Që shqipja na detyron ndonjëherë të mendojmë “shqip”, kjo si hipotezë është intriguese, por pas gjase e pamundur për t’u vërtetuar; edhe pse shembuj mund të sillen.
Këtë e ndien sidomos kur i ndërron kushtet gjuhësore të mendimit, ose kalon në një gjuhë tjetër, që vjen me bagazhin e vet konceptual.
M’u kujtua kjo, kur në debatin për qenien shqiptare në histori, kërkoja të përdor konceptin e frontier, në kuptimin që i jep kësaj fjale anglishtja.
Shqipja e përkthen këtë si kufi, ose njëlloj si border – sinonimin e vet, por me dallim kuptimor të rëndësishëm.
Dallim që kushedi do të na ndihmonte shumë për të rrokur disa karakteristika të qenies sonë, që u kanë mbijetuar shekujve.
(Po lejohem të shpërfill këtu fjalën cak, të cilën e kemi specializuar tashmë për konceptin e limitit; si dhe fjalë të tjera gjysmë dialektore, si sinor ose shtrak).
Kufiri, në kuptimin e border, është një vijë që ndan dy territore; dhe që, si rregull, shërben si membranë komunikimi – të themi, kufiri shqiptaro-malazez, sot.
Është pikërisht ajo vijë që Komisioni ndërkombëtar i kufijve erdhi t’ia përcaktojë shtetit shqiptar të porsalindur.
Përkundrazi, frontier-a është zonë në zgrip të një hapësire të madhe, zakonisht të një perandorie ose sovraniteti gjigand – e cila i shërben kësaj si buffer, ose si shtresë termo-izoluese, ndaj së përtejmes; dhe ku kjo perandori e tokës ose e shpirtit projekton pushtet, por jo shkëlqim.
Në këtë zonë shqiptarët janë gjendur rregullisht në histori – që prej skizmës së krishterë dhe Bizantit përballë Perëndimit; dhe më tej e sidomos nën Perandorinë Osmane; për të vazhduar me statusin tonë, si njollë ndryshku në Perden e Hekurt që kish ndarë më dysh Europën pas 1945-ës; dhe sot e kësaj dite, në frontier-ën e Bashkimit Europian.
Frontier-a nuk është vijë, por hapësirë e ngecur, ose më mirë e ndrydhur mes hapësirave të tjera; dhe ku jeta nuk mund të ecë normalisht, pse frontier-a nuk ka qenie të vetën, aq sa ç’i referohet, me mungesat që ka, plotësisë së qendrës.
Diçka si kra-kraja në mitologjinë osmane të Kadaresë.
Ky i fundit e quan ndonjëherë edhe periferi; edhe pse periferia parakupton një dhënie-marrje të pandërprerë me qendrën, aq sa dyshen qendër-periferi nuk e ndan dot përgjysmë.
Në një libër të vetin të mirënjohur, me titullin Dalla periferia dell’impero, të njëjtin koncept të periferisë përdor edhe Umberto Eco-ja, për të shpjeguar statusin e kulturës pop italiane, në raport me atë amerikane.
Italishtja ka të njëjtin problem me shqipen, kur vjen puna për të dalluar midis frontier dhe border, meqë confine dhe frontiera shpesh ngatërrohen mes tyre.
Por italishtja ka edhe Il deserto dei tartari, të Buzzati-t, ku koncepti, ose më mirë imazhi i frontier-ës shpaloset në tmerrin e vet ekzistencial.
Edhe Eposi ynë i Kreshnikëve i referohet frontier-ës së Perandorisë Osmane në Ballkan, të paktën në shtresën e vet historike; Robert Elsie këtë cikël këngësh e ka përkthyer Songs of the Frontier Warriors – dhe natyrisht këta “frontier warriors” nuk i përkthejmë dot si kufitarë (vetë fjala kreshnik vjen nga sllavishtja krajišnik, luftëtar i frontier-ës).
Në fakt, frontier-a osmane na e ka rishkruar kodin e qenies – meqë trojet shqiptare, të gjendura në zgrip të perandorisë dhe përballë Europës armike, përfunduan të dezertifikuara, sidomos bregdeti, nga ku vjen zakonisht progresi.
Mjaft të krahasosh Durrësin me Stambollin, Vlorën me Selanikun; mjaft të mendosh që Shqipëria sot e kësaj dite nuk ka një sistem hekurudhor ose rrugor për të qenë – si zonë e menduar për ta penguar kalimin, jo për ta lehtësuar.
Karakteristikat e frontier-ës shqiptare në të shkuarën pak a shumë njihen: jetë në lëvizje, banda kaçakësh, rrëmbime dhe grabitje, ekzogami, militarizëm, patriarkalizëm, mungesë e ligjit, pushtet i ushtruar me dhunë, çmim i ulët i kokës së njeriut, klientelizëm, ndërrim i fesë.
Më intriguese duket t’i kërkosh këto karakteristika në frontier-ën e sotme – të Shqipërisë përballë Bashkimit Europian, çka të sugjeron institucioni i ENP-së, ose procedurat labirintike të asocimit.
Në fakt, çfarë e ka dëmtuar Shqipërinë gjatë këtyre 20 vjetëve nuk ka qenë aq të qenët jashtë Europës, as të qenët pjesë e Europës, por dëshira në kufi të histerisë, për të kaluar nga një gjendje në tjetrën, ose për të dalë nga shkretëtira e frontier-ës, si ai mbreti i Babilonisë, në parabolën e Borges-it, “Dy mbretërit dhe dy labirintet”.
Deri dje, kur shqiptarët jetonin nën izolimin hermetik totalitar, frontier-ën si formë të ekzistencës, e kish errësuar border-i; kra-krasë ia kish zënë vendin teli me gjemba.
Përndryshe, perandoritë e mëdha e kanë përdorur e kushedi ende e përdorin frontier-ën për ta lodhur e konsumuar armikun, për ta vonuar, për ta ngecur në ligatinat e njëpasnjëshme.
Frontier-a është hapësirë e sakrifikuar, së bashku me shpirtrat që e banojnë, të murosura në kohë, çka do ta shpjegonte edhe tundimin për izolim, që na kaplon herë pas here; ose për t’u shkëputur prej sistemeve të mëdha.
Globalizimi, prej të cilit nuk shpëtojmë dot më, e ka shkatërruar përfundimisht imazhin idilik të botës së jetueshme si “Sfera e Paskalit” (po i referohem sërish Borges-it), që e ka qendrën kudo, ndërsa cirkumferencën askund – koncept që e ka shprehur, në mënyrën e vet, edhe Nastradini. Përkundrazi, në botën e globalizuar, jemi të gjithë të stacionuar në frontier-ë, ose në “periferi të perandorisë”, siç thotë Eco-ja.
Me përvojën që kemi nga historia, kushedi ne, shqiptarët, do të mund të përfitojmë nga ky rivlerësim i papritur i statusit.
Kultura shqiptare ka doemos nevojë ta përvetësojë konceptin e frontier-ës. Nuk do të ishte keq të gjendej edhe një fjalë për të qenë e jo vetëm për të mirën e përkthyesve, por të shqipes vetë.
Kufiri si frontier duhet parë edhe si një hapësirë pozitive komunikimi, ku nëpërmjet periferive qendrat bëjnë manovra shkëmbimi me Tjetrin. Nga kufiri, i cili mund të shfaqet edhe me tela me gjemba ose mure të lartë, mund të presësh vetëm përplasje, sepse prerja është bërë si me thikë, madje e deklaron në mënyrë eksplicite. Përkundrazi, frontier mund të jetë brez mjaft i gjerë, ndoshta me identitet të vetin, ku armikun mund ta shohësh nga larg, nëpërmjet pluhurnajës së kavalerisë, por edhe të bashkëjetosh me “të”, falë hapësirës që frontier të vë në dispozicion.
Nuk është e rastit që në frontier-at janë realizuar historikisht eksperimente interesante kulturore, që kanë prodhuar nga një anë pasuri e bashkëjetesë, nga tjetra një hapësirë kushinetë për të shmangur përplasjen e pllakave të rënda tektonike. Në një farë kuptimi, kufiri si frontier është gjithnjë në pararojë, me fjalë të tjera, globalizmin e prek më shpejt se të tjerët, edhe pse gjendet në periferi.
“Frontier-a nuk është vijë, por hapësirë e ngecur, ose më mirë e ndrydhur mes hapësirave të tjera; dhe ku jeta nuk mund të ecë normalisht, pse frontier-a nuk ka qenie të vetën, aq sa ç’i referohet, me mungesat që ka, plotësisë së qendrës.”
Koncepti frontieres , po ti referohemi historise tone nen Romen, Bizantin, Perandorine Osmane, Bllokun Komunist (Perandorine e BS) , shpreh me se miri situaten e qenesishme ” as…as” (as Lindje, as Perendim) por njekohesisht “edhe…edhe” (edhe Lindje, edhe Perendim).Kjo situate e dyzuar (as+edhe) behet thelbi qenies se frontieres. Nqs do ti referohemi statusit te shqiptareve nen Perandorine Osmane, ne Bllokun Komunist dhe tani ne BE, gadishmeria per t’u bere mbartes te zellshem te filozofise se Qendres,kthehet ne tipar i qenesishem i periferise permanente. Mungesa e plotesise se Qendres dhe distanca prej Qendres, ne termat gjeografike dhe zhvillimore, kompesohet me zellin e tepruar per t’u diferencuar me Tjetrin pertej kufirit dhe njejtesuar me po te njetin zell te nxenesit te bindur me Qendren . Iluzioni i periferise preferenciale mbush boshllekun e plotesise se qendres.
As…as qendron si ‘tertium non datur’ ne logjiken formale,
Kush paraqitet si ‘as…as’, nuk merret fare ne konsiderate, nuk njihet fare, i mohohet çdo ekzistence e mundshme.
Por, zgjidhja e ketij problemi logjik eshte e thjeshte, sepse bazohet tek nje prej kendveshtrimeve, pra mjafton te levizesh vendodhjen per te pare se yjesia eshte e vendosur ne menyre tjeter, edhe ajo po aq subjektive.
Kete na e mesoi Enveri kur u lidh me Kinen, ai thjesht vendosi veten si qendra e Botes, ku perveç BS e SHBA, kishte edhe nje Kine dhe sipas tij, keto rrotulloheshin rreth tij.
Si parim nuk eshte i gabuar, ai pa thjesht qe shpjetesia e levizjes ishte rritur mjaftueshem, pa premisat e nje bote globale.
Ne mendesi ne jemi mesuar me ndarjen e Romes ne dy pjese, zevendesimin e Lindjes me Islamin e pastaj me Rusine Sovjetike dhe e projektojme veten brenda kesaj ndarjeje.
Por kjo megjithese nje ndarje reale, ishte e kushtezuar nga shpejtesia e levizjes.
Nqs ne vazhdojme te gjykojme me shpjetesine e vjeter te referimit, normal qe do shohim rikthimin e Lindjes si Islamike dhe ne kete rast do vendosemi
si ”as… as” dhe do te duhet te zgjedhim.
Enveri pa rritjen e shpjetesise por ishte ende heret.
Edhe ne kohen tone eshte ende heret dhe do te na duhet te gjykojme ne baze te shpjetesise se vjeter te referimit, por jo domosdoshmerit do te jete keshtu ne te ardhmen.
Pra, ndersa ne planet afatshkurtera e afatmesme, nuk i shpetojme dot ketij sistemi referimi me zanafille ndarjen e Romes dhe do te na duhet te bejme nje zgjedhje per sistemin e referimit, per planet afatgjata ne duhet te ndjekim intuiten e Enverit kur u lidh me Kinen.
Pra, ne pamjen afatgjate, kur shpjetesia e referimit te rritet mjaftueshem duhet te shohim veten si qendra ne menyre qe shpetojme perfundimisht nga rreziku qe paraqet per ne gjendja ”as….as”.
Per xha xhain, ne nje sistem global te gjithe do te jene ”as…as”, por per mua ne sistemin e vertete global, kur te arrihet shpejtesia e mjaftueshme, te gjithe do te perpiqen te jene qendra.
‘Lufta’ ose me mire rivaliteti ne nje sistem global, i cili behet i mundur kur te kete vetem nje Qyteterim Universal, nuk mjafton vetem shpejtesia e levizjes, do te jete per te perfaqesuar qendren e atij sistemi, qe do te jete vertete qendra e botes.
E vetmja menyre per te hyre ne kete rivalitet eshte te mendosh veten si qendra e botes, perndryshe bie ne mosqenie, je i pallogaritshem, te mohohet çdo ekzistence.
Ne sistemin global te perfytyruar nga xha xhai, te gjithe bien ne kete gjendje, por kjo do te ishte vetem premise per zhberjen e Qyteterimit Universal, perndryshe ekzistenca e nje qyteterimi te tille, supozon rivalitetin e vazhdueshem per te qene Qendra.
Mendoj që fjalët “buzë”, “skaj” e “bisht” e kanë vendin në këtë shkrim, “zgrip” ishte.
”’Frontier-a nuk është vijë, por hapësirë e ngecur, ose më mirë e ndrydhur mes hapësirave të tjera; dhe ku jeta nuk mund të ecë normalisht, pse frontier-a nuk ka qenie të vetën, aq sa ç’i referohet, me mungesat që ka, plotësisë së qendrës.”’
Si koncept ngjan me purgatorin.
Me 1337, kur Bizanti ne Ballkan mezi kontrollonte rrugen Egnatia kemi Perandorin bizantin qe vjen per te shtypur nje kryengritje, me 1911 ne Kosove vjen Sulltani per te ulur gjakrat me te mire.
Per Italine kemi qene ure, per Kostandinopoje/Stambollin zona kufitare deri ne grahmat e tyre te fundit (Bizanti i pati grahmat ca si gjata).
Ne te dyja rastet, jane mposhtur ligjet qe lidhin shtetin me gjeografine, qe kur shteti eshte ne krize i duan zonat e largeta te shkeputen te parat e jo te fundit.
Ne te dyja rastet jane ngritur vete Perandoret per te vene rregull.
Si status e kemi nga Lindja, Perendimi na sheh si ure kalimi.
Lindja nuk arrin ta projektoje dot fuqine pertej Adriatikut, Perendimit i duhet te kaperceje Adriatikun per te projektuar fuqine.
Keshtu ne nje Ballkan Lindor jemi te destinuar per te qene zone kufitare ose ‘per te mosqene’, ndersa ne nje Ballkan Perendimor, jemi nje ure kalimi ne fazen e projektimit te fuqise dhe marrim statusin e periferise sapo projektimi del i suksesshem..
Nqs kjo eshte e vertete, pra se eshte Lindja qe na mban pezull per interesa ‘lindore’ deri ne grahmat e fundit te vetat, atehere nuk besoj se duhet te kete ndonje dyshim per zgjedhjen mes Lindjes dhe Perendimit, mes statusit te zones kufitare dhe statusit te periferise.
Por vleresimi nuk duhet te behet ne baze te pamjes kulturore apo ekonomike, se cili eshte me i perparuar, me i qyteteruar apo jo.
Kjo do te ishte fatale per ne, sepse do te bente te vlefshme alternativen Lindore, pasi ne histori asnje qyteterim nuk ka nje gjendje absolute.
Arsyetimi duhet bere, ne baze te zgjedhjes mes qenies dhe mosqenies, çfaredo kuptimi t’i japim mosqenies.
Nuk do shkoja deri tek statusi nen globalizem, por ne kushtet aktuale, nqs ç’ka u tha eshte e vertete, do te ishte shume e vlefshme per politiken shqiptare
qe ta shihte me dyshim shume te madh projektimin e forces nga ana e Lindjes ne rastin konkret, nje projektim i forces nga ana e Turqise, do te ishte i demshem, nqs nuk jemi ne gjendje qe ta kontrollojme ose ta perdorim per interesat tona.
Ne s’jemi dalluar ndonjehere per aftesi diplomatike te atilla, qe projektimi i forces nga ana e Lindjes apo Perendimit, te jete i kontrollueshem prej nesh, prandaj perballe nje projektimi te ardhshem te forces nga ana e Turqise drejt Ballkanit qendror e perendimor, qe mund te vije nepermjet detit, pas ketij projektimi ‘soft’ te tanishem nepermjet kultures dhe ekonomise, o duhet te kemi te gatshme nje diplomaci qe s’ia ha qeni shkopin ose duhet te refuzojme qarte e prere, perdorimin e territorit te Republikes nga ana e forcave ushtarake turke.
Dy periudhat ”e arta” ( edhe te artat, i kemi ne thonjeza te tilla) jane ato pas shkeputjes prej Bizantit deri ne pushtimin turk dhe keto 100 vjet, nga shkeputja prej Turqise.
Nga mosqenia, te pakten ne kuptimin e historise politike, kemi kaluar tek qenia, qofte edhe konceptuar ne pamjen e izolimit, si me deshiren e Perendimit si me deshiren e Hoxhes.
Kemi 3 statuse perballe, te izolimit, periferise perendimore dhe purgatorit lindor, dy te parat te lidhura me qenien dhe e treta e lidhur me mosqenien.
A voi la scelta, signori.
Një term ekziston, mbase jo në atë gjerësi e përfshirje të natyrës të themi gjeopolitike e filozofike që del nga konteksti i shkrimit, por ekziston, gjithsesi.
Ata që kanë tentuar ndonjëherë të arratisen në kohën e komunizmit, që janë interesuar si bëhet kjo dhe i janë afruar kufirit, kanë vënë re se frikën nuk ta shtinte teli me gjemba, por ai që quhej « brezi kufitar ». Ishte një rrip toke, përtej klonit me gjerësi që ndryshonte sipas rastit.
Mund të kaloje klonin (nga vjen ky emër ?) por rreziku për të marrë ndonjë plumb pas shpine ekzistonte në brezin kufitar. Ai mbillej me patate, po shpesh ishte edhe tokë e shkrifët, për të ndjekur gjurmët e ikësve…
Natyrisht ky është kuptimi të themi ushtarak, por më pas kam vënë re se kuptimi është zgjeruar, flitej edhe për « fshatra të brezit kufitar… », pra për zona të banuara që ishin më prane kufirit se sa qyteteve të provincës së largët te vendit.
Kjo persa i perket perkufizimit ne hapsire, ndersa ne kohe, jo pak eshte perdorur edhe termi kapercyell, që nga zgrip me duket se ndryshon sepse nuk tregon cakun (vijen)e fundit, por periudhen e fundit kohore, mendoj.
Robert Elsie nuk e paska pasur keq. Edhe bizantinët tani që po kujtohem, kanë pasur këngë analoge të luftëtarëve të frontierës. Më e njohura është ajo e Digenes Akritas.
Dhe rastësisht para ca kohësh, pashë këtë artikull që flet për lunxhjotët, të mbetur pezull në një mini-frontierë.
Julius, shume interesant ky artikull mbi lunxhjotet. Une vete vij nga nje zone e Jugut e ngjashme me ate qe pershkruan autori i artikullit. Meqe u permend me lart Johalasi, me kujtohet nje diskutim qe kam pasur vite me pare me te. Johalasi, kur mori vesh se nga ç’fshat isha, duke njohur mire historine e banoreve te fshatit e duke analizuar gjuhesisht edhe mbiemrin tim me tha: po ti je grek!
Une nga ana ime i parashtrova argumentet e mia pse une e konsideroj veten shqiptar dhe jo grek, te cilat ishin identike me argumentet qe me jepte Johalasi pse ai e konsideronte veten grek dhe jo arvanitas. 🙂
Kjo per te thene se identitetin nuk e kemi te shkruar ne kodin gjenetik!
blockquote>Kjo per te thene se identitetin nuk e kemi te shkruar ne kodin gjenetik!
Po pikërisht, ky pretendimi gjenetik është shumë popullor ndër shqiptarë, dhe Xhufi këtë stimulon me atë deklaratë. Kjo ishte arsyeja e kundërvënies.
Shumë i mirë, artikulli i De Rapper! Përballë këtij kompleksi identitetesh të lëngshme, sa infantile duken pretendimet e atyre që i ndajnë gjërat me thikë: ju këtej, ne andej; ose që i pranojnë identitetet e konstruktuara madje edhe u referohen, por vetëm kur janë të tjetrit.
E vetmja gjë që i shfajëson pretendimet infantile për mendimin tim, është injoranca. Asgjë tjetër. Nuk ka në botë, asgjë tjetër për t’i shfajësuar. Vëreni sesa mirë i përshkruan De Rapper dinamikat e identitetit. Kur struktura shtetërore, gjeo-politike po të doni favorizonte pretendime të kalcifikuara identitare, pra atë të shqiptarit (akoma dhe grekut) autokton, lidhjet mes dy komuniteteve shkëputeshin. Ia vlen të përmendet aty ku thotë se akoma dhe minoritarë, krijonin lidhje martesore me shqiptarë të Lunxhërisë, për një status më të mirë. Unë di të them dhe të tjera raste; ka pasur grekë prej Greqie që ishin komunistë, dhe si të tillë meqë donin të jetonin në një shtet socialist, janë shpërngulur dhe janë vendosur në Gjirokastër.
Tani që favorizohet shkëmbimi, lidhjet shtohen, shumëfishohen. Janë gjëra të natyrshme të vetëkuptueshme. Habitem sesi jemi në vitin 2012 dhe dikush pse është emigrant, minoritar apo me përkatësi fetare të caktuar, i duhet të shfajësohet përballë këtyre sumbullave për atë që është .
Vërtet, injoranca për një pjesë. Por për një pjesë tjetër, dëshira për t’u konformuar me një vijë ideologjike, ose me një të vërtetë të amshuar; ose bindja se “kështu duhen thënë gjërat”; se dija e përfaqur gjithnjë duhet t’i shërbejë një qëllimi të mëtejshëm se e vërteta. Kam njohur plot prej këtyre, që veç shkelin syrin kur mendojnë dhe kur flasin, ose që gjithnjë e dinë se kujt duhet t’i shërbejnë dhe si.
“Kur struktura shtetërore, gjeo-politike po të doni favorizonte pretendime të kalcifikuara identitare, pra atë të shqiptarit (akoma dhe grekut) autokton, lidhjet mes dy komuniteteve shkëputeshin”.
Po te nisemi nga korrniza konceptuale e Foucault, behet e qarte se “identitetet e kalcifikuara” jane produkt i dikursit dominues i cili fabrikon te vertetat.Edhe injoranca (padija) eshte pjese e kesaj teknologjie.Studimi i De Rapper deshmon se identitetet formesohen, braktisen ose shkembehen jo vetem nen presionin e diskursit dominues (ideologjia) por edhe permes praktikes se marredhenieve ne komunitetet me etni te perzjera.Cvendosu pak ne territorin grek dhe shiko sesi e njeta teknologji e diskursit dhe praktikes ka detyruar shqiptaret te ndryshojne emrat, fene dhe kombesine madje, nen trysnin e diskursit per vorioepirin dhe ortodoksine. Ne kete kontekst, konvertimi, edhe ne rastet kur eshte bere sa per sy e faqe, ka lindur si nevoje per te lehtesuar hyrjen ne strukturen e shoqerise greke.Pra pretendimet per identitete te mirepercaktuara diktojne alternativen:ose margjinalizim, ose integrim/asimilim.
Dokumentari i sjelle ketu per zhvillimet e shtetit dhe shoqerise greke post revolucionit, provojne te njeten gje. Diskursi dominues fabrikoi te vertetat e veta identitare, duke margjinalizuar dhe me pas, mbuluar rolin e arvanitasve.
Pra teknologjia e fabrikimit te miteve dhe kalcifikimit te identitetit, eshte simetrike, per Ne dhe Ata.Kesisoj Historia kthehet ne fushe rivendikimesh , konfliktesh dhe konkurence duke margjinalizuar cdo dije qe hedh drite mbi bashkepunimin, shkembimet dhe bashkejetesen. Kjo shpjegon se perse tezat e reja, kendveshtrimet e reja (qe shpesh rezultojne mite te reja) anatemohen ose shikohen me skepticizem.
Po lexoja nje shkrim per nje simpozium te mbajtur ne Himare a Dhermi, ku citohej dhe Xha Xhai dhe teza e cila konsideron qendrat arkeologjike si deshmi te kultures ilire, hidhej poshte dhe zevendesohej me tezen e kultures helene. Problemi eshte i dyanshem.
Me falmi mua po kjo tek perfundimi
– In this context, it seems that Albanian national identity is only a part of the new
Lunxhot ethnic identity:
Eshte nje derr idiotesie qe s’ka shok.
Identitet i ri etnik ?
Pandehja gjate gjithe shkrimit se po perdorte ndonje si tip metafore kur i referohej krahines me etnicitet te ndare, kur dallonte etnikisht lunxheriotet ortodokse nga lebrit myslymane, po ky qenka kokrra e gomarit, megjithe respektin qe kam per gomarin.
Spiritus, e zëmë nga fundi,
shkruan:
Në paragrafin e fundit të artikullit “Fustanella dhe fraku”, unë shkruaj:
Sigurisht që ky pohim, ka nevojë për vërtetimin e vet në terren (fjalët janë gjithnjë të bukura, dhe Petroja është bilbil nga goja). Atëherë unë të them se në qarkun e Xanthit në Greqi, që është i përbërë nga popullsi e përzjerë me minoritet turk (si myslimanë i njeh shteti grek), ka gjithashtu pomakë që janë fise endemike të zonës rrotull, ka dhe grekë; kjo partia që përfaqëson zoti Petros Tacopoulos, zuri vendin e parë me një nga % më të larta të saj madje, në zgjedhjet e fundit të Qershorit vjet.
Kush e njeh zonën, do të tregojë sesi popullsia myslimane ka qënë deri 15 vite të shkuara e diskriminuar, e margjinalizuar, e dyshimtë, me të drejta të mohuara etj! E megjithatë, si banorët ortodoksë grekë të zonës, ashtu dhe ata myslimanë, i dhanë një shanc partisë që ofronte bashkëjetesë dhe mirëqënie të përbashkët.
Karakteristike është, se në këtë qytet zyrat që deshi të hapë AiA, janë djegur. Dhe AiA ka marrë ndër % më të vogla në rang republike.
Akoma, po mban mend në një koment të sjellë së fundi nga dikush tek peshku, Noli fliste për “çarmatosje morale” të banorëve që kishin ngritur armët kundër qeverisë së atëhershme. Për këtë gjë bëhet fjalë këtu, për çarmatosje morale të konstruktit deri atëherë izolues, mitizues, nacionalist, akoma dhe ëndrrave që disa “yje” të blogut kanë për rivendikime territoresh etj.
Kjo gjykohet si më e rëndësishme nga mua (në rendin e përparësive) se riprodhimi i idesë perpetuale të armikut. (Thjesht mendo, pas këtij “dushi” historiografik ndër-etnik, sa patetike ngjajnë idetë me “komunista”).
Ka kosto, ka firo dhe sigurisht kërkon një lloj zemërgjerësie prej dikujt në gjendje si shpirtërore, ashtu dhe ekonomike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Krahasuar kjo edhe me Greqinë akoma. E kam marrë parasysh këtë.
”’Kesisoj Historia kthehet ne fushe rivendikimesh , konfliktesh dhe konkurence duke margjinalizuar cdo dije qe hedh drite mbi bashkepunimin, shkembimet dhe bashkejetesen. Kjo shpjegon se perse tezat e reja, kendveshtrimet e reja (qe shpesh rezultojne mite te reja) anatemohen ose shikohen me skepticizem.”’
Tezat e reja rrenojne bazat e shkences, prandaj shihen me skepticizem.
Se kur te vjen tjetri e te thote, labi eshte etnikisht ndryshe nga lunxherioti apo geget jane etnikisht ndryshe nga tosket, ketu s’ka ndonje shkence, ka nje manover sofistike per te permbushur nje mision ideologjik.
Nuk ka lidhje fare nacionalizmi me margjinalizimin e bashkepunimit e bashkejetesen historike, qekur ka lindur Historia, me Herodotin apo Tuqiditin, eshte marre me anen politike.
Prandaj Historia pergjate mijevjeçare ka qene histori politike, ku perplasja perben interes apo ngjarje historike.
Historiografia si shkence nuk mund te ngrihej mbi themele te tjera, pra do te merrej me perplasjen si ngjarje historike.
Ketu s’ka pune fare nacionalizmi, nqs ndokush sheh ndonje problem le ta shohe tek ‘qenia njeri’, pse njeriu si neper mite si ne histori e historiografi, merret me perplasjen dialektike.
Askush s’ka ndaluar askend te merret me pamje te tjera, madje ka nje bollek studimesh per historine ekonomike, fetare, te artit, filozofise, kultures etj.
Qe keto s’kane sukses, nuk lidhet me nacionalizmin, keto s’kane pasur asnjehere sukses e as do te kene ndonjehere sukses, sepse njerezit qe me formen parahistorike te legjendes apo mitit, duan te ndjekin e kujtojne perplasjen dialektike.
Keshtu qe ne vend te gjerave dylekshe e llogjeve pe kavaje dhe luftes me mullinjte e eres, eshte mire qe keta qe ndertojne teza te reja, te nxisin interesin e njeriut, te ndryshojne kete karakter te njeriut, meqe kane edhe metoden e pagabueshme konstruktiviste, le t’u mbushin mendjen njerezve te mos sillen siç bejne qe prej lindjes se njeriut.
E verteta eshte se mungon kompetenca profesionale, te cilen perpiqen ta kompensojne me manovra retorike e zhurme mediatike.
Kupton ti, qe vetem ne Shqiperi, mund te beje boom, nje gjeologe minierash frenge apo nje i diplomuar per fizike, ne çeshtje te natyres historiografike.
Ne vende te tjera, po s’ishe super i afirmuar, s’ti hedhin qurrat fare. Po pse loje
per diletante eshte historiografia ?
Diletanti merret me histori, si te gjithe, kush me pak e kush me shume, por s’ka tager te merret me historiografi, apo aq me teper te pretendoje diletanti te moderoje nje simpozium shkencor, ku ku moj nane, thone nga veriu.
“Në fakt, frontier-a osmane na e ka rishkruar kodin e qenies …Karakteristikat e frontier-ës shqiptare në të shkuarën pak a shumë njihen: jetë në lëvizje, banda kaçakësh, rrëmbime dhe grabitje, ekzogami, militarizëm, patriarkalizëm, mungesë e ligjit, pushtet i ushtruar me dhunë, çmim i ulët i kokës së njeriut, klientelizëm, ndërrim i fesë.”
Po te krahasosh Tezen/Modelin e frontires te aplikuar nga Turner ne pershkrimin e kolonizimit te SHBA nga europianet, me pershkrimin e “frontires shqiptare” , gjenden diferenca qe i japin nje permbajtje gati te kundert konceptit. Turner frontiren e shikon si zone dhe hapsire tranzicionale, si proces civilizues, me oportunitete per t’u zgjeruar dhe kapur nje “kufi te ri”.
Kurse frontiera shqiptare eshte nje zone me burime te kufizuara ekonomike.Statusi frontieres dhe mungesa e burimeve te mjaftueshme ka percaktuar tipologjine e sjelljes dhe stilin e jetes. Psh grabitja, jeta si kacak, luftetar dhe mercenar eshte me tipike ne zonat veriore dhe Laberi.Te qenurit luftetar u be zeja dhe stili jetes se shqiptarit. Ne keto zona (Kosove, Kurvelesh) edhe konvertimet religjioze jane me permasa me te medha.
Profili shqiptarit si luftetar, perhere me arme ne dore, ka ndodhur pikerisht sepse frontiera eshte pasiguri dhe risk. Durham, para nje shekulli , me mprehtesi vren se ne viset shqiptare, me shume se kudo, merr kuptim praktik shprehja”Udha e mbare”.Ne udhetimin e saj mbreselenes neper trojet shiptare ajo vazhdimisht u be deshmitare e te papriturave te pakendshme.Ashtu sikurse garanci per sigurine esaj nga nje krahine ne tjeter ishte besa e shoqeruesve shqiptare.
Modeli frontires perdoret si metafore e civilizimit dhe Perendimit. jetsa ne frontieren shqiptare ka perftuar dhe kultivuar tipare te tilla si besa , kodet e nderit dhe gjakmarrja, si shprehje e organizimit primitiv, fisnor dhe organizimit vetrregullues, ne mungese te strukturave te shtetit , ligjit dhe institucioneve juridike. Shteti dhe ligji , ne ate mase qe jane imponuar nga te huajt , jane pare si mish i huaj. Edhe migrimi per hapsira jetike, ndryshe nga frontiera amerikane (levizje nga lindja ne perendim) eshte pervijuar si levizje drejt jugut dhe drejt lindjes ne hapsiren perandorake.
Statusi frontieres ka prodhuar ne menyre ciklike edhe hemoragjine pertej kufijve, emigracionet dhe eksodet.