LIRIA PËR TË MOS DITUR

Në një forum online, diskutohej për një artikull të Aleksandër Çipës, me titullin “Varfëria po zgjon ‘apoteozën’ e dritave.”

Artikulli, që mund të lexohet këtu, flet për mjerimin në disa fshatra të Veriut, ku banorët nuk janë në gjendje të paguajnë energjinë elektrike dhe, për pasojë kanë mbetur pa drita.

Errësira e bën Çipën të mendojë për prozat e Migjenit, dhe veçanërisht për Legjendën e Misrit, ku shekulli i 20-të quhet shekull i “apoteozës së misrit.”

Kështu, fjala apoteozë në titullin e shkrimit i referohet Migjenit, mjerimit ashtu siç e shihte poeti nga Shkodra dhe siç na mësoi të gjithëve ne ta shihnim, dhe më në fund krijon një pakt kompliciteti, ose bashkëfajësie të autorit me lexuesin, që mbështetet në njohjen e përbashkët të Migjenit, si nënshtrat, ose intertekst të kulturës shqiptare moderne.

Në kuptimin që Migjeni na ndihmon ta kuptojmë më mirë çfarë po ndodh sot, në shekullin e 21-të, në ato zona ku dje malësori, “vetëm me këmishë e brekë legjendare”, kapërcente malet për të shkuar të merrte misër në qendrën e nënprefekturës…

Kusht për ta kuptuar këtë, është të mbash mend ç’ka shkruar Migjeni; dhe kjo s’është aq e vështirë, po të kesh parasysh se fjala apoteozë rrallë ndeshet gjetiu, në shqipen e shkruar dhe të folur.

Prandaj më vrau veshin një koment, i pari menjëherë pas artikullit, që i thoshte autorit:

“Shumë dakord me shkrimin, po atë ‘apoteozën’ ç’e doje!? Edhe Vangjel Dulja e flet shqipen më shqip…”

Ky komentues, identiteti i të cilit nuk na intereson fare, duket se nuk e ka kapur referencën ndaj Migjenit; por, njëkohësisht, i jep vetes të drejtën të qortojë autorin pse ka përdorur një fjalë që këtij i duket e huaj.

Përmendja e Vangjel Dules i jep komentit tonalitetin e duhur anti-grek, të denjë për një patriot të tipit të ri, që i ka mësuar fjalëkyçet e nevojshme, për t’u shquar si i tillë në forumet virtuale.

Natyrisht, këtu as Vangjel Dulja dhe zotërimi prej tij i gjuhës shqipe nuk na interesojnë fare.

Çfarë na intereson, përkundrazi, është kontrasti midis padijes së komentuesit (një shqiptar që nuk njeh Migjenin është shqiptar relativisht i paditur) dhe zotimit të tij patriotik, për ta mbajtur shqipen të pastër nga fjalët e huaja.

Vëreni edhe paradoksin e këtij militanti luftarak të fjalës shqipe, megjithatë të shurdhër ndaj një reference të thjeshtë ndaj poetit të madh shqiptar të shekullit të 20-të!

Vëreni edhe si shqiptaria e sotme nuk u kërkon më të vetëve të njohin kulturën kombëtare, edhe pse vazhdon t’u kërkojë “vigjilencë” ndaj fjalëve të huaja.

Patriotizmi pozitiv, i promovimit të vlerave të kombit, përfshi këtu edhe veprën e Migjenit, zbythet para atij negativit, ose luftës ndaj armiqve të kombit, të cilët mund jenë po aq imagjinarë sa edhe fjala ‘apoteozë.’

Dukuria është tipike, prandaj edhe po i kushtoj vëmendje – sepse këta njerëz, aq të sigurt në të drejtën e tyre sa të futen kryelartë në çdo debat, edhe pse nuk kanë kuptuar gjë nga çfarë flitet, kanë një shqetësim për shqipen që po infektohet nga fjalë të huaja (lexo: fjalë që ata nuk i kuptojnë); por nuk ia njohin shqipes poetët e saj, ose ata që ia kthejnë shqipes shkëmbenjtë në statuja.

Këtë patriotizëm abstrakt unë do ta quaja patriotizëm të shkallës zero.

Duhet guxim i madh, të ngrihesh t’i korrigjosh tekstin një autori të afirmuar, si Çipa, që nga thellësitë gjithë lagështirë të anonimitetit. Duket sikur sot kusht për një guxim i tillë po bëhet gjithnjë e më shpesh padija: ç’na duhet Migjeni, kur kemi flamurin kuqezi dhe stapin përkatës, për t’ia ngulur armikut tej për tej, nga fusha e futbollit e tëhu?

Nuk ka komente

  1. Ai komentuesi, patjeter qe qenka nje injorant, nga ata te mbaruarit fare.
    Nga komenti duket qarte, se ai nuk e di qe z.Aleksander Cipa eshte nje nder gazetaret me te mire ne vend, por edhe nje patriot , si te thuash, i shpallur.

    Ndryshe nga shume kolege te tij, qe e kane ndare mendjen – o te behen kozmopolite o s’ka-z.Cipa, nuk ka nguruar asnjehere qe ta shprehe qarte qendrimin e tij, natyrisht patriotik.

    Habitem me XhaXhain, por edhe me te tjere, qe ndersa i shperfillin dhe perbuzin komente te tilla si krejt pa vlere(dhe me te drejte), kur vjen puna per te ngritur nje fabul, i’u referohen atyre!

    Jam mese i bindur , qe menyra me e mire per ta bere te paefektshem nacionalizmin, patriotizmin folklorik etj, eshte qe te fillohet nga koka e tij, nga burimi i vertete, i cili nga ana e tij ushqehet prej intelektualesh si : Kadareja,Qosja, i ndjeri Xhaferri-kjo sa per te permendur disa nga intelektualet me te njohur, sepse ka plot intelektuale te tjere te ketij kalibri.

    C’eshte e verteta , intelektualet me te medhenj shqiptare, pergjate pothuaj dy shekujsh, jane ,ne te njejten kohe, edhe nacionalistet apo patriotet me te medhenj. Kjo eshte deshperuese, po ta mendosh se je ne llogoren perballe.. Gjithsesi , per te arritur ate qe deshiron , lypset ndonjehere edhe t’i hysh detit me kembe, sepse mund edhe te mos jete aq i thelle sa duket!

    1. Shkruan:

      Habitem me XhaXhain, por edhe me te tjere, qe ndersa i shperfillin dhe perbuzin komente te tilla si krejt pa vlere(dhe me te drejte), kur vjen puna per te ngritur nje fabul, i’u referohen atyre!

      Ato nuk kanë ndonjë vlerë si komente, por kanë vlerë të madhe si specimenë. Edhe një gomar nuk i sjell gjë Akademisë nga pikëpamja intelektuale, por mund ta çojë akademikun për bukuri nga pika A në pikën B.

    2. Eshte hera e pare qe komentoj ne blog prandaj eshte e udhes t’ju pershendes te gjitheve pasi kam kohe qe vij ketu si lexues.Jam ne te njejten linje me Xha-xhain per sa i perket artikullit por ajo qe me shtyu te komentoj, eshte komenti juaj oskeola.Me sakte dy paragrafet e fundit,te cilat duket sikur perforcojne nje linje mendimi tuajin ne kundershtim me paragrafin e pare ku shpreheni per z. A.Cipa.Mendoj se do te ishte me interes (per mua eshte)sikur ta zhvilloni,apo sqaroni, me tej mendimin qe keni dashur te shprehni.Faleminderit dhe per te mos u keqkuptuar me duhet t’ju sqaroj paraprakisht qe jam totalisht kunder patriotizmit folklorik.

  2. Xha Xha,
    komentuesve anonime, qe pasi u bie bretku gjithe diten ne pune, kthehen ne darke ne shtepi dhe u hedhin nje sy gazetave online e bejne ndonje koment patriotik, edhe u falet, por ç’te themi kur shpesh here jane vete gazetaret dhe intelektualet (pa zene ngoje politikanet) qe shkruajne gjepura, te bindur se po i japin mend kombit.

  3. alke,
    ajo qe them per z.A.Cipa eshte e vertete, sepse e ka deshmuar nje gje te tille,dhe nuk besoj te dale kush qe ta mohoje!

    Me poshte, une nuk bie asgjekundi ne kundershtim me veten, thjesht e vetem se nuk po mbaj nje qendrim.
    Doja te thosha, qe per te gjithe ata qe e shohin nacionalizmin dhe patriotizmin,folklorik ose jo, si nje gjeme per shqiptaret, mos te merren me mizat por me buajt e nacionalizmit;t’i kapin buajt nga briret ; atehere e kane te fituar davane!

    F.Lubonja , prsh, e ka kuptuar heret nje gje te tille, dhe ka vite te tera qe lufton me buajt!Mirepo ai eshte i vetem, sepse ata qe mund t’i kish shoke betejash, megjithese e mbeshtesin ne parim, kur vjen puna tek buajt stepen, per arsye nga me te ndryshmet, qe vec me parimet nuk kane te bejne.

    “…me duhet t’ju sqaroj paraprakisht qe jam totalisht kunder patriotizmit folklorik”,
    bash kunder kunder?!!-Sepse ,ketu, pervec arsyes, hyjne ne loje edhe ndjenjat… Ja ,bie fjala, une qe pelqej kaq shume Naimin,Mjeden,Poradecin,Nolin e Kadarene,Agollin e Spahiun, do te mendohesha mire para se ta thosha nje gje te tille!

    1. Per ilustrim po sjell paragrafet tuaj:
      “Jam mese i bindur , qe menyra me e mire per ta bere te paefektshem nacionalizmin, patriotizmin folklorik etj, eshte qe te fillohet nga koka e tij, nga burimi i vertete, i cili nga ana e tij ushqehet prej intelektualesh si : Kadareja,Qosja, i ndjeri Xhaferri-kjo sa per te permendur disa nga intelektualet me te njohur, sepse ka plot intelektuale te tjere te ketij kalibri.

      C’eshte e verteta , intelektualet me te medhenj shqiptare, pergjate pothuaj dy shekujsh, jane ,ne te njejten kohe, edhe nacionalistet apo patriotet me te medhenj. Kjo eshte deshperuese, po ta mendosh se je ne llogoren perballe.. Gjithsesi , per te arritur ate qe deshiron , lypset ndonjehere edhe t’i hysh detit me kembe, sepse mund edhe te mos jete aq i thelle sa duket!”

      Xha-xhai, nga sa kuptova ne shkrimin e tij ,mori shembullin e nje komentuesi te thjeshte per te na ilustruar qe injoranca e ben nacionalizmin e semure, me se qesharak dhe folklorik.Ky lloj nacionalizmi prodhon te kunderten e asaj qe i ka shpallur vetes si objektiv,ne te miren e rasteve,te qeshura.Kete kisha parasysh kur thashe qe jam kunder patriotizmit folklorik
      Ju e zgjeruat shume me teper,me mire te them se ja nderruat krejt drejtimin artikullit sic deshmojne paragrafet e mesiperm.
      Ju pelqeni shkrimtaret qe keni permendur me siper, por leni te nenkuptohet qe jane patriote folklorik.Prej faktit qe mitizojne ,hiperbolizojne,krijojne mite per kombin?Personalisht per artin dhe vlerat qe ata dhe te tjere shprehin, i pelqej edhe une.Sic jam kunder çmitizimit qesharak te lubonjes §kompani.Jemi shtet shume i ri por edhe popull (ne kuptimin modern te termit),relativisht i ri. Shembujt per kultivimin e miteve dhe nacionalizmit te shendoshe per popullin dhe shtetin qe i perfaqeson i kemi jo vetem afer hundes sone por kudo mbi kete rruzull.

    1. Buajt dine edhe te jene miza. P.sh se fundmi eshte bere e njohur per te gjithe menyra sesi polemizonin me njeri-tjetrin Faik Konica me Fan Nolin, apo ky i fundit me Kristo Dakon dhe motrat Qirjazi. Madje keto te fundit e kane denoncuar Nolin si agjent austriak. Keta kalores hijerende kane ditur, si shqiptare te vertete fundja, te jene edhe miza te vockla, shpirtngushte dhe inatcore si gra te liga. Te talentuar po aq sa edhe te semure rende nga vesi i pergojimit dhe smira per tjetrin. Zarba te verteta markati, nga ato qe hyjne pa radhe dhe bertasin sa kane ne koke. Po nje gje e paska thene mire ai Konica gernjari: E pse te shkruanj? Per ke te shkruanj? Po ku kendojne keta! E thene me kohen e sotme; foli murit. U rrofshin briret!

      1. E vertete eshte, po shqiptare ishin edhe ata.
        Me kujtohen sherret mes Konices dhe Nikolla Naços qe shanin njeri-tjetrin me liber shtepie, i pari nga Brukseli e i dyti nga Bukureshti, sindozot ca shqiptare ne blogjet e sotme, madje me keq. Me kujtohet qe njehere Konica e humbi durimin dhe e mbylli diskutimin duke shkruar te “Albania”:
        “Me mire te mbaj mut me kova sesa te merrem me ty o Nikolle” 🙂
        Kur shkoi ne Amerike Konica e prishi me keq gojen. Ne nje debat me nje emigrant shqiptar qe me sa duket jetonte ne kurriz te gruas, Konica ia kujton sheshit duke shkruar te “Dielli” se ai tjetri “jetonte me parate e p… te se shoqes”.

        1. E pra shqiptare ishin edhe ata. Te pakten eshte ecur perpara; termi shqiptar ne boten intelektuale eshte kthyer nga handikap ne alibi.

  4. Ajo që më bën përshtypje mua është: si ka mundësi që jo nacionalizmi per se, por flamurtarët e tij, vijnë dhe bashkëshoqërohen gjithnjë me injorancën? Dhe kjo është dukuri ballkanike. Simpatizantët e “Agimit të Artë”, nëpër blogje dhe forume greke, do i gjesh të mos dinë të shkruajnë saktë greqishten, do i gjesh të jenë injorantë, mbushur plot me paragjykime, do i gjesh të jenë racistë, jashtë mase agresivë etj.

    E kam një ide pse ndodh, që mbase e bëj shkrim këto ditë…

  5. Kete fenomen e ndesh kudo qe nga gazetat e deri te FB, e pa dyshim ne blogje, pjelle e lirise dhe anonimitetit ne internet. Pamvaresisht se Xha Xhai e ka s’jelle edhe me pare gjendjen e mjere te fshataresise ne Shqiperine aktuale, ate me te “zhvilluaren ne ballkan” qe nuk njeh kriza, me kryesorja mbetet patriotismi, folklorik ose academic. Mbase ata qe emigruan midis dy koherave, te asaj kohe kur shkollehshin kuadrot dhe te tanishmes kur blihen dipllomat, kane nevoje ta njohin Migjenin. E qe ta njohin eshte mire qe akadmiket te s’jellin kudo qe munden qe nga bllogjet e tek FB, ose te te gjithe gazetat ate kulture te vertete, se mizat e buajt jane pjese e te njetit echosistem. Me kete nuk po hedh idene e edukimit te massave, por besoj qe eshte nje detyre patriotike e kujdo te ndaje, sic ndan buken, kulturen e vendit te vet.

  6. “Ju u zgjeruat shume me teper,me mire te them se ja nderruat krejt drejtimin artikullit…”
    alke , nuk besoj se ja nderrova drejtimin, perkundrazi mendoj se jam bash ne teme!Lexoje edhe njehere shkrimin, dhe do ta kuptosh.

    P.S:Ne shkrim permendet komenti i nje anonimi, dhe ironikja eshte qe ky koment nuk qendron me poshte , nga pikpamja etike, prej disa komenteve ketu, per te mos thene se eshte ne nje nivel me te larte!

  7. Pergjithesisht, kur flitet per nacionalizmin, strehen e tij dhe maskarenjte, kihen parasysh, para se gjithash, politikanet, por edhe figura publike te nivelit te larte qe e shfrytezojne kete ndjesi per interesa te tyre.

    Ne Shqiperine tone surrealiste , duket se cdo gje eshte sajuar dhe behet per te pergenjeshtruar teorite dhe klishete e ndryshme nacionaliste!!

    Prsh,ata qe duhej te ishin nacionaliste – bile edhe qe mburren me kete – akuzohen se kane shitur interesat kombetare!
    Akuzuesit duket qe kane te drejte, sepse faktet dhe provat qe paraqesin ata,nuk lene shume hapesire per kundershtim.

    Krejt e kunderta ndodh me fqinjin tone jugor, me te cilin na lidhin me shume gjera se me cdo fqinj tjeter.
    Nacionalistet e vertete, ne vendin fqinj, nuk jane ata zuzare, qe mbushin me sensacione faqet e gazetave dhe edicionet e lajmeve.Nacionalistet e vertete, atje, jane ne strukturat me te larta te shtetit grek, te klerit grek;eshte vete shteti grek.
    Zuzaret e thjeshte, qofshin edhe deputete te ndonje partie ekstremiste, shpeshhere mund edhe te sherbejne si koke turku, historia na jep shembuj pafund per kete.
    Eshte shume domethenes rasti i deklaratave te kishes greke, ditet e fundit, kunder ekstremisteve qe po ja nxjerrin bojen vendit.
    Por jane pikerisht keta ekstremiste, qe perdoren, kur vjen puna per t’i ndersyer, per te krijuar diversione nga me te ndryshmet, te cilat nga ana e tyre i’u sherbejne qellimeve te verteta te zuzareve te medhenj, te zuzareve te vertete, me kollaro apo raso qofshin ata! Edhe per kete, historia e marredhenieve shqiptaro-greke na jep shembuj te shumte, madje te fresket.

    Prandaj, cdo perpjekje per ta kufizuar nacionalizmin e fqinjit tone jugor,vetem tek ca ekstremiste injorante, te mjere, qe mund edhe te shesin interesat e vendit te tyre po u paguan me mire, eshte e kote!

  8. Xha xhai rri e rri dhe e keput ndonji ‘vertetetim’ te klishese me te famshme rreth nacionalizmit, klishe boterore e ketyre dhjetevjeçareve te fundit.

    Pastaj fillojne e rreshtohen si ushtaret gjithe mbeshtetesit e klishese.

    E verteta eshte se nacionalizmi jo vetem qe eshte racional dhe ideologji ende teper e fuqishme, sado qe politikisht duket dobet, por si fenomen mbareboteror e ka treguar veten qe di te perballoje per bukuri efektet e globalizmit.

    Epersia ndaj ideologjise kundershtare nuk ka si te jete produkt i paditurise, sepse asnje ideologji nuk ngadhnjen fale paditurise.

    Nga ana tjeter, nuk duhet harruar qe edukimi gjate komunizmit ishte shume me teper patriotik sesa pas tij, prandaj epersia ne njohjen e kultures kombetare, ndaj atyre qe jane rritur pas 1990, eshte diçka e natyrshme.
    Ai komentuesi mund edhe te jete rritur pas 1990, ose edhe ne emigrim, ka shume gjera qe nuk i dime per te, para se ta gjykojme.

    Por xha xhai qe e ka gati klishene s’ka nevoje te dije rreth komentuesit, thjesht i duhet viktima e radhes, si me thene gjykatesi e ka dhene gjykimin, i duhet krimineli dhe germon ne lagjet e varfera.

    Pikerisht ketu eshte edhe difekti i ideologjise qe xha xhai propagandon, ajo eshte e pashprese, sepse i perbuz lagjet e varfera e te paditura, krejt ndryshe nga gjithe ideologjite sunduese pergjate historise.

    Krishti erdhi per te shpetuar te varferit, edhe ata qe ishin te ndergjegjshem per varferine e tyre shpirterore.
    Nacionalizmi e zevendesoi Krishtin ne kete funksion. Komunizmi po ashtu.

    Ideologjia e xha xhait eshte teper e dashuruar pas pasqyres qe te merret me nevoja kaq te paperfillshme.
    Eshte shume interesante, sesi xha xhai nuk ngre shqetesimin e mosnjohjes se Migjenit nga qe pas gjasave eshte patriot dhe as nuk e shqeteson fare edukimi i cunguar i ketyre 20 vjeteve ne rrafshin e kultures kombetare ( gjen me thase qe s’e kane lexuar fare Kadarene, po nga ana tjeter kane diploma).

    Jo, aspak, xha xhai e perdor kete fatkeqesi per t’i vene gishtin lagjeve te varfera dhe atyre qe jane te ndergjegjshem per varferine shpirterore dhe duan ushqim.

      1. Me fal, po une keshtu e shoh, diametralisht kunder ne kete pike, çfare ka ketu per te ndyre ?

        Forma mentis, jo shpetimtar per masat e varfera e te paditura, por edhe per to.
        Per mua eshte krejt e pambrojtshme nje ide apo ideologji, e cila ne vend te merret me shkaqet strukturale te varferise dhe paditurise, merret me stigmatizimin e kundershtarit mbi bazen e dijes se mbeshtetesve.

    1. p.s Kurse ideja e Krishtit apo nacionalizmit shpëtimtar për masat e varfra, më kujtoi këtë proverb kinez (të perifrazuar): jepi njeriut një peshk e do ta ushqesh për një ditë. Mësoji të peshkojë e do ta ushqesh për gjithë jetën.

    2. “Nga ana tjeter, nuk duhet harruar qe edukimi gjate komunizmit ishte shume me teper patriotik sesa pas tij, prandaj epersia ne njohjen e kultures kombetare, ndaj atyre qe jane rritur pas 1990, eshte diçka e natyrshme.”

      Ke kapur pikë interesante këtu, po nuk është si e mendon ti, fatkeqësisht…
      Nacionalizmi shqiptar vuan prej pluralizmit. Se mos vetëm nacionalizmi…

      Po për t’i qëndruar kontekstit të temës, le të marrim nacionalizmin vetëm. Nacional-komunizmi i Hoxhës ishte në teori gjithëpërfshirës dhe bazohej në evente historike. Kishte një vijimësi ideologjike dhe kohore në histori. Krijonte një komformizëm bazuar në LANÇ, Skënderbeun etj. Mirëpo këtu me të ashtuquajturin “nacionalizëm” të post 90′, nuk është krijuar një ide e përgjithshme. Ndodhemi para absurdit që çdo katund e katundar që ngre flamurin deklarohet ai vetë dhe katundi i vet si “nacionalist”. Hidh një sy andej nga vargmali, sikur nuk e kanë me shumë qejf Kreshnikun… pse kjo punë? Dhe më thuaj, çfarë leshin do Kreshniku që thotë se do e festojë 100 vjetorin në Morinë? Çfarë është ky diversion? Si e shpjegon ti? Do u rrijë shumë shtrembër ai që mendoni si kostum, ju Akëistave kam përshtypjen. Siç do duket një qen që ka veshur brekë.

  9. Kurse unë, në prurjen e Xha Xha-it, gjeta diagnostikimin e një ndër shfaqjeve të padijes në raportimin e saj pervers me një sërë problemesh, në rastin konkret me patriotizmin. Gjej gjithashtu vijimësinë e problemit të marrëdhënies mes anonimit dhe autorit të identifikuar (shpesh të konsoliduar), dhe panevojshmërinë (minimalisht) e strekëmbëshave (të natyrës pseudo-patriotike, apo të çdo lloj natyre qofshin) të pakursyer për këta të fundit. Dhe nuk shoh përveçse të mirën, në kritikën që i bëhet paditurisë së trashëguar apo të kultivuar, nga e cila, patriotizimi në këtë rast, mundet veçse të përfitojë.

    1. Pikërisht – dhe falemnderit. Mua më duket shumë e shtrembër, deri perverse, ajo kulturë jona ku një person çfarëdo – pavarësisht se kush, kjo nuk ka rëndësi, unë nuk është se po e vë gjë me shpatulla për muri, sa kohë që ai është thjesht viktimë – nuk e njeh Migjenin, por megjithatë e ndien të nevojshme të ndërhyjë publikisht, për të qortuar autorin (që Migjenin e njeh, madje i referohet) se ka përdorur një fjalë “të huaj.” E kam thënë edhe më parë – kjo valë e re kombëtaristësh kërkon të bëjë piazza pulita me traditën; dhe për nga frymëzimi, u ngjan Gardistëve të Kuq.

  10. O njerez besepake, pse kerkoni gjithmone nenkuptime djallezore a synime te prapshta pas çdo gjeje qe shkruhet? Lexoni fjalet dhe merrini ato ne kuptimin e drejtperdrejte para se t’ia hyni ushtrimeve te logjikes spekulative.

  11. O Patriote shqiptare, ja t’ju them une ca fjale te thjeshta e pa nenkuptime:

    Patriotet e vertete jane ata qe punojne çdo dite ndershmerisht, qe punojne kopshtin e tyre, ate copez te vockel te atdheut qe u ka rene per pjese, qe nuk vjedhin e nuk korruptohen, qe paguajne taksat, qe u kerkojne llogari qeveritareve, qe e konsiderojne atdheun si shtepine e tyre te perbashket, e mbi te gjitha, qe nuk e permendin emrin e atdheut kot se koti, sepse e kane te shenjte. Pas a shume sikunder duhet te bejne besimtaret e krishtere qe Zoti i porositi te mos ia permendin me kot emrin!
    Nder popujt e vendeve me te begatuara sot ne bote fjalet “atdhe” dhe “komb” jane arkaizma, se nuk i perdor njeri. Ata punojne çdo dite per atdheun dhe kombin, nuk derdellitin ne emer te tyre gjithe diten, per ta çvatur e perdhosur naten.

  12. Perfaqesuesi me i njohur dhe me i shquar i nacionalizmit ne Shqiperi, dhe ne mbare hapesiren shqiptare eshte shkrimtari yne i madh, shkelqesia e tij z.Ismail Kadare!
    “Mosmarrveshja” e tij, te cilen e quan sprove letrare, mund edhe te konsiderohet si nje ese mbi nacionalizmin shqiptar, apo nje lloj manifesti nacionalist shqiptar…

    Merret lehte me mend, sesa qesharake duket ‘indinjata’ antinacionaliste,kur derdhet mbi injorancen dhe injorantet, duke shmangur burracakerisht (apo qellimisht) ata si Kadareja, qe jane bash koka e nacionalizmit!

    1. Kadare nuk eshte nacionalist. Ai eshte nje shqiptar qe, duke punuar kopshtin e tij, ka bere per ne te gjithe e per vendin e tij me shume sesa te gjithe “nacionalistet” dhe “çmitizuesit” te marre se bashku.

    2. Mua nuk më duket se jemi përballë një shkrimi që pretendon të ezaurojë çdo problematikë lidhur me padijen dhe patriotizmin. Besoj se ka vend për të trajtuar të tjera probleme, edhe Kadarenë e qëndrimin e tij në metamorfozë, edhe në të tjera punime. Kohën përpara e kemi. “Mosmarrëveshjen” nuk e kam lexuar, por nëse do të flisja për “Prillin e thyer”, apo “Muzgun e perëndive të stepës”, do të gjeja shumë referenca ndaj trashëgimisë kulturore botërore, larg të izoluarit nën petkun nacionalist (Gjoku, ky Hamlet i zi, apo Kostandini e Doruntina në muzgjet Moskës).

  13. forma mentis,
    ju shkruani se nuk e keni lexuar “Mosmarreveshjen”.

    Lexojeni, lexojeni se aty flitet gjere e gjate per nacionalizmin, por edhe per ata, qe shkelqesia e tij , Kadareja , i quan albanologe te rinj…

    1. Më ka rënë pak edhe mua aty, shkarazi – dhe me pambuk, krahasuar me ç’u ka bërë të tjerëve – për Shqipen Totalitare. Gjithsesi, nuk hyn ndër veprat më të mira të Kadaresë dhe, sikur t’ia japin Nobelin e merituar, me siguri nuk do t’ia japin për atë pamflet.

      1. Xha Xha,
        ti ia ke inatin per ato ç’ka thene per librin tend. Une mendoj se ka nje keqkuptim aty. Shkaku kryesor i keqkuptimit eshte titulli ca si komercial i librit tend, edhe pse i ke shtuar nje nentitull me sqarues. Ne kuptimin qe nuk ishte shqipja totalitare, por kishte nje perdorim ideologjik, pra totalitar te shqipes nga ana e pushtetit. Kadare, po ta kishte lexuar me me kujdes librin, mund ta kishte shmangur kritiken, por edhe ti mund ta kishe shmangur ate titull “gazetaresk” qe edhe mua me vrau syte.

        1. I kam dhënë një përgjigje që mund të lexohet këtu – por artikulli u botua edhe në Shekulli, në mos gabohem.
          http://xhaxhai.wordpress.com/2010/11/22/dy-lexime-te-nje-titulli/
          Nuk kish arsye pse të lexohej titulli keq. Kur unë them “shqipja totalitare”, atëherë qartazi kuptohet se po flas për atë shqipe që i shërbeu totalitarizmit. Titulli nuk mund të lexohet sikur shqipja është totalitare. Njëlloj, kur Nassim Nicholas Taleb e titulloi librin e vet “The Black Swan”, askush nuk u gabua dhe të thoshte se Talebi i bëri të gjitha mjellmat të zeza.

          1. Faleminderit per linkun. Nuk e kisha lexuar.
            Degjo. Ka nje dallim midis anglishtes “The Black Swan” dhe shqipes “Shqipja totalitare”. Dallimi ka te beje me nje veçori sintaksore te shqipes:
            Ne rastin e “shqipja totalitare” mbiemri “totalitare” teorikisht mund te lexohet si percaktor veçues (ashtu si ke dashur ta thuash ti, pra ajo pjese e shqipes qe ishte totalitare) ose si kallezuesor te cilit i ka rene kepuja, pra “shqipja (eshte) totalitare”.
            Cdo gjuhe ka struktura gjuhesore ambigue: per anglishten sillen shpesh shembuj si: “they are hunting dogs” ose “they killed the man with a gun”.

            Titulli yt eshte nje shembull strukture gjuhesore ambigue ne shqipe.

            Sa per pergjigjen ndaj Rahmiut, te them se pak i ke thene e nuk dua te shtyhem me tej se me prishet humori.

            Sa per Kadarene, pa e lexuar kete pergjigjen tende, une i kam thene vete atij pikerisht keto qe thua ti.
            E keqja e Kadarese eshte se i beson ca si shume disa skutherve qe i vertiten perreth dhe i fryjne ne vesh. Po pastaj, kur e kupton, pendohet.

            1. Të lutem më jep një shembull ndërtimi emër + mbiemër, ku mbiemri mund të interpretohet si kallëzuesor. Rusishtja e di që ka nga këto, por në shqipe sikur s’më rezultojnë…

              Unë nuk do të futja në këtë grup, gjithsesi, ndërtime të tipit atdheu i dashur ose armiqtë e urryer, sepse aty mbiemri ka ngarkesë të fortë emocionale dhe, në thelb, është pleonastik.

              As do të futja togje të tipit lisat e gjatë, ose lëndinat e lulëzuara, të cilat i ndesh në poezi ose në stilin pompoz.

              Le të supozojmë një libër me titullin “Shqipja mesjetare.” Do të ngrihej kush të më thoshte se shqipja nuk mund të jetë mesjetare, se ajo flitet edhe në kohët moderne, etj.? Natyrisht që jo – natyra veçuese e përcaktorit është evidente.

              Ose një shembull tjetër: “Shkodranishtja letrare.” Kush do të ngrihej të objektonte se shkodranishtja nuk është vetëm letrare, por flitet edhe nga hamenjtë dhe analfabetët?

              Edhe një tjetër: “Sëmundjet veneriane.” Përfytyro dikë që thotë: prit, se sëmundjet nuk janë vetëm veneriane, ka edhe të llojeve të tjera.

              Interpretimin unik, në rastin e librit për të cilin po flasim, e siguron mbiemri totalitar, i cili ka natyrë pak a shumë teknike dhe librore, dhe vetvetiu e kryen funksionin veçues.

              Ose edhe ta përmbysim titullin “Totalitarizmi shqiptar.” Do të shqetësohej vallë ndonjë patriot, e të më thoshte se totalitarizëm ka pasur edhe në Bashkimin Sovjetik?

              Më në fund – libri ka edhe nëntitull; madje, madje, ka edhe faqe të shkruara! Dhe kush e lexon librin, e ka të qartë se cili është objekti i tij, apo jo?

              1. Ja te te jap nje shembull pa gjurme pleonazme:

                konteksti. Une shkoj ne Mamurras te kusherinjte e mi dhe marr vesh se ne familjen e tyre ka ndodhur nje ngjarje e rende qe m’i ka çoroditur kusherinjte. Pastaj kthehem ne Tirane, bie ne mendime per dukurine sociologjike çoroditese dhe, si intelektual patriot qe jam, shkruaj nje artikull sociologjik mbi “njerezit e çoroditur” te Mamurrasit ose “Mamurrasit e çoroditur”, duke pasur parasysh ketu vetem kusherinjte e mi dhe jo te gjithe mamurrasit. Mirepo mamurrasit, duke u nisur nga titulli, me keqkuptojne sikur ta kisha fjalen per te gjithe ata, sepse nuk e kane lexuar artikullin, por kane degjuar vetem pasqyren e shtypit ne Tv ku eshte permendur vetem titulli.

                Ne rastin e nje mbiemri me funksion kallezuesor ambiguiteti krijohet ne rasen ne emerore, por shmanget ne rasen kallezore sepse ndryshon nyja:

                percaktor i thjeshte veçues:
                “Shqipja e prishur” e internetit (pra jo e gjitha, vetem ajo qe lexojme neper blogje).

                Pastaj:

                me dhembin syte kur lexoj “shqipen E prishur” te internetit.

                krahaso me

                kallezuesorin
                Shkova pas 20 vjetesh ne Shqiperi dhe e gjeta “shqipen TE prishur” (te gjithe shqipen jo vetem nje pjese te saj).

                Qe te kthehemi te çeshtja e mesiperme, Kadare ka keqkuptuar titullin, sepse nuk e ka lexuar librin integralisht, ka degjuar ca interpretime ose lexuar vetem ca nenvizime te dikujt a se paku nuk e ka lexuar me vemendje, ndersa Rahmiu librin e ka lexuar me laps ne dore, por e ka pasur gjetke hallin. Ç’ta zgjas, ti e di me mire se une.

        2. Shkruan:

          ti ia ke inatin per ato ç’ka thene per librin tend.

          Në fakt ka thënë gjëra shumë të rënda për Ardian Klosin atje, të cilat nuk i prisja kurrë nga një njeri i kalibrit të Kadaresë (aq më tepër që ata kanë qenë aq të afërt mes tyre dikur…). Çfarë ka thënë për librin tim është normale, e debatueshme, krejt e pranueshme, nga pikëpamja etike.

          1. Ketu nuk pajtohem me ty. Ne kete rast ty ta turbullojne gjykimin ndjenjat miqesore. Te ishte gjalle i ndjeri Klosi, do t’i kisha shtuar dy fjale ketu. Po tani…, ta leme me mire.

  14. Popujt e pazhvilluar kane shkallen e patriotizmit me te larte se sa ata te zhvilluar.
    Ka nje raport te zhdrejte midis tyre.

    …”eshte nje ligj i natyres, ndaj te cilit asnje eksperience nuk ka bere perjashtim, simbas se ciles rritja ne madheshti dhe opulence e nje kombi, duhet te balancohet me renien e virtyteve heroike te tij…” tha dikush para nja dy shekujve.

    Pavaresisht se cfare e si e mendojne elitat e saj , patriotizmi ka ascendencen nder ndjenjat e perbashketa te popullit shqiptar. Si me thene, eshte nje varke qe e ka eren nga mbrapa.

    Plus ajo tjetra qe do mbajtur parasysh: fertility is destiny.

  15. Oskeola me ne fund te kuptova.C’ti bej, koha e gjate pa pike takime,shume pak lexime ne shqip dhe pothuaj aspak shkrime:P. Duhet t’ja dime per nder Xha-xhait se te pakten marrim shkas te analizojme me gjere argumente te cilat perndryshe do ti kalonim shkarazi dhe ne siperfaqe.Si e shoh une patriotizmin qe po shfaqet sot nder shqiptare? Idiot dhe te demshem. Per te bere nje krahasim ndoshta aspak te qelluar,si ujku qe perpelitet ne kafazin ku e kane mbyllur duke i shkaktuar vetem plage vetvetes. Pune dhe dituri,zhvillim dhe drejtesi,do te ishin veprimet me patriotike per shtetin komb shqiptar.Ndoshta njerezit e ndjejne kete.dhe kur skane ç’ti bejne gomarit (pàrise),i bien samarit (parrulla,komente,folklor).Ai koment qe eshte marre si shembull nga xhaxhai, eshte bere nga nje viktime e perversitetit te kohes qe jetojme,i cili ne injorancen e tij eshte ndjere i revoltuar,por eshte i ndershem ne ndjenjen e tij patriotike.Mua me heqin tepelekun te tjere,ata qe bejne opinion apo kane dicka ne dore ,per jeten e njerezve,dhe u hedhin trute e gomarit me qellim.
    p.s: çmitizuesit dhe krijuesit e miteve te rreme,nje kategori,masha dhe te peshtire

    1. “Per te bere nje krahasim ndoshta aspak te qelluar,si ujku qe perpelitet ne kafazin ku e kane mbyllur duke i shkaktuar vetem plage vetvetes.”

      Përshëndetje alke, mirë se erdhe këtej.
      Mua më duket i goditur krahasimi. Madje diçka të ngjashme po mendoja, kjo formë teorike e nacionalizmit që mbështesin këta, i ngjan atyre popujve prehistorikë që ndërtonin një idhull me duart e tyre, dhe më pas idhulli vetë u kërkonte kurban njerëz.

  16. Shkruan,
    “Gjithsesi, nuk hyn nder veprat me te mira te Kadarese…”
    Natyrisht qe nuk hyn.

  17. alke,
    e perseris edhe njehere, qe nuk po mbaj qendrim pro apo kunder nacionalizmit.
    Nuk eshte e thene te thuash mendimin tend, krejtesisht te pavarur, ne lidhje me nje ceshtje,qe te jesh domosdoshmerisht ne nje llogore!

    Aq trushpelare jane disa njerez (kjo kuptohet edhe nga disa komente), saqe e kane te pamundur te kuptojne nje gje kaq te thjeshte!
    Per tipa te tille, ose duhet te jesh ne njeren llogore ose ne tjetren sepse , gjithcka ne procesin e nxenies e kane marre mbrapsht!

    Ka shume te drejte i madhi Fatos Lubonja qe, perhere kur i jepet rasti, i’u kerkon shqiptareve te mendojne me KOKEN E TYRE; qe te vene ne pune mendt e tyre!
    Por zeri i tij ngjan me nje ze ne shkretetire-shkretetiren e trushpelareve…

    Eshte me te vertete deshperuese,seriozisht deshperuese, kur veren sesa te veshtire e kane shume njerez te mendojne me koken e tyre!
    Mjeranet kujtojne qe ajo shprehja ‘trimi i mire me shoke shume’ vlen edhe ne fushen e dijes!Te paafte te shkundin trurin e tyre, kerkojne mbeshtetje tek te ngjashmit, dhe si nje tufe cakejsh versulen pastaj ndaj cdokujt qe mendon ndryshe nga ata.

    P.S: Tek “Mosmarreveshja”, njeri nder nacionalistet me te medhenj shqiptare, z.Ismail Kadare, ka sulmuar me artilerine e rende, pikerisht nga llogorja nacionaliste,dy nga intelektualet me te njohur te vendit :A.Klosin dhe F.Lubonjen.
    Shume nga ata qe e kane lexuar librin,pavaresisht moshes dhe arsimimit,kane krijuar idene se keta te dy – si e ndjeri z.Klosi ashtu edhe z.Lubonja – jane antikombetare!!
    Ne nje shoqeri normale, duhej te kishte reagime ndaj hukubeteve te tilla,makar te dilte dikush e te thoshte: a jeni ne vete o i madhi Kadare?! Por, pervec ndonje ‘indinjate’ te ndrojtur … vetem heshtje …

  18. Biologet flasin per nje kategori me vete, interesante:oportunistet.Keta jane te llojeve nga me te ndryshmet, qe pershtaten ne cfaredo ambienti dhe, padyshim lloji me i sukseshem ne boten e gjalle.

    Ne boten intelektuale shqiptare, kjo kategori eshte kryesorja.Bij cobanesh e argatesh, te favorizuar nga diktatura, u bene shembelltyra me e qarte e njeriut te ri te asaj kohe(kuadro te tipit shoku Zylo).
    Si oportuniste te vertete,ne kohen e ndryshimit te sistemit, u gdhine demokrate te flakte!
    Madje te frikesuar nga e panjohura qe mendonin se i priste,bene edhe disa akrobaci te guximshme intelektuale, per te cilat me vone(kur te ktheheshin ne shtratin e vet te natyrshem) do te ndjeheshin te turperuar, ose ose do te shkonin deri atje sa keto burracakeri t’i perdornin ne favor te tyre : ja edhe une kam thene kete e ate, kam mbajtur kete e ate qendrim, prandaj s’mund te me akuzoje kush , vjen fjala, si lokalist!!

    Jane pikerisht keta oportuniste ,te cilet, sot mbajne ato qendrime qe mbajne, sepse e nuhatin terrenin e ri, ku mund te vegjetojne dhe sulen pa meshire mbi viktimat e radhes… e duke mos harruar kurre te hiqen vete si viktima!!

    Sot, preja e preferuar e tyre jane ata qe lendojne ndjeshmerite “kozmopolite”…

  19. Parrulla Armiqesore,
    ke te drejte kur me pyet sepse ne pamje te pare keshtu duket.
    Por thashe ‘ne boten intelektuale’, dhe aty oportuniteti natyrisht qe nuk eshte dicka biologjike.Krahasimi ishte per oportunizmin si sjellje dhe jo si trashegimi.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: