Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Gjuhësi / Histori / Totalitarizëm

ZHARGONI ANTIKOMUNIST

Ka qëlluar, në Shqipëri, që çdo lëvizje politike e respektueshme të jetë identifikuar, mes të tjerash, edhe me një formë specifike të shqipes; duke e projektuar ideologjinë në gjuhë.

Rilindja zgjodhi të fliste një shqipe të qëruar nga turqizmat dhe greqizmat; regjimi i Zogut e kërkoi legalitetin në elbasanishten; komunistët standardizuan toskërishten, duke i mveshur gegërishtes atribute të ligjërimit të Tjetrit, ose të armikut Përtej.

Në filmat “me spiunazh” të Kinostudios Shqipëria e Re, ky armik shquhej menjëherë nga zhargoni gjeografik, i mishëruar në idiolektin e Ndrek Lucës, të filtruar përmes ajrit malor të Alpeve, ose të shpellave ku fshiheshin diversantët.

Nëse polisi totalitar kish nevojë vërtet për të krijuar barbarët e vet, kjo mund të diskutohet; por këta “barbarë” nuk ishin gjë të detyruar, as të dënuar të zhdukeshin me shembjen e ngrehinës totalitare, krizës së homogjenitetit kulturor dhe të aparatit shtypës të regjimit.

E krijuar si me shaka, nga totalizuesit dhe inxhinierët e “tipikes” në letërsi dhe në art, gegërishtja si dialekt i antikomunizmit erdhi dhe u bë realitet.

Në foton e mëposhtme, botuar këto ditë në shtyp, më tërhoqi menjëherë vëmendjen dicitura “TE PUSHKATUEM” e tabelës me foto të viktimave të terrorit komunist. Nuk i identifikoj dot ato viktima, por besoj se nuk do të gaboja, po të mendoja se ka pasur në ta toskë dhe gegë; dhe se plumbi i regjimit nuk i ka përzgjedhur për nga prejardhja gjeografike, as për nga fonetika e shqiptimit.

Totalitarizmi rrafshoi diferencat; por në këtë kontekst, edhe gegërishtja letrare përfundoi “e pushkatueme”. Që këtej, edhe revanshi i rreshtimit të saj në ballë të demonstratës antikomuniste.

Mirëpo antikomunizmi, në Shqipërinë e sotme, s’është më shumë se skenar për teatër kukullash; sepse në Shqipëri nuk ka më komunistë si të tillë, me përjashtim të pak grupeve radikale, të organizuara si klube të librit.

Në Shqipëri ka ish-komunistë, ish-antikomunistë, ish të persekutuar, dhe ish-persekutues; të cilët tani po e vazhdojnë luftën e djeshme të klasave në një përmasë virtuale.

Edhe gegërishtja letrare po i konsumon betejat e veta (donkishoteske) me standardin në këtë përmasë; duke u artikuluar në ankime dhe sfida, ose në prova laboratorike të ekzistencës dhe efikasitetit.

Ndonjë derdhje aksidentale e këtij virtualiteti në realitet, si ky i tabelës në foton më sipër, veç na kujtojnë se çfarë pjese e jetës sonë, si shoqëri, ka mbetur peng i së kaluarës.

Mirëpo identifikimi i gegërishtes letrare me anti-komunizmin është i rrejshëm, dhe për më shumë se një arsye.

Mes viktimave të shumta të regjimit komunist ka pasur edhe të pushkatuem, edhe të pushkatuar; deri më sot, nuk di të ketë bërë kush krahasimet, dhe të ketë parë nëse vërtet dhuna klasore është ushtruar më fort ndaj gegëve sesa ndaj toskëve.

Ajo përplasje e armatosur, që për disa historianë është luftë e forcave antifashiste kundër bashkëpunëtorëve të pushtuesit, ndërsa për disa të tjerë luftë civile mes komunistëve dhe nacionalistëve (Ballit Kombëtar) u shtjellua pothuajse e tëra në Jug; në një kohë që Veriu e njohu dhunën komuniste disi më vonë, për arsye strategjike.

Gjithsesi, këto çështje mbeten për t’u ndriçuar. Mirëpo, ndërkohë, teza dinake se anti-komunizmi është geg, ndërsa komunizmi tosk – për ta thënë në mënyrën më të trashë të mundshme – ka hedhur rrënjë në psikologjinë kolektive; madje po përdoret edhe me synime politike sa praktike aq edhe të paturpshme.

Provë, sado e tërthortë, e këtij mistifikimi, madje abuzimi me historinë, është edhe kjo martesë, kaq artificiale, e diskursit anti-komunist me gegërishten letrare, dhe veçanërisht shkodranishten e katolikëve.

Pa çka se krushqia, për një martesë të tillë kaq përçarëse, zuri fill, madje u mpiks që në vitet e komunizmit; ose gjatë torturave që ia bënë, kinematografikisht, të ndjerit Ndrek Luca.

 

Pa Komente

  1. Xhaxha, “Në Shqipëri ka ish-komunistë, ish-antikomunistë, ish të persekutuar, dhe ish-persekutues; të cilët tani po e vazhdojnë luftën e djeshme të klasave në një përmasë virtuale”; eshte nje fjali disi e hedhur ne ere, dhe me sa kuptoj nuk ka ndonje pike rendese per idene te cilen mbron. Patjeter qe kemi sot disa lloj ishash, por kjo nuk do te thote qe kerkesat legjitime te ish te burgosurve per te denuar publikisht krimet, per te marre demshperblimet, dhe per te rikthyer pronat e tyre, nuk pengohen nga politika, e cila pebehet kryesisht nga ish komunista dhe ish persekutore. Kur disa politikane e trashin zerin per te drejtat e ish te burgosurve ne ndonje moment kapslliku politik, deshmon se keto te drejta jane legjitime. E kuptoj qe ju interesojne me teper implikacionet e ligjerimit publik mbi keto tema, por dashje padashje pozicionoheni, me ata qe i bejne jehone idese se keto realitete jane te tejkaluara, jorealiste, dhe virtuale. Virtuale? Virtuale jane faktet se disaqindra njerez jane edhe sot e 40 e kusur vjet me pas pa varre, ose figurojne te zhdukur, fakti qe ish te persekutuarit nuk kane marre asnje demshperblim per punen cnjerzore te kryer me dhune, si dhe nuk kane marre ajken e pronave te tyre.
    Paralelizmi ndermjet perpjekjeve te ish te burgusurve dhe ceshtjes se standartit me duket se eshte i padrejte dhe cinik. A triumfon ose jo gegerishtja letrare ndaj standartit eshte ceshje trendesh kulturore dhe e takatit politik te partizaneve perkates, bujrum kujt ti haje secilit me teper gozhde. Ndersa kerkesa legjitime per te denuar zyrtarisht krimet e komunizmit, eshte kryekeput ceshtje e te drejtes, ne thelb fisnike, packa se disa tentojne ta perdorin pjeserisht per lufte politike te dites. Perkimi i disa zerave qe jane te angazhuar publikisht pro revizionimit te gegerishtes letrare, me mbrojtjen e te drejtave te ish perndiekurve politike, nuk na ben qe ti fusim te dy ceshtjet ne nje thes. Sic edhe ju e theksoni lart, ka ish te perndjekur nga cdo treve shqiptare, nderkohe qe ka dhe ndonje mbeshtetes te gegerishtes letrare, i cili jo domosdoshmerisht mund te jete ndodhur ne vijat e para te persekutimit.

    1. Thelbi i shkrimit te xha-xha-it, mesa kuptova une, ishte perpjekja qe behet sot nga disa kualitete/individe negative te PD-se per te identifikuar komunistet dhe mbeshtetesit e tyre me ata/ato qe flasin ne toskerisht. Pra, qe per qellime te mirefillta politike provinciale he personale, kerkojne te krijojne nje simtome percarje mes shqipetareve te dialekteve te ndryshme. Gjithashtu, mendoj se edhe shembujt qe jane marre, ndonese jo shume te goditur/tipike, kete qellim kane pasur; pra qe te argumentonin kete tendence sa primitive aq edhe te ndyre per te krijuar percarrje brenda shqipetareve. Ju a keni ndonje mendim/ prononcim per thelbin e shkrimit?

      1. Une jam ne nje mendje me autorin kur thote:”Gjithsesi, këto çështje mbeten për t’u ndriçuar”, por do te shtoja vec nje fakt, qe autori mbase e anashkalon si tendence dominante te asaj kohe, per sa i perket raporteve krahinore. Ne vitet fundi i 50, a dicka, Byroja politike e PPSH per disa kohe ishte 100% vlonjate. Pra kapercente dhe dallimet gege/toske, per tu perqendruar rreth nje krahine specifike ku merret me mend se si shperpjestohej kjo perqindje ne administrate.
        Me kete me lart nuk me intereson aspak debati se nga anon kandari i dialektologjise ne aparatet e dhunes se ati rregjimi. E rendesishme eshte te identifikohet dhuna, dhe te denohet moralisht ajo. Shoqeria shqiptare,, nuk ka asgje ne vije derisa te mos beje hesapet me te kaluaren, do te mbese peng i dy traditave qe nuk do te puqen dot. Paradoksalisht gjithkush permend faktin se nga 45 deri 90 ka pasur dhune, burgje, krime monstruoze, por kur vijme tek identifikimi i tyre, shumkush i cili mbi ate trashigimi dhune ka ngritur sadopak ngrehinen e tije te mardhenjeve shoqerore, i shmanget, dhe nis e ta relativizoje si problem themelor.
        Xhaxhai shume mire mund te ishte perqendruar tek pankarta tjeter e cila eshte shkruar ne standart, dhe shume mire mund ta ilustronte si shembull se ish te persekutuarit shkruajne si tu vije per doresh, disa keshtu e disa ashtu. Gjithashtu nuk mund te neglizhoje aspak faktin se ka nje literature ne standart qe deshmon vuajtjet e ish te denuarve, duke filluar me Petro Markon, Amik Kasoruhon, Uran Butken, Koco Tasen e ku di une kush tjeter. Kush kerkon te realizoje sete pinpongu se ku pati me shume dhune e dhunues, realisht ka rene ne rrejten e atyre qe kerkojne te prishin lojen mbi kete te vertete te dhimbshme.

        Per te mos e banalizuar per ti kundevene Ndrek Luces, Pirro Manin si personazhin emblematik te se keqes ne kinematografi, mendoj se shembujt jane te shumte per te refuzuar ti identifikojme theksimet dialektore si klishe te mirfillta te realizmit socialist. Ne teknikat e saj stilistikore te cilat te conin ne perfundimin e duhur, realizmi socialist perdorte cdo kombinacion te mundshem brenda kanoneve te saj universale dhe realitetiteve lokale. Me pak fjale sabotatori, beu, ballisti, borgjezi si pesonazhe negative do te shtroheshin tekstualisht brenda nje konteksti paraprak historik per tu ngjizur si propagande politike, pra pak rendesi kishte nese diversanti, apo heroi shfaqnin dialekte konkrete si barre paraprake e artistit misherues.

        1. Shkruan:

          Xhaxhai shume mire mund te ishte perqendruar tek pankarta tjeter e cila eshte shkruar ne standart, dhe shume mire mund ta ilustronte si shembull se ish te persekutuarit shkruajne si tu vije per doresh, disa keshtu e disa ashtu.

          Në fakt, në atë fotografi, e cila u bë edhe shkas për shkrimin, unë dalloj dy herë parullën “TË PUSHKATUEM” dhe pastaj dy parulla të tjera: “MOS HESHTNI! LUFTE KUNDER KOMUNIZMIT” dhe “TE HAPEN DOSJET”. Një parullë e pestë nuk lexohet dot.

          Unë nuk e di si shkruajnë të persekutuarit, as di nëse pjesëmarrësit në atë miting kanë qenë vërtet të persekutuar apo jo; dhe më në fund, çka është me rëndësi për temën, nuk di si mund të shkruheshin dy parullat e fundit në gegërishte (për mua njëlloj do të shkruheshin, edhe pse ndoshta Gjon Buzuku do t’i kish formuluar ndryshe).

          Ka edhe diçka tjetër. Në një manifestim publik, ti pritesh të dalësh me një parullë në standard; sepse ligjërimi yt, me përkufizim (duke qenë publik) u drejtohet të gjithë qytetarëve të republikës. Në rastin konkret, ti kërkon që problemin tënd, si i persekutuar, të ta zgjidhin institucionet publike, jo ato rajonale dhe krahinore. Prandaj standardi, në këtë kontekst, është forma default e komunikimit.

          Përkundrazi, nëse ti zgjedh me vetëdije gegërishten për ta bërë këtë kërkesë, atëherë zgjedhja jote më thotë mua (1) se ti po ngrihesh të protestosh jo si qytetar shqiptar i persekutuar, por si qytetar shqiptar geg i persekutuar; (2) se ti e sheh të nevojshme që mesazhin tënd publik ta shprehësh me një formë jostandard, ose të distancohesh nga standardi; dhe nëse e bën këtë në një protestë, atëherë unë kam të drejtë të nxjerr përfundimin se ti e identifikon edhe standardin vetë me burimin e së keqes sate; (3) se të dëshiron që ta shohin edhe të tjerët se ti je persekutuar jo vetëm politikisht, por edhe për shkak të prejardhjes sate nga Veriu, ose nga zonat ku të pushkatuarve u thonë të pushkatuem.

          Natyrisht, forma “ti” që unë përdor këtu është një ti gjenerike, e përgjithshme; dhe fare mirë mund të më ngrihet autori i pankartës e të më thotë: “unë s’i kisha fare parasysh këto” ose “unë veç ashtu mund të shkruaj”; mirëpo efektet këto janë objektivisht, dhe dikush që u hyn këtyre punëve, duhet të marrë parasysh edhe efektet, sa kohë që gjuha si mjet komunikimi flet edhe pavarësisht qëllimeve tona personale.

          1. Cdo kush ka eksperiencen e e tije te petsekutimit, Besoj e te ka rene ne vesh kenga ” Hidhe vallen eeee/ Geges qija temen eeee”. Dikujt te cilit i jane bere padrejtesi te pashembullta nen kete kolone zanore, mbase i eshte mbushur mendja se persekutimin e ka nga kjo ane. Eshte ne te drejten e tije te mendoje keshtu perderisa dhuna ne shumicen e rasteve ishte iracionale dhe disporcionale. Besoj se do ti keshe degjuar historite maratone te ish te perndjekurve, te cilet ndiheshin nen terror permanent, pa e kuptuar fare perse duhej e gjitha kjo. Mes kesaj kategorie sociale, me shumice ka te paarsimuar, dhe njerez me paranoja, por kjo padrejtesi ndaj tyre ne c’fardo dialekti, dhe gjuhe (ka pasur shume te persekutuar joshqiptare) perseri ne thelb mbetet e drejte dhe e miradresuar. Shteti dhe shoqeria i kane borxhe kesaj kategorie, packa se dikush prej tyre nuk di te artikulohet, ose eshte i coroditur, per te shpjeguar gjithe fenomenologjine e diktatures. Per mua eshte cinike te shohesh stonimin e ligjerates ne pankarte dhe te neglizhosh viktimat e ilustruara aty. Kjo per mua eshte e papranueshme. Perseri theksoj se je i mirpritur te shkelmosh “donkishotet” e cdo anomalie qe pasqyrohet tek ne, por nuk mund te thjeshtosh diskursin mbi krimet e komunizmit, teme kjo qe per mua duhet te dominoje tek ne, tek paaftesia e dikujte per ta perfaqsuar denjesisht kete kauz. Mbase ju keni eksperience personale kur thoni se jane duke zhvilluar “lufte klasash virtuale”, dhe mund te identifikoni mes tyre xhambaze qe e kane shitur kauzen e tyre. Megjithate moralisht kauza e tyre eshte fisnike, ndesa kauza e atyre qe i pengojne me cdo mjet eshte mjerane.

            1. Stakanovist, nuk të kam gjë për borxh.

              Flasim për dy kundërvënie: (1) ajo midis të persekutuarve të regjimit komunist dhe persekutuesve të tyre dhe (2) ajo midis gegëve dhe toskëve gjatë 50 vjetëve komunizëm.

              Unë kam vënë re, dhe më duket se edhe fotoja e sjellë në këtë shkrim e konfirmon këtë, se ka një prirje që këto dy kundërvënie të homologohen; çka do të thotë se persekutimi të zhvendoset nga aksi politik në aksin gjeografik.

              Nuk paskemi pasur luftë klasash, por luftë midis Hutu dhe Tutsi.

              Për mua, ky mistifikim duhet sqaruar dhe ndalur sa më parë. Ty kjo të duket cinike – e mora vesh; e ke thënë dy herë deri tani, mund ta kursesh herën e tretë.

              Por meqë flasim për cinizëm, vallë nuk të duket ty cinike që ka njerëz, me prejardhje gjeografike dhe krahinore nga Veriu, që duan ta pronësojnë dramën e persekutimit gjatë regjimit komunist, duke e rivizatuar atë si përleshje ndërkrahinore për supremaci?

              Unë, që e zgjodha këtë si temë, nuk e bëra ngaqë u shqetësova se parullat në gegërishte po cenojnë përdorimin e standardit në komunikimin publik; por sepse ato parulla po e përçudnojnë krejt historinë tonë të 50 vjetëve të fundit.

              Një luftë klasash kaq të ashpër, sa vëllai nuk kursente vëllanë dhe i biri babanë, tani po duan të na i paraqesin si një luftë katundesh me njëri-tjetrin.

              Mua kjo çështje më duket po aq e rëndësishme sa edhe ajo tjetra, e nëpërkëmbjes së të drejtave të shenjta të ish të persekutuarve nga komunizmi.

              Ti madje po e çon vetë përpara këtë përçudnim, me faktoidet që përmend në komente; ajo kënga që sjell ka vite që qarkullon si legjendë urbane, por nuk ka vlerë si argument – për mua është sajim i ndyrë.

              Edhe faktoidi tjetër, që në një periudhë të viteve 1960, krejt Byroja Politike paska qenë nga Vlora, është njëlloj i pabesueshëm. Ma vërteto, po munde; unë nuk ta besoj. Më sill një listë të Byrosë së asaj kohe – dhe do të të kërkoj të falur, po të jetë se ta mbështet fjalën. Por derisa nuk ke sjellë një listë të tillë, unë të them se ai informacion që ke, sikurse ai tjetri për këngën popullore, është i rremë.

            2. Xhaxha e vertete qe s’ka ndonje studim te detajuar, te mirefillte shkencor se ndaj kujt eshte ushtruar me shume (nqftse nuk ka qene proporcionale) dhuna klasore gjate regjimit monist, gegeve apo toskeve por ka disa fakte te gjitheditura qe besoj se pak kush i mohon.

              Baza e pushtetit te komunisteve ishte padyshim nden Shkumbin. Baza ideologjike ne Korce, dhe ajo ushtarake ne Laberi e me specifikisht ne Kurvelesh. Udheheqja e larte e partise dhe shteti ne pjesen derrmuese te tyre ishin toske, sic dhe tosket si kuadro partie dhe nenpunes shteti dominonin.

              Byroja politike e kongresit te 4-tert te vitit 1961 ka vetem nje geg si anetar te saj, Beqir Ballukun (nga Tirana).

              Tani thua qe ke vene re qe dy prirjet qe ti permend ka prirje qe qarqe te caktuara per interesa kryesisht politike, kane tendencen ti homologojne e ti mveshin dhunes klasore te komunizmit, petkun e dhunes krahinore e si rrjedhoje te zyrtarizojne gegerishten letrare si zhargon te antikomunizmit. E vertete kjo qe thua ti, por nga ana tjeter duhet te verejme qe dhuna klasore e komunizmit kudo ne bote nuk ka qene e paster e tille. Brenda BS ka pasur grupe etnike te tera qe jane shperngulur me dhune dhe perndjekur barbarisht, sepse shiheshin si armiq te regjimit dhe problematike ne teresine e tyre. Kjo tendence u shfaq dhe ne Shqiperi, dhe dhuna klasore e ushtruar nga komunistet ka pasur padyshim elementa te forte te dhunes krahinore apo dialektologjike, duke e nisur nga fakti qe komunistet mbeshtetjen, bazen e pushtetit dhe burimet njerezore i kishin kryesisht nden Shkumbin. Ne cfare mase ka qene e perhapur kjo dhune krahinore krahas ose si pjese e dhunes klasore, kjo mbetet per t’u diskutuar.

            3. Deri në vitet ’60 është kollaj të thuash që byroja politike ishte pothuajse e tëra nga jugu… për vetë faktin se ishte jugu ai që kishte luftuar dhe, ndrysh nga veriu që tkurrej në zhguallin e vet, ishte angazhuar në jetën dhe fatet politike të vendit.

              Ndërsa në vitet ’80 kemi një byro politike që ka këta anëterë: “anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, shokët: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Hajredin Çeliku, Hekuran Isai, Lenka Çuko, Manush Myftiu, Muho Asllani, Pali Miska, Rita Marko, Simon Stefani, Besnik Bekteshi, Foto Çami, Llambi Gegprifti, Prokop Murra, Qirjako Mihali si dhe sekretari i Komitetit Qendror të PPSH, shoku Vangjel Çërrava.”
              Nuk ja u di biografinë të gjithve, por edhe gegu më i flaktë do njihte më shumë gegë në këtë byro

            4. Dominimi i byrose por dhe strukturave te tjera te partise dhe shtetit nga tosket, s’besoj se ka lidhje me kete tezen tende te angazhimit te jugut dhe tkurrjes ne zhguall te veriut, qe me duket si teze pa baze. E kam thene me siper qe komunistet bazen e pushtetit, mbeshtetjen dhe burimet njerezore i kishin pergjithesisht nden Shkumbin. Grupi i pare komunist eshte formuar ne Korçe. Prap me pak fjale, ato pak rrenje qe hodhi komunizmi ne truallin shqiptar kane qene ne zona toske dhe nden eksponente toske. Ne qoftse do te flasesh per angazhim, athere mund te themi qe komunistet (kryesisht jugore) ishin te shume here me te angazshuar dhe te vendosur ne luftimin e kundershtareve te tyre deri ne asgjesim, qofshin keta nacionaliste, legaliste, social-demokrate, krere tradicionale krahinore ne jug apo ne veri.

              Byroja e dale nga kongresi i 8-te i PPSH-se perben emrat qe ke cituar me siper (plus sigurisht Hoxhen) pervec Bekteshit, Camit, Gegpriftit, Murres, Mihalit e Cerraves.

              Nqftse nuk gabohem, geget e byrose jane Alia, Asllani, Isai dhe Miska. Prap edhe ne kete periudhe kemi dominim te elementit toske ne byrone politike.

        2. Shkruan:

          Xhaxhai shume mire mund te ishte perqendruar tek pankarta tjeter e cila eshte shkruar ne standart, dhe shume mire mund ta ilustronte si shembull se ish te persekutuarit shkruajne si tu vije per doresh, disa keshtu e disa ashtu.

          Në fakt, në atë fotografi, e cila u bë edhe shkas për shkrimin, unë dalloj dy herë parullën “TË PUSHKATUEM” dhe pastaj dy parulla të tjera: “MOS HESHTNI! LUFTE KUNDER KOMUNIZMIT” dhe “TE HAPEN DOSJET”. Një parullë e pestë nuk lexohet dot.

          Unë nuk e di si shkruajnë të persekutuarit, as di nëse pjesëmarrësit në atë miting kanë qenë vërtet të persekutuar apo jo; dhe më në fund, çka është me rëndësi për temën, nuk di si mund të shkruheshin dy parullat e fundit në gegërishte (për mua njëlloj do të shkruheshin, edhe pse ndoshta Gjon Buzuku do t’i kish formuluar ndryshe).

          Ka edhe diçka tjetër. Në një manifestim publik, ti pritesh të dalësh me një parullë në standard; sepse ligjërimi yt, me përkufizim (duke qenë publik) u drejtohet të gjithë qytetarëve të republikës. Në rastin konkret, ti kërkon që problemin tënd, si i persekutuar, të ta zgjidhin institucionet publike, jo ato rajonale dhe krahinore; sikurse kërkon që mesazhin të ta dëgjojnë të gjithë, jo vetëm ata të fisit ose të bajrakut tënd. Prandaj standardi, në këtë kontekst, është forma default e komunikimit; në kuptimin që, nëse ti përdor standardin, atëherë unë përqendrohem në përmbajtjen e mesazhit tënd; por nëse devijon dhe përdor një variant letrar ose një formë substandarde, atëherë unë do të detyrohem të “deshifroj” edhe arsyet e këtij devijimi. Ti standardin e flet si qytetar, jo si tosk; ndërsa gegërishten e flet si geg, para se ta flasësh si qytetar; dhe dallimi ka rëndësi.

          Tani, nëse ti zgjedh me vetëdije gegërishten për ta bërë këtë kërkesë, atëherë zgjedhja jote më thotë mua (1) se ti po ngrihesh të protestosh jo si qytetar shqiptar i persekutuar, por si qytetar shqiptar geg i persekutuar; (2) se ti e sheh të nevojshme që mesazhin tënd publik ta shprehësh me një formë jostandard, ose të distancohesh nga standardi; dhe nëse e bën këtë në një protestë, atëherë unë kam të drejtë të nxjerr përfundimin se ti po e identifikon edhe standardin vetë me burimin e së keqes sate; (3) se të dëshiron që ta shohin edhe të tjerët se ti je persekutuar jo vetëm politikisht, por edhe për shkak të prejardhjes sate nga Veriu, ose nga zonat ku të pushkatuarve u thonë të pushkatuem.

          Natyrisht, forma “ti” që unë përdor këtu është një ti gjenerike, e përgjithshme; dhe fare mirë mund të më ngrihet autori i pankartës e të më thotë: “unë s’i kisha fare parasysh këto” ose “unë veç ashtu mund të shkruaj”; mirëpo efektet këto janë objektivisht, dhe dikush që u hyn këtyre punëve, duhet të marrë parasysh edhe efektet, sa kohë që gjuha si mjet komunikimi flet edhe pavarësisht qëllimeve tona personale.

  2. Shkruani: komunistët standardizuan toskërishten, duke i mveshur gegërishtes atribute të ligjërimit të Tjetrit, ose të armikut Përtej.

    Pa asnje doze ironie dhe shume sinqerisht, une mund te shtoj: kjo ju mungon te Shqipja Totalitare, pra libri juaj. Nese ate kohe ju ngrinit shqetesimin se dikush do te ngrihej e te lexonte me optiken: komunizem = toskerisht, me kete te mesipermen ju e sugjeroni vete kete gje. Perhere ky eshte mendimi im dhe konkluzioni i asaj qe shoh ne fjalet tuaja. Nje arsye per ta thene kete eshte fakti se kalimi drejt toskerishtes ne norme eshte nje proces i ideuar me heret sesa ne pushtet te vinte komunizmi. Kuptohet si nje ide nder idete. Madje edhe varianti elbasanas eshte per nje verior si Zogu cedim para realitetit te forte tosk, edhe pse ngritja ne piedestal e vlerave te malesorit shqiptar dhe Beses ishte politike zyrtare ne kohen e Mbreterise. Kjo analize, nese mund ta quajme keshtu, behet e tille sipas asaj qe thoni ju. Nuk e kam jetuar aq gjate ate kohe, apo nuk jam edhe shume i fushes sa te jap mendime te specializuara, por nuk mundet te jete e besueshme, apo e arsyetuar mire, ideja se nje regjim si ai i Enver Hoxhes, te bente gabime politike te ketilla si kjo e stigmatizimit te veriorit dhe gegut si reaksionar tipik dhe kundershtar gati antropologjik i komunizmit. Nese sot antikomunizmi e pas tij, rendja e gegocentrikeve, kerkojne te gjejne si leve Arkimedi per faktorizim dhe protagonizem, jo procesin krijues, por te shkuaren, thjesht deshmon semundje dhe nje mllef qe une personalisht e mirekuptoj por jo kaq gjate. Se edhe Prec Zogaj qe i ka te gjitha kualitetet per ta ndjekur kete vije tha nje here: na shkoi jeta duke luftuar komunizmin. Nese konteksti i standardit do te ishte pikerisht ky qe thoni Ju ne kete shkrim, e me keq ai qe pretendojne firmetaret e 1992-it, atehere me siguri edhe vlera e kerkesave te tyre do te kishte tjeter jehone. Nuk mund te kerkojme te mbare shoqeria shqiptare, le te themi keto prirje per mbyllje ndaj tjetrit sic i kam Une vete ta zeme. Natyrisht perceptimi eshte i ketille dhe perceptimi paraprin formulimin politik. Por ne cdo rast perzgjedhja e dialektit qe ngrihet ne norme, te pakten me aq sa di une, behet mbi disa kritere dhe jo me leter me vrime. Une mund te kerkoj qasje antigege ne kohen e para ’90 me shume te ndalimi i letersise se tyre per publikun e gjere sesa te standardi. Dhe kjo per arsye te permbajtjes ne fakt dhe jo gjuhes.
    Por edhe vete Enver Hoxha ne shkrimet e veta, ato te botuara ne forme permbledhjeje ne vitin 1983, “Per Ushtrine popullore”, e risjell aktualitetin politik te viteve 40-50 me te gjitha nuancat gjuhesore te kohes. Nuk e di, nese kjo ishte manover per te hapur udhe idese se po i linte vendin nje Shkodrani, por fakti eshte i tille. Madje ne liber mund te verehet se baterite e sulmit jane kunder Ballit dhe jo Legalitetit, tipikisht geg. Ne fund edhe filmat e Ndrek Luces, qe sot shihen me dashuri dhe permallje per Lucen kryesisht dhe vetem kryesisht ne Jug-ne Sarande eshte madje nje lokal ku pihet raki, shihen filma te ketille dhe flitet rendom me batuat e tyre. Shihen me nostalgji jo pse jane nostalgjike per ate kohe, por sepse me keto filma lidhet nje pjese kujtimeve te njerezve. Por edhe pse per shkaqe thellesisht toske, likujdimi i Hazbiut dhe Shehut, i ktheu heronjte e dikurshem ne armiq teper te rrezikshem qe si per ironi te detyrave funksionale qe kryen tere jeten edhe kur vdiqen dhane nje akt censure per publikun. Sa per ate se ku o godit me shume ne Jug apo ne Veri, mua me kujtohet nje theni qe doli andej nga Mallakastra kur shoku Mehmet beri qitje 180 grade; qetesia vazhdon, frika eshte e madhe.

  3. Fakti që ndokush prej gegëve (se të thuhet që të gjithë gegët ishin antikomunistë, do duhej guxim deri në marrëzi) thoshte që “komunizmi asht i keq”, nuk u jep atyre, automatikisht, statusin e Kasandrës… sepse edhe nëse e kanë thënë (gjithmonë nën zë, o me vehten e tyre), po të shikojmë se kush KA BËRË, do të shohim që shumë prej atyre që kanë BËRË kanë qënë nga jugu…. Mjafton të shihen komunitetet e të arratisurve të pasluftës në Amerikë… për çdo geg antikomunist, çuditërisht do të shikoni mbi 20 korqarrë…

  4. Ngjarje e vërtetë por edhe thjeshtë si anekdotë…

    im atë, shkodran qytetar, student i jurisprudencës në Moskë 1953 – 1958, tip i shkathët siç duket, i cili ngaqë edhe këndonte kishte një farë afërsie më mediet, gjeti punë tek Radio Moska si lexues i lajmeve në shqip.

    E hoqën një jave më vonë pas një kabllogrami nga Tirana, e cila ishte ankuar se Radio Moska po dëgjohej si Zëri i Amerikës.

  5. ”’Nqftse nuk gabohem, geget e byrose jane Alia, Asllani, Isai dhe Miska. Prap edhe ne kete periudhe kemi dominim te elementit toske ne byrone politike.”’

    Mund te ndikoje edhe fakti qe Shqiperia e 1912 kishte/ka 65-70% toske dhe 30-35% gege.

    Sidoqofte, ja te perfytyrojme nje ‘byro’ balliste, Mit’hat e Mehdi Frasheri nga Permeti, Abaz Ermenji nga Skrapari, Hysni Lepenica nga Laberia, i famshmi i filmit Sali/Sejfi Protopapa nga Berati etj, nuk me duket se ‘byroja’ balliste do ishe e mbushur me gege.

    Ne Mukje kemi keto emra

    B.K.

    1. Hasan Dosti – Gjirokaster
    2. M. Frashëri – Permet
    3. Th. Orollogaj – Korçe
    4. Sk. Muço – Laberi
    5. Hysni Lepenica – Laberi
    6. Jusuf Luzaj — Laberi
    7. Kadri Cakrani – (supozoj Cakran i Fierit)
    8. Major Raif Fratari – Permet ?
    9. Nexhat Peshkëpija – ?
    10. Halil Mëniku – Tirane ?
    11. Ismail Petrela – Tirane ?
    12. Vasil Andoni – Tosk

    Tani nuk do shume mend qe byroja antikomuniste do kish qene nemos e gjitha toske, ne shumicen derrmuese po.

    Tani sesi antikomunizmi ne Shqiperi kalon nga rrenjet toske ne prone gege , kete s’e marr vesh.

    Perpara se Komunizmi te fillonte masakrat ne veri, kishte marre pushtetin ne Jug, keshtu qe geget jane thjesht efekte anesore.
    Shume me te dalluar ishin ballistet e Kosoves dhe Maqedonise sesa Gegerise se Shqiperise.

    Une shoh nje pikepyetje te stermadhe tek geget e Shqiperise, jo flamurin e antikomunizmit.

    Nderkaq zona katolike u ngrit per arsye fetare jo se kishte kuptuar gje sa i rrezikshem ishte komunizmi. Kur ua mbushi mendjen kisha se ishte i rrezikshem u ngriten, jo se u ngriten e mbushen radhet e Ballit Kombetar per te luftuar komunizmin me arme ne dore.

    E thene ndryshe u ngriten si kofini pas te vjelit.

    Ndersa ne Jug, anikomunistet u pastruan prej Partise gjate vitit 1944, ne veri u pastruan ne 1945, normal qe gjejme rezistence antikomuniste me 1945, ne jug s’kish ngelur kembe antikomunisti pa u pushkatuar apo burgosur.

    Ti japim Qezarit ate qe eshte e Qezarit, mos ta bejme historine fertete fare kur ka 750 milion dokumente historike qe vertetojne se rrenjet antikomuniste ne Shqiperi gjendet tek nacionalistet e Jugut (qe nga Mit’hat e Mehdi Frasheri tek Isuf Luzaj e Vasil Andoni si ideologe antikomuniste e deri tek Hysni Lepenica e Abaz Ermenji si krah i armatosur).

    1. Nuk po mbroj gje tezen qe antikomunizmi eshte prone gege. Ne pergjithesi jam dakort me keto qe ke shkruar me siper. Une thjesht po ve ne dukje qe levizja komuniste ne Shqiperi ishte kryesisht nje sipermarrje toske. E vertete qe edhe ajo nacionaliste ishte ne pjesen me te madhe toske gjithashtu, por ne te njejten kohe sic ke permendur vete brenda Ballit spikasin goxha deget gege ne Maqedoni (sidomos kjo me Xheme Hasen) dhe Kosove. Nga ana tjeter nacionalistet nuk mund te perkufizohen vetem me Ballin, sepse nacionaliste ishte dhe Lidhja e Dyte e Prizerenit por dhe krere nga veriu si Bajraktari dhe Kryezinjte paksa ne menyre e tyre te vecante. Katoliket e veriut mund te kene pasur arsye fetare per t’u ngritur, por mos harrojme qe njerez si Prenke Cali e shihnin qarte qe komunistet ishin nen kontroll sllav, dhe normalisht per ta komunistet shiheshin si cirake te armiqeve shekullore te shqiptareve.

  6. Ja si e pershkruan Ermenji ne versionin e vet terrorin komunist ne Jug.

    Eshte per tu verejtur se ne 45 vjet propogande, komunistet nuk arriten te gjenin dot asnje prove per krimet e ballisteve, perveçse ‘krimit te ngrenies se pulave’…..

    Porsa e prishi marrëveshjen e Mukajt, Partia komuniste ose “Lëvizja nacional-çlirimtare”, duke e paditur Ballin Kombëtar si organizatë “fashiste” e “tradhëtare” dhe duke e mbuluar me të gjitha të zezat, e goditi befas që prapa krahëvet, në një kohë kur ky po pregatitej t’iu qëndronte trupavet gjermane, të cilat po zbrisnin për të zënë vendin e ushtërisë italiane të kapitulluar. Atentatet filluan në të katër anët kundër antarëvet të Ballit, me një egërsi që s’ishte parë kurrë ndërmjet Shqiptarësh. Kudo që u kapën njerëz të kësaj organizate (të cilët nuk e prisnin një gjë të këtillë) u vranë e u therën në mënyrën më barbare, shpeshëherë duke iu nxjerrë syt, duke iu prerë veshë e hundë ose duke iu thyer kockat në tortura. Në një gropë të madhe që zbuloi Balli Kombëtar tek Përroi i Shipkës (në qarkun e Korçës), në Jenar 1944, gjeti 185 kufoma t’anëtarëvet të tij, masakruar në mënyrën më çnjerëzore, ku, midis cenevet te tjera, kishte edhe te rjepur ose të mbathur për së gjalli me gozhdë e potkonj kali. Më 21 Tetor 1943, Mehmet Shehu zuri afër Lushnjës 68 bujqër, ushtarë të thjeshtë të Ballit, dhe i vrau që të gjithë mbasi i vuri të hapnin më parë gropën e tyre të përbashkët. As fëmijët nuk i shpëtonin dot thikës së komunistëvet. Në Gjirokastër, për shembull, kur vranë barbarisht një grup nacionalistësh ndër të cilët edhe Muzafer Shehun, nuk kursyen as të birin e këtij pesëmbëdhjetë vjeçar, Duron, të cilin e therën me thikë përpara syvet dhe nëpër duart e s’ëmës. Ngado që shkonin komunistët digjnin me urë në dorë shtëpitë e Ballistëvet, domethënë shtëpitë e fshatarëvet të Toskërisë ndërtuar me djersë kurbetesh. Çdo laro që kumandonte pesë veta, komisar politik a sido që të quhej, kishte të drejtën t’i bënte “gjyqin e popullit” cilitdo, domethënë t’i fuste një plumb në kokë duke mbajtur një shënim në defter.

  7. 9. Nexhat Peshkëpija – ?

    Nexhat Peshkepia –gjirokastrit dhe intelektual i mirefillte.

    Meqe u permend emri i tij, ne Bashkine e Tiranes sapo u hap nje biblioteke e Manush Peshkepise dhe Nexhat Peshkepise. Kjo biblioteke permban edhe librat e tyre te sekuestruara nga komunistet.
    Eshte nje thesar i vertete, nga ato qe nuk e humbet kurre vleren, por gjithmone lakmohet. Dhe do te jete e pranishme per te gjithe ata qe duan librin.

  8. Sigurishte që autori i shkrimit ka në konsideratë dhe prek një aspekt të gjuhës,atë të aftësive komunikuse të saj.
    Niveli i aftësive komunikuse të nje gjuhe percakton nivelin e shoqërizimit të jetës, në të gjitha aspektet e saj, të një grupi individësh.
    Shoqërizimi nga ana e vet është bartës i zhvilimit,dijes,kulturës,është dinamiti i ndryshimeve EVOLUCIONARE ,
    Ky është thelbi ,filosofia e vërtet e çështjes.
    Lerini përrallat ,kaq naivë jeni!
    Nuk po shikoni që nën parrullat kuq e zi, shqiperia natyrale,gegnishtja e gegët e përdhunosur fshihen spahinjtë e rinj që per qëllim kanë ,rikthimin e raporteve ndërfetare shqiptare para 1912-të.
    Këtyre spahinjve nuk u intereson as shqiptari,as shqiptarizma ,dhe as prosperiteti i shqiptarisë.Po i shikojnë shqiptarët sot vetëm si numra,si mazë ,kope ore kope me berra

Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading