SUPË PËR FUKARANË

Disa lajme dhe jolajme të këtyre ditëve, të vendosura së bashku, sugjerojnë arsye për t’u shqetësuar.

Në Tuluzë, një i panjohur sulmon një shkollë hebraike dhe vret atje brutalisht një mësues dhe disa fëmijë – mes të dyshuarve për këtë atentat, janë edhe grupet neonaziste.

Në Shqipëri, ndërkohë, Mein Kampf është ndoshta libri më i shitur në libraritë – një sukses i ri i ekonomisë së tregut, përveçse i lirisë së shprehjes.

AKZ-ja, një lëvizje politike nacionaliste, vazhdon fushatën e saj me flamur dhe shqiponjë, nga stadiumi në stadium.

Më në fund, filozofi Ardian Ndreca, në MAPO, shqetësohet jo me botimin e Mein Kampf-it dhe suksesin e pashembullt të kësaj paçavureje, por me ata që janë shqetësuar për botimin e tanishëm, duke e quajtur debatin “idiot”, “folklor dhe topitje shpirtnore.”

Ndreca niset të shkruajë për best-sellerin e Hitlerit dhe përfundon me një tiradë kundër “Manifestit” të Marksit.

Që Hitleri është autori më i suksesshëm sot në Tiranë, kjo vërtet ka të bëjë me Marksin – edhe pse tërthorazi, ose nëpërmjet gjymtimit që ia bëri etikës sonë totalitarizmi.

Edhe liria e shprehjes, të cilën e evokojnë kaq hareshëm entuziastët e kryenazistit, është vërtet e drejtë elementare; por ajo nuk funksionon dot vetëm në hapësirën ligjore – kërkon edhe një sfond ose prapavijë etike, përndryshe shndërrohet në karikaturën e vet.

Më kujtohet një fjalë e urtë e vjetër, edhe pse politikisht jokorrekte: Kur e bënë jevgun pashë, vari të atin.

Në fakt, liria e fjalës për t’u ushtruar kërkon edhe atë që italianët i thonë decenza dhe anglezët decency (dhe që ne s’e kemi parë të udhës t’i japim një emër, ndoshta ngaqë e kemi me bollëk, ose ngaqë na mungon krejt).

Kjo decenza u mungon edhe botuesve të Mein Kampf-it, edhe Ndrecës që e krahason Hitlerin me Marksin (mirë do të ishte ta krahasonte me Stalinin, ose fundja edhe me ndonjë Papë – nga ata të inkuizicionit), edhe Kreshnik Spahiut, që e pronëson, për arsye politike, flamurin kombëtar, dhe e përdor për t’i qepur vetes kostumin e dasmës elektorale.

Për ta thënë shqip – po na mbyt harbutllëku.

Autorët e krimit të ndyrë në Toulouse ende nuk janë gjetur; por neonazizmi është gjallë e shëndoshë sot në Europë, dhe më shumë do të ngjallet e do të shëndoshet, me acarimin e problemit të imigrantëve.

Ndër shqiptarë ndoshta tundime raciste nuk ka, por nacionalizmi vulgar po shihet, nga shumë anë, si ilaç e si shpëtim, ndaj dështimit të demokracisë dhe të pluralizmit në Tiranë e ndoshta edhe në Prishtinë.

Mein Kampf-i është bërë best-seller në Tiranë, kjo mund të komentohet në mënyra të ndryshme, vetëm se vështirë që të frymëzojë ndonjë nga ato ofshamat “oh sa mirë me kenë shqiptar.”

 

Nuk ka komente

  1. Po na mbyt harbutlleku…Po ndoshta keshtu mund te jete gjendur nje celes edhe per te zberthyer historine tone, ate qe peshon vertet, jo ate qe i gjarperon perrallave per individe te caktuar. Keshtu qe une mendoj se ne kete situate nuk mbetet vecse qe gjithsecili qe ka zell demokrati-zues per memedhene, te ruaje ate grime fisnikerie qe naivisht ka besuar deri dje, apo edhe beson edhe sot (qofte edhe per hir te dialektikes se zhvillimit) se ekziston/te diku ne kete shoqeri, popull, komb, etni, turme apo cfare te duash. Ta ruaje ate fisnikeri dhe pse jo, ne kete 100 vjetor te uroje me buzeqeshjen e Sfinksit: ta gezoni Shqiperine. Fundja e tyre ka qene ngahera, dua te them e flamurtareve.

    1. Ndoshta nuk është vetëm harbutllëku shkaku, por dhe kjo që thotë Aung San Suu Kyi, nobelistja për paqen dhe drejtuesja e opozitës në Burma që “një diktaturë e deklaruar është më mirë se një demokraci farcë pasi një demokraci e tillë, parodi, i bën njerëzit të ndihen rehat. I bën të mendojnë ose të pretendojnë se nuk ka më nevojë për tu përpjekur për demokracinë…” (përkthim i lirë imi)

      “A blatant dictatorship is better than a parody of democracy because if there is a parody of democracy it makes people complacent. It makes them think, or at least it gives them an excuse to say, that there is no longer any necessity to work for democracy in Burma”

      Do një provë të shpejtë që kjo vlen dhe për Shqipërinë – lexo diskutimet më poshtë me MB..

      1. Po more po, demokraci, edhe ashtu cale cale nuk kemi, do na e sjelle rilindasi i madh Gramoz Ruci bashke me kryerilindasin Edi Rama, qe jo me larg se disa vite me pare voten per opoziten e konsideronte tradheti kombetare.

        Ti dukesh qe nuk jeton rehat, je gjithe shqetesim per demokracine.

      2. Kjo gjë është thënë që rreth para 2500 vjetësh:

        “Η Δημοκρατία μας αυτοκαταστρέφεται διότι κατεχράσθη το δικαίωμα της ελευθερίας και της ισότητας, διότι έμαθε τους πολίτες να θεωρούν την αυθάδεια ως δικαίωμα, την παρανομία ως ελευθερία, την αναίδεια του λόγου ως ισότητα και την αναρχία ως ευδαιμονία.“

        Ισοκράτης (436 – 338 p.e.s)

        “Demokracia jonë vetë shkatërrohet, sepse u abuzua me të drejtën e lirisë dhe barazisë, sepse u mësoi qytetarëve të cilësojnë harbutërinë si të drejtë (shprehjeje), të jashtëligjshmen si liri, fyerjen si drejtësi dhe anarkinë si diçka të mirë”

        Isokrati.

        (përkthimi është i atypëratyshëm)

        1. Po eshte thene edhe me vone dhe sepse na shkon shume ne. Po lexoja dje disa perkthime te Omar Khajamit nga Sejfulla Maleshova. Ja nje qe them se i vjen shume per shtat titullit “Supe per fukarane” e qe ujdis neper vargje nje shqipe lozonjare dhe fine. Kuptohet eshte para standardit, ndaj edhe ngjan pak si gjuhe vervele, qe nuk rri mire, malukate.

          Shiko ate bandill me nje gisht balle
          A futet dot Platoni aty valle?
          Filozofia kerkon tru me çika
          Ne koken e te tillit behet dhalle

          Hafez’ e myezine plot pazari
          Pertypet me Kuranin edhe gomari
          Nga mendja e tyre s’dalin shkreptima
          Po litari e psalme bajraktari

          Bien daullet, vershellen zurnaja
          Rrokullisen hadithet si rrugnaja
          Imami flet e tunden minarete
          Dhe zhurmemadhe ngrihet berihaja

          Librat e shenjta si tabu i kane
          Syleshet e verbuar myslimane
          Dhe ecin drejt, si kali me veshoke
          Atje ku bie vetem nje kembane

          I thone zemres: hesht e mos kendo
          I thone mendjes: rri e mos mendo
          I thone shpirtit qe kerkon te ngjitet
          Ne majat e lirise: mos guxo!

          Titullohet: Mbi Lirine e mendimit. Them se atehere ka patur demokraci te vertete, se nje shoqeri qe nxjerr kete lloj satire per veten, ka shprese dhe eshte ne rrugen e vetekorrigjimit. Mua me pelqen fjala veshoke; sepse me kujton procesin e Integrimit.

  2. Ka deshtuar demokracia dhe pluralizmi ne Tirane, dmth. Shqiperi? Ku bazohet kjo? Te arrish ne nje perfundim te tille do te thote qe ke punuar fort dhe ke paraqitur rezultate te nje pune akademike qe mbeshtesin kete, ndryshe thene si pune aksiomash kjo eshte e pabesueshme. Demokracia matet, ka indikatore dhe ne fund mund te dilet me nje vezhgim, por jo me fraza qe e bejne pune te kryer kete dhe zakonisht perdoren nga e majta ektremiste ne Shqiperi, me shume me etiketa si liberizmi, kapitalizmi ne Shqiperi etj. dhe opozita qe na ofron RILINDJEN e madhe.

    1. 1. F. Lanchester, Gli strumenti della democrazia. Lezioni di diritto costituzionale comparato, Giuffrè, Milano, 2004, fq. 95-97.

      Si dhe:

      2. Democracy index 2010. Democracy in retreat. A report from the Economist Intelligence Unit, fq.5

      E percaktuar si demokraci hibride, fasade, etj. si keto. Pune akademike – tha.

      1. Vazhdon me mufka or burre ti, fatkeqesisht.

        Librin qe citon nuk e kam lexuar por nese diku ne ate liber thuhet se Shqiperia ka deshtuar me demokracine dhe pluralizmin, bej derman dhe paste ketu te shohim se cfare thote (si dhe me cfare argumenton) autori ne fjale. Ndersa Economist e ka menyren e matjes te atille qe nxjerr me hapa mbrapa ne demokraci edhe vendet me tradite demokratike. Gjithsesi aty flitet per demokraci hibride (full, flawed dhe hybrid demokracies llogariten demokraci) dhe jo failure. Ti nese nuk e ben dot dallimin pyet.

        Ambasadori amerikan ne Shqiperi flet per DEMOKRACI FUNKSIONALE.

        Freedom House e konsideron Shqiperine DEMOKRACI ELEKTORALE.

        Njerezit vete ne Shqiperi e ndjejne dhe provojne se jetojne ne vend te lire.

        1. Ti kerkon pergjigje akademike, e ia keput me fjale ambasadori, subjekt superpolitik, e shpsh zero-akademik. Nese nuk e ben dot diferencen, pyet.

          E meqe as nuk e paske lexuar ate qe kerkove, por insiston te pergjigjesh me patjeter, gjasat jane te hedhesh mufka.

          Copy paste qe mbase e sugjeron si metodologji mbi te cilien ke ndonje fare eksperience, nuk ta bej dot sepse me duhet te bej nje kerkese ne bilbioteke, posacerisht, e me pas te ulem e ta shkruaj me duart e mia informacionin. Qe mbase do ta beja, por jo per ke injorancen akademike e dekoron me arrogance pseudopartiake.

          Kaq.

        2. Shkruan:

          Njerezit vete ne Shqiperi e ndjejne dhe provojne se jetojne ne vend te lire.

          Vërtet, nuk e mohoj që ka liri si s’ka pasur kurrë më parë. Por ti je aq i pjekur intelektualisht sa të mos e ngatërrosh lirinë me demokracinë. Unë më lart flisja për demokracinë si sistem politik, jo për liritë individuale. Janë dy gjëra të ndryshme.

  3. harrova ta them me siper, s’di ne cilin tv e degjova qe mein kampf-i ka qene i perkthyer ne shqip. Eshte perkthyer dhe botuar ne vitet 90 me duket. Pse behet kaq shume zhurme per te tani?

  4. po pse more MB cfare treguesish te tjere te duhen ty per te kuptuar qe demokracia dhe pluralizmi kane deshtuar ne shqiperi? a votojne te dyja partite kryesore ne bllok unik per cdo gje? a shahen nga mengjesi ne mengjes me liber shtepie dhe s’kane nder mend as sa per sy e faqe te ulen e te gjejne nje konsensus/kompromis per asgje? a i kane te dyja partite programet te ngjashme si dy pika uji? a i kane ndare mediat ne dysh, secila ne llogoren e vet duke derdellitur te njejtat idiotesira/shpifje nga te dy krahet? a ka 22 vjet qe ulerihet per lufte kunder korrupsionit dhe asnjera pale kur vjen ne pushtet nuk ben asgje vetem vazhdon vjedhjen? a nuk ka 22 vjet qe ulerihet per denimin e komunizmit, hapjen e dosjeve, ndarjen e pronave, demshperblimin e ish-te perndjekurve dhe asgje nuk behet nga asnjera qeveri? a nuk kemi 22 vjet qe shajme dhe etiketojme cdo president, prokuror te pergjithshem, funskionar tjeter te cdo lloji a thua se na i sollen nga Hena e nuk i zgjodhen vete partite me gjoja marreveshje?

    te me falesh por te dhena nga INSTAT dhe nga sondazhet nuk kam per demokracine dhe pluralizmin ne shqiperi.

    1. Nuk deshton demokracia ne Shqiperi pse kane qejf ithtaret e Zhizhekut qe edhe pse komunizmi numeron 100 milion viktima keta duan ta provojne perseri dhe perseri dhe perseri. Kupton? Ne fund te fundit kur vriten shume njerez behen statistike apo jo?

      1. demokracia si “shtet i se te drejtes”…ka nevoje te besh ndonje studim per deshtimin e “shtetit te se drejtes”? nuk besoj..mjafton te shohesh statistikat qe ofron Ministria e Drejtesise per prokurorine dhe KLD-ja per gjykatat, ose gjyqi i Metes dhe i Mediut…

  5. ”’Ndër shqiptarë ndoshta tundime raciste nuk ka, por nacionalizmi vulgar po shihet, nga shumë anë, si ilaç e si shpëtim, ndaj dështimit të demokracisë dhe të pluralizmit në Tiranë e ndoshta edhe në Prishtinë.”’

    Epo si i thone, boll morem leksione nga kozmopolitizmi vulgar, kemi nja 20 vjet dhe asgje s’ka sjelle, na ka mbyte vulgariteti dhe merdhifja kulturore.

    Nacionalizmi nuk eshte alternative ndaj demokracise e pluralizmit, por themel historik i tyre.

    Ne Shqiperi deshtoi demokracia kozmopolite, tani ka ardhur koha ti vendosen demokracise themelet kombetare, sikunder i ka çdo demokraci ekzistuese ne bote.
    Le te fillojme te ndertojme nje Shqiperi normale, ne vend te Shqiperise ideale te kozmopoliteve, e cila nuk eshte gje tjeter veçse humusi ideologjik per lulezimin e mbrapshtive.

    Ju o xha xha, nuk bete dot nje shoqeri civile, le me te vendoseni si themelet e Shqiperise.

    1. cfare thote AKZ per integrimin ne Europe, ku 99% te shqiptareve shprehen se jane pro (per motive te ndryshme)? A jane shprehur kunder?

      1. Ne radhe te pare per integrimin sondazhi i fundit thote qe 80% jane pro, vjet ishin pro 93%.

        Mesa kam verejtur, AK-ja i mirekupton shkaqet e Jo-se dhe mbeshtet shume nga motivet e Po-se, synon integrimin me dinjitet ne Europen e sotme te shtet-kombeve, sipas modelit te Rilindjes, shqiptare europianiste jo euroshqiptare.

        Xha xha, demokracia kombetare eshte pikerisht e kunderta e demokracise ‘qytetare’, polis-i i demokracise kombetare eshte shtet-kombi, jo shteti apo Europa.
        Dallimi eshte parimor, ne Shqiperi, ndertimi i demokracise nuk ka respektuar veçorite e shqiptareve si komb, perkundrazi eshte konceptuar ne lufte te perhershme me karakteristikat kombetare.
        Eshte ushtruar dhune strukturore mbi karakteristikat kombetare si nga parlamentet me ane te ligjeve ashtu edhe nga opinionberesit, duke krijuar keshtu nje skizofreni demokratike, nje çoroditje te gjere, qe biles ka fuqizuar edhe prirjet antidemokratike.

        Ndersa nga jashte vinte modeli e dhuna strukturore, si kembim kemi derguar jashte sovranitetin, keshtu bashke me karakteristikat kemi humbur edhe sovranitetin ( ate qe i perket popullit e qe eshte esencial per ekzistencen e demokracise).

        Per te qene me i qarte, marrim BE-ne. Sot per sot, eshte e perbere nga shtet-kombe demokratike, mirepo dergimi i nje pjese te sovranitetit ne Bruksel, sipas modelit kozmopolit apo te Europes se qytetareve, nuk po i ofron garanci demokratike askujt, prandaj edhe shtetet stepen dyfish, 1 qe humbin sovranitetin dhe 2, qe kjo nuk perkon me demokracine, por me rrjedhjen e saj.
        Kjo eshte verejtje empirike e ardhur pas analizave te burokracise europiane, sepse europianet nuk ia dhane te gjitha menjehere, sipas parimit shqiptar me te pare e me te bere, por dalengadale, dhe kjo qe shohin nuk i kenaq.

        1. “Dallimi eshte parimor, ne Shqiperi, ndertimi i demokracise nuk ka respektuar veçorite e shqiptareve si komb, perkundrazi eshte konceptuar ne lufte te perhershme me karakteristikat kombetare”

          Demokracia kerkon qytetare, entitet me karakteristika tejnacionale ne raport me Publiken. Sepse flitet per te drejtat themelore te njeriut dhe jo per ndertimin e shtetit mbi paradigmat e Lahutes se Malcis.
          Si ne rastin tend, meqenese ndodhesh ne Itali, ne nje vend demokratik. Te eshte dhene e drejta e votes per zgjedhjet lokale, meqenese punon aty, jeton dhe Paguan Taksat. Nese do kishim regjistrin retorik te Umberto Bossit, si njesi baze te mentalitetit shteteror, ti fare mire mund te ndjeje ne kurriz karakteristikat dhe vecorite e Padanias, por a do te ishte valle Demokraci ajo? Natyrisht meqenese Demokracia bazohet ne vendimmarrjen e shumices, pra e delegon pushtetin drejt saj, atehere eshte e natyrshme qe dimensioni kombetar eshte i veterregulluar. Problemi ketu nuk ka te beje me sistemin si te tille, por me elitat politike, te cilat nese i shohim ne raport me gjenezen e tyre, nuk kane tradhetuar nacionalistet, por qytetaret shqiptare qe shperthyen ne rruge ne vitin 1991. Sepse kurrkush nuk ndermori rrugen e politikes me mesazhin nacionalist, ndonese ai eshte perhere i pranishem. Shqiperia aktualisht eshte e mberthyer ne paradoksin shoqeror dhe moral te perparimit ekonomik ne keto 20 vjet – te pakten si standard jetese – dhe dorezimit gati vullnetar te dinjitetit. Dhe c’ka eshte me e rende, te pakten sipas meje, e mohimit te nje pune kolosale te bere, vetem e vetem se keshtu do te lanim duart me regjimin. Dhe e njejta dukuri vihet re edhe ne Kosove, Maqedoni apo edhe Mal te Zi ku jetojne shqiptaret. Shinasi Rama flet per parine dhe ne thelb une bie dakord me te kur ai perkufizon se lidhja e kesaj elite me te shkuaren percaktoi krizen endemike morale te saj, qe pamundeson me tej ndertimin e shendoshe te nje etape te re. Por kjo ndodhi sepse ne si shoqeri jemi subjekte pasive te ngjarjeve, marrim pjese ne to me arsye dhe ndergjegje te atrofizuar; te ne edhe elita intelektuale sheh ne momentin e ndryshimit nje opsion pershtatjeje dhe jo nje mundesi reflektimi. Dhe ndryshimi do te ishte shume me thelbesor nese dikur ne vitin 1990, dikush te shihte te demokracia jo vetem largimin e peshes se dhunes, izolimit dhe rrjedhjen e formalines se shpirtit, edhe driten e nje kat’harsisi te brendshem. Sepse nese sot na thuhet e c’nuk na thuhet per ate kohe, atehere si konkluzion elementar rezulton se askush me nje kontribut publik nuk mund te jete pa mekate. E pra kerkohet edhe distancimi publik i “Te Medhjenjve”, qe me tej shoqeria ta kete me te lehte gjyqin ndaj vetes. Por deri te te qenit i Madh ne mes eshte Golgota.
          Gynter Grass apo edhe shembulli hungarez i shkrimit te ketushem, jane dy vektore morale. Ne kete kuptim, si ti perkthej une ta zeme mesazhet e Kadarese qe qendron ne krye te elites shqiptare, kur ai i pyetur per letersine e tij nen Diktature, si nje “artifakt” i supozuar i disidences se vertete, rreshqet me nje sofizem diabolik dhe thote se: une jam perpjekur te bej nje letersi normale ne nje vend jonormal. Me fal; po a ka gje me te jashtezakonshme sesa te kerkosh te jesh normal, madje te besh postulime per normalitetin, ne rrjedhen e cmendurise? Perballe ka qendruar perhere Romanvrasesi. A ka qene pra Kadare nje qytetar i vertete, nje qytetar jo si te tjeret perkundrejt vepres se Diktatures, e cila megjithe marrezine e vet cuditerisht hodhi rrenje te forta? Nese letersia e tij eshte akt per kthimin e normalitetit a jane aktet e tij publike akte qytetarie, pra edhe marrje pergjegjesish ndaj vendit? Keto pyetje kane vend te shtrohen sepse Lindja e kaloi Perden e Hekurt vetem me letrat dhe kjo jep shprese per moralin e saj.
          A eshte Kadare me qytetar se Ramiz Alia qe zhvilloi zgjedhje demokratike dhe dha doreheqje?
          Per dike ai sot eshte shkrimtari me i madh i realizmit Socialist, pse keshtu e flakim tutje edhe bashkeqytetarin e Enver Hoxhes, per dike kultivues i kombetarizmes, per dike tjeter i gufuar me se koti e keshtu me radhe. Ketu mund te jesh gjithcka, se keshtu ndodh kur vete shoqeria nuk ka parime per te rrokur kohen dhe vendin ku jeton, por jeton vetem sipas ores biologjike. Per pasoje edhe letersia, edhe historia do shihen si dosje operative ne perpunim. E keshtu do te vinte puna perderisa edhe Kadare polemizon sot me percmimin e Perendimit per shqiptaret nisur nga pozita e nje subjekti qe flet nga brenda qenies se tyre, me dilemat historike te tyre, te cilat nese te vepra e tij gjejne te gjedhi etnik nje rruge suksesi qe garanton mbijetesen, sot thjesht fare, deshtojne ne perballjen me mesazhin e paqte te Qyteterimit. Ketu pra eshte edhe sfida jone, e cila ndoshta nuk zgjidhet edhe per shkak te atyre karakteristikave kombetare qe ti kerkon ti lexosh vetem ne nje ane te boshtit. Une mendoj se Kadare dha modalitetin per te kuptuar dicka nga filozofia e qenies shqiptare ne kohera, por sot per te gjithe kerkohet te filozofohet koha qe jetojme dhe dilemat e se ardhmes qe nuk vijne me nga kercenimet tradicionale. Si do te perkufizojne shqiptaret veten ne kontekstin e ri qe u krijua per ta ne Ballkan? Nuk mund te genjehet pafundesisht xhanem, se perfundon ne monolog.

