Ka pasur disa polemika në shtyp këto ditë, për rishikimin e teksteve të historisë në lidhje me trajtimin që i është bërë në ato tekste, tradicionalisht, periudhës osmane.
Polemikat tregojnë, para së gjithash, se ne e kemi më të lehtë të punojmë me përkushtim të admirueshëm për të ndryshuar të kaluarën, sesa të tashmen dhe aq më pak, ruajna Zot, të ardhmen.
Megjithatë, disa aspekte të këtij diskutimi kanë interes, si të thuash, gramatikor.
E tillë është çështja e pushtimit: a do të vazhdojmë të flasim për pushtim turk dhe për pushtues turk? Apo mos fjala pushtim, në kontekstet përkatëse, është e ngarkuar negativisht dhe, për më tepër, nuk u përgjigjet dinamikave të realitetit?
Pyetja është formuluar keq. Si gjithnjë, koncepti ynë për historinë priret drejt akronisë; meqë narrativizimet përkatëse ne gjithnjë i interpretojmë si mite, të cilat nuk kanë ndonjë marrëdhënie me rrjedhën e kohës, përveç një pozicionimi statik në të shkuarën.
Të vijmë te pushtimi “turk” – unë do të përdorja gjithnjë termin “osman”, por nuk është kjo çështja që diskutojmë; – të vijmë pra te debati në lidhje me pushtimin.
Çfarë ndodhi në Ballkan, në shekujt XIV-XV, ishte pa dyshim pushtim, prej Perandorisë Osmane. Dhe jo vetëm pushtim, por edhe i dhunshëm, shpesh çnjerëzor.
Shprehja më korrekte do të ishte: pushtimi i Ballkanit. Përndryshe, pushtimi i Shqipërisë është shprehje anakronike, sepse Shqipëri aso kohe nuk kishte; ndërsa pushtimi i Arbërisë kërkon sqarime në lidhje me përmasat gjeografike dhe politike të Arbërisë së asaj kohe: meqë një pjesë e atyre trojeve që do t’i konsideronim si arbërore (Vlora, Gjirokastra, etj.) kishin rënë tashmë në duar të osmanëve, ndërsa një pjesë tjetër (Durrësi, Lezha, Shkodra, etj.) i përkisnin Venedikut.
Akoma më e gabuar është shprehja: turku na pushtoi; për shkak të atij përemrit vetor, na, i cili nënkupton një vijueshmëri identiteti midis shqiptarit të sotëm dhe arbrit të shekullit XV; një vijueshmëri e cila është fund e krye e themeluar mbi një konceptim mitik, esencialist të historisë.
Në të vërtetë, ne shqiptarët e sotëm jemi produkt i ndërveprimit të thelbit “arbëror” të trashëguar nga periudha paraosmane, me pesë shekuj jetë nën Portën e Lartë; dhe kjo vlen njëlloj për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja që kanë sot.
Të jemi të qartë: ushtritë osmane, në Ballkanin e shekujve XIV-XV ishin ushtri pushtuese.
Por a na autorizon kjo që të flasim për pushtues turk/osman edhe kur vjen fjala për marrëdhëniet e shqiptarëve me perandorinë, gjatë shekullit XIX?
Natyrisht jo. Gjatë shekullit XIX, shqiptarët ishin pjesë e Perandorisë Osmane; po aq të shtypur sa popujt e tjerë të asaj perandorie. Lëvizja për autonomi, dhe më pas për pavarësi nga Perandoria nuk ishte lëvizje kundër “pushtuesit” – meqë katër shekuj mjaftojnë për ta shndërruar pushtimin në diçka tjetër: sundim, zgjedhë, administratë, regjim… madje edhe kolonizim, shkombëtarizim, skllavërim, asimilim, shpërngulje e popullsisë, genocid (këto të fundit i përmend vetëm si mundësi teorike) etj.
Një tjetër formulim i gabuar: turku na mbajti të pushtuar për pesëqind vjet. Edhe këtu, rrënjët së keqes i duhen kërkuar tek ai përemër vetor na, i cili parakupton një lidhje vijueshmërie të identitetit, e cila vijueshmëri ka, në fakt, natyrë mitike.
Shprehja i përket, në thelb, propagandës, të periudhës së Rilindjes, që synonte emancipimin kulturor dhe politik të shqiptarëve; propagandë e cila organizohej sipas rregullsive të veta, rreth së mirës dhe së keqes, mikut dhe armikut, padrejtësisë dhe së drejtës, etj. Por këto janë kategori të nevojshme për narrativizimin ose dramatizimin e ngjarjeve; ose thjesht instrumente, pa vlerë heuristike.
Në të vërtetë, shqiptarët e shekullit XIX ishin popull i Perandorisë Osmane – në çdo kuptim të këtij koncepti; çka do të thotë, ndër të tjera, se ishin edhe produkt i marrëdhënieve politike dhe sociale karakteristike për atë perandori, në aspektet politik, ushtarak, ekonomik dhe kulturor.
Po të duam të jemi të ashpër, do të themi: turku që “na” mbajti të pushtuar ishim ne.
Njëlloj, koncepti i pushtimit është i tillë, që nuk e lejon jetëgjatësinë – pushtimi (edhe si invasion, edhe si occupation) është një veprim që ndodh dhe përmbyllet brenda një kohe historikisht të shkurtër, për t’u zëvendësuar pastaj nga sundimi, i cili është një regjim marrëdhëniesh shoqërore me kohëzgjatje të pacaktuar.
Çfarë përjetonin shqiptarët në shekullin XIX nuk ishte më pushtim, por sundim. Dallimi është i rëndësishëm, dhe duhet bërë edhe në tekstet shkollore.
Mund të pyetet nëse ka kush interes që të mbajë në jetë termin pushtim, në vend të termit më të saktë sundim; pa u futur në spekulime konspirative, do të thoja se pala e interesuar për këtë do të ishte pikërisht ajo palë, për të cilën thelbi i identitetit shqiptar është ai i periudhës paraosmane; prandaj edhe identiteti i sotëm duhet ta përdorë atë tjetrin si model dhe të pastrohet prej “shtesave, modifikimeve, shtrembërimeve dhe bastardimeve” që i kanë ndodhur gjatë periudhës osmane.
Një qëndrim i tillë do të ishte jo vetëm përçarës, por edhe anakronik.
Nga ana tjetër, ky abuzim me nocionin e pushtimit nuk ndeshet vetëm në historiografinë e periudhës osmane; rëndom dëgjon të flitet për shekujt e pushtimit romak të Ilirisë, ose për shekujt e pushtimit bizantin të Arbërisë së hershme. Të gjitha këto janë narrativizime, me ngjyrë detyrimisht mitike, të zhvillimeve historike të largëta dhe pa ndonjë analogji me çfarë ndodh në botën e sotme. Edhe romakët, bie fjala, e pushtuan Ballkanin, duke i nënshtruar fiset ilire të atjeshme dhe shtetet e tyre sipas rastit; por më pas Iliria u bë pjesë e Perandorisë së Romës, njëlloj siç u bë Arbëria pjesë e Perandorisë Osmane.
Për mua, kjo këmbëngulje me nocionin e pushtimit, si kyç për të shpjeguar marrëdhëniet e shqiptarëve/arbërve/ilirëve me popujt e tjerë, shtetet e tyre dhe perandoritë përkatëse, ka të bëjë drejtpërdrejt me një vizion ksenofobik të historisë ku thelbi i shqiptarit ka të bëjë me mbijetesën, nëpërmjet qëndresës së armatosur (Shqipëri e sertë/ Bar e borë e dert/ Treqind kryengritje/ Në katërqind vjet), ndaj përpjekjeve të të tjerëve për ta nënshtruar.
Ky vizion është mitik, manikeist dhe naiv në implikimet e veta; sidomos sa kohë që e identifikon zhvillimin historik me “çlirimin nga robëria”.
Atë e ushqeu Rilindja, për të promovuar shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane dhe emancipimin e tyre nga nënshtetas të një perandorie të madhe në qytetarë të një shteti të ri të pavarur; dhe më pas historiografia komuniste, për të legjitimuar sundimin e regjimit të Hoxhës pas Luftës; si dhe politikat autarkike dhe paranoide të këtij regjimi, në raportet me të tjerët, duke nisur nga ShBA dhe BRSS; dhe deri te RP e Kinës dhe demokracitë popullore të Lindjes.
Shprehja “turku na pushtoi”, më kujton një incident nga fëminia; kisha dëgjuar diku se Pirron e Epirit e kishte vrarë një plakë, duke e qëlluar me një tjegull në kokë nga çatia teksa ky ecte poshtë në rrugë; ngaqë ky informacion më shqetësoi (në lidhje edhe me faktin që gjithnjë më porositnin, kur dilja në rrugë, që të mos ecja shumë afër mureve, se mos më binte në kokë ndonjë vazo me lule), pyeta xhaxhanë tim nëse Pirroja do të kish qenë ende i gjallë sot, sikur të mos e kishin vrarë atëherë, dhe ky, që ishte hokatar nga natyra, më tha se po, gjasat ishin që Pirroja do të ishte gjallë e shëndoshë dhe në krye të punëve të veta dhe tonat; gjë të cilën vazhdova ta besoj për një farë kohe, duke mallkuar fatin e keq.
Të flasësh për pushtim do të thotë te kesh pasur një gjendje tjetër të mëhershme, e cila mbetet e ndrydhur, për sa kohë që zgjat pushtimi. Në rast se pushtimi arrin të ndryshojë përfundimisht thelbin e gjendjes paraprake ekzistuese, atëherë ai ka pushur së qeni i tillë dhe është kthyer në sundim. Shtrohet pyetja: cilat janë të përbashkëtat përcaktuese të popullsisë arbre të shekullit të XV dhe asaj shqiptare të fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX? Nuk e kam fjalën në kuptimin gjuhësor, pasi mëvetësia gjuhësore, si një element thellësisht kulturor nuk është premisë e proceseve shtetformuese por në kuptimin social e politik. Arbrit u shndërruan në shqiptarët e sotëm nën veprimin e sundimit osman. Në thelbin e shqiptarit të sotëm komponenti kulturor që lidhet me periudhën e sundimit osman është më se evident.
Nuk e besoni? Hyni në muhabet me një turk të nivelit tuaj social dhe do të gjeni menjëherë një të njohur të vjetër, një kushëri, madje edhe pak veten. Po nga kjo ndjesi kush lipset të çlirojë?
Stërgjyshja ime, e fundit grua në familjen time që mbajti titullin “Ané”, ishte natyrisht shqiptare por edhe krejtësisht osmane. Ajo jetoi edhe treçerekun e shekullit XX me këtë ndjesi. Për atë Turqia, Stambolli, Sulltani ishin dynjaja. Kodet e saj morale ishin kryekëput të referuara tek ato të shtresës së mesme qytetare osmane. Këtë ajo e bënte pa u sforcuar, madje aq vetëkuptueshëm, sa edhe diktatura komuniste e përcolli botëkuptimin e saj si një kometë në një yjësi të një fqinjësie të largët pa arritur t’i qaset aspak. Aneja rrojti gati 100 vjet dhe arriti të binte tek unë një mesazh kulturor të jashtëzakonshëm, të cilin unë e kam ruajtur që nga fëmijëria ime si aromë në kujtesë. Sot, pas gati një një gjysmë shekulli, tek mundohem t’i ndërmjetësoj tim biri kulturën time etnike në përditshmërinë tonë shqiptare kaq të vetmuar përtej alpeve, natyrisht që të vetëm pikë referimi kam Anenë, e cila si BESIM vlerash jetoi në të gjithë linjën të matriarkatit qytetar tosk të familjes time. Sigurisht që nuk jam aspak gati, që këtë ndjesi magjike e burim force ta sakrifikoj për idiotin e parë etnocentrist shqiptar radikal të radhës.
Në këtë kuptim unë e kuptoj edhe autorin, që përpara se të fillojnë të na shtrëngojnë administrativisht t’i themi Anesë “stërgjyshe”, duhen sqaruar disa gjëra tejet thelbësore. Njëra prej tyre ishte, që një terminologji apo toponomastikë e lindur dhe përcaktuar në kushte historike, të cilat kanë ekzistuar pavarësisht nga ne, është pjesë e trashëgimisë kulturore. Nga ana e saj, trashëgimia si fenomen, bie vetvetiu për nga natyra e saj disa detyrime, vëllimin e të cilave nuk mund t’i përcaktojmë dot ne vetë.
Trashëgimia kulturore, si fond për t’u administruar, ngjan me trashëgiminë materiale me të vetmin përjashtim, që nga ajo materiale trashëgimtari mund të heqë dorë, dhe kështu të mos gëzojë as frytet e saj e as të përgjigjet për detyrimet e hapura. Nga trashëgimia kulturore nuk hiqet dot dorë. Nga ana tjetër rregulli pothuajse i shenjtë i trashëgimisë është, që trashëgimarrësi e merr sendin në trashëgim me detyrimin moral, që pa humbje dhe vetëm me fitim ta lërë në trashëgim kur t’i bjerë atij radha të bëhet trashëgimlënës. Natyrisht, që ai edhe mund ta bëjë rrush e kumbulla, por rendi normal i gjërave është, atë që ta kanë lënë e lë edhe ti të për pasardhësit e tu.
Trashëgimia kulturore është mjedisi kulturor, në të cilin kultivohet ndjesia e përkatësisë etnike e kulturore. Ka të drejtë një brez të ndërhyjë në mënyrë masive për ndryshimin e mjedisit kulturor, pa rrezikuar që të shtrembërojë vazhdimësinë kulturore midis brezave?
Ideja qe hedh xhaxhai mund t’i shtohet propozimeve per rishikimin e teksteve shkollore ne pershtatje edhe te inisiatives institucionale midis dy vendeve: Shqiperise e Turqise, qe ka qene vemendja edhe e nje artikulli ne Shekulli por me nje titull dashakeq, e njekohesisht qe idiotizon vet gazeten: Skandali: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë’
Linku: http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/08/25/berisha-firmosi-kerkesen-e-erdogan/
Vizioni mund te jete manikeist (sic mund te kete qene nje pjese domethenese e Arberoreve), por nuk me duket mitik. Katundaret tane kane qene taksuar dyfish ne territoret e tyre ku u vendos sundimi Venedikas dhe Osman. Ne territorin Venedikas ne Greqi ky taksim ka qene shkaku i kryengritjeve dhe shpernguljeve larg rrezes te veprimit te tagermbledhesit. Mbijetese?..I think so.
Te dhenat e fundit nxjerrin ne drite se eshte fjale per nje drame sentimentale. Ajo qe ju cilesoni “plake” vetem se vishej si e tille. Pluarku ne nje rrefim qe sapo eshte zbuluar nga prof. doc. Sh.Sinnani thote se midis Pirros dhe plakes ka patur nej lidhje idilike dhe fizike. Ka edhe nje dosje te tere me letra per kete, qe quhet Dosja P. Pirros sa here qe i binte rruga te kalonte andej , dhe kjo ndodhte shpesh, u thoshte shokeve ta linin pak vetem se do blinte ca suvenire per gruan dhe shkonte e i bente nje vizite “plakes”, me te cilen qe njohur qe ne rini te tij. Ate dite, per shkak se kishte pire shume ai nuk po e gjente dot ku ishte dera e “plakes” dhe vazhdoi rrugen per me tutje. Ca thone se po e ndiqnin ca armiq dhe se ai kerkonte te fshihej pak per arsye strategjike, se iliret dhe epiret nuk fshihen nga frika asnjehere.. “Plaka” nuk e kuptoi kete dhe u zemerua shume, se mendoi se ai e kishte tradhetuar. Beri si beri dhe nisi te hidhet oborr me oborr deri sa e mbrriti Pirron dhe i leshoi mbi koke ate tjegullen e pare qe i zuri dora, tjegull te cilen sot prof. Sinani e mban te mbeshtjelle me nje kellef jastiku ne çanten e tij te madhe. Zakonisht e ekspozon ne seminare si ai i Prishtines, por kundrejt nje honorari te vogel mund ta ekspozoje edhe per persona private.
duket se shqiperia e ka firmosur tashme ndryshimin me turqine
http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/08/25/berisha-firmosi-kerkesen-e-erdogan/
Pa merak, se nuk ka ndodhur gjë.
Që nga koha e firmosjes së kësaj marrëveshjes, të vetmet përmasa ku janë ndryshuar disi tekstet shkollore në lidhje Skenderbeun dhe osmanët, janë vetëm gjuhësore: nga gjuha letrare në gegërisht.
Një dëshmi nga A. Klosi (të më falin shokët, po me këto që na u ndodhën):
“(V)ajza ime që është në klasën e 10 (…) më thoshte: “babi, përmendeshe shumë keq në tekstin tonë të gjuhës, ti dhe Oliver Schmitti”.
Pse, i thashë, kishte gjë ndonjë tekst të Oliver Schmitttit aty që kritikohej? Jo më tha, ishte teksti i një Ardian Ndreci që thoshte se Schmitti dhe ti e keni nxjerrë babain e Skënderbeut sllav. (…)
Mora atëherë librin e saj dhe lexova tekstin në fjalë, i cili ndodhet në faqen 95. Jemi në kapitullin ‘Strategjitë e të shkruarit’ dhe këtu nxënësve u jepen si shembull të teksteve-model dy fragmente, njëri nga Gjenerali i ushtrisë së vdekur i I. Kadaresë dhe tjetri teksti polemik i Ardian Ndrecës kundër Oliver Schmittit (…). Kërkesa që u shtrohet nxënësve është: ‘Shkruani përmbledhjen e tekstit të mëposhtëm’.(…)
Fragmenti në fjalë është marrë nga një libërth i Ndrecës, i cili është botuar më së pari vjet në Gazetën Shqiptare, ka dalë edhe si botim më vete. .
E pata lexuar kalimthi, siç mund të lexohet një ese e tillë që nuk sjell asnjë të re historike, që mbështetet vetëm mbi akrobacitë e fjalës dhe figurat artistike, që shtrembëron, spërdredh dhe denigron kundërshtarin me colpi bassi, në pamundësi të barazimit në dije historike dhe objektivizëm shkencor.
Veç këtyre gegënishtja e autorit i jepte përpjekjes së tij një tingëllim shumë arkaik, sikur dikush po lëshonte një thirrje patriotike a një kushtrim malesh nga faqet e revistës “Hylli i Dritës” kundër asaj, kurvës së motit, Evropës”.
burimi:http://www.ikub.al/LAJME_CATEGORY/1011230013/Article-Manipulimi-i-mendjeve-Ardian-Klosi-.aspx
Ne fakt, Xhaxha, nuk me gjen krejt te bindur. Ka nje inuendo rreth kontekstit historik te se tashmes, dhe lavdi Zotit, te ardhmes, ka nje argument ku zhvillimi historik ne kontekstin e rilindjes eshte i identifikuar me principin e clirimit, por nuk gjej gjekundi se pse zhvillimi historik sot, apo edhe neser, nuk duhet lidhur me te njejtin princip, apo nese duhet lidhur me te njejtin princip, ne cfare termash. Shiko, dakord qe gramatika e pushtimit eshte e pavlefshme – ne dac per te perfaqesuar realitetin historik; ne dac per t’u perballur me te sotshmen dhe te ardhmen – por ku ndryshon gramatika e sundimit; deri ne cfare mase vlen kjo si gramatike e vlefshme; dhe deri ne cfare mase perben mit po aq sa edhe gramatika e pushtimit; sa i perket rilindasve, clirimi nga roberia si parim i zhvillimit historik, eshte e thene te kete nevoje per nje mit apo gramatike pushtimi per t’u artikuluar apo mund fare mire, ne nivel gjuhesor po aq sa edhe historik, te artikulohet ne kontrast me nje gramatike sundimi? Ta kam llafin qe, dakord me tonin polemik, por eshte gramatika qe po me duket se vuan prej ketij toni. Nuk di a jam i qarte?
Në fakt, nuk jam i sigurt se të marr vesh: ke shumë pyetje, dhe nuk e kuptoj nëse janë të lidhura mes tyre në paralel apo në seri, për të përdorur një metaforë elektroteknike.
Tani po u përgjigjem atyre pyetjeve që them se i kuptova. Flasim për gramatikë të pushtimit dhe gramatikë të sundimit si dy regjime semantike të ndryshme.
Pushtimi, si fjalë shqipe, mbulon dy koncepte përndryshe të dallueshme: invazionin dhe okupacionin – për ta thënë me fjalë të huaja të (pa)nevojshme. Invazioni është operacion ushtarak që ka një fillim dhe një fund, gjatë të cilit (zakonisht) një ushtri merr në kontroll një territor gjeografik të caktuar, duke luftuar, shpesh dhunshëm, ata që kishin kontroll mbi atë territor më parë. Pra invazioni nënkupton shkelje fizike të territorit dhe ndërrim të kontrollit.
Invazioni, si rregull, ndiqet nga okupacioni, i cili është në thelb administrim i truallit të invaduar nga ushtria invaduese; por gjithnjë i përkohshëm, ose në pritje për t’ia rithemeluar atij trualli statusin. Për shembull, gjatë okupacionit, në krye të punëve vihet shpesh një ushtarak, si administrator i përkohshëm. Ndryshe nga invazioni, i cili si veprim është rritës, ose progresiv, okupacioni është statik, por i përkohshëm, ose ka patjetër një fund. Fundi i okupacionit ndodh kur trupat pushtuese (invaduese) tërhiqen, ose përkundrazi, kur okupacioni vetë normalizohet, duke u shndërruar në një rend politik të natyrshëm, ose që nuk vihet më në diskutim nga dikush të cilit i kujtohet ndonjë alternativë.
Kështu, për shqiptarët e fillimshekullit XVI, pushteti osman mund të jetë përjetuar ende si okupacion, por një shekull më vonë, përjetimi kish ndërruar nga okupacion në sundim ose zgjedhë ose regjim. Ndryshimi nga okupacioni në sundim mund të përshkruhet edhe si një kalim nga një gjendje e pambajtshme (unsustainable) në një gjendje të mbajtshme (sustainable); një sundim mund të zgjatë përgjithnjë, ndërsa okupacioni jo – është njëlloj si shtatzënia, zgjat në kohë, por duhet të arrijë një fund.
Një tjetër mënyrë për ta përshkruar kalimin nga okupacioni në sundim është nëpërmjet nocionit të legjitimitetit – meqë vjen një kohë kur pushteti i atij Tjetrit vjen dhe legjitimohet, jo në kuptimin modern të sovranitetit, kushtetueshmërisë, etj.; por në kuptimin që ti si (nën)shtetas nis ta ndiesh veten si skaj ose palë e marrëdhënies politike; duke e parë këtë për së brendshmi, jo për së jashtmi.
Për shembull, një meksikan sot mund ta ketë të shkruar në ballë që është meksikan, por kultura e tij mbetet e sunduar nga hispaniciteti, falë gjuhës spanjolle dhe fesë katolike; sundim i cili ka ardhur si pasojë e invazionit dhe okupacionit të territoreve të Meksikës së sotme nga konkuistadorët spanjollë, gjatë shekullit XVI.
Megjithatë, ka raste kur një shtet invadon dhe okupon një territor të një shteti tjetër; sa kohë që të dy shtetet vijojnë të ekzistojnë edhe pas këtij akti, territori do të mbetet gjithnjë i okupuar, meqë nga pikëpamja e palës së cenuar, pushteti aty i ushtruar nga okupatori është gjithnjë ilegjitim (shih p.sh. Qipron, ose disa republika të ish Bashkimit Sovjetik ku ka ndërhyrë Rusia në mbrojtje të pakicave ruse atje; p.sh. në Oseti, ose në Transdniestër).
Në kohën kur e nisi Rilindja fushatën e vet të gjithanshme për t’u dhënë shqiptarëve vetëdije kombëtare, ajo përdori – sipas një mekanizmi tashmë të kolauduar mirë – tropet e padrejtësisë dhe të robërisë dhe të tjera si këto; por historiani i sotëm e di se shqiptarët, që prej disa shekujsh, nuk ishin më popull “i robëruar”; por popull i përfshirë në Perandorinë Osmane.
[Tani, mund të dëgjosh ndonjë libertarian sot që të thotë se edhe ne, si qytetarë të ShBA, jemi të robëruar nga Washington-i dhe sistemi federalist; por këtë le t’ua lëmë historianëve të shek. XXIII ta ftillojnë.]
Historiani i sotëm këtë jo vetëm e di, por edhe mund ta thotë më në fund, madje pa qenë nevoja t’ia kërkojë një ministër turk; sepse Shqipëria e sotme ka një shekull që është e pavarur; një shekull gjatë të cilit është provuar se shqiptarët nuk janë nevojë për të huajin, që ta robërojnë dhe t’i rrjepin lëkurën shoku-shokut.
Domethene ti po ndan sundimin nga regjimi roberues, duke qene se roberimi shkon me mire me pushtimin se sa me sundimin? Vazhdoj te mbetem i pasqaruar, mbase per faj tim, nuk e di. Faktikisht, asnje prej ketyre kategorive nuk jane a priori. Per te mos u zgjatur thjesht nje kundershembull ku mund te kesh pushtim, por jo roberim: kujto bie llafi “moral interventions” te llojit te Kosoves apo te Libise, ku mund te kesh apo jo invazion dhe okupim, por qe nuk perbejne regjime roberuese per aq kohe sa keto pushtime nuk sanksionojne sundimin e pushtuesit, si dhe do shikohej ky ivazion po te mos kishte terheqje. Thene ndryshe, qellon qe, pushtimi, duke qene i kufizuar ne kohe, nuk perben regjim roberie deri sa te shnderrohet ne sundim, madje eshte historikisht sundimi ai qe lidhet me roberimin, dhe jo pushtimi. Ne kontekstin e temes, trojet arberore ishin te pushtuara nga hordhi te tera osmanesh me ushtri, ndonje rruge, kala, a koder, mund edhe te kete qene e okupuar, por nuk ishin te sunduara. Megjithese te pushtuar, Skenderbeu na gjeti te lire, dhe vetem atehere kur pushtimi u shnderrua ne sundim edhe mund te thuhet qe filloi periudha e roberise. Ta kam llafin qe nuk eshte thjesht pushtimi qe eshte detyrimisht i lidhur me roberine, por sundimi. Kur thua se ‘Ky vizion [i pushtimit] është mitik, manikeist dhe naiv në implikimet e veta; sidomos sa kohë që e identifikon zhvillimin historik me “çlirimin nga robëria,”’ cfare meton te arrish? Ne cfare aspekti eshte me pak manikeist, mitik dhe naiv vizioni i sundimit? Si arrin ky vizion ta divorcoje zhvillimin historik prej “clirimit nga roberia” ne pergjithesi, si dhe sa i perket zhvillimit historik ne fjale, shek. XIX? Dhe sjelle ne nje kontekst aktual, sikur ta zeme se EULEX-i nuk ka pushtuar Kosoven, por sundon aty gjithsesi, a do te thote jo se regjimi i EULEX-it, duke qene sundues, dhe jo pushtues, nuk perben nje regjim roberimi? Nuk ka ndonje dallim te madh nga ajo dilema e atij libertarianit ky shembulli, por dallon goxha nga libertarianizmi te pakten per aq sa i perket faktit se mund te arrij deri tek pushtimi, e te mos behet fjale per roberi.
n.b. as une nuk po them se sundimi perben detyrimisht roberim, thjesht se, per sa i perket “fatit te kombit shqiptar ne luften kunder roberise” (jam me dy mendje per keto thonjezat) pushtim apo sundim nuk ka pike rendesie. Te njejtin rol qe luan pushtimi ne retoriken kombetariste, mund ta luaj po njesoj edhe sundimi, meqenese edhe sundimi njesoj si pushtimi, ka nevoje per tjetrin – ose te tjetersuarin – si element qe kryen roberimin.
Meqë flasim për historiografinë, unë kërkoj që ta luftoj idenë e ngulitur se pushtimi osman ishte burimi primordial (ur-burimi) i të keqes në historinë shqiptare; jo se kam ndonjë merak për rehabilitimin e atij pushtimi, por sepse këto lloj idesh janë paralizuese për bartësit dhe viktimat e tyre, për shkak të vizionit bardhezi që imponojnë.
Po flasim për një periudhë gati pesëshekullore, ose pesëqindvjeçare, gjatë të cilave jeta rridhte pak a shumë normalisht dhe hallet që kishin njerëzit nuk ishin dhe aq të ndryshme nga këto që kemi ne sot. Tani ti thua: pesë shekuj robëri? Jo – kjo është e papranueshme, edhe nga pikëpamja logjike. Me përjashtim të pak pakicave margjinale, shqiptarët duke filluar nga shekulli XVII as që e mendonin se mund të jetonin të pavarur nga Porta e Lartë. Do të thuash: po kjo nuk e përjashton robërinë. Dakord, në pikëpamjen filozofike ose abstrakte – por e përjashton robërinë si koncept konkret, në historiografi.
Tani të lutem më parashtro pikëpamjen tënde, konkrete, për këtë problem. Si do ta trajtoje ti? Nëse ti mendon se ka pasur robëri, ta zëmë, në shekullin XVIII, të përket edhe të më sjellësh shembuj ose instanca konkrete të kësaj robërie, si dhe alternativat përkatëse. Për shembull, sheh ti ndonjë gjasë për Shqipëri të pavarur, në atë periudhë? Se pikërisht mohimi i kësaj gjase do të ishte një nga efektet e robërisë, apo jo? Tani, katolikët në veri edhe lëviznin ndonjëherë, të nxitur edhe nga Austria – por le të mos e ngatërrojmë këtë me lëvizjet çlirimtare, të cilat janë dukuri e shekullit XIX. Ishte fjala më tepër për para që shkonin e vinin, në emër të interesave të fuqive të mëdha. Shqiptarët ndërkohë ishin bërë popull i Perandorisë, si grekët, si serbët, si bullgarët, si armenët; hallet e tyre ishin hallet e nënshtetasve të Portës së Lartë, jo të robërve në vargonj. Në krahasim me shekujt XIV dhe XV, jeta e tyre u përmirësua ndjeshëm. Sundimi osman u dha shqiptarëve atë që u kishte munguar që kur ishin shfaqur për herë të parë në Ballkan: stabilitetin. Le të mos i harrojmë këto. Deri edhe minoritetet fetare, të paktën ato ortodokse, përfituan: hidhi një sy faqes 39, në këtë dokument: http://www.olemiss.edu/depts/modern_languages/BalkArticle2.html.
[Sa për krahasimin me EULEX-in, nuk di ç’të them. Nuk e njoh mirë situatën e tanishme në Kosovë (dhe nuk dua që të flas qesim), edhe pse mendoj që problemi kryesor në Kosovë, sikurse në Shqipëri, është profili shumë i ulët etik i klasës në pushtet. Gjithsesi, diskutimi i EULEX-it nuk ka vend në këtë temë, përveçse po të lidhet, nga diskutantët, me trajtimin e periudhës së pushtimit turk në historiografi. Sinqerisht, mua kjo çështje e fundit më intereson më shumë sesa EULEX-i dhe dua t’i jap përparësi në blog.]
Nderhyrja ime ne fakt nuk ishte fare ne subjektin e historiografise. Madje injoranca ime ketu eshte kaq e thelle sa qe me eleminon automatikisht nga debati. Nderhyrja ime ishte ne nivelin “gramatik,” dhe ishte thjesht nje nderhyrje dashamirese ndaj idese se zevendesimi i terminologjise se pushtimit, me ate te sundimit, do te ishte i mjaftueshem per te thene se s’ka pasur roberi. Ka pasur apo nuk ka pasur roberi nuk varet nga forma e marredhenies pushtim/sundim. E anasjellta eshte e vertete. Eshte lloji i sundimit ai qe percaktohet nga fakti qe ka pasur apo s’ka pasur roberi.
Merr pershembull nje fjale te sqaruar me poshte nga Hyllini ne menyren me vulgare te mundshme. Ke te drejte qe eshte e veshtire kur diskursi sundohet nga manikeizmi, miti, dhe naiviteti. Mirepo shtoi ketyre edhe analfabetizmin ne lidhje me gjuhen shqipe, dhe del se “zgjedhe” dashka te thote “sundim i huaj.” Nderkohe qe eshte pikerisht ekzistenca ose jo e roberise ajo qe percakton llojin e sundimit. Lloj sundimi eshte zgjedha, dhe eshte pikerisht ai lloj sundimi qe perputhet pike per pike me nje regjim roberie kafsherore, e qe s’ka lidhje fare ne eshte sundim i huaj apo jo. Nese ka roberi, eshte zgjedhe, ku njeriu dhe kau, robi dhe placka, konsiderohen njesoj te vlefshem.
Jam shume dakord me ty qe ky muhabet, per sa i perket periudhes osmane, zgjidhet duke ballafaquar te gjithe shembujt qe flasin per roberimin me te gjithe shembujt e kundert. Do duhej pasur kujdes ne lidhje me organizimin e pashalleqeve dhe permasen e roberise aty, pavaresisht privilegjeve qe pashallaret shqiptare mund te kishin tek sulltani. Do ishin keto shembuj qe do te percaktonin nese behej fjale per regjim perandorak apo per roberi ne kuadrin specifik, e qe ky percaktim pastaj do duhej te jepte kontributin e vet ne lidhje me elementin e roberise ne imperializem. Por der atehere, asnje lloj gramatike nuk ka prioritet, pasi prioriteti i takon historiografise.
p.s. jam shume dakord me idene e stabilitetit si element kryesor ne pranimin e sundimit te leviathanit prej Stambolli. Le te mos harrohet qe pa hyre liria dhe Hegeli ne skene, rregullator politik ishte stabiliteti. Dialektika Hegeliiane nuk mund te jete efikase per shpjegimin e problematikes se sundimit osman para shekullit XIX. Duke injoruar krejt filozofine politike te vete osmanllinjve, e duke i mveshur si zakonisht kujtdo nje petk eurocentrik, perpara Hegelit do ishte me mire te perdornim dialektiken hobbesiane te lirise dhe stabilitetit, ku dorezimi i disa lirive nuk perben roberi, por siguri. Ne kontekstin e vet historik, ky koncept eshte ne rregull. Problemi gjithsesi mbetet aktual.
Meqë ra fjala te Ali Pashë Tepelena – këtë historiografia kombëtariste e përshëndet si pararendës të Pavarësisë, në një kohë që të tjerë historianë vënë në dukje mizoritë e mëdha të pushtetit të tij; shumë më të mëdha se ato të një sundimtari tjetër, më pak ambicioz, të bindur ndaj Portës së Lartë. Aliun disa e mbajnë për despot; edhe pse ai luftonte për liri, por për lirinë e tij si sundimtar. Disa do të thonë se edhe Enveri bëri të njëjtën gjë. Unë nuk impresionohem më nga këta megalomanë – zakonisht ua nxijnë jetën popujve të tyre.
Po sikur keta despote te mos jene produkte te megalomanise se tyre por te regjimeve perkatese? Aq me teper tragjedia e Ali Pashes, nuk me duket aq e thjeshte. Mizoria, dhuna, despotizmi i tij, ne fund te fundit eshte produkt i atij regjimi qe ia porositi koken ne tabaka. Gadafi mund te kete qene i keq i popullit te vet, bie llafi, despot megaloman, e te gjitha me rradhe, por le mos harrojme se ata qe i kerkojne koken si koke turku sot, dje e ftonin ne gosti e i ngrinin dhe dolli.
Nuk di sa mund të pijë ujë ky argument.
Këtu po flasim për lirinë, robërinë dhe zgjedhën. Ali Pasha, në një kuptim, e përgatiti Rilindjen Kombëtare, duke treguar se Porta e Lartë mund edhe të sfidohet nga periferitë; por nga ana tjetër, dëmet që ai shkaktoi në Epirin shqiptar dhe grek janë ndoshta të pallogaritshme.
Diçka e ngjashme ndodhte edhe në Mesjetë: bujqit arbër vuanin shumë më tepër, kur i kishin marrëdhëniet me feudalët ”e lirë” arbër, sesa kur ishin nën sundimin e Bizantit. Feudalët ”e tyre” u rripnin lëkurën.
Tani, ajo që thua ti, është se çdo Perandori i krijon prirjet centrifugale – vërtet, por të thuash vetëm kaq është jo vetëm shumë pak, por edhe banale.
Të kthehemi në kohët moderne: Enver Hoxha. Ky i sfidoi të gjithë: jugosllavët, rusët, më në fund kinezët – për të ruajtur pushtetin e vet. Veçanërisht prishja me sovjetikët solli pasoja të rënda për shqiptarët, në çdo pikëpamje, të cilat i vuajmë edhe sot (vetë këto debate që bëjmë janë pasojë edhe e varfërisë intelektuale, që lidhet me autarkinë intelektuale të viteve 1960-1990). Edhe konflikti me kinezët ishte produkt i paranojave të një plaku të sëmurë; por pasojat u ranë shqiptarëve, që për një dhjetëvjeçar nuk kishin as qumësht që t’u jepnin fëmijëve. Këta fëmijë i gjen sot jo vetëm në krah të Salës dhe në krye të bizneseve të korruptuara, por edhe në debatet tona. Tundimi për të gjetur tek ai brez gjurmët e një deficiti proteinik të fëminisë është shumë i fortë.
Enveri ishte një tjetër mishërim i prirjeve centrifugale të perandorisë komuniste, por është fare e pamjaftueshme ta marrësh si produkt të asaj perandorie. Asnjë lider tjetër i Lindjes nuk u tregua aq i ashpër, sa ta vinte popullin e vet të hante bar, në emër kinse të idealeve dhe të parimeve komuniste, staliniste, etj.
Unë jam i gjithi për lirinë – por gjithnjë duhet të pyesim se cilën liri po mbështetim. Shqipëria totalitare, në vitet 1960-1980, ishte shtet i lirë dhe sovran; por shqiptarët ishin më pak të lirë se kurrë. Nga ana tjetër, stërgjyshi im, nënshtetas i Perandorisë Osmane, ishte shumë më i lirë, si individ, se unë shtetasi shqiptar pas një shekulli; dhe jetonte më mirë (relativisht) në Gjirokastrën qytet super-provincial të Perandorisë se ç’jetoja unë në fund të viteve 1980 në kryeqytetin e vendit të vetëm socialist në botë, edhe pse kurrsesi nuk mund të konsiderohet si i pasur ose i kamur.
Historianët e periudhës totalitare e rishkruan historinë e Shqipërisë në mënyrë të tillë, që kjo të konfigurohej si një lëvizje e kurorëzuar me ardhjen në pushtet të Enver Hoxhës. Edhe rehabilitimi i bujshëm i Skënderbeut, në vitin 1968, u bë nën flamurin e autarkisë, paranojës kombëtariste dhe ksenofobike, madje edhe mitit të ekscepsionalizmit shqiptar, nëse duam. E gjithë historia që kam mësuar unë në shkollë mund të përmblidhet në këtë shprehje: luftërat tona për liri.
Kështu na kanë përdorur, na kanë shpëlarë trutë, na kanë indoktrinuar me gjepura.
Sa për periudhën osmane, çështja mund të shtrohet edhe kështu: sa na ndihmon për ta kuptuar impostimi i tanishëm? Me të mirë dhe të ligj, të zinj dhe të bardhë, partizanë dhe gjermanë, shqiptarë kreshnikë që luftojnë që nga mali dhe turq mustaqelli me jatagane të shtrembër në fushë? Unë nuk besoj se ndihmon për gjë, përveçse që të krijojë një barrierë midis nesh dhe së kaluarës. Ai vizion, gjithnjë mitik, që dje i shërbente totalitarizmit (të paktën) sot nuk i shërben askujt dhe asgjëje; është diçka inerciale, fe rudimentare e njerëzve që nuk u dinë më as emrat perëndive të tyre.
Kjo nuk do të thotë, natyrisht, që ta bëjmë borgjezinë proletariat dhe proletariatin borgjezi, siç thoshte Maoja, kur donte të përkufizonte revolucionin; me fjalë të tjera, që ta quajmë të bardhë çfarë kishim quajtur të zezë deri dje; por vetëm që ta zhveshim historinë nga sentimentalizmi dhe feja kombëtariste, për ta shndërruar në një vegël që të na ndihmojë të kuptojmë se cilët jemi dhe si kemi arritur deri këtu dhe çfarë mund të bëjmë për të dalë pak nga ky batak i përgjithshëm ku gjendemi.
“Asnjë lider tjetër i Lindjes nuk u tregua aq i ashpër, sa ta vinte popullin e vet të hante bar, në emër kinse të idealeve dhe të parimeve komuniste, staliniste, etj.”
Kjo eshte absolutisht e pavertete, dhe me ben cudi qe e thua me kaq bindje. Cili qenka ai lider i Lindjes qe u shkeput nga kohezioni me idealet e parimet komuniste per t’i shpetuar ngrenies se barit? Mbase vetem Tito qe arriti te shkeputej menjehere. Kushdo tjeter pesoi ne mos bllokade ushtarake me shfaqje force e tanksash neper rruge, si Hungaria e Cekosllovakia, ne mos bllokade ekonomike, bllokade ku a thua se Enver Hoxha paska hyre duke hedhur valle gjithe gezim e hare si ndonje dhenderr. Prape nuk eshte faji i monarkut hobbesian qe kercenon me shpate e bllokade ne menyre qe te dorezosh disa liri, por faji jot qe nuk dorezoke lirite? Roberi buke? Mire ne kontekstin e shekullit 16-17 clirimi nga roberia as qe nuk figuron si koncept fare, por as ne mes te shekullit 20? Mirepo ne kete pike fajesimi, (e ka fajin Enveri me Ali Pashen, apo a duhet pare krejt ekzistenca e nje modeli te tille lideri varur krejtesisht nga paradigma perandorake, deri ne ate pike sa despotet megalloman Hoxhe e Pashe nuk do ekzistonin po te mos ekzistonte Moska e Stambolli) te thuash se cdo perandori i krijon prirjet centripetale, si c’po them, nuk eshte pak, dhe me shume se banale mund ta lexosh edhe si justifikim qe mund t’i behet ndonje Pashe a ndonje Hoxhe.
LK:
Lulian, ky zakon i të argumentuarit me pyetje po më bezdis. Nëse ke ndonjë kundërargument faktik, konkret, historik, bujrum dhe sille. Unë po të kujtoj vetëm një gjë: mes vendeve të Lindjes, Shqipëria ishte e vetmja që e kish bërë antikushtetuese marrjen e kredisë nga një vend jokomunist.
Duke rrezikuar te berin i bezdisshem, edhe cfare pastaj? Kjo nuk do te thote detyrimisht se hartuesit e asaj kushtetute mund te benin ndryshe, pavaresisht faktit qe cdo vend tjeter mund te bente ndryshe per sa i perket kushtetutes se tyre.
Nëse nuk më thua, këtu dhe tani, se çfarë të bën të mendosh se hartuesit e kushtetutës së vitit 1974, duke filluar nga Enver Hoxha vetë, nuk kishin alternativa përtej sanksionimit të autarkisë, atëherë je duke diskutuar kot; kot, në kuptimin që thjesht kërkon të provosh se kjo temë mund të diskutohet, në parim, në formë ushtrimi ose gjimnastike mendore për të ngeshmit. Në fakt, edhe mund të diskutohet në parim, por më parë duhet njohur historia, sepse tema jonë ka natyrë historike, jo logjike; bëhet fjalë për gjëra që kanë ndodhur, jo për gjëra që mund të ndodh(n)in. Flasim për historinë e Shqipërisë: një vend që, për tridhjetë vjet – nga 1960 në 1990 – u mbajt rreptësisht i izoluar nga bota, prej klasës së vet politike. Tani kjo që thua ti, se “kjo nuk do të thotë detyrimisht se hartuesit e asaj kushtetute mund të bënin ndryshe pavarësisht faktit se cdo vend tjetër mund të bënte ndryshe përsa i përket kushtetutës së tyre” është popël. Ti më mirë të kesh ndonjë argument për këtë, që s’e ke thënë akoma.
Historia si udhetim drejt lirise ose parimit te lirise eshte kendveshtrim hegelian te cilin e bene te veten edhe liberalet e shek 19 e 20.
Ne fakt edhe me injoranti ne dijen historike mund ta beje lidhjen e perhapjes se qyteterimit me skllaverine, pastaj me kolonet pastaj me bujkroberine e me vone çlirimi i fshatareve, ku secili hap perkon me nje ngadhnjim te parimit te lirise.
Po keshtu nga pikepamja e historise politike kemi perhapjen dhe konsolidimin e qyteterimit nepermjet Perandorive qe nga ajo akadike tek ajo babilonase, asire, medo-persiane, maqedonase e se fundmi romake.
Pas asaj romake, kemi Bizantin dhe Perandorine Franke, me tej kjo behet gjermanike, nderkaq çdo hap shoqerohet me daljen ne skene te shteteve te reja mesjetare qe jane shume me teper sesa Perandoria Romake qe ishte vetem 1.
Pastaj krijohen shtetet kombetare, fillimisht Franca, Anglia, Spanja, Portugalia, Holanda per tu zgjeruar vazhdimisht ne numer me rrenimin e Perandorive dhe per te ardhur tek vitet 90, kur shperbehen edhe BRSS e Jugosllavia.
Liria socio-ekonomike krijon marredhenie simbiotike me lirine politike.
Prandaj ne vend te nje Perandorie Romake dhe Europes barbare kemi nja 50 shtete, pjesa me e madhe brenda ish- Perandorise romake.
Keshtu qe nuk ka konceptim me te shtrember te historise sesa ai qe buron nga mohimi i parimit te lirise.
Keshtu edhe historiografia shqiptare ne vend te aventurohet ne spekullime ne lidhje me boshtin historik e ka gati parimin e lirise sepse eshte nje parim qe shihet fare lehte pergjate historise.
Te mohosh parimin e lirise si zemra e historise, qe pompon limfen jetesore te levizshmerise historike, do te thote te mos ia kesh idene fare historise, po te llapesh pa karar.
Persa i perket zgjedhes turke, une parapelqej fjalen zgjedhe ndaj sundim, meqe kjo e dyta ka dhene edhe sundimtar e cila si fjale mund te perdoret edhe per pushtetin e nje shqiptari, perndryshe zgjedha eshte fjale tepke per sundimin e huaj, meqe ne ndryshim nga sundim perdoret gjithnje e shoqeruar nga e huaj, keshtu qe vete fjala zgjedhe ka marre kuptimin sundim i huaj, qe eshte edhe dukuria ne fjale.
5 shekuj zgjedhe turke, keshtu duhet ta shkruajne ne tekste. Sundim per zgjedhe eshte fjale e tredhur, per te qene politikisht korrekt me ata qe na privuan prej shteteve tona dhe na roberuan.
Liria, vërtet – por nuk mund të flasim për lirinë kaq lirshëm, pa specifikuar lirinë e kujt dhe prej kujt; si dhe pa e vendosur në një kontekst historik.
Për shembull, liria e Padania-s prej Romës nuk ishte gjëkundi në rend të ditës në vitet 1930, ose në vitet 1950.
Megjithatë, në një histori të Italisë të shkruar nga Bossi, me siguri do të lexonim për “robërinë” e padanëve gjatë asaj periudhe.
Sa për Shqipërinë, mjaft të flasim për Republikën e Mirditës – si do ta trajtoje ti aspiratën e mirditorëve për liri nga zgjedha e hekurt e Tiranës?
Meqë vizioni yt, Hyllin, është etnocentrik, të kujtoj se nuk ka kuptim të flasim për kombëtarizëm, në një kohë kur kombet ende nuk janë formuar.
Në shekujt XVI-XVII, shumë pak shqiptarë mendonin se mund të shkëputeshin prej Perandorisë Osmane; e shpresonin këtë vetëm pak katolikë në Veri, të nxitur edhe nga fuqitë e huaja të krishtera.
Ndërkohë, mund të thuhet se malësorët në Veri dhe në Jug ishin më “të lirë” se qytetarët e Beratit, të Voskopojës dhe të Gjirokastrës… edhe pse kontributi i këtyre malësorëve të lirë, në përftimin e kombit shqiptar siç e kemi sot, ishte fare i papërfillshëm.
Liria është vërtet e rëndësishme – por jo në vizionin tënd të ngushtë dhe ideologjikisht të mbingarkuar. Ka liri nga i huaji, por ka edhe liri nga mjerimi. Më në fund, ka edhe liri nga ligji. Tani, këto nuk mund të trajtohen së bashku.
Ti pozicionohesh gjithnjë historikisht – por në fakt thelbi i mendimit tënd është statik, madje pueril; sepse ti e mendon historinë si një suksesion status-esh. Edhe pse lexues i Croce-s, sikurse thua, ti nuk e ke kuptuar akoma konceptin kyç të ‘divenire’-s.
Kështu, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik vërtet u solli “lirinë” disa republikave periferike – por çfarë lirie ishte kjo? Unë do të thoja: liri për krimin, oligopolet, kastat feudale në pushtet dhe korrupsionin total.
Më anë tjetër, shih edhe suksesin e pashembullt që ka arritur Europa e Bashkuar; një entitet që parakupton dorëzimin e disa lirive kombëtare. Europa e Bashkuar është territori më i lumtur në planet, me gjithë qyqet dhe kukuvajkat që duan ta shohin të shkatërruar.
Për t’u kthyer te periudha osmane – e përsërit se për një periudhë të gjatë, shqiptari nuk e konceptonte dot veten jashtë perandorisë osmane; ose me shtetin e vet të pavarur. Historikisht, një Shqipëri e pavarur gjatë shekujve XVI-XVIII (tre shekuj) është e papërfytyrueshme – është njëlloj si të flasësh për pavarësi të Shkëmbit të Kavajës nga Shqipëria sot.
Tani, nëse ky ka qenë realiteti, ç’kuptim ka që historianët ta përshkruajnë, duke projektuar aty karakteristikat e një periudhe të mëvonshme, kur përkatësia në Perandorinë Osmane nisi të përjetohej si zgjedhë? A nuk është ky një shtrembërim ideologjik i vetëdijshëm i të vërtetës historike, i cili në vend që të na ndihmojë të kuptojmë, na ushqen një vizion të gabuar, madje mitik të gjërave?
I kam percaktuar lirite, liria socio-economike dhe liria politike.
Liria politike nenkupton ne nivelin mikro lirite e individit, njeriut, nenshtetasit , kurse ne nivelin makro, lirine nga i huaji, sidoqofte i percaktuar ky ‘i huaj’, ne kuptimin fetar ose etnik meqe feja dhe etnia jane dy realitete te natyrshme, qe gjenden si pasoje e zhvillimit normal natyror e shoqeror te njerezimit.
Republika e Mirdites eshte rrjedhoje e endrres se Preng Bibe Dodes per nje shtet katolik ne Shqiperine e veriut, enderr qysh prej 1877-78 kur edhe e provoi, ndersa ne popull deshtoi dhe rrjedhimisht edhe ‘Republika’ deshtoi.
Sa per lirine nga mjerimi, nga ligji a nga gjera te tjera, keto hyjne tek liria politike ne nivelin mikro.
Nuk kam ne plan te relativizoj konceptin e lirise, roberise, pushtimit, sepse eshte metode sofiste, parapelqej te kapem tek kategorizime si idealtipe weberiane ne menyre qe te arrij te veproj me ane te kategorive ne arritjen e se vertetes.
Sa per lirine e vendeve te ish-BS, pa thuaju njehere lituaneve keto qe shkruan, po s’te bene hasha mbi dy kembe.
Kurse Europa eshte bashkim shtetesh, me disa detyrime te perbashketa ne aspektin tregtaro-bujqesor, po COMECON-i i vendeve komuniste ia kalonte per nga roli mbishteteror (natyrisht fale sundimit sovjetik ).
HANSA mesjetare ka qene po ashtu me efikase sesa UE-ja ne aspektin tregtar, sepse ahere tregtia nuk pengohej nga subvencione e nderhyrje te shtetit ne ekonomi, gje e rendomte ne UE.
Perkunder Europa eshte shembull i qarte i sundimit te shtet-kombeve, me plot 27 te tille eshte rajoni boteror qe ka me shume shtet-kombe per siperfaqe e popullsi, po ashtu eshte rajoni boteror ku shtet-kombet afrojne me shume ne aspektin etnik, dmth asnje rajon tjeter ne bote nuk ka kaq shume shtete me baze etno-kombetare.
Persa i perket periudhes turke, sapo Turqia u dobesua mbine si kerpudha pashalleqet shqiptare dhe gjate kryengritjeve te Tanzimatit nje nga kerkesat kryesore ishte rivendosja e parise shqiptare ne administrate si me pare, çka ne thelb eshte edhe shenje e deshires per liri politike, sepse te administrohesh nga shqiptare e jo nga te huaj eshte fillimi i rruges se pavaresise, perkunder pushtuesi si gje te pare ben pikerisht asgjesimin e parise vendave dhe prurjen e njerezve te tij, si ta zeme turq ne Shqiperi apo frengj ne Angline e shek 11.
Pra forca e Turqise ishte ajo qe i mbante shqiptaret larg deshires per vetadministrim, sapo fuqia ra, dolen ne skene pashalleqet.
Sikunder dobesimi i Bizantit nxori ne skene Principaten e Arberit e me tej principatat e shek 14-15.
Eshte e natyrshme deshira e veteqeverisjes, fiset malore nga Suliotet deri tek Hotjanet, kishin aq fuqi sa te veteqeveriseshin, zona fushore e qytetare, duhet te priste dobesimin e Turqise qe te rimerrte ne dore veteqeverisjen.
Pra parimi i lirise, ndersa ‘fle’ aty ku fuqia e te huajit eshte mbizoteruese, sapo kjo nuk eshte me e tille, vetvetiu behet jetik per popullatat.
Shoqeria njerezore ne gjendje te natyrshme e ne mungese te dhunes shteterore, i krijon marredheniet mbi baze gjuhesore e zakonore, detyrimisht edhe paria e pushteti i takon anetareve te asaj bashkesie, perndryshe dhuna shteterore krijon mjediset kur te vjen tjetri nga fundi i botes dhe komandon ne shtepine tende.
Mungesa e dhunes shtetetore ose me mire pervetesimi i shtetit e ben bashkesine te futet ne rrjedhen e saj te natyrshme.
Ka nje nenshtrese artificiale çdo formacion i krijuar ne menyre te dhunshme, pa miratimin e bashkesive, artifice qe eshte edhe shkaku i rrenimit te atij formacioni.
Nga ana tjeter , deri me sot, asnje bashkesi nuk ka pranuar pushtuesin me lule, çka do te thote se historikisht çdo bashkesi e ka vleresuar maksimalisht parimin e lirise dhe veteqeverisjes.
Ajo bashkesi qe e humbet veteqeverisjen, zakonisht futet ne koshin e plehrave te historise, meqe eshte zakon mijeravjeçar qe te nderohen fitimtaret dhe te perbuzen humbesit.
Psh shqiptaret ne nje histori hipotetike universale perfundojne gjithnje ne koshin e plehrave te historise, hiq kohen e Skenderbeut.
Shkruan:
Pikërisht shembulli yt më jep të drejtë mua. Vendet baltike ishin gati për të fituar lirinë, ishin politikisht “të pjekura” për të dalë më vete; por nuk e them dot këtë për Bjellorusinë ose Moldavinë ose Taxhikistanin.
Shiko çfarë problemesh janë krijuar mes Armenisë dhe Azeirbaxhanit; të tilla që këto vende tani sovrane nuk janë në gjendje t’i zgjidhin dot vetë.
Njihu me çudirat e Nursultan Nazarbayevit, i cili sapo u rizgjodh president i Kazakistanit, me 95.54 përqind të votave (fjalimet e tij mund t’i gjesh në këtë faqe).
Shiko edhe trazirat në Gjeorgji; ku një klikë spitullaqësh të OJQ-ve kujtuan se do të futnin ShBA në luftë me Rusinë, për një kënetë në Kaukaz; pa përmendur idiotizmin e kujt dëshironte ta fuste Gjeorgjinë në NATO.
Më në fund, nuk më mbetet veçse të të uroja të ishe sot qytetar i Republikës së Transnistria-s ose Pridnestrovies (ka shumë emra e shkreta), një shtet i lirë dhe i pavarur, që u siguron të gjitha mundësitë shtetasve të vet.
Kombet bëhen (anglisht become, gjermanisht werden) gati për të kërkuar lirinë; nuk janë kategori të dhëna që me krijimin e botës.
Edhe një sqarim tjetër, këtë herë personal. Unë jam libertarian nga natyra, dhe lirinë time individuale e çmoj më tepër se mirëqenien, pronën dhe bollëkun material ose luksin.
Për shembull, duke jetuar në një vend si ShBA, që u jep shtetasve të vet mundësi nga më të ndryshmet, duke përfshirë edhe mundësinë për t’u pasuruar, kam preferuar gjithnjë të jem i pavarur; meqë ShBA ta jep edhe këtë mundësi.
Megjithatë, kur erdha në NYC, në 1996, kushtet i kisha të tilla që më duhej të gjeja menjëherë një punë të rregullt, që të më siguronte të ardhura konstante, sigurime shëndetësore dhe lehtësi të tjera.
Kjo punë nënkuptonte disiplinim – duke përfshirë këtu nevojën për të punuar me orar, për të qeshur me shakatë e shefit si dhe për të udhëtuar të paktën dy orë në ditë me metro, nën tokë duke u përgjumur me kokën mbështetur rastësisht te llëra e bëshme e një gjysheje nga Republika Dominikane.
Gjithashtu përfitoja gjithsej 5 ditë pushimi në vit, të cilat nuk të dalin as për të shkuar në aeroport.
Nuk ishte zgjidhja ideale, por ishte më e pranueshmja, në rrethanat konkrete. E kisha fare të qartë se nuk isha gati për të dalë i pavarur, edhe në business.
Sot, ose 15 vjet më vonë, rrethanat kanë ndryshuar. Eksperienca që fitova duke punuar për një kompani relativisht të madhe më ndihmoi që, një ditë prej ditësh, të shkëputesha nga disiplina e nëpunësisë, dhe të filloja një aventurë si freelancer ose elektron i lirë, për ta thënë me një shprehje tonën.
Natyrisht, si freelancer punoj më shumë se më parë, por i përcaktoj vetë ritmin, oraret dhe llojin e punës që bëj.
Kam humbur në siguri dhe ndoshta në mirëqenie ekonomike (po të llogarit karrierën që mund të bëja në një business të madh, duke punuar për dikë tjetër), por kam fituar në liri dhe mirëqenie mendore.
Bob Dylan ka një këngë ku thotë: You gotta serve somebody. Vërtet – por unë gjithnjë do të preferoja t’u shërbeja njerëzve që dua, jo atyre që s’i njoh dhe që, për fat të keq shpesh, i përçmoj.
Nuk mburrem me statusin tim, as ua rekomandoj të tjerëve; por vetëm dua të theksoj se këtë farë lirie, ose pavarësie nga “bossi” nuk mund ta siguroja që në krye, meqë nuk isha gati për këtë.
Njëlloj nuk kam dyshim se, po të ndryshonin rrethanat, do të kthehesha në statusin tim të dikurshëm të nëpunësit; përparësitë janë përparësi – dhe in medias res veritas, ka thënë i vjetri.
E kam fjalën: ti që kërkon lirinë, a je gati ta përballosh vallë?
ama, ju e kishit mundësinë që të shkëputeshit nga bossi…
Në fakt, në tregun e punës, robëria nuk është politike, por ekonomike. Ku do ta thyesh kokën?
Ta zemë për absurd se, nga nevoja, në atë fillim të përvojës prej emigranti, do kishe pranuar të bëje çfardolloj pune dhe se për punën që do bëje të nënshkruaje një kontratë 30vjeçare…
Me këtë, doja që të thoja që, për të provuar lirinë tuaj në një aktivitet që ju pëlqen, ju, ndryshe nga të robëruarit e tjerë (prej një “kontrate”) nuk ju desh që të luftonit për ta fituar lirinë…
Pra, përveç rrezikut se ç’mund të ofrojë e ardhmja dhe se si do të mund të përballohet ajo, të tjerëve ju duhet , në radhë të parë, të Fitojnë Lirinë
Jo më kot epoka kur po perëndonte perandoria osmane, u quajt “epoka e iluminizmit”. Ishin pikërisht këto ide që e shpërbënë atë perandori.
Transferimi mental mes gjykimit të periudhës kur kombet ishin të pa-iluminuara dhe periudhës pas-iluministe që përkon me atë kombëtare, do të duhet të bëhet i plotë dhe i përcaktuar qartë. Mua nuk më duket shumë i lehtë shpjegimi i kësaj gjendjeje. Më ngjan me atë barcaletën ku dikush shkon të rrëfehet dhe i thotë priftit se ka bërë mëkat duke shkuar me një grua që i kërkoi të fshihej në bodrumin e tij pasi ishte kohë lufte. Pasi ia tha priftit, urata i thotë se perëndia e ka falur. Më pas burri kthehet dhe pyet: Po a t’i them që lufta ka këtu e 20 vjet që ka mbaruar?
”’Kombet bëhen (anglisht become, gjermanisht werden) gati për të kërkuar lirinë; nuk janë kategori të dhëna që me krijimin e botës.”’
Ne fakt ti solle shembuj te keqadministrimit, ku perveç fajit te parive vendase nderhyn edhe pozita gjeopolitike delikate, pra interesa te huaja qe kushtezojne per keq zhvillimin ekonomik dhe institucional.
Si kundershembull te jap Zvicren, ku interesat e huaja per banka te sigurta e kane bere shtet lule, fale kapitalit te jashtezakonshem qe gjendet ne Zvicer.
Para nevojave bankare, Zvicra ishte nje shtet malor relativisht i varfer, qe historikisht kish ushqyer ushtrite europiane me mercenare.
Nuk besoj se ndokush e ha qe behesh vend i pasur duke prodhuar ore dhe djathe me vrima, as ndonje shtet nuk do bazonte zhvillimin e vet ne eksportin e oreve dhe djathit me vrima.
Bjellorusia e Kazakistani jane plotesisht ne orbiten ruse, regjimin e vendos Rusia, shih regjimin rus e gjykoje vete se cili regjim ka shanse ne keto vende.
Armeni-Azerbaixhan eshte njefare perseritje e konflikteve ruso-turke ne Kaukaz, Armenia motra e vogel kristiane e Rusise, Azerbaixhani vellai i vogel i Turqise (kane te njejten gjuhe ne mos gaboj).
Gjithsesi Armenia ka nje histori te gjate si shtet kuzhinete dhe as ka gjasa ti ndryshoje ndonjehere statusi.
Kombet behen gati per te kerkuar lirine po aq sa edhe individi, kete e pohon edhe ti kur pyet : ti që kërkon lirinë, a je gati ta përballosh vallë?
Kjo do te thote qe nese liria gjendet brenda individit atehere gjendet edhe brenda kombit apo çdo bashkesie qe krijohet nga pasojat e natyres shoqerore te njeriut.
Ne fakt, zhvillimi i lirive te individit ne shek 18-19 krijoi kushtet e domosdoshme edhe per lirine e kombeve, nderlidhje qe, per tu lidhur edhe me paqartesine e J. i doli duarsh universalizmit iluminist.
Sikunder zhvillimi i lirive individuale dobesoi e zhduku familjet numerike,miqesite e llojit te vjeter dhe nje sere vlerash, ashtu edhe ne planin politik maxishtetet dhe ideja antike e nje shteti universalist te krishtere, moren fund e vendin e tyre e zune nje mizeri shtetesh, fale nderlidhjes mes lirive te individit dhe lirise se kombeve.
Qe ne kohen e Romes u krijua doktrina qe ka nje fe prandaj duhet te kete vetem nje Perandor dhe normalisht nje shtet kristian.
Kjo ishte doktrina qe pervetesoi dhe zhvilloi Bizanti, nje Rome, nje Fe, nje Perandor.
Krisjen e pare ia dha Perandoria e Karlit frank, dolen 2 Perandore kristiane, qe ne fakt pararendi Ndarjen e Madhe, ne dy fe kristiane, 2 perandore, 2 Roma.
Kemi nga njera ane Bizantin dhe nga ana tjeter ‘Imperium Romanorum Occidentalium’ te Karlit qe pastaj behet nga Otoni ‘Imperium Romanum Sacrum’ e me 1512 ‘Imperium Romanum Sacrum Nationis Germanicae’.
Karli V ishte i fundit qe enderroi dhe provoi te vendoste te pakten unitetin e Perendimit si nje Perandori unike, anakronizem, ndersa Europa kish hyre ne epoken e shteteve kombetare, biles vete Perandoria e Karlit, kish marre pak para tij shtesen ‘Nationis Germanicae’- ‘Deutscher Nation’ – Kombi Gjerman.
Rusia e mori titullin perandorak si Roma e 3-te, Perandoria e Ortodokseve, vendi vakant pas asgjesimit te Bizantit nga turku, nga edhe prestigji i Patriarkut moskovit.
Nderkaq lirite e individit dhe zhvillimi i shteteve ne drejtim kombetar sollen Napoleonin si te parin Perandor europian, i cili shperben doktrinen e Perandorise si te lidhur me Fene, doktrine e gjunjezuar nga historia, por ende gjalle meqe Rusia dhe Austria e kishin si trashegimi te 2 perandorive, katolike dhe ortodokse.
Napoleoni e ben thjesht Perandoria Frenge, pushteti i vjen jo nga feja por nga populli francez ne kuptimin e kombit francez.
Napoleoni ishte i pari qe shtetin kombetar e shkeputi nga e drejta hyjnore , pra zgjidhi paradoksin qe ne shtetin kombetar pushteti buronte nga e drejta hyjnore, duke thene se ne shtetin kombetar pushteti buron nga kombi.
Qe ketu rendja drejt idese se kombit qe kish kaq shume potencial politik sa te zevendesonte te drejten hyjnore dhe natyrisht se kish per gje te shpartallonte politikisht edhe konceptin e legjitimitetit (e stabilitetit).
U be njehsimi i popullit me kombin, pavaresisht perkatesive etnike, si e vetmja menyre per te menjanuar mundesine e shkaterrimit e shteteve, biles vete Turqia i quajti me ane te Tanzimatit te gjithe banoret osmanllinj, pjesetare te kombit osmanlli.
Mirepo kjo ‘gjetje’ nuk pati kudo sukses, ne Turqi me pak se kudo, ne fakt te gjithe e kuptonin se ‘nation’ ishte fjale qe korrespondonte me ‘etnine’ dhe vetem ne kuptimin e dyte me popullin brenda kufijve te shteteve ekzistuese.
Pra te gjithe e kuptuan nderlidhjen mes lirive te individit dhe lirise se kombit, se etnia perbente nje realitet qe korrespondonte me nje individualitet socio-politik, pra se zhvillimi i shteteve kombetare perkonte me natyren etnike te shteteve, se pari vete Franca ku filloi proçesi i frengjizimit te gjitha minorancave etnike, perfshire gjermanet etnike te Alsaces, rajon qe qysh me pushtimin e Galise prej Qezarit njihej si territor gjerman dhe quhej Germania superiore, ku Qezari korri edhe fitoren me te madhe mbi tribute gjermanike.
Problemi i lirise se kombeve lidhet me mbetjet e doktrinave antike e mesjetare te se drejtes se luftes dhe te shteteve si prone e pronarit te ligjshem qe i trashegon, pra parimi aristokratik i legjitimitetit.
Megjithate me zhvillimin e lirive e te drejtave individuale do vazhdoje zhvillimi i lirive e te drejtave kombetare, Belgjika eshte shteti i radhes qe heret a vone do ndahet ne baze etnike, mes flamingeve dhe valloneve.
Spanja ka mundesi ne mes kataloneve dhe Kastiljaneve.
Perndryshe kjo prirje mund te ndalohet vetem me regresin e lirive e te drejtave te individit.
Gabimi i iluministeve qe vazhdon te mbijetoje ende sot eshte se nuk mund te pajtohet zhvillimi i lirive te individit me zhdukjen e lirive e te drejtave kombetare, ato biles shpesh pergjate historise kane ushqyer apo kushtezuar njera-tjetren, si ne rastin e Turqise, kur liria kombetare sillte edhe permbysje te nje regjimi anakronik, pra ishte parakusht per lirite e individit.
I vetmi universalizem i mundshem eshte ai i ekonomistit gjerman F. List, ne fillim zhvillohen ekonomite politike (kombetare) pastaj shkohet tek ekonomia kozmopolite (tregtia e lire), perndryshe do kemi zona shume te pasura dhe zona te varfera e te kolonizuara.
Edhe lirite e inidividit nuk do jene universale, por do i gezoje ajo pjese e globit qe ka zonat e pasura dhe do ti mohohen asaj pjese te globit qe ka zonat e varfera.
Prandaj ne kete kendveshtrim, liria kombetare i perket pazevendesueshmerisht ekuacionit te lirive e te drejtave te qenies njerezore, arsye qe e gjejme si element te rendesishem ne historine e 200 vjeteve te fundit dhe arsye qe nxit parashikimin se ne te ardhmen do vazhdoje te jete element i pashmangshem i zhvillimeve historike.
Jo më kot solla një shembull nga jeta personale, kur pyeta: ti që kërkon lirinë, je gati ta përballosh vallë?
Bëra një analogji mes një kombi dhe një individi; me idenë se kjo analogji nënkupton edhe që elitat politike të kombit t’i krahasojmë me individin si prind. Atëherë pyetjen mund ta riformuloja kështu: ti prind që kërkon lirinë, do të kesh ç’t’u japësh për të ngrënë fëmijëve të tu, kur të jesh i lirë?
Individi, i shkëputur nga familja, shoqëria, kolegët e punës, etj. mund të bëjë shumë gjëra të çuditshme: p.sh. të vetësakrifikohet.
Aktin e Jan Palach, që i vuri zjarrin vetes në Pragë, për të protestuar kundër pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë, të gjithë e kujtojnë si akt heroizmi.
Pyes: po sikur Jan Palach, në vend të vetes, t’ia vinte zjarrin fëmijës së vet pesëvjeçe, për të protestuar kundër tankeve sovjetike?
A do ta konsideronim këtë si akt heroik?
Natyrisht jo. Do ta dënonim, dhe autorin do ta akuzonim si kriminel, në mos për të luajtur nga mendtë.
Tani le ta vazhdojmë analogjinë me elitat politike: kur këto vendosin të luftojnë për ”liri” dhe deklarojnë se kanë marrë parasysh çdo sakrificë, në fakt kanë marrë parasysh sakrificat e të tjerëve.
Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për ndonjë burrë shteti të vdesë urie, ose të mbetet pa u mjekuar; as kam dëgjuar që Enver Hoxha të ketë ngrënë ndonjëherë tagji për drekë.
Por kam dëgjuar që nënat e foshnjeve shqiptare, gjatë viteve 1980, u jepnin këtyre llokume për të lëpirë, sepse nuk kishte qumësht gjëkundi.
Në vendet perëndimore, kur një prind nuk kujdeset dot për fëmijën e vet, e lë pa ngrënë ose pa e çuar te mjeku kur është sëmurë etj., vijnë shërbimet sociale dhe ia marrin; duke e deklaruar të paaftë si prind.
Nëse e shtrijmë edhe këtu krahasimin me familjen, kjo do të thotë që kur ti, si klasë politike, nuk je në gjendje të sigurosh një minimum mirëqenieje për shoqërinë që administron (qeveris, sundon), atëherë shteti që drejton ti e humb të drejtën për të qenë i pavarur.
Këtë e parashikon edhe e drejta ndërkombëtare. Kosova ia detyron pavarësinë e vet një klauzole të tillë.
Shqipëria e fitoi pavarësinë në 1912, si rezultat edhe i një kombinacioni diplomatik pak a shumë të improvizuar. Ngjarjet që pasuan, treguan se shqiptarët nuk ishin gati për atë pavarësi, në asnjë pikëpamje: as politike, as ekonomike, as ushtarake, as diplomatike.
Vetëm Kongresi i Lushnjes dhe më pas regjimi i Zogut filluan t’i japin një farë fytyre të pavarur dhe sovrane Shqipërisë.
Pas Luftës II, klasa politike komuniste përsëri nuk është në gjendje të ruajë sovranitetin normal të vendit dhe kalon në ekstremin tjetër: në autarki. Edhe këtë herë, luhet me lirinë vetjake, mirëqenien dhe të ardhmen e qindra mijëra njerëzve, vetëm e vetëm për të mbajtur në kolltuk Enver Hoxhën dhe të vetët; për të mbërritur në momentin kur Shqipëria, në vitet 1980, u shndërrua në park zoologjik e në curiosity shop të Europës.
Ne sot e kësaj dite nuk jemi në gjendje të vendosim me sovranitetin tonë një raport normal – siç kanë bërë, bie fjala, vendet balltike, të cilat janë me moshë më të re, si shtete të pavarura, se Shqipëria; deri edhe Sllovenia dhe Kroacia na japin ne sot mësime shtetformuese të shtetit të së drejtës.
Një gjë është e qartë: që elitat politike sot në Tiranë e kanë të qartë barrën e rëndë që të jep pavarësia dhe sovraniteti; prandaj janë gati që t’ia dorëzojnë atë të huajit të parë me autoritet, të cilit i bie rruga në ato anë. Këtë debat e kemi bërë gjetiu; ka të bëjë me arbitrimin e konfliktit dhe parabolën e Zotit të Mizave (Lord of the Flies).
disktutimi te kujton Monty Pithon, The life of Brian. Cfare kane bere turqit per ne?
http://www.youtube.com/watch?v=Qc7HmhrgTuQ
””Nëse e shtrijmë edhe këtu krahasimin me familjen, kjo do të thotë që kur ti, si klasë politike, nuk je në gjendje të sigurosh një minimum mirëqenieje për shoqërinë që administron (qeveris, sundon), atëherë shteti që drejton ti e humb të drejtën për të qenë i pavarur.
Këtë e parashikon edhe e drejta ndërkombëtare. Kosova ia detyron pavarësinë e vet një klauzole të tillë.””
Nuk di te ekzistoje diçka e ngjashme ne te drejten nderkombetare, me sakte nuk ekziston ne parim, rrjedhimisht supozoj se nuk ka si te ekzistoje si norme juridike.
Parimi, per te cilin kembengulen gjeresisht shtetet e vogla kur u krijua OKB-ja ishte ai i ‘mosnderhyrjes ne punet e brendshme’, nderkaq u pranua si klauzole nderhyrja vetem ne rastet e krimeve kunder njerezimit, pra genocid, pastrim etnik e gjera te ngjashme.
Ne Kosove u nderhy, sepse vrasjet masive po merrnin formen e genocidit dhe pastrimit etnik (ky i dyti u praktikua menjehere sapo u vendos nderhyrja), te pakten ky eshte justifikimi amerikan.
Perndryshe, regjimi X mund te vrase me mijera opozitare dhe OKB-ja mund vetem te fryje syte, sepse jane punet e brendshme te shtetit X (ta zeme Siria ).
Mireqenia nuk eshte parakusht per pavaresine e shteteve, pavaresia per menyren si eshte strukturuar sistemi nderkombetar nuk te hiqet edhe sikur te kesh 30 vjet lufte civile, shkaterrim total ekonomik e njerezor, mungese pushteti qendror etj, si psh rasti i Somalise, ku nuk merr vesh qeni te zone.
Biles eshte shume e rrezikshme qe pavaresia te kushtezohet nga mireqenia, sepse shtetet e pasura e ushtarakisht te fuqishme do kishin nje arme me shume per te nderhyre ushtarakisht kunder atyre qeverive qe nuk u japin konçesione ekonomike e ushtarake, me pak fjale do legalizonin nderkombetarisht Irake e Libi te njepasnjeshme.
Sa per Shqiperine, parite nuk jane gati ta dorezojne sovranitetin, ato jane gati t’ia shesin bleresit qe ofron me shume, SHBA-ja, Brukseli, Greqia me kusht qe qeverisjen e drejtperdrejte te territorit ta kene ato ne duar, me pak fjale formati i pashalleqeve shqiptare, kur sovraniteti i takonte Turqise, ndersa pushteti ne territor pashallareve shqiptare duket te jete i parapelqyeri.
Edhe Europen keshtu e konceptojne, si puna e Sulltanit qe miraton x apo y pasha ne territor, por kurrsesi nuk do i dorezonin Europes qeverisjen e drejtperdrejte, meqe prakticiteti shqiptar quan pushtet qeverisjen e drejtperdrejte dhe nuk ka arritur ende pas 100 vjet pavaresi te kuptoje konceptin abstrakt te sovranitetit.
“Nëse nuk më thua, këtu dhe tani, se çfarë të bën të mendosh se hartuesit e kushtetutës së vitit 1974, duke filluar nga Enver Hoxha vetë, nuk kishin alternativa përtej sanksionimit të autarkisë, atëherë je duke diskutuar kot”
Ose nuk po merremi vesh, ose nuk po merremi vesh, qeka kjo pune. Une e permenda shembullin e Hungarise dhe te Cekosllovakise, pikerisht si alternativa pertej sanksionimit te autarkise, dhe perballjen e ketyre alternativave me shfaqje te hapur force nga sundimi i Moskes, e rrjedhimisht, me pamundesine e ekzistences se ketyre alternativave. Nese ti me thua tashti se sovraniteti plot sakrifica i Shqiperise ishte asgje dhe asgje tjeter pervec vullnetit te cmendur te nje autokrati si Enver Hoxha per pushtet, atehere eshte interpretimi yt qe paska mbetur ne banalitete kafenesh, e qenke ti jo une qe nuk po thua gje tjeter pervecse “perandoria ka prirje centrifugale.” Nuk mund ta injorosh binaritetin e botes ne periudhen qe flasim perpara se te flasesh per alternativa. Do, s’do ti, logjika e kohes, ajo qe edhe percaktonte vendimet (that which constituted decisions) ishte “o ketej, o andej.” Kishe nje mur te tere, te cilin nuk mund ta kaperceje pa vene ne rrezik vete ekzistencen Shqiperise. Ne nje bote ujqerish nuk mund te kete qingja te mire qe pijne dy nena. Jugosllavia e Titos ishte i vetmi perjashtim qe vertetonte rregullin, e qe nuk do qe lejuar te perseritej as nga Hungaria, as nga Cekosllovakia, e as nga Shqiperia. Nese flasim per alternativa, flasim per alternativa reale, dhe perballe realitetit te kalimit ne kampin perendimor, nuk mund te injorosh realitetin e pushtimit te Shqiperise, e rrjedhimisht, ose asgjesimit ose shnderrimit ne republike sovjetike. Tashti problemi jot eshte konsistenca me dallimin qe ke bere vete. Pasi ke keshilluar qe te dallohet sundimi nga pushtimi, nuk mund t’i ngaterrosh perseri e te kerkosh alternativa te paqena. Periudha eshte periudhe shfaqesh force. Te pretendosh se terheqja e Moskes nga Shqiperia nenkuptonte njekohesisht hapjen e alternativave pa fund per udheheqesit shqiptare do te thote te spekullosh naivisht.
Asgjë nuk e pengonte Shqipërinë të ndiqte rrugën e Jugosllavisë dhe të afrohej me Perëndimin.
Sa për konsistencën që përmend, të kujtoj si nisi ky debat: unë thashë që pavarësia nuk është gjithnjë alternativë e preferuar ndaj përkatësisë në një perandori ose (kon)federatë; duhet më parë të jesh gati për pavarësi. Përndryshe, rrezikon që individi i kombësisë A në një shtet të pavarur A, të jetë më pak i lirë se individi i kombësisë A nën një sundim të huaj të shtetit ose të (kon)federatës ose të perandorisë B.
Dhe për këtë solla si shembull Shqipërinë totalitare – ku shqiptari i viteve autarkike 1970-1980 ishte shumë më pak i lirë sesa shqiptari i periudhës kur Shqipëria ishte pjesë e kampit sovjetik dhe vendimet e Tiranës merreshin në Moskë.
Sikurse i solla Hyllinit shembull Padania-n e Lega Nord sot, ose Republikën e Mirditës dje. Kur një shtet fiton pavarësinë, kjo duhet kuptuar gjithnjë se elitat politike të atij shteti fitojnë pavarësinë; se ç’bëhet më pas, kjo varet nga raporti që kanë këto elita me pushtetin dhe konstituencën.
Unë nuk jam nacionalist, as i jap shumë peshë argumentit nacionalist si të tillë. Bie fjala, për mua, hebrenjtë shkëlqyen si kulturë shumë më tepër nën Perandorinë Austro-Hungareze, se ç’po shkëlqejnë sot në Izraelin e pavarur. Bie fjala, natyrisht.
Te gjithe shembujt e tu qendrojne. Me gjen dakord edhe me kriterin e lirise se individit si kriter qe percakton pavaresine ne ate menyre qe nen ate konfiguracion ku liria e individit eshte me e madhe ai eshte edhe konfiguracioni me i deshirueshem, pavaresisht nese ky konfiguracion eshte kombi, ndonje multinacionale me anetare te barabarte si ideali Evropian sot, apo te udhehequr nga ndonje superfuqi si qe blloku i lindjes dje.
Aty ku kam frike se nuk je i drejte ne interpretim eshte liria e individit A pas rikonfiguracionit te konfederates B ne konfederate C. Nje rikonfiguracion i tille ndodhi me vdekjen e Stalinit dhe ardhjen e Hrushovit. Kam pershtypjen se gabimi yt eshte qe e shikon konfiguracionin C si te njejte me B-ne, dhe lirite e individit A te gezuara nen B si te garantuara nen C.
Mirepo duke filluar qe nga thembra e opinges mbi podiumin e OKB-se e deri tek pushtimi i Hungarise e me rradhe, nuk mund te thuash me plot bindje se individi A nen konfederaten C, do kishte 1) te njejtat liri qe kishte nen B dhe rrjedhimisht 2) me shume liri se sa nen shtetin A. Liria e individit A nen konfiguracionin C ishte shume e dyshimte perpara lirise te te njejtit individ nen A. Prandaj, duke i qendruar konsistent asaj qe per hir te debatit mund ta konsiderojme si perkufizimi i Xhaxhait ne lidhje me “te qenit gati per pavaresi,” duket se venia ne dyshim e lirise me shfaqjen e ketij konfiguracioni C ne ekuacion i ploteson kushtet e “gatishmerise se plote.”
Dhe qe ta mbyll nga ana ime kete debat, qe edhe te mos bezdis vetveten duke e riperseritur, Shqiperia edhe sikur te donte, nuk mund te kalonte nga perendimi, pasi e perseris, binariteti i kohes qe aq i polarizuar sa qe nje rikonfiguracion i tille i Shqiperise, ne nje gjendje nervash te tensionuara nga trysnia e luftes se ftohte, nuk dihej se si do mund te perfundonte. Rruga e Jugosllavise nuk mund te ndiqej pasi ajo kthese kishte kaluar. Kthimi ne kete pike kam pershtypjen te con ne tjeter katund.
Ah, nese thua pastaj qe kthesa mund te ishte marre direkt pas L2B, apo ne te njejten kohe me Jugosllavine, atehere eshte tjeter muhabet, e ndoshta edhe ke te drejte. Perndryshe, jam i prirur te pranoj metaforen e Kadarese: ne kushtet e nje lufte te ftohte, dimri i madh i Shqiperise nuk ishte vecse ne logjiken vetshkaterruese (MAD) te kohes.
“500 vjet pushtim turk”, apo “5 shekuj nen Porten e larte”, eshte e vertete qe jane fraza problematike e qe nuk percjellin saktesisht realitetin, te pakten ne pjesen tone te Ballkanit. Per fqinjet tane ky formulim (pushtim/sundim) mund te jete ndoshta me i vlefshem, ndersa per shqiptaret realiteti duket me i komplikuar.
Sic shkruan 2xha, pushtimi i trojeve shqiptare mund te kete zgjatur disa dhjetra vjet apo 1 shekull, dhe me vone ne shek e XIX ne nje pjese te Shqiperise kishte sundim te Portes se Larte, diku zoterit e vertete ishin despotet vendas, ndersa ne nje pjese tjeter malesoret jetonin te lire.
Psh; kelmendasit e shek XVII apo XVIII , nuk ishin as te pushtuar apo te sunduar nga turqit !
Fjala “Pushtim” ne shqip eshte e vertete qe ka nje ngarkese negative. Korespondentja fanceze e saj “occupation” percjell konceptin e marjes te nje vendi, por mund te nenkuptoje edhe disa “marje” te tjera, marja e nje shtepie, te meresh me diçka etj. Eshte me lehte kur flasim per okupacionin 120 vjeçar te Algjerise, ose te paken nuk ngrihet ndonje debat, sesa per pushtimin turk te trojeve shqiptare.
Megjithese koncepti shqiptar eshte me pak i ngarkuar emocionalisht kjo nuk do te thote qe ne duhet ti pershtatimi menyres se si francezet e shohin “pushtimin”.
Per ta mbyllur me nje fraze, Pushtimi turk, apo osman, deri kete shume ne rregull, PROBLEMI i vertete jane 500 vjetet. Jane shume per tu percjelle me nje fraze te vetme.
Ndjese per gabimet gramatikore, mesim per te mos shkruar me 100km/ore here tjeter.
P.S. Me vjen keq vetem qe ky debat ju impozohet shqiptareve nga ministri i nje vendi ku historia qe mesohet eshte katastrofike, mendoj ketu veçanerisht per mosnjohjen e gjenocidit armenian.
””Per ta mbyllur me nje fraze, Pushtimi turk, apo osman, deri kete shume ne rregull, PROBLEMI i vertete jane 500 vjetet. Jane shume per tu percjelle me nje fraze te vetme.””
500 vjet eshte permbledhese per disa zona si Ohri i Gropajve ose Kosturi i Muzakajve (sipas Gjon Muzakes, qe Kosturin e quan te marre pas nje lufte me Markon e Maqedonise) zgjati nga 1385-1912 pra 527 vjet, kurse Kruja perfundimisht ra ne 1478, dmth 434 vjet (shtoji edhe ca vjet pas vdekjes se Gjon Kastriotit).
Teresore zgjedha turke s’ka qene asnjehere, meqe fiset malore veri e pjeserisht ne jug s’kane pare ndonjehere administrate osmane me sy, ne gjendje qe shkonin nga vasaliteti deri ne ‘pavaresi virtuale’ ( virtualmente indipendenti/virtually indipendent) nderkaq sovraniteti turk mbi Shqiperine ka qene i padiskutueshem prej Janarit 1479, kur mbaroi lufta arber&venedikas vs turq.
Faza e pushtimit (te mirefillte) zgjati rreth 1 shekull, prej pushtimit te Ohrit e Kosturit dhe betejes se Savres deri ne renien e Krujes, meqe prej renies se Krujes, asnje qytet apo keshtjelle shqiptare nuk ishte me ne duart e shqiptareve, por te turqve dhe vendikasve (duhet bere dallimi mes qyteteve nen pushtetin real te venecianeve si Shkodra dhe atij virtual pas 1468, Kruja).
Me pushtim ne kuptimin e mirefillte duhet kuptuar faza prej sulmit te pare deri ne vendosjen e administrates dhe pranimin e saj prej subjekteve te pushtuara.
Pranimi prej subjektit eshte esencial dhe kete e verteton koncepti i ‘administrates ushtarake’ e cila i pararend administrates civile ne territorin e sapozoteruar ushtarakisht.
Psh Roma e lashte e vendoste administraten civile vetem kur rajonin e administruar ushtarakisht (drejtperdrejt apo me ane te mbretit kukull) e ngrinte ne nivel province.
Pranimi prej subjektit ne fakt eshte thjesht mungesa e deshires per te ngritur krye ndaj administrates ushtarake, natyrisht nga frika jo nga qejfi.
Vendosja e administrates turke ne Jug gjate viteve 1420-1430 dhe mosperfshirja e tyre ne 1443, çon ne perfundimin se prej atij çasti fillon numerimi i zgjedhes turke ne ato rajone.
Perndryshe kryengritja e Arianitit eshte deshmuese e faktit se pushtimi ishte i paperfunduar ne Toskerine veriore.
Pse italianet quhen pushtues’, faza quhet pushtimi italian ?
Sepse pati shqiptare qe ngriten krye, dmth kontestuan pushtetin italian, pra Italia nuk arriti te kete pranimin e subjekteve.
Po keshtu edhe gjermanet, qe sa hyne u kontestuan e keshtu deri sa iken, pak rendesi ka nga kush e sa ishin, rendesi ka fakti qe grupe te armatosura vendase kontestojne administraten e huaj te sapovendosur .
Qe fjala pushtim ka ngarkese negative kjo s’do mend, se kur tjetri te vjen me arme ti ngarkese negative do i japesh, mos te behemi me te krishtere se Krishti, qe kur tjetri te gjuan ti kthesh faqen tjeter.
Pushtimi eshte faza e dhunshme gjate se ciles veteqeverisja zevendesohet nga qeverisja e te huajit.
Pa thuaj frengut si ishte pushtimi gjerman… ku ka gje me depresuese per frengjit sesa pushtimi gjerman.
Pyeti kush eshte kulmi i se keqes, po s’te thane pushtimi gjerman (e kam llafin per frengjit e bardhe se ata me ngjyre s’kane ça thone ne lidhje me pushtimin gjerman, si puna e shqiptaro-amerikaneve ne lidhje me kontrollin anglez para 1776).
…”Pa thuaj frengut si ishte pushtimi gjerman… ku ka gje me depresuese per frengjit sesa pushtimi gjerman…”
Per meshkujt frengj. POr jo per femrat.
Apparentemente, pati rreth 200 mije femije franko-gjermane te lindur ne France gjate L2B.
Femrat franceze ishin ne mos te mrekulluara, te pakten te joshura nga xhentilesa e oficereve/ushtareve gjermaneve.
Por turbullirat, thuaj, per mire a per keq ne France gjithnje kane filluar nga femrat.