Sot mora vesh që edhe femrat iraniane luajnë futboll në nivel kompetitiv, madje kanë edhe një skuadër kombëtare e cila do të luante një ndeshje kualifikuese me Jordaninë, për Olimpiadën e 2012-ës në Londër.
Megjithatë, shtypi perëndimor zakonisht rrëfen për gratë në Iran kur është fjala për shtypje fetare dhe patriarkale, përndjekje, ekzekutime, mbytje me gurë dhe përulje; prandaj imazhi i një skuadre kombëtare futbolli femrash nga ai vend ta çon shpirtin peshë.
Për fat të keq, FIFA nuk e lejoi kombëtaren iraniane të luante kundër Jordanisë, për shkak të uniformës së lojtareve – të pazakonshme, të çuditshme, diçka midis një ekipi teknikesh të mesme në një laborator bakteriologjik ushtarak dhe spermatozoideve të imagjinuara nga Woody Allen në filmin “Everything you always wanted to know about sex* (*but were too afraid to ask)”.
Sipas FIFA-s, kjo uniformë bie ndesh me rregulloren.
Se si bie ndesh dhe pse, deri më sot nuk është shpjeguar mirë. Herë thuhet se kjo bëhet për arsye sigurie; herë se rregullorja nuk lejon që lojtarët të mbajnë, në fushë, simbole haptazi fetare – por unë uniformën e grave futbollistike të Iranit do ta shihja më tepër si një huq kulturor, të nxitur dhe të përligjur nga feja; në të njëjtin rrafsh me, bie fjala, tatuazhet, ose kryqin që bëjnë shumë lojtarë para se të nisë ndeshja.
FIFA ka miratuar një version të vetin të shamisë së kokës, por autoriteteve iraniane të futbollit ky version nuk u ka pëlqyer. Disa thonë se FIFA lejon që të mbulohet koka, por jo zverku; të tjerë thonë se sherri po bëhet për skalpin, ose atë pjesë të lëkurës të mbuluar më flokë.
Për femrat futbolliste të Iranit, nuk do të ketë qenë e lehtë të dilnin në fushë për të luajtur, aq më tepër në një sport që tradicionalisht është parë si i burrave. Nëse FIFA do ta kishte kaq merak progresin laik, do të bënte të pamundurën që këto vajza të merrnin pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare; sepse ashtu do të ndihmohej edhe emancipimi i tyre dhe i publikut të tyre.
Ndërkohë, Shekulli ynë rrëfen për “Lesbishat”, një skuadër futbolli femëror në Tiranë, të cilat përveçse futbolliste, janë edhe lesbike.
Çka duket si një lajm në mbështetje të seksualitetit alternativ, vetëm sa forcon, në të vërtetë, një stereotip të vjetër, sipas të cilit femrat futbolliste janë “si burra” (lexo: lesbike).
Le të shpresojmë që Shekullin të mos e lexojnë, të paktën, në Iran; se pastaj perspektivat e futbollit femëror në atë vend do të minohen edhe nga brenda – çka do t’ia lehtësonte censurën FIFA-s.
Une kam idene se ne Iran ka nje pjesemarrje masive te femres ne prodhim dhe sidomos ne nje numer specialitetesh profesionale. Problemi qendron me shume se ato jane te detyruara ne nje shumice rastesh qe te punojne te ndara teresisht nga meshkujt. Ne Iran pra me shume eshte problem segregacioni seksual.
Sa per FIFA-n, zgjedhjet ne Iran megjithe gjakderdhjen qe vijoi ishin me demokratike se ato te FIFA-s. Sidomos fushata parazgjedhore. Blatter i detyroi te dy rivalet e tij qe te dilnin nga gara dhe pastaj kandidoi i vetem duke fituar pothuajse me vota unanime.
Mbase ndryshimi me thelbesor mes te dyjave eshte qe FIFA nuk eshte duke prodhuar bomben atomike dhe si rrjedhim nuk rrezikon bombardimin nga Perendimi.
Shumë gjëra nuk i njihen Iranit…
Pas Sadamit, Bin Ladenit, Ghedafit, rradhën e Diktatorëve të mëdhenj e të rrezikshëm për botën, e kryeson Ahmadinejadi (sipas opinionit të konsoliduar në perëndimin e civilizuar), por, ky perëndim i civilizuar nuk thotë gjithçka…
Lajmi i fundit (i paradisajavësh): Parlamenti iranian e çon përpara gjyqit presidentin për abuzim të pushtetit (http://it.reuters.com/article/topNews/idITMIE75004W20110601)… Një akt i tillë demokratik, duke hequr mënjanë Shqipërinë, se nuk vlen as si etalon dhe as si shembull(demokratik), vështirë se mund të ndeshet në ndonjë “demokraci të përparuar”.
Emri i diktatorit te Iranit nuk eshte Ahmadinexhad. Kushdo qe i di dy gjera per ate shtet e di se aty sundon Ajatollahu i madh. Bën ai nje shenje dhe ia mbledhin rripat Ahmadinexhadit, per t’i kujtuar se kush i ka vertet frenat ne dore.
Ne Perendim ka sigurisht shume keqkuptime per Iranin por le te mos fyejme inteligjencen e ketij forumi duke krahasuar demokracine ne Iran me ato te Perendimit.
Paska lesbesha edhe ne Tirane?
Thashe se kishte vetem ketu. Se me erdhi nje kushoja ime me nje ekip nga ato sportet “dru me pre” te nje prej atyre skolive te Ives, dhe e pyta se a ka lesbike ne ekip. Ohu, nga ato big fare, mu pergjigj. Marshallah. A eshte me condicio apo par condicio ky ekipi tuaj, desh e pyeta. Por ra telefoni.
Sa per ate ekipin e bishave te Tiranes, proponoje qe ta therresim “Lesbians on Ecstasy” Se eshte me i bukur, dhe me asexual. Nuk le mundesi qe te ngaterrohet. Se psh ka pare njeri qe te therritet e te vihet ne nje vend fjalet “lesbian” dhe “(la) bis(c)he”? Se s’ka as lezet, se i marrin ata te jashtmit shqipot per budallenj. Te qesh gjithe dynjaja pastaj. Lesbina la biche.
Coc po ndodh andej nga Wall Street-i me kallzuan.
Kishin qelluar edhe police me qen dhe me cifte, qe u kish rene rruga aty pari, tek po ktheheshin nga gjuetia.
http://i52.tinypic.com/20p6a1g.jpg
Irani plot me mullahe eshte, por qenka vendi i pare ne bote per operacionet plastike. Po kushedi se per ke behen te bukura ato. Xhanem thuaj, kush i shen nen shami? Apo thuaj ajo puna e eyes, beaty , beholder e me the e te thashe? Mullahe hesapi. Me siguri vetem ato 72 virgjereshat enderrojen. Mejtoj une keshtu…
Irani eshte ne avant garde jo vetem per opercionet plastike (specilizim hunda) po edhe per ato trans-gjinore( ku thuhet se ka kirurge shume te zote, qe kthejne qyqare ashtu si ka pas nder mend Zoti)
Futbolli duket qe eshte shume i ndjekur ne Iran nga femrat. Nese ke mundesi shiko filmin iranian Offside qe prek pikerisht kete teme bashke me nentemat e tjera qe rrjedhimisht dalin ne pah.
Ndersa artikulli i Shekullit, edhe mua me te njejten ndjesi, ndonese pretendonte te tregonte boten e lesbikeve ne Tirane – si nje emancipim mendor dhe kulturor te shoqerise – nuk bente gje tjeter, per mendimin tim, veç te perforconte binomim (paragjykues) qe lesbiket jane meshkuj me anatomi femerore.
Dhe ne qahemi per Shqiperine. Shikoni nga ajo ane dhe kenaquni qe ka edhe me keq. Dinakeria dhe hiprokizia e ketyre shoqerive eshte e pafund. Ata nuk bejne asgje per veten e vet. I bejne o per allahun, ose per kunderveprim te atyre qe i akuzojne per shtypjen e te drejtave te grave. Kane hedhur ne gjyq nje ish-president! Sa te tilla bente Enver Hoxha, aq sa ja kolojne gjithe fasadave te perdora prej nga qemoti per shitjen e m…. per mjalte, kuptohet trazim me perqingje sekrete. Nderto fasada futet te drejta dhe liria e gruas shqiptare, si dhe muskujt socilaiste te saj, jo fetare, te cilat do te trembin edhe Tajsonin po te kishte rastin ti shihte. Nen veshjet e bardha, te mbuluara nga koka tek kembet, edhe zverkun, nuk di , por me mire do ti shkonte nje ekipi gjithesijashtesh te Nasa-s, ne ndonji pregatitje per te shkuar ne ndonji Pluton, ku ka fjale konspiracioni, natyrisht, qe ekzistojne njerez qe nuk zhvishen dhe lahen asnjihere gjate gjithe jetes se tyre.