflektojmë për pasqyrimin që mediat shqiptare i bëjnë realitetit, duke na ofruar një shembull flagrant e aktual. Incidenti, mjeran në vetvete, kërkon trajtim të posaçëm, duke pasur parasysh fazën paraelektorale dhe situatën ku janë katandisur institucionet e përfaqësuesit e tyre.

    Nuk e kam të qartë nëse paraqitja e realitetit me efekte psikadelike nga ana e mediave përbën pasojën e këndvështrimeve shumë të skajëzuara, për shkak të politizimit, apo tashmë është kthyer në natyrë të dytë të mass mediave shqiptare, përderisa u bë kohë që e çorientojnë qytetarin shqiptar sikur ky të gjendej përjetësisht në diskotekë me muzikë e drita marramendëse.

    Pa dashur të bie në teori komplotiste, më bren mendimi nëse kjo gjendje që ushqehet praktikisht nga të gjitha mediat është rezultat i botëkuptimit mediatik apo diçka e përftuar me vetëdije, qoftë edhe në mënyrë spontane. Të flasësh për etikë komunikimi, në këto kushte, është me gjithë mend luks.

    1. Mua me duket se incidenti ne fjale permban material mirifilli mediatik. Kete e them ne sensin qe eshte nje ngjarje e llojit te tille qe mediat, nga vete natyra e tyre, i sulen si ato zogjte mbi kerma. Dmth i ka te tere komponentet e nevojshem gazetareske: sensacionin (kryetari i opozites “zihet” me te birin e nje politikani tjeter); spekullimin (nuk dihet me saktesi se si eshte zhvilluar ngjarja); politiken (ndonese banal, e per mendimin tim jo dhe aq domethenes, ky incident normalisht qe politizohet nga mediat), e keshtu me rradhe.

      Ndersa marrja e ketij lajmi mediatik dhe kalimi i tij ne nivel trajtimi parlamentar, me ngritje komisioni e budallalleqe te tilla, me ngjan se ka dicka te njellojte ne thelb me degradimin e nje debati nga niveli verbal ne konfrontim fizik. Gafa e Rames eshte deri diku personale, edhe pse krejtesisht e papranueshme per nje njeri me ate status ne shoqeri. Por gafa e mazhorances qe e ngre kete incident nga niveli mediatik ne nivel hetimi parlamentar shoqerohet me te gjitha elementet e nje ‘lehtesie’ mediatike: teatralitet, absurditet, farse.

      1. Vërtet, e gjithë kjo lexohet si histori ideale për mediat – jo për t’ia dhënë publikut, por për mediat vetë, që t’ia japin vetes dhe të ushqehen dhe të riprodhohen me të.

        Por – dhe çfarë por-i është ky; vëreni se nuk duket të ketë pasur gazetar shqiptar të pranishëm, në takimin që zhvilloi kryetari i opozitës, në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

        Edhe një herë: kryetari i opozitës, në këtë prag zgjedhjesh, viziton Akademinë Diplomatike të Vjenës, dhe gazetat e Tiranës (nuk di për TV-të, nuk i ndjek) marrin vesh për këtë ngjarje nga “tha ky”, “tha ai”, “deklaroi” etj.; duke e reduktuar punën e tyre në raportime të ligjëratës së drejtë dhe të zhdrejtë, sipas rastit.

        Ja kështu; kemi media që i mbajnë gazetarët kafeneve të Tiranës, duke kërcyer nga një thashethem në tjetrin (shpresoj që t’ua paguajnë kafetë, të paktën); dhe pastaj lajmet i bëjnë në darkë, pasi kanë parë TV Klanin, Top Channel ose televizionet e tjera – ose në bazë të regjistrimeve që u dërgojnë zyrat e agjit-propit të partive ose fakset nga zyrat e kryepolicëve e të kryehetuesve.

        Dhe këta jo vetëm që nuk çuan kënd pas Edi Ramës, në Vjenë ose kudo gjetiu; por edhe pas incidentit nuk çuan dot një profesionist të intervistonte protagonistët dhe dëshmitarët; por u mjaftuan të raportojnë ç’panë në televizor – për t’u lënë pastaj vend komenteve, opinioneve, interpretimeve, ekstrapolimeve…

        Me një fjalë, gazetari si kofini pas të vjelit.

        1. Kam frikë se edhe po të ishin gjendur in loco gazetarë, polemika do të vijonte po aq e ashpër. Publiku prapë nuk do të merrte vesh gjë, sikurse nuk kuptuam gjë ne vdektarët e thjeshtë. Kjo sepse edhe gazetarët tashmë shihen si ushtarë të njërës palë. Mjafton të përfytyrojmë të dërguarit e ndonjë gazete ose TV shqiptare në konferencë.
          Edhe po të ishin filmuar pamjet e kacafytjes së supozuar, prapë do të kishte akuza e kundërakuza për manipulime të ndërsjella.
          Besueshmëria e mediave është përtokë, por edhe ne shqiptarët nuk kemi më asnjë emërues të përbashkët besimi.

  4. Nuk duhet ekzagjeruar, se asnjehere nuk ka qene ndryshe. Konfuzioni mediatik nuk duhet shtyre deri ne ate pike sa te na beje krejt te paafte per te patur nje mendim per ate qe ndodhi.
    Mua me beri pershtypje fort te keqe qe Ceka senior perfitoi te hape valixhet e te na tregoje historine e familjes, thua se ato na mbrojne sot nga veprimet e pamatura.
    Nderkohe, mendoj se kur ndodh nje sherr midis princit dhe sherbetorit, faji eshte gjithnje i princit.
    (Paralelja ka vlere vetem per formen).

  5. Ku ka tym, ka zjarr , thote dikush me lart, por une s’jam dakort . Pse ?

    Ka tym pa zjarr; eshte temjani i prifterinjve ne kishe , eshte tym per te trembur shejtanin thone.

    Dhe shejtani eshte shefi i opozites qe bene nje nga vizitat me te larta e te rralla diplomatike ne prag zgjedhjesh.

  6. Perderisa ne salle nuk ka pasur gazetare dhe telekamera eshte e natyrshme qe te pranishmit dhe mediat ta interpretojne kete incident sipas midese.
    Megjithate, nga gjithe kjo permbledhje interpretimesh qe na solli Xha Xhai, mund te nxjerrim vetem nje perfundim:
    Rama e humbi kontrollin, nuk diti te sillej si nje politikan qe pretendon te qeverise vendin, por si qytetar i thjeshte, privat, si ai Edi qe Xha Xhai por edhe une kemi pasur rastin ta njohim dhe e dime se si reagon ne raste te tilla. Veçse puna eshte se sot ai nuk eshte me qytetar i thjeshte. Eshte kreu i opozites. Sa me pare ta kuptoje kete, aq me mire per ne te gjithe.

  7. I nderuar z. Vehbiu,
    e vetmja intervistë e autorizuar e imja në lidhje me incidentin është ajo e publikuar në gazetën Panorama si dhe në portalin e saj të internetit. Nuk kam folur asnjëherë për ndonjë „ex-press.al“. Gjithashtu, si nëpunës i Ministrisë së Jashtme, i kam dhënë edhe një sqarim me shkrim këtij institucioni, i cili është në përputhje të plotë me atë që kam thënë në intervistën e sipërpërmendur. E vetmja arsye, se pse po prononcohem për ju këtu, është respekti për seriozitetin që reflektoni në blogun tuaj. Prandaj nuk munt ta lë pa përgjigje tezën, se askush nuk po arrin të rrëfejë qetë, natyrshëm dhe shtruar se çfarë ka ndodhur në Vjenë më 24 prill.
    Egin Ceka

    1. I dashur z. Ceka,

      ju falënderoj për ndërhyrjen këtu, e cila ju larton si person. Do të shtoja, me këtë rast, se më vjen shumë keq për çfarë ndodhi atë ditë në Vjenë.

      Si edhe shumë të tjerë, praktikisht të gjithë, ne mësuam për ngjarjen nga çfarë u raportua në mediat; pikërisht ato media që nuk begenisën të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në takimin e z. Rama ku morët pjesë edhe ju.

      Unë nuk vë në dyshim çfarë keni thënë ju dhe si e keni përjetuar ju incidentin; por veç do të dëshiroja të lexoja një rrëfim të rregullt, nga një palë e tretë.

      Siç e keni vënë re, edhe fjalët tuaja kanë përfunduar të përdorura dhe të cituara nga burime të paqena.

      Shoh këtu një problem të madh me mediat, që më konfirmon shqetësime që i kam pasur edhe më parë.

      Sa për incidentin vetë, në raport me ju, uroj që kjo vëmendje e pazakonshme nga palë që më shumë duan t’ju përdorin politikisht, të mos ju pengojë në veprimtarinë tuaj profesionale e qytetare, dhe në jetën tuaj private.

  8. Unë ndaj të njëjtin mendim me Lyss-in. Pak rëndësi ka se si e paraqesin ngjarjen gazetat me shgarravinat e veta, që tek e fundit ekzistojnë tamam për ta përcjellë sipas interesave të kapove të vet… ajo që duhet kuptuar (mund të) kuptohet fare lehtë…

    Thënë këto, ngjarja, prapëseprapë, ështe tepër e rëndë.

    Përtej integritetit fizik e mendor të aktorëve, provon edhe një herë frymën e rëndë që ka politika në Shqipëri.

    Tregon se, palët – po ka disa palë sadoqë unë gjej më shumë të përbashkëta sesa dallime – e kanë biçakun ndër dhëmbë, dhe nuk hezitojnë të të presin (rruajnë) mustaqet po u solle keq, dhe në Shqipëri kur je kundër njëshit je i keq.

    1. Shkruan:

      Pak rëndësi ka se si e paraqesin ngjarjen gazetat me shgarravinat e veta, që tek e fundit ekzistojnë tamam për ta përcjellë sipas interesave të kapove të vet… ajo që duhet kuptuar (mund të) kuptohet fare lehtë…

      Në qoftë se gazetat janë i vetmi burim i informacionit që kemi për ngjarjen, atëherë ato edhe e krijojnë ngjarjen. Të gjithë ne që diskutojmë, nisemi nga një premisë – e cila është ngjarja e rrëfyer në mediat. Sikur të mos ishte kjo premisë, nuk do të diskutonim dot.

      Ndoshta raportet në mediat kanë pak rëndësi për të pranishmit në atë takim; por dihet tashmë se edhe dëshmitarët e një ngjarjeje e rrokin atë më mirë, kur e shohin të edituar në TV…

      Nëse ju ka qëlluar ndonjëherë të shkoni në stadium tani vonë, besoj do ta keni vënë re se, pasi është shënuar goli, keni pritur të shihni Replay-n, për ta kuptuar se çfarë ndodhi pikërisht… Ne jemi të varur prej mediave tani, njëlloj si miopi pas syzeve.

  9. Edhe mua me ra ne sy, duke lexuar per kete ngjarje, lemshi i koklavitur i krijuar nga kombinimi i paaftesise se gazetave shqiptare per te dhene detajet e sakta per cfaredo lloj ngjarjeje me perleshjen frontale te dy partive kryesore nen parimin “fiton kush genjen me shume”.
    Me dukej vetja sikur papritur u gjenda i pranishem ne nje grindje te madhe qe kishte kohe qe kishte filluar, ku faktet fillestare kishin kohe qe ishin thene dhe tashme ishin harruar. Veçse ne kete rast ishim te pranishem qe ne fillim te ngaterreses dhe faktet nuk gjendeshin asgjekundi. Une mora ne telefon nje shoqe ne Vjene qe e njeh Eginin por as ajo s’dinte se cfare kishte ndodhur me te vertete.
    Paaftesia e gazetave shqiptare per te shpjeguar se cfare ka ndodhur eshte e perbashketa me e madhe qe bie ne sy kur lexon shtypin sot. Mesa duket pese pyetjet (kush, cfare, kur, ku, pse) nuk njihen fare nga gazetaret. Eshte pothuajse e pamundur sot te gjesh nje reportazh origjinal apo nje histori te investiguar nga stafi i gazetes. Edhe kur lexon p.sh. kronika te zeza te mbeshtetura ne nformacion te marre nga burime te tjera (kryesisht nga komunikatat e policise) verehen pasaktesi te medha edhe per fakte baze si p.sh. emri i te vrarit apo vendi ku ndodhi ngjarje. Mjafton te kujtojme vrasjen e nje balerine ne nje lokal te Tiranes para disa kohesh ku i gjithe shtypi njezeri e beri balerinen kercimtare ne ate lokal kur ajo ne fakt kishte shkuar aty si kliente.
    Risija ne kete debat te fundit per mendimin tim eshte se ne fakt, pas dy ditesh, u gjet nje burim qe shpjegonte sakte pikepamjen e njeres pale ne konfrontimin Rama-Ceka. Kjo ishte intervista ne Panorama qe Egin Ceka vete permendi me lart. Besoj se me shume se kaq nuk mund te presim pasi zoti Rama nuk besoj se ka ndonje interes te dale e verteta rreth kesaj ngjarjeje.

  10. Jam plotesisht dakort me kritiken qe 2xha i ben mediave per menyren se si ato shpesh operojne. Njeheresh nuk jane te gjitha njesoj, p.sh. do vecoja Panoramen jo si ideale (ne kronikat dhe raportimet) por me e mire nga gazetat e tjera. Por nuk me duket ky rasti ideal per ta ilustruar ate kritike, apo gjendjen e tyre te pergjithshme.

    Se pari nuk ka pasur gazetare, dhe vetvetiu mediat do mbeshteten tek burimet dytesore. Sipas 2xha, mediat duhet te kishin derguar gazetare pas Rames. Veshtire te thuash, duke pasur parasysh nivelin e eventit, dhe buxhetin e mediave shqiptare. Normal qe do ishte mbushur me gazetare sikur ta dinin se do ndodhte incidenti “veshi”, po flas ne pergjithesi per te tilla takime dhe evente te politikaneve tane jashte atdheut.

    Nderkohe jam dakort qe mediat duhet te kishin bere me shume pune per te intervistuar detajisht disa deshmimtare okulare, persa vete i kushtuan kaq vemendje disa ditore ngjarjes, dhe jo thjesht te mjaftoheshin me prononcimet e te njeanshmeve.

    Se dyti, shikoj qe 2xha i meshon fort reagimeve te maxhorances, me shume ilustrime, sic ka pasur shume te tilla per ta hiperbolizuar ngjarjen dhe per ta paraqitur Ramen si nje skizofren te papermbajtshem dhe te dhunshem, duke ju kthere serish historive te tij familjare etj.

    Por, heshtja e vete zotit Rama ne kete rast le shume per te deshiruar, dhe per te dyshuar.

    Se pari si kryetar i opozites dhe pretendent per kryeminister pas pak kohesh, ai duhet te ishte i pari qe duhet ta kishte ‘shuar’ kete zjarr, duke u shprehur seriozisht dhe qarte, p.sh. “S’kam bere asnje kontakt fizik ndaj zotit Ceka” do mjaftonte.

    Se dyti, ishte ne interesin e tij qe tja fikte kete flake maxhorances duke u shprehur qarte dhe prere per ngjarjen.

    Ne vend te kesaj, Rama ka reaguar me te njejtin ambiguitet si dhe maxhoranca, bile ka shkuar deri aty sa ta karagjozoje ngjarjen me batuta “Ta shpallim diten e veshit” duke e gjykuar vete keshtu audiencen shqiptare si nje turme macoiste qe me keto shaka bajate do mendoje “He mo se dhe po ja ka shkulur veshin mire ka bere”.

    E shkuara e Rames nderkohe (me nje mori atakimesh arrogante te qyetareve, gazetareve e punonjesve te bashkise) nuk e ndihmon ate ne kete rast kur pasohet nga keto reagime qe Rama ka bere per ngjarjen.

    “Ta bej ftyren si kepuca”, shprehja e famshme e Berishes, ne kete rast suprimohet nga Rama me kete ngjarje me ragimin e tij me gjasa fizik. Prononcimet e vete Rames per ngjarjen nenkuptojne se ka pasur nje fare kontakti fizik gjithsesi, pavaresisht se si cfare dhe me cfare menyre.

    1. Ka disa nivele si mund të shihet kjo ngjarje, dhe nivelin e zgjedhim ne vetë, nuk lëmë të na e imponojë kush, apo jo?

      Kemi një kryetar opozite që shkon në Vjenë ku e pret, ndër të tjera, edhe Presidenti i Austrisë.

      E megjithatë, asnjë përfaqësues zyrtar i shtetit shqiptar nuk është i pranishëm (dhe as i mediave – koincidencë? Kur erdhi vjet Rama në NYC, kish plot gazetarë të pranishëm – edhe pse nuk e priti gjë Obama, madje as Bloomberg-u).

      Kemi pastaj një takim të kryetarit të opozitës në një Akademi të Diplomacisë, në të cilin ka shkuar edhe një diplomat yni, por si qytetar privat, jo si përfaqësues zyrtar i shtetit shqiptar.

      Ky person privat i afrohet kryetarit të opozitës dhe kërkon të flasë me të po privatisht. Ndodh diçka mes tyre, ka kontakt fizik – një prekje, një tërheqje veshi ose flokësh.

      Personi privat, që u cenua kështu fizikisht dhe ndoshta edhe në dinjitetin e vet protestoi – ka të drejtë të protestojë, edhe unë ashtu do të kisha bërë.

      Hyn në skenë kryeministri Berisha dhe e bën qimen tra, duke kërkuar të ngrejë një komision parlamentar për të “hetuar” këtë incident.

      Se ç’hyn komisioni parlamentar këtu, një dreq e di. Kryetari i opozitës kacafytet pak – le ta zëmë se ndodhi kështu – me një qytetar privat. Po pastaj?

      Bëhet zhurmë e madhe. Dhe në këtë zhurmë harrohet se ky person, që i ishte qasur Kryetarit të opozitës, gjendej në takim me dëshirën e vet, jo si i dërguar i ambasadës dhe i shtetit shqiptar.

      Një arsye më tepër për ta bërë qesharak komisionin parlamentar.

      Futen edhe të tjerë në valle, si p.sh. babai i qytetarit privat, që i shkruan kryetarit të opozitës në publik.

      Dhe meqë babai në fjalë është politikan dhe personalitet i njohur, madje edhe vetë ambasador në Romë, atëherë vetvetiu do të flitet për nepotizëm.

      Kryetari i opozitës e ceku këtë që në Vjenë, aq më tepër pse takimi po zhvillohej në Akademinë e Diplomacisë.

      Problemi serioz: çfarë diplomatësh do të ketë Shqipëria? Profesionistë të mirë, apo familjarë të pushtetarëve?

      Problemi më pak serioz: ia shkuli apo nuk ia shkuli veshin, dhe nëse ia shkuli, sa fort? (Këtë do të hetojë komisioni parlamentar! Turp për ata deputetë, që pranojnë të katandisen kështu, në këtë rol.)

      Akuza për nepotizëm u kundërshtua – me argumentin se qytetari privat në fjalë është i përgatitur dhe serioz dhe i meritueshëm për postin që ka.

      Mirëpo një artikull i Dritan Hilës sot në GSh e vinte në dyshim profesionalitetin e personit në fjalë, duke shpjeguar se ai nuk i kish plotësuar kushtet për të punuar si diplomat i karrierës.

      Shkruan gjithashtu Hila se, statistikisht 70% e personelit tonë diplomatik jashtë janë emigrantë pinjollë partiakësh, ose fëmijë të pasurish që blejnë vendet me para. (Kushedi ashtu edhe financojnë buxhetin e mjerë të MPJ-së shqiptare.)

      Shpresoj që dikush t’u përgjigjet këtyre akuzave të një “të brendshmi” si Dritan Hila, për të marrë ne lexuesit një informacion më të drejtpeshuar për situatën.

      Por ka një emërues të përbashkët midis vizitës së kryetarit të opozitës në Vjenë, nepotizmit në ambasada dhe incidentit të “veshit” – dhe ky emërues i përbashkët ka të bëjë me profesionalitetin e diplomatit shqiptar sot.

      Ky është edhe niveli ku duhet analizuar ngjarja në PTF: a po i shërbejnë përfaqësitë tona diplomatike shtetit shqiptar dhe qytetarit shqiptar, apo janë katandisur në sejmenë të kastës sot në pushtet?

      Për shembull, kur vete në Austri kryetari i opozitës dhe takohet deri edhe me presidentin e vendit, a nuk duhet që ta shoqërojë, në të gjitha këto takime, ambasadori ynë në Vjenë? Nuk ndodhesha në Austri, tha ambasadori Minarolli, sot në “Panorama.” Shumë keq, që nuk ndodheshit, z. ambasador. Duhej të ishit ndodhur – se kjo është puna juaj, për këtë ju paguan shteti shqiptar.

      Gjithsesi, unë nuk kam asnjë përvojë të drejtpërdrejtë me diplomatët shqiptarë dhe nuk di ç’të them nga ana ime. Por, duke gjykuar nga dështimet e njëpasnjëshme dhe spektakulare të diplomacisë shqiptare, në të gjitha fushat ku ka vepruar, kam të drejtë të mendoj se këta diplomatë nuk janë në lartësinë e detyrës – qoftë edhe thjesht ngaqë nuk dinë a nuk guxojnë të japin dorëheqjen, kur anashkalohen nga harbutët në Tiranë.

      Në këtë kohë dorëheqjesh dhe rebelimesh, s’më mbetet veç t’i ftoj ata miq e kolegë diplomatë që mund të qëllojnë të lexojnë PTF që t’i thonë edhe ata një vaffanculo të madh shefave të tyre në Shqipëri, sa herë që ndihen të nëpërkëmbur dhe të përdorur prej tyre.

      1. Xhaxha, na bere te lexojme nje leter skandaloze nga Dritan Hila. Keshtu po i hapen petet lakrorit te diplomacise shqiptare. Nga njera ane Hila nga ana tjeter nepotizmi dhe pergojimi pacaqe i diplomateve Ceka…

        Emri i tij, Hiles, qenka (vet)bere pjese e wikipedias shqiptare, “sfere qarkullims” i ekonomise shqiptare, nje grup i specializuar i ekonomikut te dikurshem qe pregatiteshin te merreshin me sferen e tregetise ne ekonomine e centralizuar socialiste, sot nje ish-diplomat…

        Pergjigje, reagime te tilla inatcore priten. Cka me skandalizoi vertete mua sot ishte nje interviste e Minarollit, ambasadorit shqiptar ne Austri.

        Nder te tjera ai thote se.. ” Personalisht unë i jam mirënjohës se ai(Fate Velaj) organizoi takimin tim me eurodeputetin Hannes Svaboda, të cilin e sqarova se liberalizimi i vizave ishte në dobi të të gjithë shqiptarëve dhe jo një aset i maxhorancës, siç pretendonte opozita, për të cilën dhe ai lobonte në Bruksel. Dhe e pata mirëkuptimin e tij të plotë dhe përfitoj nga rasti për ta falënderuar. Zoti Velaj më tha se të gjitha takimet i kishte rregulluar ai dhe shtoi se jam në pritje të konfirmimit dhe të një takimi me presidentin Fisher…

        Na del qe ky piktor dhe pjestar aktiv i te majtes, ka aq lidhje te forta e kredi me te majten austriake, sa qe luan rolin e sekserit per te siguruar, mundesuar e organizuar takime te diplomateve shqiptare, biles kryediplomatit Minarolli, me pushtetaret austriake si president Fisher.

        Interpretimet jane te shumta, por tregon shume per peshen politike te ndryshme te seksereve, korriereve politike dhe diplomateve te shtetit shqiptar karshi makines shteterore te nje shteti tjeter, ne rastin tone Austrise.

        1. Shkruan:

          Emri i tij, Hiles, qenka (vet)bere pjese e wikipedias shqiptare, “sfere qarkullims” i ekonomise shqiptare, nje grup i specializuar i ekonomikut te dikurshem qe pregatiteshin te merreshin me sferen e tregetise ne ekonomine e centralizuar socialiste, sot nje ish-diplomat…

          Në fakt, unë nuk shoh ndonjë relevancë të këtyre fakteve biografike për Hilën, për argumentin në fjalë. Njëlloj mund të themi edhe se Hila ka lënë mjekër, ose ka gjithë jetën që lufton me morthin.

          Arsyeja pse e veçova shkrimin e tij nga mega-kakofonia, është se Hila ka punuar në MPJ dhe i njeh mirë korridoret e atjeshme.

          1. Ka nje ndryshim: une perzgjodha dhe solla si shembull nje aspekt te historise profesionale te Hiles, perpara karrieres te diplomacise, jo preferencat personale ne “look-un” e jashtem apo historine personale mjekesore te tij.

            Ne letren e tij zbulohet lehtesisht dy aspekte te bios profesionale te Hiles: “a disgruntled employee”(nje punonjes i pakanaqur, qe vjell vrer, ka ankesa ndaj institucionit ku ka punuar) dhe qe prezantohet si nje “whistleblower”, duke i fryre bilbilit demaskues, ne rastin tone ne media, te praktikave nepotiste e padrejtesive ne MPJ.

            Pavarsisht nese mund te provohet ose jo faktet dhe pergjithesimet qe sjell ai, gjithmone do te vihen ne pyetje motivet. Para se gjithash, ai nuk eshte ne gjendje me CV e tij, te gjykoje mbi aftesite e dikujt tjeter, duke shtuar qe ne ate pune mund te kete ardhur edhe ai nepermjet te njejtave praktika. Po ai, sic thua vete, di shume mire si punon sistemi i kulisave dhe promocioneve brenda MPJ, sepse ka qene i brendeshem i atij institucioni dhe mund te kete perfituar personalisht prej ketij sistemit.

            Permendja e kalimit te testit te MPJ, apo stazhit dyvjecar, nuk tregon asgje per aftesite e diplomateve shqiptare. Jane formalitete(ose kthehen ne te tilla) me te cilat mund te abuzohet pikerisht prej ekzistences se vet nepotizmit.

            Nga ana tjeter, njoh kryediplomate shqiptare(ne nivelin e nje shoku te diikurshem) qe kane mbi njezet vjet qe e bejne ate pune, e kane hyre ne diplomaci nga dyer te ndryshme, pa dhene provime e bere stazhe, por sot jane diplomate karriere, duke i mbijetuar tranzicione te shpeshta politike, dhe jam i sigurte qe dine ta bejne shume mire ate pune ne nivele profesionale.

            Kjo praktike e tille perzgjedhje(teste,stazhe, etj.) nuk ndiqet ne nivelet e ambasadoreve, sekretareve, por per nivele te rangut te ulet, qe levizin vetem letrat nga nje zyre ne tjetren.

            Pozicionet ne fjale, jane pozicione politike e perdoren si “shperblime”, dhurata politike besnikerve te partive. Kjo eshte krejt normale per cdo vend te botes. Te kujtojme se fundi, psh ne SHBA, dhurata qe iu be te bijes se Kenedit, propozuar prej administrates te Obames si ambasadore ne Tokio.

            1. Dritan Hila shkruan që 70% e personelit diplomatik të MPJ-së gjendet në detyrë jo si rezultat i përfshirjes të suksesshme në ndonjë trajektore karriere, por për arsye jashtë-profesionale.

              Kjo, për mua është katundarokraci, në kuptimin më të keq të fjalës.

              P.S. Meqë po ngul këmbë për të “vrarë lajmëtarin”, atëherë le të shtoj edhe unë se, me sa mbaj mend, konflikti i Hilës me institucionin ku punonte kish të bënte me aktivizimin e tij si qytetar, në debatet publike.

              1. eshte nje shifer e pabazuar asgjekundi

                Te gjithe e dime sesi zhvillohen provimet qofte per sherbimin diplomatik, qofte edhe per ate civil. Prandaj nuk kam besim ne cfare cilesohet “diplomat karriere” (gjithkund bota lejon kercimin e gjakut te ri ne strukturat e ngurta karrieriste te sherbimit civil). Per me teper, ne sherbimin diplomatik jane te rralle njerez si Egini (studiuar ne gjermani e diplomuar ne viene, pedagog ne viene etj.) Nga ana tjeter kemi pare lista te publikuara qe deshmojne nepotizimin ne sherbimin diplomatik apo personalisht kam degjuar raste korrupsioni (20 000 Euro per nje vend shofer ne nje vend perendimor).

                une vete jam partizan i meritokracise, por te flasim drejte kush ka patur rast t’i shkolloje femijet ne shkollat me te mira jashte vendit? femijet e pushtetareve, e biznesmeneve, gjykatesve etj.. kjo kaste riprodhohet vazhdimisht ne instancat me te larta te shtetit… rasti i shqiperise nuk mund te gjykohet sikur ne perendim, ku do te ishte cudi qe ne morrine e miliona te diplomuareve te perzgjidheshin bijte e bijat e politikaneve (italia si shembull ndryshe, sidomos ne akademi)… por fale Zotit eshte ulur lindshmeria ne shqiperi dhe do Zoti i ulet edhe fertiliteti kesaj klase politike… por gjithsesi le te jemi te sinqerte me veten e te mos kerkojme te pamunduren

              2. Po c’ne, 🙂 nuk flitet per vrasje te lajmetarit, por per mosmarrje seriozisht (te infos mllefosese) te tij.

                Perse mos dikush punon ne zyren e kuadrit te MPJ? Atje hapen e lexohen dosjet personale, intervistohet personeli diplomatik per te pasur shifra dhe perqinde.

                Te gjithe jemi ne gjendje te imagjinojme, interpolojme % e mundeshme te nivelit mjeran te diplomateve shqiptare. Prap, po flasim qesim, vetem ne boten e hamendesimeve.

                “Xhestin patriotik” te Hiles, “qe zgjodhi guximshme midis diplomatit dhe gazetarit”, mund edhe mos ta sjellim si argument ketu, perderisa alibia e tij kete rradhe eshte politike, “po flet ne emer te socialisteve te revoltuar”.

                Letra e tij eshte baltosese, plot mllef inatcor personal, duke e vendosur veten ne nje terren moral e profesional superior te stisur karshi Cekes se vjeter dhe te riun.

                Nese kane ndonje kapital politik, profesional apo njerezor, apo cfare Ceka & Co. mendoj se nuk duhet gjykuar keshtu.

              3. E klikova linkun e artikullit te Hiles me shprese se do te shihja shifra te bazuara gjekund. Por u zhgenjeva shpejt. Shifra e 70 perqindeshit eshte fare e pabazuar dhe fjalen “statistikisht” qe fjalise i eshte ngjitur per ta bere me te besueshme, nuk e meriton. Intutivisht nga eksperienca ime me diplomacine shqiptare mund ta besoj si shifer por mendoj se kur leshohen thenie te tilla publike duhet nje baze sado e vogel, nje dokument me emrat e te gjithe te punesuarve te rinj ne MPJ gjate nje viti te caktuar psh. Dhe mund ta analizosh ate dokument. Gjera te tilla nuk jane veshtire per tu gjetur nga nje gazetar qe merret dy tre jave me kete pune.

                Edhe per cka thote ndaj Egin Cekes se nuk ka kaluar 2 vjeteshin ne Shqiperi nuk jep asnje baze, vitin e punesimit te tij fundja tek MPJ dhe vitin e shkuarjes ne Vjene si diplomat. Pervec kesaj rregulli i dy vjeteshit ne Shqiperi mund te kete perjashtime (rregulla te tjera qe e shfuqizojne) dhe Ceka mund te jete i punesuar fale ketyre perjashtimeve. Hila nuk flet per ekzistencen apo jo te ketyre rregullave. Nese eshte shkelur ndonje rregull duhen prova.

                Me te thene keto nga listat e te punesuarve qe kemi pare ne ambasada eshte shume e qarte qe ka nepotizem dhe nuk eshte e vertete qe kasta e administrates se larte riprodhohet pse i pajis femijet e tyre me shkolla jashte. Pra, ata jane me te aftit duam apo s’duam si thote kapedani. Ka shume shqiptare tashme qe kane shkolla jashte dhe karriera shume te sukseshme jashte e qe nuk jane femije gjykatesish apo administruesh shteterore. Edhe nje student normal shqiptar ne nje vend te madh si Gjermania mund te beje nje pune me te mire se i gjithe stafi i Ambasades Shqiptare pra qe diplomacia shqiptare ka probleme shume te medha eshte e qarte dhe qe nepotizmi dhe militantet partiake luajne rol te dores se pare ne keto probleme eshte poashtu e qarte.

              4. “…konflikti i Hilës me institucionin ku punonte kish të bënte me aktivizimin e tij si qytetar, në debatet publike”

                Pikerisht ketu ishte problemi me Hilen. Nje diplomati nuk i lejohet te beje njekohesisht kritikun dhe analistin publik te politikes se jashtme te qeverise qe e ka derguar me mision. Diplomati persa kohe qe eshte ne detyre, duhet te bindet dhe te zbatoje direktivat e qeverise. Hila u debua nga diplomacia sepse filloi te bente nje politike te jashtme personale.
                Kam lexuar nje vetembrojtje te tij pasi u pushua nga puna ku pati pafytyresine ta krahasonte veten me Sergio Romano-n.
                Kam pershtypjen se te njejten gje beri ne Vjene edhe Ceka. E la menjane diplomatin dhe ia hyri nje debati politik me kreun e opozites. Sa kohe qe eshte diplomat, ai nuk mund te pretendoje te flase si “qytetar i thjeshte”. Mire e ka Xha Xhai, po te mos ishte i biri i te atit, nuk do te guxonte ta bente kete.

  11. Ky Vehbiu eshte aq biased sa qe u largova po sa lexova dy rreshtat e pare. Dhe kete nuk e bene nga mosdija por me qellim per ta zbutur efektin negativ qe ky lajm ka per te perzgjedhurin e tij/tyre. Shqiptaret ne Shqiperi jetojne ne nje diktature mediatike qe eshte nen kontrollin e zerave te opozites qe bejne sikurse Tirana eshte Shqiperi dhe Shqiperia Tirane. Kaq njerez te ngritur por ne te njejten kohe me kaq pak etike dhe sinqeritet.

    1. Qenkemi i vetmi rast ne bote ku opozita kontrollon median. Me sa kemi lexuar raportet nderkombetare flitet per kontroll te medias nga qeveria dhe jo nga opozita. Gjithsesi edhe raportet jane per ata qe nuk lexojne vetem dy rreshtat e pare.

  12. Në këtë bisedë mungonte një pozicion kritik, por bëhet i pavlefshëm nëse është tangencial. Të ftoj t’i nënshtrohesh leximit qoftë me vetëkontroll, dhe të artikulosh kundërshtimin tënd. Ndryshe s’ke zë në diskutim

  13. Mua me dalin disa probleme, dhe nuk me ngjan se kane fort lidhje me njera tjetren, pervec emeruesit te perbashket shqiptar qe kane. Perpjekjet per ti perziere bashke, e per ti paraqitur si shkaqe/pasoja te njera tjetres vetem hedh tym kot.

    1. Media jo profesionale, qe ne mungese te fakteve te verifikuara, raporton cfare tha njeri e tjetri, cfare tha kryeministri, cfare s’tha kryesocialisti, cfare do beje parlamenti etj etj.

    2. Ngjarja vete, qe eshte shpjeguar vetem nga njeri aktor, Z. Ceka. Rama nuk nuk eshte prononcuar, per te keqen e vet. Si do qe te jete e verteta, mjafton qe Rama po lejon te fryhet kjo histori, pa dhene versionin e vet, qe ajo puna e tymit dhe zjarrit te mos jete kot fare. Jam dakord me “fajin e ka princi.”

    3. Nepotizmi ne MPJ, qe pa lexuar asnje gazete, jam e sigurt qe ekziston, ne format me banale, me te papranueshme, ose edhe me pak flagrante, si rastet e atyre qe edhe e meritojne, por duan nje te shtyre nepotike, se perndryshe nuk dalin dot mbi uje. Flasim nate e dite per korrupsion, kapje te shtetit ne Shqiperi, ja edhe ky eshte nje shembull, keshtuqe edhe fort te habitur nuk kemi pse behemi tani, sikur sapo mesuam nje gje te re per punet e administrates ne atdhe.

    4. Reagimi politik, edhe ky i njohur, me ulerima e kercenime nga Berisha, me hedhje dege me dege nga opozita, pa i dale per zot te vertetes. Asgje e re nga fronti i lindjes, me pak fjale.

    1. Ka në fakt, një lidhje, midis të gjitha këtyre temave për debat.

      Të marrim sfondin e përgjithshëm të ngjarjes: diplomacinë – si praktikë komunikimi mes njerëzve, institucioneve dhe shteteve.

      Këtë sfond e amplifikon edhe fakti që incidenti mes Ramës dhe Cekës ndodhi pikërisht në Akademinë Diplomatike në Vjenë.

      Ceka ka thënë se ishte i pranishëm në takim si qytetar, jo si diplomat; gjë për t’u mbajtur parasysh.

      Megjithatë, nuk dimë sa “diplomatike” ka qenë ndërhyrja e tij me Ramën; por dimë se kundërpërgjigjja e Ramës nuk ka qenë dhe aq diplomatike.

      Ka pasur kontakt fizik; dhe kontakti fizik dëshmon, në fakt, dështim të diplomacisë, nëse me diplomaci kuptojmë edhe përpjekjet për zgjidhje të konflikteve me marrëveshje, ose para se këto të degradojnë në akte dhune.

      Ceka ka denoncuar përdorimin e dhunës fizike nga ana e Ramës; pala tjetër, edhe pse jo Rama vetë, ka denoncuar dhunë verbale nga ana e Cekës.

      Kemi arsye të dyshojmë të dyja palët, sa kohë që versionet nuk përkojnë.

      Rama ka folur pastaj për nepotizmin, duke vënë në dukje se Ceka junior është i biri i një eksponenti të lartë të pushtetit sot.

      Ka një lidhje mes nepotizmit dhe arrogancës verbale – të supozuar – nga ana e Cekës në takim?

      Natyrisht që ka, sa kohë që një person i cili e ka fituar vendin e punës falë lidhjeve familjare ndihet me shpatulla të ngrohta, i mbrojtur, i garantuar në veprimet e veta.

      Nuk dua të them se Ceka junior është i tillë, flas në përgjithësi.

      Përmendja e nepotizmit, sikurse e thashë, ishte me vend, po të kemi parasysh se takimi po bëhej në një akademi të diplomacisë.

      Do të pyesim: a prodhon nepotizmi dhunë në komunikim? Dhe do të përgjigjemi: po, e prodhon.

      Të shtojmë pastaj që biseda e Ramës me Cekën, në një mjedis publik, nuk ka qenë as publike as private, por diçka e ndërmjetme.

      Fakti që Ceka ka qenë i lirë ta zhveshë uniformën e diplomatit, për t’u paraqitur në cilësinë e qytetarit i jep kushedi të drejtë edhe Ramës që ta zhveshë uniformën e kryeopozitarit, për t’u paraqitur edhe ai në cilësinë e qytetarit.

      Është për të ardhur keq që politika i ka katandisur këta dy qytetarë të mos komunikojnë dot mes tyre, përveçse me passages à l’acte.

  14. Mbase edhe mund te lidhen njefaresoj. Por me shume kapercime. Diplomati edhe mund te zhvishet nga uniforma dhe te thote “mora pjese dhe pyeta si qytetar” Si qytetar ai ka te drejte edhe te pyese, edhe te provokoje, edhe te ankohet, edhe te shaje opoziten, po i deshi qejfi. Kjo e shpeton nga pergjegjesia per pjesen e vet ne krijimin e konfliktit. Po te ishte aty si perfaqesues i ambasades, atehere nuk do kalonte lehte provokimi qe beri, dhe do duhej te pergjigjej se pse provokon kryetarin e opozites te vendit te vet ne nje vend te huaj.

    Kryetari i opozites dhe kryeministri i ardhshem, ne asnje ambient, as ne Akademine e Diplomacise jo e jo, po as ne rrugicen ku blen buken nuk mund te zhvishet nga petku publik dhe te perdori dhune verbale, e aq me pak fizike, qofte edhe ndaj provokatoreve.Mund ta beje, por e merr gazeta pastaj, dhe te gjithe qytetaret e Shqiperise kane te drejte te kene mendim per reagimin e tij.

    Ky eshte thelbi i ngjarjes. Se cfare thote babai i diplomatit apo gruaja e kryesocialistit nuk ngrene peshe. Sic nuk ngrene peshe fare edhe kercenimet e kryeministrit se do beje namin me ato komisionet hetimore pa kuptim. Dhe kjo puna e futjes ne loje te nepotizmit, eshte pak a shume si ajo permendja e biografise nje here e nje kohe, nuk perben argument, eshte me shume si bicim sebepi per te kthyer vemendjen nga incidenti, tek kush e futi ne pune Ceken apo Ramen.

    1. Natyrisht që Ceka i Riu ka marrë pjesë si diplomat në atë takim, pasi statusi i tij si i tillë nuk është diçka, që mund të hiqet e vishet sipas dëshirës, si të ishte fjala një palë brekë. Pa u thelluar shumë në argumentimin e kësaj bindjeje mjafton fakti, që edhe imuniteti i tij diplomatik e mbron atë gjatë gjithë kohës; si në rastin kur ushtron drejtpërdrejtë detyrën e tij në shtetin ku shërben, ashtu edhe kur vjedh një sapun tualeti në një dyqan. Edhe ndërhyrja e tij nga ana përmbajtësore lipset të ketë qenë në një relacion të drejtpërdrejtë më shërbimin e tij, kur ky e kundërshton Ramën: “diplomacia shqiptare është e mirë”, pasi më parë Rama ka thënë: “diplomacia shqiptare është e keqe”. Po të ishin zënë për një penallti të paqenë apo për perceptime të ndryshme të një nuance të kaltër tek “Der Blaue Ritter”, është tjetër gjë, por të dyja palët janë përfaqësues të drejtpërdrejtë të pushteteve publike që ushtrojnë. Çdo pretendim tjetër është manipulativ dhe Cekën e Ri nuk e nderon gjë profesionalisht pretendimi i të kundërtës, përkundrazi, e diskualifikon si diplomat në mënyrë eklatante.
      Po kaq e nderon edhe Ramën, i cili në atë moment e ka konsideruar kontaktin fizik si pjesë të domosdoshme të komunikimit me këtë person. Rama nuk duhej ta kishte prekur atë dhe pasi e bëri, do të kishte qenë në nderin e tij, t’i kishte kërkuar të falur për gjestin, por duke shfrytëzuar rastin për të shprehur përbuzjen e tij të madhe për mungesën e karakterit, dinjitetit dhe integritetit të dikujt, i cili pretendon sot, se shteti i Berishës qenka një i tillë serioz dhe i së drejtës; në gjendje të garantojë zgjedhje politike të ndershme.
      Ceka i Ri ka humbur shumë nga ky konflikt dhe siç duket nuk e kupton, gjë që personalisht e bën për të ardhur keq. Pavarësisht se CV e tij qenka adekuate për të ushtruar detyra në shërbimin publik, atij u munguaka krejtësisht ndjeshmëria e nevojshëm profesionale për të hyrë në një diskutim publik.
      Po si mund ti o njeri të kundërshtosh kryetarin e opozitës së sotme shqiptare, i cili ankohet për ndershmërinë e shtetit shqiptar për zgjedhje të manipuluara sistematikisht të të vjedhura sy për sy, pa qenë idiot, ose maskara, ose krejtësisht i papërgjegjshëm? Dhe jo gjë për respekt për këtë të parin, por për respekt të hapësirës publike intelektuale shqiptare, pjesë e të cilës jam unë, je ti, është im atë, është yt atë, janë qindra e mijëra qytetarë të sqaruar e të heshtur, që ditës i thonë ditë e natës natë?!
      Tejet zhgënjyese është edhe ndërhyrja e Cekës së Vjetër, i cili si një ballkanik mesjetar e gjen të nevojshme të ndërhyjë publikisht për të mbrojtur nderin e nëpërkëmbur të të birit. Po në ç’hale e paskeni çuar atë mendim republikan të shteti ligjor, kur për një vesh të shkulur nxirrni pallat e rrihni gjokset? Ç’na pret akoma? Te na tregoni gjë edhe gjenitalet?

  15. Me lejoni t’ju kujtoj se thelbi i debatit kishte te bente me projektin qe votimin e emigranteve ta organizojne ambasadat. Rama eshte kunder ketij projekti sepse mendon se ambasadat jane te politizuara dhe nuk garantojne paanshmeri. Ceka e kundershtoi kete qendrim duke i kujtuar Rames se ne perfaqesite tona punojne diplomate te ndershem.
    Pertej incidentit dhe aspekteve etike dhe formale, a ju duket se ka bythe te rrije nje debat i tille? Kesaj i thone t’i varesh ujkut melçite ne qafe. Te rrime shtrember e te flasim drejt, Rama vertet nuk u tregua “politikisht korrekt”, por Ceka e kishte hak t’ia jepje veshet ne dore.

    1. Pikërisht. Dhe, që të kujtoj edhe unë një gjë, ambasadat e Shqipërisë janë katandisur në celula politike – sipas Ramës dhe shumë të tjerëve që s’kanë fare lidhje me PS-në – sepse aty punojnë familjarë të pushtetarëve, jo diplomatë karriere. Dhe ja ku dolëm te nepotizmi sërish.

  16. Relapso:…thelbi i debatit kishte te bente me projektin qe votimin e emigranteve ta organizojne ambasadat….Rama eshte kunder ketij projekti sepse mendon se ambasadat jane te politizuara dhe nuk garantojne paanesi…. Kesaj i thone t’i varesh ujkut melçite ne qafe. …”

    Kam nje paqartesi: perse shihet kaq negativisht roli minor i ambasadave?

    Roli i tyre mendoj se nuk shkon pertej logjistikes te nje qendre fizike votimi dhe perdorimi i postes diplomatike per te kthyer ne atdhe evidencat fizike, kutite e vulosura e dokumentacionin verifikues te firmosur prej komisionereve partiake.

    Ne vazhdim, kryetari i PS, pavarsisht hamendesive tona, duhet t’i lente menjane te gjithe skrupujt e tjere, rolin e Zeusit, e te krijonte variantin e tij te ngjarjes, ku kontakti fizik midis tij dhe “provokatorit” te behej pjese e skenarit, por te treguar variantin Rama.

    “Mbrojtja” e Rames eshte e dobet, sepse insistimi per te kapercyer, per te injoruar “kontaktin fizik” mbetet prove e pafolur, por e perfolur, si dicka qe duhet te kete ndodhur, por nuk prononcohet ai qe duhet ta beje nje gje te tille.

    Ka shume menyra per t’u treguar nje ngjarje ku ka vetem dy protagoniste. Jo fort e zgjuar nga ana e kryetarit…

    1. shkruan:

      <>

      read me,

      se mbase po të kuptoj gjë gabim. A je vërtetë duke dashur të thuash se shteti shqiptar sot është në gjendje të garantojë zgjedhje politike të ndershme? Nuk të vjen turp fare për këto që shkruan?

  17. Temat i radhiti shumë mirë LG : sjellja e Ramës, nepotizmi, profesionalizmi i mediave, reagimi politik. Dhe pa ardhur shumë vërdallë, tre të fundit nuk e justifikojnë qytetarin Rama nëse ka cenuar një qytetar tjetër pa provokim të ngjashëm.
    Nuk po flasim për sjellje “politikisht korrekte”, por për një nga ato veprimet e palejuara sipas standardeve të pretenduara. Më duket hipokrite të pretendosh të kundërtën.

    1. Mire mer unai, por ka nga ata qe i takojne elektoratit te majte qe, me c’i kemi lexuar e pare reagimet e tyre, nuk e shikojne kete incident si nje ndodhi me vete, qe gjykohet me “standartet” e sjelljes europiane (packa se, paradoksalisht, ka ndodhur ne nje lokalitet qe s’ka si behet me europian se aq!). Perkundrazi, ata e shohin ate vetem ne sfondin e qeverisjes shumevjecare te kesaj mazhorance, sfondi i cili ka njolla te medha e te shperhapura ne cohen e tij si p.sh. te vraret e 21 janarit. Kur shihet me ‘syze’ te tilla incidenti ne Vjene paraqitet si nje lloj ‘mize’, me nje zukatje te paperfillshme e krejt kalimtare, faqe uleritjes mbytese te ‘buallit’ qeveritar. Ne kete pikepamje mendoj mund te marri kuptim hakerrimi i militantit tipik socialist: ‘ah c’ia ka bere mire!’ Madje sjellje te tilla rebele, te cilat per cdo njeri qe rron ne nje bote normale jane arrogance e pakonceptueshme, dalin si imperative e kohes, nje manifestim i shpirtit revolucionar te domosdoshem per te sjelle ndryshimin e madh.
      Une vete nuk jam hic i ketij mendimi e, ne fund te fundit, c’rendesi kane bindjet personale te njerit a te tjetrit. Por ta kam llafin se, te pakten keshtu me duket, kjo ‘fryme’ e votuesve socialiste qe nuk po durojne me te djathten mbi krye detyrimisht e mvesh kete ngjarje me ca parametra krejt tjeter nga c’mund te shihej ne rrethana te tjera, me ‘europiane’. Sado paradoksale te tingelloje, pretendimi nuk eshte ‘hipokrit’, sic e ke percaktuar ti, por i pritshem.Mesa kuptoj, per disa nga votuesit/protestuesit e majte Rama s’ka pse gjykohet per kete ndodhi. Ai eshte ne perputhje me pritshmerite e kesaj pjese te elektoratit.

  18. 2xha, LG e a ka shpjeguar shume mire calimin e arsyetimit tend, i cili tashme s’perben habi, jo per mua te pakten, se shkon gjithmone ne nje kah, pavaresisht argumentave dhe rrethanave te ngjarjeve qe diskuton. Dhe ketu s’eshte problem kahu (e drejte individuale), por ngritja e argumentit me klecka vetem e vetem qe te justifikohet drejtimi i kahut.

    Nuk justifikohet kapja per veshi/floku nga Rama ndaj kujtdo individi me nepotizma, as nuk eshte faji i ambasades qe nuk shkuan aty gazetaret private. Ti gati sa po thua se Rama kapi per veshi nepotizmin dhe jo zotin Ceka!

    Bamir Topi p.sh. perfitoi nga rasti ne fjale dhe u prononcua per nepotizmat dhe mungesen e rrespektit te ambasadave ndaj ti si president, dhe kjo eshte ok (politikisht) kur behet nga nje politikan i trete, po jo nga personi i perfshire ne fjale Rama, apo nga te tjere per te justifikuar Ramen, i cili vete ben shpallje dite veshi.

    Me pak fjale, argumentat e tua kane po aq vend/te drejte sa c’pati te drejte zenia per veshi (supozuar gjithmone) e Cekes nga Rama, vetvetiu, se kjo eshte ngjarja, jo nepotizmi, qe as filloi e as ka per te mbaruar me kapjen e veshit.

    1. LG e ka shpjeguar, por edhe unë e kam shpjeguar. Të sugjeroj që ta mendosh pak më thellë punën (p.sh., duke filluar nga pyetja: ishin apo nuk ishin të pranishëm diplomatët shqiptarë të akredituar në Vjenë, në veprimtaritë e Edi Ramës atje?).

      Tani ti kujton se unë justifikoj kapjen për floku – dhe këtu ti e shkel etikën e debatit, sepse unë nuk justifikoj gjë. Unë thjesht nuk dua të ndalem gjatë në kësi çikërrimash; ia kam lënë Parlamentit në Tiranë të merret me to.

  19. Une te gjitha i kuptoj, vetem nje gje JO: si mundet Egini te pretendoje se ka rrefyer “natyrshëm dhe shtruar se çfarë ka ndodhur” (e citova), nderkohe qe mjafton te lexosh letren e hapur te babait te tij i cili, per nje ngjarje qe mund te ndryshonte rrjedhen historike te nje vendi te tere, pra te Shqiperise, ka shkruar : “Egini është edhe vëllai i Redonit, i fëmijës që unë kam ngritur para qytetarëve tek ura e Lanës, në ftesën për të mos sulmuar ndërtesat”.
    Kane kaluar veçse 20 vite nga ajo dite dhe déjà, Blloku u be ‘ndertesat’ ??? Pra ne (une dhe te tjeret) paskemi dashur te sulmojme ndertesat dhe jo Bllokun?? Dhe e lexojme kete, ne te gjallet tone, nga pena e Neritanit?? Po prisni ore qe te vdesim, pastaj rrefeni ç’te doni! At e bir!

  20. Me ngjan, Pifto, se deshiron te evitosh qe te mos vije puna qe une te hedh mbi shpatulla gurin e turpit… 🙂

    Ngaqe pandeh pergjigjen time?

    Nese supozohet se shteti shqiptar nuk garanton ndershmerine e zgjedhjeve, perse duhet t’i bejme zgjedhjet?

    Nga pikepamja juridike, konstitucionale, si eshte justifikuar deri sot emerimi i qeverive, funksionimi i parlamentit dhe i makines se shtetit ne mungesen e nje garancie te tille, kur cdo here eshte vjedhur vota?

    Apo duhet qe vazhdimisht te sakrifikohet integriteti politik i pales humbese, qe sido qe te jete, per nje qellim me te larte, fasada e nje shteti te pandershem e langaraq te funksionoje?

    Cfare teorie shteti mund ta justifikoje kete thagme?

    Pres nje pergjigje profesionale…

    1. Read Me,
      ka disa shpjegime te mundshme per kete pergjigjen tende:

      a) ke aq shume vite ne mergim dhe nuk e ke idene se si behen zgjedhjet ne Shqiperi;
      b) nuk ke marre pjese ndonjehere aktivisht ne zgjedhje shqiptare ne cilesine e anetarit te komisionit te qendres, te vezhguesit apo edhe te votuesit;
      c) nuk ke degjuar ndonjehere histori dhe episode te treguara me mburrje nga vete protagonistet se si i kane manipuluar zgjedhjet dhe “ia kane hedhur” pales kundershtare;
      d) ndoshta ke votuar ne qytetin e Tiranes, por nuk ke pasur ndonjehere pervoja te drejtperdrejta zgjedhjesh neper fshatra te thella apo qyteza si Kavaja, Skrapari, Berati, Kurbini etj. etj.

      lista mund te vazhdoje me hipoteza te tjera, por po e le me kaq se nuk dua te te fyej.

      Nje gje eshte e sigurt: shqiptaret nuk kane bere kurre zgjedhje te ndershme, madje une kam frike, sidomos tani qe po me afron dita e pensionit, se do te vdes pa e pare me syte e mi ate dite te bardhe.

    2. pyet:

      “Nese supozohet se shteti shqiptar nuk garanton ndershmerine e zgjedhjeve, perse duhet t’i bejme zgjedhjet?”

      Unë nuk vura në dyshim nevojën e bërjes së zgjedhjeve kur ato vidhen. Ndërhyrja ime ishte e llojit: “të lutem mos urino publikisht”, kur the, që në ambasadat shqiptare sot janë në gjendje të garantojnë zgjedhje të ndershme.

      Unë nuk supozoj se shteti shqiptar nuk garanton ndershmërinë e zgjedhjeve, unë e di këtë. Këtë e di edhe bufi, meqë ra fjala. Ka mbetur ndoshta që ta mësosh edhe ti.

      pyet:

      “Nga pikepamja juridike, konstitucionale, si eshte justifikuar deri sot emerimi i qeverive, funksionimi i parlamentit dhe i makines se shtetit ne mungesen e nje garancie te tille, kur cdo here eshte vjedhur vota?”

      Këto janë gjëra që nuk kanë të bëjnë me njëra tjetrën detyrimisht. Zgjedhjet mund të vidhen dhe qeveria e ka megjithatë formalisht legjitimitetin. Duhet gjë të të shpjegoj këtu ekzistencën objektive të shteteve diktatoriale?

      shkruan e pyet akoma:

      Apo duhet qe vazhdimisht te sakrifikohet integriteti politik i pales humbese, qe sido qe te jete, per nje qellim me te larte, fasada e nje shteti te pandershem e langaraq te funksionoje?

      Nuk e kuptoj këtë.

      Pyet (çart?!):

      Cfare teorie shteti mund ta justifikoje kete thagme?

      As këtë nuk e kuptoj.

      shkruan:

      “Pres nje pergjigje profesionale…”

      Mos u bëj karagjoz.

      1. Bingo! Kjo ishte dhe pergjigja qe prisja!

        Pifto: “..A je vërtetë duke dashur të thuash se shteti shqiptar sot është në gjendje të garantojë zgjedhje politike të ndershme?”

        Pifto: “:..Unë nuk supozoj se shteti shqiptar nuk garanton ndershmërinë e zgjedhjeve, unë e di këtë.”

        Keshtu edhe revizionojme nocionin e karagjozit.

        Pifto “…kur the, që në ambasadat shqiptare sot janë në gjendje të garantojnë zgjedhje të ndershme.”

        Kete e shkruan ti, jo une… 🙂

  21. Relapso me vjen keq te them se kesaj radhe pergjigja jote eshte krejt tangent, “off”.

    Ne po flasim per dy hajdute dhe shteti, ky entitet pa emer e pa fytyre i kapur ne mes.

    Pifto dallohet per instinktin e juristit dhe nje pergjigje e tille pritet…

    1. Në fakt deri tani kemi vetëm një hajdut votash dhe ai është Sali Berisha. Ky njeri kur nuk i fiton dot zgjedhjet, i vjedh. Kush lipset të jetë i dyti?

      Faleminderit për konsideratën por nuk kam më kapacitete për të shkëmbyer komplimente. Ndjej një erë të qelbur sa herë më qaset o i qasem dikujt, që mbron atë qelbësirë sistem politik të montuar sot në Shqipëri.

      “Hapni dritaret” shkroi dikush tek “Zëri i Popullit” në fillimet e 1990, për t’i dhënë udhë ndryshimeve politike të atëhershme.

      “Hapni dritaret dhe hidhini prej andej” u dashka thënë sot.

    2. Shteti nuk eshte entitet abstrakt, pa emer e pa fytyre, siç thua ti.

      Ne rastin tone, e keqja eshte se pjesa me e madhe e atyre shqiptareve qe bejne shtetin jane te bindur se zgjedhjet duhen fituar me çdo kusht dhe armiku duhet mundur me çdo mjet, se alternativa “jone” eshte pa dyshim me e mire ajo e “tyre”.
      Keshtu demokratet nuk jane aq te leshte sa, ne emer te disa parimeve te pakuptimta e te huaja per “moralin tone”, te lejojne qe “komunistet” te marrin pushtetin, sikurse socialistet jane te bindur se çdo mjet dhe menyre e justifikon qellimin sublim per te larguar Berishen nga pushteti.
      Jam i bindur se te gjithe ata qe sot e konsiderojne pazarin PS-LSI te domosdoshem per te arritur rotacionin, nuk do te ngurronin te perligjnin edhe nevojen e manipulimit te votave te atyre shqiptareve qe nuk e kane kuptuar kete domosdoshmeri historike.
      Per te mos folur ketu per ushtrine e madhe te atyre qe jane gati te vrasin e te presin per te ruajtur apo per te rifituar privilegjet, vendet e punes, tenderat etj.
      LSI-ja p.sh. ka mijera votues, nga te cilet askush nuk e jep voten sepse vertet beson ne programin dhe ndershmerine e Metes. Ata votojne vetem e vetem se Meta i ka rregulluar dhe u siguron buken e femijeve. Ajo, sikurse thuajse te gjitha partite e vogla, e mban gjalle frymen me pazare votash, pra me ate marifetin qe na kujtoi njehere Xha Xhai e qe italianet e quajne “voto di scambio”. Me fjale te tjera, zgjedhjet tona jane “arithmetike Olimbi”.

      Tani vrite pak mendjen, hap e kendo ca qitape amerikane dhe gjeja vete emrin juridik kesaj “thagme” siç e quan ti.

      1. I atribohet Luigjit te XIV shprehja “L’etat c’est moi”(Shteti jam une), pavarsisht se mund te jete atribute historianesh(Marquis de Dangeau).

        Shteti shqiptar nuk mund te jete as Berisha, as Rama, as Meta. Ata s’jane mbi ligjin. Shteti eshte nje makine, entitet i verber, i drejtuar nga ligjet e kushtetuta, qe nuk duhet te marre pamjen e individit qe e drejton.

        Thuhet po ashtu se mbreti ne fjale ne shtratin e vdekjes paskish thene: “Je m’en vais, mais l’État demeurera toujours.”

        Po shkoj, por Shteti do te mbetet pergjithmone.

  22. Nje pyetje krejt jashte teme dhe ndoshta pa vend, por meqenese tashme jemi bere si te shtepise ketu, me vjen ashtu natyrshem te pyes:
    Pse nuk po ndihet me Juliusx-i? A eshte mire me shendet?

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: