PREMTIME

Në filmin kult Napoleon Dynamite (regjia nga Jared Hess, 2004), adoleshenti Pedro Sanchez, bir imigrantësh meksikanë dhe nxënës tuhaf i një shkolle të mesme në Preston, Idaho, vendos të vërë kandidaturën për president të këshillit të nxënësve; me ç’rast edhe del të mbajë fjalim para zgjedhësve.

I drojtur, i ngathët, mërmëritës dhe enigmatik, Sanchez hipën në podium duke hequr brashnjat zvarrë, pastaj, duke folur me theks të rëndë hispanik, u zotohet të pranishmëve: “Po të votoni për mua, do t’ju realizohen edhe ëndrrat më të çmendura.” (If you vote for me, all of your wildest dreams will come true.)

Nëna e të gjitha profkave parazgjedhore? Ndoshta jo; thjesht premtimi më i sinqertë dhe frymëzues, i dhënë në një formë të kuptueshme dhe, veçanërisht, portative. Dëgjuat, kandidatë?

Nuk ka komente

  1. Nuk i kam ndjekur shume lajmet keto dite dhe jam kurioz se per cfare flasin kandidatet per Bashkine e Tiranes, tematika e retorika e tyre drejtuar popullit. Mund te na ndihmoje kush ne kete pike?

    P.sh. flitet gje per sherbimin urban, ndotjet e ajrit e rruges, uji i pishem etj, apo keto jane gjera te padenja per fyellin e retorikes se tyre?

    1. Xhibi, mbase vë kush dorën në zemër dhe të ndihmon, por po të kujtoj se PTF nuk është vendi më i përshtatshëm për t’u informuar rreth zhvillimeve politike në Shqipëri. Ideja është që komentuesit, edhe ti mes tyre, të vijnë këtu tashmë të informuar.

      1. xhaxhai, e drejte, por e kisha tangent qe duke sjelle dikush info mund te behet dhe pjese e debatit te kesaj teme apo ndonje tjetre ketu, per zgjedhjet lokale.

        kjo mu duk e rendesishme, ceshtjet konkrete qe kane nevoje te trajtohen e te diskutohen, shume me shume sesa retorikat e pergjithshme dhe ne drejtim te paditur nga krahu i “armikut”, te cilat s’i fusin gje ne xhep qytetarit.

        a nuk synonte dicka te tille dhe pjeseza e shkruar nga ty, pra retorikat dhe premtimet elektorale?

        nejse, ndjese nese isha jashte teme

  2. Te flasim per fushaten ne kohe fushate eshte gjeja e duhur, mendoj. Keshtu qe keto pak rreshta me siper pa pretendime te medha, ndihmojne ne kete.

    Deri tani fushata e dy kandidateve dhe dy partive ne Tirane dhe gjithe Shqiperine, mund te ndahet edhe sipas kategorise qe na ofrojne rreshtat me siper.

    Basha po ofron zgjidhje te realizueshme, po merret me gjerat qe shqetesojne qytetaret ne Tirane dhe duhet te preokupojne bashkine e ketij qyteti. Nuk po ofron fantazi e enderra, deshira te mira por te parealizueshme, po ofron nje kryetar bashkie ne pune me program dhe premtime qe kane dhe nje afat kohor, te analizuara me pare nga nje ekip dhe qe i parqet ne publik.

    Fushata e tij eshte qytetare dhe e bazuar mbi alternativen.

    Rama nuk po ofron zgjidhje per problemet e Tiranes. Rama po thote me jepni voten mua dhe cdo gje do te rregullohet. Te gjithe enderrat do te behen realitet, te cmendura ose jo. Mos votoni Saliun dhe Lulin se pastaj une do bej mrekulline. Me jepni voten per kryetar bashkie, thote Rama, por une mendjen e kam per kryeminister.

    Fushata e tij eshte negative dhe agresive, zakonisht behet nga ata qe jane ne disavantazh. Zgjidhje nuk ka ose ka pak, kopjon ato qe propozon kundershtari i tij dhe ne fakt Rama pas 11 vitesh ne pushtet nuk mund te ofroje shume zgjidhje pasi qytetaret mund te pyesin: Zoteri, ku ishte ti keto 4 vitet e fundit ose 11 vitet e fundit?

    Ky eshte nje veshtrim i pergjithshem i fushates, ndoshta me poshte mund te diskutojme per propozime dhe premtime konkrete te fushates.

    1. Secili kandidat mundohet qe ta godase kundershtarin ne piken me te dobet te tij edhe pse kjo nuk eshte ne te miren e qytetareve ne pergjithesi. Pra, ne rastin konkret Rama ndodhet kunder nje kandidati te perfshire ne afera koruptive dhe kunder nje ish ministri te mbrojtjes i cili direkt ose indirekt i ka lene te vrare 4 qytetare te Shqiperise ne qender te Tiranes. Siç e thashe edhe me larte, kjo shkon ne dem te qytetareve, po ne anen tjeter eshte afermendsh se Rama do ta shfrytezoje kete dobesi te Bashes. Ndersa eshte interesi i Bashes qe mos te kete beteje politike sepse ai ne kete beteje e sheh veten te humbur akoma pa filluar lufta.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin