Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

KUNDËR PURIZMIT – PREZANTIMI

Libri im i ri, i botuar nga Dudaj, do të prezantohet nesër, të mërkurën 21 nëntor 2012, në orën 6:30 pm, në mjediset e lokalit “Kabala”, në rrugën Vaso Pasha.

Me atë rast do të ofrohet edhe ribotimi, sërish nga Dudaj, i Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimeve të Maks Gjerazit.

Edhe pse një pjesë e madhe e të ftuarve nuk e kanë lexuar ende librin, të interesuarit për të hapur debat mund të gjejë materiale tematike në blog.

 

 

Pa Komente

  1. eshte mire qe diaspora mban ende lidhje me cfare ngjet ne kete vend.. perndryshe do te fundoseshim keqazi ne batakun e mbetjeve si Nazarko, Zheji, Edison Ypi e te tjere pseudo-intelektuale qe kishin fat te dilnin ne siperfaqe kur koherat e turbullta zbuan large trurin e Shqiperise.

  2. Urime xhaxha. Kam pershtypjen personale qe Vehbiu Ardian eshte tashme ajo qe Cabej Eqerem ishte per instituzionin e gjuhes shqipe. Natyrisht xhaxha, qe jane te tjera kohe e te reja kushte, ndash do “lengosh” pak me teper deri sa per ty te flitet ne keto terma. Por je ende i ri dhe eshte i kerkuar dhe justifikueshem lengimi yt. Urime akoma!

  3. Shumë urime XhaXha për librin e ri! Kisha dëshirë të madhe të vija në Tiranë për prezantimin por rastisi me kthimin tim nga një udhëtim dhe nuk u bë e mundur. Sidoqoftë, do pasojnë shpresoj libra të tjerë 😀

    Po nuk na dhatë ndonjë lajm, si shkoi prezantimi?

  4. Urime
    Rralle kam lexuar analiza te tilla.Veshtrimi yt per te pare ndricon gjera te cilat per ne qe jetojme brenda ketij realiteti jane ndoshta te padukshme. Mendoj gjithmone qe veshtrimi brenda realitetit rrezikon te behet sy i zakonshem ne krahasim me veshtrimin e gjerave nga larg, megjithate te vleresoj shume per menyren se si i analizon dhe te falenderoj qe sjell nje kendveshtrim te ri per lexuesit.
    E lexova shpejt librin si dikush qe ndjek driten brenda tunelit nga kurioziteti per te arritur fundin, por megjithate duke menduar qe kam kuptuar thelbin, te pyes:
    Nese mendon se emri pavaresisht nga origjina mbushet gjate kalimit te kohes me historine e vendit ose te personit qe identifikon, atehere perse disa nga emrat qe prinderit u vune femijeve ne gjysmen e dyte te shekullit te XX, i quan “emra ilacesh ” ?
    …duket sikur i mbush me helm…
    Nuk vlen dhe nuk mjafton historia e tyre per te qene jetegjate ?

    1. Dhurata, ke të drejtë – duhej të isha sqaruar më mirë.

      Kur i quaja ato emra “emra ilaçesh”, kisha parasysh aktin emërtues (pagëzues), jo përdorimin e tyre.

      Përndryshe, njerëzit e mi më të dashur, që i kam rrotull, kanë emra të tillë…

      Falemnderit që e ke lexuar librin dhe të ka ngacmuar mendimin – kjo ka qenë dëshira ime e parë.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin