FRYMË E VJETËR FASHIZMI

Rastisi të jem protagonist i një debati aspak të këndshëm virtual, mes meje dhe një ish këshilltari të ish presidentit Bamir Topi, dhe tani së fundi drejtues departamenti të partisë më të re në skenën politike shqiptare. Fryma e Re Demokratike pra, prezantohet në departamentin e vet të diasporës dhe emigracionit përmes zotit Lizandër Saraçi, i cili më drejtohet në këtë mënyrë:

Arsyeja? I kërkova shpjegim për diferencimin e tij nga roli zyrtar i shtetit shqiptar, që ndër të tjera është prezantuar nga kryetari i tanishëm i FRD-së, zoti Bamir Topi. Të shpjegohem; zyrtarisht marrëdhëniet institucionale midis kryepeshkopit të shqiptarëve dhe shtetit, janë marrëdhënie normale. Në fotografinë ngjitur do të shihni zotin Bamir Topi, atëherë në rolin e vet si president dhe simbol i unifikimit të kombit, bashkë me kryepeshkopin Anastas Janullatos. I sheh të takohen me njeri tjetrin, në klimë miqësore shkëmbimesh ndërinstitucionale midis shtetit dhe fesë. Deri këtu shumë mirë dhe bukur. Por nga ana tjetër, ish këshilltari i tij, dhe sot – çfarë ironie – drejtor i departamentit të diasporës dhe emigracionit po propogandon një qëndrim diversiv nga ky zyrtari që duket se mbështet institucioni i presidentit. Besimtarët e, ” anti-shqiptarit Janullë” – sipas folklorit shumë të dashur pseudokombëtarist – duket se janë mjaftueshmërisht të tillë për t’u thënë, ndër të tjera: gjakprishur, të shitur, të denjë për t’u pështyrë, madje me një të ardhme të garantuar nga fallxhori ynë, si “të zhdukur dhe të harruar si specie”.

Le të merremi pak me dallimin midis institucionialitetit dhe ilegalitetit. Nëse institucioni i presidentit, ndër të tjera simbol i unitetit të kombit, ka marrëdhënie kordiale, të njohura dhe miqësore me kreun e një institucioni fetar, kush është antikombëtari në këtë mes; besimtari i një institucioni të ligjshëm, të njohur nga shteti, apo nxitësi i urrejtjes ndërfetare, arroganti me frymë fashiste, dyfytyrëshi tipik ballkanik dhe racisti par excellence reaksionar, që i mjafton të identifikojë besimtarin si të tillë, për të lëshuar gjithë atë vrer? A mos duhet të ndihen fajtorë besimtarët e një institucioni që shteti ua njeh, por azat asqerët e sulmojnë?

Sigurisht, ka një marrëdhënie skizofrenike mes shqiptarëve dhe institucioneve – që ironikisht do të duhet të ishin përfaqësuese të tyre. Dhe kjo shtrihet më gjerë se institucioni i KOASH. Ka shumë njerëz që ndihen se nuk iu përket shteti, e madje ky lloj shteti. Ky rast me kryepeshkopin Anastas, më tepër se simbolik, është përfaqësues. Madje është një mënyrë për të vënë në pah problemin dhe për të konfiguruar shtetin e të gjithëve, ku të ndihen qytetarë me të drejta të barabarta. Mënyra më e keqe e stimulimit të kësaj skizofrenie, janë agjentë të tillë dyfytyrësh që kostumin institucional dhe rolin e tyre si persona publikë e përfaqësojnë nëpërmjet një qëndrimi të komformizuar institucional (qoftë ky zyrtar, apo partiak), dhe më pas shndërrohen në racistë fashistë, duke mbajtur qëndrim reaksionar dhe urrejtës. Tipizim ballkanik i thikës pas shpine. E megjithatë këto thika fashizmi bien mbi kurrizin e dikujt. Dhe në këtë rast ata që e vuajnë më shumë këtë gjendje skizofrenie midis shtetit dhe azat asqerëve, janë anëtarët e komunitetit ortodoks.

Anëtarëve të këtij komuniteti që njerëz të llojit Saraçi, ia kanë dalë t’u inkriminojnë identitetin. Potencialisht tradhëtarë, citohet të thotë dikush. Njerëz të dyshimtë, me hije, të padenjë për shqiptarllëkun e propoganduar të Saraçit. E vetmja arsye pse janë besimtarë ortodoksë. Komuniteti ortodoks ndër të tjera, ndodhet i vendosur midis dy pllakash, kësaj urrejtjeje që bashkëkombësit e tyre e propogandojnë me një gjuhë therrëse e të mprehtë si thika, dhe ndjelljes ndaj shtetit helen krah tyre që kërkon t’i përvetësojë. Dhe gjëra interesante po ndodhin në shtetin helen gjithashtu. Ndoqa pardje një emision prej një personi publik të njohur, humorist dhe showman-it Lakis Lazopoulos, të cilin citoj të thotë se gjenerata e dytë e shqiptarëve në Greqi, e ndjen veten gjithnjë e më shumë të lidhur me organizatën fashiste “Agimi i Artë”. Lazopoulos jep gjithashtu arsyet e kësaj lidhjeje skizofrenike: racizmi i ushtruar ndaj tyre në të kaluarën, u është bërë shenjë dhe kompleks dhe, të njëjtin racizëm, po duan ta ushtrojnë tek të tjerët. Dy fytyrat e të njëjtës monedhë!

A nuk duhet parë ky problem identitar i ortodoksëve shqiptarë qetësisht, në të gjitha përmasat e veta? A mos është koha e importimit më së fundi në Shqipëri të korrektesës politike? Thënë e vërteta, në Shqipëri ka një lloj “korrektese politike”, por kjo nuk i kalon caqet e kulturës së mbijetesës – përsëri këtu jemi me më të fortin të komformizuar, të cilit i japim dhe liri raprezaljeje. Ka mungesë të theksuar të empatisë mes shqiptarëve, aftësisë për të ndjerë të afërt Tjetrin. Heshtja e komformizuar për të mos folur dhe mos hapur këto tema dhe diskutime, kthehet në përmasa të qelbëzuara të tilla që më pas pëlcasin dhe i ndyjnë të gjithë. Pranimi i viktimizimit të një pjese njerëzish apo komunitetesh, i kthen të gjithë në viktima pambarim.

Të kthehemi tek fashisti ynë, i Frymës së Re, i vetëtitulluar nacionalist, që më quan në një paragraf: gjakprishur, të denjë për t’u pështyrë (nga njerëzit normalë, sipas tij) dhe, qershia mbi tortë: do jemi zhduk dhe harru, si specie. Si do zhdukemi, a ka ndonjë ide? Mos mendon se jemi të avullueshëm gjë dhe mbase mendon të na zjejë që të avullojmë? Apo është ndonjë aftësi kjo supernatyrale, e vër re: species tonë, të cilën nuk e kemi zbuluar akoma? Cilës Frymë i përgjigjet kjo gjuhë hitleriane? A ka ndonjë përgjegjësi?

E kam parë FRD-në, pikërisht ashtu si e ka emërtimin e vet, si frymë e re. E kam vëzhguar me vëmendje pikërisht sepse kërkon të ndërtojë marrëdhënie të reja civile dhe qytetare përmes kësaj fryme. Dhe duke qënë në anën e djathtë të politikës, i kam vënë re disa hendekë ku, në mos ka rënë, ka rrezik të bjerë në të ardhmen. Kështu në traditën e varfër por stoike të stigmatizimeve që ka përdorur e djatha shqiptare, ka qënë emërtimi: komunist. Stigmatizim që me kalimin e kohës, duhet thënë, është shndërruar dhe përmasuar – sipas traditës gjithnjë – si përkatësi biologjike, që i përgjigjet dikujt nga jugu, tosk e më tej, kjo përkatësi është degraduar në atë të ortodoksit. Shqiptari ortodoks, ka qënë një scapegoat i gjithë periudhës së tranzicionit, sidomos prej qarqeve të së djathtës shqiptare. Lidhja e komunitetit me komunizmin, në shumë raste është paraqitur dhe kriminaliziuar si identitet komuniteti. Politika është arti i përgjegjësisë ndër të tjera, dhe për këtë incident, i kërkohet së paku formacionit politik më të ri të politikës shqiptare, të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësinë e vet civile të cilën ia ka detyrim shoqërisë shqiptare, dhe për t’iu përgjigjur njëkohësisht emërtimit që i ka dhënë vetes. Me këtë rast shprehem se nuk dua të fajësoj parësisht FRD-në, por një deklaratë distancimi do të ishte e mjaftueshme që kjo frymë e re, t’i shkëputej de facto frymës së vjetër, meqë kundër kësaj të fundit vendoset me aq zell kryetari i saj. Sepse, në fund të fundit, nuk mund të ketë frymë demokratike pa pasur frymë përgjegjshmërie.

 

Nuk ka komente

  1. Bo bo çfarë turpi e çfarë injorance. Çfarë inflacionimi i institucionit e i prestigjit të institucionit. Nuk kam fjalë. Jul bëre mirë që e ruajte. Këto gjëra nuk mund të kalojnë paq.

    1. fm, nëse ti apo kushdo tjetër i ka mjetet ta bëjë (më) publike këtë çështje, bëjeni. Nuk është personale, siç po duan ta paraqesin dhe degradojnë problemin. Bëhet fjalë për një parti të re që kërkon të zërë vend në politikën shqiptare, distancimi prej racizmit veç do e purifikonte dhe do i bënte mirë. Dhe unë realisht dua një të djathtë të pastër dhe civile.

  2. Cfare u ka ndodhur ortodokseve ne Shqiperi, qe nuk e kemi marre vesh ne ketej nga Kanadaja? Mua s`me duket se kane pasur ndonjehere apo kane nevoje per paladine te tyre.

    Eshte i nxituar kornizimi i argumentit ne kete lloj menyre, ku orthodokeset shqiptar te paraqiten si te vene me shpatulla mbas murit.

    Cervantes tek Don Kishoti i Mances shkruan se ” e verteta, nena e te ciles eshte historia, eshte rivale e kohes, ruajtese e veprimeve, shembull dhe mentor i te tanishmes dhe keshilltar i te ardhmes…”

    Dhe e vertata eshte se Shqiperia eshte nje nga rastet e pakta, ne mos i vetmi qe megjithe pranine e 3-4 feve, asnjehere s’paten ne historine e tyre as masaker latinesh e as nate Shen Bartolomeu.

    Nese eshte nje fenomen i dukshem, i dale ne sipefaqe, qe ka te beje me ortodokset ne Shqiperi, eshte ai i reagimit tashme pa doreza ndaj faktit qe edhe mbas 23 vjetesh, kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga nje prift grek.
    Deri para 50 vjetesh kjo ishte nje anateme. Dhe kuke pasur parasysh definimin e te veretes qe jep Cervantes, s`eshte cudi qe nje realitet i tille te jete anateme edhe sot.
    Eshte nje arsye qe cdo vend me rit ortodoks, e ka kishen e vet me emrin e tyre.

    1. Nese eshte nje fenomen i dukshem, i dale ne sipefaqe, qe ka te beje me ortodokset ne Shqiperi, eshte ai i reagimit tashme pa doreza ndaj faktit qe edhe mbas 23 vjetesh, kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga nje prift grek.

      Nuk eshte problemi se Janullatosi eshte grek. Problemi eshte qe eshte bizantin, i emeruar prej bizantit ne nje zone kufitare qe te mbaje gjalle frymen osmano-bizantine e konceptin e ‘miletit’.

    2. Po mirë, në Kanadanë tënde dhe të Qafirit, ai komenti racist me të cilin më drejtohet zotëria, do lihej të kalohej kështu, nën rrogoz?

  3. Mos shtrihet gje ky komunitet orthodoks ne Jug te shqiperise, e njohur ndryshe edhe si Toskeri? Mos valle eshte pak si e cudtishme qe gjithe kjo urrejtje vjen nga pjesa e mbipopulluar me otomane, e njoehur ndryshe si Gegni?

    1. gjithe kjo urrejtje vjen nga pjesa e mbipopulluar me otomane, e njoehur ndryshe si Gegni?

      Ottomanet ne fakt jane ngulur me shume neper qytetet e fushat e Toskerise, se andej nga Gegeria ha pula strall e nuk ja vlen ta kolonizosh.

  4. Me ato persona qe ka vendosur te fuse Bamiri ne parti nuk shoh asnje fryme te re. Pervec z, Saraci ne ate parti kemi edhe znj. Bogdani qe eshte perjashtuar me ceremoni nga Partia Laburiste e Anglise per shkak te islamofobise qe kjo zonje ka shfaqur ne vendin tone.

  5. Se çfarë i shkruajti dikush një anonimi tjetër në një blog populist; kjo nuk duhet kthyer në temë në vetvete në një blog serioz sy ky.
    Autori, po aty. a në një temë tjetër, po shahej me rob shtëpie me dikë tjetër.
    E kjo nuk ka të bëjë as me ortodoksinë, as me demokracinë; thjesht chit-chat nga ai më i rëndmti.
    Xhaxhai do të bënte mirë t’i mprihte ca gërshërët.

    1. Një atlete greke përgjatë Olimpiadës së Londrës 2012 shkruajti në twitter për disa “anonimë”: me kaq afrikanë sa ka Greqia, mushkonjat e Nilit Perëndimor, do hanë ushqim nga shtëpia”. Për këtë gjë, u përjashtua prej Olimpiadës.

      Vërtet, i drejtohet një anonimi, mua, por gjithashtu thotë: gjakprishur, i shitur, dhe i zhdukur dhe harruar si specie.

      Nga anonim, si u ktheva në specie? Apo u përkas gjë species së anonimëve? Aq më keq që zotëria nuk më njeh, sepse më lyejti kështu me bojën e rracizmit të vet. Unë për të kthehem nga anonim – që nuk jam dhe aq i tillë, Xha Xhai më njeh – në specien e atyre personave që zotëria e ka me qejf t’i zhdukë. Nuk janë chit-chate këto… ai merret me politikë. Po ndjell rreth vetes në këtë mënyrë njerëz që kanë mision të ngjashëm me të, i cili duket të jetë – të zhdukin specie anonimësh si mua. Tani unë sinqerisht dua të di, nëse partia ku aderon, ia mbështet këtë mision.

      Nga ana tjetër, në bazë të anonimitetit mund të skualifikoj edhe kërkesën tënde për mprehje gërshërësh. Se edhe ti anonim më dukesh, apo jo?

      1. Jam me Pulsin. Ky postim ia ul vlerat ketij blogu por shume mire qe u postua qe te tregoje se si nuk duhen bere temat. Ajo qe lexova me lart eshte shembulli tipik sesi merira personale na u kthyekan ne gjoja idera universale apo lufte kunder fashizmit.
        Sa qesharake e gjithe kjo kur autori e fillon diskutimin me epitete si “azer asqer” apo kur dikujt tjeter i thote te rrije urte se do i thote gjyshit partizan t’a rrahe me shpulla. Me kujton ata femijet grindavece qe shanin e kur ia ktheje ndoshta edhe me keq ankoheshin me te madhe tek te gjithe.

        1. Jam me Pulsin.

          shumë interesante…

          akoma më interesante është që më citon duke mu drejtuar në vetë të tretë.

        2. Jam plotsisht dakort. Cicmice te tilla personale foshnjore inatcore ja ulin vleren qe pretendo me pas ky blogu. Fakti qe autori flet me te njejten gjuhe edhe kur ju kthe pergjigje komentusve e be edhe me te qarte pavleresine e ksaj flete rrufeje.

    2. Nuk e di me ç’kurajo civile mund të skualifikohet deklarata publike me thelb fashist, e dikujt që deri disa muaj më parë bënte këshilltarin e Presidentit të Republikës, jo të lagjes, as të ndërmarrjes. E kuptoj që në Shqipëri nuk janë marrë kurrë seriozisht institucionet dhe pesha e tyre në sistem, por kjo flet veç për mangësitë e destinatarëve të institucioneve, e të titullarëve që kanë abuzuar me to. Një gjë është debati mes dy individësh, me fjalor rastësor, një gjë tjetër sulmi i hapur me nota fashiste nga një përfaqësues i palës politike që pretendon të zëvendësojë grupimin mafjoz në pushtet. Realisht jam zhgënjyer së tepërmi nga një deklaratë e tillë, kaq shumë e atribueshme në përgjegjësi një force politike si FRD. Një sulm që edhe në privat e mes anonimësh do ishte i papranueshëm, e jo më nga pozita të tilla institucionale. Partitë politike kanë status kushtetues, e nuk mund të merren aq lehtë kur deklarojnë dhunën e persekutimin si filozofi të tyren. Aq më shumë kur bëhet fjalë për ish – këshilltarin e Presidentit, nesër pasnesër potencial për këshilltar ministri. A jeni në vete?

  6. Si parashtrim une me Lisandrin ato pak here qe kam komunikuar, jemi derguar ndersjelltas me stil si i thone ne GTSE. Ne mos harroj ka qene vetevendoses.

    Por, ajo qe brutalisht, per arsye besoj te ferkimeve te vjetra mes paleve ( jo se befas ai u tregua agresiv ndaj autorit, sikunder duket ketu) Lizandri thote eshte qe autori s’ka lidhje me ortodoksine shqiptare por greko-ortodoksine.

    Ne fakt, me gjen dakort qe autori eshte greko-ortodoks si gjithe shqiptaret qe mbeshtesin Janullen dhe absolutisht jo shqiptaro-ortodoks.

    Shumica e mbeshtetjes vjen si pasoje e mashtrimit, pasi komunizmi nuk shkaterroi greko-ortodoksine por ate ortodoksi te brishte shqiptare qe u formua gjate e pas Nolit.
    Tashme shumica jane te mashtruar, mendojne se ortodoksia e 20 vjeteve te fundit eshte shqiptare, kur eshte greke ose me sakte bizantine si tha me lart qafiri.

    Por autori nuk hyn tek shumica e te mashtruarve, ben pjese tek pakica grekomane, gje te cilen e kam shprehur edhe me pare dhe e ripohoj me bindje te thelle.

    Nga ana tjeter eshte falsitet logjik qe te krahasohet se ç’thote dikush nga posti i Presidentit me ç’thote nga ai i kryetarit te partise, apo aq me teper nje bashkepunetor i tij.

    Nuk eshte shqiptari ortodoks koke turku i tranzicionit, jane grekomanet dhe komunistet, e ndonjehere me dinakeri prej Kali troje edhe minoritaret e vllehet, qe ne menyre krejt ilegjitime marrin pozita perfaqesuese te komunitetit ortodoks.

    Komuniteti ortodoks eshte qartesisht i ndare ne dy pjese, shqiptaro-ortodokset dhe greko-ortodokset ose neobizantinet, ku perveç te mashtruarve bejne pjese edhe mashtruesit,dmth grekomanet, vllehet dhe minoritaret.

    Dallimi eshte i qarte nga qendrimi ndaj Janulles.

    Zoti autor eshte neobizantin, le te flase ne kete blog si perfaqesues i tyre por absolutisht nuk ia pranoj shqiptaro-ortodoksine e flase fjala vjen ne emer tim.
    Madje ben mire te laje gojen.

    1. Mirë, ish… mik. E mora vesh. Pasi legjitimove vrasjet e 21 Janarit, ia legjitimove atij dhe të drejtën të më vrasë personalisht. Kuptoj. Nuk ka nevojë të gjeni armë gjëkundi, i mbani brenda në gojë. E keni me qejf fashizmin gjë? Apo jeni tepër idiotë të kuptoni se çfarë po ndodh?

      Qoftë personale (nuk është), mund të më thotë dikush si, nëpërmjet një debati personal, unë shndërrohem papritur në specie? Si mund ta shndërrosh tjetrin në specie përmes debatit personal? Jam unë dhe ti. Unë të shaj, ti më shan, si kështu më bën gjak-prishur, dhe specie për tu zhdukur? Duhet të ketë një mekanizëm mendor që të ta aktivizojë këtë mënyrë sjelljeje…

      Problemi me ju qëndron se deklaroheni autoritete nëpërmjet idiotësisë tuaj edhe tjetrin që keni përballë mund ta bëni çfarë të doni. Ah, ja Sofika bija e Jorgjicës, shkon në kishë për çdo javë, në kishën e anti-shqiptarit Janullë, çfarë është kjo? Është shqiptare ortodokse? Apo grekomane? Apo kjo nuk e ka fituar ndërgjegjien se çfarë bën. Po kush e vendos këtë? Ju, pra, kush tjetër. Ju. Ju policët e ndërgjegjies. Ju psikopatë, që pasi bëheni bashkë mund të vendosni deri se edhe kush ka të drejtë të jetojë apo jo.

      Mirë. Nuk dua realisht të merrem me ju. Me atë që dua të merrem është kryetari i FRD në këtë moment, i cili duhet të bëjë një prononcim dhe të sqarohet. I pranon këto vezë fashizmi në mesin e vet, apo jo.

      1. Mire, shko kerkoji llogari kryetarit te FRD-se, mbase e gjen ngene te te sqaroje qendrimin e partise.

        Ti ke rreshqitur me kohe e me vakt nga statusi i shqiptarit sipas ndergjegjes se perbashket, normal qe do te te ngjiten epitete pikante.
        Kjo eshte shume e logjikshme, brenda rendit normal te gjerave.
        Idioti ne kete mes je ti, ne kuptimin paror, si ‘privat’ ndaj komunitetit, sepse nuk pranon ligjin e ndergjegjes se perbashket ose jeton jashte atij ligji.

        Si i jashteligjshem je lehtesisht i dallueshem sepse e bertet ne mes te sheshit jashteligjshmerine tende dhe eshte e drejta morale e gjithkujt qe te te stigmatizoje.

        Deri ketu jemi ne fushen e objektives, pastaj fillon ana subjektive, ty te duket vetja si iluminist, intelektual a ku di une dhe pala tjeter si jezuite, fashiste, idiote, psikopate etj.
        Per palen tjeter je gjakprishur, specie, grekoman etj.

        Ne fund te fundit, pjesa subjektive eshte si fushebeteje, kush shan me shume, secila pale hedh bombat e veta, here te sofistikuara e here bruto, si te vije per mbare apo si e vlereson se ben me shume dem.

        Kemi historine qe perseritet per here te n-te dhe çdo here pavaresisht betejave qe mund te fitoni ne fund ju humbisni luften.

        Humbja eshte e parashkruar, sepse nuk ofroni alternative, ta zeme Janulla nuk perben alternative, as nuk mund te jete themeluesi i ndonje gjeje te qendrueshme ne kohe, ka uzurpuar vendin, mbeshtetet tek mashtrimi, tek te shiturit, vllehet e minoritaret, Si çdo uzurpator edhe ai nuk ka si te leje ndonje trashegimi.

        Si e ka thene Ali Asllani

        Po jo, grushti do të bjerë
        përmbi krye të zuzarëve
        koha është e maskarenjve
        por Atdheu i shqiptarëve.

        1. Po sigurisht që do ia kërkoj! E madje do u thërras dhe të majtëve, alternativë a mainstream qofshin, të deklarohen më së fundi: çfarë është ajo që na bën shqiptarë, kultura, apo raca? Hajt se boll u morën me neomarksizmin, ia shqyen shalët Marksit fare…

          Domethënë, ti je gjykatësi, ti je parimi, ti je shqiptari, ti vendos çfarë është objektive, ti po ashtu vendos çfarë është subjektive. Ti. Ore ti më duhesh mua, tani e kuptoj dikë që thotë se i duhen specimenët. Unë do shkruaj një tregim për ty. Do e titulloj “Mishi dhe Kockat”. Në fillim do flasë dikush si prej mishi e pastaj do flasin kockat.

          Nuk është çudi pse mbi kokat tuaja qëndron një berishë. Koka si këto, ashtu i duan festet, të gjykatësit suprem. Mbase ia refuzoni qëndrimin, por ia aprovoni mënyrat.

          Më thuaj… kjo gjuhë militare, me beteja, grushte, me specie, me gjak të prishur, me fushëbetejë, me zuzarë e maskarenj, a i gjen ti ndonjë lidhje kësaj gjuhe, me krimet e përditshme dhe të përbindshme që ndodhin përditë në Shqipëri?

  7. Zh… nuk ta pranoj komentin, jo. As ty as ndonjë tjetri që këtë temë do të kërkojnë, mundohen, apo do imponohen duke e kthyer në personale. Po je ndonjë person që ke qejf të “tërheqësh njerëzit zvarrë”, bujrum përdor një nick jo zvarranikësh, fol me argumente që i përgjigjen konteksit të temës dhe do jesh i mirëpritur.

    1. Jam ai që të ka kritikuar njëherë e një kohë me pseudonimin kriskulli, zotri. Mua më vjen keq që të tilla probleme i trajton këtu dhe më vjen keq që dëshirën dhe forcën që ke ti (si i ri) për ndryshim dhe përmirësim e shpërdorën në kësi mënyrash.
      Nëse do, ke lejen time, mund t’i zëvendësosh pseudonimet “”Zhuls” me “Kriskulli”, s’ka problem.
      Vërtet me keqardhje, për blogun këtu dhe idealet e tua.
      Kriskulli.

      1. Mirë, formalisht mirë se erdhe. Po më hiq një kuriozitet, pse zgjodhe të prezantohesh fillimisht si kamikaz? Keqardhjen, patronizimin dhe patetizmin, nëse mundesh mi kurse. Nuk mund të jenë pjesë e diskutimit. Për të tjerat do të përgjigjem unë, gjithashtu.

  8. Julius, mos bëj si “i lënduar” tani. Po bëhesh patetik, dhe po ul nivelin e blogut – mua personalisht më vjen keq*.

    Unë për vete e shoh çështjen më komplekse. Reagimi i tij(që unë e njoh vetëm si pseudonim!), ashtu siç e shoh unë, nuk ka të bëjë vetëm me atë qe ti ke shkruar në atë moment. Duhet të analizosh dhe të shohësh mirë të gjitha komentet që ti lëshon (si lopa bajgën) në atë blog, mbi ndarjen e Shqipërisë, mbi federalizmin e Shqipërisë, mbi malokët, mbi përshëndetjen me dorë (pa dorashka) nga krahu i majtë dhe i djathtë i Shkumbinit etj. etj. Julius për këto shembuj, unë mund të gjej minimumi 5-6 vetë të tjerë (nga ai blog) që të kanë “qortuar”, dhe mund të dëshmojnë mbi vërtetësinë e këtyre që them. Kjo për të thënë se ti ta bën borxh ndonjëherë (sa për të thënë ndonjëherë). Gjithsesi kjo nuk justifikon asnjëherë urrejtjen ndaj tjetrit. Po ashtu nuk kanë si justifikohen deklaratat e tua. Ne diskutojmë në blogje shqiptare, dhe ma ha mendja se të gjithë kanë në thelb parimin se Shqipëria është një dhe e pandashme, po ashtu shqiptarët, Julius.

    Çështja e dytë, që më duket e ulët mua, është se po përpiqesh t’ia atribuosh këto thënie një individi politik, kur në fakt ai në atë blog, flet në emrin e tij, jashtë politikës. (Pa kaluar në absurd: duke marrë të mirëqenë se individi Filan Fistëk, në botën reale, do që të vërtetojë se Filan Fistëku tek blogu X është vërtet ai. Mund edh eta mohojë.Por këto besoj janë çështje teknike e ligjore.)

    Po ashtu, pyes veten se pse këtu nuk po hap njeri gojën mbi çështje të tilla si, “ai është person që flet me emrin e tij” ndërsa Juliusi është “anonim”. Pse të mos fillojmë të tjerrim edhe këtu leshin e zakonshëm mbi anonimët dhe personat me identitet të njohur. Përse i lejohet Juliusit që është një anonim të merret me “gjykimin” e një personi privat.

    Për këtë shqetësim timin, po sjell këtë koment të xhaxhait për ilustrim, mgaqë nuk jam i zoti të artikulohem aq mirë:
    Përfytyro situatën hipotetike të mëposhtme: unë botoj një artikull në një faqe ku komentet nuk moderohen; ti, që ke një inat çfarëdo me mua, dhe kohë sa të duash në dispozicion, përdor një shërbim anonimizues dhe poston aty 50 komente me 50 pseudonime të ndryshme, për të thënë, në thelb, se artikulli është paçavure, se autorin e paguan Soros-i (madje duke ia shkruar emrin këtij të fundit Sorros-i, me rr të fortë), se autori ‘ia ka futë kot’, madje edhe duke shtuar aty një bejte të vogël, sa për lezet. Tani, më thuaj mua, ç’kuptim e ç’vlerë ka, për komunikimin publik, t’i trajtosh këto 50 karaktere si “persona” dhe t’u njohësh të drejtën e fjalës, etj.? Po ta bësh këtë marifet kur voton në zgjedhjet, për shembull, të futin në burg. Atëherë pse u dashka të lejojmë që fjala e lirë, publike, të ketë më pak peshë se vota?

    Lidhje: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/09/12/liri-vertet-por-e-kujt-dhe-per-cfare/#comment-27398

    1. Edhe një herë, që ta fillojmë mbarë; gjykimin personal ndaj, ndjenjave të mia, gjithashtu patetizmin, mi kurse. Këto janë gjykime “light” ad hominem, nuk bëhen dot pjesë e diskutimit.

      Për segmetimin shoqëror të vërejtur nga mua, ka një temë këtu. Gjithashtu “nacionalistit” më lart i bëra një pyetje, si ka mundësi ky diversion i AKZ-së në festimin e 100 vjetorit, kur të gjithë INSTITUCIONALISHT do duhet të ishin bashkë në të njëjtin vend. Ty kjo nuk të duket përçarje shoqërore? Por këtë përgjigje nuk do e japësh këtu (respektojmë gjithnjë kontekstin!) Do e shkruash nëse do tek tema që të kam dhënë për referim. Idem për federalizimin, ka një temë në blog, këtu

      U shlyem me këto?

      Vazhdojmë më poshtë…

      shkruan:

      Çështja e dytë, që më duket e ulët mua, është se po përpiqesh t’ia atribuosh këto thënie një individi politik, kur në fakt ai në atë blog, flet në emrin e tij, jashtë politikës. (Pa kaluar në absurd: duke marrë të mirëqenë se individi Filan Fistëk, në botën reale, do që të vërtetojë se Filan Fistëku tek blogu X është vërtet ai. Mund edh eta mohojë.Por këto besoj janë çështje teknike e ligjore.)

      Ka një gjë bota perëndimore të cilës duam t’i përkasim që quhet: institucionalizim. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se nëse një institucion merr përsipër të përfaqësojë një masë individësh, po ashtu institucioni në fjalë, merr dhe përgjegjësinë për aktet që këta individë kryejnë. Nëse një ushtar i US Army bën një gabim gjatë operacioneve luftarake diku, përgjegjësia ndahet në individuale, dhe institucionale. Domethënë, akuzohet edhe institucioni i cili merr përgjegjësi për këtë individ. Deklaratat e L.S, janë politike, dhe familja e vet politike, FRD-ja duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Përndryshe do akuzohet se mban në gjirin e vet një fashist.

      U kuptuam?

      Për anonimitetin tim, siç ia beson argumentin Xha Xhait, a ia beson dhe prononcimin nëse thotë se unë jam një person i vetëm, dhe i njohur që shkruaj? Besoj se kjo lehtësisht e zgjidhte këtë çështje. Po nuk të duket përsëri, paksa ironike që përsëri, ti si anonim e kërkon këtë gjë, kur në e-mail ke vendosur: pamail?

      1. Mirë. Jam mëse dakord në parim. Nuk ka nevojë të debatohet mbi këtë pikë.

        Por institucionalizimi yt, merr nuanca në varësi të situatës. Dua të them, psh shembulli i festave private të Silvio Berluskonit, moralisht i dënueshëm, por kush jemi ne që të gjykojmë mbi jetën private të Silvios?
        Po, kuptohet, mund ta vendosim nën skanim sa kohë është në orarin e punës, ose in veste ufficiale, por do të ngjallte shumë debat, sidomos në shoqërinë tonë, nëse e gjykojmë mbështetur mbi deklarata të lëshuara in veste di privato cittadino… aq më tepër Julius, aq më tepër, kur ato “deklarata” janë përgjigje, jo ndaj një, joo, por ndaj provokimesh të vazhduara nga ana jote. Dhe ti e di mirë këtë.

        Se, Julius, edhe provat (apo “provat”?) ndonjëherë hidhen në koshin e plehrave dhe nuk merren fare parasysh nga gjykatësi (apo “gjykatësi”?). dhe këtu kihen parasysh së pari kush (pretendon se) i mbedh provat e deri tek mënyra e mbledhjes së provave. Këto gjëra i di mirë ai që shikon telefilma të njëfarë niveli apo ndonjë që ka të bëjë me fushën e drejtësisë e gjykatave.

        Shkrimi po të përpunohet çik mund edhe të qëndrojë në këmbë. Dhe do të ishte një shkrimi mirë analitik. Problemi, ashtu siç e shikoj unë si lexues i thjeshtë që vjen e ushqehet këtu, tek blogu i xhaxhait (faleminderit për këtë mundësi! 🙂 ) është se ti fut çik si shumë vlerësime dhe gjykime personale jo objektive në shkrimet e tua. Por këto janë çështje të tjera. 😉

        Deri më tani, premisat nga të cilat nis shkrimi janë kryekëput fallco.

        Kriskulli

        p.s. ti e di që unë, si gjithnjë xhanëm, pres me padurim shkrimin tënd të radhës.

  9. Mua më duket se debati për këtë temë doli nga shinat, dhe se disa e bënë këtë sepse tema që ngre Julius-i është djegëse dhe diskredituese.

    Dua t’ju kujtoj, të gjithëve, se fragmenti që solli autori si shembull ishte nxjerrë nga një forum tjetër, ku normat e komunikimit janë të ndryshme nga ato në PTF.

    Mënyra si replikon X ose Y në atë forum nuk mund të shërbejnë si argumente kundër X-it ose Y-it në blogun tonë; nëse duhet debatuar për atë mënyrë, ky debat i përket forumit në fjalë, jo PTF.

    Dhe, megjithatë, duke u përqendruar në replikat e Julius-it, harruam për një sekondë se ky është qytetar çfarëdo, ndërsa ai tjetri përfaqëson një forcë politike.

    Dhe se ai tjetri e quan “gjak-prishur” dhe i thotë këtij “ju do jeni zhdukë si specie”; edhe pse, besoj, në kuptimin, ju që ia njihni autoritetin Janullatosit.

    Natyrisht, Julius-i nuk është fetar (e ka deklaruar këtë sa herë që i është dhënë rasti); por ndihet si pjesë e një komuniteti të përkufizuar për nga besimi i shumicës.

    Dhe në këtë komunitet ka shumë njerëz që e njohin Janullatosin, si kryetar të KOASH-it.

    Unë besoj se i vetmi qëndrim i pranueshëm i qytetarëve shqiptarë, të nuk janë të fesë ortodokse, ndaj pranisë së Janullatosit në krye të KOASH-it, është të respektojnë vullnetin e atij komuniteti; dhe jo t’i akuzojnë si të shitur te greku të gjithë ata që (ende) nuk e kanë denoncuar Janullatosin si uzurpator.

    Qëndrimi ndaj kryetarit aktual të KOASH-it nuk është gur prove për qytetarinë, as për kombësinë e një ortodoksi shqiptar. Ta konsiderosh kështu, është haptazi fashiste; sidomos ngaqë askush, e përsërit, askush nuk e ka autoritetin, as të drejtën morale, të gjykojë shqiptarinë e tjetrit.

    Mua më duket e rëndë që një person si L.S., me pozitë të lartë në FRD, ia lejon vetes të shprehet kështu në publik. Sot ia lejon këtë, nesër mund të lejojë që ndjekësit e tij të venë e t’u thyejnë xhamat e dyqaneve “gjak-prishurve.”

    Le të merremi me këtë çështje; të cilën e ngre edhe shkrimi i Julius-it. Është shumë serioze, shumë më serioze se niveli infantil i debatit te PPU.

    1. “tema që ngre Julius-i është djegëse dhe diskredituese.” – hahahaha! Po tema qe Julius-i ka ngrit DISA here te PPU qe shqipria duhet te ndahet ne lumin Shkumbin, ajo nuk eshte djegse?

      1. E ka shtruar gabim Julius, sepse eshte i sinqerte ndaj. Nuk duhet te ndahet, mjafton te lihet keshtu si po ecen. Ose duhet te rishkruhet marredhenia ndershqiptare. Dhe si kufi eshte Shkumbini. Nuk ke cfare te besh, fqinjin nuk e zgjedh vete.

  10. Dhe cfare ben ky person qe ka shkruar kete me lart? I provokon njerezit ne menyre infantile. Pastaj vjen ketu dhe ben teoricienin mbi keto fenomene.

    Foucault ka thene: “Nuk me intereson thejsht dhe vetem ‘e verteta’, por edhe ‘thenesi i kesaj te vertete'”. C’te veretete stis nje person qe ne PPU eshte Dr. Jekyll e pastaj vjen e behet Mr. Hyde ne PTF? Ku edhe fshihet pas “jo-personales” ketu kur atje nga nahia tjeter i lejon vetes shfrimet me paedukate, me raciste, me lenduese qe mund te behen?

    A keni nje pergjigje per keto pyetje ju z. Xhaxhai? Nese ketu gjykoni nje person se ai prezanton me shume se sa vetveten, pra perfaqeson partine, cfare perfaqeson atehere ky individ qe shkruan ketu dhe pastaj vjen e shan njerezit ne PPU? Nuk ju perfaqeson thua ju fare, as edhe ne njefarelloj niveli? Asfare? Jeni te sigurte?

    1. Shih ketu poshte disa fraza nga klubi i zoterijve fisnike ku fusim hundet edhe ne palaçot, banalet dhe te paturpet.
      Cfare po del e thote me lart, se nuk po i pergjigjemi sfides per te pare se kush e ka shpellen me te thelle? “Tragjedi” thote? Po hajt pra bejme dhe nje tjeter loje, si psh… kush ha mt me shume, dhe e le une te fitoje. E ka te sigurte fitoren.

      on October 10, 2012 at 9:33 am | ReplyXha Xhai
      Jo, nuk kam problem me temën fare – por m’u duk sikur vetëm po shpreheshin emocione, për një moment. Kështu si tani e mirëpres, madje më duket e meritueshme.

  11. Julius, nje pyetje teknike:
    A je i sigurt se personi ne fjale, Lizandri, eshte pikerisht ai qe ka shkruar dhe jo dikush tjeter qe mund te zgjedhe emrin e tij si Nikname? Ky ketu me duket blog dhe dihet se ne blogje mund te shkruaje kushdo pas çfaredo emri.

    1. Realisht, po. Jam i sigurt. Ka shfaqur me dëshirën e vet kaq shumë të dhëna për veten, merr pjesë në atë blog për shumë kohë, sa nuk besoj ekziston ndonjë mundësi e vogël të mos përputhet identiteti.

  12. Nuk besoj se ka arsye që kjo temë të quhet personale.

    Për t’ju bindur (nëse mes jush ka akoma dyshues të sinqertë), këtu kam një link, i cili shfaq përsëri të njëjtin person – pa më pasur mua përballë, që flet me të njëjtën gjuhë.

    Kjo ishte ditën e përurimit të katedrales ortodokse. Në të njëjtën ditë që Bamir Topi atëherë president, merrte pjesë në përurim si autoritet shtetëror i ftuar. Në të njëjtën ditë që L.S ishte këshilltar i tij.

  13. Ceshtja shtrohet, a e ben qenia e Janullatosit ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare kete kishe Kishe me pak kombetare, domethene a e kthen kete Kishe ne greke, apo e ben fene orthodokse me pak kombetare? Do te ishte njesoj sikur te pyesnim, a ben qenia ne krye te Kishes Romane Katolike te nje Pape Gjerman Kishen Romane Katolike Gjermane? Neser ne Vatikan mund te vije nje Pape zezak, a do te thuhet se Kisha Katolike Romane tanime do te jete afrikane?

  14. Mua me vjen mire qe ortodokset shqiptare edhe si qender e sulmit barbar po transformohen sot ne katalizatore te shperberjes perfundimtare te Shqiptarise. Te asaj shqiptarie te formuluar nga Vaso Pasha e cila sot, ne kohe te reja, jo vetem ka humbur aktualitetin, por eshte uzurpuar nga skalione demografike qe perbejne interes antropologjik. Kur nje komunitet apo popull nuk di te pershtase mesazhet e elitave te veta, kur nje brez i ri nuk ka vokacionin te shtroje pyetje per ekzistencen pa qene nevoja te ngjaje njecike revolucionar, kur nje komb nuk di te formuloje veten sipas njohjes se ndergjegjes se vet, atehere me siguri ka ardhur koha e ndarjes se shapit nga sheqeri. Te flasesh sot si tosk, si geg, si lab apo si cam nuk eshte mekat nacionalist, por riciklim i fragmenteve endo-shqiptare ne raporte te sinqerta, permes problematizimit te atyre ceshtjeve qe sot jane ankth kulturor per disa, e kompeks inferioriteti per disa te tjere. “Politics exists when the figure of a specific subject is constituted, a supernumerary subject in relation to the calculated number of groups, places, and functions in a society”, thote ky boti ketu-http://www.artnet.com/magazineus/books/davis/davis8-17-06.asp.
    Cfare do me thene eshte qe prakushti i politikes eshte qasja e hapet ndaj fragmenteve sociale dhe kulturore, rajonale dhe gjeopolitike qe ajo meton te administroje dhe perfaqesoje. E thene nga nje francez, ajo zhvendos ate permase qenesore te kultures franceze ne politike, nacionalizmit kryesisht, apo edhe teorizimit te politikes ne disa norma dhe perkufizime qe fitojne karakter dogmatik, drejt nje shperberjeje finale, drejt nje menyre romake te drejtimit te provincave, cka i le me shume vend artikulimit politik te pergjithshem per ceshtje qe gjithesesi interesojne vete elitat e qe nuk nxisin tensione te brendshme. Shqiptaria si bosht referimi per politikeberjen shqiptare dhe me tej per shtetndertimin deshtoi. Deshtoi pasi ne 100 vjet shtet shqiptaret, apo banoret e trevave shqipfolese perjetuan traumat me te medha qe kane perjetuar ndonjehere. Mbijetesa jone nacionale edhe njehere nuk eshte gjithaq merite e shqiptarise, sesa e rrethanave. Kjo pasi per here te pare ndoshta, ne nuk u perballem me sfida kulturore, por deri diku ushtarake. Shqiptaria si mesazh mobilizues nuk bind dot me ate pjese te popullit qe eshte me e ngritur kulturalisht dhe qe deri me sot ka dhene me shume per perjetesimin e saj-Jugun e ate orotodoks ne vecanti. Paradoksi mund te vihet re lehte; teksa orotodokset jane dorezanet e shqiptarise se bashku me bektashinjte, pra do te duhet te ishin me xheloze per te, sot shfaqen me moderues dhe te emancipuar. Dhe problemi natyrisht nuk ka te beje me boten e jashtme sesa me zhvillimin e brendshem. Emancipimi i njeriut e kerkon vetiu zevendesimin e strehes dhe identifikimit etnik me ate kulturor. Ndaj teksa skalionimi rural i shqiptarise, thjesht con ne konservatorizem dhe primitvizem ne planin e brendshem, e shperfaq shoqerine si teresisht cinike dhe perverse ne raport me Perendimin. Nuk mund te jesh gjithaq nacionalist i flakte dhe po aq i deshiruar per Integrimin njeherazi. Ose nuk kupton, ose thjesht, aq te ben. Ose ne kushtet kur pushtetin e kane ne dore qorrat, e shohin realizimin e projektit te tyre jo si akt krijimi dhe zhvillimi, por si akt proteksioni.
    Nga ana tjeter ka nje raport po kaq interesant brendashqiptar qe jep shume mesazhe. Ne nje forme tjeter, por tinzare dhe me qellime krejt te tjera shfaqen katoliket. Po aq subversive ndaj thenies se Vaso Pashes, po aq agresive ne mbrojtjen e atij sektarizmi te njohur, por me ndryshimin e madh se ata veprojne si mbrujtes te shqiptarise dhe percues te saj nga brenda. Natyrisht qe kjo nuk ka sesi te jete e vertete, per sa kohe qe te qenit katolik ne finale apelon per konvertim kulturor dhe rreshtim politik. Cfare e ben atehere kaq te ekspozuar ortodoksine shqiptare, apo popullsine e saj? Nje teresi faktoresh natyrisht. Humbja e nje qendre graviteti global eshte e para. Tjetersimi i mesazhit nacionalist ne kurriz te Integrimit duke zhveshur gradualisht koren ateiste apo shfetarizuese per te kaluar ne nje identitet katoliko-europian te vetepretenduar. Ne kete pike takimi kondesohet konfllikti i madh: ekuilibri i ri po lind ne hirin e disa akuzave dhe nuk ka asgje krijuese. Keshtu teksa nacionalizimi shkon drejt flirtit me katolicizmin ai nuk mund t’ia mohoje per arsye pragmatiste aleancen e vet me myslimanizmin. Mjafton qe ky te jete kryeure e nxjerrjes nga skena te ortodokseve dhe te mbahet nen kontroll. Ketu vlen edhe ndihma e aleateve tane te rinj me shume yje. Akuza lind vetiu dhe ne menyren me te lige te mundshme; tosket dhe ortodokset realizuan krimin komunist, pra sot mjafton te kryesh nje operacion mediatik te njollosjes se tyre indirekte dhe ja u krye. Me keq ata larguan Shqiperine nga Europa. Edhe permes gladiatoreve te shqipes mund ta veme re kete gje. Faktor i trete eshte ikja e toskeve ne emigrim; harrohet se keta te perkedhelur te se shkaures perfituan vetem IKJEN.
    Asgje e re nuk po ndodh. Nacionalizmi i ri si flamur rrecke qe po ngrihet niset nga nje pike krize; ai nuk ka perspektive. Madje eshte antihistorik, te pakten ne raport me zhvillimet e brendshme. Nuk mund te rrezosh ne gjunje nje faktor qe ka qene zemra e vendit dhe ashti i tij per kaq kohe. Ne kohen kur kufijte po bien, ofertat jane te shumta. Nuk eshte sfide per ekzistencen e dikujt pse mbetet jashte nje apeli politik. Fundja eshte po ky apel harbutesh qe nuk di te beje me shume sesa kur e sheh qe e percmon te perfshin ne akuza. Le te argetohet se bashku me turmat qe kullandris.

  15. Zonje/ zonjushe,

    Me vjen keq per perpjekjen, por sa me siper nuk kane pike lidhje me cfare kisha shkruar. Deshira e juaj, jo e ralle do thoja, per te terhequr prozhektoren mbi vete, ne syte e mi eshte nje klithem per ndihme te kushedi se cfare natyre. Nevoja mund te jete legjitime, por vendi (ketu) eshte i gabuar.

    Dhe nje keshille nese me lejoni: perpiquni te menjanoni pluralis maiestatis.
    E kthen ne qesharak personin qe e perdor.

    1. E pahijshme (së paku) mënyra sesi i drejtohesh zonjë/zonjushës. Për hir të ironisë, le t’i qëndrojmë argumentit dhe pluralis-it. We need you!, për të treguar një minimum parimi bashkëjetese dhe empatie. Është, tepër e nevojshme, jashtë mase.

    2. Më falni po “i parë” u nis vetë me “pluralis” (ne nga Kanadaja). Kot tashi.

      1. Po, “Pluralis” nga Kanadaj nuk eshte lapsus dhe ka te beje me familjen time, qe eshte si lesht e dashit: gjysma maloke, ( apo “shpellare” sic i quajne libtarded e shqiperise) , gjysma nga Bularati dhe kusuri nga Athina dhe Kanadaja.

        .

        1. Nuk e di si quhen njerëzit as andej, as këndej, në shtëpitë e tyre. Nuk po i atribuoj askujt lapsuse. Po meqe Sokrati e tha aq kohë me pare “Nosce te ipsum” (njihni veten që të njihni tjetrin), them të mos e anashkalojmë aq pa kujdes. Se bota e sotme mjafton, për t’i bërë punët e njerëzit çorap.

          1. Sokrati e pat perdorur si pike nisje te nje prej dialogjeve te tij, forma mentis, por nuk eshte e vetja.

            Nosce te ipsum, ose “gnothi seauton” ishte njera nga motot e shkruajtura ne fronin e Pythias tek Orakuli i Delfit.
            Tjetra ishte “meden agan’, ose “asgje me tepri”.

            Dhe ketu nder tje tjera e kishte fjalen edhe per lirine, apo per drejtesine, qofte si konecept dhe si realitet.

  16. Deklaratat e S. R. jane cilesuar prej shkruesit te temes si “fryme e vjeter fashiste”. Dua te di se te cfare fryme jane deklaratat e shkruesit te temes per qytetaret e Krumes ne Shqiperi (po, Kruma eshte administrativisht qytet; por edhe ne qofte se shihet si fshat, aq me keq per ate qe ka thene keto gjera qe do citoj me poshte).

    Ja se c’thote Julius (Mr. Hyde ne PTF), aka Jyl (Dr. Jekyll ne PPU), ne nje debat te zhvilluar para rreth dy javesh ne PPU:

    “Ja të të jap një shembull, shkoi në Krumë dikur kafsha dhe u tha: Qëndrimet tuaja heroike, përpjekja juaj madhështore! Ka byth të rrijë kjo o burrë i dheut? Kanë qëndrime heroike disa katnarë me shumë mundësi të pashkollë e pa brek në bythë, e të lënë në skamje izolim e mjerim; të shkosh tu thuash “përpjekje heroike”? Po një mut i madh pra, çfarë përpjekjesh heroike paskan bërë këta? Çfarë kanë arritur mor burrë këta, që ta meritojnë tu krefet bishti kështu? Për t’i lënë legenë e akoma më legenë seç janë, për t’i lënë l0qe që u fërkon kokën e ngrefen? Po ja pra, thuje midis nesh, çfarë tu lavdërosh atyre?”

    (Link: http://www.peshkupauje.com/2012/10/blogosfera/artan-lame-out-of-the-closet)

    Keto jane fjale te thena per nje popullate te tere (dhe kjo nuk mund asesi te quhet ‘personale’; keto deklarata behen ne nivel krahinor, ku futen ne nje thes mijera individe qe banojne atje, perfshi familjet e tyre me soj e sorrollop!). Keto fjale thuhen per nje popullate e cila ka qene e pozicionuar me shekuj te tere ne kufi me serbet, ashtu si cdo kosovar i cdo fshati 2 ose 3 ore larg Krumes. A e di autori i ketyre fjaleve qe shqiptaret ne ekstremet veriore te Shqiperise se sotme jane sulmuar, vrare, djegur shtepite prej serbeve ne menyre sistematike nder shekuj? Po per sa i perket shtypjes shekullore prej osmaneve, a e llogarit Krumen brenda Shqiperise ky njeri qe i thote keto fjale? Po bombardimet e ushtrise serbe ne vitin 1999 mbi kete zone te kufirit mes Kosoves dhe Shqiperise, a i ka degjuar valle? Dhe keto pyetje retorike me duhet t’ia bej ketij individi ne muajin e perkujtimit te pavaresise se shqiptareve? Turp! Njeqind here turp!!!

    Tani me thoni ju mua: nese keto fjale te thena per gjithe popullin banues ne Krume nuk jane “fashiste”, a munden valle te jene “raciste”? Nese keto fjale nuk bejne pjese ne “frymen e vjeter fashiste”, ne cilen fryme te vjeter raciste bejne pjese ato valle?

    Ju nuk mundeni te keni ‘double-standard’: nje standart per “fashizmin” dhe nje standart tjeter per “racizmin”. Nje standard per ceshtjet publike, fetare, kombetare (kisha, komuniteti, politika) dhe nje standart tjeter per nivelin personal (fyerjet dhe te sharat me fjale te ndyra te bera nga i njejti person qe ngre lart ceshtjet e nivelit publik). Nje standart per ‘minoritetin’ ortodoks ne Shqiperi dhe nje standart tjeter per ‘jo-minoritetin’ e popullates se Krumes. Nje standart per PTF dhe nje standart tjeter per PPU.

    Si thashe? Ju nuk mund te keni ‘double-standart’? Ore, ju mund te mbani cfaredolloj standarti qe t’ju vi per mbare. Ju mund te silleni si t’ju doje qejfi. Por e kam fjalen nuk mund ta fshihni te verteten pas nje blogu. As pas falsiteteve retorike e llogjike. E as pas dyfytyresise se autorit te ketij shkrimit ketu me lart. As nuk mundeni te fshihni racizmin e J.-se pas fashizmit te dikujt tjeter.

    Te pakten jo perpara njerezve me nje minimum llogjike, qytetarie, dhe pergjegjesie.

    1. Merluc, uroj ta kesh kuptuar thelbin e problemit. I cili ka të bëjë me kundërvënien me nota fashiste të një përfaqësuesi politik ndaj një individi, por edhe ndaj species që ai përfaqësoka. Dhe që të sjellësh pjesë nga ndërhyrjet në kohë e në debate të tjera të Julit, nuk na ndihmon për të asgjesuar problemin gjigand që kemi me mënyrën si komunikojnë përfaqësuesit e institucioneve me ne, e ne vetë me pakicat që bashkëjetojnë me ne (meqë kjo e fundit presupuzohet se përbën thelbin e një demokracie, pra përfshirjen dhe mbrojtjen e të paktëve, meqë shumica shfaqet e fortë vetiu). Duke spostuar vëmendjen mbi atë që ti mendon se përbën thelbin (shprehitë, mendimet e Julit diku tjetër) nuk e zgjidh problemin, madje tregon se s’ke kuptuar se për se bëhet fjalë. Zëvendëso Julin me një tjetër emër, dhe shih se ç’përshtypje të bën situata kryesore në shkrim.

      Thënë këtë, pasazhin që ke sjellë, unë e lexoj si kritikë ndaj trushplarjes që i bëhet popullit të asaj zone (prezumoj, meqë i referohet vitit 2012, dhe nisur nga gjuha e përdorur) nga kryeqeverisësi aktual, duke i lënë në varfëri të skajshme e duke i ushqyer me lugën bosh (gjepura, gënjeshtra, ose krehje bishti). Më shumë se sa Juli, që nuk është vendimmarrës, e as në poste influencuese për politikën qendrore apo vendore që prek jetën e asaj pjese të popullsisë (që për mua janë njësoj, kushdo të ishte bashkia/komuna e referencës) duhet të të shqetësonte politika e keqe e ndjekur me ta, dhe se si u shërbehet sapuni për djathë. Për mua Juli jep një koment individual, ndoshta me fjalor të fortë, por kritik ndaj pushtetit e jo në denigrim të një grupi shoqëror.

      1. p.s me “pakicat” më sipër, nënkuptoj grupe sociale me karakteristika të ndryshme, pjesë të pluralizmit social

  17. L.Saraci me siper ”…nuk keni guxim me i fol keshtu asnje shqiptari.” me la pa mend fare. Pse te gjithe shqiptaret mysylmane jane ?! Apo po ndertohet arena per beteja te ardhshme fetare?…”Nejse, ua kemi pi lengun.” thote Jyl sic do thosha dhe une, dhe mu kujtua filozofia e Murphy ‘…buzeqesh…e nesermja do jete me e keqe’.

  18. E trishtueshme te lexosh deklaratat e ketij Lizandrit qe nje dite mund ta kemi minister ose ambasador.
    Edhe me e trishtueshme te lexosh marrite e shumta qe shkruajne komentuesit e mesiperm.
    Xha Xhai ka te drejte kur thote se debati doli nga shinat, ndersa une do te shtoja se jane disa nga debatuesit qe kane dale nga binaret.

  19. Po shkruaj ketu sepse nuk dua te paragjykoj komentuesit e tjere qe kane rene viktime e nje njeriu per gjynaf. Qendrimet e mia kunder uzurpuesit te KOASH dhe akvitetit te tij anti-shqiptar, i kam shprehur ne format me te ndryshme, deklarata, artikuj, komente, etj. Por asnjehere nuk kam unifikuar ortodokset me Janullen. As nuk kam bere KURRE gabimin per te cilin me akuzon Z. Vehbiu me lart, qe te quaj anti-shqiptare ata qe e pranojne Janullen ne krye te KOASH. Ama njerez qe vazhdimisht mbrojne akte anti-shqiptare dhe i fryjne eres se percarjes veri/jug apo i krishtere/musliman, tamam si Janulla, une nuk mund t’i quaj ndryshe perveçse gjak-prishur. Fyerjet e tij kunder muslimaneve si komunitet dhe krahasimet e tyre me turqit e arabet, jane gje mese frekuente (sic e shihni edhe mua me eshte adresuar me terma fyes turqisht). Kurse vajza qe ky s’la fjale pa i thene, se e kundershtoi, eshte gjysem ortodokse, burrin e ka ortodoks dhe jane dy nga miqte e mi me te mire.

    Njerez si ky qe i sherbejne (me ose pa dashje) qarqeve qe kerkojne te percajne shqiptaret dhe te prishin pasurine tone me te madhe, harmonine fetare, une e ndjej per detyrim moral t’i demaskoj dhe te them se me neverisin. Jam i bindur qe ky i ka rrenjet me teper tek varferia jone qe i ben njerzit me te influencueshem nga disa qarqe te rrezikshme. Une nuk e di nese ky eshte nje njeri i vuajtur (sic thoshte nje i njohuri i tij) dhe i genjyer, apo nje njeri i shitur, por sjellja e tij ngjan me shume me kete te dyten. Nuk e shoh ku eshte fashizmi te thuash qe ata qe kur shqiptaret te kene dale nga kjo situate ekonomike, te shiturit do jene specie ne zhdukje dhe te harruara. Po sigurisht ata qe kerkojne qe kjo te vazhdoje nuk mund te pranojne as idene qe shqiptaret t’i demaskojne.

    Nxjerrja e disa postimeve nga konteksti dhe sjellja ne nje faqe ku shume pak dihen qendrimet e mia, nuk me duket ndonje gje ndryshe nga ajo per te cilen ky gjynafqari eshte bere i njohur, deformimit te fakteve. Kam qene, jam dhe do te jem kunder nje kishe si ajo e ndertuar ne Tirane, jo sepse kam ndonje gje me kishen si institucion, por sepse ajo eshte ndertuar me fonde qe vijne nga qarqe ekstremiste greke qe punojne per tezen vorio-epirote. Jam kunder se sipas disa njohsve te ortodoksise ajo nuk respekton asnje element te ortodoksise shqiptare (une nuk e gjykoj dot kete). Jam kunder sepse nje investim kaq i madh per nje kishe ne kushtet ekonomike behet per te bere kajshillek e me ngjan me ata halabaket qe bredhin me makina qindra mijera euroshe neper bllok. Dhe po per sa kohe ne ate kishe te predikoje Janulla, ajo do i sherbeje ndarjes se shqiptarve dhe interesave greke.

    Do ju lutesha atyre qe shqetesohen vertete per ortodoksine shqiptare qe pavaresisht Janulles, te ngrene zerin per kishat shqiptare te Kosoves qe jane uzurpuar nga serbet duke mohuar keshtu nje pjese te rendesishme te historise se ortodoksise shqiptare. Gjithashtu te sensibilizohen me shqiptaret ortodokse te Kosoves (shume pak e dine qe ka te tille) qe sot nuk kane asnje kishe ortodokse shqiptare ne Kosove (sigurisht per kete e kane fajin edhe autoritetet kosovare).

    1. O Lizander, ketu objekti i diskutimit nuk eshte as Janullatosi e as ortodokset shqiptare.
      Objekti i diskutimit je pikerisht ti.
      E mos fol budallalleqe! Kishat ortodokse te Kosoves jane serbe, nuk jane shqiptare.
      E vertete eshte qe ne Kosove ka ortodokse, sikurse ka edhe protestante e budiste, po kjo s’ka te beje fare me çeshtjen qe diskutohet ketu.

      1. Po ju lutem, mos ja prisni hovin. Le ta shikojmë me shkrim për atë që është.

        Do duhet që FRD-ja të bëjë distancim nga keto deklarata të papërgjegjeshme lidhur me Kishën Ortodokse Shqiptare, sidomos kjo pritet nga Bamr Topin që këtij djalit i paska dhënë rrogën si këshilltar për sigurinë. *
        * Kështu e prezanton veten sepse e vërteta është krejt ndryshe.

      2. “Objekti i diskutimit je pikerisht ti.”

        xhaxhai.wordpress.com qeka kend flete-rrufesh personale?

              1. Mund te jete per ty po si i behet per ne te tjeret qe e dime terminologjine ndryshe, ate qe e dine kushdo qe ka lexu pak? Apo duhet qe per cdo koment me pas hap edhe fjalorin personal qe mund te kesh ti per terma te ndryshme? Se i bie qe ti kshu po shan ne menyre personale.

      1. Shikoni se nuk bëhet fjalë për partinë ku aderon ky djali “patriot” por për standartin që punët e dovletit 🙂 bëhen në pazar të gjësë së gjallë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndë dhe tregon papërgjegjësi të pashembullt.
        Po flet me statusin e ish zyrtarit që ka këshilluar presidentin Topi për sigurinë. Deklarimi, se Kisha është ndërtuar me para etj etj që vetë i pohon këtu, duhet të na çojë në një reflektim serioz.

        Ka 22 vjet që ka më shumë liri të shprehuri, por deklarata të tilla nga ndonjë ish këshilltar sigurie nuk kemi degjuar.
        Sepse po është kështu duhet të kërkojmë llogari përse nuk na kanë tregu për këto dhe ish këshilltarët e tjerë të sigurisë që të ngrinim zërin. 🙂

        Pyetja që shtrohet është : kështu mendon dhe zoti Topi* , sepse çfarë mendon ish këshilltari e morrëm vesh ?

        *Si ish president dhe jo si kryetar FRD-je.

    2. Po shkruaj ketu sepse nuk dua te paragjykoj komentuesit e tjere qe kane rene viktime e nje njeriu per gjynaf.

      Në fakt, duke thënë fillimisht se nuk do t’i paragjykosh, dhe më pas u thua viktima… i ke paragjykuar tashmë.

      Dhe të lutem, gjykimet ad hominem ndaj meje, lëri mënjanë. Gjithashtu komentet e të tretëve, që nuk janë këtu dhe ndoshta nuk do donin të përmendeshin…

       As nuk kam bere KURRE gabimin per te cilin me akuzon Z. Vehbiu me lart, qe te quaj anti-shqiptare ata qe e pranojne Janullen ne krye te KOASH.

      Mirë, e pranoj për momentin. Por, dyshimi im është se çdo shqiptar ortodoks, ti e sheh të cunguar.

      Dhe të jap në moment një arsye, nëse do i respektoje plotësisht shqiptarët ortodoksë, pse kryepeshkopit të tyre i thua Janullë? Thuaji në emrin e tij, thjesht për respekt. Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Dhe vazhdo… kryepeshkopi Anastas Janullatos, është uzurpator… etj etj. Po ti realisht mendon se shqiptarë të tillë, duhen edukuar ca (sidomos prej teje), që të vijnë në selamet. Apo jo?

      Nuk ka të bëjë fare nëse ke shoqëri ortodoksësh apo jo. Ka të bëjë me idetë që ke në kokë. Ka shumë racistë grekë që thonë – shiko se unë kam shokë shumë shqiptarë… por… dhe këtu ngec puna.

      Detyra jote na qenka të demaskosh njerëz të cilët nuk i njeh, por aludon lirshëm për ta. Ti nuk më njeh mua. Ku e gjen këtë të drejtë të më gjykosh?

      Ama njerez qe vazhdimisht mbrojne akte anti-shqiptare dhe i fryjne eres se percarjes veri/jug apo i krishtere/musliman, tamam si Janulla, une nuk mund t’i quaj ndryshe perveçse gjak-prishur.

      Po mbi cilat kritere vendos ti? Ti e kupton që gjak-prishur është term racist? Është term fashist mor zotëri, merre vesh një gjë të tillë! E ke të vështirë për të kuptuar kaq pako gjë?

      Une nuk e di nese ky eshte nje njeri i vuajtur (sic thoshte nje i njohuri i tij) dhe i genjyer, apo nje njeri i shitur, por sjellja e tij ngjan me shume me kete te dyten.

      Gjej lesh dhe mbështillja. Ti nuk e di… po mbylle pra gojën kur nuk e di. Këto tre opcione më jep? I vuajtur, i gënjyer apo i shitur. Opsion tjetër në këtë mes nuk ka?

      Kjo është mënyrë tipike megalomani dhe prepotenti, gjithnjë me të drejtën në xhep, që ia jep egoizmi i vet i sëmurë, e që është në masën e një kulle katedraleje! Nuk të ka vendosur kush ty autoritet, asgjëkundi. Ti po thua broçukulla. Nuk vdiq njeri dhe të vunë autoritet ty.

      Ka një denigrim prepotent tëndin ndaj ortodoksëve, i cili përshfaqet gjatë gjithë postimit! Ti nuk i sheh ortodoksët të barabartë me ty, për ndonjë arsye idiote, që ndoshta ka të bëjë me rracën, apo idenë që ke për veten.

      shikoni këtu:

      Jam kunder sepse nje investim kaq i madh per nje kishe ne kushtet ekonomike behet per te bere kajshillek e me ngjan me ata halabaket qe bredhin me makina qindra mijera euroshe neper bllok. Dhe po per sa kohe ne ate kishe te predikoje Janulla, ajo do i sherbeje ndarjes se shqiptarve dhe interesave greke.

      Bëhet për karshillëk ndaj kujt? Ti duhet të rezervohesh për gjuhën mor njeri i mbarë. Unë nuk e kam përmendur askund në postim, që ti je besimtar mysliman. Po kjo duhet të të jepte të drejtën e rezervimit për tu shprehur. Sepse po të thosha se je besimtar mysliman, kjo temë do kthehej ortodoksë vs myslimanë. Dhe nuk e doja këtë gjë. Do desha që gjuha jote e shpifur fashiste, të dënohej prej komentuesve. Dhe kaq.

      Tani ka një problem në këtë mes, ti ke qënë këshilltar presidenti, president i cili shkoi në përurimin e katedrales. Dhe kjo do të thotë se institucioni i unitetit të kombit, e pranoi katedralen e ortodoksëve. Tani si ka mundësi që ti je kundër? Je ti apo unë kundër unitetit të kombit në këtë mes? Tani unë nuk e kam për veten fare, sepse nuk shkoj në kishë. Po nuk e lë në gjykimin e një racisti fashist se çfarë është ime më, çfarë është im atë e me rradhë… që shkojnë ndonjëherë. Gjuha jote e fëlliqur, nuk duhet të ketë minimunin e të drejtës për t’i gjykuar ata.

      Problemi që qëndron në këtë mes, është që të të hiqet ty e drejta e gjykimit se kë do quash gjak-prishur e kë do quash të shitur. Kjo thjesht: nuk është çështje që të takon ty. 

      Po nuk është hera e parë që ti bën përgjithësime kriminale. Deri para 21 Janarit, ti ke qënë shumë i zellshëm të identifikoje robt në stil I fart in your general direction, si komunistë! Ty të shfaqeshin andej këtej “komunistë”, me denigrimin e të cilëve përftoje një kohezion të grupit, dhe kjo gjuhë raciste (ndër të tjera) ka qënë arsyeja pse ndodhi 21 Janari. E ke me qejf ndonjë masakër ndaj ortodoksëve tashmë që flet në këtë gjuhë? Ti duhet të rezervohesh ore, merr vesh? Ortodoksët janë pakicë, dhe duhet të mbrohen. Fol nëse ke argumente dhe fakte. Po ti nuk pyet për këto, vetë qënia jote prepotente është argument dhe fakt i mjaftueshëm për ty!

       

      1. Por, dyshimi im është se çdo shqiptar ortodoks, ti e sheh të cunguar.

        Sigurisht qe ti ke gjithe te drejten te kesh dyshimet e tuaja, po kush ka then qe dyshimet e tuaja jane universalisht te verteta? Jo mer mik se ty mund te duket vetja qe ti je Mesia po s’do me then qe je me verte.

        Po mbi cilat kritere vendos ti? Ti e kupton që gjak-prishur është term racist? Është term fashist mor zotëri, merre vesh një gjë të tillë!

        Nga c’shof une te screenshot, gjithe kjo filloi ngaqe ishe pikerisht ti qe u gerrice i pari duke e ofendu me “azat asqer” – mirepo ti prisje qe ai tjetri thjesht te ulte koken e te thonte “efkaristo”? “Pordhet e medha grisin breket”

    3. Mua me shum,e me duhet kush eshte ‘Saraci’ sesa kush eshte ‘jyliusx’, pasi verberisht (ne kerkim te nje rrugedalje) kam besuar tek pritmerite e FRD nga puna e Topit ‘te heshtur’ qe po na del ‘top’ nga pamja e ‘tope’ nga permbajtja, ose ‘bukuria eshte siperfaqesore dhe shemtia shkon deri ne kocka’. Shume te neveritshem paskeni qene pas cipes celefon te amballazhimit si parti…Kjo pasi jam ortodoks denbabaden, pavaresisht a i vizitoj institucionet e mija e kryej ritet e mia fetare…
      Te lutem z.Saraci ( qe mbase nuk e meriton ate z.), cfare ke me ortodokset, me institucionet e tyre, me makariotitan Janullatos, me ‘korrupsionin’ ne besimin tone, me ‘pastrimin e parave’ ne fene tone,me shqiptaret e nje feje tjeter,me…perderisa ti nuk je i ketij komuniteti dhe nuk i fut ne epruvete e te zberthesh perberesit kimik tek feja jote ne rradhe te pare (nese beson) ?!Te lutem (kot xhanem) rezervoju (ose mbylle fare) e fol kur te ndertohet xhamija e re e te shprehesh pa teklif si te te ta japi, m’ahere do te sho kofinin tend me se do ta mbushesh…
      Gjynah, krim, masaker, maskarrallek, idiotesi,verberi,kamikazizem…(mbase nuk i rradhita sipas pehashit) qe nje njeri si ju te drejtoj nje departament ne nje parti te re gjasme me fryme te re sepse kjo e juaja qelb, me syze te erreta jo nga dielli por per te fshehur syte qe ndezin urrejtje fetare si perplasje e strallit me eshken…dhe do te kerkoni vota pastaj per te zene furriqe ne parlament.Pergatitje e nje supe te re gjenocidi eshte kjo…
      Po te ishe ortodoks do te mirekuptoja disa gjera ne permiresimin e marredhenieve.Por, meqenese,i tille nuk je sipas nuhatjes, dhe une nuk e dija,ke qene keshilltar presidenti e je drejtues departamenti ne nje parti te re (mysylmane eshte ?!) mua po me tremb e nesermja, pasi ne fund te tunelit drita eshte prozhektori i trenit qe na vjen persiper…
      Ju nuk jeni individ…jeni perfaqesues…
      Lum e lum si ne…

  20. Pyetjet qe me vertiten ne koke dhe qe ia kaloj Lizandrit jane keto:

    Meqenese ai paskesh qene keshilltar i Presidentit, ç’ka bere konkretisht ne ate funksion qe gjerat te ndryshonin ne drejtimin qe do ai? Pasi pa qe keshillave te tij presidenti nuk ua vershelleu, pse nuk dha doreheqjen, por i mbajti ison?

    Meqenese eshte ne strukturat e larta te FRD-se, pra ne njefare menyre eshte edhe perfaqesues i saj publik, ç’program ka partia e tij per ta vene punen ne udhe te mbare e per t’ua treguar vendin ketyre shqiptareve gjakprishur?
    Jemi ne prag fushate elektorale dhe besoj se, si politikan qe eshte, duhet te shfrytezoje çdo mjet per te fituar mbeshtetes dhe vota.
    Pra Lizander, Bujrum!

  21. Jo po qe te kuptohemi, personi me nofken Juliusx per mua eshte nje anonim qe nuk e njoh dhe nuk me intereson ta njoh personalisht. Pra idete antishqiptare te ketij emigranti dhe menyra sesi shkruan ne blogje pak me interesojne.
    Ky tjetri, Lizandri eshte person publik qe e ka ngrene dhe vazhdon ta haje buken fale taksave qe paguaj une dhe qytetaret e tjere, prandaj me intereson shume se ç’mendon, se ç’ben e ç’nuk ben, se ç’thote e ç’nuk thote, por edhe dhe menyra se si i thote ato qe thote.

  22. Pershendetje njerez.Po nderhyj edhe une ne kete debat megjithese si i pafe qe jam,ndoshta nuk kam ze ne kapitull. Mendoj se Jyl eshte nxituar ne etiketimin e komentit te L.S. si fashist. Per mua ishte nje debat ku batutat tejkaluan normen, siç ndodh shpesh ndermjet dy komentuesve qe nuk pelqehen.L.S si person publik eshte qartesuar me se miri ne kete koment te tijin ketu. Ti kthehemi temes. Do ta kisha shtruar si pyetje problemin e fashizmit dhe perjashtimit te tjetrit. Diktatura ishte nje nga momentet perjashtuese te nje pjese te popullsise.Ortodokset si te tille, eshte e pamundur te trajtohen si pakice dhe te perjashtohen. Arsyet jane te forta dhe te pafundme por ku i dihet, Shqiperia eshte sa e vogel aq dhe komplekse ne shumen e saj.Per t’ju kthyer temes fetare,mendoj se ortodokset shqiptare(nje pjese e tyre) keqinterpretojne perkatesine ne Koash.Kishat ortodokse kudo ne bote identifikohen me kombesine,pa perjashtim. Nuk e kuptoj pse vetem ajo shqiptare benka perjashtim.Korrigjomeni nese gaboj.

    1. nuk kam degjuar ndonjehere qe kisha ortodokse amerikane te identifikohet me kombin amerikan. E vetmja fe ne bote qe identifikohet me kombin eshte ajo hebraike. Te tjerat metojne t’i flasin gjithe njerezimit dhe jo vetem nje kombi.

      1. Relaps,dole ne nje realitet,kontinent,planet tjeter.U.S.A ha buke veç ne realitetet kombetare dhe shteterore ne boten e sotme.
        Kishat ortodokse ne U.S.A kane te gjitha emertimin kombetar pas,rumune, greke,ruse,ukrainase,shqiptare,etj,etj,etj,dhe u sherbejne kryesisht komuniteteve te tyre.Aty, deri edhe kisha katolike ka nje fare ndarje edhe pse njohin autoritetin e papes.

        1. http://www.youtube.com/watch?v=c-155gEfJrE-ketu shihet kundershtimi qe i eshte bere Janullatosit ne marrjen e detyres. Per ate qe do te interesohet, mund te marre informacion se ata qe kundershtonin, apo nje pjese derrmuese e tyre kane qene orotodokse vllehe nga Tirana. Kjo per te kuptuar idiotizmin e ketyre insinuatave qe behen sot nga patriotet me fobine e pakicave. Ka edhe nga ata zera kritike ndaj Janullatosit, te njohur madje edhe ne mjediset e komunikimit virtual, qe sot shfaqen si apelues nacionaliste dhe anatemues personale te tij, ndersa deri me dje nuk mungonin te krijonin lidhje personale, qe me syte e nje shqiptari te zakonshem do ishin mese te dyshimta. Ta zeme, po flas kot, me Sebastianin. Ketu flitet me venerim edhe per historiane te caktuar, por keta historiane kane nga pas nje histori njohjeje personale, madje miqesie me kete shovinistin ne krye te Kishes. Nese kundershtimi eshte parimor ai duhet se pari te vije nga ortodokset, me tej nga shqiptaret e tjere. Pse Hoxha i drejtohet Zotit arabisht? Me fal pak zoteri, pse prelatet katolike jane italiane dhe kjo nuk perben problem politik? Pse historianet shkruajne vetem nga 2010-a e pas per Janullatosin? Pse dhe elita koniunkturale e ka reagimin? Zoteri ceshtja shtrohet se cila do te jete catia kulturore, e jo se sa kusherinj te larget mund te me dalin mua ne Iliri? Ndaj akuza per Janullatosin nga KRAHU TJETER nuk pi gjekundi uje. Gjekundi edhe sikur te nxjerre neser ne shesh dokumente te CIA-s. Eshte ceshtje zgjedhjeje.

          1. Mua madje më duket se këta që i kundërvihen Janullatosit nga jashtë – si përfaqësues fesh të tjera, komunitetesh jo-ortodokse ose forcash shekullariste dhe kombëtariste – veç po ia konsolidojnë pozicionin në krye të KOASH-it dhe pozitën brenda komunitetit shqiptar ortodoks. Efekt i natyrshëm i polarizimit.

              1. Të më falësh edhe ti mua, zotëri, për injorancën – po kush je ti që më pyet, se nuk m’u prezantove?

    2. Të korrigjoj unë. Pas çështjes bullgare, aktualisht në Sinodin Ortodoks të vitit 1872 në Konstandinopojë është dënuar si herezi identifikimi kombëtar i Kishës, nacionalizmi, kombëtarizmi dhe të tjera fruta si këto.

  23. Na duhet me shumë kohë e reflektim. E ndërkohë jo të gjithë janë të gatshëm të investojnë.

  24. Dikush thote se une s’paskam kapur thelbin e problemit. Domethene racizmi me fashizmin nuk ka ndonje lidhje konkrete per ju, e? Thjesht gradacione te ndryshme te te njejtit fenomen, vetem se ajo qe duket se ju shqeteson eshte se per njerin keni paguar taksa, ndersa ky i juaji, i brendshmi, jua sjell sherbimin e tij “for free” ne tavoline, pra ketu ne kete blog ku ju vini cdo jave te mbani vesh se c’gjelle (raciste) do t’ju servire kesaj rradhe?

    Dhe ironia therese e situates, madje absurdi i saj, qe nuk e kapin (ose thjesht nuk u leverdis ta pranojne) intelektualet e zgjedhur te mbledhur tok eshte se provokimet, fyerjet, shantazhet dhe kercenimet e mbarsura nga kjo teme, ne PPU dhe ne PTF, vertiten rreth nje njeriu, fortlumturia e tij Anastasi, i cili perfaqeson nje instutucion, kishen ortodokse ne Shqiperi, qe perpara se te jete politik eshte fetar. Arsyeja paresore e egzistences se institucionit, si edhe e vete kryetarit te ketij institucioni pra, eshte shpirterore. Eshte shpirterore para se te jete politike, etnike, ndershteterore etj. E pra, ai idhull (Krishti) te cilit fortlumturia e tij synon qe t’i sherbeje, ai qe eshte vete themeli i komunitetit dhe i kishes perkatese, ai ka thene: “Cfaredo qe bete apo thate kunder njerit prej ketyre me te vegjelve, e keni bere e thene kunder meje”.

    Ja z. Xhaxhai: kjo thenie permbledh ne vete barazimin mes personales, qytetares, krahinores, etnikes, kombetares, dhe njerezores. Kjo thenie me jep mua te drejten t’i kerkoj tjetrit, pushtetar a anonim blogjesh qofte, te mos abuzoje as nga ana personale e as nga ajo krahinore, apo fetare, etnike etj. Ju z. Xhaxhai e keni gabim kur shpreheni se “Natyrisht, Julius-i nuk është fetar”. Si? Nuk qenka fetar? Pse duhet te jete fetar dikush i cili, njekohesisht i del ne mbrojtje nje komuniteti fetar dhe gjithashtu stigmatizon komunitete te tjera, fetare ose jo, me termat me anti-fetare, me anti-etike, e me raciste te mundshem. Si keshtu? Do luftoni ju fashizmin e supozuar ne kete prurje me racizmin e shfaqur qarte, haptazi dhe ne menyre te perseritur prej pruresit te temes ne fjale? Mesa ju kam lexuar shkrimet tuaja, kjo duhet te jete vecse nje cektesi intelektuale. Nuk e gjykoj dot ketu a eshte morale apo jo. As nuk e marr persiper ne fakt ta gjykoj, por edhe me duket krejt e pranuar prej te gjitheve se racizmi kerkon pergjigje morale, perpara asaj intelektuale.

    Cfare e ben akoma me acaruese, ne kete kontekst, reagimin e mesiperm te ketij Juliusit eshte drejtesia e argumentave aty. Po, po. Ka shume te drejte te ngrere zerin kunder disa gjerave qe ka thene z. Saraci. Z. Saraci duhet te thellohet e ta rimendoje mire se c’do te thote ai me “zhdukje”. Absolutisht kjo menyre te shprehuri eshte e pakonceptueshme dhe shtegu i veprimeve te imagjinuara qe ajo ndjell eshte tejet i rrezikshem. I papranueshem ne kushtet e nje shoqerie te hapur e te nje rendi demokratik.

    Mirepo, prit, se te shash pa dogane nje popullate te tere te nje rrethi te Shqiperise, sic ka bere Julius-Jyli ne PPU, eshte tejet diskretituese per argumentin e vet, per ate qe ai ngre kunder z. Saraci ketu. Dhe nuk me duhet fare se cili paguhet me taksat tona e cili jo. Ai eshte nje shqetesim i vlefshem i nje niveli tjeter, i nje niveli politik. Ka edhe nje nivel social, njerezor, e etik ne te cilin nxitja e urrejtjes krahinore eshte po aq e demshme sa c’eshte e rendesishme demaskimi i urrejtjes ndaj komunitetit ortodoks. Diskretitimi i argumentit te Julius-Jyl-it kunder “fashizmit” behet i qarte kur e veme ne perspektive te fjaleve te po ketij vete, pasi cfare duhet te na beje te besojme se ky nuk i fryn zjarrit te urrejtjes krahinore qellimisht ne menyre qe te tjeret pastaj ne blogje te bien ne kete kurth dhe, pasi i ka hipur gjaku ne koke, te shfryjne sharje dhe urrejtje te llojit me te hidhur e me te papranueshem? Cfare qellimi ka ky individ neper blogje, qe te provokoje urrejtjet deri ne ate pike qe ato pastaj te kristalizohen e te shperthejne ne doktrina e veprime destabilizuese te rendit shoqeror? He pra, z. Xhaxhai, na e thoni ju ketu ne shesh: ju ia keni dhene ketij individi podiumin per t’u shprehur e per te promovuar idete. Cili eshte argumenti juaj, se “Mënyra si replikon X ose Y në atë forum (PPU) nuk mund të shërbejnë si argumente kundër X-it ose Y-it në blogun tonë”? Vertet? E pra ai udheheqesi qiellor i udheheqesit shpirteror te ortodoksve gjithashtu ka thene: “prej te njejtit burim nuk mund te dale edhe uje i embel edhe uje i hidhur”. Prej te njejtes dore qe shtyp germa pas kompjuterit dhe i poston neper blogje publike nuk mund te dale edhe denimi i racizmit (Juliusi tek PTF) edhe nxitja e racizmit (Jyli tek PPU). Patjeter qe blogu juaj diskretitohet ne vetediskretitim e siper qe ky person ben. Jo, z. Xhaxhai, debati për këtë temë nuk “doli nga shinat”, sic thoni ju. Eshte fiks duke ecur mbi dy shina paralele: racizmi me kahje nga ortodoksia dhe racizmi me kahje nga geget e Krumes e me gjere. Keto jane shina paralele e mbyllja e njerit sy, a berja shurdh e njerit vesh, nuk i ben nder kredibilitetit te argumentave te asnjeres ane.

    1. Unë nuk e njoh Juliusin për racist, përkundrazi, ka vite që sjell kontribute të mira si komentues në PTF dhe e kam mirëpritur edhe si autor. Shkrimet që ka sjellë deri më sot e kanë pasuruar blogun në çdo pikëpamje – dhe nuk ka pasur pikë racizmi atje. Juliusi ka edhe një blog të vetin prej kohësh, ku boton materiale në të njëjtën vijë mendimi dhe përpjekjeje intelektuale. As atje nuk ka pikë racizmi. Ju e mbështetni akuzën tuaj në disa replika të tijat te PPU, ku shpesh atmosfera e debatit rëndohet dhe njerëzit e humbin kontrollin ndaj atyre që thonë. Juliusi mund të jetë impulsiv, por jo racist kurrsesi. Është një individ i lirë, që shpreh haptazi mendimet e tij. Këtu ndryshon edhe përqasja juaj mes replikave të tij dhe replikave të L.S., i cili është figurë publike dhe fjala i peshon ndryshe.

      1. Juve ju duket thjesht impulsivitet menyra si ai ka folur tek tema qe une e kam sjelle per reference nga PPU, i nderuar? Nuk me duket aspak ashtu, perkundrazi eshte ne te njejten linje te gjerave te tjera qe thote andej e qe edhe te tjere ketu po ja numerojne. Sidoqofte une i kam dhene argumentet
        perkatese me lart e nuk do t’i rikthehem.

        Kur ju thoni se “Shkrimet që ka sjellë deri më sot e kanë pasuruar blogun në çdo pikëpamje – dhe nuk ka pasur pikë racizmi atje”, me lejoni t’ju ve ne dukje se mund te jeni duke u nxituar per momentin. Ja sepse.

        Ne shkrimin me titull “Materializmi ne Kulturen Tone Identitare”, botuar para rreth tre javesh ne blogun tuaj (dt. 22 tetor 2012), autori ne fjale ben kete deklarate:

        “Është fatkeqësi që në prag të këtij njëqind vjetori, mënyra e vetme si promovojmë vlera – janë ato të formës raciste.”

        Vini re ketu fjalet “e vetme” dhe “raciste”. Keto jane fjale perjashtuese, z. Xhaxhai. Ato nuk lene asnje vend per diskutim, pra perjashtojne cdo shans qe shqiptaret te jene ndryshe. Apo qe shqiptaret mund kene edhe ndonje lloj forme tjeter te promovimit te vlerave te tyre, pervec formes raciste. Keshtu qe, duke e marre kete fjali si te mireqene, mund te themi me plot gojen se shqiptaret nuk kane cfare t’i ofrojne fqinjeve te tyre pervecse racizmin e tyre. Shqiptaret ‘e ngrate’, apo shqiptaret ‘e eger’, ne varesi se si mund ta lexoje dikush kete, nuk kane pra ne kete pervjetor jubilar te shtetit te tyre te pavarur asnje vlere per t’u ofruar minoriteteve, vizitoreve, botes mbare qe i shikon e qe i pershendet me rastin e perkujtimit te pavaresise. Pasi cdo vlere, sado e vogel, qe do te guxonin keta njerez (jane miliona individe keta!) ta promovonin para te tjereve si vlere thellesisht te tyren, si vlere identitare, do te ishte e paketuar ne nje menyre raciste. Shkurt, nuk kemi pse te mos t’i quajme shqiptaret me plot gojen, dhe gjate gjithe kohes, dhe te tere milionat e individeve qe ndajne kete “kulture identitare”: raciste! Kjo eshte e vetmja gje qe ata mund te jene ne raport me jo-shqiptaret (se sigurisht racizmi del ne pah ne raport me ata qe nuk jane prej kesaj race).

        Apo jo? Si i bie, thoni ju? Cfare do bejme tani, lojra fjalesh me ‘kumbullat’ qe keput kolegu juaj diten per diell?

        Me kete qe do them me poshte une do ta mbyll me kete teme, me lejen tuaj. Kur ju me kaq kollajllek e nxirrni kete koleg nga qerthulli i racizmit dhe i jepni si rrugedalje impulsivitetin ne marredhenie te nje natyre deri diku banale e individuale, une ne fakt dua t’i kujtoj ketij tipit se individet qe ai shan me fjale te ndyra e tejet fyese perbejne qelizat e cdo komuniteti. Individet jane ne themel edhe te komunitetit qe ky ka marre persiper te mbroje. E pra, te leshosh gojen ne menyren me fyese, me personale, me raciste qe behet kunder nje individi nuk eshte ne thelb shume e ndryshme nga racizmi kundrejt nje komuniteti individesh. Une do t’i thoja ketij tipit, qe kaq forcerisht merret me gjerat e medha te komunitetit e kombit dhe kaq lehtesisht perdhos e shkel me kembe dinjitetin e nje individi te thjeshte (anonim ose jo nuk ka asnje lloj rendesie), se ato nena apo motra qe ky as s’i njeh, as s’i di kush jane, e as s’i kane ketij ndonje borxh ne bote jane zonja te nderuara kudo qe te ndodhen. Sikurse jane teresisht te nderuara nena dhe motra e ketij, nese ka. E nese une i them ketij tipit qe ta marri ate termin “i diskretituar” te cilin ia kam thene disa here me lart dhe ta zevendesoje me cdo sinonim te mundshem qe ofron gjuha shqipe per femren e qenit te rruges, ky duhet ta kuptoje, shume thjesht dhe shume qarte, se ky karakterizim qe figura ne fjale ofron nuk ka te beje me njerezit e shtepise se tij – pasi ata nuk me kane bere asgje dhe as s’kane lidhje fare; as me kete vete si njeri, si thelb human – pasi ky, si cdo rob i lindur mbi toke i ka te gjitha kapacitetet per t’u bere i sjellshem e korrekt; por ka te beje me sjelljet e tij te pahijshme, te padenja, te pamoralshme.

        Qofshi mire e na bashkofshin muhabete fisnike.

        1. I nderuar zotëri, shkrimet e Juliusit kanë qenë të hapura për komente – kushdo ka qenë i lirë të vijë dhe “t’i bjerë kokës”, sipas dëshirës dhe midesë. Kjo mënyrë më duket më e drejtë se tjetra, ose kthimi pas në kohë dhe qëmtimi i shkarjeve dhe gabimeve ideologjike në tekstet e tij më të vjetra, për t’ia hedhur përpara si dëshmi të akuzës.

          Unë ende dua të kujtoj se në shkrimin më lart Juliusi është akuzuesi, jo i akuzuari. Nëse dikush mendon se duhet që edhe Juliusi vetë të akuzohet, mund të shkruajë për këtë në blogun e vet, ose kudo tjetër ku i jepet hapësirë. Unë atë shkrim nuk do ta nxjerr në PTF pse kritika ndaj një qytetari të thjeshtë nuk më duket me interes; por do të lejoj një lidhje në komentet e shkrimit të tanishëm, për të gjithë të interesuarit.

  25. Zonje. S`me mbetet te them tjeter vecse ky eshte nje peurilitet idiot.
    Eshte e pakuptimte te kerkosh te besh debat me dacibaot.

    Por per te ardhur keq, sepse PTF gjithsesi ishte me teper se kaq.

    Dhe nje keshille te fundit per ju libtarted: mos beni femije. Mish per top do iu perfundojne, neper lufrat qe po gatuani.

  26. ”’Po sigurisht që do ia kërkoj! E madje do u thërras dhe të majtëve, alternativë a mainstream qofshin, të deklarohen më së fundi: çfarë është ajo që na bën shqiptarë, kultura, apo raca?”’

    Mire, kerkoje se atje do e gjesh qenin e ngrodhur.

    Se ç’na ben shqiptare e dime qe me lindjen e etnise ne kohen e qepes, nuk ka ngelur kjo pune te vetedeklarimi.
    Shko hap perkufizimin e etnise dhe do e gjesh ç’na ben shqiptare, meqe nuk e dike.
    Perndryshe jep ndonje perkufizim tatin te etnise dhe na bej te gajasemi njeçik.

    ”’Domethënë, ti je gjykatësi, ti je parimi, ti je shqiptari, ti vendos çfarë është objektive, ti po ashtu vendos çfarë është subjektive. Ti. Ore ti më duhesh mua, tani e kuptoj dikë që thotë se i duhen specimenët. ”’

    C’eshte objektive dhe subjektive nuk vendoset, por zbulohet ose gjendet.
    Prandaj qe te jesh korrekt thuaj zbuluesi apo gjetesi.
    A nqs ti ke ndonje argument se nuk e kam zbuluar apo gjetur objektiven, bujrum, perderisa çfare ke eshte nje gjys’ qesendisje, atehere po me tregon thjesht grushtin me miza dhe le te themi qe s’me ben as ftohte. as ngrohte, per mua mund te hash gjize sa te duash.

    ”’Më thuaj… kjo gjuhë militare, me beteja, grushte, me specie, me gjak të prishur, me fushëbetejë, me zuzarë e maskarenj, a i gjen ti ndonjë lidhje kësaj gjuhe, me krimet e përditshme dhe të përbindshme që ndodhin përditë në Shqipëri? ”’

    Ne luftaraket keshtu e kemi gjuhen, jeten e konceptojme si lufte, ju amebat si duket e konceptoni ndryshe, ça s’pritet nga jokurrizoret.

    Me lejo te t’them ne fund se po uzurpon hapesire nga blogu per interesa te erreta, njesoj si Ati yt shpirteror Janulla.

    Po nje dite tek shen Noli do falesh qe te te lahen mekatet, ketu do jemi.

    Janulla ne fronin e shen Nolit eshte si nje terrorist islamik ne fronin e shen Pjetrit ne Vatikan, madje me keq se aq.
    Polaket thone se ruset jane armiq me te keqinj sesa gjermanet, sepse keta te fundit duan vetem tokat polake ndersa ruset duan te shkaterrojne shpirtin polak.

    Keshtu terroristi islamik ne fronin e shen Pjetrit do donte te shkaterronte materialisht katolicizmin, ndersa Janulla ne fronin e Nolit, do te shkaterroje shpirtin shqiptar te ortodokseve.
    Prandaj eshte me i keq, dhe provat i kemi, duke filluar nga zotrote.

    1. Mire, kerkoje se atje do e gjesh qenin e ngrodhur.

      Pse qenin e ngordhur? Do ishte shumë e guximshme nëse këtë debat e hap e majta. Si predikim komunitarizmi.

      Perndryshe jep ndonje perkufizim tatin te etnise dhe na bej te gajasemi njeçik.

      shqiptar është kush ka pashaportë shqiptare.

      Prandaj qe te jesh korrekt thuaj zbuluesi apo gjetesi.

      Gjeto Basho Muji ti!

      Me kë do luftoni ju militarët me këtë gjuhë? Po çfarë militarësh xhanëm, paramilitarë thuaj. Çfarë militarësh pa ushtri jeni juve? Kë po vrisni deri tani me këtë gjuhë, përveç shqiptarëve me njeri tjetrin? Kujt keni ndërmend t’i hapni luftë së fundi?

      Të prisja në fakt, të kishe ndonjë koment mbi këto idetë e këtij politikanit të ri, Lizandrit. Si të duken këto? Kam përshtypjen se do jesh ndjerë pak pordhëftohur, përshtypja ime… mbi predikimin apo nëntekstin e shqiptarit 24 karat. Sikur të bën kjo ideja e tij më pak shqiptar ty, kam përshtypjen.

      Ortodoksizmi, i kujtdo qoftë, ka një shpirt sublim përtej dogmatik. I ke vizituar ndonjëherë fshatrat andej nga jugu? Po t’i shohësh, në shumë raste kanë krijuar një infrastrukturë komunitare të tillë, qoftë disi primitive. Do shohësh fshatra me rrugë të shtruara (kalldrëme), me çezmë në qendër, me shkollë, me kishë etj. Është momenti për ta ngjallur frymën e komunitarizmit, duke e kthyer në formë civile administrimi. Ti nuk e njeh fare shpirtin ortodoks, ky sapo t’i kujtosh kërbaçin siç po bëhet këtu, e para gjë që do të të kthejë, është përbuzja.

  27. Një gjë e vogël, pikante…

    Komenti më fantastik, është ai i Turit:

    Jam me Pulsin. Ky postim ia ul vlerat ketij blogu por shume mire qe u postua qe te tregoje se si nuk duhen bere temat. Ajo qe lexova me lart eshte shembulli tipik sesi merira personale na u kthyekan ne gjoja idera universale apo lufte kunder fashizmit.
    Sa qesharake e gjithe kjo kur autori e fillon diskutimin me epitete si “azer asqer” apo kur dikujt tjeter i thote te rrije urte se do i thote gjyshit partizan t’a rrahe me shpulla. Me kujton ata femijet grindavece qe shanin e kur ia ktheje ndoshta edhe me keq ankoheshin me te madhe tek te gjithe.

    Fillimisht ai zgjedh përkatësinë e tij, apo klanin. Jam thotë, me Pulsin. Më pas komenton shkrimin. Po ndërsa jam unë ai që citon, më drejtohet në vetën e tretë. Veta e parë… veta e dytë, veta e tretë. Normalisht, nëse dëshironte një marrëdhënie më të afërt, të paktën dialog, do më fliste në vetën e dytë. E kjo do konsiderohej si një premisë për të hyrë në marrëdhënie me Tjetrin. Por jo. Turi ruhet aq shumë për të mbajtur distancë, sa unë kthehem në … ai.

    Indicje për të parë subjektivizmin e marrëdhënieve klanore? Mbase. Mua kështu më duket.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: