Historia, thotё shumёkush, nuk bёhet as me “sikur”, as me “por”. Duhet pranuar dhe studiuar si e tillё, sepse koha tashmё ka kaluar e nuk mund tё kthehet mbrapsht sikurse bёjmё me filmat. Nga ana tjetёr, historia nuk mund tё ndryshohet, ajo qё ka qenё mbetet, nё jetё tё jetёve. Mirёpo, e ashtuquajtura histori kundёrfaktuale nuk ёshtё njё ushtrim i çfarёdoshёm fantazie, as letёrsi fantapolitike, edhe pse mund tё ushtrohet ndonjёherё pёr argёtim tё kulluar.
Historia kundёrfaktuale, e akredituar kryesisht nё botёn anglosaksone, mund tё na ndihmonte pёr tё nxjerrё nё pah kundёrshtitё e historisё shqiptare. Kjo “shkencё” lindi si barazpeshё e determinizmit historik, qё i konsideron ngjarjet historike si tё pёrftuara nga rrethanat shoqёrore, pra tё pandryshueshme. Mirёpo, shpeshherё edhe ne e kuptojmё se historia pёrbёhet edhe nga zgjedhje. Tё njёrit apo tё tjetrit. Çdo tё kishte ndodhur nё Evropё sikur Napoleoni tё mos kishte humbur? Po sikur Hitleri tё mos kishte sulmuar Bashkimin Sovietik? Po sikur NATO tё kishte ndenjur indiferente nё luftёn e Kosovёs?
Me “sikur” historia nuk shkruhet, por me “sikur” historia mund tё pёrfytyrohet. Kjo “lojё” mund tё na ndihmojё pёr tё kuptuar kundёrshtitё e ndryshme, por edhe rёndёsinё e kёsaj apo asaj zgjedhjeje. Ndoshta thjesht pёr tё vlerёsuar kёtё apo atё hap historik. Fillimi i lojёs me pyetje madhore si “Po sikur Skёnderbeu tё mos i kishte shpallur luftё Perandorisё Otomane?”, “Po sikur Shqipёria tё kishte dalё fitimtare edhe pas vdekjes sё Skёnderbeut?”, ose “Po sikur Italia fashiste tё mos e kishte pushtuar Shqipёrinё?”, mund tё na çonte shumё larg. Pastaj, bёhet fjalё pёr kohёra tё shkuara, qё kёrkojnё shumё bojё nё letёr.
Ndoshta ёshtё mё mirё qё historinё me “sikur”, nёse mund tё quhet kёshtu, ta shkruajmё pёr trazirat e kёtij janari. Pёrpilimi nuk do tё ishte aq i vёshtirё, pёrderisa disa zgjedhje janё ende tё freskёta. Pra le tё ushtrohemi me fjalёn “sikur”, pa mёtime tё mёdha, e mbi tё gjitha pa gjykime pёrfundimtare. Problemi kryesor mesa duket ёshtё pikёnisja. Po tё nisemi nga ngjarjet tragjike tё 21 janarit do tё thoshim: “Sikur tё mos ishin vrarё katёr qytetarё, pra sikur tё mos kishin qёlluar ‘ata’, sot nё Shqipёri situata nuk do tё kishte qenё kaq e nderё”. Porse dikush tjetёr mund tё thotё: “Sikur Partia socialiste tё mos kishte organizuar manifestimet e asaj dite, nuk do tё kishte pasur asnjё tё vrarё, sepse nuk do tё ishte krijuar konteksti konfliktual para Kryeministrisё”. Dikush tjetёr mund tё shtonte: “Sikur Berisha t’i kishte hapur kutitё e votimit nuk do tё kishte shkuar puna deri tek demonstratat”. Tjetri mund t’ia kthente: “Sikur Edi Rama t’i kishte pranuar zgjedhjet, nuk do tё acarohej aspak situata”. E kёshtu me radhё.
Kur mund ta fillojmё me “sikur”? Unё them tek ligji zgjedhor, tek ndryshimet e Kushtetutёs. Atje ёshtё pikёnisja e rrokullisjes, ose mё mirё qё andej mund ta shkruajmё njё farё historie me “sikur”, pa u kthyer mbrapsht deri tek ilirёt. Pёrse? Sepse sikur ndryshimet e kodit zgjedhor tё mos ishin bёrё ose tё ishin bёrё nё drejtimin e duhur, sot do tё kishim politikё jo pazar, konkurrencё jo luftё pёr ekzistencё, bashkёbisedim jo dyluftim, ballafaqim jo pёrplasje, tё zgjedhur jo tё emёruar, militantё jo ushtarakё, liderё jo padronё, pikёpjekje jo polarizim.
Sikur kodi zgjedhor tё mos ishte ndryshuar, nё zgjedhjet e fundit lufta e forcёs politike LSI nuk do tё ishte pёr jetё a vdekje. Po kёshtu lidhja me pushtetin, pra me karrigen. Nё kёtё situatё forcat politike janё tё dёnuara tё lidhen bashkё, jo pёr arsye politike, por pёr arsye interesi. Arsyeja ёshtё se pёrfaqёsimi vdiq nё çastin kur iu dha dorё e lirё partive pёr listat e deputetёve. Kёta nuk i pёrgjigjen mё elektoratit, por lidershipit tё partisё, nuk i kanё lidhjet me qytetarёt por me partiakёt.
Sikur bindja ndaj lidershipit tё mos kishte qenё aq e verbёr do tё kishin dalё nё pah kritikat ndaj politikave brendapartiake. Kjo do tё kishte çuar nё vetёkorrigjimin e partive, ose gjithsesi nё krijimin e njё dialogu politik qё do tё kishte çtensionuar situatёn. Pa ligjin aktual zgjedhor nuk do tё kishte ndodhur personalizimi i skajshёm i politikёs e si rrjedhim polarizimi i saj. Tani nuk janё mё dy parti qё ballafaqohen, janё dy persona, çka e bёn edhe mё artificiale pёrplasjen politike, ndaj edhe qytetarёt e ndjekin shpeshherё nё cilёsinё e spektatorёve, si dyluftim nё ring jo si pёrfaqёsues simbolikё tё tyre.
Apatia, indiferenca, largёsia, duhet shpjeguar me mungesёn e pёrfshirjes sё qytetarёve nё jetёn politike. Kёtu nuk ёshtё fjala pёr tifozllёkun, por pёr pёrfshirjen reale nё jetёn shoqёrore. Tifozi nuk merr pjesё, ai vetёm duartroket ose bёrtet; tifozi nuk luan, vetёm shikon nga larg; tifozi nuk arsyeton, vetёm paragjykon. Sikur ndryshimet tё ishin bёrё nё mёnyrёn e duhur, sot do tё kishim qytetarё qё do ta kushtёzonin votёn e tyre. Nuk do t’ia jepnin partisё, por edhe personit, nuk do t’ia jepnin logos por edhe njeriut, nuk do t’ia falnin ideologjisё por edhe mendimit.
Sikur partitё e mёdha tё mos kishin menduar vetёm pёr vete, pёr hegjemoninё e tyre, sot do tё kishim njё politikё me amortizatorё elastikё. Pёrplasja nuk do tё ishte mes pllakash tektonike tё ngurta, pra nuk do tё kishte pasur rreziqe pёr tёrmete si ai i 21 janarit. Nga ana tjetёr, partitё do tё ishin pёrfaqёsuese interesash publike, jo grupe biznesi. Partia socialiste nuk do ta kishte humbur karakterin e saj popullor e tё shtrirё nё territor; nuk do tё ishte tkurrur nё partinё e sotme, tё dominuar nga interesa tё ngushta tё njё grupi njerёzish; si rrjedhim mbёshtetёsit e saj nuk do tё ishin ankuar sot pёr braktisjen (nё thelb) qё i bёri Tirana dhe qytetarёt e tjerё tё Republikёs. Pra Shqipёria do tё kishte pasur sot njё opozitё tё vёrtetё, e gatshme pёr ta marrё qeverisjen e njё vendi evropian, jo njё forcё e radikalizuar, me obsesionit pёr pushtet.
Sikur kodi zgjedhor tё ishte bёrё ndryshe, institucionet nuk do tё ishin nёpёrkёmbur, por do tё ishin respektuar. Sepse institucionet nuk do tё ishin perceptuar si armike, si pjesё e planit kundёrshtar, si shtёpi e gjarprit, si karbonarё komplotistё, por si strehё e tё gjithёve, si sinteza e politikёs, pёrfaqёsuese e qytetarёve. Ndoshta edhe vetё gjuha politike (me lavire rrugёsh e lakuriqё pazaresh) nuk do tё kishte degraduar deri nё kёtё pikё tё hallit.
Kronologjia e ngjarjeve mund tё kishte qenё kjo: miratim i njё kodi zgjedhor pёrfshirёs e pёrfaqёsues, zhvillimi i zgjedhjeve normale, njohja e zgjedhjeve, hyrja nё parlament, debat i ashpёr, qeveri e pёrgjegjshme, opozitё e pёrgjegjshme, qeveri e kontrolluar, opozitё kontrolluese. Nё kёtё mёnyrё do tё ishte krijuar njё mjedis katartik pёr tё gjithё, mazhorancёn dhe opozitёn. Cila do tё kishte qenё opozita, po qeveria? Kjo nuk ka shumё rёndёsi. Tё paktёn pёr ne qytetarёt. Po 21 janari? Nuk do tё kishte ndodhur, sepse ishte produkt i njё klime tejet tё helmatisur e tё tensionuar.
A mund tё kthehet mbrapsht rrota e historisё? Natyrisht qё jo. Por duke e kthyer shiritin e historisё, madje duke xhiruar njё histori tjetёr, edhe pse fantazioze, ne kuptojmё mё mirё mekanizmin djallёzor qё shpuri nё krijimin e pasqyrave perverse (mazhorancё/opozitё), qё i rrezatojnё njёra tjetrёs vetёm negativitet, qё pasqyrojnё e ripasqyrojnё vetёm anёt desktruktive, duke riprodhuar pafundёsisht energji tё errёta, qё tё çojnё pashmangshmёrisht drejt vrimёs sё zezё.
Dikush mund tё na rikujtojё se historia duhet parё me realizёm, qё nuk bёhet me “sikur”, ndokush do tё na citojё hallёn e famshme qё mund tё ishte dajё; mirёpo problemi qёndron pikёrisht kёtu, halla nuk kishte ç’tё bёnte se ashtu lindi, kurse ne kemi diçka nё dorё pёr tё ndryshuar. Si rrjedhim, çdo mjet pёr tё pikasur problemet e pёr t’i zgjidhur mё pas, janё tё lejueshme.
Me pelqen paragrafi i fundit, por do me pelqente edhe me shume sikur te mendohej edhe me gjate edhe me thelle. Kunderfaktualiteti i perderur ketu ben nje analize te se sotshmes permes zgjedhjeve te se djeshmes. Mirepo po ta shohesh me kujdes kjo eshte natyra e kunderfaktualitetit ne pergjithesi: ben analizen e kohes t duke u bazuar ne zgjedhjet e marra ne nje kohe t-1, t-2, etj, kohe qe jane perpara kohes t. Kjo kohe t nuk ka pse te jete gjithmone kjo e tashmja. E bukura e kunderfaktualitetit eshte se koha t mund te merret kurdo, neser, pasneser, pas nje viti. Pra, propozohet nje situate pas nje viti. Le ta quajme kete situate “katastrofe.” Duke u nisur nga e sotshmja, cilat jane ato gjera qe duhet te ndodhin qe katastrofa te ndodhe. Sikur te ndodhi, 1, 2, 3, e me rradhe, katastrofa do te jete emergjente. Atehere, c’duhet te bejme? 1, 2, 3, e me rradhe, nuk duhet te ndodhin, pasi sikur te ndodhin… Disa e kane quajtur kete lloj te menduari histori retroaktive: e vendos veten ne nje katastrofe te ardhme dhe prej andej aplikon nje lloj te menduari kunderfaktual si ky i artikullit, me nje fjale, sikur te mos kete ndodhur kjo, e sikur te mos kete ndodhur ajo, as edhe katastrofa nuk do kete ndodhur. Ajo qe dua te them eshte se kunderfaktualiteti ka vlere te pamohueshme per te analizuar te tashmen. Por ajo ku do kisha qejf ta shihja te perdorur, dhe ku besoj do kishte edhe me shume vlere, do ishte per t’i hapur rrugen te ardhmes, fale caktivizimit sot te atyre elementeve qe do sillnin katastrofen neser.
Tani Zoti mos e dhente kurre qe historia te shkruhet mbi supozime, sepse kjo “sikur” do te ishte sikur nje budalla te hidhte nje gure ne lume dhe te gjithe historianet e botes te mblidheshin bashke e te mundoheshin te gjenin se ku kishte rene guri. Thene kjo, fillon nje “histori” tjeter, ajo qe ne shkence emertohet me emrin “etike”. Ishte greku i lashte Aristoteli qe na ka lene nje punim te mrekullueshem mbi te cilin pastaj filozofi shterues Hegel punoi me vemendje dhe krijoi ate tradite te gjykimit te historise, tradite qe duhet konsideruar si nje fat per shqiptaret, qe vlen jo aq per te zhvilluar mendjen e per ta lene ate te shetise e lire e te hazdiset ne hapesirat e pafund te hamendesimeve, por per te nxjerre mesime nga e kaluara. Keshtu kam pare me hidherim qe nepermjet sofizmave te mrekullueshme te arrihet deri aty sa ne Shqiperi te lulezoje mendimi se psh fajin per çdo gje te keqe qe ndodh sot ne Shqiperi e ka Turqia apo dhe e kunderta se po te mos ishte Turqia sot shqiptaret nuk do te ekzistonin si komb sepse do te ishin sllavizuar. Ketu lind nevoja per te bere filozofi, dmth per te kuptuar se koha leviz vetem ne nje drejtim, dhe kjo perben fatkeqesine e njeriut qe ka harxhuar fantazi sa ne asnje fushe tjeter per ta kthyer kohen prapa, por qe nuk e ka arritur akoma. Perkundrazi ne besim kjo eshte arritur, bota eshte tejkaluar dhe ata qe besojne ne Zot tashme e kane prekur perjetesine.
Ketu ne Shqiperi kam pare dhe te tille qe pa ju dridhur qerpiku thone se pushtimi Italian solli zhvillim per Shqiperine dhe kur ju thua se : “nese zhvillimi harmonik i Shqiperise nen mbreterine, nuk do te ishte nderprere dhunshem nga Italia ajo do te ishte si Zvicra”, kercejne perpjete dhe jane te gatshem te shkruajne shume here me teper se sa ka shkruar ketu Pishaku per te vertetuar te kunderten. Por jo more zoteri i thashe nje dite nje shokut tim, nuk eshte fjala per te gjetur se si do te ishte Shqiperia nese ajo do te zhvillohej natyrshem pa pesuar pushtimin e neveritshem Italian, puna eshte se shume mendojne se edhe tani eshte Italia qe do ta “ndihmoje” Shqiperine te ece perpara siç e ndihmoi duke e pushtuar me 39, si nuk jeni te afte i thashe te mos e kuptoni se zhvillimi i Shqiperise nuk perfshihet ne interesat Italiane?. Ja per kete vlen sikuri, vlen per aq sa te ndihmon per te ardhmen, dhe ne kete kutpim “sikuri” qe Pishaku e trajton me perbuzje dhe tallje ka vlera te pallogaritshme per shqiptaret e diteve tona qe rrine me goje hapur e presin qe plehrat tja u pastroje ndonje filozof i nderkryer Italian qe beson se kujtesa historike i ka kembet e shkurtra, por qe harron se vete nuk eshte i afte as tu jape mend Italianeve se si ata te pastrojne Napolin nga plehrat, sepse sot e kesaj dite Napoli gelon nga plehrat dhe pret ndihmen e Evropes qe ta beje pastrimin.
“Halla e famshme”, sido qe te vinte puna, cfaredo qe te kishte,nuk kishte per t’u bere kurre daje.
Sikur të besoje vërtet këto që shkruan o Pishak, do më vinte dyfish keq. Se një herë keq më erdhi që të lexova shkrimin.
Po parafrazoj Xha Xhain se e ka thënë më së miri:
Vetë po shtoj se në PTF diskutohen shkrimet dhe temat e trajtuara. Autorët janë jashtë loje, nuk mund të përfliten, as të ironizohen. E di, është lojë e vështirë, përulësia është virtyt i rrallë. Por mund të mësohet, edhe në këtë hapësirë virtuale modeste.
Ja më erdhi dhe për herë të tretë keq, që po “mçifesh pas gaxhoit”.
Shkrimi vetë është barazitizëm për violinë dhe orkestër në la minore. Pasi u këndua më parë në do maxhore.
Në një notë pozitive, muzika bizantine ka 8 shkallë, apo tinguj. Dmth mund ta këndosh të njëjtën gjë, edhe gjashtë herë të tjera.
Të uroj sukses.
Ku e shef barazitizmin ne kete shkrim? Mos do te thuash se qelbesirlleku i Rames ne bashkepunim me Berishen ne lidhje me ligjin per kodin zgjedhor nuk jane faktore fare te kesaj gjendjeje ku politikani beson se mund te beje cfaredo? Perkthimi i pluralizmit ne dualizem partiak nuk perben ndonje ndryshim thelbesor nga monizmi, e eshte i njejti mentalitet pandeshkueshmerie qe e pershkon kete insistence per dualizem, si dhe pershkon i njejti mentalitet 21 janarin. Te mos pranosh dualizmin nuk do te thote detyrimisht barazitizem, apo jo?
Pishak, je ndalur me te drejte tek Kodi Zgjedhor i kerkuar nga PS-ja dhe marre konsensusin e PD-se, pasi ky kod eshte problematik ne shume gjera dhe ju hyn ne hak te themi, partive te vogla ekzistuese apo ne perspektive, bile ketyre te fundit gati ja u ben te pamundur hyrjen ne fushe per te luajtur, por problemi thelbesor eshte tek kultura politike. Te pakten keshtu e shikoj une. Ne pergjithesi spektri politik ka mbeturina te bolshevizmes por tek PS-ja keto jane kapice. Me cfaredolloj sistemi zgjedhor dhe me cfaredolloj infrastrukture dhe garancish ligjore te ishin zhvilluar zgjedhjet, kur ka nje predispozicion nga njera parti per te mos pranuar rezultatin, pasi pushtetin e shikon si dicka qe duhet te arrihet me cdo mjet se i takon, perseri ne kete situate do te ishim. PS-ja eshte parti e mesuar me pushtetin, e indoktrinuar rende me doktrinen marksiste qe pushtetin e quan legjitim dhe e njeh vetem kur e kontrollon, ndryshe e shikon si pushtet pushtuesish, kusaresh, jo legjitim etj. Kjo propagande kunder qeverise aktuale eshte ndjere fill pas zgjedhjeve te vitit ’05. Kishte nga ata qe kerkonin zgjedhje te parakohshme vetem 2-3 muaj pas formimit te qeverise se re, kishte nga ata analiste (me nder me thane) qe benin thirrje per mos pagim taksash se ky ishte pushtet pushtuesish (imagjino, PD-ja kishte apo jo 1 vit ne pushtet), etj. Pra problemi eshte konceptual dhe i kultures politike. Edhe miqte perendimore nuk ngulmojne kot qe faktoret politike vendas te njohin sistemin, jo thjesht me llafe por edhe ne veprime. Keta miq pikerisht per kete edhe jane shume te prere per te mos shperblyer dhunen dhe tentativat jashte sistemit dhe jo kushtetuese. Po nuk u morem vesh me njeri tjetrin per te njohur dhe vepruar sipas sistemit (ndryshim i kultures politike), ne mbesim ne nje rreth vicioz qe edhe sikur te veme engjejt te bejne zgjedhjet tona, prape grupet e sulmit do te ja mesyjne Keshillit te Ministrave..
Pishak, ja një shkrim për të treguar se me çfarë iluzionesh janë mbrujtur sikur-et e tua: http://www.peshkupauje.com/2011/03/takimi-me-ramen-naten-qe-e-rrahen#comment-292551
thotë një këngë greke:
Më përmbytën shpresa të fshehta
që nga dita kur të pashë,
se gjithë jetën do ishim bashkë.
etj etj.
Pishak, te lumte dora (mendja, ne fakt)!
Nuk pashe ndonje reference botimi. Jo se ka ndonje ndonje shprese te madhe qe te degjoje njeri, por ve nje gur gjithsesi. Kemi kaq shume nevoje per mendje e shpirtra te ekuilibruar…
Urime.
Sikur-et ne kontekstin e politikes aktuale shqiptare (sot dhe 2-3 vjet me pare, apo dhe n’dac qe pas viteve ’90) jane akoma me te qarta (obvious)–dhe pra me pak te pasigurta–se ne rastet e nje politike te nje vendi tjeter.
Nje analize si kjo e artikullit ketu, me fare pak mundim nxjerr ne pah trajektoren ne kahun e gabuar te politikes shqiptare.
Kodi zgjedhor padyshim ishte nje nga faktoret qe konsolidoi kete menyre perverse te te berit te politikes. Por s’duhet harruar si u arrit deri aty. Pra kemi nje sere faktoresh dhe precedentesh qe e bene ate hallke te mundshme ne politiken shqiptare.
Nuk jam plotesisht dakort per pozitivitetin e alternatives sic paraqitet (qe nese kodi do ishte bere si duhet gjerat do ishin aq mire sa thuhet ne disa vende te artikullit) por padyshim nuk do kishim 21 janar, as dhe ngerc dy vjetor me strumbullar kutine dhe gjithe teatrot absurde qe u luajten ne bulevard per dy vjet, pra gjendja nuk do ishte kaq keq.
Pishaku padyshim duhet vleresuar per kete analize, por dhe duhet vene ne dukje qe kjo eshte gjithashtu common sense, dhe fakti qe analiza te tilla nuk lexohen dhe aq ne shtyp deshmon per renien peng dhe/ose falimentimin e mediave dhe komentatoreve te tyre.
Dmth analizat gjakftohta jo vetem qe s’dominojne shtypin e mediat, por mbase s’jane as te pranueshme, se kercenojne skemen fallco te “kauzave” perkatese; nese c’mitizohen keto “kauza” automatikisht zhvleresohen aksionet politike perkatese, dhe pas kesaj 21 janari behet akoma me absurd, dhe kete s’mund ta pranojne palet perkatese, sidomos opozita, e cila gjakun e te vrareve te 21 janarit e “ruan” si hajmali tashme.
Historia me “sikur” eshte nje zhaner letrar gjithashtu.
Ka disa autore qe marrin nje ngjarje historike te vertet, si per shembull renia e Perandorise Romake, renia e Konstantinopojes, e te tjera si keto, e nderpesin momentin e raptusit historik, dhe e vazhdojne ate ne vije lineare, duke i dhene krahe te lire fantazise se tyre, ku perandorite apo forma te tjera te organizimit social kane me mijra vjet qe ekzistojne pa nderprerje.
“Sikur”-i im i pare lidhet me Hannibal Barka-n e famshem. Tamam-tamam, me vellain e tij Hasdrubalin.
Hannibali, mbas kish shpartalluar romaket ne betejen e Cannae, disa vjet me vone thirri vellain e tij Hasdrubalin per perforcim. Kur ky i fundit erdhi ne Itali, romaket, qe deri ne ate kohe kishin hequr te zite e ullirit me njerin vella, vendosen se Hasdrubali dushesh shkaterruar para se ky te bashkonte forcat me te vellane. Duke pare se kish perpalle nje ushtri me te madhe se e vetja, Hastrubali u terhoq nga fusha e betejes, dhe donte te kthehesh mbrapsh. Gjithe naten ra nje shi i panderprere qe beri lumin Metaurus te pakalueshem. Kartagjenasit u zune ne kurth, mbrapa nje lum te fryre e te pakalueshem dhe perballe dy ushtri romake. Mbas disa ditesh romaket do ia hidhnin koken e prere te Hastrubalit mu perballe kembeve te vellait te vet. “Tashme Roma do te jete zoterusja e Botes”, ishin fjalet e gjeneralit te famshem.
E gjithe kjo per shkak te nje nate me shi…
Po sikur te kish qene kohe e thate? Edhe Froidit, qe Hanibalin e kishte heroin e vet, do ti kete kaluar nepermend se si do kish qene bota, sikur semitet ta kishin shkaterruar Romen e asaj kohe. Varianti i Revolucionit te Tetorit, te vitit 207 pes, ma merr mendja.
Shkoi dem vetem prej nje nate me shi…
“Sikur“-i i dyte ka te beje me Ameriken.
Po te kishte qene konjaku francez me i lire se sa rum-i britanik, kam nje lloj pershtypje se Bota e Re do kish folur me gjuhen e Ronsard-it.
Vendalinjte , te cilet “sikur te kishin mundesi, edhe lekuren do ta hiqnin per ta mbushur me alkol”, i dhane besen atij qe i jepte me shume per te pire. Dhe rum-i britank i prodhuar ne Jamajke, ishte shume me afer si distance dhe me i lire se sa konjaku francez. Por me mire qe s`ndodhi keshtu. Se kush e duronte dot nje bote me 350 miljon franceze te tjere me teper. Po ti pyesesh anglo-folesit e Kanadase, edhe kaq sa jane dhe nganjehere duken shume.
“Sikur”-i i trete ka te beje me shqipot. Kur shoh se cfare pó ndodh ne Japoni, paaftesine e nje nga shteteve me homogjene, me te organizuara dhe me te pasura ne bote per tu kujdesur per me pak se as 1 % te popullsise se tij, nuk mundem te mos sjell ndermend ate cfare beri Shqiperia e varfer, e rrenuar materialisht e menderisht, por tejet e forte shpirterisht, me 5-700 mije vetet qe u derdhen neper rruget dhe fushat e saj ne vitin 1999. Per ate moment, kam pershtypjen se eshte harruar shpejt, eshte folur pak ose aspak, dhe ngadale ai do te fshihet nga memorja kolektive, jo vetem si nje maje e bukur morale e jona por edhe si nje nga rastet e ralla ku aftesia organizuese e qeverise dhe popullit tone u ngriten ne nivele rralle here te perseriteshme. Patjeter ka ne ta nje element fisnikerie, qe duhet te jete si ajo berthama magmatike ne qender te tokes, e cila shperthen si vullkan kur kriset korja e tij.
Po sikur te kishim qene ne gjendje qe te jetonim ose te lire nga budallalleqet e politikes se sotme, ose te realizonim dot nje politike per te cilen t’ia vlente qe te perpiqeshe, te jetoje, te sakrifikoje?
Po sikur te flisnim me shume per cfare do te bej dhe jo per cfare mendoj?
Po sikur te flisnim ndofta me pak?
Sa me poshte eshte nje pershtypje udhetimesh e nje britaniku ne shek, 19, mbi ishullin e Hydres:
“ Kaluam afer Hydres dhe patem mundesi te shihnim ishullin dhe qytetin. Nuk besoj se ka tjeterkund dicka me te ashper dhe absolutisht te paarritshem se sa e gjithe pamja e ketij vendi. I gjithi eshte i perbere nga nje mal i larte, absolutisht shkembor, pa asnje shkurre apo peme. Thuhet se i gjithe ishulli s’ka toke qofte edhe per nje varr. Edhe gjiri vete (porti), e vetmja e mire qe natyre i ka ofruar ketij vendi te shkaterruar, eshte i pasigurte, dhe deri ne nje fare mase, artificial; edhe ne ditet e madheshtise se tyre detare e tregtare, kur frynin erera te medha, hydriotet ishin te detyruar ti strehonin anijet e tyre mbara disa ishujve shkembore aty afer.
E vetmja gje qe e bente kete vend te vlefshem ishte siguria qe ai ofronte kunder shtypjes se turqve. Te shtyre nga nje dashuri fisnike per lirine, keta njerez te guximshen ndertuan nje qytet ne bregun shkembor, i cili shume shpejt mori nje rendesi te madhe tregtare. Hydriotet ishin te gjithe tregtar dhe marinare, dhe u pasuruan ne saje te zanatit te tyre. Para Revolucionit ata kishin nje qytet te ndertuar prej graniti dhe mermeri, nje popullsi prej 4 mije vetash, dhe 400 anije. Keta, me gjithe pasurine e tyre u shkrine ne beteje per liri, megjithese qyteti asnjeher nuk u morr, sepse pozicioni i tij e mbrojti nga fati i perbashket i Greqise. Shtepite tashti jane pothuaj se bosh. 500 veta jane gjithshka mbetet nga ky popull trim. Ata s`jane me te pasur; e sigurojne mbijetesen me ndermarrje detare, por tregtia e tyre pothuajse eshte zhdukur. Hydrioti ishte instrumenti kryesor per sigurimin e pavaresise se Greqise. Ata nxorren komandantet me te afte detare. Anijet e tyre te zjarrit ishin tmerri i flotes turke, dhe sukseset e tyre ringjallen shpirtin dhe shpresat e popullit, kur ata ishin te shtypur nen peshen e fatkeqsive.
Ata qe mbeten prej ketyre njerzve e meritojne respektin e kombit. Qyteti i tyre, me kaq pak avantazhe natyrore, dhe pa avantazhe te jashtme te cilat e ngriten ate ne maja te tilla te mireqenies, eshte ndofta i destinuar per nje renie te metjeshme. Qytetet e Greqise continentale, me avantazhin e gjireve me te mira dhe me nje hapesira ku ka vend per permiresime agrikulturore, jane me terheqese per emirgrantet qe vijne nga jashte, dhe madje kane terhequr pjesen me te madhe te hydrioteve nga shkembinjte e tyre te zhveshur, per tu bere banore te zonave me te favorshme. Thuhet se shume prej tyre jane vendosur ne Syra, vend i cili zoteron avantazhe komericale te medha…”
Sikur me qene autori te kish shkruar se cfare gjuhe flisnin ata…