Fjalët ndërkombëtare institucion dhe institut e kanë prejardhjen, në analizë të fundit, nga latinishtja institutus, pjesore e shkuar e foljes instituere, ajo vetë e analizueshme si in + statuere, me kuptimin: bëj që të qëndrojë në këmbë (rrënja e parë e këtyre fjalëve është stare, “rri në këmbë”).
Fusha morfosemantike e këtyre fjalëve është treguar veçanërisht pjellore në europianishte, me terma si kushtetutë, shtet, konstituoj, statut etj.
Në kohët moderne, institucion shenjon zakonisht një strukturë ose mekanizëm me rëndësi të rendit social, si dhe një organizatë formale që ndjek synime me rëndësi ose peshë publike.
Në rastin e dytë, kuptimi i organizatës si grup njerëzish që bashkërendojnë veprimtaritë e tyre për të ndjekur një synim kolektiv gjithnjë i bashkëlidhet selisë ku mblidhen zakonisht këta njerëz.
Kështu, Teatri Kombëtar është jo vetëm një grup aktorësh, regjisorësh, artistësh të skenës dhe administratorësh, por edhe ndërtesa ku jepen shfaqjet e këtij grupi.
Ndërtesa e përfaqëson institucionin jo vetëm nga pikëpamja semantike ose etimologjike, por edhe simbolike; ka një paralelizëm metaforik, midis dy koncepteve, që shtrihet përgjatë krejt spektrit kuptimor. Jo më kot themi: të ndërtojmë institucionet, duke pasur parasysh konsolidimin e një praktike organizative ose ideologjike, jo punën e muratorit.
Nga ana tjetër, lidhja e një institucioni social me ndërtesën dëshmon “normalizimin” e tij; p.sh. Partia Komuniste Shqiptare, menjëherë pas themelimit në 1941, nuk kishte një “seli” të vetën, edhe pse kjo nuk e pengonte të ishte institucion aktiv në jetën shqiptare të kohës.
Në rastin e kishës, lidhja mes institucionit dhe ndërtesës shprehet edhe në karakterin sakral të ndërtesës vetë, si e vetmja hapësirë ku mund të kryhen disa funksione që mishërojnë, drejtpërdrejt, thelbin e institucionit (hallowed ground). Kjo është e vërtetë edhe për institucione laike, p.sh. gjykatat.
Dy kuptimet e fjalës institucion dallojnë mes tyre edhe ngaqë njëri është konkret, ndërsa tjetri abstrakt. Fëmija gjithnjë e identifikon më lehtë ministrinë ose gjykatën ose policinë ose shkollën me ndërtesat përkatëse; meqë veprimtaritë e këtyre organizatave, sikurse veprimtaritë në përgjithësi, është i prirur t’i shprehë me folje (shkolla “mëson (teaches)”, gjykata “gjykon/dënon”, policia “ruan/disiplinon”, ministria “qeveris”).
Në përgjithësi identifikimi i institucionit me ndërtesën, kur nuk bëhet për arsye thjesht praktike, tradhton një mënyrë primitive të të kuptuarit si funksionon shoqëria njerëzore.
Këto muaj është folur dhe debatuar shumë, në mediat, për vendimin e qeverisë Berisha për ta prishur ndërtesën e njohur si “piramida” në qendër të Tiranës dhe për të ndërtuar atje godinën e re të parlamentit.
Në kontekstin e këtyre debateve, sa herë dëgjoj shprehjen “vendit i duhet një parlament i ri” më duket sikur jam kthyer në fëmini; meqë shprehja “parlament i ri”, e cila në fakt i referohet ndërtesës së re të parlamentit, sjell me vete, dashur pa dashur, shpresën se së bashku me ndërtesën Shqipërisë do t’i jepet dhuratë edhe një parlament i ri, si institucion.
Me parlament kam parasysh, veçanërisht, atë institucion të përfaqësimit kombëtar, atë oficinë të ligjit, atë “tempull të fjalës dhe të mendimit të lirë” që kohët e fundit i ka votuar propozimet e qeverisë me përqindje bullgare, siç ndodhi me miratimin e fundit (71:0?) për projektligjin e censusit.
Vërtet, Shqipërisë i duhet një parlament i ri, por jo në kuptimin e ndërtesës; përkundrazi, le të mblidhet parlamenti edhe në brigjet e Lanës; le ta lagë edhe shiu dhe ta djegë dielli; por të jetë parlament për të qenë; dhe ligjvënësve t’u peshojë fjala siç pritet prej tyre që t’u peshojë.
Pak muaj më parë, dëgjuam kryeministrin Berisha të zotohej se do të mbronte “institucionin e Kryeministrisë” deri në fund, se nuk do të lejonte njeri që “t’i prekte institucionet”, dhe të tjera si këto.
Në fakt, “marrja e institucioneve” është një nga synimet e çdo grushti shteti ose revolucioni; dhe aq më e vërtetë është kjo për klasën politike sot në Tiranë, e cila është tërësisht e territorializuar. Siç u vërejt nga disa komentues, diçka e ngjashme u tentua në 1998-ën, kur turmat protestuese “morën” radiotelevizionin shqiptar.
Edhe lufta politike me shumë lehtësi mund të metaforizohet si betejë për “kapje” territoresh; jo aq në rrafshin abstrakt të zonave elektorale dhe të gjeografisë së zgjedhjeve, sesa në rrafshin tjetër, shumë më konkret, të ndërtesave dhe trojeve të kontrolluara prej këtij apo atij grupi politik.
Vetë pushtetin në Tiranë ta shpjegojnë duke të sqaruar se kush “e ka” këtë apo atë pallat, këtë apo atë qendër tregtare, këtë apo atë licencë ndërtimi, këtë apo atë truall të mirë.
Ka diçka thellësisht anti-qytetare në këtë përkthim të pushtetit si zotërim trojesh, si “xanie”, të shoqëruar me ngritje gardhesh dhe parcelizime të hapësirës publike. I njëjti koncept, i sublimuar në frekuenca dhe sigla kanalesh televizive, vepron edhe në mediat elektronike, ku lëvizjet e opinionistëve nga një studio në tjetrën janë deri edhe më të komplikuara se lëvizjet që ndërmarrin kampionët e shahut në skakierë.
Lufta e armatosur dhe politika i peshkojnë konceptet në të njëjtin pellg metaforash; çka i ekspozon përdoruesit ndaj rrezikut të regresit konceptual, veçanërisht në kohëra errësimi të mendjes.
Njëzet vjetët e fundit duhej të kishin qenë, për shqiptarët, vite të ndërtimit të institucioneve; por në kuptimin antropologjik dhe sociologjik – jo arkitekturor.
Ndërtim, në fakt, ka pasur boll – por jo aty ku duhej; shqiptarët kanë ndërtuar, por veç biná, jo institucione.
Ose më mirë: le të diskutojmë se çfarë institucioni kemi ndërtuar, me godinat që e kanë shfytyruar krejt panoramën shqiptare, transformuar topografinë e fshatit dhe të qytetit, distancat e njerëzve nga njëri-tjetri, integritetin e komuniteteve të vjetra dhe të reja, përjetimin e hapësirës urbane nga individi dhe politika.
Berisha me të vetët ngulin këmbë se Shqipërisë i duhet një “parlament i ri”; çfarë po kërkojnë, në fakt, është që të gërvishtin një shenjë madhore, një hieroglif, një mbishkrim, një simbol domethënës në palimpsestin e qendrës së Tiranës.
Duan të ngrenë, kështu, edhe ata përmendoren e sundimit të tyre, në një moment kritik të historisë së republikës, kur vetë parlamenti ekzistues – si institucion jo si ndërtesë – ka kohë që funksionon i gjymtuar, i bojkotuar dhe i skllavëruar prej partitokracisë.
Godina e parlamentit te ri do te jete per kete legjislature dhe te tjerat qe do te vijne. Do te jete simbol dhe fytyra e shtetit shqiptar per sot e per mot, keshtu qe argumenti se parlamenti aktual bojkotohet nga opozita (c’te bejme me kete opozite destruktive?!) apo kjo legjislature le per te deshiruar prandaj s’na duhet parlament i ri, si godine, nuk qendron. Ndertesa e parlamentit te ri, si shenje e shtetit, nuk eshte as e trupes se deputeteve te kesaj legjislature dhe as e Topallit apo Berishes ose edhe Rames po te doni, eshte e shtetit shqiptar. Institucionet si praktike e rregulla vijne duke u permiresuar me kohen, duke krijuar traditen e pervojen e duhur, sic jane vendet me “institucione e demokraci qindra-vjecare” dhe ne kete pjesen e tyre luajne edhe godinat e ketyre institucioneve qe behen simbole te shtetit dhe sistemit politik te vendeve te caktuara, sic eshte Palace of Westminister, White House, United States Capitol, etj. Ndertesat e institucioneve kane pjesen e tyre ne keto institucione se ndryshe britaniket nuk do ta digjnin White House ose kur ndodhin grushte shteti apo rebelime nuk do te sulmoheshin dhe merreshin keto godina shteterore.
Ky eshte problemi, se ketu ngrehen simbolika pa kurrfare permbatje. Ngrihet nje ngrehine per nje te-ashtu-quajtur-parlament, porqe eshte vetem nje llogjtore, ku si te ishin ne klasen e peste nxenesit mbulojne mungesat e shokeve (ligji mbi censusin). Nje turp per kete parlament qe nuk perligj as nevojen per nevojtore e jo me per nje ngrehine te tille. Te mos flasim per gallata te tjera si kthimi dy-here i votimit per nje ligj (shkelje aq te shpeshta sa nuk kane asnje vlere pervetem se ate qesharake kur kujtohen, gallate).
Mbi c’pervoje do te ngrihet kjo ngrehine? Me c’do mbushet? C’dreq historie ka kjo llogjtore? Imagjinoni ne kete ngrehine te shenjohet neper karriget perkatese:
1. ketu eshte ulur Xh. Topalli “beri gallate, ishte qyfyre, por askush nuk u defrye”.
2. ketu eshte ulur kryeministri, presidenti, kryetari shekullor i partise demokratike “shume iu friguan, shume e deshen, te gjithe u gezuan kur e larguan”
3. ketu u ulen ata qe karrigen e terhoqen zvarre nder vite me damka te ndryshme “ishin, ndenjen, jane e do te jene akoma”
4. ketu u ulen te gjithe rrjesht pas kryetareve “brohorotiten, duartrokiten, qane e u grinden, numra ngelen se emrat u shuan”
5. ketu duhet te ishe ti o qytetar “mos ardhsh kurre”
Po ne kemi 20 vjet gjoja demokraci mor Metal boy. Do ishte vene ndonje tulle deri tani ne ate traditen qe permend ti. Ato vende qe permend ti kane filluar nga zero, kane ndertuar edhe nuk kane peshtyre mbi ate qe kane ndertuar. Ja keshtu ndertohet edhe tradita demokratike institucionale.
Anglezet nuk kane Kushtetute te shkruar hic e megjithate nuk kane nevoje ta kene se kulturen demokratike e kane ne ndergjegje e ne mendesi. Ne e kemi edhe e shkelim sa here na do qejfi. Tradita nuk ngrihet mbi te tilla baza. Tradita e vetme qe eshte ngritur keto 20 vjet eshte ajo e shkeljes periodike dhe e ndryshimit te kushtetutes ne baze te nje arsyeje instrumentale te pushtetareve tane.
Nuk do e krijojne muret e godinave traditen institucionale. Godinen e kemi, edhe te rikonstruktuar per me teper. Kur t’i krijohet tradita ketyre pusht-etareve tane le te ngrene godina qe i japin lavdi institucioneve tona.
Mua me terheq ideja e çdo ngrehine madheshtore me vlere simbolike, pavaresisht qellimit, funksionalitetit, grabitjeve apo arsyetimeve se me ato para mund te behen shume gjera me te vlefshme.
Keto lloj ngrehinash jane ‘kocka qe mbetet’ kur mishi tretet, rruga e kombit apo kjo ndertese e parlamentit, pavaresisht gjithe argumenteve , kryesisht utilitariste, do ngelen ne histori.
Si puna e njeriut, me nje tot lekesh mund te beje apo bleje shume gjera me vlere ose mund te beje nje udhetim qe ta mbaje mend, ka qe parapelqejne te paren ka qe parapelqejne te dyten.
Vete Piramida hynte tek logjika e lenies ne histori se nje ‘shenje’ arkitektonike, ne fakt eshte modeste si ndertese, e lezetshme por modeste.
Kur ne 1911 ne Rome u be Altari i Atdheut, te shumte ishin kunder, s’u pelqente, sot eshte pjese esenciale, ne fakt pika e forte e saj eshte madheshtia.
Piramidat e Egjiptit, jane kot fare, humbje e papare lekesh per nje shpirt utilitarist, i cili me ato para ne egjiptin e lashte mund te permiresonte jeten e egjiptianeve, por s’do linte gje pas.
Uroj vetem qe te jete ndertese madheshtore, qe ta sundoje krejt bulevardin, pastaj se cilit institucion do i perkase pak rendesi ka edhe te ishte fare pa funksion njesoj do ishte per mua.
Piramida eshte modeste dhe perkujton nje epoke e cila ka disa ndertesa te tjera qe e perfaqesojne, epoka italo-zogiste ka plot, vetem ky 20 vjeçar nuk ka gje, ja qofte ky parlament simboli i korrupsionit madheshtor te ketyre 20 vjeteve.
Vete populli do e kujtoje si parlamenti i korrupsionit, do e targoje epoken me ane te kesaj ndertese, qe uroj te rrije me kembe per 1000 vjet.
Berisha eshte kthyer ne Ate qe megjithese veç te keqen deshironte, vetem te miren kryente.
Nuk e di nese do kene kurajo t’i shkojne deri ne fund kesaj pune – veshtire me duket, sado barbar qe te jene – por nese e hedhin vertet ne ere, gjithe zhurme e potere, do ishte nje mrekulli.
Jane pikerisht keto lloj sakrifikimesh ato qe bejne te mundur jeten e nje komuniteti. Njerezit e njehere e nje kohe sakrifikonin njerez – ndersa neve s’na lejohet te sakrifikojme as kafshet.
Te pakten te kemi ndonje gje qe vertet e duam dhe per te cilen vertete te na dhembi, dhe ta hedhim ne ere me zjarr e me bubullima; qe shpresoj te jene sa me lebetitese qe te na nguliten ne kujtese e te na shoqerojne perjete. Madje uroj te impresionohemi kaq shume nga eventi, sa t’ua trashegojme kete eksperience edhe brezave.
Na duhet nje fli, ne menyre qe te shkeputemi perfundimisht nga barbarizma qe ende ben pjese ne shpirtin tone. Me thoni ju nese ka nje rruge tjeter, apo nje rruge me te mire per te hapur syte.
Nuk me intereson se çfare do behet ne ate vend – uroj vetem qe spektakli i shkaterrimit te jete sa me i dhunshem e mbreselenes. Sikur vetem kaq te bej berisha – do ia dija per nder, jete e mot.
___________
E dine te gjithe ne Tirane qe do vije nje dite, dhe Kullat Binjake do te shemben. Nuk mundet qe te qendroje ne ate bulevard, nje pallat, apartamentet e te cilit jane kthyer ne zyra.
Keshtu qe, nese do kishim qene nje popull normal, kur te vinte koha per te ndertuar nje parlament, do kishim prishur ato shemtira dhe do e kishim vendosur aty parlamentin e ri e madheshtor. Por nuk jemi nje popull normal, keshtu qe…
___________
Ndersa per piramiden, nga te gjitha idete qe jane hedhur deri me sot, me eshte dukur e mrekullueshme ajo qe e kthen ne nje Biblioteke Kombetare.
Do ishte biblioteka me e çmendur e botes. E stermadhe nga jashte e nga brenda. Nje labirint i vertete ne brendesi, plot skuta te fshehta e vende ku te lexosh ne paqe e te humbasesh ne enderrime; dhe e çuditshme fort nga jashte – me femije qe rreshkasin pergjate saj e me adoleshente qe te luajne futboll mu perpara hyrjes, apo te rinj qe shofin filma projektuar ne te.
Madje te ishte per mua do ia kisha shtuar ne maksimum karakterin e çuditshem. Do kisha ndertuar p.sh. nje shkalle spirale rreth e qark qe te jepte idene se po ngjiteshe lart deri ne maje, si nje tip kulle Babeli. Ose do e kisha lyer me ngjyra a do i kisha bere diçka qe te dukej se vinte nga nje tjeter bote – arkitekte te çmendur ka plot bota sot, dhe nje gje do e kishin shpikur per ate ndertese qe eshte vet gjysem e çuditshme.
Imagjinoni nje plak 70 a 80 vjeçar qe do kishte kaluar gjithe diten brenda saj; dhe kur te dilte perjashta, do perballej me gjithe kete zhurme e rremuje…
Po te kishte qene studiues, do e kishte perpara syve arsyen se perse e kishte kaluar gjithe jeten permbi libra. Ja perse… qe pas vdekjes t’i ngrinin nje permendore dhe qe pastaj, ata kalamajt qe luanin aty jashte bibliotekes, te vinin e t’i vizatonin ndonje pale mustaqe bustit te tij; ose qe ndonje student i dehur t’i urinonte mbi permendore siç kishte bere edhe ky vete ne rinine e tij.
Keto jane kenaqesite e jetes ne fund te fundit. Keshtu do bindim edhe sa me shume shqiptare qe te bejne nje jete shembullore, ne menyre qe pas vdekjes t’u ngrihet edhe nga nje bust – mbi te cilin te urinoj rinia. Ku ka me bukur.
Ame/in
S’e di pse, por më krijove përshtypjen se nuk ke arritur që të shikosh, në Shqipëri, hektarë të tërë të mbjellë me vreshta, ullinj, agrume, grurë apo misër (për të mos përmendur edhe pyjet që i kishte falur zoti)… ti do t’i kesh gjetur të shkatërruara, sepse s’ka mundësi që të jesh akoma kaq tifoz i shkatërrimeve… ose, aq shumë je entuziazmuar nga ato shkatërrime, saqë të duket një përjetësi që nuk kanë ndodhur të tjera ndërkohë.
Mua më vjen keq që italjanët nuk kanë ndonjë filozof si puna jote… do mjaftonte një fjalë e jotja si kjo më sipër dhe Colosseum-i do ishte rrëzuar përtokë për të ndërtuar ndonjë parlament (apo qoftë edhe stadium) të ri në Romë.
Doja te hyja nje here ne Parlamentin e Shqiperise, duke menduar se eshte e drejta ime te jem aty kur te me doje qefi (duke menduar si Kanadez pasi ne Kanada shkon ne kryeqytet edhe administrata e parlamentit organzon tour-e te perditshme te nderteses per qytetaret). Maezallah, mu desh te gjeja nje flete hyrje fallco si ‘specialist i Ministrise te Bujqesise’ .
Sidoqofte hyra…dhoma ishte qesharake. Duket mire sot ne TV por ka ndjesine e nje skene teatrale stukoje. Ky pra eshte simboli i demokracise tone. Nje teater per sy e faqe. Nderkohe c’duan te bejne me kete ndertese te re Parlamenti eshte thjesht ndertimi i nje Teatri Kombetar. I bie qe art-dashesit te kenaqen. Ajo qe kerkohet ne kete blog me duket mua si te kerkosh qe jeta te imitoje artin (e dikujt tjeter). Jo or vlla..nuk jemi per demokraci..Shut the whole damn show down! Dac fashizem dac komunizem..they both work with those people.
U hodh ideja e heqjes se mozaikut te gjithe majtistet kunder, u hodh kjo e prishjes se piramides, prape te gjithe kunder. Mua me duket se kjo dukuri ka te beje shume me mbrojtjen e trashegimise politike, me saktesisht simboleve te kesaj trashegimie.
Po te hidhej ideja e prishjes se nderteses se kryeministrise apo bashkise, nuk besoj se te majtet do ishin grup kaq homogjen, ndersa nese neser dikush do thote hajde prishim Pallatin e Kongreseve apo Pallatin e Kultures, perseri te majtet do hidhen njezeri kunder.
Per fat te keq edhe ne qendrimet ndaj simboleve, te majtet nuk arrijne dot te shkeputen nga trashegimia komuniste. Biles edhe parku Rinia me shume sesa si ndonje nevoje per gjelberim ishte nevoje per rikthimin e simbolit.
Jo per gje, po park mu ne qendren e qendres se nje Kryeqyteti veshtire se e gjen ne ndonje kryeqytet europian. Parku Rinia ku vetem te rinj nuk sheh, se keta rrine klubeve.
Për mendimin tim i gjithë ceremonialiteti që shoqëron punën e parlamentit shqiptar nuk ka asnjë vlerë. Puna e tij është absolut “zero e vlefshme”, gjithçka është hiç. Do të kishte që 1 milion herë më mirë, apo ndoshta një miliardë, që Shqipëria të mos kishte fare parlament në kuptimin tredimensinal të fjalës, por i gjithë aktiviteti legjislativ të zhvillohej online. Do të ishte edhe më lirë. Kështu shtetasve do t’u mbetej e kursyer e gjithë retorika brutale, bajate, maskiliste dhe meskine e parlamentarëve, për të cilët fyerja e drejtpërdrejtë e shoku-shoqit ka vlerë vetëm kur ja hedh tjetrit në fytyrë, si një copë gëlbazë, që është edhe shkaku i vetëm, se pse ata njerëz kujtojnë se janë zgjedhur.
Votimi i manipuluar i para disa ditëve tregon se prezenca fizike nuk ka asnjë domethënie, kur pushtetarëve u duhen votat, dikush nga kolegët shtyp butonat. Në rastin e parlamentit online kjo nuk do të ishte e nevojshme, pasi parlamentarët mund të jenë të pranishëm në çdo votim. Edhe opozita nuk do ta ketë shumë të vështirë për të bojkotuar seancat, mjafton të qëndrojë thjeshtë offline. Kush do të mbajë ndonjë fjalim, bujrum në youtube. I gjithë procesi përgatitor për propozimin e miratimin e ligjeve mbetet transparent dhe i organizueshëm dot menjëherësisht.
Kështu edhe hapësira publike nuk ndotet, dhe taksapaguesit nuk duhet të financojnë një nevojtore të tillë (në kuptimin, që pisllëku verbal që riprodhojnë parlamentarët trajtohet objektivisht si një nevojë e tyre, që këta nuk e mbajnë dot).
Ma do mendja, që një referendumi për Parlamentin online të Republikës së Shqipërisë kundër ndërtesës së re të merrte mbi 50% të votave të elektoratit pa folur që projektin me 140 lidhje të shpejta DSL apo UMTS do ta financonte dot edhe vetëm ambasada daneze në Tiranë duke kursyer nga fondet që ka për blerjen e detergjentëve.
Nuk gjykoj se je mbrojtes i diktatures me shume se sa ke qejf te dukesh interesant, se po nuk shame qeverine, c’kuptim ka jeta? Nese sjell si shembell tjeter piramiden e Keopsit do te e thoja se mua me shume do me pelqente te jetoja ne nje regjim si ai i Keopsit,ku mund te levizje ku te doje (lexo çthote Herodoti per ta) , te kishe pronen tende private, te beje menyren tende te jeteses, te lexoje autoret qe doje, te adhuroje zotin qe doje e po ashtu te mos qe i detyruar te shkoje cdo jave ne formen e edukimit per te lexuar bashkarisht vetren e …Keopsit!
Tani pas gjithe kesaj, me duhet qe sa here te shkoj ne pune te kaloj para versionit ballkanik te asaj ndertese te shplare. Shkurt, origjinalin e pelqej me shume dhe shpresoj te mos me thuash qe t’ia leme kohes te gjykoje dhe se pas tre mije vjetesh mijra e mijra turiste te huaj do te gelojne bulevardit te Tiranes per te adhuruar piramiden!
Ah, nuk e dija se ishe i qeverisë (megjithëse nuk mu duk se shava gjëkundi).
P.s: Pas kaq përpjekjesh për tu dukur interesant, bëmë të lumtur … dhe thuamë që je e gjatë, bionde dhe me sy bojqelli
Me zbulove, po te lutem mos i thuaj gje Edit se vjen me shishe birre ne dore!