          1. Ne radhe te pare, demokracia nuk kerkon ‘qytetare’, aq me pak me karakteristika tejnacionale.

            Demokracia eshte nje prirje e natyrshme e njeriut, po njesoj si autokracia e me tej oligarkia. Keto jane te ngerthyera brenda njeriut.

            Ceshtja eshte se çfare nxitet nga ‘lart’, ajo prirje mbizoteron edhe tek individi, pa harruar natyrisht qe njeriu eshte edhe shume praktik e egoist, keshtu qe kerkon edhe nje stimul material.
            Nje demokraci e nxitur nga lart qe nuk ofron stimuj materiale, zbehet, tek njeriu mbizoterojne prirjet e tjera.

            Keshtu nje Gjermani e pasur autokratike/ perandorake, shkon ne demokracine varfanjake te Vajmarit, me tej ne Gjermanine e pasur hitleriane e ne demokracine e pasluftes ne brenda vetem 30 vjetesh.

            Vetem ne kemi kompleksin e Njeriu te Ri, te cilin e valevisim here pas here, nen percaktime te ndryshme.

            Edhe Feraj si biçim ideologu i Vetevendosjes ka hedhur ne treg njefare njeriu te ri, te mbrujtur me lirine e subjektivitetin hegelian.

            Une mohoj plotesisht jo vetem domosdoshmerine e ndonje njeriu te ri, por vete konceptin e njeriut te ri, demokratit te ri a ç’te duash, eshte nje bllof i gjithanshem.

            Konceptimi i demokracise si prirje e natyrshme e njeriut, se demokracine nuk e kane shpikur filozofet ne tryeza te perbashketa, shtron vetem çeshtjen si ta bejme funksionale ne kushtet, stadet e kulturat e shoqerive.

            Prandaj ne 1990, detyra ishte si te behej funksionale demokracia ne kushtet, stadin dhe kulturen shqiptare.

            Ne kete kendveshtrim une s’di ta kete propoganduar kush, pra nuk eshte propoganduar asnjehere demokracia funksionale per kombin shqiptar, por vetem si te ndertojme nje demokraci qe t’i ngjaje si dy pika uji, Italise, Anglise, Amerikes a ku di une, gjej vende ne Perendim e sill teori nga me te ndryshmet.

            I vetmi problem sipas mendesise 20 vjeçare per ta bere demokracine italiane, angleze apo amerikane, te funksionoje ne Shqiperi, eshte t’i bejme shqiptaret italiane, angleze apo amerikane.

            Muhameti ka thene nje gje te bukur qe ilustron kete mendesi, Nese Muhameti nuk shkon tek mali, vjen mali tek Muhameti.

            Mirepo mrekullite i kane bere Muhameti, Krishti, Buda etj jo njeriu i zakonshem, qofte edhe mendimtari me i madh i te gjitha koherave.

            Shinasiu qe permende, e ka pasur ne mendje qe ne ato kohe nje demokraci funksionale per shqiptaret, por nuk e pordhi kush, se ishin bere ne tavolina gjithe llogarite e sistemit te ri.

            Cilat jane gjerat kyçe te pazgjidhura sot, çeshtja e pronave, çeshtja e dosjeve dhe çeshtja e kompesimit te ish te perndjekurve.

            Keto duhet te ishin zgjidhur 20 vjet me pare, po sistemi i ri ishte projektuar per te mos i zgjidhur keto çeshtje, per t’i zvarritur e perdorur si mashtrim elektoral nga PD-ja (pa harruar grabitjen e pronave).

            Duke nxitur diskursin fals te shqiptareve qe s’bejne dot demokraci per arsye te vlerave a ku di une, ata kane legjitimuar edhe sistemin e projektuar, gjithe mungesat e demokracise.

            Duke nxitur diskursin fals, se shqiptaret jane te pandershem, te korruptuar, njerez te aferave, pislliqeve, te hajdutllekut historik, ata kane legjitimuar gjithe korrupsionin, pislleqet e hajdutlleqet e tyre.

            Duke nxitur diskursin fals, se problemet zgjidhen me ligjet e duhura perendimore, te cilat ne thelb shqiptaret nuk i njohin, por ndonjehere as duan t’i respektojne, ata kane legjitimuar gjithe paligjshmerite e tyre.

            Keta kane tallur leshte me nje popull te tere, perfshire intelektuale e shkencetare syleshe, se pjesen tjeter e kane futur ne sistem.

            Ne sot jemi ne gjendjen, kur nje pjese e mire e popullit eshte bashkepunetore ne mungesen e demokracise, ne pislleqe e korrupsion dhe ne zhvillimin e kultures se pandeshkueshmerise.

            Pjesa me e shendetshme e nje shoqerie si ajo shqiptare sot, eshte padyshim rinia, e cila per pune moshe, nuk ka ndyre ende masivisht duart e nuk eshte bere e shantazhueshme, por neser edhe kjo do ike per lesh, sapo te mendoje per familjen, per karrieren etj se ky eshte sistemi.

            Pra ne kemi nje sistem qe merr lenden e pare, rinine, dhe e transformon ne pisllek cinik, pragmatik, realist, qe sheh tek relativizmi moral, mundesine per te qene edhe i korruptuar edhe ne rregull me ndergjegjen, biles edhe bythe e zgjuar, qe di nga jeta e si funksionojne gjerat.

            Po bere ti dot demokraci funksionale me kete sistem e kete mendesi, mua te me presesh koken.

    2. Shkruan:

      Ne Shqiperi deshtoi demokracia kozmopolite, tani ka ardhur koha ti vendosen demokracise themelet kombetare, sikunder i ka çdo demokraci ekzistuese ne bote.

      Mua më intereson një demokraci me themele qytetare – sepse demokracia te qyteti i ka rrënjët (si polis).

      Një demokraci me themele “kombëtare” nuk arrij dot ta përfytyroj, mbase më udhëzon ti drejt ndonjë koncepti të shpjeguar.

      Shkruan:

      Le te fillojme te ndertojme nje Shqiperi normale, ne vend te Shqiperise ideale te kozmopoliteve, e cila nuk eshte gje tjeter veçse humusi ideologjik per lulezimin e mbrapshtive.

      Në fakt, që nga 1990 e këtej, Shqipëria veç i ka zgjeruar lidhjet me botën – dhe ata që ti i quan “kozmopolitë” (fjalë të cilën diktaturat e viteve 1930 e përdornin si fjalëkod, për intelektualët hebrenj), janë përpjekur – edhe pse pa sukses – që ta administrojnë këtë hapje kaq traumatike.

      Shkruan:

      Ju o xha xha, nuk bete dot nje shoqeri civile, le me te vendoseni si themelet e Shqiperise.

      Sa për shoqërinë civile, unë këndin tim atje e kam ndërtuar me kohë: quhet Peizazhe të Fjalës (pa më dhënë njeri asnjë kacidhe): është një vend ku ti kullot lirshëm prej vitesh.

  6. Nacionalizmi, ai i suksesshmi e kam fjalen, nuk behet me jashteqitjet e PD-se se Berishes dhe hajnive te tij qe eshte vete jashteqitje e kohes. Cfare po na thote ndonje gje te re AKZ-ja pervec tifozerive ultra, stadiumeve, simbolikave bosh dhe idiotesirave mbi emrat e fshatrave. A thua ky eshte problemi me i madh i shqiptareve sot? Akoma me e rendesishme eshte pyetja cfare nuk po na thote AKZ-ja, cfare planesh konkrete ka me ekonomine psh me pronen me zhvillimin e fshatit me punesimin e te rinjve dhe edukimin etj etj etj. Apo kane harruar te bejne “copy-paste” te programeve te PD-se e PS-se dhe deri atehere do te mbahen me “o sa mire me kene shqiptar”.

    1. Po nuk duhet shumë të marrësh vesh se çfarë është Kreshnik Spahia. Thjesht hidh një sy se kush e mbështet. Ka patur këtu që justifikonin bacën deri EDHE kur vriste njerëz pa ia bërë syri tërr, ka patur dhe të tjerë që mendojnë se baca e ka detyrë (si shtet) të vrasë njerëz.

      Papritur tani, na u bënë antibacistë këta… ma va…

    2. Llafe do ti, llafe ka plot, durim te kesh te lexosh, po sa llafe do thuren deri ne zgjedhjet e ardhshme, aq te mira qofshin.

      PREAMBULA

      [Hyllin, një link do të mjaftonte – s’ka nevojë ta sjellësh krejt programin. Edhe arixhofkave dikur u mjaftonte një qime, për të ta parë fatin. 2Xh]

    3. Eni, keto kritika jane boshe, vete kritikat ne Shqiperi jane boshe.

      Politika nuk shihet me faqet ne dispozicion se ato i ben nje adoleshent qe di anglisht, italisht apo frengjisht.
      Politika shihet me parime politike, dmth me natyren e partive dhe thelbi i kritikave te verteta eshte pikerisht kritika qe i behet natyres parimore.

      T’i besh kritike retorikes politike eshte legjitime, por kur je ne krahun tjeter, jo kur sillesh si i paanshem, nje i paanshem me perkufizim nuk ka pse merret me retorikat perkatese.

      Ti ne fakt nuk ben gje tjeter, veçse mbulon paanesine tende me gjethen e fikut te planeve konkrete e programit, por realisht je kunder dhe pikerisht per arsye se je kunder natyres se partise.

      Nacionalizmi i suksseshem eshte nje togfjalesh pa kuptim, nje gjethe fiku e paanesise, ne fakt ti nuk e do fare a priori nje parti te tille.

    4. Eni, sot paska dale programi i AKZ-se, gjindet online. Per mua ka plot gjera te thjeshtezuara po ka nje bosht serioz. Sigurisht qe nje program nuk do te thote asgje, dhe do te zhvleresohej ne vend ne qofte se Kreshniku zgjedh te beje lojen e njeres apo tjetres pale(pra nese vertetohen akuzat e MB-se apo dyshimet e Ramedashesve te pandreqshem). Por nuk besoj se eshte pikenisje e keqe. Edhe kundershtuesit e AKZ-se (pervec XH2shit qe eshte konsistent ne urrejtjen ndaj nacionalizmes se cdo lloji) nuk po thone qe nuk ka vlere a ndjekje ne popull ideologjia, po qe nuk eshte i asaj pune Spahiu. Ndoshta ja vlen te diskutohet per keto e jo per mufka qe na serviren ketu si ushqim per shpirtra te trazuar.
      Mos mu merzit J., ta kam thene edhe me pare mllefi yt dhe torollovitja e “prefesonisteve”me zbavitin pa mase.

      1. Shkruan:

        Ndoshta ja vlen te diskutohet per keto e jo per mufka qe na serviren ketu si ushqim per shpirtra te trazuar.

        Politicus, PTF është blog i suksesshëm dhe i respektuar, ndryshe nga disa prej nismave të tua në lëmin publik, të cilat kanë dështuar në mënyrë spektakulare. Prandaj, po të isha në vendin tënd, do të matesha mirë, para se të gjykoja se çfarë duhet diskutuar dhe çfarë jo.

        Të lutem, mos u qas më këtu.

  7. Shume interesant fakti se te dy shtepite e botimit qe e kane hedhur gati njekohesisht Hitlerin ne treg, kane emra te tille qe te kujtojne revistat mbi tavolinat kembeshkurtra salloneve te parukerise: njera quhet ‘Belina H’; tjetra, nje ton me siper se roze, quhet ‘Helga’s secret’, nen ze.

    Naten e njohur te Thikave te Gjata, kur fashistet grine shoku-shokun me breke neper kembe, thone se nen tmerrin e krismat e plojes, viktimat kerkonin njeri-tjetrin duke klithur emra bareshash

  8. Xhaxhai
    “Në Tuluzë, një i panjohur sulmon një shkollë hebraike dhe vret atje brutalisht një mësues dhe disa fëmijë – mes të dyshuarve për këtë atentat, janë edhe grupet neonaziste”

    Mesa duket te dyshuarit kryesore jane tre ish-ushtares neonaziste qe jane demobilizuar duke pershendetur diku me menyren naziste.

        1. E vertete, por edhe une nuk eshte se desha t’ju dezinformoj. Deri ne daten 20 pista kryesore ishte akoma ajo e ketyre tre neonazisteve, ose te pakten keshtu, tha; media:
          http://www.lexpress.fr/actualite/societe/toulouse-montauban-la-piste-des-ex-militaires-neonazis_1095474.htm
          Edhe kjo e sulmeve kulturore arabe e turke, por s’eshte vetem faji i tyre. Jane shume shqiptare qe nuk duan veten e tyre dhe kulturen e te pareve, disa shohin nga Meka e vishen me çitjane apo thes te zi e disa te tjera shohin nga Brazili e zhvishen krejt. Po vazhduan keshtu nje dite do te marrim te gjithe armet e do qellojme njeri-tjetrin.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: