Një shëtitje e rastit sonte në park na çoi te një lëndinë e fshehur mes pemëve, e rrethuar me stola; dhe aty, nën errësirën e dyfishtë të pemëve, më zuri syri një bust të kompozitorit norvegjez Edvard Grieg.
Parqet e New York City-t gjithnjë të befasojnë me statuja të tilla, përmendore që kremtojnë kulturën, shijen e lëvruar, trashëgiminë botërore dhe dëshirën për ta lënë këtë botë diç më të pasur se ç’e gjetëm.
Megjithatë, këtë herë Grieg-u më gjeti të porsakthyer nga Shqipëria e 100-vjetorit të Pavarësisë, ku statujat u ngritën si të ishin shtiza – dhe jo shtiza flamujsh.
Pak para se ta lija Tiranën, kisha parë në shkallët e Muzeut Kombëtar disa shtatore të çuditshme mbretërish ilirë, aq kitsch, sa nuk duheshin lejuar të ekspozoheshin gjëkundi, përveçse në ndonjë kazino luksi. Kisha dëgjuar edhe për përmendore të tjera që u ngritën në kryeqytet dhe gjetiu – të cilat nuk qëllova t’i shoh.
Nuk di nëse mund të gjesh gjëkundi në Shqipëri, të ekzpozuar diku në hapësirën publike, ndonjë bust a statujë të Bach-ut, të Mozart-it, të Chopin-it; ose xhanëm edhe të Dante-s, Goethe-s, Çehovit, Balzac-ut.
E kemi të vështirë t’i nderojmë të huajt, përveçse kur duam që të na paguajnë, duke na hedhur në pëqí qeskën me verdhushka; ose kur u biem në gjunjë, u përgjërohemi e u puthim kindat e pelerinave, për t’u shprehur besnikërinë prej skllavi.
Edhe më të vështirë e kemi sot t’i nderojmë përtej optikës etnocentrike, pa çka se dje u vinim bulevardeve emra komunistësh francezë.
Të gjithë kemi në biblioteka Hugo-in dhe Dickens-in; të varur në mur ndonjë riprodhim të Caravaggio-s ose të Picasso-s; në radhën e CD-ve ndonjë simfoni të Sibelius-it ose ndonjë balet të Çajkovskit; por kur vjen puna për statujat, do të rendim me ngazëllim t’ua ngremë presidentëve të ShBA – Wilson-it, Clinton-it, George W. Bush-it.
Nuk do të vonojë dita kur të shohim mes nesh edhe statujën e ndonjë ambasadori.
Shoqëria civile në Tiranë, njerëzit e kulturës dhe të artit, ose të gjithë ata që prodhojnë, që përftojnë, që sekretojnë kulturë për të tjerët, nuk janë në gjendje të rivendikojnë pjesën që u takon, nga hapësira publike.
Një shtet dhe një shoqëri që feston 100-vjetorin e pavarësisë së vet, duhej të kish gjetur aq qetësi dhe largpamësi brenda vetes, sa t’ia kish kushtuar një bust Grieg-ut, diku në një park të Tiranës, qoftë edhe të fshehur nën hijet e pemëve, ose në errësirën e dyfishtë natën.
Tek e fundit, pavarësinë e duam edhe për të qenë të lirë të shkojmë në teatër dhe të shijojmë Ibsen-in ose Brecht-in; në kinema për një film të Kusturicës ose të Lars von Trier-it; në koncert për të dëgjuar pianon e Satie-s ose të Keith Jarrett-it.
Të bëhemi, pra, shqiptarë të denjë dhe shpirtërisht të pjekur, pa u obsesionuar me riprodhimin e identitetit tonë kombëtar në çdo gjest publik që ndërmarrim.
Kusturica, Bregovici, dashuria e pa zbehun e shqiptarve t’Shqipnise…sa bukur e thurre deri ketu mor shoq, si shumicen e shkrimeve tua, po ktu te Kusturica vec i dhe shkelqim tipik ‘tirans’ kompleksit te inforioritetit…Boll ma aman me kto dashurickat me regjisor e muzikant si kta…nji njeri si ti nuk asht e mundun mos me mrri me ba dallimin, qofte edhe n’aspektin artistik— adhurim ndaj dickafit qe vec tutje ka prodhu imazhet e Balkanit, t’perceptum si dekadente, cthurun e ekzotik….gimme a break pashe zotin
Kusturica për mua është regjisor i madh, që ka drejtuar filma të mrekullueshëm. Jam plotësisht në gjendje të dalloj midis veprës së tij artistike dhe jetës së tij si qytetar privat dhe publik, e cila nuk më intereson fare; dallim ky që jam mësuar ta bëj rregullisht, meqë nuk pres kurrë prej artistëve që të më shërbejnë si role models, as si figurina të prezepit kombëtarist. Gjithsesi, diskutimi për Kusturicën nuk e ka vendin këtu – me fjalë të tjera, lutem mos ma prishni temën.
nga te paktat raste qe nuk jam kunder atyre sa shkruan. po keshtu me pelqen qe edhe pikpamjet e tua kane evoluar ne menyren se si ti vete e sheh neo-nacionalizmin shqiptar. me mire vone se sa kurre. sepse eshte pikerisht ky nacionalizem qe eshte kthyer ne katalizatorin kryesor te shtetit te sotem shqiptar. nje shtet i degraduar nga korrupsioni, nga paaftesia e elitave politike, nga kriminaliteti, nga llumi piramidal i pushtetit politik qendror dhe vendor; eshte e qarte qe per ti shpetuar te gjitha ketyre faktoreve u perplas fytyres shtetasve te tij (por jo vetem) flamujt e ekstremizmit nacionalist si te vetmen alternative social/politike…
dhe kjo me shume se kudo ndihet ne fushen e arteve vizuale, kryesisht ne ate te skulptures monumentale. eshte e vertete qe kjo e fundit, ka nje tradite afer 80 vjecare ne lavazhin e trurit permes artit, por ato sa pame kete vit ia kalojne edhe fantazive me te mprapshta. skulptura monumentale dhe hapesiat publike ne shqiperi u dhunuan permes nje arti teresisht medioker, konservator, kitsch, larg koherencave, nevojave dhe zhvillimeve artistike qe ndodhin sot ne bote. teresisht ne pravavije artistike, teresisht ne stonature te thelle me vete historine…
te pergezoj per shkrimin, te drejta problematikat dhe shqetesimet qe ngre.
XhaXhai,
ka te drejte komentuesja me siper.Ti e permend Kosturicen, qe nuk eshte regjisor i keq por jo edhe aq i mire sa thoni ju, vetem e vetem per ‘provokim’, tipike kjo per ata qe kadareja,patrioti yt i madh, i quan ‘cuna lagjesh’!
Edhe menyra sesi mundohesh t’i paraqesesh shijet e tua artistike, me shkrimtare e kompozitore etj, eshte me te vertete qesharake.Edhe kjo tipike per ‘cunat e lagjeve’ qe kane zbuluar shijet e ‘holla’…
Deri dje brekegrisur me pantollona doku, sot ju moderniste te vonuar, keni zbuluar me demek shijet e ‘holla’, qe ne fakt jane domethenese per ju provinciale te perjetshem . “Snobi provincial” me i dalluari nder ju eshte Edi Rama, qe nje kengetari muzike gjyse tallava e gjyse serbo-cigane, i dha celsin e Tiranes.Eshte po ky snob provincial qe tallet me tallavaxhinjte…!!
Por me e lezecmja eshte se as nuk e kuptoni se ketij fare modernizmi i ka kaluar koha ka dekada tashme. Je me te vertete XhaXha ne kete aspekt.
P.S: ky ishte komenti i fundit, me te vertete(ndoshta efekt inercie).
Shkruan:
Unë edhe sot nuk është se i kam shumë të mira brekët. Gjithë jetën jam përpjekur të vesh bukur mendjen, jo bythën.
Cinizmi juaj: “Edhe menyra sesi mundohesh t’i paraqesesh shijet e tua artistike, me shkrimtare e kompozitore etj, eshte me te vertete qesharake.Edhe kjo tipike per ‘cunat e lagjeve’ qe kane zbuluar shijet e ‘holla’…” Por te pakten, i kane zbuluar e kenaqen teksa i shijojne,e kjo duhet t’ju gezoje edhe juve. Po ne ne Tirane…? Neve ketu, po na i zvetenojne e percudnojne edhe ato pak gjera te mira e te bukura qe Tirona jone u servirte qytetareve te vet, perpara se te ndodhte kjo katrahure. Ne fillimet e ’90-tes, shembem shtatoren e diktatorit, sot ngreme ate te horrit…
Oskeola ne komentin e fundit tendin ne kete blog (i fundit si oskeole, pasi jam i bindur qe do te shkrush prape me nick tjeter) je treguar teresisht i sinqerte tamam si ata kriminelet qe kerkojne te pastrojne shpirtin nga mekat perpara se te nderojne bote. Tregove cilesite e erreta te shpirtit tend dhe ndoshta je cliruar ndopak. Por sidoqofte ti je per tu misheruar sespe cdo lloj perpjekje per te te kuruar do te ishte e kote.
Kemi nje bust te Shopenit, ne Tirane te gjysesm sheshi perballe Gardes……
Kemi dhe John Lennon ne Durres 🙂
Po pertej ketyre rasteve te vecuara, ideja e xhaxhait mendoj se qendron. Ka megjithate dicka qe duhet thene, dhe eshte konteksti. New Yorku eshte nje konglomerat kaq i gjere etnish, ndikimesh, lobingjesh, komunitetesh e me the te thashe, sa me siguri jane keta qe ua ngrene permendoret te veteve, ose qe marrin iniciativen. Me siguri duhet te kete edhe Skenderbeu diku ndonje statuje atje, nuk jam i bindur. Perkundrazi, Tirana eshte ende shume homogjene per te pasur keto ndjeshmeri.
Ps : pa prishur temen, por Kusturica regjizor i madh…teper e diskutueshme 🙂
Nuk ka të bëjë me homogjenitetin, besoj. Më shumë është çështje se ndaj kujt bëjmë temena, kujt i falemi. E po del, jo rastësisht se i falemi forcës, pushtetit, e jo kulturës.
Ne fakt ka te beje me te dyja bashke, mesa arrita ta kap une idene e xhaxhait. Dmth qendron edhe kjo qe nxjerr ti ne pah prej shkrimit. Por eshte objektivisht e kuptueshme/shpjegueshme kam pershtypjen ; nuk shihet Shekspiri me barkun bosh, tha. I duhet dhene pak kohe ketij populli, dhe jam i bindur do vijne edhe keto, qe gjithsesi, edhe pse ne forma pak a shume private dhe te paorganizuara, nuk mungojne kaq fare edhe sot.
Do të sugjeroja t’i hidhje një sy edhe vetëm repertorit të Teatrit Popullor, në fillimet e veta, për ta përgënjeshtruar këtë. Tharja jonë shpirtërore i parapriu tharjes së barkut (madje pjesërisht duke e shkaktuar atë).
Keshtu si e thua ti xhaxha, duket se asokohe paskemi qene me barkun dengaz, gje qe nuk eshte dhe aq e vertete mesa kam lexuar.
Tani, une mendoj se ne nje fare menyre po diskutojme me kot ne kete pike. Ne fakt une po i bashkohem idese tende, qe qendron. Thjesht po shtoj qe kjo eshte e shpjegueshme duke pare historine e ketij populli. Tani ti ku do te dalesh, qe ne qenkemi gjenetikisht te varfer shpirterisht apo si, se nuk po te kuptoj ?
Peshperites, ke një kundërshti në fjalët e tua. Shprehja “gjenetikisht të varfër shpirtërisht” nuk shkon nga pikëpamja logjike. Ose je i varfër gjenetikisht, ose je i varfër shpirtërisht. Kush mendon se dikush është i varfër shpirtërisht për arsye të geneve, atëherë kemi të bëjmë me qëndrim në thelb racist.
Gjithsesi, nuk më duket aspak se Xha Xhai donte të thoshte këtë gjë me radhët e mësipërme.
Po une e di shume mire qe xhaxhai nuk donte te thoshte kete ; madje e kunderta eshte e vertete. Ndaj edhe nuk e kuptoj se per c’ka po kundershton. Ndoshta ai do te thoje qe nuk eshte varferia materiale qe ka sjelle ate shpirterore. Por shprehja qe citova me Shekspirin duhet pare me gjere sesa kaq. Shqiptaret, per arsye nga me te ndryshmet, thuajse gjithmone kane pasur probleme te natyres ekzistencialet mbi kurriz ( dhe une them objektivisht te shpjegueshme dhe kuptueshme, por jo domosdoshmerisht te justifikueshme ne cdo rast ), ndaj, them une, afiniteti ndaj artit dhe shpirterores ka qene nje luks qe nuk e ka pasur dot.
Thjesht në atë që varfërinë shpirtërore, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX e më tej, na e ka sjellë zelltaria e ideologëve. Ja, shihe Hyllinin: ua di emrat të gjitha fiseve ilire, por për Grieg-un thotë “më fal kush është ky?”
Dakort, po edhe ideologjia do vend ku te mbillet e te mbije, perndryshe eshte e destinuar te deshtoje. Me tregon nje miku im per jugoret ne Itali. Erdhen ne Genoa tha dhe tentuan te hedhin rrenje me po te njejtat menyra si ne Palermo ; brenda nje jave u ngrit qyteti e u be kaspahane asokohe.
Dua te them, ideologet dhe populli formojne nje rreth bashke ku ushqejne njeri-tjetrin, nuk jane kaq te shkeputur.
Është punë elitash më shumë se e popullit. Ato i ngrejnë përmendoret, bustet e statujat, po cilëve ua ngrejnë? Duket mungesë e elitave që nuk zgjedhin kulturën si formë për tu afirmuar, por zgjedhin pushtetin. Në këtë mënyrë, duket se ato riprodhojnë veten, por edhe i japin “role models” popullit. Modele dmth pushtetarësh, presidentësh, e pse jo ndonjë ditë ambasadorësh- thotë Xha Xhai. Tani këto statuja u ngritën, nuk është se nuk u ngritën që të shohim se është punë varfërie. Po kritikohet modeli i përzgjedhjes të statujave të ngritura tashmë. Nuk është vetëm punë statujash, por edhe artikulimi politik. “Popull heroik”, i thonë, “beteja legjendare” etj. Nuk po flitet për shembull për “beteja emancipimi”, apo arsimimi. Kult i shfaqur nëpërmjet kumtit. Kult i të fortit. Lavdia e të fortit. Le që është jashtëkohore, po nuk është se po përgatitemi, as kemi ndërmend për ndonjë betejë, që t’i përgjigjet evokimit.
Kot, po shkoja nëpër mend një ditë, pse xhanëm këto këngët pop tani moderne, janë si ta them… kaq casual. Nuk ka asgjë heroike në to. Nuk i bëhet evokim ndonjë heroizmi. Derisa dëgjova një ditë, një këngë “heroike” që transmetohej në radio, me stil të vjetër prej Krete, që këta u thonë “mandinadha”. Ulërrimë fare – do vdes, do bie në këmbët e tua, do më zërë kolera, do ngordh fare, po ike ti errësohet bota, ngordhin peshqit në det, zemra bëhet sterrë, toka bëhet djerrë… e më the të thashë.
shif, një shembull i ilustruar. Këtu origjinali, këtu parodia.
”’Një shtet dhe një shoqëri që feston 100-vjetorin e pavarësisë së vet, duhej të kish gjetur aq qetësi dhe largpamësi brenda vetes, sa t’ia kish kushtuar një bust Grieg-ut, diku në një park të Tiranës, qoftë edhe të fshehur nën hijet e pemëve, ose në errësirën e dyfishtë natën.”’
Me fal, kush eshte ky ? Pikerisht per 100 vjetor duhej ?
Po sikur nje tjeter te kerkoje bustet e kompozitoreve te famshem kineze Nie Er apo Dang Shingde ?
Kam pershtypjen se ti do jesh pjese e atij 0.00………1 % e njerezve qe e kane pare ate bust dhe e dine kush eshte.
Kesi lloj bustesh, tregojne qe shoqeria ka arritur ne ate shkalle sa bustet i konsideron vetem si zbukurime parqesh e hapesirash publike…..vesi i perjetshem i Perandorive.
”Vanità e avarizia”
Xha xha nuk qendron teza e varferise shpirterore qe lidhet me Grieg-un apo Dan Shingde-ne.
Amerikanet qe s’dine ku bie ne harte shteti i hyre, qe s’eshte as shtet i vogel, aq me pak dine kush eshte Krieg-u.
Ajo eshte dije specifike qe per me teper lidhet me shijet muzikore.
Ti e ke vizituar sa e sa here, Villa Borghese-n, aty kalojne miliona persona ne vit, po sa nga ata i njohin statujat e rreshtuara si ushtaret ne varrin e perandonit kinez Shi Huangdi ?
Eshte filozofia e estetikes se parqeve perandorake, mbase trashegimi prej Romes antike.
Vanità e avarizia.
Bustet e statujat ne vende publike, duhet te shprehin lidhjen e publikut me jeten dhe vepren e personit.
Grieg-u shihet mire ne ndonje park privat muzikantesh, po s’ka lidhje Grieg-u as me average joe e as shqiptarin mesatar.
Po njerëzit ndriçohen, o Hyllin. Kush di më shumë, ia hap sytë atij që di më pak.
Sa për Grieg-un, të kujtoj se shqiptarët rregullisht e dëgjonin Këngën e Solveig-ut te Radioposta, çdo të diel paradite – ka qenë pjesë e “repertorit.”
Por shkrimi im nuk ishte për Grieg-un pikërisht – besoj se kaq ke arritur ta kuptosh. Ishte një shkrim për vrazhdësinë tonë katundare, e cila pjell dhunë rregullisht: dhunë fizike, dhunë shpirtërore.
Kur kam qëlluar një herë në Saint Paul, Minnesota, jam habitur kur kam parë, në parkun para hotelit dhe fare afër qendrës, një mori statujash të Charlie Brown dhe personazheve të tjera të stripit aq popullor.
Lexova me atë rast se autori i stripit, Charles Schulz, kish lindur në Saint Paul. Shqiptarët, që kanë dorë të rëndë, me siguri do t’ia kishin ngritur atij vetë statujën (po të ishin kujtuar). Por vëreje sa delikat dhe kuptimplotë është gjesti tjetër, i nderimit të autorit nëpërmjet krijimeve të tij.
Në Central Park gjen, mes të tjerave, edhe një kompleks skulpturor kushtuar Lizës (së Lewis Caroll-it). Nuk habitet kush, po t’i them se ky kompleks është nga më të vizituarit atje.
Njeriu festat politike ose fetare nuk është e thënë t’i festojë detyrimisht në mënyrë politike/fetare. Nëse i jep kujt dhuratë për Krishtlindjet këtë vit, nuk do t’i japësh, shpresoj, ndonjë botim luksoz të Ungjijve, ose ndonjë figurinë të Krishtit të gdhendur në fildish. Mjafton dhurata, si gjest.
Ti ke qenë në Itali, kur u festua 150-vjetori vjet. Do t’i kesh ndjekur aktivitetet – sa prej tyre kanë pasur si temë arsyen e festës? Jo: italianët e festuan 150-vjetorin, por në mënyrë të larmishme: me ekspozita, me festivale, me koncerte.
Nëse e festojmë 100-vjetorin e Pavarësisë, këtë nuk e bëjmë nga lumturia për kufijtë shtetërorë ose për flamurin që u ngrit dhe nuk u ul; por sepse supozojmë që në këta 100 vjet shqiptari ka qenë aq i lirë, sa të kultivojë vetveten në mënyra njerëzore. Një nga këto mënyra është arti – dhe këtu vjen në vështrim edhe Grieg-u.
Pavarësia s’ka asnjë vlerë në vetvete – se i pavarur është edhe ujku në mal. Vlera e momenteve të tilla në histori është se ato u japin mundësi komuniteteve dhe individëve të zhvillohen në potencialin e tyre sa më të plotë. Të pasurohen – por jo duke u parë në pasqyrë, sepse kjo do të ishte infantile, sikurse edhe është.