SHAH: MATÇI PËR TITULLIN BOTËROR (II)

Sikurse prisnim (dhe shpresonim), ndeshja e tetë e matçit u mbyll me fishekzjarrë: pas vetëm 17 lëvizjesh sfidanti Gelfand, që luante me gurët e zinj, u dorëzua sapo kampioni Anand ia kapi damën rob.

Arsyet për këtë katastrofë duan kërkuar më tepër në psikologji: pas humbjes së një dite më parë, dihej që Anandi do të tregonte dhëmbët, sikurse dihej se humbja do ta kishte tronditur.

Gelfandi, nga ana e vet, shpresonte ta shfrytëzonte ‘mërinë e kampionit’ si lojëtarët e xhudos dhe të priste për gabimin që mund të vinte – çka edhe i kushtoi shtrenjtë.

Në fakt, gabimin e bëri Gelfandi vetë, kur nuk e pikasi kurthin relativisht të thjeshtë që i kish ngritur kundërshtari. Ndeshja me komente mund të ndiqet këtu.

Nuk ka komente

  1. Loje shume e bukur por mbeta i zgenjyer pse Gelfand e dorezoi lojen ketu. Duhet te kish vazhduar me K.c6, pastaj ne fushen D4 mendoj se shpeton dama. Ose edhe dama per dy topa do ta vazhdonte lojen edhe pse besoj se Andand lozi shume mire.

    1. Edhe mua me duket e drejte dhe s’po gjej dot pse kjo levizje nuk ia shpeton mbretereshen.
      Vetem se loja nuk mu duk shume ìe bukur’, me shume vjen si kaotike, levizja ndjek levizjen, levizje taktike pa nje sfond strategjik, megjithese shpesh ne shah spektakli dhe kaosi jane e njejta gje, i hedhim njehere guret para e shohim ça mund te bejme.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: