Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Kulturë / Politikë / Sociologji

DORЁHEQJA E SHENJTЁ

Papa Benedikti XVIAnalistёt e mediat anembanё botёs rendёn t’ia komentojnё dorёheqjen Papa Benediktit XVI duke zhbiruar ngjarje, deklarata, konjuktura, prapaskena, komplote, tё vёrteta e tё supozuara, duke u orvatur tё kuptojnё çfarё qёndron pas xhestit tё tij historik.

Dorёheqja e Papёs ishte me tё vёrtetё e papritur. U befasuan tё gjithё: si ata qё jetojnё jashtё mureve tё Vatikanit, ashtu edhe tё tjerёt qё gjenden brenda tyre. E meqё dorёheqja e Papёs ёshtё pothuajse e paprecedentё, meqё historia shumёshekullore e Kishёs Katolike njeh shumё pak raste tё tilla, ishte normale qё tё rrёmoheshin motivet qё e shtynё Atin e Shenjtё tё njoftonte largimin me vullnet tё plotё nga vendi qё dikur i takonte tё Shenjtit Pjetёr.

Sipas gjasёs, hamendjet e hulumtimet do tё vijojnё pёr shumё kohё. Nuk ёshtё e vёshtirё tё pёrfytyrohen sё shpejti edhe ese, romane, filma, drama, dokumentarё e vepra tё tjera artistike qё do ta trajtojnё dorёheqjen e Papёs Benedikti XVI nga tё gjitha pikёpamjet e mundshme. Do tё analizohen pista tё brendshme, italiane, gjermane, turke, bullgare, iraniane, etj. pastaj islamike, ortodokse, filozofike, politike, psikologjike, personale, komplotiste, e kёshtu me radhё deri nё sfilitje. Do tё dalё me siguri edhe ndonjё bashkёatdhetar qё do tё gjejё lidhje sado tё largёta me Shqipёrinё e shqiptarёt. Mund tё jenё tё gjitha tё vёrteta, ose asnjё e vёrtetё.

Po sikur tё mos shikonim prapa xhestit, por vetёm xhestin? Me shprehje tjetёr: vetёm mendimin e jo prapamendimin? Pёr ne qё jemi laikё, nga njё anё ёshtё e thjeshtё, nga tjetra e vёshtirё. Sidoqoftё, le tё pranojmё nё fillim qё xhesti i Joseph Ratzinger-it ishte i paparё ndonjёherё. Normalisht Papa zgjidhet dhe e lё postin kur mbaron ditёt nё kёtё jetё. Kjo ёshtё aq e vёrtetё sa ekziston njё proverb cinik italian qё thotё: “Morto un Papa se ne fa un altro” (Vdes njё Papё, zgjidhet njё tjetёr”), qё duhet pёrditёsuar ndoshta me proverbin modern “Dorёhiqet njё Papё, zgjidhet njё tjetёr”. Pra xhesti i Papёs ёshtё jo ritual, madje do tё shtoja inovativ, meqё nuk mund ta quaj revolucionar, sepse zakonisht revolucioni i pёrmbys raportet e strukturat shoqёrore paraekzstuese, kurse Papa me siguri nuk synon kёtё objektiv. Megjithatё, nuk do tё habitesha sikur cilёsori revolucionar tё ishte mё i pёrshtatshmi pёr xhestin e dorёheqjes, ndonёse efektet e tij do tё shihen shumё mё vonё.

Ç’hyjmё ne me dorёheqjen e Papёs? Nё pamje tё parё jo shumё, pёrveç interesit legjitim tё besimtarёve katolikё shqiptarё. Ndryshe ёshtё po tё shikojmё xhestin e tij, thjesht nga pikёpamja laike, xhest qё pa dyshim ёshtё i guximshёm, sepse nuk ёshtё e lehtё tё bёsh njё hap qё askush tjetёr nuk e ka bёrё, ndoshta as menduar, mё parё nё histori. Nuk duhet harruar, ndёrkohё, se Papa nuk ka nevojё pёr konsensus, ose pёr rizgjedhje, ose mandat tё ri. Me fjalё tё tjera, nuk jep dorёheqjen se nuk e ka mё mazhorancёn. E pra xhesti i Papёs mua mё duket simbolikisht i rёndёsishёm, edhe pёr ne shqiptarёt.

Dorёheqja ёshtё institucion pak i njohur pёr shqiptarёt. Nё pёrgjithёsi zamka qё i ngjit njerёzit me karrigen ёshtё aq e fortё, sa duhet sharrё pёr t’i shkёputur. Natyrisht bёhet fjalё pёr pushtetin. Megjithatё, dorёheqja, kudo nё botё, do tё thotё njё farё tёrheqjeje, qё pёrshoqёrohet normalisht me arsye objektive ose subjektive. Nё politikё, dorёheqja provokohet nga njё shkak i jashtёm, qё e detyron individin tё heqё dorё nga posti qё mbante. Si tё thuash, diktohet nga faktorё tё jashtёm. Nё kёtё kuptim, edhe pse nuk ёshtё fare e saktё, dorёheqja ёshtё njё lloj dorёzimi. Nё rastin e Papёs kjo nuk mund tё thuhet, pёr sa kohё posti i tij nuk kёrcёnohet dot juridikisht e politikisht.

Dorёheqja e Papёs u shpjegua nga ai vetё nё latinisht; heq dorё nga roli i madh pёr arsye moshe e lodhjeje. Elementi qё shtoi ishte ai i faljes. U kёrkoi falje tё gjithёve pёr gabimet qё ka bёrё gjatё pontifikatit tё tij. Pra ёshtё e qartё se vendimi i fundit i dorёheqjes vjen nga brenda vetes, nga ndёrgjegjja personale, qё e shtyu tё bёjё njё xhest tё jashtёzakonshёm, i cili mund tё lexohet kёshtu me fjalё tё thjeshta: e kuptoj qё nuk jam nё lartёsinё e duhur pёr postin qё mё keni besuar, kёrkoj falje dhe tёrhiqem pёr t’i lёnё hapёsirё dikujt qё do ta bёjё me siguri mё mirё. Nё kёtё kuptim, e gjithsesi duke e parё pёrballё aktin e tij, dorёheqja e Papёs ishte shpirtёrisht e pastёr. Madje edhe modern si veprim.

Tё gjitha radhёt e mёsipёrme, mund “tё hidhen poshtё” me dy thashetheme konspirative, ose me teori tё nyjёtuara hollё, nga ato qё frymёzojnё Dan Brown-in me shokё, por po ta lexosh xhestin me mirёbesim, e kupton lehtё se xhesti pёrbёn njё mёsim qё shkon pёrtej sheshit tё famshёm “Shёn Pjetri”. Dorёheqja nё kёtё rast ka tё bёjё me pёrulёsinё, ose mё mirё me atё koncept qё nё gjuhё tё huaj thuhet umiltà (it.), humility (en), humilité (fr), humildad (es). Personi qё e ka kёtё virtyt, ka aftёsinё dhe ndershmёrinё intelektuale t’i dallojё tё metat e caqet e veta, pa rёnё nё kthetrat e mburrjes, tё fodullёkut, tё pushtetit e tё vetёkёnaqёsisё. Si rrjedhim, bёn njё hap prapa, pёr tё mirёn e komunitetit, ose tё strukturёs qё drejton. Me fjalё tё tjera, nuk ёshtё egoist.

Nga kjo pikёpamje, realiteti shoqёror shqiptar nuk ka ç’tё mёsojё vallё nga dorёheqja e Papёs?

Pa Komente

  1. Po te shohim vetem mendimin, me siguri qe doreheqja eshte i vetmi akt i Papes per te cilin ai nuk ka folur me Zotin.

    1. Nuk dua të ndërfutem në dialogun midis Papës dhe Zotit. Nuk jam në lartësinë e duhur. Dëshiroj ta shoh çështjen pak nga jashtë, si laik që jam. Nuk e përjashtoj që akti i dorëheqjes të ketë shumë domethënie… Sidoqoftë, veprimi në vetvete përmban ngarkesë të madhe simbolike, brenda e jashtë Kishës.

      1. Nuk eshte e lehte te jesh Pontifex Maximusi i Romes, kur qe perpara se te te zgjidhnin ne kete post te quanin “Rottweiler-i i Zotit’. Ratzinger ishte kamzhiku i Gjon Palit te dyte, dhe brenda administrates duket se ka pak simpatizante. Mbi te gjitha mendon qe eshte organizata qe ai drejton qe jep direktiva, e jo anetaret e saj. Dmth atij nuk i prishej shume gjiza se 70% e katolikeve amerikane nuk ndjekin keshillat e Kishes Katolike. Pra ai nuk eshte nga ata qe ve karrocen para kalit.

        Kisha Katolike me duket mua sikur po hyn ne nje periudhe revizioniste. Koncili Vatikan II ka mbushur 50 vjet sot, dhe arritjet e reformave te bera lene shume per te deshiruar. Kahu progresiv i Katolikeve eshte shume i zhurmshem nderkohe qe forca ne rritje e kesaj kishe eshte tejet konservative. Konvertet e rinj jane Afrikane e Aziatike dhe zelli i tyre eshte i tille sa ka mundesi te perplasen me progresivet e te dergoje kishen ne te njejten derexhe si jane Anglikanet sot.

        Pra eshte pak a shume lufte per mbijetese dhe duhet nje njeri me energji te pashtershme per te menaxhuar kete axhende titanike.

  2. “Nё kёtё kuptim, e gjithsesi duke e parё pёrballё aktin e tij, dorёheqja e Papёs ishte shpirtёrisht e pastёr.”

    Une mendoj se eshte pikerisht keshtu. Mendoj se asgje nuk fshihet pas doreheqjes se Papes.

    Nje sqarim gjuhesor: “përulësi” ne shqipe do te thote “servilizëm”. Ndersa per umiltà (it.), humility (en), humilité (fr), humildad (es) etj. ne shqipe kemi vetem nje fjale gege: “përvujtni” qe nuk e ka fjalori i Kostallarit.

  3. Si akt ‘doreheqja’ e respektuar, ngado qe te vije.

    Motivet e doreheqjes jane intriguese. Papa Benedikti i XVI e ndjeu ‘ujin nen rrogoz’ dhe preferoi te ‘ngujohet ne manastir ne vetmi’ duke u flur per shpelarjen e mekateve bere gjate kohes se ngjitjes ne papat.

    Meqenese vatikani eshte shtet dhe funksionon si shtet, nuk u shpeton dot dhe pocaqilleqeve qe kultivon e prodhon ai ne ‘serat me ngrohje’ te mbuluara me ‘plasmasin’ e padukshem te mistikes.

    Tani le te fjalose me Zotin me shume sesa me pare, por nuk me pelqen qe ‘ka futur’ mik per emerimin e me te madhit katolik te Austrise ne kembe te tij, si ‘basha’ per ‘saliun’…

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin