Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

FITUESIT PA FITORE

Ёshtё ende shpejt pёr tё nxjerrё konkluzione pas zgjedhjeve vendore tё 8 majit. Politikanёt, mё shumё se qytetarёt e thjeshtё, po presin me ankth tё dhёnat pёrfundimtare pёrballё monitorёve, ekraneve dhe celularёve. Rezultatet nga komisionet zgjedhore dalin pak nga pak, me pikatore, si pёr tё rritur artificialisht suspense-in e kёtyre zgjedhjeve. Kush shkruan, si puna ime, rrezikon tё pёrgёnjeshtrohet nga faktet e mёtejshme.

Nё qendёr tё vёmendjes qendron natyrisht Tirana, qё ka vendosur gjithnjё fatet politike tё Shqipёrisё, por edhe sepse ka tashmё pjesёn mё tё madhe tё popullsisё. Matematikisht dikush duhet ta fitojё garёn pёr kryetar bashkie. Qoftё edhe me njё votё mё tepёr. Nё kёto çaste qё po shkruaj Rama ёshtё nё avantazh, por deri mbrёmё dilte emri i Bashёs. Cilido ta marrё medaljen e fitores, ndonjё pёrfundim tё pjesshёm mund ta themi edhe nё kёto çaste kur shumёkush ёshtё me zemёr tё ngrirё.

Nё qoftё se procesi zgjedhor do tё mbarojё pa probleme thelbёsore, kushdo qoftё fituesi, mund tё themi me gojёn plot se fituam tё gjithё. Nuk e fsheh, kur e diela e zgjedhjeve kaloi pa incidente tё rёnda mora frymё thellё i lehtёsuar. Situata ishte shumё e tensionuar dhe incidentet mund tё degjeneronin nё probleme mё serioze. Fakti qё zgjedhjet kaluan pёrgjithёsisht mirё, ёshtё mjaft pozitive pёr imazhin e Shqipёrisё. Pra pёr tё gjithё shqiptarёt.

Nё kёto çaste gazetarёt dhe politikanёt janё dashuruar pas fjalёve “Shqipёria rozё”, duke u bazuar tek harta e re elektorale qё, sipas gjasёs, do tё dalё nga zgjedhjet e kёtij maji. Nё qoftё se do tё jetё kёshtu, pavarёsisht se si do tё nyjёtohen interpretimet e partive politike – qё shohin mё shumё elektoratin e vet dhe “lojёrat” e brendshme – mund tё themi pa frikё se qeveria shqiptare e kaloi provimin e zgjedhjeve. Nuk duhet harruar se ndёrkombёtarёt e kishin thёnё me njёmijё mёnyra se i konsideronin kёto zgjedhje, nga shumё pikёpamje, si gurin e provёs, ose si njё test pёr politikёn shqiptare.

Eshtё afёrmendsh se Berisha, me qeverinё e tij, ishte i vёzhguari i posaçёm, sidomos pas ngjarjeve tragjike tё 21 janarit dhe akuzave tё rёnda mes palёve. Me zhvillimin e kёtyre zgjedhjeve, tё paktёn deri nё kёto çaste, duhet thёnё se Berisha nuk mund tё rreshtohet me Gedafin, Mubarakun, Ben Alinё, etj. siç bёri dikush muajt e mёparshёm. Qeveria e Berishёs krijoi kushtet pёr zhvillimin normal tё zgjedhjeve, pёrjashto disa probleme margjinale, qё natyrisht duhet tё pёrmirёsohen sa mё shpejt qё tё jetё e mundur. Fakti qё Partia Socialiste po fiton nё pjesёn mё tё madhe tё komunave dhe bashkive tregon se Shqipёria ka njё sistem politik pluralist, qё i jep mundёsi opozitёs tё kalojё nё mazhorancё, dhe e kundёrta.

Nё qoftё se Edi Rama e ndёrtoi fushatёn mbi pёrplasjen politike madhore me Berishёn, PD-ja u mundua t’i ulё tonet, duke e mbёshtetur fushatёn mbi njё platformё vendore. Strategjitё e partive madhore ishin shumё tё qarta, madje tё parashikueshme. Partia Socialiste, nёpёrmjet liderit tё vet, i kёrkoi shqiptarёve njё votё thellёsisht politike, duke u kёrkuar edhe tё mёdyshmёve pozicionim tё pastёr politik. O me mua, o me atё (Rruga e vetme, pra). Me fjalё tё tjera, sidomos pas ngjarjeve tё 21 janarit, Partia socialiste kёrkoi njё plebishit kundёr qeverisё Berisha, duke i shfrytёzuar zgjedhjet vendore si termometёr politik.

Duke u bazuar nё hartёn rozё, dikush u shpreh se pati plebishit kundёr Berishёs, meqё pjesa mё e madhe e qeverive vendore i kaluan sё majtёs. Duket pak i sforcuar si interpretim, pёr dy arsye. PD mund tё thotё fare mirё se kёto zgjedhje ishin pёr tё lokale, ndaj nuk ka pёrse tё zhvendoset rezultati nё plan politik. Ndonjё tё drejtё edhe e ka. Mё kryesorja ёshtё se plebishit nё realitet NUK pati, as kundёr Berishёs, as pro Ramёs. Po tё shikojmё rezultatet e deritanishme tё kryeqytetit, pavarёsisht se kush do e hapё shampanjёn, del se PD-ja ka arritur rezultatin mё tё mirё qё ka pasur ndonjёherё kundёr kryetarit Rama. Ky nuk ka qenё asnjёherё i rrezikuar kaq shumё nga kandidatёt paraardhёs tё PD-sё, as nga Mustafaj, as nga Olldashi.

Po t’i lexonim politikisht kёto zgjedhje, duke i mёshuar realitetit tiranas, do tё thoshim se Shqipёria ёshtё e ndarё nё dysh. Me thikё nё mes, si njё tortё. Fitorja e njёrit a tjetrit po kalon nё fije tё perit. Me tё drejtё a pa tё drejtё, vota politike nuk i tha ndonjё gjё tё qartё partisё opozitare, e cila priste, pas pёrplasjes para Kryeministrisё, tё korrte njё fitore historike, dёrmuese, bindёse. Kjo nuk ndodhi, por lipsen analiza tё tjera, njёsi pёr njёsi, duke i krahasuar rezultatet gjithashtu me zgjedhjet vendore tё mёparshme. PS mund ta marrё sёrish Bashkinё e madhe, por vota e tiranasve nuk duket e bindur. Ngjan sikur kanё qenё tё trazuar pёrballё dilemёs politike dhe asaj administrative. “Po ta jap notёn, por me rezerva”, “Po ta jap klasёn, por me shkelma”, “Po ta jap edhe kёsaj radhe, por ёshtё e fundit”. Nёse ёshtё e vёrtetё, kjo na bёn tё mendohemi.

Kam pёrshtypjen se Berishёs i mjafton fitorja politike e zgjedhjeve si proces. Pёrballё faktorit kombёtar e ndёrkombёtar mund tё paraqitet pa komplekse. Zgjedhjet pёrgjithёsisht shkuan qetё dhe meritat ose jo meritat, nё kёsi rastesh, i faturohen qeverisё nё pushtet. Ky ishte provimi i parё. I dyti ishte plebishiti, kryesisht nё Tiranё, ku luan rol edhe faktori simbolik, meqё kandidat i bashkisё ishte Edi Rama, njёkohёsisht kryetar i PS. Plebishiti kundёr Berishёs nuk u realizua, pёr habinё e shumёkujt. Arsyet mbeten pёr t’u analizuar.

Po PS-ja, partia opozitare, a mund ta quajё veten fituese? Them qё po, pёrtej ngjyrёs mbizotёruese rozё. Para fushatёs, pati shumё nga ata qё kishin frikё se mos zgjedhjet boikotoheshin nga partia mё e madhe nё opozitё. Kjo nuk ndodhi. PS-ja mund tё mburret me tё drejtё se dha ndihmesёn e vet pёr mbarёvajtjen e tyre.

Nё kёto çaste numёrimi vazhdon, por fitues janё tё gjithё. Kush mё shumё e kush mё pak.

[Bruksel, 11 maj 2011, ora 12.00]

Pa Komente

  1. Ka nje fitues qe percjell edhe moralin e kesaj shoqerie; Mero Baze. Fitoi ne vitin 2005, fiton edhe tani. Ne te dyja rastet duke qene me katolik se Papa. Ka nje numer rekord shitjes te gazetes edhe atehere edhe tani. Ai eshte edhe keshilltar i Edi buzagazit. E blejne njerezit se u pelqen menyra sesi shan ai dhe sesi tregon histori te tipit: cfare pashe ne shtepine e Sali Berishes kur ishim miq te ngushte.
    Natyrisht me kete lloj votimi do rendin e do thone se: ishte 21 janari qe e groposi Saliun edhe pse ata 4 te vrare u shiten nga kjo opozite qe eshte sinkronizuar mire me telat shpirterore te nje shoqerie qe duhet ti ruhesh se pabesine dhe shtirjen e ka frekuence te pandryshueshme. Natyrisht Berisha e mbylli ciklin, tanime cdo veprim dhe akt politik, do te jete retorike boshe edhe per te djathtet, sforco e kote. Nje ndryshim duhet dhe eshte evident. Thuhet se qeveria humbi edhe se ka krize te madhe ekonomike. Ne te vertet ky popull ka 20 vjet qe rri, vetem rri dhe ben llogje. Ndoshta ka rene fondi i sherbimit per spiunlleqet e dites, ose edhe nuk ka me nevoje per to xhanem. Sec ka qene nje gazetar me emer aristokrati qe e shante Enver Hoxha me te madhe dhe qe thoshte per shqiptaret; nje popull qe rrine qosheve, shesin lajthi dhe cajne dru. Une them se ka qen naiv; te rrish qosheve paska qene shume fitimprurese. Jo me kot ka shume parti te vogla.

  2. Nqs Brisha ka kaluar “provimin” perpara nderkombetareve, ka ngelur ne klase dhe eshte ndeshkuar nga vota popullore.
    Eshte njeanshmeri dhe cektesi te pohosh se Berishes i mjafton mbarevajtja e zgjedhjeve si proces. Ne nje pike jam dakort: rezultatet e votimit ne Tirane (pavaresisht se kush do kurorezohet) meritojne nje analize te vecante.Megjithate dierenca e ngushte ne Tirane nuk e zbeh voten peblishitare ne nivel kombetar.Ne kete rezultante politike padyshim qe ka peshen e vet dhe vota ndeshkuese per keqadministrim dhe keqqeverisje te pushtetit lokal nga perfaqsuesit e PD.

  3. Nga fjalori shpjegues i terminologjisё pas-zgjedhore:

    potimist – fitues pa fitore.

    1. Potimist? Mos zbulon ndonje origjine te Bashes, nga Potomi i Skraparit! Keshtu ndoshta shpjegohet edhe miqesia me Ilir Meten.

  4. Veshtrim i sakte i post-zgjedhjeve.

    Qeverise me mire i shkon nje humbje relative por zgjedhje me standarde, sesa nje fitore me zgjedhje te kontestuara dhe me probleme qe gjithsesi do ta mbanin vendin dhe debatin politik ne vendnumero etj.

    Kjo rikonfirmon ate qe edhe ne kete blog e kemi thene shpesh here se Shqiperia eshte nje demokraci funksionuese, me ingredientet e demokracise qe i duhen dhe kjo gje padyshim sjell si konsekuence edhe avancimin e metejshem, tashme te shpejte te Shqiperise drejt integrimit europian qe ngerci politik i stisur si krize nga opozita e kishte ngadalesuar.

    Nje vend normal demokratik me institucione e kulture politike qe po vijne ne permiresim. Kete nuk besoj qe do ta kundershtonte dikush pas ketyre zgjedhjeve me standarde perendimore.

    Rezultati eshte pozitiv per PS-ne deri tani, si numer njesishe vendore, por ka nje refuzim domethenes te Rames nga kryeqendra e Shqiperise gje qe hedh poshte te gjithe fabulen e opozites ne keto zgjedhje.

    Eshte refuzuar keqas Rama dhe fabula e tij ne Tirane, ku, nese do te kishte nje vote politike kunder qeverise, sic pretendonte Rama, atehere rezultati ne metropolin shqiptar duhet te ishte shume kunder PD-se.

    Rezultati i keq i kandidateve te koalicionit qeverises ne bashkite e tjera ku duhej te fitonte ky koalicion sipas llogarive para zgjedhore, vjen per shkak se koalicioni nuk ka funksionuar si duhet dhe perzgjedhja e keqe e kandidateve. Kemi p.sh. raste ne bashki te ndryshme ku PD-ja si force politike ka marre me shume vota se PS, ndersa kandidati i PS eshte fitues. Ka qene me pak fjale vote per kandidatin dhe jo per partine.

    Nje arsye tjeter eshte se PD-ja u fokusua, dhe mire beri gjithmone si persektive dhe asaj pjekurie politike qe duhet te tregonte Shqiperia ne keto zgjedhje, ne nje fushate shume qytetare dhe alternativash, ndersa PS-ja ne nje fushate te ashper, me akuza te renda e baltosje ordinere. Kjo fushate e PS nuk funksionoi ne Tirane apo Durres, si qytete ku jane te koncentruara kulture, informacion dhe reflektim qytetar me shume se ne cdo qytet tjeter, por funksionoi ne fshatra e qytete te vogla me kulture politike te mbrapshte qe vleresojne forcen, edhe ate fizike, klithjet dhe terrorin verbal sesa arsyen, qytetarine dhe nje kulture politike perendimore.

    Dikush me thonte sot qe PD-ja duhej t’i pergjigjej dhemb per dhemb si metode fushate PS-se, por une nuk e mendoj keshtu dhe fushata e ketyre zgjedhjeve nga PD, ishte nje fushate model dhe qytetare qe duhet kultivuar.

    Sdq. keto jane zgjedhje lokale dhe ajo opozite qe nuk perfiton ne zgjedhje lokale, duhet te leshoje vendin si opozite. Pertej rezultatit e rendesishme eshte standardi i zgjedhjeve, normaliteti politik qe konfirmohet dhe rikthimi i secilit ne vend te vet. Qeveria te jete qeveri dhe te merret me ate qe eshte votuar nga qytetaret dhe opozita opozite dhe te merret me ate qe ben nje opozite normale ne nje vend demokratik dhe jo me hapje ose jo kutishe apo planifikime per dhume politike.

    Duhet permendur ne fakt qe Rama ndodhet ne rrezik pasi sipas gjasave Basha eshte drejt fitores ne Tirane dhe per shkak te ngjyres qe vete Rama i dha ketyre zgjedhjeve dhe rendesise qe ka Tirana, nuk e di se si do ta justifikoje kete humbje. Fitorja e Lacit nuk besoj qe do te jete ngushellim nese Rama humbet Tiranen.

  5. Si ore nuk paskan fitues keto zgjedhje. Ps-ja fitoi e vetme, pa Lsi-ne, gjithe çfare kishte tava dhe ju thoni s’paska fitues. Akoma s’kane dale rezultatet e keshillave, por nese edhe aty del fituese, i bie te kete rekuperuar ato 100.000 votat qe e ndanin nga PD+LSI. Pak ju duken.

    Keto zgjedhje ishin vertete nje test, por vetem per te pare si eshte situata pas afro dy vjet pune, harxhuar vetem per te fundosur perfundimisht Lsi-ne, qe ishte kthyer ne iluzionin e çdo gomari e budallai ne kete vend qe i duket vetja i zgjuar. I kane fryre ketij iluzioni edhe te ashtuquajturit intelektuale shiqptare, nisur qe nga Lubonja i pari, por qe tani ben sikur s’di gje (duhet thene se ndershmeria, qofte ajo intelektuale, s’na perket)

    Pra, keto zgjedhje nje fitues e kane prodhuar mese qarte. Dhe nese mendon qe kjo u arrit pa bere fare fushate, aqsa habiteshin njerezit se perse nuk po i meshojne zerit fort ne ato çeshtje ku duhej uleritur me te madhe, ose perse nuk nxorren asnje nga ato armet qe perflitet se i kane ne dore. Pra, nese ky rezultat u arrit pa e sforcuar situaten, do te thote se ka qene thjesht nje test per te matur temperaturen ashtu siç eshte, pa dashur ta manipulosh e ta ndezesh nepermjet fushates.

    Sa per Berishen: vetem atij mos ia kini friken. Di ai sesi t’ia veje flaken ketij vendi, kur te doje e sa te doje. Per me teper qe pasi e ben nja dy-tri here vete, se ashtu ta do puna, me pas thote populli, te del nga dora dhe e ben edhe pa dashur, se te eshte kthyer ne ves tashme. Dhe te gjithe e dine se berishes tani ka filluar t’i pelqej ai muhabet.

    1. xha bir, per cfare rezultate e ke llafin se une ne balkanweb deri me tani shoh qe ne rang vendi rezultati eshte 49.6% aleanca e PD-se dhe 44.5% ajo e Ps-se. Ndersa kushdo fiton Tiranen ka te drejte legjitime te thote qe i fitova zgjedhjet. Per arsyet eshte ende heret, pikerisht sepse tek Tirana do ndahen shume gjera. Besoj se deri sonte ne darke na duhet te presim (me oren e Amerikes).

  6. Xha bir,
    Ka mbaruar fushata dhe ata që shkruajnë këtu, mesa kuptoj, nuk janë zgjedhës, dhe për më keq kanë përfunduar votimet, përndryshe pot të ishin zgjedhës,e më parë ne kohe, mund të fitoje ndonji votë virtuale nga ku blog.

    1. Atmir, po me çmend. Edhe tek tema tjeter te thashe, qe ti ke çdo te drejte ne kete hapesire, mbi ne dhe mbi komentet. Je zot ketu se eshte blogu jot. Por edhe qe me nje dore t’i pranosh dhe me tjetren t’i ironizosh, s’ka lezet. Je gjithe ky burre (per nga mosha e kam fjalen) dhe po sillesh si femije i vogel.

      Nese s’te pelqejne komentet e mia, mos i lejo.

      1. Atmiri është vizitor në blog, njëlloj si ti, Xha Bir. Mund të t’i moderojë komentet po aq sa ç’mund t’ia moderosh ti.

  7. Per te bere kunderargumentin Pishak, po, fitojne te gjithe kur zgjedhjet jane pergjithesisht te qeta dhe pa probleme, por nga ana tjeter kjo jo ne saje te vullnetit te Berishes, apo Rames, por se pari ngaqe tashme (per shume arsye) nuk eshte me e mundur te kete vjedhje e katrahura masive te zgjedhjeve si qemoti.

    Perpjekja per te fituar me cdo kusht dhe (pavaresisht) ne kurriz te standarteve duket tek te dy palet me ngadalesimin e numerimit te votave etj.; pra kaq munden dhe kaq bejne, po te mundeshim me shume do vidhnin me thase si qemoti.

    Fitorja e te gjitheve ne lidhje me zgjedhjet do jete vetem kur ato te mos jene me pronesi administrimi i partive politike, kur pra si ne gjithe boten dhe tek ne zgjedhjet te administrohen nga njerez dhe institucione te pavarura (aq sa eshte e mundur kjo) dhe kur kodi zgjedhor, te pakten persa i perket zgjedhjeve te pergjithshme, te mos i jape pushtet ekskluziv njeshit te partise po te votohen kandidatet, dhe te mos persekutohen partite te vogla/treta.

    Vlen te theksohet se Rama me bojkotin kutist dyvjecar per zgjedhjet hipotetikisht (e ema e Zeqos maje thanes-tikisht) te vjedhura arriti te ule pritshmerine ne “shyqyr qe s’pati vrasje gjate zgjedhjeve”, dhe po ne kete pike eshte fale Rames qe nje rrjedhje ordinere (dhe normale) e zgjedhjeve te quhet sukses i Berishes.

    Sa per Tiranen, the jury is still out, po kam pershtypjen qe tiransit ishin kete here ‘between a rock and a hard place’ dmth kishin opsion te zgjidhnin midis betonizuesit dhe shkaterruesit te Tiranes dhe benjaminit te Berishes (te pakten persa i perket ketij ne te qenit minister i brendshem ne 21 janar dhe faktit qe s’dha doreheqjen). Ky kontekst me i gjere besoj sfumoi dhe paprekshmerine e Rames ne Tirane, por dhe alternativen me platforme konkrete vendore te Bashes.

    Ose mbase vertet njerezit votuan pergjithesisht per partite si delet, dhe u ndane me dysh…

  8. Mbaj mend qё nё 2007 kur u zgjodh presidenti i Francёs, nё ora 19 u mbyllёn kutitё, dhe jo mё larg se nё ora 22 (tё nё njёjtёn ditё) sheshi Concorde u mbush me simpatizantё qё festonin zgjedhjen e presidentit; ndёrsa nё Shqipёri duhet tё kalojnё ditё e jave, ndёrhyrje ambasadorёsh, debate e thashetheme, qё tё numёrohen njё milion vota.

    Dy ish basketbollistёt janё akoma nё garё… Basha nё avantazh… Rama barazon… Rama nё epёrsi… Basha kundёrpёrgjigjet… loja vijon…

  9. E habitshme diferenca mes aleancave ne votat perpjestimore, pasi i bie qe nese do aventuroheshim me spekullime ne rrafsh politik, Berisha ka fituar thelle (me 5 %) .
    Kane renie me 2-3% si PD+LSI, si alenca me ne krye PS-ne.

    Tani nje nga pyetjet qe mund te ngrihen, pavaresisht se kush fiton ne Tirane, eshte, si ka mundesi qe PD+LSI te kene bere vjedhje masive para 2 vjeteve ?

    O ka pasur vjedhje masive edhe ne keto zgjedhje o Rama na tregoi perralla per 2 vjet.

    Tani, nese s’ka pasur vjedhje masive ne keto zgjedhje duke pare qe ne perpjestimore PD+LSI jane me 5% para, atehere hipoteza e zgjedhjeve te parakohshme eshte paradoksale.

    Nderkaq duhet pranuar se nuhatja politike e Berishes qe perçau minoritaret e Gjirokastres, braktisi PBDNJ-ne per PDIU-ne, ka arritur maksimumin, biles kjo levizje eshte per tu vene ne antologjine e politologjise.

    Me kete LSI qe mbijeton edhe pas skandaleve me skandaloze e kete PDIU ne rritje te vazhdueshme, ndoshta PS-ja duhet te mendoje si ti shkepuse PD-se o LSI-ne o PDIU-ne, perndryshe Salen do e kemi mbi krye edhe ne 2017.

    Ceshtja kryesore e ketyre 2 vjeteve eshte si te mbushet gapi prej 5 % dhe me thene te drejten nuk arrij te shoh sesi PS-ja mund t’ia arrije, pa marre LSI-ne ose PDIU-ne.

    Ndoshta mund ta ndihmoje Sala meqe ka gjasa te mira qe te jete i detyruar te ndjeke politiken e deritashme pro-greke, keshtu qe PDIU-ja mund edhe ta braktise.

    Nderkaq Fatos Nena vitin tjeter behet President, meqe Rama ende se ka filluar kryqezaten per ndryshimet kushtetuese dhe as qe duket se e ka seriozisht.

    1. Hyllin, Rama me sa duket do humbase Tiranen dhe do dale fishek nga politika.

      Nuk do beja paralele me zgjedhjet e pergjithshme sepse kane dinamike tjeter, votat e kandidateve ne keto zgjedhje ( sidomos po i morrem parasysh ne rang vendi) kane shume peshe ne rezultatet. Per kete mjafton te shqyrtojme diskrepancen ndermjet votave te partive dhe kandidateve jo vetem per PD-ne por jam i bindur edhe per PS-ne. Shembulli i Pezes ku fitoi per kryetar komune ish kryetari i PS-se i cili kandidonte si i pavarur eshte shembull i mire.

      Me te njejten logjike PDIU-s do ti duhet ta rikonfirmoje voten ne zgjedhje te pergjithshme sepse ne keto lokalet eshte me e kollajshme ti bindesh njerezit te votojne nje sigel nderkohe qe kane opsionin e votimit te nje kandidati te ndryshem nga ai qe mbeshtet sigla. Sidomos nese vendos te dale me vete per te krijuar polin eventual te trete. Nese futet ne koalicion po ashtu do luftoje brenda llojit sepse ka konkurrence te forte per cdo vote. Ne cdo rast rezultati i saj eshte i shkelqyer, por duhet te mbajme parasysh keto caveats.

  10. Nuk dihet kush fiton, plus nuk i dime prapaskenat. Sa e lehte eshte te zbatohet nje prapaskene kur palet jane dakort e vertetoi rasti i Durresit, kur 4 komisioneret i vodhen sy per sy votat PDIU-se, meqe per pak vota luhej vendi i nje keshilltari bashkiak. U be rinumerimi dhe iu kthyen votat PDIU-se.

    Kjo besoj ka qene e rendomte ne 2009, kur PS e PD plaçkiten dhe ndane votat e partive te vogla (LSI e Republikania in primis ).

    Nderkaq arsyetimi se vota lokale eshte lakmus i gjendjes politike eshte mese normal, behet kudo, thjesht kerkon analize te gjithe faktoreve.

    Persa i perket votave te LDIU-se, mendoj se jo vetem do rikonfirmohet ne 2013 por nese gjen ndonje media prestigjoze ka per ti dyfishuar votat.

    Qe PD-ja po fillon qe tashti ta shohe shtrember, kjo lidhet thjesht me faktin qe PD-ja ka humbur krejt prestigjin nacionalist me çeshtjen e detit, Bollanos dhe regjistrimit te popullsise dhe keto vota i kane shkuar LDIU-se e me shume akoma do shkojne.
    Nderkohe dihet qe çamet kane qene gjithnje me se shumti djathtas e kane votuar PD-ne, po frika e PD-se nuk lidhet me çamet, lidhet me zgerlaqjen e saj ne syte nacionaliste, qe eshte zgerlaqje pakthim.

    Meqe ra llafi qysh pardje Idrizi e akuzoi direkt PD-ne per vjedhje votash ( vere ‘gjetjen’ ; vote amaneti):

    – Kryetari i partisë Shpëtim Idrizi, ka paralajmëruar kundër vjedhjes së votave të partisë së tij, duke thënë se “çdo votë e partisë sonë është votë amaneti, votë djerse”.

    “Mos të guxojë njeri të tjetërsojë votat e PDIU-së, pasi ne jemi të vendosur të mbrojmë çdo votë e të ndjekim gjithë proçesin ligjor”, tha Idrizi, duke akuzuar aleatin e tij të madh, Partinë Demokratike për vjedhjen e votive, raportoi e përditshmja Mapo.

    Idrizi ka thënë se PDIU-ja ka marrë 17 mijë vota në rang vendi ndërkohë që janë numëruar vetëm 15 përqind e votive dhe ka dalë forca e dytë ose e tretë në një numër bashkish si në Durrës, Vlorë, Sarandë, Lushnjë, Fier, Rrëshen dhe Bajram Curri.

  11. Gjeta keto te dhena te pjesshme, ku hipoteza se ne 2009 PS dhe PD kane bere kerdine mbi aleatet e tyre, gjen fakte kokeforta.

    Por shpjegon deri diku edhe pse politicus pavaresisht fitores se aleances, nxitoi te hedhe poshte çdo interpretim qe ka lidhje me gjendjen politike ne vend.

    Gjithsej rreth 1 160 000 votues.

    PS – 335 913 ose afro 30 % ( ne 2009 mori 41 %)
    PD – 255 423 ose afro 22% ( ne 2009 mori 40%)

    PDIU e 4-ta me 50 055 ose 4,4 % ( ne 2009 mori diku tek 1,3 %, pra trefishim ).

    PD-ja ka marre nje shpulle te fuqishme por njekohesisht edhe PS-se i bejne syte xixa nga forca e shpulles.

    Ne pritje te rezultateve perfundimtare, nga keto te dhena, sinqerisht ndjehem mire, se populli shqiptar paska demostruar ne keto zgjedhje se nuk eshte aspak budalla, ka dhene vote te mjaftueshme proteste dhe pa pritur fare intelektualet e parine politike, i ka hapur udhen krijimit te polit te trete.

    Keto shifra me bejne te ndjehem krenar per urtesine e popullit tim, pavaresisht patetizmit qe mund te kene keto fjale, vertet populli ua futi te gjitheve, me intelektuale e me analiste e me politikane, i la te gjithe ke ura.

    _______________________
    Koalicioni i djathtë, “Aleanca për Qytetarin” udhëheq në vota proporcionale ndaj koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”. Në bazë të rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të zgjedhjeve PD-ja së bashku me aleatët e saj ka një diferencë ndaj koalicionit të majtë me mbi 54 mijë vota.

    Sipas shifrave zyrtare koalicioni i drejtuar nga PD-ja, “Aleanca për Qytetarin” ka 576.274 vota, ndërsa koalicioni i drejtuar nga PS-ja, “Aleanca për Qytetarin” ka 521.945 vota. Vota të tjera janë për partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur kanë marrë 64.569 vota. Diferenca ndërmjet dy koalicioneve, shkon në favor të të djathtëve me 54.329 vota. Mbi bazën e të dhënave jepen dhe shifrat dhe për dy partitë e mëdha, PD-ja dhe PS-ja. Në rast se në rang koalicioni PD-ja me aleatët e saj janë përpara koalicionit të majtë, si subjekt PS-ja është në diferencë ndaj PD-së. Në bazë të dhënave zyrtare të KQZ-së, PS-ja ka 335.912 vota, ndërsa PD-ja ka 255.423 vota. Në avantazh është partia më e madhe e opozitës me 80.489 vota.

    Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton të ketë marrë deri më tani 89.555 vota. Në këto zgjedhje të bie në sy një rritje e Partisë për Drejtësi për Integrim dhe Unitet, e cila rezulton të jetë deri më tani subjekti i katërt në rang vendi me 50.055 vota. Partia Lëvizja e Legalitetit rezulton të ketë marrë deri më tani, sipas shifrave të ofruara nga KQZ-ja deri në orën 23.00, 29.244 vota. Ndërkohë që një numër të konsiderueshëm të votave kanë marrë aleatët e socialistëve, PDS-ja e Paskal Milos dhe PSD-ja e Skënder Gjinushit. Partia e Milos ka marrë deri më tani 43.038 vota, ndërsa PSD-ja e Gjinushit me 35.237 vota.

    1. hyllin

      Une ate qe kam e them haptaz ty a kujtdo.

      Ato numra qe sjell jane cope cope sepse: nuk ben dallimin midis vendoreve dhe politikeve, nuk arrin te kuptosh qe suksesi i PDIU (sukses i madh vertet) mund te jete kalimtar nese nuk shnderrohet ne mandate ne zgjedhjet e ardhshme si dhe ngaterron gjera elementare si votat per keshilltaret bashkiake( part time e te bleshem me nje kafe) me ato per deputetet te cilet kane shume me teper ne dore. Numrat e tu nuk te plotesojne as logjiken e vjedhjes se votave te te voglave me 2009. Pse atehere dhe jo tani? Nuk i vodhen dot, kishte me shume vezhgues? Keto jane naivitete qe mund ti falen dikujt qe nuk ka pare kurre votime apo gazetareve tane qe se kane idene, ndersa per ty kisha pershtypjen se kishe me shume eksperience.

      Eshte e disata here nderkohe qe tenton te interpretosh qellimet e mia, kam heshtur sepse e kam menduar lajthitje te castit. Konstatoj qe nuk eshte e paqellimshme. Te kerkoj qetesisht te mos e besh me, ka shume te tjere qe e bejne per sport. Te gjithe jeni gabim.

      Ndersa per Ramen, lodheni kot, ka humbur tashme. Neser merr mandatin zyrtarisht. Te shkretit ja kane hequr edhe alibite e ndryshme qe sajoi si ai i vjedhjes gjate numerimit( e kish leshuar edhe ambasadori Holandez i cili u shfaq krah Arvizut tek qendra e numerimit). Ka edhe gjashtembedhjete kuti tek pesa dhe Basha eshte 900 vota siper, nderkohe qe ne dyzetenente kutite e numeruara deri tani Rama ka rekuperuar tremije e nenteqind vota. Jo e pamundur teorikisht, po praktikisht eshte e mbaruar. Ironia eshte qe ai qe e zevendeson eshte nga i njejti brume. Pupla shume e mish pak.

  12. Politicus nuk ka nevoje ta marresh me te perpjete, ti vete i solle votat perpjestimore keshtu qe hodhe gurin mos e fshi doren.

    Shume gjera qendrojne, jo me kot jane vendore, po nuk eshte pare e degjuar ndonjehere qe ne zgjedhjet vendore votat te levizin ne kete menyre e te ndalohet gjykimi politik.

    Kur 2 partite e medha kalojne brenda 2 vjetesh nga 81 % ne 52% , atehere ka mish ne sofer per kedo, nuk mund te thuash mishin e ha vetem une.

    Nuk me rezulton qe PS+PD te kene pasur ne zgjedhjet e meparshme vendore kete vote kaq te ulet.

    Cdo argumentim qe e ben te logjikshme renien ne vendore eshte per tu vleresuar, por s’ka asnje argument qe mund te justifikoje renien e nje partie si ‘fiziologjike’, si renia e PD-se nga 40 % ne 22%.

    Ketu ka per tu shqetesuar dhe shume fare.

    Ne radhe te pare PD-ja ne 2013 do perballet me nje LSI e nje PDIU qe do i thone se kane keto vota.
    Cdp beje PD-ja do rrezikoje te provoje nese LSI dhe PDIU i kane apo jo keto vota apo do u jape çfare do kerkojne ?

    Do rrezikoje ta zeme te lere PDIU-ne te beje aleance me PS-ne, meqe ky 4,4% eshte i pakonfirmuar politikisht ?

    Apo do rrezikoje ta zeme nje ‘pajtim historik’ PS+LSI, meqe ky 8-9 % i LSI-se eshte i pakonfirmuar politikisht ?

    Ti e di shume mire, se kjo vote do u ngreje mendjen ketyre 2 partive dhe PD-ja qe as ne vitin 1997 nuk ka marre kaq pak, nuk ka nga ta mbaje menderen.

    Po ashtu nuk mund te thuash dot se kishte marreveshje parazgjedhore ne nivel partiak qe votat e PD-se tu kalonin ketyre partive, pasi nuk ekziston nje marreveshje e tille, perkundrazi ekzistojne akuzat e mbeshtetura te PDIU-se se PD-ja ne disa zona u ka vjedhe votat.

    Persa i perket betejes ne Tirane, vallaj nuk di nese partive u intereson vertet te fitojne (nuk flas per militantet por per ata qe bejne llogarite e 2013).

    Me keto zgjedhje u konfirmua qe PS-ja nuk mund te fitoje dot kunder PD-se, sepse kjo eshte me e afte te beje koalicione.
    Faji bie mbi Ramen, keshtu qe nese Rama fiton rri ne krye te PS-se dhe zgjedhjet e 2013 PS-ja mund ti harroje, meqe pak gjasa ka qe Rama te beje koalicion me te gjere se ai i 2009 e ky i 2011, e keto koalicione deshtuan ne perqindje votash te marra ne rang vendi.

    Nese Rama humbet e iken fishek nga politika, PS-ja mund ti zgjase doren LSI-se e ka gjasa te mira qe PDIU-ja nese sheh LSI qe kalon nga PS-ja, ta braktise Berishen.
    Ne kete rast humbja e Berishes eshte e vulosur me 100 firma.

    Meqe hapesirat e spekullimit jane te pafundme per shkak te mungeses se ideologjive qe pengojne kalimet gazmore, atehere çdo gje eshte e mundur.

    Nderkaq shpresa ime per 2013 eshte nje aleance mes LZHK,PDIU, Legalitetit e pse jo edhe Ballit, qe e bashkuar kap nja 12-15%.

    1. Hyllin:Politicus nuk ka nevoje ta marresh me te perpjete, ti vete i solle votat perpjestimore keshtu qe hodhe gurin mos e fshi doren.

      Sjellja e votave perpjestimore nuk ka lidhje me hedhje guri, eshte fakt objektiv. Po te mos jete, ma fakto dhe une ta pranoj publikisht e te kerkoj falje. Mund te diskutosh nese vota eshte e vjedhur ne pergjithesi apo jo, por nese e merr si te mireqene mosvjedhjen ne pergjithesi ( nuk the ti qe nuk e shpjegoj dot shperpjestimin mes njeres dhe tjetres?) atehere duhet studiuar. Edhe nje here numrat e sotem jane objektive dhe te raportuar nga mediat gjeresisht. Numrat qe sjell ti jane te nje pale zgjedhjesh te tjera dhe ti i merr ne vakuum pa analize historike. Nga ty nuk e prisja mungesen e perspektives historike.

      H:Kur 2 partite e medha kalojne brenda 2 vjetesh nga 81 % ne 52% , atehere ka mish ne sofer per kedo, nuk mund te thuash mishin e ha vetem une.

      Jo i dashur Hyllin, ka mish VETEM nese kjo renie nuk eshte normale dhe e shpjegueshme nga lloji i zgjedhjeve. Per shembull, nese votat e dy te medhave kane ndryshim nga 2005 ne 2007 ne permasa te ngjashme, kjo qe thua ti bie poshte menjehere sepse do te vertetonte nje trend normal midis dy lloje zgjedhjesh. Nese i ke numrat bruto na i sill te lutem e te diskutojme si duhet.

      Mund te jete ashtu si thua, por duhet analizuar me qetesi me ane te numrave te cilat nuk jane te fshehur por jane publike. Gjehen dhe krijohet nje ide e sakte. Nese argumenton nje gje, e per me teper nese etiketon dike qe te ve ne dukje vrimat e stermedha ne argument si militant je i detyruar te japesh numra dhe shifra te sakta dhe te plota. Perndryshe nuk merret vesh se kush eshte militanti. Une per vete nuk kam asnje problem te pranoj argumentin tend se Berisha i frikesohet PDIU-se nese e mbeshtet mbi numra te ftohte e jo mbi deshira (m te shprehuar me pare ne kete blog) per te hequr qafe Berishen se te tjerat rregullohen.

      H:Nuk me rezulton qe PS+PD te kene pasur ne zgjedhjet e meparshme vendore kete vote kaq te ulet.

      Sa ka qene pra shifra e rezultateve qe te jemi racionale e te mos flasim ne tym. Nese ke shifra (jane publike) te jap te drejte une i pari dhe flasim, por jo kotsekoti. Madje duhet bere dallimi ne perqindje dhe si total votash qe te kemi nje ide me te qarte. Po te duam te jemi vertet te virtytshem duhet te shohim disa zgjedhjet vendore, disa te pergjithshme dhe te nxjerrim trendet. Vetem pasi ta kemi bere mundemi te bejme pergjithesime me vlere, po qe se kerkojme te mos jemi militante. A je dakord?

      H:Ti e di shume mire, se kjo vote do u ngreje mendjen ketyre 2 partive dhe PD-ja qe as ne vitin 1997 nuk ka marre kaq pak, nuk ka nga ta mbaje menderen.

      Kjo eshte me se e vertete si logjike (numrat jane fishy po logjika qendron), por pse duhet te jete pushteti i PD-se shqetesimi im dhe i yti ende sma ke shpjeguar. Ashtu si nuk me ke shpjeguar se si rrine bashke ajo qe thua me siper me ate qe thua me poshte se “PD-ja di te beje koalicione me mire”. Argumentim pjese pjese do e quaja une. Se dyti, ehu sa ujera do rrjedhin deri me 2013, dhe ti e di kete shume me mire se sa une. Politika nuk ndodh ne vakuum te palevizshem, por eshte dinamike. Mund te dale nje force tjeter si Aleanca Kuqezi ( nuk e besoj po sa per shembull) e cila ti eklipsoje te gjitha keto qe thua ti dhe une. Prandaj besoj se duhet folur me fakte te ftohta brenda realiteteve aktuale e jo ne tym. Por kryesorja duhet folur me numra te krahasueshem e jo me krahasime molle-portokall se ashtu me del perfundimi qe deshiroj.

      H:Nese Rama humbet e iken fishek nga politika, PS-ja mund ti zgjase doren LSI-se e ka gjasa te mira qe PDIU-ja nese sheh LSI qe kalon nga PS-ja, ta braktise Berishen.

      Kete e shoh si te mundshme dhe aspak zhvillim negativ nese ndodh. Por une e ti qe nuk kemi interesa ( me lejo ta marr si te mireqene kete) do te duhet te analizonim se ne c’menyre do vinte kjo aleance dhe si do ta afektonte PDIUn, sepse deri me tani kjo ka qene nje force relativisht e paperlyer. Ashtu si, po te kete mend Idrizit i duhet te analizoje me shume kujdes nese i vlen aleanca me Berishen apo jo tani qe ka nje kapital te konsiderueshem politik. Ngjitjet e medha realizohen me mire nga pozita opozitare.
      Nese PDIU do binte viktime e “nevojes per pushtet” te cilen na e nenvizoi Meta ne 2009en (me ane te aleances me njeren nga palet), do ishte nje shans i humbur, ndersa nese do te vendoste parimet mbi nevojen per pushtet a la Vetevendosje do te ishte muhabet tjeter. Anasjelltazi, sic e thashe tek komenti tjeter shanset per tu bere faktor jane shume here me te mira ne koalicion (me njeren nga palet ska asnje rendesi se kush) se sa me vete. Te pakten me kete kod. Ke argument qe e kundershton kete?

      H: Nderkaq shpresa ime per 2013 eshte nje aleance mes LZHK,PDIU, Legalitetit e pse jo edhe Ballit, qe e bashkuar kap nja 12-15%.

      Kjo nenkupton qe nje koalicion i tille te mund te mbaje te gjitha votat e partive qe kane dale ne koalicione te ndryshme. Praktika tregon qe kjo nuk ka ndodhur ne dac sepse pushteti ka korruptuar te gjithe te vegjlit e tjere, e ne dac sepse do i komplikonte shume punet brenda per brenda koalicionit me konkurrence te forte ndermjet tyre(kodi i dashur Hyllin). Nje tjeter veshtiresi do ishte bjerrja e autoritetit te PDIUs se paperlyer nese perceptohet si “in cahoots” me parti tashme te diskredituara si ato qe permend ti.
      Nese ndodh qe tejkalohen problemet dhe dalin me ate rezultat do te ishte termet politik SHUME POZITIV, por termetet kane shkaqe te cilat keto zgjedhje nuk i demonstruan. Mund te jene fashitur nga arsye te ndryshme por duhen shpjeguar me shifra te sakta. Numrat te cilat i ke vendosur si premise duhen interpretuar brenda kontekstit e jo sic te del ty me mire analiza. Nese i specifikon si e qysh kane qene, cili eshte ndryshimi normal midis vendoreve dhe politikeve ne rezultatet e partive, si dhe sa ndikon votimi i perzier ne keto rezultate, sa ka kjo te beje me gjendjen reale te elektoratit dhe sa me maksimizimin e ndikimit, etj. dhe mund te te dale argumenti. Sic ta thashe me siper nuk e kam piken e dyshimit mbi aftesine tende per ti perpunuar e per te nxjerre nje argument koxhent dhe te kopsitur. Por jo me “nuk me rezulton te kete patur rezultat kaq te keq”. Ka rezultate te certifikuara te cilat nuk jane objekt diskutimi, per sa kohe qe bejme marreveshje ti marrim per baze, apo jo?

    2. Kush t’i tregon keto perralla me renie e ngritje votash ne Shqiperi? Ndonje “nacionalist” i tipit Ndreca?

      Dukesh qe ke pak njohuri per zgjedhjet ne Shqiperi dhe menyren e sjelljes se shqiptareve ne zgjedhje politike e vendore.

      Se pari PD-ja nuk eshte 22% por 43% dhe me tendence rritjeje pasi ka akoma vota per keshillat vendore per t’u numeruar.

      Se dyti, renia e partive kryesore ne zgjedhjet lokale dhe rritja e partive te vogla ka qene rregull i pashkruar gjate ketyre 20 viteve. Edhe ne zgjedhjet lokale te ’07 dy partite e medha kane nga 100 mije vota mangut ne krahasim me zgjedhjet e meparshme.

      Arsyet pse ndodhin keto luhatje votash nga zgjedhjet politike ne ato lokale jane te shumta e une po permend disa: a) Votuesit nuk e shikojne voten ne zgjedhjet per komune e bashki si ne zgjedhjet politike, ku vendoset se kush do qeverise Shqiperine, keshtu qe per arsye qe nga me banalet e deri tek ato me te justifikuarat, e levizin voten ne proporcional drejt partive te vogla, gjithmone brenda koalicionit te partise se madhe. b) Partite e vogla angazhohen fort ne zgjedhjet lokale duke joshur zakonisht elektoratin e partise se madhe qe kryeson koalicionin ku bejne pjese. Kete e bejne duke kandiduar njerez qe kane perkrahje e fis te madh ne ate zone, duke premtuar favore etj. c) Vete dy partite e medha nuk bejne ate mobilizim per siglen e partise se tyre ne zgjedhjet lokale si ne zgjedhjet politike e te tjera shkaqe qe mund te gjenden me bollek edhe me vecori nga zona ne zone etj.

      As LSI, as PR (qe eshte partia e trete ne koalicionin e PD) as PDIU jam i sigurte qe nuk arrijne te marrin te njejtat vota ne zgjedhjet e pergjithshme. LSI ka dale me nje rezultat shume me te mire se te 2009-es, ku u angazhua si force ne opozite me dy forcat e medha dhe pa akuzat e videot qe bene gjithe ate rremuje. Pra nuk ben sens konvertimi i votave per zgjedhje lokale ne ato politike.

      Tendenca e votave apo edhe nje konvertim mund te behet vetem per te pare ne total perkrahjen qe kane koalicionet. Kjo llogari ben sens ndersa cdolloj llogarie tjeter eshte e cale dhe tregon nje injorance te thelle per zgjedhjet ne Shqiperi.

      Dy jane pikat e rendeses ne polet apo spektrumin e te majtes dhe te djathtes ne Shqiperi: PD, PS. Cdo parti tjeter ka qene thjesht garniture ose me peshe shume te vogel. LSI tentoi te behet nje parti e trete me peshe, por nuk ja arriti. Kete rendesi dhe thithje elektorati qe kane keto dy parti duhet shikuar tek historia qe kane keto parti, pikat ku keto dy parti jane lidhur me shoqerine apo pjesen e shoqerise qe i voton dhe ate qe perfaqesojne si ide politike, shtresa shoqerore etj. Asnje parti tjeter pa histori dhe pa pika te forta qe shenjon dicka apo ndikon shoqerine nuk do te mund te rivalizoje keto dy parti. Te pakten per nje kohe relativisht te gjate pastaj te ardhmen askush nuk e parashikon me saktesi.

  13. Hyllin ja edhe nje tjeter fakt i ftohte ku nuk thuhet askund qe ju vodh vota nga PD-ja.

    XH2 kerkoj ndjese por po e sjell te plote.

    Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
    Tiranë, 13.05.2011
    Deklaratë

    Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet falenderon të gjithë qytetarët që i kanë besuar votën e tyre një partie me profil të qartë kombëtar në vend.
    Ne ju sigurojmë se vota juaj do të jetë një votë për një zë të fortë kombëtar në të gjithë vendin, kudo ku na keni besuar fitoren e kandidatëve tanë.
    Votat e PDIU janë vota të pastra, fal besimit të qytetarëve shqiptarë tek fryma dhe parimet tona.
    Ne nuk kemi asnjë votë të kërkujt.
    Votat e qytetarëve janë përgjegjësi dhe detyrim për ne që të vijojmë rrugën tonë partie kombëtare dhe garant i dinjitetit të shqiptarëve.
    Rezultatet e PDIU-së në bashkitë dhe komunat ku ka kandiduar janë pozitive. Kandidatët e PDIU-së kanë fituar garën në Bashkitë Librazhd, Sukth dhe Rrogozhinë, si edhe në komunat Markat dhe Shushicë.
    Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet rezulton forcë e parë politike në Bashkinë e Delvinës dhe në disa komuna; forcë e dytë në Bajram Curri, Peqin, Kashar dhe një sërë komunash.
    Forcë e tretë politike në qendra të mëdha të vendit si Vlorë, Durrës, Fier, Sarandë, Rrëshen, si edhe në bashkitë Shijak, Sukth, Cerrik, Patos, Konispol e në një pjesë të konsiderueshme të komunave të vendit.
    Në Tiranë, si edhe në bashkitë Berat, Elbasan dhe Lushnje, PDIU është afirmuar forcë e katërt politike.
    Këto vota qytetarët shqiptarë ia kanë besuar një force politike që ka vendosur në rradhë të parë kombin shqiptar.

    Deklarata u dha nga Drejtori i Marrëdhënieve Publike i PDIU, z. Ardit Bido

  14. Meqe po flitet per shifra te ngushta shume, tanime per Tiranen duhet thene se: Te gjithe fajin e ka Hysniu.

  15. Metal boy, mos keput dokrra pa pike kuptimi, se mund te kuptohen kur ka fushate, po fushata ka mbaruar.

    Politicus, rreth zgjedhjeve te tjera mund te shikosh ketu :
    http://www.gazeta-shqip.com/politike/09d70d2255e5707ac40390c650fbed5c.html

    Nuk qendron fare krahasimi me 2005 – 2007, pasi ka ndodhur bash e kunderta, habitem si nuk e mbake mend qe ne 2005, partia republikane kishte nje hale me deputete.
    Por ne 2005 kishte marreveshje parazgjedhore, prandaj nuk mund te merren per baze (hiq LSI-ne).

    Sidoqofte me gjeresisht do merremi kur te kemi votat perfundimtare, di te them qe kur LSI-ne e gjejme keshtu:

    2005 – 115 mije
    2007 – 121 mije
    2009 – 74 mije
    2011 – 105 mije (jo perfundimtare)

    Logjika ta do qe ne 2009, kesaj partie i jane dreqosur votat, sepse elektorati i saj nuk kish asnje arsye ta braktiste masivisht ne 2009 dhe te nderronte mendje per mire pas skandaleve, perkundrazi ne 2009 duhet te ishte viti i saj i arte.

    Kodi zgjedhor u be shpejt e shpejt nga Sala+Rama, edhe pse vendoret e kaluara ishin mjaft te mira per partite e vogla e u desh fort nga Rama per te frenuar LSI-ne.

    Meten e kam pare gjithnje si djali plangprishes i PS-se, kurse Ramen si djali xheloz e nese parabola e Jezusit ka ndonje vlere PS-ja ka per ta pranuar djalin plangprishes.

    Nderkaq ajo aleance qe permenda vertet mund te marre me pak deputete me kete kod zgjedhor(megjithese eshte per tu pare se ne cilin qark nuk eshte ne gjendje te kape 1 deputet ), por do i kete vendimtare.
    Si e shikoj une, nuk eshte qeverisja e vendit qe duhet te synoje, por aftesia te bllokoje çdo ligj dhe presioni ne zgjidhjen e disa çeshtjeve te mprehta qe si PD-ja si PS-ja deri tani nuk kane dashur ti zgjidhin.

    Korruptimi i kryesive eshte rrezik i perhershem, po keta duhet te jene budallenj qe te mos e kuptojne pas pervojes se 2009, qe karriera e tyre politike nuk lidhet me ‘dashamiresine’ e Sales qe ua ben mootin mbi koke, sapo gjen hapesiren e duhur.
    Nuk e futa republikanen ne ekuacion se Sala e mban Mediun per herdhesh, nderkaq me Zogun Sala s’ka shkuar ndonjehere vaj, PDIU-ja s’ka ndonje sugjestionim ndaj Sales, ndersa Balli si mundesi vetem se duhet te jene vertet te trashe qe te mos e kene kuptuar ende se Sala i shkaterroi si parti, ne 2009 u katandisen ne nje grusht gjynahqaresh:

    Partia Balli Kombëtar

    Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 22.896 vota ose 1.68%

    Zgjedhjet lokale, 2007: 17.675 vota ose 1.34%

    Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 5.112 vota ose 0.34%

    Pra nese duan te mbijetojne, duhet te shkeputen nga perqafimi vdekjeprures i Sales.
    Pastaj nese jane aq te trashe, le te zhduken, ne fund te fundit jane vetem fantazmat e atyre qe para 70 vjetesh ishin elita borgjeze e vendit.

    Persa i perket ‘perlyerjes’ ne Shqiperi te paperlyer s’ka, duhet te kthehet domosdoshmeria ne virtyt.
    Problemi i vertete i kesaj aleance eshte mungesa e nje udheheqesi, problem historik pothuajse i pakapercyeshem, pa nje udheheqes mungon strukturimi hierarkik dhe pa hierarki nuk shkohet asgjekundi ( Kadareja sjell prapaskenat e Rambujese, ku delegatet e Kosoves po ziheshin se kush do behej kryeminister ).

    Nejse, gjithçka eshte per tu pare, rendesi ka qe diçka po zien ne kazanin shqiptar, do kemi nje 2 vjeçar shume intrigues, shpresoj te mos na çaje veshet Rama edhe per 2 vjet me vjedhje votash qe evolucioni i nisur nga populli te zhvillohet i shendetshem edhe ne rang mediatik.

  16. Pishak, a behet te bejme nje kerkese te shkruash nje artikull tjeter tani pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor? Flm 🙂

    1. E mo njeri, mos u hidh gjë shumë përpjetë, se nuk ke fituar ndonjë gjë të madhe.

      Përkundrazi.

      Edhe një fije shprese, se ndonjë hallkë e sistemit shtetëror do të mund të funksiononte në mënyrë profesionale u shua përfundimisht.

      Basha (në fakt Berisha) vërtetë e fitoi Bashkinë e Tiranës, por krateri që lanë pas këto zgjedhje në imazhin e shtetit shqiptar mund të shihen mbase edhe nga Hëna pa teleskop.

      Vendimi gjyqësor duhet respektuar, Rama duhet të dalë nga Bashkia, por ti besoj se ke aq mënd të kuptosh, që me atë vendim nuk është dhënë drejtësi por është bërë politikë.

      Mirë do të ishte që të bëheshe esëll dhe të mos besosh, se sapuni hahet për djathë.

      Të paktën në këtë blog, nuk hahet për djathë.

      Megjithatë, ç’rëndësi do të kishin këto, përveç faktit, që shteti shqiptar është si edhe kudo tjetër një instrument i klasës sunduese, vetëm se kjo e fundit nuk është si kudo tjetër, pra e interesuar në shtetin ligjor.

      Kjo është shumë e hidhur, por me këtë duhet të rrojmë.

      Sinqerisht, mos u bëj qesharak dhe ik e dil të lutem në rrugë për të bërtitur “Liri-Demokraci”, se këtu nuk ma do mendja, se ka nga ata lloj kokëboshësh, që të entuziazmohen nga obscenitete të tilla.

      1. Ti me duket se po i flet vetes ne veten e trete, ose po degjon zera si tek filmi Beautiful Mind.

        Une pata bere disa komente dhe diskutime ketu nga artikulli i autorit, te cilit ja vleresoj opinionin, dhe desha te dij cfare mendon ai, meqe ai beri nje analize.

        Nejse, ti vazhdo bej rolin e zhurmatorit te emancipuar.

    2. Xhib, ta mirёkuptoj kёrkesёn provokuese miqёsore. Shkrimin qё po komentojmё e pata hedhur nё faqe tё PTF-sё, tek prisja njё avion. Instikti mё thoshte se komentet e mia mund tё pёrgёnjeshtroheshin nga faktet, ndaj edhe vura datё e orё bashkё (risi e çuditshme apo jo?). Tani po reflektoj se ç’tё shkruaj. Gjithё kjo histori elektorale seç mё kujton fёmijёrinё. Kur luanim me porta tё vogla, tё shёnuara pёrgjithёsisht nga dy gurё ose tulla çfarёdo, golat njiheshin me konsensus. E si mund tё dallohej shtylla nga shtyllё-goli kur shtylla nuk kishte? Bёnim diskutime tё ndezura, por pastaj binim nё ujdi. Pa arbitёr, natyrisht. Ambasadorё jo qё jo. Por kishte raste (tё rralla) qё loja “dhihej”, sipas zhargonit tё lagjes sime, sepse zёnka vazhdonte e ujdi nuk arrihej kurrsesi. Protestat merrnin forma tё ndryshme, shpesh qesharake. Kush fitonte me njё ndeshje tё tillё tё prishur, nuk e kishte ndjesinё e vёrtetё tё fitores. Sikur nuk “quhej”… Mua mё ka ndodhur disa herё, por nuk i kam konsideruar fitore. Fitorja ёshtё e tillё kur pranohet nga tё gjithё.

      1. Fitorja jo gjithmone varet te ujdia e paleve o i nderuar. Ndodh, sic eshte tradita ne Shqiperi, qe ne “njohim vec fitore”, si te ja bejme ne kete rast? Sic duket ti nuk e njeh aq mire Edi Ramen dhe ate qe perfaqeson e eshte si politikan, prandaj ke iluzione ujdie. Po te mos ishin votat ne kutine e gabuar, do te ishin kosovaret e rene nga qielli me parashute, do te ishin parate fallco per te blere vota, do te ishte presioni mbi administraten, do te ishte dreqi dhe i biri etj. etj. Ujdi per pranim fitoreje ose humbje perseri nuk do te kishim dhe kete e paralajmeroi fill pas mbylljes se kutive Rama, ku ende nuk kishte dale problemi i votave ne kutine e gabuar. Humbja eshte e veshtire, kjo edhe per Ameriken ku Al Gore e kontestoi deri ne fund rezultatin dhe sigurisht i dha fund cdo gjeje pas vendimit te Gjykates se Larte, megjithese me zemer te thyer dhe asnjehere dakort me ate vendim.

        Sic tha me te drejte Bugajski ne komitetin amerikan te Helsinkit, posti ne Shqiperi eshte i lidhur me interesa financiare, prandaj eshte i veshtire dhe e dhimbshme per t’u leshuar. Te kujton gje kjo per bashkine Tirane qe kontrollohej nga Rama?

        Fitorja e Bashes ka qene fitore qe ka kaluar nepermes nje transparence qe s’ka qene asnjehere ne Shqiperi. Te gjithe pame live votat tona te numerohen, qofte edhe ato vota qe ishin ne kutine e gabuar. Ishte nje proces qe respektonte vullnetin tone permes procedurave krejt ligjore te KQZ, te konfirmuara si te tilla dhe nga Kolegji Zgjedhor.

        Ujdia eshte ligji, se ligji nuk eshte gje tjeter por ujdi, marreveshje e shoqerise. E kjo marreveshje thote qe ankesat per procedurat e KQZ t’i drejtohen gjykates, e nese kjo gjykate vendos qe KQZ ka qene ne rregull me ligjin, athere kjo ujdi e shoqerise duhet respektuar dhe njohur fitoren fituesit. Ujdia ndermjet lojtareve nuk del dot mbi ujdine e shoqerise.

        1. Xhibo, mbreme pata rastin te degjoj nje ekspert amerikan te proceseve zgjedhore, Jurist ne gjykaten e apelit te New Yorkut dhe ekspert i etikes ligjore prane kesaj gjykate, i cili ka qene vezhgues zgjedhor ne emer te OSBE-se qe nga 2000 e ketej ne Shqiperi, Bosnje, Kosove, Moldavi e nja dhjete vende te tjera “problematike” si Kirgistani apo Bjellorusia.

          Me pak fjale argumenti i tij ishte ky: ne Kod nuk parashikohet qartesisht se cfare duhet te ndodhe nese vota futet ne kutine e gabuar; ne mungese te nje dispozite te qarte praktika boterore i referohet “qellimit te votuesit” dhe rasteve te meparshme, te cilat ne kete rast justifikojne vendimin e KQZ-s te cilin ai e kishte studjuar dhe hulumtuar krahasimisht; te dyja palet kane argumenta ligjore te pranueshem ne kete rast; ne eksperiencen e tij si ish vezhgues por edhe si kryetar komisioni zgjedhor ne Bosnje dhe Kosove ku nderkombetaret nuk ishin vezhgues por administrues te zgjedhjeve ai do te kish vendosur ti numeronte ato vota ne mungese te dispozites ne kod(dha shembuj te ngjashem); zgjedhjet ishin transparente sipas leximit qe ai i ben raporteve te OSBE-se dhe deklarimeve te BEs dhe SHBAve, por Tirana perfaqesoi ate qe ai e quajti “the perfect storm” e cila do te kish krijuar probleme kudo ne bote dhe si shembull dha ate qe e quajti “vendimin politik” te Gjykates Supreme amerikane ( 5 me 4) i cili kurorezoi Bushin ne 2000shin president; keto zgjedhje do jene nje faktor pozitiv per sa i perket integrimit ne BE, por ky integrim nuk ka “asnje mundesi te ndodhe” sepse ka probleme shume me te pazgjidhura se ceshtjet zgjedhore si korrupsioni dhe gjykatat pa zgjidhjen e te cilave nuk sheh asnje mundesi reale per proces te suksesshem integrimi(nuk pati asnje ngurrim te perdore keto fjale).

          Kjo nga nje njeri i cili e filloi ligjeraten duke thene qe ka miq ne Shqiperi dhe eshte detyrimisht i influencuar prej opinioneve te tyre, nuk eshte se ata jane socialiste por ai mendon bashke me ata se Berisha eshte problemi i politikes shqiptare ndersa Rama i “ka ndryshuar fytyren Tiranes”. Me fjale te tjera, ai do kishte preferuar fitoren e Rames, madje “nuk arrij ta kuptoj se si ne Tirane mund te fitoje Berisha, po ja qe edhe ne NY city me shumice 70-30 te demokrateve ka disa dekada qe kryebashkiaku eshte republikan”(Giuliani tete vjet dhe Bloombergu 9 e kusur).
          Por “kur rezultati del me dhjete vota diference ne numerim jo zyrtar, eshte e paevitueshme dhe legjitime te kete manovra ligjore nga njera dhe tjetra pale”. Shpresoj se te ndihmon si opinion i nje profesionisti qe nuk ka geshtenja ne zjarr ne ate lagje. Para se ta mbyll, zoteria nder te tjera ka rishkruar kodin e etikes se dhomes se avokatise shqiptare me kerkesen e kesaj te fundit, pra nuk eshte se nuk e njeh realitetin shqiptar.

          1. Por cilit “qellim te votuesit”?? Pasi spoti elektoral i KQZ, ka perseritur pafundesisht, per nje muaj rresht se keto vota jane te pavlefshme, duke e demostruar me kryq te kuq voten e futur ne kutine e gabuar, a mund te flasim me ne sot per vullnet e qellim te votuesit? Sic te thoja tek “Turp dhe Indiference” -nga deshira per ta perforcuar kam shprehur me pleonasm ndoshta-, se ky “promovim publik” e ka devijuar leximin e kesaj vote si lajthim te votuesit; qellimi mund te kete qene pikerisht ta beje te pavlefshme.

            Por ne cdo rast, a perligjet leximi i nje grusht votash te tilla, duke deformuar vullnetin e pjeses tjeter te votave? S’mund mos ta quash deformim, apo jo, kur vota e kombinatit gjendet tek kutia e Medresese; per te mos folur per mosperputhjet ndermjet numrit te votuesve dhe fleteve te votimit? Dhe kete se them une. http://www.gazetatema.net/web/?p=24624

            1. a ka ndonje mundesi reale te debatosh pa ju referuar genjeshtrave te gatuara nga Rama? Te njejtin gabim beri miku im Andi Bushati tek Top Channel dhe i doli huq kur u transmetua aty per aty spoti televiziv tek i cili thuhet “qytetari te shkoje tek qendra, te lyeje gishtin, te hedhe voten ne kutine e caktuar dhe te largohet” pra askund nuk thuhet qe votat e hedhura ne kutin e gabuar jane te pavlefshme. Kjo sepse kodi nuk e parashikon shprehimisht. Beji nje googlim kodit ( e ka botuar OSBEja) dhe do ta shohesh vete, me pas le te diskutojme mbi aspektet e tjera.

              E kam te qarte qe eshte e veshtire te argumentosh faktet kur te eshte prishur mideja, por perpiqu gjithsesi. Ai amerikani e kish bere, eshte e mundur.

            2. Nuk e parashikon kodi shprehimisht?????????? Nuk debatojme dot se duhet te jesh paksa jurist qe te kuptohemi.
              Dispozitat ligjore nuk interpretohen te kufizuara sic perpiqen juristet qe mbajne ane, por interpretohen ne ekonomine e tyre. Ka nje ratio qe pershkruan te gjithe ligjin.
              Qe ta ulim biseden ne nivel fare te ulet, feminor: mqse ky qenka i gjithi nje proces i vetem, perse kodi parashikon vendosjen e 4 kutive te ndryshme?
              Bazuar ne faktin se procesi duhet te jete ne nivelin e njeriut te zakonshem dhe mqse ky i fundit qellon qe shpeshhere te jete i verber; i moshuar; neglizhent; nuk dallon ngjyrat etj, a nuk do qe e natyrshme sipas jush qe kodi te parashikonte vendosjen e nje kutie te vetme, ku te futeshin te 4 fletet me ngjya te ndryshme?
              E me pas, te na zgjidhnin nja 5 vete me certifikate mjekesore si jodaltonik dhe te na i ndanin keto flete te hedhura, duke na dhene rezultatin perfundimtar.

              Qellimi i ligjit ne fakt ka qene te perfundoje sa me pare administrimi i nje procedure dhe ka shenuar si te pare ate te kryetarit; se ndryshe eshte e pamundur ta administrosh procesin dhe natyrshem del vota e kombinatit ne qender tjeter votimi. Ky nuk eshte fakt i rreme, besoj e di. Vetem ky fakt eshte i mjaftueshem per te kuptuar se vazhdimi i numerimit eshte i parregullt.

              p.s aman te lutem mi kurse keto shprehje te tipit “genjeshtra te gatuara nga X”, se me duket sikur polemizoj me metal boy. Sa per midene, te siguroj qe nuk me prishet nga te tilla gjera; me prishet cik kur shoh gjykata e organe adm qe shkelin haptazi ligjin, por jam imunizuar. (dhe ne kemi folur vetem per nocionin e votes se pavlefshme, por sa e sa shkelje ka ne administrimin e ketij procesi zgjedhor!)

            3. ena:aman te lutem mi kurse keto shprehje te tipit “genjeshtra te gatuara nga X”, se me duket sikur polemizoj me metal boy

              Ok, atehere po te them mos genje trashe se nuk ti ha njeri ato. Kur the qe ka nje spot te KQZ-se qe i percakton votat ne kutine e gabuar si te pavlefshme the nje te pavertete, thene ndryshe genjeve. Genjeshtrat nuk mund te jene pjese e nje argumenti, po ti ndofta nuk e ke lexuar ende kotin e etikes se juristit. ja spoti http://www.youtube.com/watch?v=rqUbKzOIJvI&feature=related

              E:Dispozitat ligjore nuk interpretohen te kufizuara sic perpiqen juristet qe mbajne ane, por interpretohen ne ekonomine e tyre. Ka nje ratio qe pershkruan te gjithe ligjin.

              Sigurisht qe eshte ashtu, prandaj gjykohen precedentet per te pare si eshte interpretuar kjo praktike me pare. Jane rreth tre raste qe citoi ai juristi amerikan te cilit nuk ja sulmon dot as qellimin ( u deklarua anti Berishe qe ne fillim) e as integritetin profesional. Ne fakt, ka ne rezyme te qenit lektor per etiken ne gjykate! Ne ato rastet qe citoi, vendimmarrja ka qene ne te njejten linje me ate te sotmen, pra te lexohen dhe numerohen votat dukeqene se qellimi i votuesit eshte i qarte. Ty te prish qejfin kjo, e kuptoj por mos u mundo te dukesh racionale me ane te genjeshtrave. Nuk ka budallenj verdalle. Dhe leri “shpjegimet” se nuk ka njeri nevoje, po me thuaj pak pse nuk duheshin numeruar votat. Apo me thuaj pak pse deri me sot viktimat e kesaj “vjedhjeje te paskrupullt” nuk kane bere kerkese per rinumerim total, e cila do ishte Aja e cdo veprimi post zgjedhor.

              E:Mqse ju referove kodit te botuar nga OSBE: Hidhi nje sy edhe komentarit te kodit dhe materialit per vezhguesit, te botuar nga e njejta organizate, do konstatosh shprehimisht rregullin qe vota e hedhur ne kutine e gabuar eshte e pavlefshme.

              Genjen perseri ( nuk dua te shprehem keshtu por ma kerkove shprehimisht) e te sfidoj ta sjellesh citatin nga komentari i OSBE-se, i cili ne fund te fundit nuk ka asnje ndikim ligjor po nejse.

              Udhezimin e KQZ-se po ashtu. Sille ketu te plote e hajde te shohim se kush flet endrra ne diell (ka vetem dy udhezime per 2011 e ne asnjerin nuk gjeta asnje fjale per ato qe thua). Une ndryshe nga ti di te kerkoj ndjese kur sjell informacion te gabuar. Ama edhe te genjesh hapur nuk eshte e drejte. Lidheza me poshte eshte manuali i KZAZse per keto zgjedhje, pra po ta lehtesoj punen, ma gjej pak ate qe thuhet “shprehimisht” dhe qe qenkerka ndryshuar pas loje.

              http://ebookbrowse.com/110415-pv-manual-kzaz-pjesa-e-dyte-2011-doc-d125223597

              Perndryshe, merr rolin e nje genjeshtareje te rendomte te lenduar nga rezultati final ( i cili mund edhe te jete i padrejte po jo per ato arsye qe ke listuar deri tani), e une kete nuk do te ta uroja kurre. Sinqerisht.

            4. Te gjitha sa thua s’kane vlere, se thua gjera pa vlere dhe qe nuk i kupton. C’te te shpjegoj une ty?
              Ke degjuar ndonjehere per Interpretim Teleologjik? Nuk eshte se ke faj pse nuk degjuar, por qe persiston ne thenie pa kuptim, ketu po qe ke faj.

              C’precedente me thua, kur une kam ligjin tim ne dore dhe praktiken time te meparshme. Praktika e meparshme bazohet ne nje ligj te caktuar; ku di une kujt legjislacioni i referohesh ti. Nese nuk e di, nuk ka nje legjislacion te unifikuar Politicus, ne bote, e as ne Europe. Kjo eshte nje aspirate qe mbetet ne nivelin e iluzionit, por qe s’do te behet kurre realitet.

              Manualin per vezhguesit e kam pare vete, me keta sy, por skam si te ta dergoj. Pyet Arvizune se e tha shprehimisht kete, se keshtu e kane trajnuar si vezhgues(pyet se ta thone ne cfare takimi; une nuk mund te ta them se ruaj etiken). Kete e the mire megjithate, ky nuk perben burim te se drejtes.
              E njejta gje per udhezimin e Kqz, s’kam kohe te merrem me kerkim, por pa dyshim qe eshte keshtu. Por ti je i acaruar dhe sdo te besosh. Nuk di kush te informon por eshte e qarte se juve i thoni te paverteta edhe njeri-tjetrit.

              Po te mos qe keshtu si them une, pse mendon se gjithe ambasadoret, qe ti i ke aq per zemer, t’u cuan ne kembe, e lane menjane diplomacine, e folen aq hapur. Nese s’je i informuar per kete c’te te them.

              p.s Cte te shpjegoj une ty, ti me quan njeri me eksperience e ekspertize te mire Ristanin.

            5. E:C’precedente me thua, kur une kam ligjin tim ne dore dhe praktiken time te meparshme…

              Po per ate praktiken tende te meparshme bazuar ne ligjin elektoral shqiptar po flitet, por ti nuk deshiron ta shohesh. Praktika e meparshme zgjedhore ne Shqiperi (gjithnje sipas kerkimeve qe kish bere ai amerikani e jo sipas meje) tregonte se ne te pakten nje rast ne 2007(apples to apples se jane zgjedhje lokale) ne nje bashki ku kish fituar kandidati socialist vetem ne saje te votave te kontestuara, dhe disa here ne 2009 kjo praktike ( edhe nje here qe te kuptosh se ju juristet flisni me fjale te medha), i.e. numerimi i votave te kontestuara te cilat nuk kishin asnje element pavlefshmerie te cituar shprehimisht ne kod, eshte konsideruar nga KQZja i vlefshem. Kete e shpreh edhe vendimi i KQZ-se te cilin e gjen shume kollaj. Nderkohe nuk mu pergjigje as per spotin e as per manualin e KZAZ-ve i cili eshte burim ligjor se del nga KQZja.
              Mos fol endrra ne diell per legjislacionin nderkombetar se nuk ke te besh me te paditur (sa e urreni popullin ju, eshte e habitshme), je i/e verbuar nga pasioni qe nuk te le te shohesh driten minimale. Ka norma te pranueshmerise nderkombetare mbi te cilat mbeshtetet OSBE-ja dhe organizmat e tjera nderkombetare. Keto jane standarte por nuk kane asnje vlere ligjore ne SHQIPERI jashte faktit qe shumica jane brendezuar ne kodin vete, megjithate mbartin vlere politike sepse ndajne nese zgjedhjet jane te pranuara apo jo nga nderkombetaret. Ne kete rast, ne baze te atij manualit qe e paske pare vetem ti dhe nuk e paskan bere publik OSBEja dhe Arvizu (ju te beni dhe budalla me zor mer jahu) votat u dashkerkan konsideruar te pavlefshme, ndersa manuali per vezhguesit vete sic e pranon edhe ti nuk ka kurrfare vlere ligjore ne Shqiperi. Mirepo, ne kundershtim me sa thua ti ( a te vjen keq po te te them qe me rekordin e genjeshtrave qe ke sjelle ketu nuk je fort e besueshme tashme) OSBEja i cilesoi si transparente keto zgjedhje dhe fajesoi partite per polarizimin e situates. Edhe Arvizu i cilesoi si me te mirat ne historine e Shqiperise(me gojen e Kantrimenit), dhe keshtu qe ty nuk te dalin llogarite. Ose OSBEja dhe SHBAja genjejne veten, ose ti nuk thua te verteten. Preferencen time per opinionet e amerikaneve tashme e di…

              @pifto ti nuk je ekspert i besueshem nga ana profesionale qe te mund te diskutosh si i paanshem, dhe prandaj mos u sill sikur te kesh gjetur celesin e moralit Kantian.

              Thene kjo, ke te drejte ne shtrimin e ceshtjes politike. Tashme ka pak rendesi se kush fitoi, ka rendesi qe zgjedhjet te jene transparente dhe te mos lejojne manipulime nga njera apo tjetra pale. GJykimi yne ndahet kur ti e ke caktuar paraprakisht se kush eshte fajtori, se ka vetem nje pale qe kerkon te manipuloje dhe se rezultati nuk mund te jete ne favor te asaj pale. Keto bazuar ne preferencat e tua politike, pa sjelle asnje fakt konkret apo bindes pertej “ligjin e di une dhe Njazi Jahua”. Me sa duket, je ti qe kerkon te na e shesesh ti sapunin per djathe. Ka juriste pertej Teje dhe Njaziut plak.

              Une per vete kam po ashtu preferenca(do habiteshe). Mirepo, sic duket qarte nga koha qe po i marr vetes per te tu pergjigjur, nuk gjykoj bazuar ne pasionet e mia, por mundohem te kem faktet ne dore. Prandaj edhe i besoj shume me teper atij ekspertit amerikan i cili nuk kishte asnje geshtenje ne zjarr por e vleresoi ceshtjen nga ana thjesht ligjore. Ekpserience me proceset zgjedhore ne Shqiperi e me tej kishte po disa here me shume, keshtu qe…

              Ti me thua ligji thote “votat ne kutine perkatese” por le jashte faktin qe ligji nuk thote shprehimisht asgje per pavlefshmerine bazuar ne kuti. Po sikur KQZja te kish vendosur te kishte vetem nje kuti? Pra, procedura administrative ne kete rast( ndonese pjese perberese e procesit sic e ke argumentuar me pare) nuk mund ti mbivendoset kaq thjeshte vullnetit te votuesit, me duket mua. Te pakten ka nje argument te forte per te mos e ndjekur kete doktrine ne kete rast.
              Me tej, tani ne nuk kemi nje situate normale, por nje situate anormale ( perfect storm e quajti ai miku im amerikan) e cila na i ka ndare kandidatet me shume pak vota, dmth ato votat e hedhura ne kuti jo perkatese marrin vlere shume te madhe sepse do ndajne rezultatin. Per shembull, edhe ne Berat qenkerkan numeruar keto votat, por nuk kishte as apelim sepse rezultati ishte me disa mijera vota diference. Ne kete rast, ne se do i quajme te vlefshme apo te pavlefshme merr rendesi percaktuese. Pra, mua nuk me duket aspak e ekzagjeruar qe te sillet ne vemendje qe ligji nuk parashikon qe votat e hedhura ne kutite e gabuara jane te pavlefshme. A duhet te ishte bere perpara ky sqarim? Mundesisht po, dhe nuk eshte pa vend argumenti qe gjeja me e mire kete here eshte te mos numerohen dhe ta rregullojme shprehimisht heren tjeter. Por qendron po aq edhe argumenti i kundert, i.e. te numerohet vullneti dhe te rregullohet shprehimisht heren tjeter!E kjo, si jurist, duhet te te bjere ne sy edhe ty, atij mikut tim amerikan antiberishist nuk i kish shpetuar.
              Per spotin, KQZja ne spot nuk ka asnje mundesi tjeter gjuhesore perpos shprehjes “hidhe ne kutine e duhur”, por kjo nuk percakton dot nese nje vote eshte apo jo e vlefshme kur eshte hedhur gabim ne nje kuti tjeter. Spoti vete nuk eshte burim ligji. Si pasoje, te dyja palet kane nje argument te vlefshem ligjor, dhe ligjerisht arbiter eshte kolegji zgjedhor. Po pranove qe ka argument nga te dyja palet, dhe se Kolegji duhet te kish vendosur pa trysni( sot persot e pamundur), ja ku do me gjeje dakord. Pa dallim se kush do ishte fituesi, edhe nese ne nje vendim te dyte nxjerrin Ramen fitues. Madje, ai miku amerikan ( e zuni lemza te shkretin) beri ngjashmerine me zgjedhjet e 2000es ne SHBA, duke e percaktuar vendimin e gjykates supreme si “vendim politik pese me kater”. Por jo i paligjshem, ama.

              Po ashtu, ne qofte se zotrote do kishe dale me tezen qe kolegji eshte i perlyer ashtu si i gjithe gjyqesori shqiptar, nuk do kishe patur asnje kundershtim nga une. Por ti na del me tezen qe nuk mund te kete argumenta te vlefshem ligjore pro numerimit(i.e. numerimi eshte “risi” jashte ligjit e Ristanit) sepse keshtu mendoni ti dhe Jahua, dhe kjo eshte thjesht e pavertete. Ena pastaj e con me tej duke futur ne loje udhezime dhe manuale fantazem apo te keqinterpretuar, madje duke shpikur edhe gjera qe spoti i KQZse nuk i thote. Del edhe Profesor Kosmoja, argumenti matematikor i te cilit perdoret per retorike (dmth viktimizohet pa skrupuj nga ca si puna juaj) dhe pastaj behet vete ajo.
              KJo per mua eshte e pafalshme sepse pervecse perforcon ate qe ju kerkoni te ndalni (delegjitimimin e zgjedhjeve) edhe nxjerr nga loja cdo argument racional qe mund te ishte bindes sot dhe ne te ardhmen. Te pakten ne qofte se ju marrim seriozisht qe ate qellim keni(une nuk jam aq naiv po besoj ka te tjere ketu).

              Ne fund doni edhe tju rrahim shpatullat e t’ju themi aferim qe na budallallepset perseri. Kjo me kujton nje histori te vertete ne rruget e Tiranes diku nga viti 1999-2000. Nje ish i burgosur politik, mbi 60 vjecar kish dale e po pinte kafene tek lokali i dhene me qera nga nje prone e tija(familje e vjeter tiranase me shume prona) tek pazari i ri. Duke ndenjur me nipin e vet, ashtu si jane keto pune, vjen e i ulet ne tavoline nje ish hetues i cili e kish sakatuar ne prokurori. Me pas, ky ish hetuesi ( i cili nuk ishte ne thelb i politizuar por kish bere detyren) ishte miqesuar me nipin e viktimes dhe kishin ruajtur marredhenie shume te mira me nipcen. Pas 97tes ish hetuesi kish hyre ne SHIK dhe kishte makine dhe roje. Pasi folen per kohen ( e per cfare tjeter mund te flisnin) dhe gjerben kafene, SHIKasi ngrihet nga tavolina, i shkel syun nipces dhe me ton urdherues i thote plakut ‘hajde tani paguaj kafet”! Urno?-reagon plaku tironc disi i tronditur- “paguj pra te thashe” i kthehet SHIKasi me tonin e ish hetuesit. Si urno- psheretiu xhaxhi i cili i lodhur nga diktatura deshironte vetem ti mbyllte ditet ne paqe dhe thjesht kish Frike nga i ringjalluri me pushtet.

            6. politkus,

              ti je partizan partiak, dhe të komunikosh me ty, është e pamundur. Megjithatë, çështje nuk është më, se kush duhet t’i fitojë ato zgjedhje, pasi kjo nuk e ka më atë rëndësinë fillestare.

              Kushdo që të fitojë, ka humbur në fakt e vërteta dhe kjo është shumë e trishtuar.

              Diskutimi nëse votat e hedhura në kutitë e tjera duhen konsideruar si të vlefshme apo jo, nuk ka të bëjë më me gjetjen e fituesit, por me ruajtjen e një higjene intelektuale.

              Shumëkush, ku përfshij edhe veten, mund të jetojë shumë mirë me një kryebashkiak Rama apo Basha, pasi fundi i fundit, të dy janë aq larg realitetit social të masës së qytetarëve, sa ky fakt ka vetëm një rëndësi konvencionale.

              Problemi tani qëndron tjetërkund. Pakkush pranon vullnetarisht ta hajë sapunin për djathë. Kolegji zgjedhor po bën pikërisht këtë, pra po ua jep njerëzve ta hanë atë dhe ti vjen dhe thua edhe “ju bëftë mirë!”.

              Në këtë pikë njeriu normal nuk pajtohet dot me bindjen tënde, pasi sinqerisht, kush do ta linte veten vullnetarisht të trajtohet si i mangët nga trutë.

              Ligji parashikon “hedhjen e votës në kutinë përkatëse”.

              Ligji parashikon vetëm këtë mënyrë për votimin, që do të thotë se çdo mënyrë tjetër nuk është e ligjshme.

              Pra e paligjshme.

              Ja se si shprehet edhe Niazi Jaho për të njëjtën çështje:

              <>

              (Për më tepër mund të lexohet këtu: http://www.24-ore.com/index.php/politika/vendore/5454-niazi-jaho-veprimet-e-kqz-te-paligjshme-dhe-pa-vlere-juridike.html)

              Tragjedia i dashur nuk është se po humbet Rama, por se institucione qendrore si KQZ apo Kolegji Zgjedhor po veprojnë haptazi në mënyrë të kundërligjshme dhe se shoqëria shqiptare i pranon këto zhvillime në mënyrë të vetëkuptueshme.

              Tani të gëzohesh për diçka, që është haptazi e kundërligjshme, nuk të nderon.

              E kam fjalën jo vetëm moralisht, por edhe intelektualisht.

            7. Politicus,

              ja edhe diçka tejet flagrante.

              KQZ i numëroi fletët e hedhura jo në kutitë përkatëse në bazë të Vendimit nr. 709 që mori me shumicë të thjeshtë të datës 23.05.2011 “[Për] Vlerësimin e fletëve të votimit të pavlerësuara dhe të panumëruara për kryetarin, këshillin e bashkisë tiranë, kryetarin e njesisë bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake, të cilat aksidentalisht nuk janë hedhur në kutitë respektive të votimit të së njëjtës qendër votimi në zgjedhjet e bashkisë tiranë të datës 8 maj 2011”.

              Që në titull vihet re lajthimi (në rastin më të mirë) apo manipulimi.

              “Aksidentalisht” ???

              Po kush ja tha KQZ, që vota u hodh aksidentalisht?

              Në një shtet ligjor serioz asnjë organ nuk mund t’ia lejojë vetes këtë lloj subjektiviteti, pa u diskualifikuar në rastin më të mirë si inkompentent nga ana profesionale.

              Jo më vonë se menjëherë pas nxjerrjes së këtij akti të kundërligjshëm organi që ka kompetencën e shqyrtimit të ankesës duhet ta zhvleftësojë aktin në fjalë.

              Kolegji zgjedhor jo vetëm që nuk e bëri këtë, por përkundrazi, me një vendim të formës së prerë e la në fuqi gjykimin subjektiv, se vota qenka hedhur aksidentalisht jo në kutinë përkatëse, siç e parashikon detyrimisht ligji.

              Po Kolegjit Zgjedhor kush i tha se vota qenka hedhur aksidentalisht në kutinë e gabuar?

              Nëse këto vota qenkan të vlefshme, sa vota të tjera të tilla nuk janë numëruar akoma, πersa kohë që është një fakt që dihet botërisht, se jo të gjitha kutitë janë hapur?

              Si mund t’ia justifikojnë vetes KQZ dhe Kolegji Zgjedhor faktin, që në kutitë e votimit të pahapura paska vota të rregullta, të cilat nuk janë numëruar?

              Pse disa vota të hedhura gabimisht, që qenkan papritur të vlefshme u dashkan numëruar dhe disa jo, kur një parim i votimit është se vota është barabartë?

              Në këtë moment unë shikoj korrupsionin politik total të organeve të drejtësisë në Shqipëri.

              Të gëzohesh për një vendim të kundërligjshëm, të lënë në fuqi nga gjykata me e lartë do të thotë të mos keshë ndjesinë minimale të nevojshme qytetare, për të dalluar të mirën nga e keqja.

              Është kjo që të bën ty kaq krenar? Kjo mangësi? Kjo hile? Kaq lirë e shitka njeriu shpirtin? Fytyrën?

            8. @ Pifto

              Jam shume krenar qe fytyren time (emrin, prejardhjen, familjen merre ne cilindo kuptim te mundshem) e kam te paster, qelibar. Kur marr persiper te debatoj me kend nuk jam aq budalla sa ta marr per te mireqene qe edhe bashkebiseduesi e ka ate standart apo ka te njejtin kuptim per standartin fytyre. Perkundrazi.
              Por pranoj debatin me gjithkend, here me nje fytyre e here me disa fytyra, c’est la vie. Nuk me pengon aspak te shpreh mendimin tim sepse e di qe mbi te gjitha kjo i vret me shume.

            9. E pame ne kete spotin qe na ofrove dhe keshtu sikur thote: :fut voten ne kutine perkatese”

              Tani politikus, mqse ke marre persiper te japesh leksione, a ma shpjegon dot vella si eshte kjo puna e votimit qe duhej 5 me 2 dhe u votua 4 me 3.
              Aman ore na trego pak si do ta arsyetoni kete???
              Si tha si tha, nuk eshte akt normativ se nuk ka shtrirje ne gjithe territorin?
              Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

            10. Actus,
              Horri do dru-thoshte nje psikolog i vjeter. Po kllounet leri te mihin ne Bune, shprehej po i njejti psikolog me orgjine nga Shkodra.

              Po me ty qe je te dyja si tja bejme?

            11. U votua 4 me 3 sepse KQZ mveshi atributin e KZAZ-se ne rastin e rivleresimit te fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara. KZAZ-ja i ka te gjitha vendimmarrjet me shumice te thjeshte, per pasoje nisur edhe nga gjykimi i Kolegjit, juridikisht vendimi 709 dhe procedura e ndjekur nga KQZ eshte e pranuar. Per me teper qe PS votoi pro vleresimit te fleteve te votimit te kontestuara te cilat u vleresuan nga KQZ pas kerkeses ankimore te PD-se, duke legjitimuar keshtu per nga titullimi procedimin e ndjekur nga KQZ ne rastin e117 kutive.
              E thene me gjuhe te thjeshte- Saliu “vodhi” si usta, ose ndryshe ua hodhi.

            12. O Ena o genjeshtare, po si genjeve mi qe the se spoti i ve kryq, ne fakt duhet te thoje se “fleta duhet te futet ne kutine perkatese”.
              Kur ti je genjeshtare, cfare emri t’i ve atyre qe mashtrojne e marin dy rroga njeheresh? (shkelje ligji, edhe veper penale madje)
              Kolege te kam, sh te respektoj, po qe po merresh me lexione njerezish qe nuk dua te nxene, nuk ta pranoj dot. Po kujt i tregon interpretimin teleologjik? (per ata te interesuar; synon te nxjerre qellimin e ligjvenesit). Po ku duan ata te dine per metoda shkencore interpretimi. Jo ore, gjej nje precedent ku di une ku edhe jane ne rregull. Ik o Ena vazhdo punen tende se ke aq shume (qe ta dini ju cuna, une e Ena jemi ende ne pune tani qe flasim).

            13. actus: “fleta duhet te futet ne kutine perkatese.”

              Kjo presupozon ne shqip, qe fleta duhet te futet ne kutine perkatese. :)Keshtu e kuptoj edhe une dhe te gjithe qe kuptojne shqip besoj.

              Por nuk mund te interpretohet se eshte e ndaluar me ndonje ligj qe te (mos)futet ne kutine (jo)perkatese, apo ne ndonje kuti tjeter, cfaredo kutije tjeter qe gjendet rrotull e qe konsiderohet kuti votimi.

              Fleta e votimit eshte nje vote e ligjeshme qe shpreh vullnetin e votuesit. Cili ligj ia heq ligjshmerine votes dhe me te vullnetit te votuesit?

              Kutija perkatese apo joperkatese ka te beje me logjistiken e lehtesimit te procesit te votimit, e nuk e kthen kutine apo (mos)hedhjen e votes ne kutine (jo)perkatese si veprim te paligjshem, te konsiderohet i paligjshem e vota e paligjeshme, e keshtu te mos merret parasysh… si vote.

              Eshte tjeter gje te thuash ndalohet me ligj hedhja e votes ne kutine (jo)perkatese e eshte ndryshe te thuash qe vota duhet te hidhet ne kutine perkatese(duhet te ishte nje “perndryshe…” nga pas).

              Kjo puna e votimit, shkon me tej se nje interpretim tabelash trafiku; ku thuhet se “Ndalohet (e lihet te kuptohet, me ligj) parkimi, ndalimi, levizja me shpejtesi me te madhe se…, ndotja e ambientit, hedhja e mbeturinave…etj.

              Ku jane juristat, te lutem?! 🙂

            14. dmth, vota është e shenjtë dhe shenjtëria e votës ruhet në çdo rast? Edhe kur kjo votë hidhet në kutinë… e plehërave?!
              I çuditshëm arsyetimi yt!!!

            15. Read me, Nuk e kisha pare qe kishe komunikuar me mua,
              E pata mbyllyr debatin, po kolegja ime mendonte se une duhet t’i jepja nje pergjigje shqetesimit tend real.
              Eshte e vertete se sipas nje sensi komun, mund te pretendohet se votat e hedhura ne cdo kuti jane te vlefshme. Mirepo, e drejta nuk funksionon keshtu perhere; ajo jo gjithnje shkon ne te njejtin kah me moralin.
              Kodi yne zgjedhor ka zgjedhur sistemin qe keto vota t’i konsideroje te pavlefshme. Edhe pse nuk parashikohet shprehimisht, kjo eshte e qarte per nje jurist. Parimi qe permend ti “cdo gje qe nuk ndalohet, lejohet”, funksionon vecse ne te drejte private, ku vullnetit te paleve i lihet hapesire e madhe, por jo ne te drejte administrative.
              Po ta lexosh me kujdes dhe ne menyre te kombinuar dispozitat e kodit, qe nga ndarja ne disa kuti; parashikimi i nje rradhe numerimi; konsiderimi i numerimit te pare si te perfunduar; kushtet e votes se pavlefshem, te gjitha te cojne ne perfundimin se qellimi i tij ka qene qe keto vota t’i konsideroje te pavlefshme.
              Bazuar ne kete interpretim sipas qellimit te hartuesve te kodit (eshte shkence kjo ndaj duhen zbatuar metodat e gjithepranuara; kjo metode perdoret sa here ka veshtiresi dhe nuk gjenden dispozita te shprehura), edhe praktika e deri tanishme ka qene e tille: jane konsideruar vota te pavlefshme. Keshtu ishin trajnuar edhe numeruesit. Per kete shkak, se ishte keshtu jo sikurse thote politicus, gjate gjithe numerimit, ne te gjithe vendin, nuk pati asnje provlem lidhur me to. Votat e gjetura ne kutite e tjera jane future ne zarfin e votive te pavlefshme (jo e kontestuara). Vetem ne kutine e fundit te tiranes, u hap loje tjeter dhe u bene ato shejtanlliqet qe shpjegoi Theollogos ketu.
              Tani, ne eshte i mire apo i keq ky system hajde et diskutojme ketu sa te duam; te shkruajme edhe artikuj shkencore madje. Por te gjitha keto do te kishin vleren e propozimeve per ndryshime et legjislacionit.
              Nderkohe per keto zgjedhje as qe mund te flitej. Ky eshte shteti ligjor, brire nuk ka. Po te fillosh e te ndryshosh; te besh shentanlleqe ne cdo gje qe ste konvenon, cdo gje ke bere, por drejtesi jo.

              Keto gjera ne fakt ajo goca mi ka shpjeguar, se une nuk e kam fushe time kete. (ska rendesi cbej, po fotokopje nuk bej, per nje arsye sh te thjeshte; ato i ben recepsionisti, e une recepsionist nuk jam). As ajo se ka fushe te sajen, por mer vesh pak me teper se mua. Edhe pse Ka kontribute ne shkence ajo, nuk e ka me qejf fare te perzihet ne blog; eshte tip i ndrojtur dhe ketu i njoh nje merite te madhe Politicus: i vetmi qe e nxjerr ate nga pasiviteti ne blog eshte ai. Aq shume acarohet me te, sa del nga natyra e saj. qeshim te gjithe kete fakt.
              Nuk di ne jeton ketu ti, por ne jemi edhe ca te acaruar vella se ne cdo dite perballemi me gera nga me et cuditshmet. Gjithe kohes themi, jo mo kjo ishte e pabeshme. Me beso per kete, se nuk kam pike simpatie politike. E diskutojme shpesh mes nesh dhe kemi kuptuar qe votojme per te keqen me te vogel dh ejo per shkak simpatish.

              Nje dite te mbare,

            16. Mqse ju referove kodit te botuar nga OSBE: Hidhi nje sy edhe komentarit te kodit dhe materialit per vezhguesit, te botuar nga e njejta organizate, do konstatosh shprehimisht rregullin qe vota e hedhur ne kutine e gabuar eshte e pavlefshme.

              Ke harruar edhe udhezimin e vete KQZ per keto vota. Apo ky nuk quhet e? Ky mund te ndryshohet pasi ka filluar loja.

              Une thjesht mendova se kishe ndonje dileme dhe s’po zgjidhje ndermjet dy argumenteve, ndaj nderhyra. Perhere harroj se ti zgjedh perfundimin qe te konvenon dhe pastaj mundohesh qe te gjesh argumentat.
              Ne ne fakt operojme ndryshe: nga argumentat shkojme tek rezultati.
              T’ja kalosh mire.

      2. Fitorja ёshtё e tillё kur pranohet nga tё gjithё.

        Po e kemi thene pra, e tha dhe 2xha, qe ne njohim vec fitore, jo humbje.

        Qe fitorja (e njeres pale) te njihet nga te gjithe do te thote qe pala humbese te njohe humbjen. Keshtu si erdhen ngjarjet, pra qe Kolegji Zgjedhor njohu Bashen (nepermjet rinumerimit) ketu s’kemi surpriza se Rama e pat thene qe ne krye te heres, jo vetem qe para vendimit te Kolegjit po dhe para numerimit te votave ne 8 maj qe ai do njihte vec fitore.

        Pavaresisht kesaj (fitores apo humbjes se njeres pale a tjetres) do desha te lexoja mendimin tend tani me shume per procesin zgjedhor deri ne kete pike, pra pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, dhe reagimit te paleve, perfshi dhe nderkombetaret.

        Une analizat politike nuk i shikoj si parashikime sporti; kenaqem me brumin e tyre kur ato i perceptoj si te sinqerta, pavaresisht parashikimeve. Ne kete fryme te ‘provokova’ per te shkruar nje artikull tjeter.

  17. Vetëm fitues nuk kemi! Mund të kemi ndonjë fitimtar, por jo fitues.
    Zgjedhjet e shkuara politike, me rezultatin e tyre të pamundshëm për të garantuar mazhorancën e njërës apo tjetrës forcë politike, treguan se makinacionet dhe aleancat e çuditshme nuk janë efikase… bile janë të dëmshme (parlamenti i gjymtuar e tregon më së miri).

    Radhën e kaluar isha tifoz për një koalicion PD-PS, në një qeveri të përbashkët, për të drejtuar vendin me sa më pak konflikte.
    Nuk e di se sa e mundshme praktikisht do të ishte një aleancë Rama-Basha në qeverisjen e Tiranës, por duke parë reagimet ndaj asaj që bëja tifo herën e kaluar, më duket e kotë që të imagjinoja që ndokush ta mendonte/imagjinonte një situatë të tillë pa humbës dhe pa fitues… Këtu nuk janë vetëm politikanët që s’duan t’ja dinë për barazim…

    1. Edrus: “dmth, vota është e shenjtë dhe shenjtëria e votës ruhet në çdo rast? Edhe kur kjo votë hidhet në kutinë… e plehërave?!
      I çuditshëm arsyetimi yt!!!”

      Mendoj se kjo replike me eshte drejtuar mua. Nuk e di se per cfare arsye mungonte “reply” mbi komentin tuaj te mesiperm, keshtu qe u bera “paksa kreativ” duke e postuar citimin tend ne nje nga replikat e tua ne lidhje me temen.

      Pasi relexova postimin tim te meparshem vura re se kisha perdorur “pa teklif” asocimet 1. “vote + ligjeshme”; 2. “ligjshmeria + votes”.

      Nuk e di nese keto kane qene shtysat per te cuar tek mendimi juaj i shenjterise te votes? Mendoj keshtu perderisa nga shenjteria e degradon superlativin ne kategorine e koshit te pleherave.

      Ne fakt per te qene me i sakte duhet te shkruhej nga ana ime “vlefshmeria e votes”.

      Keshtu nuk do te dukej asgje e cuditeshme. Shkruajta per kuti qe gjenden rreth e qark e qe konsiderohen kuti votimi, per te hedhur voten. Kjo per te ngacmuar sado pak nervin, se flitet qe vlefshmeria nuk qendron tek kutija, por tek vota. 🙂

  18. Fitorja e Bashes ka se paku tre gjera pozitive: e para i jep frymemarrje Tiranes dhe nje vizion qe nese realizohet ka si rezulat nje te ardhme me te mire per kryeqendren e Shqiperise. E dyta, me rrezimin e Rames ka rrezuar te gjithe fabulen e Rames dhe ka nxjerre para syve te publikut krizen e thelle ne te cilen eshte PS-ja me nje lider te tille dhe se treti, ka vendosur nje standard ne lidhje me zgjedhjet dhe voten e qytetareve: cdo vote qe nuk percaktohet ne ligj si e pavlefshme duhet lexuar pasi eshte vullnet i qytetarit dhe nuk mund te hidhet ne kosh te plehrave me asnje marifet.

    Kodi e percakton qarte se cilat jane vota te pavlefshme. Ne kete nen te ketij Kodi nuk flitet ne asnje rresht a fjale se fleta e votimit e hedhur ne kutine e gabuar konsiderohet e pavlefshme.

    2-3-4 ose me shume kuti vendosen thjesht dhe vetem per te lehtesuar procesin e numerimit, per asgje tjeter. Ne kete sens kane qene edhe spotet dhe udhezimet e KQZ, por qe asnjehere nuk i ka cilesuar ato vota si te pavlefshme nese ngaterronin kutine, as ne spote dhe as ne doracaket udhezues (po kete e sqaruar shume sakte Politikus). Ngaterrimi i kutise nga votuesi nuk mund te beje te pavlere voten e ketij votuesi, si vullnet te tij qe i garantohet me kushtetute.

    Ne vendet e tjera qe kane pasur kuti te diferencuara mjaft qarte, me madhesi e ngjyre shume te dallueshme dhe kur kane ngaterruar kutine votuesit, perseri ato vota jane numeruar e pasqyruar si rezultat.

    Ky diskutim ne fakt eshte bere dhe argumentet jane dhene, tani qe ka folur edhe gjykata eshte diskutim per te humbur kohen. Ka folur ajo gjykate qe ta dini mire, nuk eshte dosido, por jane kaluar ne site nje per nje nga dy palet kryesore keta gjyqtare dhe si kriter te forte kane pasur pavaresine dhe paanashmerine e tyre.

    Gjyqtaret e Kolegjit kane pasur konsensusin e te dyja paleve per punen qe do te benin: gjykimin dhe vendimin qe do te merrnin per kontestimet zgjedhore. A ka kuptim te shash arbitrin qe ke zgjedhur vete?

  19. Eshte e vertete qe ne pamje te pare (por vetem ne pamje te pare ama) veprime te tilla, si ai i policise qe nuk iu bind prokurorise ne rastin e gardisteve, apo si ky i sotmi qe Kolegji Zgjedhor nuk zbardhi vendimin, megjithese do duhej ta bente sipas ligjit – te gjitha keto veprime absurde ne dukje, e kane shpjegimin ligjor te ajo qe quhet Rregullorja e Bulevardit. Ketu gabohen rende te gjithe juristet qe marrin e rrotullojne ligjet e nenet e nen-nenet e kudiune çfare tjeter, dhe pikerisht kete Rregullore Bulevardi, nuk e llogarisin hiç, e mbajne larg. Bejne gabim se aty jane te gjitha nenet e nen-nenet qe iu mungojne tani, dhe prandaj s’u dalin llogarite. Ta hapin e ta lexojne e mos na lodhin koken fort , se kemi hallin e sheges dhe gjithe arroreve te tjere ne pergjithsi.

    Rregullorja e Bulevardit eshte burimi i pare i te drejtes – me shume madje edhe se vete Kushtetuta – dhe kjo gje, tani e tutje, do shkruhet edhe ne tekstet e shkolles; ne fillim – do thuhet – ishte Rregullorja, e me pas Kushtetuta, e pastaj me radhe te tjerat.
    Mbajini ne mendje keto gjera kur diskutoni dhe mos u merrni kot se koti me spotet e KQZ-se. Ajo s’mund te bente ndryshe, se spoti jepej ore e pa ore dhe femijet duheshin mbrojtur – te ishte per KQZ-ne, ajo do e kishte thene hapur: Fleten e votimit hidheni ku t’ju doj Trapi, s’ka problem, se edhe ne si KQZ-e do bejme çfare te na doje Trapi, ne fund te fundit – por kete s’mund ta thoshte hapur KQZ-ja, se kishte femije neper kembe, e prandaj ka dale ai spot nje ngaterrese e tille.

    Si perfundim, gjerat jane te thjeshta, kush do i nderlikon. Por ketij lloj njeriu qe arrin te nderlikoj edhe gjera kaq te thjeshta, s’i ben derman as Eksperti Amerikan i Politikusit – e kjo eshte shume e rende; te mos i zesh bese as Mikut Amerikan te politikusit – s’ka me, eshte e kote te vazhdohet.

  20. Ore Rama e PS-ja bashke me ndjekesit e tyre qe ja u kane çrrenjosur me operacion orwellian fjalet ose edhe konceptin e llogari-kerkimit liderit, na kujtojne budallenje apo si e kane hallin?

    Jo me larg se zgjedhjet lokale te vitit 2007, PS-ja e kryesuar nga Rama kerkonte fiks numerimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar pasi sipas perfaqesuesve te tyre ne KQZ, PERFAQESONIN VULLNETIN E ZGJEDHESVE te shprehur qarte, pavaresisht ngaterreses se vogel me kutine.

    Kjo eshte e dokumentuar ne procesverbalin e KQZ te dates 18 shkurt 2007.

    Cfare emri ti veme kesaj o te nderuar?

  21. http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047037164/titulli/Vendimi-i-2007-s-qe-i-cilesoi-fletet-e-

    Politicus, , Mqse e kerkove. Ka edhe me por s’kam kohe (dhe nuk ja vlen). Cdo akt i meparshem eshte hequr nga faqja e tyre.

    Sa per te paverteta (ajo fjala tjeter te takon ta mbash per vete, pasi te eshte vertetuar publikisht), nuk dime kush i sjell ketu.

    E di si eshte puna, jo vetem qe duke mos qene jurist ti si kuptoni dot (read me, qe eshte tip racional thote: “nuk thuhet shprehimisht qe ndalohet”!!!, jo me ti qe pergjithsisht te mungon llogjika); e ne keto kushte ne flasim per gjera totalisht te ndryshme e as kuptohemi fare. Ti tund ca letra e gjera qe ti kane thene, pa kuptuar asgje nga to.
    Ata qe te inspirojne ty ore, i duket normale fare kjo qe kane bere; ata kane miratuar ligje qe pasi nuk kane arritur nr e nevojshem (jane rrezuar pra), i kane rifutur pas 5 min ne votim dhe i kane miratuar. E tani ligji eshte ne fuqi. A mund ta kuptosh dot ti cfare do te thote kjo!!!!!!! Dhe kjo u duket mese normale. E kupton dot zoteri, flasim per koncepte dhe standarte te ndryshme ne te dy.

    Nga ana tjeter, ti je totalisht i politizuar. Shih me cfare fryme diskuton. Cfare tmerri, une nuk diskutoj dot ne keto kushte.

    1. Actus/Ena,

      Ju keni te drejten ( ca gjera mesohen ne femini ose kurre) te thoni te paverteta ( rrena i quan diku tjeter xh2) sepse une jam teresisht per te drejten e fjales. Nderkohe qe ju vazhdoni te mos pranoni kur thoni te paverteta ( rrena sipas xh2), madje sillni ketu si “prove” per ndershmerine tuaj intelektuale artikuj mediatike (really!?) une po kufizohem me nje pasazh nga vendimi i KQZ-se nr 709 te cilin harxhova rreth 35 sekonda e gjysem ta gjej tek faqja e KQZse.

      Le te gjykoje njerezia kush genjen, ju me prova mediatike une me vendime juridike.

      Kompetenca lëndore

      Në zbatim të përcaktimit të bërë në nenin 2 pika 7, nenin 21 pika 1, pika 2, pika 3 dhe pika 11, neni 28, neni 29, neni 35 pika 5 dhe neni 42 pika 5 i Kodit Zgjedhor, të cilat përcaktojnë parimin e organizimit hierarkik të administratës zgjedhore, KQZ-ja është organi më i lartë shtetëror epror i kësaj administrate, i ngarkuar përgatitjen, mbikëqyrjen, drejtimin dhe verifikimin e të gjitha aspekteve të zgjedhjeve. Në funksion të këtij tagri ligjor KQZ-ja drejton, organizon, menaxhon, mbikëqyr dhe kontrollon struturat administrative të varësisë, dhe sipas rastit ushtron të gjitha kompetencat e organeve të varësisë kur ato nuk i ushtrojnë ose kanë pamundësi për t’i ushtruar ato. Tradita e KQZ-së në zbatim të parimit të ushtrimit të Kompetencave të organeve të nivelit më të ulët (KZAZ) është e konsoliduar në vite, pasi KQZ e ka respektuar këtë parim në të gjitha zgjedhjet e viteve të fundit. Ky parim jo vetem jo vetem është pranuar si i ligjshëm nga të gjithë subjketet politike por edhe është konfirmuar si i tillë nga Kolegji zgjedhor.
      vlen të përmendim se
      KQZ këtë kompetence e ka ushtruar edhe në zgjedhjet e vitit 2001, në rastin kur KZZ nr.60 nuk i ushtroi detyrat e saj për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve në këtë zonë. KZZ-ja në Zonën 60 nuk mundi të binte dakort për procesverbalin e rezultateve dhe, përfundimisht, ajo nuk arriti të përfundonte procesverbalin. Në vend të kësaj, më 11 korrik 2001, KZZ-ja e Zonës 60 mori një vendim që pranonte pamundësinë “e shpalljes së rezultatit të dy llojeve të zgjedhjeve dhe që kërkonte nga KQZ-ja të përsëriste zgjedhjet në këtë zonë”……. Më 14 korrik, KQZ-ja, me një votë 5 pro dhe 2 kundër, vendosi……… të fillonte vetë pasqyrimin e rezultateve. Më 22 korrik, 2001, pas një debati të zgjatur, KQZ-ja filloi procesin e përllogaritjes të rezultit për Zonën 60, duke hapur kutitë e votimit, duke nxjerrë procesverbalet dhe duke mbledhu rrezultatet individuale……… Sipas dokumentave të KQZ-së, të cilat regjistronin materialet e gjetura në kuti, 25 kuti votimi nuk përmbanin procesverbalet e rezultateve për konkurrimin proporcional. KQZ-ja vërejti gjithashtu parregullsi të tjera të rënda. Këto përfshinë 27 kuti votimi të cilave u mungonte numri i qendrës së votimit përkatëse, kuti votimi të pavulosura, zarfa të hapura me fletë votimit të përdorura, lista votuesish sidhe fletë votimi të vlefshme që mungonin. Gjithësesi, KQZ-ja ishte e vendosur të shpallte njërezultat për këtë zonë, pra, përdori të gjitha procesverbalet që dispononte, duke përfshirë edhe ato të dyshimta dhe me një origjinë të paqartë për të përllogaritur një rezultat përfundimtar. Rezultati i zgjedhjeve për proporcionalin në këtë zonë i ngriti PBDNJ-në, PAD-në, dhe PA-në mbi pragun 2,5% dhe i futi në Kuvend me nga tre vende secila*

      Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të viitit 2003, KQZ pati një vendimmarrje të ngjashme për nxjerrjen e rezultatit për Bashkinë Tiranë*

      KQZ ka vepruar në këtë mënyrë edhe në disa raste në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2007:

      • me vendimin nr.1250, datë 23.02.2007 “Për shqyrtimin e situatës në KZQV-në Komuna Paskuqan” KQZ vendosi të përfundojë procesin e numërimit të votave dhe të nxjerrë rezultatet për këtë njësi zgjedhore;

      • me vendimin nr. 1751, datë 09.05.2007 “Për numërimin e votave për Qendrate e Votimit të Njësisë Zgjedhore Komuna Lurë” KQZ vendosi të kryeje procesin e numërimit të votave për 10 qendrat e votimit dhe të nxjerrë rezultatin e zgjedhjeve, të njësisë zgjedhore Komuna Lurë;

      • me vendimin nr.1613, datë 17.03.2007 “Për përfundimin e procesit të numërimit të votave në KZQV-në e Komunës Shupenzë Qarku Dibër, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 18 Shkurt 2007” KQZ vendosi të numërojë vete votat për Këshillin e Komunës Shupenzë, Qarku Dibër dhe të plotësojë tabelën përmbledhëse të rezultateve, model 40-07;

      • me vendimin nr. 1821, datë 18.06.2007 “Për shqyrtimin e situates në KZZ-në nr. 86” KQZ ka vendosur të kryej vetë procesin e numërimit të votave për 54 qendrat e votimit dhe të nxjerrë rezultatin e zgjedhjeve, të Zonës Zgjedhore nr. 86.

      Në zgjedhjet për Kuvendin 2009 me vendimin nr. 465, datë 02.07.2009, “Për vazhdimin e procedurave të numërimit të votave në disa QV të ZAZ-së nr.39. vendosi të numërojë 6 kuti votimi per 6 qendra votimi të ZAZ-së 39, si dhe ka hartuar dhe ka miratuar tabelen permbledhese për ZAZ nr.39.

      Tek ky parim dhe tek këto dispozita mbështetet Raporti Final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, në rekomandimin nr. 10 të tij kur shprehet se “Kur është e nevojshme, KQZ-ja duhet të përdorë më shumë autoritetin e saj të gjerë që i
      jep Kodi Zgjedhor, sidomos kundrejt komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët.
      Kur identifikon ose informohet për probleme në një KZAZ apo KQV të caktuar, KQZ-ja
      duhet të jetë më proaktive në hetimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve”.

      Me të njëjtën logjikë Rekomandimi nr. 27 shprehet se “Vëmendje i duhet kushtuar faktit që përpara se KQZ-ja të mbledhë rezultatet nga zonat zgjedhore, ky Komision të zhvillojë hetimet e veta administrative në lidhje me votimin dhe numërimin e votave bazuar në konstatimet e KQV-ve, KZAZ-ve dhe grupeve të numërimit”.

      Kodi Zgjedhor në fuqi ka suprimuar Komisionin e Zonës Zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe Komisionin për Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore për zgjedhjet e pushtetit vendor, duke thjeshtuar dhe unifikuar nivelin e mesëm të administratës zgjedhore pavarësisht llojit të zgjedhjeve.

      Në zgjedhjet parlamentare asnjë KZAZ e përfshirë në zonën zgjedhore nuk mund të nxjerrë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për Zonën Zgjedhore për shkak se zona zgjedhore përfshin dy ose më shumë ZAZ.

      Për këtë arsye, roli i komisionit të zonës zgjedhore i kalon KQZ-së që është organi i caktuar sipas nenit 123 me nxjerrjen e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për Zonën Zgjedhore. Në kontekstin e këtyre zgjedhjeve, në përputhje me nenin 2 pika 25, njësia e qeverisjes vendore Bashkia Tiranë është zonë zgjedhore më vete.

      Neni 27 pika 4 e Kodit Zgjedhor përcakton se Bashkia e Tiranës ndahet në 11 ZAZ e njësive bashkiake të cilat i korrespondojnë 11 njësive bashkiake të Tiranës. Në zgjedhjet për pushtetin vendor, KZAZ-të e Tiranës të vetme që nuk mund të hartojnë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për njësinë e qeverisjes vendore Bashkia Tiranë. Bazuar në parimin e hierarkisë së administratës zgjedhore të sanksionuar në Kodin Zgjedhor, neni 122 pika 6 detyron njëmbëdhjetë KZAZ-të që Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve të Qendrave të Votimit t’ia dërgojnë organit epror, pra KQZ-së (duhet bërë dallimi midis Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të zonës zgjedhore Njësi Bashkiake që miratohet sipas nenit 122 pika 5, ku kompetencën e miratimit e ka KZAZ-ja e njësisë përkatëse dhe Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zonën zgjedhore Bashkia e Tiranës e cila miratohet nga KQZ-ja sipas nenit 123). Kështu KQZ-ja merr përsipër ushtrimin e rolit dhe kompetencës ligjore të KZAZ-së për njësinë e qeverisjes vendore te Bashkisë Tiranë për të gjitha cështjet që nuk janë brenda kompetencës së njëmbëdhjetë KZAZ-ve të njësive bashkiake të Tiranës, apo që nuk ushtrohen prej tyre.

      Pikërisht ky funksion është ushtruar me konsensus të palëve dhe me qëndrim unanim të anëtarëve të saj deri tani. Ky funksion i KQZ-së nuk është kontestuar dhe nuk mund të jetë i kontestueshëm për shkak të kësaj analize ligjore. Në këtë funksion KQZ-ja ka miratuar vendime unanime – me votat pro të të gjithë anëtarëve të saj – dhe më konkretisht,
      • me vendimiet nr. 191- 204, datë 29.03.2011, nr.205-225, datë 30.03.2011, nr. 228-240, datë 31.03.2011 ka vendosur të rregjistrojë listat shumëmerore të partive poltike për njësinë zgjedhore Bashkia Tiranë, partitë të cila u shënuan në fletën e votimit për Bashkinë Tiranë.
      • me vendimin nr. 227, datë 31.03.2011 ka vendosur të rregjistrojë kandidatin për kryetar të Bashkisë Tiranë z. Lulzimë Basha, me vendimin nr. 226, datë 31.03.2011 ka vendosur të rregjistrojë kandidatin për kryetar Bashkia Tiranë z Edi Rama, me vendimin nr.252, datë 04.04.2011 ka vendosur të regjistrojë kandidatin për kryetar Bashkia Tiranë z. Hysni Milloshi, kandidatë të cilët ishin në fletën e votimit për kryetar Bashkia Tiranë.
      Në këtë mënyrë KQZ ka ushtruar kompetencën e rregjistrimit të subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të Bashkisë Tiranë, kompetencë të cilën në bazë të nenit 33, gërma f e ka KZAZ.

      Nga dokumentacioni i paraqitur, rezulton se KZAZ-të i kanë paraqitur cështjen KQZ-së në këtë funksion, sepse votat e hedhura nga zgjedhësit në një kuti tjetër votimi janë të pavlerësuara dhe të panumëruara dhe qartazi mund të influencojnë në rezultatin e zgjedhjeve për njësinë e qevrisjes vendore Bashkia Tiranë. Në cilësinë e organit kompetent përgjegjës për administrimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në njësinë e qeverisjes Bashkia Tiranë, – kompetencë që KQZ-ja e ka ushtruar që nga fillimi i procesit zgjedhor dhe që është pranuar nga subjektet garuese në Tiranë – KQZ-ja është e detyruar ligjërisht të kqyrë/vlerësojë/numërojë dhe pasyqrojë në tabelat respektive të gjitha votat e hedhura nga zgjedhësit, përpara daljes së tabelës përfundimtare dhe rezultatit zgjedhor për njësinë e qeverisjes vendore Bashkia Tiranë.

      1. A po tani po, na ke lene pa fjale. Na u mbush mendja. E grisem te dy diplomen, e hodhem ne plera; nuk ka c’na duhet. Kjo pune behet edhe nga amatore. Po ne fakt mire e ke ti, kur e ben Tom Ndreca thua ti, nga jurist i Komitetit Ekzekutiv te Kuksit, ne arsyetimin e ketyre ceshtjeve delikate, pse jo ti. Dhe ketu ke te drejte.

        Po ca jane keto qe ke sjelle? Ti sjell ca gjera qe skane lidhej fare me cfare diskutohej. Keto jane akte te ketyre zgjidhjeve, sikur po flisnim per precedente? Ca po na mbush mendjen qe Kqzja mund te marre atributet e kzaz, me arsyetime te vete asaj? (me thene te drejten si lexoj dot deri ne fund se ne jemi privat vella, nuk para kemi kohe per gjera pa lidhje qe sjell ti). Po sikur nuk po diskutonim per kete, por mqse ra fjala, eshte debat i veshtire ky nuk zgjidhet nga autodidakte.

        Po mire vella, dicka me cudit mua: Ti sikur kishe shume dilema lidhur me kete rast, ndaj i bere thirrje enes, “ku jeni ore qe keni ekspertize ne kete fushe pse nuk dukeni”. E kjo, qe i ka dosjet deri ne tavan me pune qe i japin para, e qe nuk i kercet fare per ceshtjet politike, la punen e saj per t’u pergjigjur ty. Ti nderkohe e paske shume te qarte dhe te konsoliduar mendimin.

        Po si i behet qe ky Kantrimen se ka kaq te qarte sa ty? Te kete degjuar enen ky tipi? Cap e bej nje takim me kete. Merr edhe ate juristin amerikan e sqarojeni. Dhe mbi te gjitha, jepini nje dore Tomes, se nuk po e ftillon dot ta arsyetoje ate dispozitiv qe ka shkruar.

        dhe qe ta dish ti vella, mqse eshte here e fundit qe shpenzoj kohe per ty, ndryshe nga ty, neve nuk na shqeteson politikisht asgje fare. Na ngrihen qimet e kokes perpjete nga shkelja e ligjit ne cdo cep nga fanatiket si puna jote. Vec per kete jemi te ndjeshem shume, se na dhemb. Per te tjerat jemi rehat fare, se politiken e shohim per sport, sna intereson shume, se nuk fitojme asgje as nga njera e as nga tjetra ane.
        Per shkak te integritetit qe kemi, nuk na perdor dot njeri -as na ka e as do te-, e me pas te na hedhe si limon i shtrydh.

        Hajt me te mira, se kjo goca nuk do qe une te replikoj me ty. Lere thote perhere, nuk di pse kesaj i vjen sh keq per ty. Mua jo!

        1. actus, kerkove precedent, precedent more ne 2001, 2003, 2007 dhe 2009. Kerkove arsyetim ligjor, arsyetim ligjor te solla, kerkove te te bej njeri, kete nuk e bej dot(kur ta kuptosh ti qe diplomat ne vetvete jane copa letre une do e kem kapercyer afatin qe me ka dhene perendia ne kete rruzull).Ti debaton ne ajer me njoftime te shtypit, une te sjell nje vendim aktual te cilin ti nuk di as ta lexosh te terin, e jo me ta hedhesh poshte me arsye ligjore. Kalon nga dega ne dege, mundohesh ne menyre qesharake te sulmosh ad personam, shfaq dukshem komplekse napoleonike duke na thene qe vetem ti mund ti kuptosh keto gjera, tregon papjekurine e nje personi qe ska diplome qe e nxjerr nga adoleshenca.
          Nuk mund te jete faji im qe ti ke qejf te manipulosh me cdo menyre si cun mami i llastuar, une cdo gje e kam fituar vete shpeshhere duke qeshur rruges me ca si puna jote.
          Ti nderkohe vazhdo te besh fotokopje dhe te rrahesh uje ne havan, une ka kohe qe i kam shtuar nje j fjales dhe zbavitem pa mase me ty. Eshte si tip eksperimenti nese arrin ta rrokesh. Une te falenderoj per zbavitjen, megjithese kam frike se xh2shit nuk i volit ta bastardoje kesisoj blogun.
          Nganjehere mendoj se ju Eristet jeni te rrezikshem, pikerisht se hiqeni sikur ju djeg xhani per ligjen e perralla te tjera si keto dhe na tundni diplomat si baballaret tuaj teserat dikur. Pastaj hapni goje dhe me beni te turperohem qe ju marr seriozisht. 99sha qe 99sha mbetni e derimesot askush nuk ju ka dhene aq rendesi. S’kam ndermend te filloj une.
          Vape shume andej nga ty sot, apo jo?

          1. politicus,

            meqë po fryhesh pak si shumë.

            Vendimi i diskutueshëm i KQZ është ai 709 dhe titullohet:

            “[Për] Vlerësimin e fletëve të votimit të pavlerësuara dhe të panumëruara për kryetarin, këshillin e bashkisë tiranë, kryetarin e njesisë bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake, të cilat aksidentalisht nuk janë hedhur në kutitë respektive të votimit të së njëjtës qendër votimi në zgjedhjet e bashkisë tiranë të datës 8 maj 2011”.

            Gjykata e la në fuqi këtë vendim madje shkoi edhe më tutje duke rregulluar paraprakisht edhe një kërkesë të mëvonshme të socialisteve për konsiderimin e këtyre fletëve si të pavlefshme.

            Pra edhe KQZ edhe Kolegji Zgjedhor e konsiderojnë si një të vërtetë objektive, se fletët janë hedhur aksidentalisht.

            Keni ti, KQZ, Kolegji Zgjedhor apo Sala prova për këtë?

            Domethënë ose i ke, ose nuk i ke dhe e qep gojën.

            Sa për atë teserën e PPSh, si ishte ajo puna e Salës komunist, sekretar partie, mik i fëmijëve të Enver Hoxhës, që hynte e dilte në bllok?

            1. P:Sa për atë teserën e PPSh, si ishte ajo puna e Salës komunist, sekretar partie, mik i fëmijëve të Enver Hoxhës, që hynte e dilte në bllok?

              Une mundem nese e gjykoj me vend tja vervit surratit sa me siper edhe Sales, kam frike se ti nuk e ke ate luks. Ne “shpellaret” e ruajme fytyren, se vetem ate kemi nga perendia. Maskat mendojne ( gabimisht) se mund te krijojne fytyra sa here qe u nevojitet. Nuk e kuptojne qe po te doli njehere boja ska vernik qe te lyen. Por kjo eshte ceshtja e tyre.

              Une e kuptoj qe ka nje debat ligjor legjitim mbi vendimet e KQZ-se, madje do te isha shume i hapur te pranoja NESE faktet do na e provonin shtremberimin ligjor. Ta thashe edhe me siper, ai argumenti yt per natyren administrative te votimit mu duk me vend dhe mese i pranueshem. Mirepo ja qe paskerkesh edhe interpretime te tjera te mundshme dhe legjitime, jo sipas Sales por sipas disa vezhguesve te cileve une u besoj me shume se sa ty dhe Enactuseve qe fryhen si te ditshem.

              Sipas tyre ( nuk e shpika mor jo ekspertin amerikan, pyet njerez dhe te thone qe ekziston dhe si e ka emrin dhe se eshte shume afer me socialistet) ka argumenta te vlefshme per te dyja palet dhe kolegji mori vendim politik por ngushtesisht ligjor. Ne fakt, nje argument tjeter eshte se te pakten tre nga anetaret qe nenshkruan vendimin jane socialiste te thekur, madje njeri (shkodran) ka qene njeri nga propozuesit e strategjise ligjore (bojkotit) te Rames pas 2009tes. Pyet edhe per kete ( ti ke lidhje nga ato ane) dhe ta thone miqte e tu. Le qe ti i njeh se ai eshte komuniteti, nuk shkonte dokushdo ne juridik.

              Dikush duhet te fitoje ne zgjedhje, dhe per mua (me sa duket jo per ty dhe Enactuset Eriste) nuk ka shume rendesi se kush do jete kryebashkiak ne kater vitet e ardhshme. Per mua ka shume rendesi qe sidoqe te jete, te mos kete interpretime ligjore qe nuk rrine as ne qiell e as ne toke, sic ka ndodhur ne 2000, dhe 2003 dhe me kercenime dhune nga Rama(te kujton gje?) ne 2007en. Shteti e jo pushteti ka rendesi. Ti si interpretues konservator i ligjes nuk mbaj mend te jesh shprehur se zgjedhjet duheshin mbajtur brenda afateve asokohe apo jo?.E kjo ska lidhje me Berishen, e morem te mireqene qe ai eshte gogol.

              Me pyet nese ka prova qe votuesi nuk ka dashur ta hedhe vete voten ne kutine e gabuar. Aaaa, ja tani dolem ne argument ligjor pa rrena. Ke te drejte,qartesisht eshte e pamundur ta faktojme pa lexuar skanerin e trurit te votuesit ne momentin e hedhjes se votes. Mirepo nese ti pranon parimin qe ne rast dyshimi ka perparesi vullneti i votuesit ( implikimi i argumentit te mesiperm eshte ky apo jo?) atehere sapo legjitimove kqyrjen e votave nga KQZ-ja per te kerkuar shenja te tilla pertej kutise ( e cila ne fakt nuk permendet kurrkund ne kod). Ne kqyrje doli se pertej kutise se gabuar ( moment administrativ jo thelbesor per sa kohe qe fare mire mund te kishte qene vetem nje kuti dhe pastaj te hanin koken e tyre numeruesit per ti ndare votat) te gjitha shenjat e pavlefshmerise sipas kodit mungonin. E atehere si ma mbush ti mua mendjen qe votuesi nuk eshte gabuar tek kutia por ka patur te gjithe vullnetin e duhur per te shprehur preferencen?Pse te mos numerohet vullneti i tij, per procedure? Pergjigja politike ketu ishte qe statistikisht eshte e pamundur qe rezultati te dilte si doli, gje qe nese pranohet na nxjerr manipulim ne kuti. Sigurisht kjo jo vetem nuk eshte e provuar por nuk ka asnje shenje per kete lloj manipulimi tek e cila te mbeshtetemi ne gjykim. Kur te kete bujrum i deklarojme te gjitha zgjedhjet te pavlefshme, por duke pare qe ne te gjitha qytetet ka fituar PS-ja dhe ne Tirane rezultati u nda me shume pak vota, logjika nuk qendron. Me tej, nese pranohet argumenti statistikor si i pershtatshem, a nuk implikojme indirekt se problemi nuk eshte qe u numeruan por si kane hyre ne kuti, e si pasoje hedhim poshte argumentin per mosnumerim bazuar vetem tek kodi. S’mund te jene te pavlefshme dy here, apo jo? Ose sepse nuk e lejon kodi sepse i konsideron te pavlefshme administrativisht, ose sepse jane pasoje e manipulimit e ne ate rast ska nevoje fare per argumentim tjeter. Te dyja bashke sikur nuk mund te rrine.

              Por le te kthehemi tek votuesi i cili nuk dihet nese gaboi apo deshi ta hedhe tek kutia e gabuar. Nese ka dashur te gaboje, pse te mos gabonte tek fleta, gje e cila eshte shume me e thjeshte? Nje shenjeze e vockel fare tek cilado pjese tjeter e fletes do ta zhvleresonte ne moment fleten dhe nuk do na krijonte kaq andralla. Ne qofte se qellimi i tij paskerka qene ta hedhe ne kutine e gabuar, ku e ka ditur ai qe nuk do numerohej ajo vote?
              E kuptoj fare mire qe ti thua ne momentin qe nuk e gjejme dot, fleta behet e pavlefshme. Eshte nje interpretim konservator i cili ka logjike. Por ka nje interpretim tjeter po aq legjitim bazuar ne teorine e vullnetit te votuesit i cili na sugjeron qe te kqyren fletet dhe te kerkohen shenja te atij vullneti. Ne baze te ketij ato flete nuk jane automatikisht te pavlefshme per sa kohe qe ka gjase per nje gabim njerezor, te cilen e vlereson KQZ-ja. Do thuash ishte vendim politik, tamam te them une, por ligjor.

              Nderkohe, grepi tjeter ligjor ku u mundua te kapej Rama( me siguri i keshilluar nga ndonje jurist me diplome te mire) ishte qe rregullat nuk mund te ndryshohen ne mes te gares ( ceshtja e aktit normativ). Nuk jam aq ekspert sa te gjykoj mbi kete procedure(une copen time te letres e kam per tjera gje), por nuk shoh asnje argument te hajrit qe te kundershtoje faktin qe KQZja eshte edhe KZAZ e Tiranes. Megjithate, mendjehapur dhe kritik pres gjykimin e eksperteve te paanshem (Kantrimenit) per te dhene nje gjykim perfundimtar.

              Te siguroj qe nje argument juridik profesional, i qarte dhe logjik, i cili nuk do hidhej nga dega ne dege ne nje perpjekje te deshperuar per te shpetuar Kryetarin (dmth jo papagallim i lajmeve te ripertypura nga mediat) do me bindte menjehere per paligjshmerine e veprimit te KQZ-se, te cilin edhe une e gjykoj politik. Por deri me tani jo te paligjshem!

              Ne fund, nese Kolegji del te henen dhe nxjerr Ramen fitues, do te mbetem i opinionit qe vendimi i Kolegjit eshte politik ( trysnia e forte dhe kercenimet nga Rama) por jo i paligjshem. Thjesht nje interpretim me konservator i ligjit.

            2. politicus,

              meqë po i mëshon një çikë si shumë kësaj punës së të qënit qelibar e i fisëm.

              Koketëria yte për t’i flakur teserën e Partisë së Punës Sali Berishës në fytyrë “nëse e gjykon” më kall krupën, është e pështirë, është e poshtër, është e pafytyre, është një fyerje që i bën ti hapësirës publike intelektuale.

              Unë vërtet nuk e kam atë luksin për t’ia vërtitur teserën e Partisë së Punës Salës, ose më mirë do të thosha “kurajën”, por ama nuk jam aq i korruptuar moralisht se t’i lëpij bøthën, siç bën ti.

              Mos u bëj hipokrit, nga një anë të mallkosh komunistët e nga na tjetër të punosh me mëditje me dëshirë të lirë për ata.

              Ti ke zgjedhur atë rrugën e frikacakut oportunist që e paguajnë për t’i shërbyer diktatorit.

              Bukuri! Puna jote.

              Por mua mos m’u fryj gjë si shumë, se një copë argat je, e unë jam Zotni e shpirt i lirë.

              Që të sqarohemi një herë e mirë thashë, se kur fillon e fryhesh aq shumë, sikur harrojmë se kush jemi.

              Pyetja ime ishte:

              Kush i tha KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, se votat ishin hedhur aksidentalisht.

              Ti ose i jep dot derman kësaj pune, o ik e thyeje në punën tënde, se sinqerisht nuk të honeps dot.

              Politcus shkroi:

              <>

            3. Ju lutem, le t’u rrimë larg notave dhe toneve ad hominem. Kini parasysh se po zhvillojmë pikërisht atë debat që në Shqipëri mungon – prandaj, le ta mbajmë profilin të lartë.

  22. …”Nga ana tjeter, ti je totalisht i politizuar. Shih me cfare fryme diskuton. Cfare tmerri, une nuk diskutoj dot ne keto kushte…”

    Argumentim tipik i te majtes tipike.
    Te majtes, qe mbasi ka humbur argumentin ekonomik, i do hequr nga duart edhe ate ideologjik.
    Te presim sa te zhvillohen robotet, se do ia heqim edhe ate.
    Edhe ligjet me robot do t`i bejme dhe me robot do t`i zgjidhim. Qe te mos kete me fryme dhe interpretime, e te mos ta shesin sapunin per djathe.

    1. Dode, gjene me te rendesishme paske kap nga i gjithe debati. Si perhere, ti je mjeshter ne analizen e gjese me te parendesishme qe debatohet!

      Ej, po mqse ra fjala, se nuk para i ndjekim keto zhvillimet politike (ato juridike po), pse e majta keshtu ju akuzon juve per shpellare qe nuk dini te debatoni; qe vendosni gjithe shpirtin ne argumenta politike; qe kur ngrini zerin dhe ulerini, mendoni se keni dhene argumenta; qe filloni shani kundershtaret me liber shtepie (per gjera qe vete jeni deri ne gryke)?
      Po qe keshtu, gabim e paskan, ju nuk jeni te tille!

      1. E di si cfare jeni ju te diplomave me letrat deri lart ne tavan, qe ndiqni zhvillimet juridike ne Shqiperi, por jo ato politike: kuintesenca e prudent mediocrity.
        Dhe pa shpellaret s`do hanit dot as buk, kam frike, dhe do u kishin humbur mundesite edhe per prudence kam frike.

  23. Theollogos, i hodha nje sy te shpejte arsyetimit te vendimit,
    Nuk i kane qendruar asaj qe ti drejt kostatoje, vendimarrjes jo si organ qendror, por si kzaz; kane arsyetur ne te kundert ate qe une dyshoja. Pra qe 709 eshte akt administrativ i marre nga Kqz gjate ushtrimit te atributeve te saj, por jo me karakter normativ per te cilin duhet votim 5 me 2, por individual, ndaj 4 me 3 eshte i vlefshem. Ky ne fakt eshte me shume se injorance dhe anesi; eshte skandal.Karakteri abstrakt, si vecori e aktit normativ eshte mese evident ne nje rast te tille. Kqz-se as i bie kurre rasti te nxjere akte individuale.
    Nejse, thjesht per te thene, qe as jane lodhur fare per te mos na e fyer inteligjencen.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin