Që prej 10 ditësh, kampioni i botës në shah, indiani Vishy Anand, dhe sfidanti, izraeliani Boris Gelfand, po përballen, në Moskë, në një matç 12-lojërash për titullin botëror.
Gjashtë lojërat e para të matçit ishin barazime përgjithësisht të mërzitshme, ku lojëtarët u mjaftuan të studiojnë njëri-tjetrin, në pritje për lëvizjen e dobët që nuk mbërrinte.
Megjithatë, raundi i sotëm i dha fund monotonisë së barazimeve, meqë Gelfandi arriti fitoren e parë ndaj kampionit, që u mbrojt me pasivitet të madh, dhe nuk e tregoi forcën e vet veçse kur gjithçka kishte përfunduar tashmë.
Anandi, që luante me të zezat, u dorëzua në pozicionin e mëposhtëm:
Megjithëse kampioni mund ta gradojë ushtarin e vet në damë, ai nuk arrin dot ta shmangë matin, përveçse po ta falë damën e re sakaq.
Loja mund të ndiqet e plotë në faqen zyrtare të veprimtarisë (me komente të programit Houdini), ose në faqen e Chessbase, me komente mjeshtrash ndërkombëtarë.
Nesër pritet përgjigjja e Anandit, i cili luan me gurët e bardhë. Matçi është i shkurtër, nuk ka më kohë për manovra studiuese dhe pritëse. Gjasat janë që java e ardhshme të dhurojë shah spektakular.
“Megjithëse kampioni mund ta gradojë ushtarin e vet në damë, ai nuk arrin dot ta shmangë matin, përveçse po ta falë damën e re sakaq”
xhaxha, nuk e shikoj se si mund ta fal damën e re Anand këtu. Apo ndoshta e ke fjalën për topin. Gjithsesi, lojë e bukur e Gelfnad-it dhe disa gabime interesante të Anand-it; të çuditshme për nivelin e tij.
Në pozicionin më lart, Gelfand, që sapo ka çuar kalin e vet ne e6, kërcënon të luajë Kg6 shah, pastaj Tg7 mat.
E vetmja mënyrë si mund ta shmangë Anand matin, është të luajë menjëherë Th1 shah, pastaj De1 shah dhe D:e5 (ose të sakrifikojë Damën e re për kalin në e5).
Ose De1, Τg7 (apo Kg6), Dh1 mat.
Pozicioni duket intrigues, ne fakt i ziu s’kishte asnje merite qe vajti ne ate pozicion, perkundrazi u lejua prej te bardhit,
Ndeshjen u ziu e humbi qekur u hallakat me kale ne zonen e te bardhit, ne vend te krijonte ndonje hapesire e te shpetonte oficerin. Ky pozicion as fytyren s’ia shpeton dot, se gafa strategjike eshte e stermadhe.