KADAREJA BASHËS

Siç lexoj në BalkanWeb, shkrimtari Ismail Kadare i paska dërguar kandidatit për kryebashkiak të Tiranës Basha një letër të hapur, ku e fton të tërhiqet nga gara, për të lehtësuar daljen nga qorrsokaku i kësaj krize të fundit.

Shkruan ndër të tjera Kadareja:

Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.

Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.

Letra është shumë e mirë, dhe i ka të gjitha gjasat për t’ia arritur qëllimit – zgjidhjen e krizës, duke shmangur poshtërimin e palës humbëse.

Tek e fundit, në një shoqëri patriarkale dhe autoritariste si e jona, e vetmja mënyrë si mund të dilej nga ky ballafaqim ishte nëpërmjet invokimit të një autoriteti suprem.

Më pëlqen edhe që kjo thirrje ka ardhur nga një personalitet që, në thelb, është pjesë e jetës shqiptare, nuk i imponohet asaj nga jashtë, as e lë veten të përdoret nga të shkathëtit me kravata shumëngjyrëshe.

Nuk ka komente

  1. Xhaxhai: “duke shmangur poshtërimin e palës humbëse.”

    Si ta marr kete? Kush eshte humbesi? Humbesi nuk mund te vetcaktohet si i tille, apo jo?

    Kjo letra e Kadarese, nderkohe qe eshte nje sugjerim per nje akt qe kerkon kurrajo qytetare, nuk vlen para nje kundershtari si Rama. Biles do te interpretohet si nje akt dobesije dhe “compliance” me dhunen qe po kercenohet ne dyert e KQZ-se, prej nje kundershtari te krisur.

    1. Në qoftë se Basha tërhiqet nga gara, atëherë Rama konfirmohet si kryetar bashkie; pala humbëse në këtë rast është Basha, i cili mund të vetëcaktohet si i tillë, duke u tërhequr nga gara. Madje, nëse është e nevojshme për sedrat, mund ta quajmë pastaj edhe fitues moral të këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që të mos e pengojmë me të dhënat e të marrat që do të ketë me Prokurorinë (në lidhje me për vrasjet e 21 janarit).

      1. Po Basha prandaj e do bashkinë e Tiranës me se s’bën, që të mos merret me prokurorinë më pas. Bashkia i shërben si pagëzim që t’i lahen mëkatet e 21 Janarit, marrëveshjes së detit, rrugës së kombit etj.

        Basha po u IMPONOHET shqiptarëve prej Berishës.
        Gjarpri do të lërë vezët e veta në fole para se të tërhiqet politikisht.

        Hajt pranuam djallin, tani duhet të pranojmë dhe të birin.

  2. Ajo qe shkruan I. Kadare eshte e njejta gje qe duhet t’i kishin thene nderkombetaret (qe e komandojne dhe e mbajne ne lak) edhe S. Berishes pas janarit.
    Me paljaçaten e rinumerimit po behet grusht shteti dhe po krijohet nje precedent ilegal i rrezikshem. Po te mbizoteroje dhe te fitoje teza e Berishes, nuk do te kete me zgjedhje te patelekomanduara. Shkelja (=”Ndryshimet” e ligjit) ligjore e bere pas perfundimit dhe numerimit te votave teorikisht garanton kontestimin e zgjedhjeve perhere dhe garanton fitoren e pales “me te forte”, dmth te asaj qe ka ne xhep Ristanin e radhes. Pas 2, 3, 4 vjetesh mund te kerkohet pas numerimit ndryshimi i rezultatit sepse do te shpiket ndonje parregullsi tjeter “e paparashikuar” nga ligji ne fuqi dhe te filloje prape numerimi nga e para.
    Rrofte Shqiperia etnike!

    1. Rrofte Shqiperia etnike!

      Mos deshnje te theshnje ‘teknike’? 🙂 Se jo per gje, qe kur u nis ky muhabet(c.a. 1913), nji gjo teknike na ka dhon frongu, bere llagar per njerez qe sot quhen ‘paria’ e Tiranes.

      Pat shkruar nje reagim te bukur Shinasi Rama te Balkanweb-i sot. The gist of it “this whole thing is a fake”

      1. Jo, babam, jo:
        Rrofte Shqiperia etnike!
        Eshte e vetmja gje qe perseris e kujtoj qe kur mora vesh se ne shqiptaret i harrojme dhe nuk i vleresojme gjerat themelore.
        Per te tjerat mund te diskutojme, kete duhet ta shpallim e ta mbrojme gjithmone.
        Rrofte Shqiperia etnike!

  3. Propozoj qe te behet nje liste ku te gjithe ata qe jane ne nje mendje me Kadarene te shenojne emrin e tyre, dhe prane emrit te Bashes te vene edhe emrin e S. Berishes.
    Hapi i dyte te jete nje qeveri teknike per nje periudhe 6 muaj-12 muaj dhe pastaj zgjedhje te qarta politike ku te mos perfshihen figurat politike klanet e te cilave gjate ketyre 20 vjeteve kane pushtuar institucionet e shtetit dhe ku aleancat e mundshme qeveritare te paraqiten hapur qe para zgjedhjeve. Dhe nje ligj elektoral qe te parashikoje denimin e genjeshtrave dhe te premtimeve te bera ne fushaten zgjedhore qe nuk mbahen nga kandidatet me ndalimin e riparaqitjes se tyre.
    Rrofte Shqiperia etnike!

  4. Jam krejtesisht ne nje mendje me ty, Xha Xha. Nese behet sa propozohet nga Kadare, mund te dilet nga kjo krize e vogel e momentit pa humbje praktike po te momentit. Edhe une e lexova ne te njejten menyre permbajtjen e letres. Gjithashtu me duket qe shanset per ta marre letren ne konsiderate, rriten, jo vec nga fakti se Kadare ende perben nje “autoritet suprem” per shqiptaret, ndoshta te vetmin te gjalle, por edhe sepse letra propozon nje gjest qe nder shqiptare e ballkanas mund te merret per zemer e te admirohet si kavaleresk. Bashes, qe sipas meje dhe historise qe ka shkruar ne vitet si politikan, ka nje deficit te forte nder njerez per epersi morale dhe sjellje dinjitoze e te pavarur (ai shihet kryesisht si ‘skuth’, ‘ish-nxenes i bankes se pare qe meson permendesh sa duhet per te marre 10 — a nuk ia vuri ne dukje 10-at qe ka marre qe ne klase te pare derisa mbaroi shkollimin, edhe Berisha vete?–, qe perfiton nga cdo situate dhe pastaj te spiunon te zysha’), i intereson me shume se kujtdo tjeter te beje kete zgjedhje. Jam e bindur qe ai ne kete moment e sheh veten ne dyert e kryeministrise se ardhshme dhe jo me nje kut me te shkurter se aq. Pra humbet shume pak sot, per te fituar shume neser.

    A do te thote qe mendoj se kjo mund te behet? Besoj se shanset nuk jane me shume se 50%.

    Se fundmi, personalisht kete zgjidhje, edhe sikur te ndodhte sipas skenarit te servirur me mjeshteri, kur duhet dhe ne menyre te zgjuar nga Kadare, e shoh si shmangie te nje gjullurdie te momentit dhe ndoshta si mosbllokim te procesit te kandidimit te Shqiperise ne EU, por aspak si nje hap demokratik. Nuk besoj se kjo lloj marreveshjeje mes paleve eshte hap demokratik as per udheheqesit, as per popullin qe hap syte poshte. Eshte nje manover praktike me ca te mira te vogla praktike. Per mua zgjedhjet jane te korruptuara, dhe te papranueshme. Cdo vazhdim i procesit i bazuar mbi numerimin dytesor, perfshire edhe kete zgjidhje mekanike nga lart, nuk sjell ndonje hap ne demokratizimin e kultures shqiptare. ne zgjedhjet e ardhsme po ky corap do na vihet para hundeve per t’i marre ere.

  5. Fjalet e embla te kesaj letre ngjajne me nje perpjekje (rrenacake) per te çarmatosur nje te marre qe ka zene peng dike dhe po e kercenon me nje thike te gryka.
    I duhet folur ketij te marri dhe i duhet folur bute. I duhet blere mendja duke e cilesuar me Napoleonin e deri-deri, me Ismail Qemalin.

    Ne qofte keshtu, mire ka bere Kadareja. Eshte per t’u vleresuar deshira e mire qe ka ne zgjidhjen e krizes. Por nese vertet mendon se kemi te bejme vetem me nje mungese galanterie nga ana e Berishes qe s’po i hap deren e restorantit nuses dhe s’po e lejon te kaloje ajo e para, atehere gabohet rende Kadare, se jemi vertete ne rastin e nje te marri qe na mban thiken te gryka.

  6. I hodha nje sy reagimeve te militanteve, me beri pershtypje qe shume socialiste e gjykojne fare te pamjaftueshme.
    Nuk e di a jane ne vete keta apo jo!
    Reagimi im instiktiv ndaj kapriçove absurde ne gjendjet kritike eshte ulerima dhe vallaj ndaj ketyre do thosha e kane hak nje dajak te mire qe tu vije mendje ne vend.

    Letra eshte e persosur, topi i ka kaluar Berishes por me spond edhe Arvizut, me permendjen e vitit 1913, le te themi nje perseritje ne miniature, meqe si Berisha ashtu edhe Arvizu jane shume te vegjel.

    1. Nuk ke se çfarë ta duash “fitoren” e të majtëve pa përgjegjësi të Berishës dhe Bashës sidomos për 21 Janarin.

      Hidhe poshtë, çoje në plehra. Këta duhet të marrin përsipër përgjegjësinë morale, politike dhe të gjykatës për çfarë kanë bërë.

      Përndryshe ndërrimi i pushtetit, do të jetë “pjesë këmbimi” i të njëjtës makineri të fëlliqur shteti.

      1. Unë kam mendimin tim për gjithë këtë mesele, e cila nuk mund të gjykohet vetëm nga zhvillimet e numërimit të votave.

        Për mua, Rama duhej të ishte tërhequr nga këto zgjedhje, ose t’u kish kërkuar të vetëve të votonin skedë të bardhë.

        Ashtu Basha do të fitonte zgjedhjet me 15% (po të marrim parasysh edhe masën që nuk ka votuar).

        Ndërkohë Rama do të përgatitej për sfidën e madhe politike dhe sociale, e cila do të çonte në rrëzimin e pushtetit të Saliut, me rrugë demokratike – në parlament dhe në rrugë, me të gjitha format e mundshme të mosbindjes civile të padhunshme.

        Përkundrazi, të gjithë rendën të marrin pjesë në zgjedhje, me shpresë se kushedi do të fitonin.

        Këtë e bënë jo se janë budallenj. Mund të jenë të pagdhendur dhe amoralë, por budallenj jo. E bënë, sidomos socialistët, sepse e dinë që njerëzit nuk dalin në rrugë të luftojnë që Rama të mbetet kryetar i Bashkisë së Tiranës.

        Kjo e zgjedhjeve lokale ishte një pesë me hiç. U shpenzuan pará, energji, kapital politik. Imazhi i Shqipërisë në Europë nuk ka qenë ndonjëherë më qesharak, të paktën që prej 1997-ës. Institucionet janë diskredituar krejt. Mediat tallen me Presidentin e Republikës që paska votuar jangllësh, në një kohë që Gazeta 55 i thotë Bamir Topit se “nuk mund të harrosh gjakun e Azemit!”, thuase Azemi ka rënë dëshmor duke zënë topin komunist nga grika (ky është bagazhi intelektual i PD-së, në këtë moment).

        Gjithsesi, të kthehemi tek tema. Doja të them që socialistët nuk mund të luajnë lojën elektorale dhe pastaj, kur t’ua hedhin ose t’i mashtrojnë, të luajnë menjëherë kartën e protestës në rrugë dhe të mosbindjes civile. Kjo nuk shkon, këtë nuk e ha njeri dhe këtë, në fakt, nuk e ka ngrënë njeri, megjithë ato goma makinash që janë djegur.

        Krahasimet me 1997-ën nuk qëndrojnë; atëherë njerëzit u ngritën sepse u vodhën paratë, jo votat. Ky dallim është kritik në Shqipëri, dhe kështu do të mbetet edhe për shumë kohë.

        Po të shohësh, strategjia e vetme e PS-së pas zgjedhjeve ka qenë të bëjë pak zhurmë në rrugë, me ata pak militantë që ka, në një kohë që të gjitha shpresat i ka varur tek ndërkombëtarët.

        Sa për Salën dhe PD-në, këta janë as good as dead, nga pikëpamja politike. Kanë mbaruar përfundimisht. E vetmja arsye që mbeten ende në këmbë, është se PS-ja ka gabuar, këto kohë, gjithçka mund të gabohej.

        Kanë rrahur? Po, kanë rrahur dhe do të rrahin; sepse kanë policinë në dorë. Rrahjet, për mua, janë ekuivalent i thirjeve për opsionin Çaushesku – secili bën çfarë të mundet, pa pyetur për pasojat. Kaos i plotë, shëmti dhe turp.

        Kur të dy palët u futën në vallen e votës, shpresa ime ishte që Rama ta humbte bashkinë e Tiranës, në mënyrë që t’i kushtohej përfundimisht PS-së, opozitës, dhe organizimit të përmbysjes historike të pushtetit. Siç e kanë thënë edhe të tjerë, qenia e tij në krye të Bashkisë është objektivisht pengesë për perspektivat politike të PS-së, e cila nuk është tamam as në pushtet, as në opozitë.

        Megjithatë humbja nuk ndodhi; por ndodhi një orvatje për vjedhje të votës. Në këto rrethana, opsioni i tërheqjes së votës është më i pranueshmi, mes opsioneve njëri më i shëmtuar dhe i pashijshëm se tjetri.

        1. Kete kam thene edhe une. Rikandidimi i Rames per ne krye te bashkise ishte “tradheti” ndaj interesave te Partise Socialiste. Ose e kunderta, zgjedhja ne krye te PS-se ishte tradheti ndaj qytetareve te Tiranes.

          Normale kur ndodhi ne mes te mandatit, mirepo tani e kishte ne dore te çlironte njeren pale.

          Dakord edhe me ate qe pjesemarrja ne zgjedhjet lokale ishte moskonseguence. Nje pergenjeshtrim i gjithshkaje qe kishte pretenduar deri atehere. Pse te mos mendoj une tani qe gjithe zhurma pas qershorit 2009 ishte sepse nuk donte te pranonte humbjen?

          Se fundi e vetmja arsye se pse PS nuk fitoi Tiranen ishte sepse kandidoi Ramen. Çdo socialist tjeter e kishte ne pjate. Kur moren Kavajen Tirana ishte ne xhep. Po ky nuk eshte me i mire se Berisha (druhem une) per te leshuar karrigen. Socialistet fituan ne gjithe vendin dhe nuk e meritojne te vriten per Tiranen.

          Zgjidhja me e mire pas doreheqjes se Bashes eshte (dore)heqja e Rames nga PS. “E doje bashkine? Ja ku e ke. Tani na ler te marrim pushtetin qendror. Do te behesh kryeminister? Jo. Se po te doje nuk kishe kandiduar ne keto zgjedhje. O lokal o qendror. Mos ia ashtu ate muhabetit”.

        2. Parësisht Xhaxha, unë bie dakord për kritikën mbi shpenzimet jashtë mase të mëdha të fushatës zgjedhore.

          Edhe po mendoja madje, si nuk ka pak intuitë apo ndërgjegjie ekonomike ky shtet, kur lejon të bëjë fushatë e të hedhë pare të madhe, një njeri si Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion!!!

          Ato lekë, janë gjynah! Ia kishin sekuestruar pas dënimit, dhe në arkën e shtetit, mund të shtoheshin të paktën 700.000 euro.

          Këtu po hasim një fenomen të çuditshëm, pranimin e Metës si faktor në zgjedhje, ndikimin prej këtij njeriu të rezultatit zgjedhor, dhe më pas votimin, apo besimin për këtë njeri, që tu gjejë të tjerëve vend pune. Tani kjo është si të ushqesh një bishë të egër, me dorën tënde, prej frikës se mund të të kafshojë!

          Gjithashtu… parimisht edhe unë kam qënë kundër zgjedhjeve. Jo pa u vendosur drejtësia mbi 21 Janarin. Madje e kam shkruar këtu.
          Të them që pranimi i marrjes pjesë, ka qënë kusht imponimi prej ndërkombëtarëve, nuk e di sesa do pranohet. Po gjithsesi mund të diskutohet.

          Mbajtja e zgjedhjeve pa drejtësi për 21 Janarin, ishte shpërhapje e helmit dhe përgjegjësisë mbi çdo shtetas dhe votues. Berisha nuk është hera e parë që e bën këtë gjë. Ashtu si në fillim të viteve 90′ kur deklaronte “të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë fajtorë” dhe pastaj kthim pllake për të forcuar rradhët dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, edhe këto zgjedhje të fundit, ishin shpërhapje helmi, toksifikim mbi çdo zgjedhës. Është si tia lësh mbi shpinë fajin e Bashës, edhe votuesit të Bashës.

          Është e padrejtë për çdo votues, por edhe për vendin. Asnjë qeveritar i përgjegjshëm nuk kishte për ta bërë një gjë të tillë. (po nga ana tjetër asnjë qeveritar i përgjegjshëm nuk do vriste protestues).

          “””Gjithsesi, të kthehemi tek tema. Doja të them që socialistët nuk mund të luajnë lojën elektorale dhe pastaj, kur t’ua hedhin ose t’i mashtrojnë, të luajnë menjëherë kartën e protestës në rrugë dhe të mosbindjes civile.””””

          Nuk e besoj se keni rënë në atë grackë ku “votat i janë vjedh Ramës”. Votat i janë vjedh parësisht votuesit, dhe jo Ramës. Votuesi happens to vote for Rama.

          Pa vendosur këtë shtyllë të nevojshme në një rend demokratik, pra të respektimit të vullnetit dhe të votës, atëherë do të kemi gjendje të tilla të përsëritura me abuzim pushteti. Njerëzit duhen ndërgjegjësuar mbi kuptimin, forcën dhe përgjegjësinë e ushtrimit të vullnetit. Kjo është pikë kyçe në formimin e mëtejshëm të procesit demokratik. Madje madje, kjo është pika fillestare nga ku do të kemi një politikë proaktive në të ardhmen. E cila nëpërmjet resurseve të veta, nuk synon të dhunojë, por të respektojë dhe të bindë votuesin. Madje, ca kohë më vonë, do të synojë që EDHE të edukojë votuesin (arsim, ndërgjegjësim social e politik), që ky të mos votojë gabim.

          Thelbi i politikës së keqe të tranzicionit që përfaqëson Saliu, është ajo e mosrespektimit të vullnetit të zgjedhësit. Madje i njëjti Sali, kam përshtypjen se po torturon veten tani, mbi faktin se I DUHET patjetër që të pranojë para ndërkombëtarëve se ka humbur, edhe ndërkohë duhet të luftojë me egon e vet, që është ajo e një njeriu që nuk humb!

          Një Sali i vogël, që endet nëpër bjeshkë, duke kërkuar dhinë e humbur, megjithëse këtë e kishin gjetur që më parë… tregon shumë për të dhe komplekset e veta. Çështja për të nuk ishte të gjendej dhia, ishte se duhej AI që ta gjente dhinë.

          Për punën e votës madje, në rast se ka një standart të vogël demokratik, por të fituar gjithsesi, është ai i dyshimit se nëpërmjet vjedhjes dhe manipulimit mund të fitosh zgjedhjet. Me gjithë resurset, me gjithë presionet administrative, megjithë korruptimin në çdo nivel, shtrembërimin dhe vonesën e numërimit, këtë herë mesa duket, Saliu NUK ka arritur të fitojë.

          Kjo është gjë e madhe, për një vend të prapambetur dhe me standarte të dyshimta.

          Edhe kjo është luftë e Ramës dhe meritë personale e Ramës. Ai e ngriti si kauzë transparencën e zgjedhjeve, ai është drejt arritjes së saj. Gjithë këta vëzhgues të jashtëm, përfshirja direkte e ambasadorëve, përqëndrimi i vëmendjes tek zgjedhjet, është meritë e Ramës.

          Kjo dalje e të palarave dhe kjo mënyrë groteske e nxjerrë në pah për funksionimin e shtetit, është meritë e Ramës. Insistimi i tij tregoi se zgjedhjet vidhen ditën me diell e live në tv.

          Në fakt… gjithë kjo periudhë tranzicioni, më duket tani si një lojë budallenjsh, prej politikanëve. Zgjidhu që të vjedhësh dhe vidh që të rizgjidhesh.

          A nuk është koha që të marrë fund? Që psh, nesër pasnesër, të mos zgjidhet i forti i lagjes, se ai di të mbledhë rreth vetes lagjen edhe tia vjedhë votat lagjes tjetër… mos pas kësaj, bën vaki e zgjidhet një menaxher i mirë, një profesionist i mirë etj?

  7. Bashes i duhet te zgjedhe mes nje vete-humbjeje qe do te shihet si e moraleshme dhe nje fitoreje qe nuk do ta gezoje dot.

    Me duket se dilema eshte e qarte dhe zgjedhja qe i keshillon Kadareja eshte ajo me e mencura.

    Problemi eshte se a vendos dot Basha per veten e tij. A guxon ai te dale me nje vendim qe do te shihej nga Berisha si tradheti apo shenje dobesie?

    Pyetja me me vend eshte se pse Kadareja nuk i shkruajti direkt atij qe vendos per kete pune, Berishes. Ma ha mendja se shkrimtari i madh shqiptar ka respektuar pretendimin se Basha eshte figure me vete dhe jo nje marionete ne politiken shqiptare, nderkohe qe “i ka rene pragut qe te degjoje dera”.

    Jam kurioz edhe sesa do te presin demokratet qe t’i kujtojne se eshte “shkrimtar i oborrit”, nje teme qe deri tani preferohej nga socialistet.

  8. Po nuk ishte Rama ai qe para prokurorise deklaroi se ‘kokepalaret’ ishin elemente subversive qe s’kane lidhje me PS e mitingun paqesor te opozites ?

    Si tha Krishti, ti Pjeter do me mohosh 3 here pa kenduar gjeli.

    Mire po nese jep doreheqjen Basha, çdo besh ti, do i thuash Rames te mos pranoje , te jape doreheqjen edhe ai ?
    Po pastaj, cila eshte levizja e radhes nje 21 Janar tjeter ?

    Nuk dua kete zgjidhje se dua nje 21 Janar tjeter, kete po thua ti ?

    1. Shiko keshtu si jane punet 21 janarin tjeter e ke te garantuar. Nje shprese e mundshme e shmangies se 21 janarit te dyte eshte qe Basha te terhiqet.

      Po nese pas terheqjes se Bashes, Rama ben perseri 21 janar, atehere eshte fitore e fuqishme e Berishes. Ora politike shqiptare nuk mbaron me 8 majin. Mos harro qe zgjedhjet qe kane vertet rendesi per Berishen mbahen ne 2013.

    2. Link gjëkundi, që të marrim vesh çfarë ka thënë tamam?
      Elementët provokues të trazirave, nuk kanë qënë të PS, ka dhe dokumentime mediatike për këtë.

      Unë nuk e kam lexuar apo parë gjëkundi Ramën të ketë thënë diçka të tillë, më intereson si e ka thënë tamam?

      Kam parë Ramën që fitoren në zgjedhje tua dedikojë jetimëve të 21 Janarit.

      Nëse Rama nuk e ndjek këtë çështje, 21 Janarin do e ndjek vetë, privatisht. Unë e quaj ngjarje madhore dhe pa precedent që në një protestë opozite të shkojnë e vriten katër njerëz. Në mes të sheshit, në mes të kryeqytetit.

      Unë për Bashën jam i interesuar për hallkën e parë të procesit të 21 Janarit: Paraqitjen në gjyq. Nuk është bërë as A-ja e 21 Janarit. Nuk është bërë gjyqi akoma. Kur të bëhet gjyqi, atëherë sipas mënyrës si do bëhet do gjykuar. Basha para se të kërkojnë Tiranën duhet të shkojë në gjykatë. Të bëjë deponimin, të thirret si dëshmitar i ngjarjes, të paraqesë faktet etj. Dhe jo të katapultohet në bashki një herë (pastaj të tjerat).

  9. Nëse Basha tërhiqet, ai kryen një veprim shumë fisnik dhe me siguri të vetmin, që mund t’i jepte shanse reale të fitonte për llogari të të djathtës shqiptare zgjedhjet politike më 2013.

    Kjo është edhe diçka, e cila mund të fiksohet që tani, që Basha të tërhiqet dhe Rama të detyrohet të mos pretendojë për të kryesuar socialistet në zgjedhjet e ardhme politike.

    Kështu fitojnë të dy. Basha humb fisnikërisht duke i kursyer Shqipërisë trazirat politike dhe sociale, pra del nga kjo histori i martirizuar. Edi Rama ruan fytyrën e tij dhe të opozitës.

    Por ky lloj skenari, që mund të jetë shumë naiv, ka si premisë suksesi çaktivizimin e Berishës, madje që në këtë moment.

  10. Basha nuk terhiqet, tthote qe kerkesa e Kadarese eshte antidemokratike e na largon nga Europa…. kot sa llapim, ne Shqiperi mesa duket e ka marre ferra uraten :

    E mori ferra uraten

    Nje dite, kur zoti takoi disa te dehur, pyeti se c’kishin. Pasi mesoi se kishin pire vere, deklaroi:
    “-Nese ne te ardhmen shoh se prodhohet nje leng i tille, do ta mallkoj perjetesisht bimen nga e cila eshte prodhuar”
    Mbas shume kohesh, Zoti takohet perseri me ata njerez, dhe i gjeti duke pire vere. Per ta nderuar ata i dhane te provoje vere, duke harruar keshillen e tij. Mbasi piu nje gote Zoti i kenaqur tha:
    “-Nga ka dale ky leng?”
    Njerezit kujtuan menjehere keshillen e tij dhe, per te mbrojtur rrushin, i thane:
    -Nga ferra-qe mallkimi te binte mbi ferren e mbase zhdukej si bime.
    “-Paste Uraten time”-tha Zoti
    Dhe njerezit, duke kuptuar se Ai ishte kenaqur e, per te bekuar edhe rrushin i thane
    -Zoti yne, ka dale nga rrushi, kjo eshte e verteta.
    “-Epo tani e mori ferra uraten!

  11. Kadare megjithe pompimin e fames se tij, kryesisht nga e djathta, nuk e ka ate autoritet ne shoqerine shqiptare sa te kerkoje terheqje te tilla qe do t’i jepnin fund cdolloj perpjekje per demokraci e institucionalizem ne Shqiperi.

    Kadare ka qene dhe mbetet nje shkrimtar oborrtar qe nuk e permireson dot biografine duke u vetshpallur i paanshem. Eshte tragjedia e tij qe nuk honepset dot nga te dyja palet (por kjo nuk e ben te pavarur) ne Shqiperi. Njera pale e urren si sherbetor qe u cua kunder te zotit, ndersa pala tjeter nuk ja harron dot sherbimin ndaj diktatures dhe pjesemarrjen e tij te drejteperdrejt ne represionin me ligje te miratuara qe behej nga sistemi kunder shqiptareve.

    Sic duket shantazhi mediatik kunder tij nga mediat e majta kohet e fundit ka funksionuar dhe tani e ka kycur gojen per te mos folur te verteten dhe na propozon zgjidhje turpi qe do te thoshte kapitullim i shtetit dhe ligjit perpara shantazhit te rruges.

    Ketu ceshtja nuk eshte te bejme fisnikun duke shkelur ligjin dhe parimet demokratike, por kush eshte fituesi i zgjedhjeve.

    Basha deri tani eshte kandidati me i votuar ne Tirane, qe do te thote cdo terheqje nga gara eshte neperkembje dhe shkelmim i perkrahjes qe i kane dhene qytetaret e Tiranes. Respektimi i vullnetit te qytetareve te Tiranes, duke numeruar cdo vote te rregullt, nuk eshte me ne dore te Bashes apo Berishes, por vetem ne dore te votuesve dhe perkrahesve te Bashes.

    E perseris, a ka fituar Basha apo jo? Per votat e kontestuara dhe procedurat e ndjekura nga KQZ do te flase gjykata e zgjedhjeve.

    Kadare nese shqetesohet per Shqiperine dhe jo per makjazhin ne fytyren e tij te plakur t’i bente nje leter te hapur Edi Rames ku t’i kerkonte jo terheqje nga gara, por vetem respektim te ligjit dhe institucioneve, ndalimit te dhunes politike e politikes se rruges dhe kontestim i procedurave e vendimeve te KQZ ne rruge institucionale. Ose e shumta qe mund te kerkohej do te ishte terheqje e te dyve nga gara dhe riperseritje e zgjedhjeve ne Tirane.

    Cdo propozim tjeter eshte zbythje e ligjit dhe shtetit, institucioneve dhe Kushtetutes perpara shantazhit te rruges dhe aksioneve ekstralegale qe do ta fusnin Shqiperine ne nje rreth vicioz ku nuk do te qeverisej e drejtohej ne baze ligjesh e rregullash, por ne baze force e shantazhi dhe me kete do ta mbyllnim perfundimisht cdo perspektive per integrim ne BE.

    P.S. Ismail Bej Vlora dha doreheqje se praktikisht nuk qeveriste dot prej kundershtimit te brendshem e te jashtem.

  12. Edhe dicka mbi pjesemarrjen ne zgjedhje pasi spekullohet shume. Ne keto zgjedhje lokale kane marre pjese pak mbi 50% e atyre me te drejte vote, qe eshte realisht nje numer i madh dhe qe tregon nje interes te qytetareve shqiptare per voten e politiken, duke ditur qe afersisht 30% e atyre me te drejte vote jane emigrante. Pra realisht, qytetaret qe jetojne ne Shqiperi kane marre pjese ne votime aty tek 70% ose me shume.

  13. O MB po ti ke ne krye Salen mik shtepie me djalin e Enverit, si e justifikon ti Salen, apo me siguri ka dashe te vrase Enverin dhe per t’iu afruar beri mik shtepie djalin e tij.

    Shoqeria civile me ne fund foli… po ça tha, hiç u kreh si puna e asaj te fshatit qe digjet:

    Shoqëria civile, një sërë organizatash dhe shoqatash të ndryshme i kanë dërguar një letër të hapur Kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristanit.
    Letra shpreh shqetësimin lidhur me mënyrën joprofesionale dhe diskriminuese, me të cilën Ristani ka trajtuat publikisht nënkryetaren e KQZ-së Deshire Subashi.

    “Fjalori, me të cilin ju drejtuat znj. Subashi në mbledhjen e KQZ-së së datës 18 maj 2011, si dhe qëndrimet tuaja ndaj saj, nuk përputhen me këto standarde bazë për një institucion publik dhe reflektojnë diskriminim ndaj grave dhe kolegëve që janë drejt pensionit. Qëndrime të tilla janë të papranueshme për një zyrtar të lartë publik, si dhe nxisin një mendësi të keqtrajtimit të grave e të mungesës së respektit për rolin, vendin dhe kontributin e tyre në shoqëri”, thuhet në letër. Më tej shprehet se për më tepër, këto qëndrime shënojnë shkelje të ligjit nr.10221, datë. 04.02.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i cili përcakton dhe ndalon diskriminimin mbi baza gjinore dhe moshore, si dhe të ligjit nr.9970, datë.24.07.2008, “Për barazinë gjinore në shoqëri”.

  14. Eshte e dyta here rresht, qe Kadare po futet ne ngjarjet politike shqiptare. Dhe te dyja heret, shume afer me njera tjetren.

    Foli qarte pas 21 Janarit dhe po flet edhe tani, dhe kjo do te thote vetem nje gje: se per te, situatat jane te barazvlefshme.

    Dhe s’ka sesi te mos ishte keshtu, se Kadare eshte dikush qe e respekton kete popull, dhe nuk do mund kurre te mendoj se shqiptaret jane ca afrikane çfaredo qe ngrihen vetem po u vodhe paret nga xhepi apo po u preke nene e moter, ndersa po u preke demokracine, nuk jane ne gjendje te kuptojne se hapi tjeter do jene pikerisht nene e moter.

    Te shprehesh nje mendim te tille, siç pashe me siper, eshte ofendim, jo vetem per ne, por edhe per ate qe i thote.
    Kadare pikerisht pse vendos te flasi edhe tashti, ne kete situate, tregon respektin qe ka per veten e tij dhe per ne te tjeret, duke na trajtuar si çdo popull tjeter evropian e me kulture qe shqetesohemi edhe per keto probleme dhe u japim vleren qe kane, pra jetike.

    D.m.th. pavaresisht asaj çka thote, vetem fakti qe zgjodhi te flase, shkon ne favor te tij. Nderkohe qe ca te tjere, te themi Lubonja, vazhdojne te sillen ne menyre krejt te çuditshme, sepse jo vetem qe kur plasi kjo bombe, doli dhe habiti gjithe dynjane duke deklaruar se keto kishin qene zgjedhjet me te mira qe shqiperia kishte organizuar ndonjehere, por tani, keto dite, e gjen ne shtypin e shkruar, vetem me intervista e kujtime rreth burgut qe ka bere. Bej mekat mbase, por s’me duket dinjitoze.

    Ndersa ne lidhje me ate qe thote Kadare. Besoj se po aq sa iu degjua zeri pas 21 Janarit, po aq do i degjohet edhe tani.

  15. @ Hyllin

    Kush te instrukton ty more djale? Ai nacionalisti i madh Ndreca qe kombi per te eshte nga kisha tek stalla e derrave?

    Berisha nuk ka qene as deputet ne Kuvendin Popullor te kohes se komunizmit dhe as vargje e proza nuk i ka thurur Enver Hoxhes dhe as nuk foli kunder regjimit nga Parisi por drejtoi levizjen demokratike ne Tirane.

    1. O MB,
      Kadareja mund te kete mekatet e tij si njeri dhe per reagimet e tij politike, dje dhe sot. POR: me vepren e tij si shkrimtar, si shkrimtar shqiptar, eshte aq lart sa mund te themi se pas 100 vjetesh per Salen tend s’do kujtohet njeri, as per 97, as per 2011, kurse Ismail Kadareja sot eshte shqiptari me perfaqesues ne te gjithe globin, dhe do te kujtohet si shkrimtari shqiptar me i madh i te gjitha kohrave.
      Sigurisht SB mund ta rrise pak famen e tij po te vazhdoje te mbaje pushtetin duke vare njerezit ne mes te Tiranes dhe duke vjedhur votat, por kjo nuk u afrohet romaneve te Kadarese.
      ps
      Dhe te lutem mos ofendo majtas e djathtas persona per idete dhe qendrimet e tyre politike a kulturore: po te mos egzistonte ajo Kishe qe e afrove aq ulet tek stalla e derrave ti sot nuk do te shkruaje shqip ketu bashke me ne.
      Dhe pas sigles tende te paidentifikimit, pra, s’ke pse te lakosh emra e mbiemra.
      Rrofte Shqiperia etnike!

  16. Mua me instrukton libri, ne ndryshim nga ti nuk kam padron tjeter.

    Berisha si ka bere dot keto se s’kishte mundesi, ate çka kishte mundesi, pra bythelepirjen ndaj djalit te Enverit e ka bere ne menyre te shkelqyeshme.

    Nje cope arrivisti komunist eshte, asgje me teper dhe atje lart e ka çuar Ramizi, si tregojne te gjithe ata qe kane qene ato kohe, te cilet ‘çuditerisht’ s’jane me ne PD.

    Une bej habi, si mund te votoje nje i persekutuar bythelepiresin e djalit te Enverit.

  17. Gjuha shqipe do te shkruhej perderisa flitej, heret ose vone. Gjuhet europiane kane kaluar neper periudha te tilla, dmth. kur nuk shkruheshin dhe pastaj shkruheshin. Ja une p.sh. respektoj shume kontributin letrar te klerit katolik, por ndryshe nga ndrecet respektoj edhe letersine e bejtexhinjeve e shkruar shqip por jo me shkronja latine. Ç’ka ketu per ta kufizuar kombin nga stalla tek kisha?

    Kadare shkrimtar i madh? Dakort po me cilen veper te tij? Dimri i madh, ku i thuret lavde izolimit te Shqiperise dhe eshte shkruar me perkujdesjen e vecante dhe keshillat e Nexhmije Hoxhes? Shqiponjat fluturojne lart? Ne mesdite byroja u mblodh? GJENERALI ku ne pikturohemi si vendi me i lumtur ne bote qe ju kishim treguar vendin te gjitheve dhe po te gjithe na kishin zili? Radiostacioni?

    Ore une nuk kam ndonje urrejtje te verber per Kadarene bile e respektoj per ate qe ka bere pas komunizmit, sidomos ne denoncimin e forte te ketij te fundit, por edhe te zezes nuk i them e bardhe. Shantazhi qe i bene mediat e majta Kadarese me ca prapesi te tij ne kohe te komunizmit e kane dhene efektin e tyre e kete or lum miku une nuk e pranoj se une jam mesuar te mos me shantazhoje dikush se nuk ka per cfare me shantazhon.

  18. Nuk e di nëse bëhet fjale për të njëjtin Kadare që kam lexuar, disa libra me shumë se një herë. Kadareja që njoh ashtë shkrimtar i madh i dy kohëve. Kadareja që njoh ashtë ai që fitoi nji çmim para disa vitesh, jo para 1990, Man Booker International, edhe pse kuure se kam matur lartësinë e një shkrimtari me tullat e çmimeve. Për mendimin tim, Kadare ashtë një nga autopsistet me te mirë te diktatures komuniste dhe njohesit me te mire të mentalitet te prodhuar prej saj. Mirëpo, duhet thënë që ai ashtë pak si disi i vështire të kuptohet nga jashtë-brënda-jashtë, sepse veprat e tij përmbajnë nji kendveshtrim të ralle të realitetit shqiptar dhe e kane thelbin në 7 pjesët nën ujë. Nje pjese e Shqiptarve nuk e kuptojne gjithashtu sepse per ta jane gjera qe jane perseritur me mijera here ne jeten e tyre dhe u ka humbur kuptimi thelb.

  19. Uli koken mbreti plak dhe iu lut te riut te mos e perçudnonte me tej trupin e dashur. Por sa keq qe i riu jone eshte vetem nje eunuk e asgje me teper, dhe qe as ne mendje nuk i shkon te luftoje per ndonje gje.

    Do kishte pasur vete bekimin e Kadarese nese tregohej burre dhe terhiqej, duke e lene Berishen te vetem ne çmendurine e tij. Kaq do mjaftonte dhe do ishte shpallur automatikisht, kryetari i ri PD.

    Per pak edhe une besova se Luli qe qesh do e shfrytezonte kete rast qe fati ja solli ne dere, per t’u shkeputur nga i marri qe na ka vene thiken ne fyt dhe per t’u bere lideri i te djathtes. I kishte te gjitha ne dore, mjaftonte te zgjaste doren dhe pa asnje mundim do i kishte te tera.

    Por Lul buzagazi eshte si Ver Llapa, s’di te bej tjeter veçse te qeshi si budall mbrapa Saliut. Dhe mire ti behet, per çdo gje qe do pasoje, duke filluar qe nga pergjigjia e Kadarese qe ne mos tani shpejt, kur te na pezullojne vizat do vije e sigurte.

    Dhe mos u futsh ne gojen e tij, them une, se hiq kalamajt e internetit qe me ç’lexova dje, preferokan me shume Lubonjen, kete mesues te ri – me falni nje sekonde, por sa here qe permend Lubonjen me duhet te shtoje edhe zoti me ndiehte, mendime vertete te liga me pushtojne, sa here qe e kujtoj – te tjeret, qytetaret, ia degjojne fjalen Kadarese. Dhe vath ne vesh do ia kene, mbajeni mend.

    Sidomos tani, qe pasi e pa veten te poshteruar deri ne piken sa ti drejtohet me lutje nje spurdhjaku si Lulzim Basha, dhe ky shkon dhe e refuzon, tani besoj se do vije shkrimi i vertete i Kadarese per te dy monstrat, babe e bire, e per te keqiat qe i kane sjelle ketij vendi. Tani shife Kadarene te turfulloj siç i ka hije kunder ketyre turqve qe na kane mbetur ne dere.

      1. Per kete “Turk” ke shume te drejte, nuk duhej ta kisha perdorur. Kam disa miq te mire Turq, me te cilet edhe kam bere tifozllik per Turqine ne Evropianin e kaluar. Por kupto situaten. Robi kur zgjohet prej gjumit eshte ne forme dhe botes mbare po iu tek, i shpall lufte, e jo me Turqise.

        Ndersa qe eshte eunuk, kete s’e luan topi. S’pranoj diskutim. Vete Kadare kishte veshur rrobat e kamarierit dhe ia kishte servirur mbi nje pjate floriri terheqjen, si Berishes ne rradhe te pare, ashtu dhe Lulit.
        Luli nder te tjera ishte mbajtur edhe me hater, sepse kjo pjate kishte dy mundesi per te, kishte edhe ate te shkeputjes prej Berishes nese ky, siç edhe pritej, do ngulmonte ne çmendurine e vet.
        Atehere Lulit, nese nuk do ishte qene ky eunuk qe eshte, do i mjaftonte vetem te shkeputej prej tij, dhe ne çast do e kishte gjetur veten si qendra e re gravitacionale e PD-se.
        Keshtu qe eshte eunuk dhe pike. Tani per te, e vetmja menyre per te mbijetuar ne politike, eshte vendosja e nje diktature e cila keto ka, vendosjen ne krye jo te njerezve qe e kane fituar vendin, por te ndonje fshatareje kooperativiste ose te ndonje qoseje si puna e Lulit.

        1. Edhe sikur të mos i kishe ata miqtë e mirë turq, nuk duhej ta kishe përdorur. Nuk jemi më në kohën e “shoqërisë së të shtypurit shkronja shtypi”, kur mund t’ia faturonim Turqisë të këqiat tona. Unë madje kam dëgjuar se edhe në Turqi nuk po e bëjnë më me faj, për problemet që kanë, bashkëjetesën e dikurshme me shqiptarët nën të njëjtën perandori.

          1. Po me vlla, ke te drejte edhe ti. Po fjale jane ato te shkreta, mos i merr kaq seriozisht. Nuk jane plumba e mort nuk bejn. Le pastaj qe une s’kam pretendime te ndryshoj menyrat e te shprehurit te shqiptareve. Nese ata per nje diçka, perdorin ate forme, edhe une ate do perdor. S’do shpik forma te reja une se s’jam Kadare.
            Megjithse, e mora vesh se ç’doje te thoje.

    1. Turku qe te ka mbetur ne dere ka marre vetem 10 vota me pak se piktori fluturues. Kete analize do e beni ndonjehere ju, te pakten kur keni pseudonime?

      1. Or ti theollogos, une jam pergjegjes vetem per veten time dhe e shumta qe mund te bej eshte te mos e anashkaloj por t’i therras me sa ze te kem, Katundar, çdonjerit qe shkon e voton per Mediun, kete vrases ordiner; per Meten Kete maskara te peshave te renda qe s’pati njerezillekun as te hesht nje dite pasi ishin vrare njerez ne bulevard, por i quajti kokepalare. Nuk eshte puna ime pse 200.000 shqiptare, shkojne e votojne keta te dy. Keta tregojne vetem prapambetjen e tyre morale dhe mendore.

        Per te mos folur per ata qe shkojne e votojn per Saliun njeriun qe beri shkelje formale dhe substanciale te kushtetutes vetem e vetem qe nje pjese te asaj qe na takon, t’i kalonte Greqise. Kaq. Kjo eshte me e renda qe ka bere ky njeri. Vrasjet e korrupsionet, personalisht s’me hyjne ne sy.

        Tani ti vjen e me thua se u dashka bere edhe nje analize, perse nuk ndergjegjsohen keta njerez dhe pse nuk votojne Piktorin. Hiç mer fare. Kokes t’i bien ashtu si edhe po i bien apo do i bien. Me keta njerez nuk mund te diskutohet. Keta duhen djegur disa here ne menyre qe t’iu behet refleks i kushtezuar qe renia ne felligeshti, sjell pasoja te hidhura. Une gezohem sa here ndodhin keto gjera, sepse gjithmone e me afer eshte ndergjegjsimi. Do vazhdohet me kete gjendje, derisa te gjithe te ndergjegjsohen dhe t’u vije turp te mbeshtesin nje kriminel. Nese ti je nje nder ata te ndergjegjsuarit qe e ke kuptuar se nuk e kemi te afert fundin po vazhduam ne kete menyre, atehere prit se s’je vetem ti ne kete dynja. Ka edhe te tjere qe nje gje te tille, nje tis morali, u duhet me shume kohe qe ta krijojne. U nevojitet te digjen nga zjarri disa here qe te kuptojne se ç’pasoje ka. Mos u bej egoist.

        Nejse, se une e di qe ti hallin e ke te shash Piktorin. Por kot qe i futesh atij muhabeti, se s’ke ku del. E para e punes, me çfare po sheh, sikur edhe shumica derrmuese e shqiptareve te kishin zgjedhur Piktorin sepse ai me ne fund do kishte paraqitur nje program, fiks siç ta ka enda ty; kujton ti valle se nuk do i kishte vjedhur prape zgjedhjet Doktori, ç’do e pengonte? Ristanin aty e ka. Hapur ne Tv po te vjedh edhe tani, ne keto çaste qe flasim. Apo ti je nga ata qe mendon se keto vota qe po numerohen, jane vertet ato qe jane hedhur gabimisht. S’besoj te jesh kaq i verber sa te besosh nje gje te tille. Sidomos pas inskenimit te turpshem qe ben edhe me Topin.

        Apo ti e fajson Ramen se nuk eshte ne gjendje te mbroje voten e popullit. Ketu e ke fjalen? Po voten e popullit s’mund ta mbroje kurrkush tjeter perveç popullit, gjithe popullit. Ti e ke pare mire se ç’te ben nje tiran kur shkon e i proteston (1700 here siç thote vete) poshte zyres per zgjedhjet. Nese protestat jane paqsore, ai tallet e ta ben me gishta, mu si nje i marre. Ndersa po guxove e ngrite zerin, e hodhe edhe ndonje gure drejt kryeministrise, ai te vret. Ta pelcet koken mu si shalqi kur e perplas pertoke. Kjo eshte gjendja. Dhe boll dhate mend te gjithe se ç’duhet bere. Se te gjitha jane provuar dhe asnje nuk ka funksionuar. Vajten edhe ne parlament, por edhe aty i shajti nga nena e nga gruaja, dhe kaq. Votimet i ke pare qe edhe aty i manipulojne (kur ndodh qe s’kane votat se ndonjeri s’eshte apo si ne rastin e ligjit te pronave qe u dolen kunder disa.) Pra gjendja eshte e tille. E vetmja rrugedalje eshte ndergjegjsimi i te gjithe shoqerise, se vetem keshtu mund t’i behet balle nje çmendurie te tille si kjo qe po na shohin syte, dhe deri sa kjo te ndodhe, s’na mbetet tjeter veçse te presim.

        S’ta ka fajin kush qe ti je i parakohshem.

        1. Oj ti Organizata Politike,

          Mendoj se ke shume cfare te mesosh nga Organizata Baze, qofte si seri shkrimesh ketu ne blog, qofte nga shprehia e saj e mbetur ne politike, pra Sali Berisha.

          Ti thua Saliu eshte Tiran dhe pastaj sugjeron si zgjidhje ndergjegjesimin. Kjo politike per mendimin tim nuk ka perspektive. Eshte si puna e Integrimit, gjithnje nje proces ne proces.

          Kadareja kishte skenarin e kontrollit te endrrave, ti qenke nje hap me tej. Po kerkon planifikimin e ndergjegjes, apo bonifikimin e saj nga bakteri social Berisha. Suksese!

          Nese Saliu eshte Tiran atehere ka vetem nje rruge per ta hequr; plumbi ne koke. Te tjerat jane llafe.
          Por ky nuk eshte rasti dhe behet gabim qe flitet keshtu se thjesht sa behet opozita e pabesueshme, meqe edhe ajo e permend kete etikete. Kjo eshte politika e gogolit te femijeve; qe fli se erdhi gogoli. Nderkohe qe Saliu eshte vetem nje gangster, asgje me shume.

          Shikoji anen e mire humbjes se Rames; do mesoje tani se cfare eshte opozita. Po edhe ndonje kenge tjeter mund ta beje ai. Gazeta “55” sugjeronte qe mund te behet edhe stilist.

          Sa per ate qe une dua te shaj piktorin, e ke gabim. Kaq e them me siguri. Une as votoj ne Tirane, pra as shprehem fare per te, nese duhet apo jo te jete aty ku ishte. Ai eshte faktori plus per Sali Berishen ne politike. E quajta fluturues per analogji me fubollistin holandez, qe edhe pse me i miri nuk fitoi dot cmimin me te enderruar. Ndodh. Nuk ke cfare ti besh.

          Kaq. Per te tjerat, as nuk marr mundimin te te kundershtoj. Duket qe ti i di vete gjerat sipas menyres tende. Ne kete kontekst ti je bashkekohesi perfekt.

  20. Letra e Kadaresë është e dobët, për shkak se nuk jep asnjë arsye të qenë për të dhënë dorëheqjen. Nëse Kadareja do t’i kishte shkruar Ramës: “Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në opozitë, sesa për tjetrin, që është në pushtet…” as kjo nuk do të kish qenë një arsye e fortë për t’u tërhequr nga gara. Kam përshtypjen se Kadareja e ka nuhatur se ekuilibrat e pushtetit mund të ndryshojnë, dhe vetë ai po flirton me pushtetarët e ardhshëm. Çudi që Kadareja shprehet vetëm pasi doli në dritë raporti i OSBE-ODIHR, aspak i favorshëm për Bashën.

    1. Nuk flitet kund për dorëheqje, po për tërheqje – janë dy koncepte të ndryshme.

    2. Vetem nje fanatik politik nuk sheh arsye per t’u terhequr ne letren e Kadarese,
      Majde jo vetem Basha po edhe Rama mund te gjeje arsye po ne ate leter per t’u terhequr. (Po Rama ne kete pike nuk eshte me i mire se Berisha ne mendjen time.)

      Nese Basha terhiqet sot, ai do te fitoje kredi politike qe mund t’i shpenzoje per gjysemshekullin e ardhshem. Ai eshte i ri dhe ka shans te vendose nje themel te fuqishem per te ardhmen e tij politike. Ne kete prizem Rama dhe Berisha jane dukuri kalimtare.

      Mirepo, ai, nen duartrokitjen e fanatikeve, po zgjedh nje fitore qe do ta bezdise per nje kohe te gjate e mbi te gjitha nuk do ta shijoje dot.

      Bashke me Berishen, ata po ia marrin Rames bashkine dhe po i falin kryeministrine. Mirepo fanatiket dudume ashtu si ne vitin 1996 nuk e kuptojne se cfare dhurate po u bejne socialisteve.

  21. ”’Unë madje kam dëgjuar se edhe në Turqi nuk po e bëjnë më me faj, për problemet që kanë, bashkëjetesën e dikurshme me shqiptarët nën të njëjtën perandori.”’

    Mund ta zgjerosh pak, ose ndonje faqe ne rrjet, se çoç kam ndier qe turqit na bejne me faj, sidomos Ataturku , fis dibrani.
    Eshte rast kurioz ky, se ndersa serbe e greke na bejne me faj, meqe kemi luftuar kunder tyre per turkun, turku na ben me faj qe shfrytezuam perandorine.

    Cifutet kishin nje ritual fetar, nga ka ardhur ‘capro espiatorio’, keta merrnin 2 cjep, i çonin tek tempulli, njerin e flijonin e ndersa cjapi digjej, kleriku çifut i thoshte ne vesh cjapit tjeter gjithe mekatet e hebrejve.
    Pastaj e çonin cjapin mekatlares nja 10 km nga Jeruzalemi dhe e hidhnin ne humnere.

    Tani keta ballkanasit qe ankohen, kujtojne se ne jemi sqapet e ballkanit, qe edhe te na flijojne duke na vene flaken edhe te na hedhin nga humnera e ata te rrojne me ndergjegje te paster.

    Nderkaq s’mund te barazohet dot demi faktik i turqve, qe po te sasiohej ne terma ekonomike, kulturore e njerezore, do na bente per infarkt, me demet qe cjapi i ben flijuesit te tij.
    Me e bukura turqit s’kane paguar ende asnje kacidhe demshperblim e as falje simbolike s’kane kerkuar.

    Organizata politike e paska kapur çeshtjen me terma nacional-ortodokse, me pak fjale trashegimia turkoshake po vazhdon ti beje deme Shqiperise e ta mbaje larg Europes.
    Kjo eshte deshperuese, se i bie qe romantizmi shqiptar nuk e ka kryer dot misionin e vet historik, ne ndryshim nga ai europian. Mesa duket romantizmi europian kerkonte humus kristian per te permbushur misionin historik.
    Qenkan lodhur kot rilindasit, se brumi yne dashka edhe maja edhe temperature tjeter per pjekjen.

    Sidoqofte mes metaforave ndaj Sales, nga bajraktar, katundar, viçidols besoj se mund te qendroje dhe ajo e beut ose pashait.
    Kjo elite e vjeter turkoshake, ka lene pas edhe modelet e veta te sjelljes , konceptimit te autoritetit e te popullit si raja ose çifçi, por edhe bindjen ne popull, se mund te jene o çifçinj o sejmene (militante).
    Biles ngjashmerite e viteve te sotme me periudhen 1920 – 1939, jane aq te shumta(apolitike, laperdhi,korrupsion, autoritarizem, vjedhje votash, parlamente fallco etj) sa behen te teperta.

    Bile, bile rrezik po te na pushtonte Amerika sot ashtu si Italia me 1939, rrezik as komuniteti nderkombetar s’do thoshte ndonje gje, as ne s’do shtinim ndonje pushke per tu mbrojtur, do e perceptonim si venie e kokes ne rrezik per te mbrojtur parine ‘e huaj’ (qe vepron jashte interesave kombetare).

    1. Hyllin:

      mes metaforave ndaj Sales, nga bajraktar, katundar, viçidols besoj se mund te qendroje dhe ajo e beut ose pashait. Kjo elite e vjeter turkoshake, ka lene pas edhe modelet e veta te sjelljes , konceptimit te autoritetit e te popullit si raja ose çifçi, por edhe bindjen ne popull, se mund te jene o çifçinj o sejmene (militante).

      Meqë po bëjmë krahasime të lira, unë nuk shtyhem dot më tepër se ai me një bajraktar të vogël katundi, gjithnjë në kërkim të miratimit nga Krajli i radhës. Nuk shoh tek ai asgjë prej beu dhe pashai, të cilët, pavarësisht nga propaganda e Rilindjes me të cilën na kanë ushqyer të gjithëve, kishin një ndjenjë për Shqipërinë si ta kishin pronë të tyren. Ki parasysh se njeriu nuk e plaçkit pronën e vet.

  22. E cfare ndryshimi ka mes kesaj te Kadarese dhe peticioneve post-21 janar? Ok, ato kerkonin largimin e te gjitheve, kjo kerkon largimin e njerit. Neutraliteti i atyre ishte utopik ne mungese te zgjidhjes mes njerit e tjetrit, ky eshte neutralitet qe merr nje vendim te hapur kunder njerit prej kandidateve. I pari ishte i verber ndaj shqetesimeve jetike te shqiptarit, ky eshte ne emer te qetesise publike. Gjithsesi, nje pyetje qe mbetet per t’u menduar mire eshte ajo e efikasitetit qe ka fjala e shkrimtarit dhe intelektualit publik. A eshte kjo fjale neutrale e si e tille e efektshme, apo e neutralizuar e si e tille ne vesh te shurdher. Statusi dhe autoriteti i Kadarese me ben te shpresoj se do kete efekt. Por sfida e fuqishme qe elita politike shqiptare i ka bere keto vitet e fundit vlerave morale, pergjegjesive politike dhe procedurave te drejtesise ne emer te fteses ne nje klub oligarkik global qe ushqehet me kriza sa politike dhe ekonomike, me ben dyshues dhe pesimist ndaj efikasitetit te lutjes publike dhe peticioneve, sa do qe thone gjerat e duhura e sa do qe thuhen nga personat e duhur.

  23. Qe beu ishte me i rafinuar se Sala as qe vihet ne dyshim, qe pinjolli i Savojave eshte me i rafinuar se Berluskoni as kete une se ve ne dyshim.
    Nderkaq kur flasim per vijueshmerine autoritare ne Shqiperi, nuk mund ta nisim me vit zero diktaturen komuniste ose kur te vemi pertej komunizmit te kapemi vetem tek figura e bajraktarit.

    Bajraktari nga ana e vet te jepte uje me bisht te luges kur behej fjale per fisnikeri, sepse nuk mund ti lejonte dot vetes te ishte me pak i virtytshem se te tjeret ose si thuhej asokohe te kishte me pak burrni.
    Markagjoneve gjithe bejleret gege u hiqnin kapelen, Toptanet in primis po edhe Zogu kishte ndjenje inferioriteti e as guxoi ti merrte autoritetin, Zogu ishte mbret kudo ku nuk ishte mbret Markagjoni.

    Mirepo Shqiperia ne masen e madhe nuk njihte bajraktar dmth 90% e shqiptare njihnin beun, qofte qytetare e qofte fshatare, te lire a çifçinj.

    Koncepti i autoritetit, i rendit te gjerave, marredhenieve hierarkike per 90 % te shqiptareve lidhej me beun dhe kjo deri me 1945, Rilindja kishte kohe qe kish mbaruar.

    E keqja ishte se Beu nuk ishte i pari vetem per fshataret por edhe per qytetaret. Toptanet dominonin Tiranen, Vlorajt Vloren, Vrionet Beratin e me radhe.

    Pra qytetaret nuk kishin figuren e industrialistit, manifakturierit, bankierit por te Beut, i cili rendom ishte edhe tregtar i madh ose thjesht tregtari kishte fis me beun trashegimtar.

    Ne perendim qyteti luftonte kunder feudalit, borgjezi luftonte qysh ne vitet 1000- 1100, dmth borgjezi perendimor si shtrese u krijua ne konflikt te qarte per dominimin e qytetit.

    Ne kete lufte emancipuese te borgjezise nga bejlereve nuk e patem, patem disa ferkime politike nga 1912-1925 e kaq.

    Pra pa borgjeze qe ndryshojne menyren e te menduarit te marredhenieve hierarkike, ti nuk ke qytetare per ‘polis’ pra per politike.

    Kete ne e vuajme, shoqeri civile pa borgjeze nuk ka, se shoqeria civile eshte mjet presioni civik, te polisit.

    Pra nga lufta e munguar borgjeze-bejlere ne kemi shume dukuri borgjeze qe si perthithim dot si duhet.
    Ne jemi si ruset, edhe atje derisa erdhi komunizmi borgjezia ishte kot dhe shiko çfare kane zgjedhur ruset, nje Car te ri.

    Perndryshe ne Ballkan, shtresa e bejlereve u asgjesua si myslymane, vendet i dhane dore borgjezive vendase, pati konflikt mes paleve per dominimin e qytetit.

    Nga ky kendveshtrim kemi defiçite te medha.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: